• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Intervistë nga Çikago me z. Izet Mexhitin

March 5, 2014 by dgreca

Mexhiti : Fitorja e deputetit nga Amerika e institucionalizon zyrtarisht  faktorin shqiptarë nga diaspora në Parlamentin e Maqedonisë/

CHICAGO : Bashkë me nënkryetarin e BDI-së, zotëri Izet Mexhiti, Kryetar i Komunës së Çairit në Shkup, i autorizuar si përgjegjës për diasporën në këto zgjedhje, për vizitë erdhën në Çikago Qëndrën Kulturore Shqiptare, edhe krerët e dy komunave të cilat dihet se kan edhe numërin më të madh të mërgimtarëve shqiptarë në Amerikë, atë të Kërçovës dhe Dibrës, zotin Fatmir Dehari dhe zotin Ruzhdi Lata. Vizita e tyre ishte e lidhur me emrin e kandidatit të diasporës shqiptare nga SHBA dhe Kanadaja, që do të garojë në zgjedhjet e radhës parlamentare në Republikën e Maqedonisë. Vendimi është unifikuar nga përfaqësuesit që morën pjesë në takimin në Qendrën Kulturore Shqiptare ne Çikago, ku u vendosë që për njësinë numër 8 që përfshinë SHBA dhe Kanadanë, të jetë zotëri Tefik Abdullahu,një mërgimtar nga Prespa që ka disa vjetë që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Pas zgjedhjes së Abdullahut, gazetari ynë në SHBA , Beqir Sina bisedojë me të autorizuarin si përgjegjës për diasporën në këto zgjedhje, nga partia më e madhe shqiptare në Maqedoni BDI,nënkryetarin e BDI-së, zotëri Izet Mexhiti, i cili njëhereshit është dhe Kryetar i Komunës së Çairit në Shkup.

Mexhiti tha se : “Megjithëse, dihet se cilat parti politike fitojnë, ne këtu jemi për faktorizimin e faktorit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Natyrisht që kështu “lufta’ do të jetë në mes BDI-së, dhe VMRO-DMPN -së, edhe në Maqedoni por edhe në disaporë, Europë, Australi dhe SHBA. Por, edhe në formatimin e qeverisë së ardhëshme.”

Beqir Sina “Çfarë do të thotë për ju zgjedhje të parakoheshme ? mbasi ju jeni në qeveri apo jo !

Mexhiti : Këto zgjedhje të parakohshme nuk janë zgjedhje që do të përcaktojnë se do të fitojë pozita apo opozita, pasi disponimi i opinionit është i qartë, por janë zgjedhje që do përcaktojnë se kush do të faktorizohet më shumë në qeverinë e ardhshme, BDI-ja apo VMRO DPMNE-ja

Beqir Sina : Cili është qëllimi i vizitës suaj ?

Mexhiti : Në Maqedoni, ka zgjedhje të parakohëshme paralamenatre. Në këto zgjedhje edhe sipas anketave dhe te gjitha gjasave – ose prognozave politike, nuk ka dilem se kush do të fitojë .Çka do të thotë edhe në anën Maqedonase edhe atë Shqiptarë në Maqedoni. Megjithëse, dihet se cilat parti politike fitojnë, ne këtu jemi për faktorizimin e faktorit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Natyrisht që kështu “lufta’ do të jetë në mes BDI-së, dhe VMRO-DMPN -së, edhe në Maqedoni por edhe në disaporë, Europë, Australi dhe SHBA. Por, edhe në formatimin e qeverisë së ardhëshme.

Ne kemi pasur një përvëojë të hidhur në vitin 2011 ku në diasporë fituan 3 kandidatët maqadonas. Kundrjet kësaj tani kemi një qasje krejt tjetër,  dhe vimë me euforinë e zgjedhje lokale, ku shëmbulli i Kërçovës, ne bindëshëm e fituam me kandidatin tonë, atje, dhe për herë të parë kemi një kryetar shqiptar atje zotin Fatmir Dehari, ndërkohë, që në Strugë u betonua fituesi shqiptar, dhe tash vijmë me një qasje tejet serioze dhe pretendim që do të thotë edhe në diasporë do të korrim fitore me kandidatët shqiptarë.

Dhe për këtë jemi këtu në funksion të unitetit të diasporës, që të mos përçahen votat  posaqërisht në SHBA ku ka një rëndësis shumë të madhe për ne atje por edhe për shqiptarët e Amerikës. Ngaqë, për shkak se një numër i madh i diasporës, nuk posedojnë dokumentacionin ligjor zgjedhor të rregullt , andaj mendojë se nuk kemi kohë për eksperimente të tilla më. Shqiptarët duhet të dalin të unifikuar gjithësesi në këto zgjidhje në diasporë për t’ja arritur edhe qëllimit tonë, që në SHBA të kemi deputetin shqiptarë ashtu si edhe në Europë, por edhe të sfidojmë edhe Australinë.

Beqir Sina : A keni të përcaktuar ndonjë lloj kriteri për zgjedhjen e kandidatit nga diaspora – apo do të shkohet nga ajo që vetëm e vetëm të jetë shqiptarë i mirë ?

Mexhiti : Duke parë kohën që kemi në dispozicion dhe duke parë atë se çfarë ndodhi me zgjedhjet e vitit 2011 ku ne i humbëm zgjedhjet në diasporë, nuk kemi vendosur asnjë llojë kriteri kësaj rradhe. Të kuptohemi ju çdokush mund të vendos të jetë kandidat dhe të lëjë Amerikën dhe të përkushtohet atje në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Megjithëse, kësaj radhe ne jemi pak më liberal rreth kritereve sepse jemi të bindur se do t’a sfidojmë kundërshtarin tonë maqedonas, duke e “thyer akullin” në diasporë. Ndërsa, ju sigurojë se herën tjetër, do të kemi kritere të përcaktuara mirë për këtë çështje që këron pak punë në përcaktimin e saj. Për të krijuar me të vërtet një garë të kualiteteve dhe kritereve që duhen përcaktuar mirë në diasporë. Por tash për tash në këtë sfidë jemi të përkushtuar si e thashë edhe më sipër vetëm drejt unitetit i cili natyrisht si shihet është i vetmi kriter, i cili “do të këtë përkrahjen e unanime të të gjitha subjekteve politike dhe shoqërorë që gravitojnë në mesin e shoqatave shqiptare nga Maqedonia në diasporë”.

Beqir Sina : Ju flisni gjithmonë për një unitet në këto zgjedhje, për një deputet shqiptar nga Amerika. Faktikisht, këtu kemi tre kryetar nga i njëjti subjekt politik , si e shpjegoni ju këtë ? a kemi një cënim të unitetit apo jo !

Mexhiti : E kuptoj drejt pyetjen tuaj – por, duhet te keni parasyshë se BDI -ja prej themelimit të saj  2002 -2014,  në mënyrë plebishitare do të thoja, është ajo që fiton në votën e shqiptarëve në Maqedoni deri në 70 për qind të elektoratit shqiptarë dhe duhet të ketë parasyshë se në diasporë ka dy subjekte, që më së shumti pretendojnë  të sfidojnë njëra tjetrën . Pra, është VMRO – DPMNE-ja  cila ka strukturat e veta në disaporë me komunitetin maqedonas  dhe për shqiptarët është Bashkimi Demokratik për Integrim që rrjedh nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare  dhe që ka strukturat e saj në diasporë.

