Nga Beqir Sina/
LOS ANGELOS CA : Shirat e dendura shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje masive dheu në disa zona për rreth Los Anxhelesit verior, duke përmbytur makina dhe duke izoluar dhjetëra drejtues mjetesh në rrugë. Autoritetet amerikane mbyllën disa nga rrugët kryesore të zonës, ndërsa ekipet e emergjencave u angazhuan në shpëtimin e njerëzve në nevojë.
Pjesa veriore e Kalifornisë – Los Angeles County, dje ditën e enjte( 15 Tetor 2015) ishte goditur nga një seri e reshjeve të rrëmbyeshëm që kan shkatuar përmbytjet edhe rrëshqitjet e dheut, duke bllokuar dhe disa nga rrugët, kryesore.
Aqsa sipas pamjeve filmike, në kronikat televizive – shoferët qëndruan të bllokuar dhe u detyruan të evakuohen me helikopter, mbasi autostrada Interstate 5 – që lidh veriun me jugun e Kalifornisë rreth 40 milje në arterien kryesore, të saj është ende e bllokuar sot në mëngjes.
Zyrtarët thanë se nuk kishte asnjë afat kohor për të rihapur autostradën ndërshtetërore 5 , sepse ajo ka në mes të rrugës masive të mëdha balte e perzier kjo me gurë e drunjë.
Një numër autoveturash dhe kamion të ngarkesave të mëdha kan mbetur të bllokuara dhe do të duhet të qendrojnë aty deri sa rruga të pastrohen mirë.
Dhjetra, fadroma dhe ekipet e zjarrfikësve deri tani janë duke punuar per zhbllokimin e rrugës e cila është arteria kryesore që lidh veriun me jugun e Kalifornisë në zonën e Liqenit Hughes, ku edhe rrëshqitjet e dheut përgjatë rrugëve, kan mbuluar disa makina.
“Zjarrfikësit, kishin përdorur gjatë ditës së djeshme një helikopter për të shpëtuar katër persona të bllokuar në mes të baltës . Dhe, zona Elizabeth Lake, i ka të rrethuara shtëpitë nga baltë e gurë” thanë autoritetet vendore .
Megjithatë, fatmirësisht deri tani thanë ata nuk ka viktima të raportuara deri të enjten vonë, por tha Crews Authority Rescue, skuadrat e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë në zonat e prekura nga përmbytjet gjatë natës.
Lugina Leona ishte goditur më rëndë, nga vërshimet e lumenjeve, ku thuhet se bie shi akoma në një normë prej 4 deri në 5 inç dhe erërat kan një shpejtësi në 60 mph në orë.
Rreshjet e forta dhe stuhitë pritet të vazhdojnë deri të shtunën, tha Joe Sirard, një meteorolog nga Shërbimi Kombëtar i Motit dhe Oxnard.
NEW YORK, Dy Stiliste Shqiptare në “Java Ndërkombëtare e Fustaneve Martesore 2015”
Modelja shqiptare me banim në Nju Jork, Lola Luma, ka prezantur koleksionin e fustaneve të nusërisë së firmës angleze Venus Bridal UK, kurse sitlistet e njohura Katerina Boci dhe Ilmika Kulla, koleksionet e tyre 2015 të fustaneve të nusërisë/
Nga Beqir SINA – New York/NEW YORK CITY : 10-12 tetor kanë qenë dy ditët, e muajit që mbushet me dasma dhe që pamë më shumë veshjet martesor nga disenjatorët e gjithë bota, e ashtuquajtur si “Java Ndërkombëtare e Fustaneve Martesore” në qytetin e Nju Jorkut, e cila u zhvillua lagjen turisitike në Pier 94 në limanin kryesorë të qytetit.
Një prej evenimenteve më të mëdha të fustaneve të bardha të nusërisë, i mbajtur çdo vit në Romë, Parsisë, Londër, Berilin, Amsterdam, erdhi në metropolin e botës qytetin e New Yorkut, si një përpjekje, për të nxjerrë në pah stile të freskëta të reja për veshjet dhe fustanet martesore të vitit, shkruan shtypi njujorkez.