Kjo pra është arsyeja që ne jemi tre kryetar të të njëjtit subjekt politik, i cili po bën thirrje diasporës shqiptare, së pari të regjistrohet dhe dalë masivisht në votimet , të mos dalim me kandidat partiak, të jemi të unifikuar, dhe jo kandidat të përcaktuar nga ne, por nga ata që do të zgjedhin shoqatat e organizatat e komunitetit shqiptarë të cilat gravitojnë në SHBA. Pra, kemi një projekt kombëtar në diasporë që duhet të fitojnë këta kandidatë shqiptarë, sikurse ne garën politike, e kemi brenda në Republikën e Maqedonisë.

Beqir Sina : Në se do të bënit një konkluzion të qëndrimit tuaj në SHBA, rreth këtij qëllimi të cilin e përmendet më lartë, cili do të ishte ai ?

Mexhiti :  Ndaj edhe jemi këtu, për të faktorizuar vullnetin shqiptar!”,  Mendojë se jemi shumë afër qëllimit tonë, duke shkuar drejt unifikimit të faktorit gjithë shqiptarë në këtë proces,  do të dalim me një kandidatë  i cili mendojmë se do të ketë përkrahjen unanime të kësaj diaspore, pjesës dërrmuese të shoqatave shqiptare nga Maqedonia, në të gjitha vendbanimet në SHBA, dhe në Kanada. Sepse,  kjo është e vtmja mënyrë për të korrur një fitore të sigurtë dhe t’ja ia arrijmë qëllimit në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni – ku shqiptarët e Amerikës nga Maqedonia do të kenë përfaqësuesin e tyre zërin e tyre institucional në Parlamentin e Maqedonisë.

Intervistojë Beqir Sina

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Beqir Sina, Cikago, Interviste, izet Mexhiti

BISEDE ME HARRY BAJRAKTARIN

March 3, 2014 by dgreca

BAJRAKTARI:LUMTURINË MË TË MADHE E KISHA KUR NGA WASHINGTONI KTHEHESHA ME LAJME OPTIMISTE PËR KOSOVËN DHE SHQIPTARËT/

Nga Beqir SINA/

Me Harry Bajraktarin mund të bisedohesh për shumëçka e gjithçka për Komunitetin Shqiptaro-Amerikan, sepse për më shumë se 25 vjet u ndodh në të gjitha proceset kryesore që shënuan diferencën e thellë progresive në marrëdhëniet e SHBA me Kosovën, me Shqipërinë, me shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Luginës së Preshevës. Harry është nga ata shqiptarë të Amerikës si thonë se ” është si ai thesi i miellit sa herë që e tundë – nxjerr diçka” . Kur ndjek veprimtarinë e tij – në Amerikë, mëson se pak kush nga shqiptarët ka pasur rast, sesa Harry Bjaraktari të jetë akter kryesor dhe, ai njëherëshit, të gjendet disa herë në një tavolinë me persidentë të SHBA-ve, në takime me kongresmenë e senatorë, me përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit, si dhe me diplomatë të vendeve të ndryshme, të botës që kanë përfaqësitë e tyre në New York dhe Washington.

Të gjitha këto takime i shfrytëzoi në dobi të kombit, për t’a bindur Washingtonin që të jetë në mbështetj të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe në përkrahje të të gjithë shqiptarëve në Ballkan. I tërë ky aktivitet i tij lidhet me vullnetin, motivimin, dëshirën dhe guximin për depërtuar në thellësitë e politikës Amerikane, si e vetmja rrugë për të ndihmuar shqiptarët në zgjidhjen e problemeve territoriale e politike.

Harry Bajraktari, nga të gjithë shqiptarët e Amerikës, shquhet për lidhjet e tija të mira me Kishën dhe Xhaminë, me lider dhe veprimtar të dalluar të komunitetit, afaristë dhe biznesmen, artistë dhe intelektual falë  një kulture dhe qyterimi amerikan.  Trashëgmnisë së familjes së tij – edhe tipareve të bujarisë si tregojnë ata që e njofin qysh në vend origjinën e tij, pra së gjyshit të tij, i cili në shumë raste thonë ata ” veten e lënte keq për ta ndihmuar tjerin”. Në këtë kontekst, zyra e biznesit të tij në Bronx, vizitohet nga shumë politikanë shqiptarë e amerikanë , si dhe njerëz me nevoja të ndryshme.

Në cilin vit filluat angazhimin për Kosovën.  Dhe, si e shihni sot këtë nismë nga kjo distancë kohore, sa ishit optimist për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në një kohë kur problemi i saj – atëhere s’ ishte i njohur shumë në Washington?

Harry Bajraktari: Kjo ka një histori të gjatë e cila lidhet qysh me fëmijrinë time. Derisa isha në Kosovë kam pasur rast të njihja disa elemente të shtypjes së popullit shqiptar, atje. Atë, që më tregonin prindërit e mi mund të jetë njëri ndër motivet, që unë jam kyçur shumë herët në proceset e komunitetit tonë në New York për t’ i ndihmuar ata njerëz të pushtuar atje nga Serbia. Mbasi, edhe familja ime, ka qenë e terrorizuar nga sistemi komunist jugosllav. Detajet e këtij terrorizimi gjenden në librin “Një jetë mes Kosovës dhe Amerikës”.
Tani dua të lidhem me pyetjen tuaj se : “Në vitin 1988, sipas disa informatave që kishim ne në New York, gjendja në Kosovë ishtë dëshpëruese. Në këtë vit vendosa të shkoj atje(të vijë në Nju Jork) dhe t’ i shoh ngjarjet nga afër. Gjatë qëndrimit tim tre-javësh në Kosovë, vërejta se popullata shqiptare kishte probleme të mëdha politike me Beogradin, sidomos pas ardhjes në pushtet të Sllobadan Millosheviqit. Në Kosovë ishte vendosur një qeveri vasale me shqiptarë dhe serbë, ku terrori shtetëror skishte më cak dhe qëllim. Kishte arritur kulmin e tij. E pashë se njerëzit ishin shumë të zhgenjyer në udhëheqjen e tyre. Aty vendosa që kur të kthehesha në Amerikë, të angazhohem dhe të gjeja mënyrën dhe rrugën për ta ndihmuar Kosovën dhe njerëzit e saj. Në fakt e dija se Washingtoni ishte çelësi kryesor për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Por, çështje ishte se si të arrija atje. Për këtë fillimisht na shëbeu edhe rasti Ivezaj, i cili pas presionit të politikës Amerikanë, ai u lirua. Nga këtu pra e nisa( 1988) dhe ja këtu arrita( 2014).

Kur erdhët në Amerikë sa njihej problemi i Kosovës në Washington, pra në vitin 1988?

Harry Bajraktari: Washingtoni në këtë kohë s’ ishte i njohur me problemet e Kosovës. Ish -Jugosllavia me propogandën e saj mbyllte të gjitha rrugët që kërkesat e shqiptarëve të mbeteshin brenda Jugosllavisë, madje nën ndikimin e saj, krijohej përshtypja se shqiptarët gëzonin të gjitha të drejtat kombëtare, politike dhe të drejtat njerëzore e ekonomike!
Në këtë periudhë filloi një lobim intensiv i komunitetit shqiptaro-amerikan që të ndihmonim Kosovën. Deri në këtë vit vepronin partitë e vjetra si Balli Kombëtar, Legaliteti, Vëllazëria Kosovare, Lidhje e Prizrenit, Blloku Kombëtar, dhe organizata më e vjetër e komunitetit shqiptarë “Vatra” famëmadhe, si dhe klubi “Vëllezërit Gërvalla” e disa shoqata të tjera. Unë vendos të mos merrja pjesë në partitë politike dhe në organizatat që vepronin në këtë kohë në komunitetitin tonë. Në fakt u përcaktova për një formë tjetër që kisha përshtypjen se do të jetë më efikase për çështjen e Kosovës në Washington. Në fillim të vitit 1989 e takova kongresmenin Eliot Engel. Ky binte të kishte zonën e tij elektorale në distriktin ku unë kisha të hapura bizneset e mia. Këtu, pra e ka fillin edhe angazhimi im për Kosovën dhe për shqiptarët. Me kongremenin Eliot Engel, që u bë miku im i madh dhe i shqiptarëve, hapa dyert e Kongresit Amerikan dhe të Shtëpisë së Bardhë në Washington DC.

A ishit optimist se do të bëni diçka të rëndësishme për Kosovën?

Harry Bajraktari:Ta them të vërtetën s’ ishim shumë optimistë se Ish- Jugosllavia në këtë periudhë mbahej ende e fortë në çarqet ndërkombëtare dhe në në Washington, pa marrë parasysh se nuk pajtoheshin me politikën që udhëhiqte Sllobodan Millosheviqi. Në fakt Washingtoni kishte interes t’a ruanta një Jugosllavi, ashtu si ishte, dhe ahstu si e mendonin Amerikanët. Këtë e patë theksuar edhe Sekretari Shtetëror James Baker, në vitet e 90-ta. Përkundër kësaj ne në komunitetin tonë vendosëm të mobilizoheshim dhe të bënim gjithçka që ishte e mundur që çështja e Kosovës të senzibilizohej, të ndërkombëtarizohej jo vetëm në Washington, por edhe në OKB.
Komunitetit tonë në këtë kohë (1989-1990) i printe kongresisti i atëhershëm Joseph DioGuardi, i cili themeloi edhe Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane. Pas dhunës sistematike dhe terrorit shtetëror që po bënte Serbia për një kohë të gjatë dhe suprimimi të të gjitha të drejtave dhe lirive kombëtare e njerëzore dhe pas dramës së ngujimit të minatorëve në galeritë e Kombinatit “Trepça”, rrënimit të Kushtetutës së vitit 1974, ne me DioGuardin, Jim Xhemën, Rexhë Xhaklin, Prof. Sami Repishtin, Din Dertin, Sejdi Biticin, Shaqir Gashin, Bruno Selimajn, Osman Osmanin, Salih Nezën dhe Rrustem Geci , përmjet kogresmenit Tom Lantos, që udhëhiqte atë kohë marrëdhëniet për politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan, arritëm të organizonim “Seancë Dëgjimi – Hearing ” në Kongres, kundër politikës shoveniste të Beogradit. Në këtë Seancë Dëgjimi morën pjesë 20 intelektualë nga Kosova në krye me Dr. Ibrahim Rugovën dhe mund të them se ishte ngjarje historike, për shqiptarët në këtë kohë.

Ju keni shumë miq amerikanë. Cili ështe miku i juaj i parë dhe kush janë të tjerët? Sa keni arritur të ndikoni tek këta kongrsmenë dhe senatorë në dobi të çështjes kombëtare, sidomos për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ?

Harry Bajraktari: Miku im, siç thashë më parë, është kongresmeni i Bronx-it, Eliot Engel, mandej zura miq të tjerë, senatorin e fuqishëm Bob Dole, kongresmenët Tom Lantos e Ben Gilman, John Porter, Susan Molinar, Alfanse D’amato, etj.  Këta ishin të parët. Me këta fillova. Kam qenë i kyqur drejtpërdrejt në dërgimin e Bob Dole në Kosovë, në verën e vitit 1990. Qëllimi ynë ka qenë që ai ta shihte gjendjen atje nga afër. Dy ditë para se të nisej kam qëndruar në Washington me DioGuardin, Jim Xhemën dhe me anëtarët tjerë të Lobit shqiptaro-amerikan LQSHA. Mendoj se gjatë këtyre 25 viteve të fundit nga komuniteti ynë kam luajtur rolin kryesor për pavarësinë e Kosovës dhe për avancimin e shumë proceseve të shqiptarëve në Ballkan. Kam qenë person me ndikim të madh tek presidenti Bill Clinton e deri të kongresmenët, senatorët dhe personalitetet tjera në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kongres.
Për 25 vite të shkuara kam bashkëpunuar edhe me presidentin Bush, me Hilary Clinton, kjo e fundit ishte për vizitë edhe në shtëpinë time, me Joe Biden, Wiliam Broomfild, Madeleine Olbright, Alfonse D’ Amato, Richard Holbrooke dhe profesor David Phillips. Pra, mund të them se nuk jam ndalur për asnjë moment.
Kur u mbajt konferenca e Rambujes më 1999- me mikun tim kongresistin Eliot Engel, Sue Kelly dhe me një grup të Këshillit Kombëtar Shqiptaro- Amerikan, shkova atje për të ndihmuar delegacionin e Kosovës që përballej në bisedime tejet të vështira me delegacionin serb.

Po gazeta Illyra! si erdhët deri tek nxjerrja në atë kohë të një gazete shqiptaro amerikane ?
Harry Bajraktari: Në kontekst të aktivitetit tim kombëtar dëshiroj t’i them dy fjalë edhe për gazetën Illyria. Për ta ndihmuar Kosovën në vitet e 90-ta vendosa të nxirrja këtë gazetë në gjuhën angleze dhe shqipe, e cila krahas aktivitetit të komunitetit tonë, isha i bindur se të luante rolin e saj në afirmimin e të gjitha proceseve pozitive për Kosovën në Washington. Kjo gazetë në këtë kohë ishte aq e nevojshme, saqë roli i saj mbetet gjithënjë historik. Për shkak të rëndësisë, Illyria u dërgohej senatorëve dhe kongresmenëve, shumë personaliteteve në Shtëpinë e Bardhë dhe ambasadave të huaja në Washington e New York, në mënyrë që të informoheshin për dhunën serbe mbi shqiptarët në Kosovë. Mendoj se kjo gazetë mori një përgjegjësi të madhe në ndërtimin e çështjes kombëtare, në Amerikë.

Cilin moment e vlerësoni më të rëndësishëm në veprimtarinë tuaj në relacionin Washington – Prishtinë- Tiranë ?

Harry Bajraktari: Detyrë dhe obligim i imi ka qenë se si ta bindja presidentin e SHBA Bill Clinton, që, pas gjithë atij masakrimi dhe dëbimi të popullatës shqiptare nga Kosova, të jipej drita e gjelbër nga Washingtoni për bombardimin e makinerisë ushtarake të kriminelit Millosheviq. Investimi për më tepër se 10 vjet në disa nga figura kryesore të politikës amerikane, duke përfshirë edhe presidentin Clinton, administratën e tij, senatorë e kongresmenë- jam i kënaqur dhe i lumtur se u shpërblye në mënyrën më fantastike, sepse në krizën më të madhe të shqiptarëve në Kosovë, u dha urdhëri për bombardimin e caqeve ushttarake serbe. Mbajë mend se si ” E luta presidentin amerikan që popullata e Kosovës të mos përjetonte atë që përjetuan boshnjakët në Bosnje”. Kujtojë me këtë rast kur i thashë “Zot shpëtoje popullin tim” dhe “Ju mund ta bëni këtë, zoti President!”.
Unë kam bërë një lobizëm të fuqishëm tek miqtë e mi Amerikanë edhe për Shqipërinë, sidomos, kur ajo u bë anëtare NATO-s. Në krah timin, për ta ndihmuar Shqipërinë që t’ i bashkohej kësaj organizate më të fuqishme ushtarake, kanë qenë edhe miku im Jim Xhema, Rrustem Geci, Vëllezërit Bitici, Bruno Selimaj, Ekrem Bardha, profesor Repishti, e të tjerë. Këta ishin edhe për çështjen e Kosovës. Këtu dëshiroj të theksoj edhe angazhimin shumëvjeçar të veprimtarit të njohur Antonio Athanas në të gjitha proceset kombëtare. Ishte një njeri i palodhshëm me një reputacion të madh tek amerikanët. Pak pas përfundimit të luftës, edhe pse ishte në moshë të shtyrë, ai së bashku me disa miq te tjere vizituam Kosovën. Kujtojë sot se ai “Ndjeu kënaqësi të jashtëzakonshme për lirinë, por edhe dhimbje kur pa shkatërimet nga lufta”.
Ju keni shoqëruar shumë delegacione të Kosovës dhe Shqipërisë në Washington.Si i keni përjetuar të gjitha këto bisedime? Në këtë kontekst a mund të dalloni ndonjë si më të veçantin?