Kjo, pasarel e bukur mode, simbas tyre gjithashtu, është bërë një mënyrë e përshtatshme për shitësit, dhe blerësit anembanë Amerikës, dhe botës – ku desinjersit, nuset e reja, revistat rozë dhe shtypi kulturor dhe artistik, “hedhin” sytë në një super “dyqan” ku çiftet e reja kërkojnë, një prirje nga më të fundit për veshjen e ardhshme martesore.
Java Ndërkombëtare e Fustaneve Martesore – e këtij viti, është e ndryshme, sipas disa eksperteve të modes duke nisur nga tendencat e reja në veshjet martesore për këto dy muaj – por, edhe për ato martesa që do të vinë vitin e ardhshëm. “Disa mund të mendojnë se këto fustane martese janë të çuditshme, të tjerët mund të mendojnë se ato janë krijuese dhe unike për një suprizë”.
Trendi më i madh këtë vit, thanë ata është për veshje fustane martesore pa krah me një dekolte të theksuar dhe të hapura komplet në shpinë.
Ndërsa, një tjetër tendencë e dukshme thanë modelistët është që fustanet të jenë sa më të hapura dhe të çara shumë deri në “ekstrem” në pjesën e poshtme. Këto shihen përmes disa fustaneve të martesës të sjellë me një grimë të ri, që luajnë dhe të vën në lojë, duke i bërë nuset të duken sexy dhe konservatore në të njëjtën kohë.
Këtë vit në sfilatën e modës së fustaneve të nusërisë ka marrë pjesë edhe Lola Luma, vajza shkodrane, e cila ka mahnitur gjithnjë e më shumë me bukurinë dhe sharmin e saj.Modelja shqiptare me banim në Nju Jork, Lola Luma, ka prezantur koleksionin e fustaneve të nusërisë së firmës angleze Venus Bridal UK, në Nju Jork : “Java Ndërkombëtare e Fustaneve Martesore 2015” – “ New York International Bridal Week 2015”
Simbas faqes së saj – në internet në këtë javë – në festivalin e fustaneve të nusërisë ka në Nju Jork : “Java Ndërkombëtare e Fustaneve Martesore 2015” – “ New York International Bridal Week 2015”, ka marr pjesë edhe firma e njohur Katerina Bocci Couture.
Stilistja shqiptare, Katerina Boci vajza nga Lushnja, që gjeti ëndrrën në SHBA, dhe e ka ndarë jetën e saj mes Detroitit dhe New Yorkut të famshëm. Bocci, shkruan shtypi njujorkez, do të niste prezantimin e saj në këtë “botë marramendese” të prezantimit të fustaneve të bardha të nusërisë, me disa fustane martesor luksoze, nga koleksionin e saj i madh në festivalin New York Bridal Fashion Week 2015.
Bocci debutojë kësaj rradhe me koleksionin e saj të shtatë dhe bëri një prezantim “solo” në ora 10 ditën e diel, më 12 tetor me një spektakel mahnitës në “pistën” e pasarelave në London Hotel (151 West 54th Street), nëë New York City.
Kurse, një burim shqiptar në statusin e tij – në rrjetin social facebook, shkruan se në këtë festival në Nju Jork : “Java Ndërkombëtare e Fustaneve Martesore 2015” – “ New York International Bridal Week 2015”, ka pasur një paraqitje ekskluzive, duke shfaqur modelet e saj unike dhe artistija, nga Kenktiket (Connecticut) shqiptarja Ilmika Kulla.
Ilmika Kulla – u lind dhe 1987 në Berat, Shqipëri, dhe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në vitin 1998, shkruhet në statusin e saj në facebook. Nga mosha e re Ilmika, thuhet se ishte i interesuar në art dhe veçanërisht në pikturë dhe disanjë për modlet e fustanve të grave. Ajo është diplomuar në Connecticut State University me një diplomë të Arteve të Bukura, dhe ka një përqendrim në historinë e artit botëror.
Ndërsa, pikturat janë dashuria e saj e parë, Ilmika është gjithashtu një stilistee apasionuar, e specializuar në veshjet luksoze dhe me shije të femrave.