Harry Bajraktari: Delegacioni i parë, siç e theksova më lartë, ka qenë në prill të vitit 1990. Në krye të këtij delegacioni ishte presidenti Rugova dhe 20 intelektualë të tjerë nga fushat e ndryshme nga Kosova. Unë kam qenë në shoqëri të këtij delegacion me shumë të tjerë nga Liga Qytetare – Shqiptaro Amerikane me në krye Joe DioGuardin. Sa herë që ka ardhur presidenti Rugova në Washington dhe në New York, e kam shoqëruar në të gjitha bisedat që ka pasur. Kam shoqëruar, gjithashtu edhe Dr. Bujar Bukoshin, Dr. Alush Gashin, Dr. Sali Berishën dhe politikanë të tjerë nga trevat shqiptare. Me presidentin Rugova kam qenë në Washington, në Shtëpinë e Bardhë në pritjen që pati ai me Presidentin Bill Clinton.E kam shoqëruar edhe në takimin me sekretarin e atëhershëm të shtetit Werren Christopher(1993-1997), pastaj me Madeleine Albright, gjithashtu ish Sekretare e Shtetit. Në këtë kontekst dëshiroj të përmend edhe takimin me ambasadorin Richard Holbrooke në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në të gjitha këto takime presidenti Rugova ishte pritur si personalitet shtetëror. Kosova ishte e vetmja temë.
Cili ka qenë lajmi më i gëzueshëm për ju?

Harry Bajraktari: Ambasadori Holbrook në mars të vitit 1999 udhëtoi nga Washingtoni në Beograd për t’ i dhënë ultimatumin e fundit kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, se NATO-ja do ta bombardonte nëse nuk do të ndalte agresionin ndaj Kosovës, dhe nëse nuk do ta nënshkruante marrëveshjen e Rambujes. Mirëpo, Millosheviqi porosinë e Holbrookut dhe të bashkësisë ndërkombëtare se përfilli, as të parën as të dytën. Ai, me gjasë, nuk besonte se mund të ndodhë një kërcënim i tillë. Mund të them se patëm fat të madh që Serbia s’ pranoi asnjërën nga këto marrëveshje dhe Kosova realizoi ëndrrën e saj njëqindvjeçare.
Pas përfundimit të këtij takimi që kishte pasur Holbrooke me Millosheviqin(vetëm tri ditë para se të nisej fushata e bombardimeve) nga aeroporti i Beogradit, më telefonoi dhe me tha se Millosheviqi nuk e kishte pranuar ultimatiumin. Në mënyrë decitive më tha:”Serbia do të bombardohet nga forcat e NATO-s. Për këtë mund t’u tregosh shokëve në New York dhe popullit në Kosovë”. Pra, ky ishte lajmi më i gëzueshëm për mua, pasuan edhe lajme të tjera të gëzueshme, liria dhe pavarësia e Kosovës. Edhe pse s’ jemi pajtuar gjitherë me amasadorin Holbrooke, ai e ka ndihmuar shumë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Është fakt i pamohueshëm se ju keni takuar të gjithë liderët politikë të Kosovës, shumë edhe nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.  Si e shpjegoni ju këtë gjë që ju takoheni me të gjithë akterët politikë shqiptarë ? Përse e bëni ju këtë ?

Harry Bajraktari: Pyetje bukur kjo! Interesi im ka qenë dhe mbetet gjithmonë  kontributi im për çështjen kombëtare. Përpiqem t’i ndihmoj të gjithë ata që i ka zgjedhur populli atje, si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës. Kam qenë dhe jam i gatshëm të takohem me të gjithë për interesat kombëtare. Mua s’ më lidh interesi partiak, por interesi i përgjithshëm: zhvillimi ekonomik, zhvillimi i demokracisë në bazë të kritereve të standardeve evropiane dhe prestigji i shqiptarëve në botë. Për këtë çështje s’ kam kursyer dhe s’ do të kursej asnjëherë. E ndiej veten shumë të lumtur që kam ndihmuar dhe kam mundësi t’i ndihmoj edhe më tej shqiptarët në Ballkan.

Ju jeni edhe një biznesmen i sukseshme. Mund të na zbuloni sekretin e biznesit tuaj? dhe a e kishte menduar ndonjëherë se do të arrinit deri këtu ?

Harry Bajraktari: Po e filloi nga fundi përgjigjen e kësaj pyetje – E kisha menduar dhe i kisha vënë detyrë vetes qe kur mora rrugen drejt Amerikës, mbasi vetëm në këtë vend të bekuar kisha shpresuar se do të isha e suksesshëm në jetë . Filozofia e biznesit tim mbështetej në disa gjëra të cilat vetëm në Amerikë mund t’i arrija. Unë me këtë rast dëshiroj t’ i përmend vetëm dy-tri nga ato. Faktori më i rëndësishëm është puna e ndershme dhe sa më korrekte me shtetin Amerikan. Kam punuar edhe 7 ditë të javës, dy punë. Tani punoj gjashtë ditë në javë, 12 deri në 14 orë në ditë, pa u lodhur fare. Në këtë kontekst, askush s’ mund ta përcaktojë më parë suksesin, përveçse punës që ka bërë dhe e bëjë çdo ditë. Mbasi ju e dini si gazetar se “Nuk është aq thjesht dhe aq lehtë” sa mund t’a mendojë dikush që nuk ka biznes. Në biznes duhesh të jesh i fjalës, komunikativ dhe bashkëpunues. Gjithëherë duhesh të jesh aty ku është biznesi dhe të kesh bashkëpuntorë të mirë në menagjim. Vetë natyra e biznesit ka tension për atë që mirret me këtë veprimtari. Kurrë s’ mund të jesh i qetë. Investimet e mia janë afatgjate. Mendoj se duhesh të kesh edhe pak fat…apo Jo!
Sa rëndësi u jepni shqiptarëve në kompaninë tuaj ?

Harry Bajraktari: Gjysma e punëtorëve në kompaninë time janë shqiptarë, ndërsa gjysma tjetër janë të komuniteteve tjera që jetojnë në New York. Në kompanin time ka diverzitet komunitetesh. Mund të them se të gjithë të punësuarit këtu janë të ndërgjegjshëm dhe unë vlerësoj angazhimin dhe punën e tyre.

Si arrini të menaxhoni gjithë këtë biznes – në të njëjtën kohë merreni gati me çdo veprimtari në Komunitet ?

Harry Bajraktari: Jam i lidhur ngusht me punën dhe biznesin tim. Pa këtë biznes s’ do të isha këtu ku jam dhe ky që jam. Ky biznes më ka plotësuar dëshirën time më të madhe për t’i ndihmuar shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri, shqiptarët në Maqedoni, në Mal të Zi, si dhe ata në Luginë të Preshevës. Mendoj se për 25 vjet rresht kam kryer misionin tim si veprimtar në mënyrën më të ndërgjegjshme ndaj atdheut dhe lidhur me këtë s’ jam ndalur kurrë. Për këtë gjitherë kam gjetur kohë dhe sot ndihem tepër i lumtur për këtë që kam bërë.

Si mendoni se po reflektohet biznesi shqiptar në Amerikë – ku kontributi i biznesmenëve shqiptaro- amerikanë, jo pak herë, është vlerësuar edhe nga prisedentët, senatorët dhe kongresmenët Amerikanë?

Harry Bajraktari:  Kudo në SHBA bizneset shqiptare janë të shumta dhe të ndryshme, si të tilla janë vlerësuar lart nga qarqet amerikane: nga presidentët, nga kryetarët e qyteteve, kompanitë e mëdha dhe të vogla, dhe nga distriktet e ndryshme. Shqiptarët janë punëtorë të zellshëm, komunikativë dhe të përkushtuar për të arritur sukses, secili në biznesin e tij, në drejtimin e tij. Dhe pothujase të gjithë biznesmenet shqiptarë në Amerikë, fatmirësisht janë dhe veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare. Ata janë pjesë e sa fushtave për ngritjen e fondeve. Sot kemi shumë biznese të afirmuara  që kanë ndikim në zhvillimin e ekonomisë amerikane. Me këto suksese jemi bërë të njohur në mesin e shumë komuniteteve që janë shmë më të mëdha se ne.Sot komuniteti ynë Shqiptaro-Amerikan ka mundësi më të mëdha sesa në të shkuarën. Është shtuar numri i shqiptarëve në Amerikë, i atyre që kanë kryer e po kryejnë shkolla e specializime në fusha të ndryshme. Pra, sot kemi një potencial të madh njerëzor.

Për kontributin që keni dhënë si biznesmen dhe veprimtar, jeni falenderuar nga shteti amerikan, nga Kosova dhe Shqipëria? A mund të flisni diçka lidhur me këto mirënjohje?

Harry Bajraktari: Për punën time shumëvjeçare kam marr mirnjohje dhe falenderime nga shteti dhe institucionet amerikkan, nga Kosova dhe Shqipëria. Këtu po përmendi vetëm disa nga këto: në vitin 2006 presidenti i SHBA George Bush më dekoroi me mirënjohje për shërbim dhe pjesëmarrje qytetare. Kjo medalje (që e kam në zyrën time), u jepet personave për angazhim dhe forcim të kombit Amerikan nëpërmjet shërbimit vullnetar me motivacionin : ” Ju keni demonstruar karakter të jashtëzakonshëm të Amerikës dhe keni ndihmuar në forcimin e vendit”. Jam dekoruar edhe nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo më dekoroi me Medaljen Presedenciale të Meritave për veprimtari dhe angazhim në afirmimin e çështjes së Kosovës. Jam shpallur qytetar nderi i komunës Bujan në Malësi të Gjakovës, gjithashtu me rastin e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Për kontributin tim qytetar jam dekoruar edhe nga Qyteti i New York-ut me Proklamatën e qytetit.
Për ju dhe familjen tuaj është shkruar një libër “Një jetë mes Kosovës dhe Amerikës”, ndërkohë që edhe vetë keni botuar shumë shkrime në shtypin shqiptar.  A keni ndërmënd të botoni në ndonjë libër?

Harry Bajraktari: Shkrimet e mia, të botuara në gazetën “Illyria”, në “Bota Sot”, në gazetën “55”, në “Panorama”, në “Telegraf” të Tiranës dhe të Prishtinës, në “ Lajm” të Maqedonisë, dhe në disa gazeta të tjera të përditshme në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, e diasporë dhe në revista të ndryshme, si dhe disa fjalime që i kam mbajtur në Washington i kam përmbledhur në një vëllim. Këto shkrime kapin një periudhë 25 vjeçare dhe kanë të bëjnë kryesisht  me aktivitetin e shqiptarëve të Amerikës në mbështetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe me demokratizimin e zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Besojë se lexuesi do të ketë rast të njihet edhe me takimet e mia me ish presidentin Clinton, Hilary Clinton, Holbrooke, Joe Biden, Bab Dole, Eliot Engel e me personalitete të tjera amerikane. Libri ka mbi 300 faqe dhe mendoj se në këtë pranverë do ta nxjerrë nga shtypi.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, BISEDE ME, HARRY BAJRAKTARIN

NEW YORK : Diskutim mbi Ballkanin dhe Bashkimin Europian në Institutin Peace Island

February 28, 2014 by dgreca

Katër ambasadorë nga vendet ballkanike, Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia dhe Kosova,  diskutuan në Panelin : “Marrëdhëniet Ndërqeveritare midis vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian”. Kurse, Serbia, e bojkotojë atë si shkak i pjesmarrjes së Republikës së Kosovës /

Nga Beqir SINA/

NEW YORK : Në qytetin e New Yorkut,  “Peace Islandas Institute”, Qendra për Çështjet Globale – mbajti një diskutim për :”Marrëdhëniet Ndërqeveritare midis vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian” , i organizuar nga ky institut me pjesmarrjen e studenteve të gazetarisë dhe pedagogve, dhe diplomtave ballkanik akredituar në OKB.

Në diskutim folën përfaqësues të Bullgarisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës dhe ekspertë për çështjet e Ballkanit. Pjesëmarrësit në diskutimin me temë: “Marrëdhëniet Ndërqeveritare midis vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian” , ishin të një mendimi, se të gjitha pasojat e trazirave në Ballkan – (luftrat) gjatë këtyre dy dekadave të fundit erdhën si shkak e sundimit të egër komunist, të cilat aplikuan gjatë sundimit të tyre në këto vende ndarjet e tmershme mes popujve të Ballkanit, madje si në Shqipëri egzistojë ndarja e thellë edhe mes vetë shqiptarëve të njërës anë të kufirit me anën tjetër. Sipas tyre çdo gjë në këto vende u finalizua me atë regjimit ultranacionalist të Millosheviqit. Zbatimi i demokracisë në Ballkan, ekonomia, shteti dhe rendi janë një faktor përcaktues i përparimit të vazhdueshëm të këtyre vendeve drejt Bashkimit Europian – forcimit të urave të lidhjes, mes vendeve Ballkanike”.

Diskutimi Paneli 2 për “Marrëdhëniet  Ndërqeveritare midis kombeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian ”  trajtojë gjithashtu integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian , kohezionit politik për përfitim reciprok , zhvillimit të qëndrueshëm social-ekonomik dhe ruajtjen e paqes së gjatë, dhe të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit dhe të kontributeve të këtyre vendeve tek paqja botërore . Është gjithashtu e rëndësishme për tëpërmendur se diskutatët adresuan në kumtesat e tyre nevojën e bashkëpunimit rajonal për tranzicion demokratik , performancat financiare , dhe modelet e tregtisë, duke përfshirë sektorin privat në vendet Ballkanike, marrëveshjet ndërshtetrore dhe ndërkufitare që janë arritur për këtë qëllim”.