HETIMI I KRIMEVE TE KOMUNIZMIT
*Bullgaria, dhe Rumania, i bashkohen iniciativës së qeverisë së Estonise për t’i hetuar krimet e komunizmit/
*Tetë vende të BE, të cilat i përjetuan krimet e komunizmit si: Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Ukraina dhe Gjeorgjia,janë bashkuar me iniciativën e Estonisë, zyrtarisht për krijimin e një trupe ndërkombëtare për hetimin dhe gjykimin e krimeve të komunizmit, sipas modelit të gjyqit të Nurembergut.Kurse,Shqipëria, vendi që e përjetojë me rëndë hesht dhe rivitalizon simbolet e komunizmit/
Nga Beqir SINA/
EUROPE : Ministri i Drejtësisë estoneze, Urmas Reinsalu, kohët e fundit u takua me homologët e tij Robert Cazancuc, rumun, dhe Hristo Ivanov bullgarë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre, për t’u bashkuar me iniciativën estone, për krijimin e një institucioni ndërkombëtar për hetimin e krimeve të komunizmit dhe ata që i urdhëruan ose kryen ato do të jen “Përgjegjës për gjykim”, kështu të paktën thuhet në një deklerat të përbashkët lidhur me këtë inisiativë zyrtare.
Shtypi i këtyre vendeve ka sqaruar lidhur me këtë se në një takim ndërkombëtar është mbajtur para dy maujave në Talin – përkatësisht më 23 gusht 2015, ku ministri Reinsalu, u ka propozuar, kolegeve të tij, për të ngritur një trup ndërkombëtar për të hetuar krimet e komunizmit, dhe, të veprohet ligjërisht për me i ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës, për krimet e komunizmit të kryera në periudhën 1944 – 1990.
Simbas, inisiativës Etoneze, thuhet se duhet të ndiqet një procedur sipas konventave ndërkombëtare “një mënyrë të ngjashme me gjykatën ndërkombëtare të Nurembergut”.
Në deklerat permendet edhe fakti se me rastin e 25 vjetorit të rënjes së Murit të Berlinit, që shënon dhe rënjen e komunizmit në Europën Lindore, janë deri tani 8 vende, të cilat i përjetuan krimet e komunizmit si: Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Ukraina dhe Gjeorgjia, që janë bashkuar me iniciativëne Estonisë, zyrtarisht.
Në kuadër europian, në Deklaratën e Pragës (2008) u përcaktua angazhimi i vendeve për të dënuar krimet e komunizmit sipas praktikës së Gjyqit të Nurembergut, si krime kundër njerëzimit. Duke pasur frymën e kësaj deklarate angazhimesh, në gusht 2015 Ministrit i Drejtësisë i Estonisë, z. Urmas Reinsalu, mori iniciativën për krijimin e një grupi hetimor ndërkombëtar për krimet e komunizmit dhe për të vendosur përpara drejtësisë personat përgjegjës, njësoj si në praktikën e Gjyqit të Nurembergut.
Me këtë rast Ministria e Drejtësisë e Estonisë, zoti Reinsalu, përshëndeti edhe gatishmërinë e Bullgarisë dhe Rumanisë, për t’u bashkuar me nismën e vendit të tij, për gjykimin e krimeve të komunizmit si krime ndaj njerëzimit.
Mbas këtij takimi në emër të Ministrisë së Drejtësisë së Estonisë , thuhet se ministri Reinalu, i ka paraqitur të gjithë ministrave të drejtësisë të Bashkimit Evropian iniciativën e Estonisë, për dënimin e krimeve të komunizmit (1944 -1990) dhe u ka kërkuar bashkëpunimin e tyre.
Ministri i Drejtësisë estonez, Urmas Reinsalu, është shprehur se të gjitha viktimat kanë të drejtë të rivendosjes së drejtësisë duke shtuar se drejtësia është detyrë e përbashkët e Europës, të gjitha gjeneratave të reja të saj.
“Një Gjykimi për krimet e kryera në periudhën e sundimit komunist në këto vende që e përjetuan atë nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të parandalonte gjenocidin e motivuar ideologjikisht dhe do të jet për gjeneratat e reja një e ardhme”, ka deklaruar ministri Reinsalu.
Shqipëria, një nga vendet e ish kampit komunist në Europën juglindore, e cila përjetojë më rëndë regjimin komunist të Enver Hoxhës, për 46 vjet (1944 – 1990), ende nuk është përfshir në këtë proces europian.