Diskutantët folën për rolin e qeverive të këtyre vendeve, si dhe rolin e popujve tek një forcim lidhjesh dhe marrëveshjesh ndër-ballkanike, sfidat para dhe pas antarësimit në familjen Europiane – Bashkimin Europian aty ku të gjitha këto vende, thonë se e kanë qëllimin e tyre dhe mënyrat se si komuniteti ndërkombëtar mund të ndihmojë për zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve”.

Eshtë e rëndësishme të ceket se ky ishte i pari diskutim i këtij lloji – që u mbajt në Nju Jork, të mërkurën mbi Bakllanin dhe Bashkimin Europian mes këtyre vendeve, ku për herë të parë mori pjesë edhe Kosova, ndërkohë, që Serbia e bojkotojë atë si shkak i pjesmarrjes së ambasadorit të Republikës Kosovës . Megjithatë, ishin katër ambasadorë nga, Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia dhe shteti më i ri Kosova që përfaqësojnë diplomacinë e vendeve të tyre në Kombet e Bashkuara, të cilët për tre orë iu bashkuan diskutimit në Institutin “Ishujt e Paqes” në panelin  2 : ” Marrëdhëniet  Ndërqeveritare midis vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian”

Diskutimin e moderoi Dr Aras Konjhodziç President dhe CEO nga Federata e Shoqatave Amerikane  – Ballkanike Amerikane, ndërsa mbajtën kumtesa : H.E. Stephan Tafrov Përfaqësues i Përhershëm Misioni i Përhershëm i Bullgarisë në OKB , H.E. Ferit Hoxha Përfaqësues i Përhershëm Misioni i Përhershëm e Shqipërisë në OKB, , H.E. Goce Karajanov Përfaqësues i Përhershëm Misioni i Përhershëm e Maqedonisë në OKB, H.E. Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork.

Kurse mirëseardhjen ua uroi mikëpritësi i këtij diskutimi Professor Mehmet Kilic Drejtor i Qendrës për Çështje Globale nga Instituti “Ishujt e Paqes” në New York.

Ambasadori i Bullgarisë Tafrov,  tha se roli i Bullgarisë në Ballkan, duhet ndjekur me shumë vëmendje dhe duhet t’i kushtohet rëndësi edhe nga vendet e tjera të Ballkanit, vende këto që aspirojnë për në Bashkimin Europian. Tafrov me një karrierë të shquar diplomatike, i kushtojë vemendje të veçantë gjatë diskutimit të tij – ndarjes një herë e përgjithmon nga e kaluara komuniste të Bullgarisë, me reformat në vend që e çuan atë drejt integrimit të saj Europian, duke e bërë Bullgarinë anëtare të Bashkimit Europian.” Bullgaria ishte e para që e ka njohur Kosovën – në Ballkan, dhe ishte me fat që qëndroi larg luftërave Ballkanike gjatë dy dekadave të fundit, duke dhënë kontributin e saj për të shërbyer vetëm paqes dhe sigurisë në Ballkan”.

“Unë jam shumë i kënaqur për këtë mundësi , tha në fillim të fjalës së tij Ambasadori Ferit Hoxha Përfaqësues i Përhershëm Misioni i Përhershëm e Shqipërisë në OKB, për të pasqyruar një ekspoze të gjerë, dhe sa më shumë të jetë e mundur fotografia e marrëdhënieve tona me BE-në dhe perspektivat e gjetjes së rrugve për të qenë sa më afër BE-së . Dhe për këtë do të doja të falënderoj Institutin Ishujt e  Paqes që na e sigurojë këtë platformë të diskutimit tonë”.

Ajo që ka ndodhur dhe ku jemi tani, tha ambasadori Hoxha është se  : “Shqipëria është pjesë e Stabilizim  Asociimit – ose , i njohur ndryshe si :”Versioni i shtrirë i procesit të zgjerimit të BE-së”, ku Shqipëria si çdo vendi shkon drejt BE-së nëpërmjet një seri hapash , ku secili është i kushtëzuar në përparimin në reformat që është monitoruar nga afër nga Komisioni Evropian .

Rajoni ynë, tha ambasadori Hoxha,  është plot me histori , por nuk është “tretur” plotësisht, duke na bërë ne të gjithë më të pjekur , mbasi ne të gjithë kemi mësuar nga e kaluara dhe ne të gjithë shikojmë me besim në të ardhmen; “Perspektiva e përbashkët të integrimit të BE-ja. E cila na ka ndihmuar në masë të madhe për të kapërcyer sfida të ndryshme dhe historike dhe padrejtësitë “.

“Kjo është ajo që ne e quajmë fuqia transformues të BE-së . kjo është pra, e qartë se Ballkani nuk mund të zhvillohet plotësisht në paqe dhe harmoni pa BE-në , BE-ja , nga ana tjetër , nuk do të ndjehen plotësisht e plotë dhe e sigurtë dhe pa Projektin e saj të krijimit të një zone të tërë evropiane të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit, e cila nuk do të kompletohet pa Ballkanin Perëndimor . Ballkani Perëndimor nuk është oborrin e shtëpisë të Evropës , por ajo është padyshim një pjesë përbërëse e tij . Procesi i integrimit nuk mund të zvarritet përgjithmonë . lodhja nga zgjerimi mund të marrë një taksë e rëndë në procesin e reformave dhe për të prodhuar një lodhje të reformës në rajonin . Procesi duhet të jetë konkretë , me objektiva të matshme dhe të jenë të arsyeshme në kohë të përshtatur . BE-ja ka qenë dhe duhet të mbetet një motor i fuqishëm për zhvillimin ekonomik , qeverisjen  e përmirësuar , dhe përparimin në sundimin e ligjit në të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor .”

Në fund të diskutimit të tij Ambasadori Ferit Hoxha Përfaqësues i Përhershëm Misioni i Përhershëm e Shqipërisë në OKB, konkludoi se ” Është e rëndësishme për të shmangur ndarjen e rajonit në dy nivele . BE duhet , për të hapur negociatat e pranimit sa më shpejt të jetë e mundur , me të gjitha vendet – pa marrë parasysh se sa kohë procesi mund  do të marrë – bazuar në faktin e njohur se negociatat e pranimit kanë vetëm një ndikim të vërtetë transformues në institucionet shtetërore ”

Për Ekselencën e tij Ambasadorin Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork.   Instituti Ishujt e Paqes meriton një kredi të veçantë për organizimin e këtij debati për Ballkanin , këtu në Nju Jork .

“Ballkani ka rënë gradualisht nga axhenda politike ndërkombëtare dhe ajo është duke u bërë gjithnjë e më shumë një çështje rajonale, përkatësisht [ështje e BE-së dhe NATO’s, tha ambasadori Sejdiu duke shtuar se kjo është kryesisht për të mirë , sepse tregon se rajoni ynë ka bërë një rrugë të gjatë , që nga koha e luftërave të tmerrshme , gjenocidet dhe spastrimit etnik , në një moment tjetër ku çështja më e rëndësishme në agjendat politike të vendeve të rajonit, është përmbushja e standardeve për procesin e anëtarësimit në BE”.

Përshtypja, tha më tej ai është se ” Ballkanizimi “, term ky i përdorur për të përshkruar fragmentimet të përgjakshme politike përgjatë vijave etnike , i kanë lënë hapësirë “Evropianizmit” një koncept ky që mishëron procesin e integrimit në BE përmes përqafimit të standardeve politike të demokracisë dhe ekonomisë së tregut”.
Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, raportet e progresti tëe Komisioni i BE-së,  lëshuar çdo vit duke janë bërë një pikë referimi për matjen e transformimit të suksesshëm politik dhe socio – ekonomik të shoqërive ballkanike . Megjithatë, theksoi ai sfidat janë të mëdha dhe pikat e nisjes , unë do të thoja , nuk janë të njëjta tha ambasadori Sejdiu, ne të gjithë kemi kaluar ose jemi duke kaluar nëpër tranzicion.