Megjithëse, Shqipëria, duhet të jetë një vend mbështetës dhe kontribuues i nismës së 8 vendeve anëtare të BE-së dhe disa vendeve të tjera ish komuniste, për krijimin e një trupe ndërkombëtare, për hetimin dhe gjykimin e krimeve të komunizmit, sipas modelit të gjyqit të Nurembergut, Shqipëria, hesht, bile në disa raste kohët e fundit pushtetarët e sotëm kan rivitalizuar simbolet komuniste, dhe janë treguar nostaligjik për të shkuarën e tyre, dhe baballarëve të tyre.
“Shqipëria, ka nevojë sociale, interes publik dhe shumë më tepër arsye për të qenë pjesë e këtij procesi dhe për të aplikuar të njëjtën praktikë në gjykimin e krimeve të komunizmit dhe personave përgjegjës të tyre. Vlerësimi se zbardhja e krimeve të komunizmit përbën garanci për parandalimin e çdo forme të genocidit të motivuar ideologjik në të ardhmen, theksuar me forcë nga shteti iniciator, vlen shumë dhe mbetet aktuale edhe për Shqipërinë. Nisma nuk kërkon hakmarrje dhe as revansh, nuk provokon padrejtësi të reja dhe as forma diskriminimi ndaj të drejtave të njeriut, por lartëson drejtësinë dhe paqen sociale, të vërtetën dhe vlerat e larta morale të shoqërive të hapura” ka thënë analisti shqiptar Afrim Krasniqi. Drejtor Ekzekutiv Institutit i Studimeve Politike
EDHE SHQIPTARET E AMERIKES FESTOJNE PER KOMBETAREN KUQ E ZI
Nga Beqir SINA/
NEW YORK CITY : Atmosfera kuq e zi, për atë që thirret “Ëndërra Kuq e zi – u bë realitet” kualifikimi i kombëtares së Shqipërisë, për në “Francë 2016”, më 11 Tetor 2015, në Erevan Armeni— tek shqiptarët e Amerikës përsëri ka qenë e jashtëzakonshme, e paparë ndonjëher në historinë e emigracionit.
Festa e shqiptarëve ngado ka nisur dje dhe nuk po ndalet!
Pjesmarrja e Shqipërisë në Evropianin e futbollit, France 2016 – ka bërë që me mijëra shqiptarë, në mënyrë krejt spontane të lënë lokalet nga ndoqën 90+3 minuta ankthi, dhe, menjëher të shperthejn rrugve të qyteteve me plot njerëz, duke valvitur flamurin kuq e zi dhe thirrjet entusiaste “Shqipëria- Shqipëria”, duke festuar kështu me madhështi edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me konkretisht në kryeqendrën e “kohës moderrne” metropoilin e botës në New York, dje mbas dite deri në orët e vona kanë dalë për të festuar një numër i madh i tifozëve shqiptarë, të emigruar nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Arbereshët e Italisë, për të festuar kualifikimin historik në futboll.
Si shihet edhe në videot dhe fotografit e postuara në rrjetet sociale, nga shqiptarët e Amerikës, të cilat po qarkullojn në rrjetet sociale, shihet fare mirë se kryeqendra e shqiptarëve New Yorku, me qytetet e tij – Manhattan, Bronx, Kuins, Brooklyn dhe ishulli Staten Island – ka qenë të mbuluar për disa orë me flamujt kuqezi.
Flamujt kuqezi dhe brohoritjet entuziaste boriet e makinave dhe në disa vende edhe fishkezjarre – kanë tërhequr vëmendjen e amerikanëve dhe truistëve të huaj në rrugët e Nju Jorkut.
Kualifikimi i Kombëtares Shqiptare për në Francë 2016 ka bërë jehonë, të madhe edhe në shtypin sportiv këtu përtej oqeanit.
Mediat amerikane, dhe ato të shqiptarëve të Amerikës, gazeta shqiptaro amerikane Illyria, Dielli dhe Bota sot, në kronikat sportive të ditës së djeshme, por edhe sot kanë shkruar për fitoren e Shqipërisë me Armeninë dhe kualifikimin historik në Europian – Francë 2016.