Ai përmende faktin se Republika e Kosovës i takon një grupi vendesh , të Ballkanit, e cila kishte për të kaluar nëpër një tranzicion të trefishtë : 1 . Nga komunist në një sistem demokratik ; 2 . Nga të shkatërruar nga lufta në një shoqëri të pasluftës ; 3 . Nga para- pavarësisë me status të pavarur politik, në pavarësi dhe shtet të lirë dhe sovran .

Rruga jonë e lirisë dhe pavarësisë ishte e vështirë dhe e dhimbshme ceku Konsulli i Përgjithëshëm i Kosovës, në Neë York.

Ai tregoi më pasë se ku jemi sot ? “Kosova, tha ambasadori Sejdiu festoi gjashtë vjetorin e pavarësisë së saj javën e kaluar . Gjatë gjashtë viteve të fundit si shtet i pavarur , Kosova ka treguar vizion, kapacitet dhe angazhim për të përqafuar dhe për të avancuar standardet e demokracisë , multietnicitetit , të drejtat e njeriut dhe ekonominë e tregut të lirë. Me politikën tonë të fqinjësisë së mirë dhe orientimin e fortë Evro-Atlantik, ne treguam se jemi një shtyllë e fortë e stabilitetit dhe përparimit në rajonin tonë . Me 106 anëtarë të OKB-së, të cilat  kanë njohur pavarësinë e Kosovës  dhe të tjerë që pritet të njohin , Kosova në mënyrë të pakthyeshme është duke marrë vendin e saj të plotë në familjen e kombeve sovrane” .

Integrimi Euro – Atlantik për Kosovën është një aspiratë kombëtare dhe rrjedhimisht një objektiv politik i dorës së parë i shetit të Kosovës . “Në perspektivën tonë , kjo përfshin anëtarësimin në BE dhe NATO . Pra , edhe pse BE-ja dhe NATO janë dy organizata të pavarura , ne shohim ato si dy shtylla të një ombrellë të vetme euroatlantike ” ka potencuar në diskutimin e tij H.E. Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork.

Ai më tej ka dhënë katër arsye të përgjithshme që e bëjnë projektin Evro-Atlantik të pazëvëndësueshën për Kosovën dhe rajonin. Zoteri Sejdiu iu referua edhe integrimit te pakicës serbë në Kosovë si dhe dialogut Kosovë-Serbi. Për këtë të fundit, ai potencoi se populli i Kosovës ka vuajtur shumë, në vite dhe dekada, nën pushtim dhe politika shtypëse dhe shfarosëse. Ai nënvizoi se historia nuk mund të ndryshohet, siç nuk mund të ndryshohet as realiteti gjeografik, përktësisht se Kosova dhe Serbia janë shtete fqinjë dhe si të tilla ato duhet të normalizojnë marrëdhëniet si shtete fqinjë dhe të barabarta.

Diskutantët ju përgjigjën edhe pyetjeve të pjesëmarrësve. Një prej tyre ishte dhe ambasadori Maqedonas në New York, Goce Karjanov, i cili iu përgjigjë pyetjes së veprimtarit Uk Gjonbalaj mbi shqetësimin e devijimit të lumit të Radikës. “Me sa dije unë tha ambasadori maqedonas ende nuk ka një planë për Radikën, duke shtuar se me vjen keq por unë nuk kamë kompetencë të falsë për këte çështje, megjithatë do të jemë më se i kënaqur të ju njoftojë në të ardhmen mbi këtë çështje” tha në përgjigjen e tij H.E. Goce Karajanov Përfaqësues i Përhershëm Misioni i Përhershëm e Maqedonisë në OKB.

Filed Under: Rajon Tagged With: Beqir Sina, dhe BE, Diskutim mbi Ballkanin, ne New York

Qyteti i Bronxit nderoi me Proklamat disa figura të çështjes shqiptare

February 25, 2014 by dgreca

Presidenti i Bronxit, Ruben Diaz Jr, pati nderuar në ditën e pavarësisë së Shqipërisë disa prej figurave të çështjeskombëtare shqiptare: Ali Ibra – Neza, Isuf Gervalla, Musli Mulosmani, dhe Ambasadoriin Bekim Sejdiu konuslli i përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork. Ceremonia e dorëzimit u zhvillua të dielën në kolegjin Monroe në Nju Jork/

 BEQIR SINA, Bronx New York/

BRONX NEW YORK : Një nga politikat e administratës lokale në pushtetin vendor në Shtetet e Bashkuara është ajo e ndërtimit të marrëdhënieve shumë të mira mes komuniteteve. Duke bashkëpunuar me udhëheqës të këtyre komuniteteve lider lokal , kryetar bashkie, apo president qytetesh me iniciativën e liderve të komuniteteve vlerëson me nderimin më të lart të qytetit, apo shtetit përkatës, figura dhe personalitete të dëshmuara të këtyre komuniteteve, edhe në se ata janë nga vend origjina e tyre.

Në këtë praktikë, ka qenë dje dhe nderimi që bëri me Proklamat – mirënjohjen më të lart të qytetit të Bronxit, Presidenti i saj  Ruben Diaz Jr, i cili pati nderuar në ditën e pavarësisë së Shqipërisë disa prej figurave të çështjes kombëtare shqiptare: Ali Ibra -Neza, Isuf Gervalla, Musli Mulosmani, dhe Ambasadoriin Bekim Sejdiu konuslli i përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork.

Ceremonia e dorëzimit të Proklamatës, u zhvillua të dielën në Kolegjin Monroe në Bronx – Nju Jork, dhe morën pjesë dhjetra vetë, mes tyre edhe anëtarët e familjes Neza, nipi i Ali Ibrës, Gani Neza, si dhe lider të komunitetit, veprimtarë të dalluar të komunitetit dhe professor e studentë të Kolegjit Monroe. Ndërkohë, që duhet theksuar se Proklamata është ndarë në kuadër të kremtimeve të 101 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, e organizuar nga Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro – Amerikanë, dhe është një inisiativë e presidentit të saj zotit Easd Rizai, për të nderuar edhe fugura të tjera kombëtare.

Trashgimtarët e patriotit të flakët nga Malësia e Gjakovës, Ali Ibra – Neza, Halit dhe Gani Neza, me këtë rast kan shprehur një falënderimin të thell për Presidentin e qytetit të Bronxit, zotin Ruben Diaz Jr, për nderimin që ai i ka bërë figurës së Ali Ibrës. Ata shprehen gjithashtu kënaqësin që morën pjesë në këtë ceremoni për të marrë pjesë në nderimin e një prej figurave të shquara të kombit shqiptar, të periudhës së Lidhjes së Prizrenit, Ali Ibër Nezaj, shtatorja e të cilit, është vendosur, në qendër të Gjakovës, dhe është nderuar me medalje edhe nga ish Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha dhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Gani Neza, tha se “Faleminderojë Zotin dhe SHBA që sollën këtë ditë të vlersohen edhe këto figura të mëdha kombëtare, që rregjimi i Enver Hoxhës, i përbalti dhe i mbuloi me pluhurin e harresës dhe denegrimit- Zoti e bekoftë Shqipërinë, shqiptarët dhe Amerikën”, tha ai.