Shqipëria, krahas Gjermanisë, Rumanisë, Polonisë mbrëm ka ka siguruar vendin e saj për në Euro 2016, theksonë media amerikane, ato shkruajn se Shqipëria bëri historinë duke mundur Armeninë me rezultatin 3 me 0.
“Kjo fitore i siguroi një vend në turneun e tyre të parë në ndonjë kampionat ndërkombëtar”, tha gjigandi sportiv amerikan i ESPN me bazë në Toronto – Kanada. CNN – në kronikën sportive duke përmbledhur të dielën sportive, tha se Shqipëria, krahas Gjermanisë, Rumanisë, Polonisë, mbrëm ka ka siguruar vendin e saj për në Euro 2016, Shqipëria fitoi në ndeshjen me Armeninë 3 pikë me 3 gola” tha CNN.
Shqipëria, tha Fox-sport, mbas 85 vjetëve prej krijimit të Federatës së Futbollit Shqiptarë, për her të parë në historinë e saj merr pjesë në Europian – një nga kompeticionet më të rëndësishme të futbollit botëror mbas atij të Kupës së Botës, kua Shqipëria nuk ka marr pjesë asnjëherë.
MIJERA SHQIPTARE E NDOQEN NDESHJEN E KOMBETARES NE “BATTERY PARK” NY
Zhgenjimi I Madh: “Përlotën” shqiptarët nga humbja e “hidhur” e minutave të fundit/
Nga Beqir SINA/
NEW YORK CITY : Atmosfera e ndeshjes, Shqipëri – Serbi, për atë që thirret “Ëndërra Kuq e zi” vazhdon……! për ndeshjen kualifikuese, për në “Francë 2016”, më 8 Tetor 2015 ora 2:45, në Elbasan Arena – tek shqiptarët e Amerikës – ka qenë e jashtëzakonshme, e paparë ndonjëher në historinë e emigracionit.Shqiptarët e New Yorkut, kishin paguar mijëra dollarë që ndeshja Shqipëri-Serbi të ndiqej nëpërmjet 3 ekranve të mëdha – vendosur sipër një kamioni në pjesën turistike të këtij qyteti, që quhet “Battery Park” në Manhattan.
Lajmi i bërë i ditur nga mediat, dje dhe sot, të cilat e kanë quajtur këtë një gjest fantastik, mblodhi më shumë se 3 mijë shqiptarë në këtë park, të paktën simbas policisë e cila angazhoi disa dhjetra forca të policisë për mbarvajtjen e aktivitetit.Ndërkohë, shqiptarët në Amerikë jan përgëzuar nga të gjithë shqiptarët në mbarë botën për këtë interesim të jashtëzakonshem.
Anëtari i Asamblesë së Nju Jorkut, shqiptaro amerikani asamblesiti Mark Gjonaj – një nga organizatorët i evenimentit me organizatën Rrënjët Shqiptare, dhe senatorin e shtetit të Nju Jorkut Mary Golden – diplomatët e Konsullatës së Kosovës, veprimtar të shquar të komunitetit, artistë, sportistë, studentë, afaristë dhe biznesmen, u bashkuan në lokalin e shqiptarit Paul Nicaj – në Battery Park Gardens – për një shikim të veçantë për ndeshjen historike : Shqipëria kuq zi me Serbinë -Një ndeshje, ku që të gjithë ishim në pritje për një fitore kundra Serbisë! “, tha asamblesti i parë shqiptarë në historinë e emigracionit shqiptarë, zoti Mark Gjonaj.Megjithatë, Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje në minutat e fundit me rezultat 2:0 nga Serbia, në ndeshjen e vlefshme të grupit i të eliminatoërve për Euro 2016 në futboll. Mbrojtja jonë nuk ishte në nivelin e duhur thanë specialistët e futbollit dhe pësuan dy gola të shpejtë kur më së paku pritej.Zhgenjimi I madh: Por gjithësesi, ëndrra shqiptare për Euro 2016 vazhdon.Shqipëria tani duhet t’i kërkojë tri pikë si mysafir ndaj Armenisë dhe të sigurojë kualifikimin, pasi që Danimarka u mposhtë me rezultat 1:0 nga Portugalia.
- « Previous Page
- 1
- …
- 26
- 27
- 28
- 29
- 30
- …
- 96
- Next Page »