Një faleminderim të posaçëm me këtë rast për presidentin e qytetit të Bronxit, zotin Ruben Diaz Jr, shprehu edhe anëtari i Senatit të Partisë Lëvizja e Legalitetit, zoti Musli Mulosmani, një veprimtar i dalluar i komunitetit, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, ambasadori Bekim Sejdiu, të cilët u nderuan me Proklamatën e Qytetit të Bronxit.

Pinjolli i Nezajv të Tropojës, Halit Neza me këtë rast kujtojë ish Kryeministrin e Shqipërise, zotin Sali Berisha i cili ka thënë se :“Në historinë tonë të gjatë ne, shqiptarët, nuk kemi ngjarje tjetër më kryesore e më frymëzuese se Lidhjen e Prizrenit. Ndaj gjithnjë nderimi në krye të radhës u takon atyre burrave që u mblodhën në Prizren, si shenjë e bashkimit kombëtar dhe e përpjekjes së përbashkët kombëtare për liri e dinjitet. Ali Ibër Nezaj, me burrat e tjerë të shquara të të gjitha trojeve etnike shqiptare, në një përpjekje mbinjerëzore ndezën luftën e shqiptarëve për liri, por, mbi të gjitha, dritën e bashkimit të kombit shqiptar” tha Neza, ka deklaruar ish Kryeministri Berisha ” në nderimin që i ka bërë kësaj figure me përmasa kombëtare në Gjakovë vitin e kaluar.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, nderoi em Proklomata, Qyteti i bronxit

Familjet e viktimave të trafikut ne Nju Jork protestuan për t’i dhënë fund akisdenteve të Trafikut

February 24, 2014 by dgreca

Në New York u formua shoqata : “Familjet për Shpëtim në Rrugë – Families for Safe Streets “, një shoqatë, kjo, e cila thotë se ka për luftuar zbatimin e çdo ligji të trafikut dhe do të mbrojë jetën e qytetarëve nga aksidentet e trafikut në rrugët e qytetit

Nga BEQIR SINA, New York City/
 CITY HALL NEW YORK CITY : Familjet, të dashurit e të cilëve humbën jetën, apo u plagosën nga ngasësit e pakujdesshëm të automjeteve të tyre, u mblodhën përpara shkallve të bashkisë së qytetit të New Yorkut, të dielën pasdite, si thanë ata për të protestuar dhe njoftuar njëhereshit formimin e një grupi të ri – shoqatën, e ashtuquajtur” Familjet për Shpëtim në Rrugë – Families for Safe Streets “, një shoqatë, kjo, e cila thotë se ka për luftuar zbatimin e Vizionit Zero. Megjithëse, natyrisht, nuk priteshin shumë njerëz, mbasi edhe aksidentet e trafikut në New York, sipas statistikave jan nga më të ulëtat në SHBA, thekson shtypi vendas për nga numëri i popullsisë dhe makinave (çdo dy banor ka një makinë në qytetin e  New York-ut, jehona e saj – tek autoritet dhe shtypi i qytetit ishte i madhë.

Në protestë folën edhe disa nga autoritetet e qytetit, avokat dhe veprimtar të dalluar të cilët kërkuan nga kryetari i bashkisë të marrë masa – në disa nga rrugët kryesore të qytetit dhe rrugët e brendshme që të ulet sa më shumë numëri i aksidenteve, në qytetin e New Yorkut.Më pasë folën edhe miqtë dhe anëtarë të familjeve të këmbësorëve të vrarë ose të plagosur në aksidentet e trafikut. Në protestën, e cila u mbajt në shkallët e Bashkisë, të dielën pasdite ata duke njoftuar dhe formimin e një grupi të ri avokimit, thanë se do të jenë një zë i fuqishëm për jetën e njerëzve në qytet .   “Familjet për Safe Streets”, thanë se kan si qëllim të shtyjnë Bashkinë e qytetit të New Yorkut, për zbatimin e shpejtë të planit të Kryebashkiakut de Blasio  ” Vizioni Zero ” të premtuar nga ai në fushatën elektorale vitin e kaluar, plan i cili synon për të ulur dhe eventualisht eliminuar numërin e aksidenteve dhe vdekjeve të trafikut në qytetin e Nju Jorkut .    ” Njerëzit kanë filluar të kuptojnë se kjo është një çështje serioze , ” tha avokati i njohur njujorkez David Shepherd , e dashura e të cilit , Sonya Powell , vdiq 5 vjet më parë në rrugën Baychester Avenue në Bronx në 2009 . Ai u bashkua me Familjet për Safe Streets mbas disa viteve që ai ishte duke kërkuar me grupin e avokatëve të tij  përfshirë edhe atë të shoqatës “Transporti Alternativë” , një organizatë avokuese që promovon sigurinë e këmbësorëve , si dhe përdorimin e Biçikletave dhe tranzitit publik, në qytet .Në mitingun e së dielës , familjet mbanin në duar pankartat me fotot e të dashurve të tyre, që ata kishin humbur jetën si viktima të trafikut , dhe mbanin disa shenja trafiku – ku kërkohej që në qytet automjetet në rrugët e vogla dhe të brendshme – të mos qarkullojnë më shumë se 20 milje -per – orë – shpejtësi për qytetin e New Yorkut.Sipas shtypit lokal nxitje për këtë protestë, u bë aksidenti më i fundit në qytet kur një burrë 25 – vjeçar u vra nga një kamion i pastrimit të rrugëve të qytetit të New Yorkut, ndërsa ai po kalonte në kryqëzimin e rrugës në Crown Heights të dielën në mëngjes

Muajin e kaluar , një lagje tjetër në qytet u përfshi në një seri të vdekjeve si shkak trafikun në Upper West Side dhe çoi banorët e saj që t’i bënin thirrje Bashkisë, për ndryshime të menjëhershme të ligjeve shpejtësisë në qytet .
Në përgjigje të protestës kryetari i ri i bashkisë De Blasio, në një dekelratë në faqen e tij të internetit  njoftoi se ka në plan që 63 – rrugë në qytet të përfshihen në planin e tij “Vizioni Zero”. Ky plan do të nisë zbatimin qysh nesër. Plani përfshin propozimet e tij për rritjen patrullave të NYPD në të gjitha rrugët e qytetit . Zbatimin më përpikëmëri të ligjit për tejkalim të shpejtësie , dhe përdoruesit e alkolit. Do të rritet kontrolli ndaj taksive në qytet, duke zbatuar një teknologji të re, për tu instaluar çdo taksie një aparat që tregon tejkalimin e shpejtësisë, dhe një kamer .       Pas tubimit të dielën , anëtari i Këshillit bashkiak Ydanis Rodriguez shprehu mbështetjen e tij për Familjet për Safe Streets . ” Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë dhunë të trafikut – po qe se nuk kemi për ta trajtuar seriozisht këtë problem, që po merr jetë njerëzish – gati për çdo ditë në rrugët e qytetit , ” shkroi ai në një deklaratë . ” Qysh, nesër ne do të kërkojmë vënjen në zbatim të planit Vizioni Zero në Këshillin Bashkiak , në përputhje me kërkesat e paraqitura nga shqetësimet e publikut në mënyrë që ne mund  të punojnë së bashku për të bërë NYC qytetin më të sigurt në botë . ”
Plani “Vizioni Zero” thekson shtypi gjithashtu bën thirrje për një reduktim  të shpejtësisë brenda rrugëve të brendeshme në qytet në kufirin e shpejtësisë nga 30 mile për orë deri në 25 mile në orë, megjithëse  Familjet për Safe Streets , kërkuan dje se kufiri duhet të jetë 20 mile për orë.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Familjet e viktimave, NY, proteste, trafikut

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • …
  • 96
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT