Presidenti i Bronxit, Ruben Diaz Jr, pati nderuar në ditën e pavarësisë së Shqipërisë disa prej figurave të çështjeskombëtare shqiptare: Ali Ibra – Neza, Isuf Gervalla, Musli Mulosmani, dhe Ambasadoriin Bekim Sejdiu konuslli i përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork. Ceremonia e dorëzimit u zhvillua të dielën në kolegjin Monroe në Nju Jork/
BEQIR SINA, Bronx New York/
BRONX NEW YORK : Një nga politikat e administratës lokale në pushtetin vendor në Shtetet e Bashkuara është ajo e ndërtimit të marrëdhënieve shumë të mira mes komuniteteve. Duke bashkëpunuar me udhëheqës të këtyre komuniteteve lider lokal , kryetar bashkie, apo president qytetesh me iniciativën e liderve të komuniteteve vlerëson me nderimin më të lart të qytetit, apo shtetit përkatës, figura dhe personalitete të dëshmuara të këtyre komuniteteve, edhe në se ata janë nga vend origjina e tyre.
Në këtë praktikë, ka qenë dje dhe nderimi që bëri me Proklamat – mirënjohjen më të lart të qytetit të Bronxit, Presidenti i saj Ruben Diaz Jr, i cili pati nderuar në ditën e pavarësisë së Shqipërisë disa prej figurave të çështjes kombëtare shqiptare: Ali Ibra -Neza, Isuf Gervalla, Musli Mulosmani, dhe Ambasadoriin Bekim Sejdiu konuslli i përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork.
Ceremonia e dorëzimit të Proklamatës, u zhvillua të dielën në Kolegjin Monroe në Bronx – Nju Jork, dhe morën pjesë dhjetra vetë, mes tyre edhe anëtarët e familjes Neza, nipi i Ali Ibrës, Gani Neza, si dhe lider të komunitetit, veprimtarë të dalluar të komunitetit dhe professor e studentë të Kolegjit Monroe. Ndërkohë, që duhet theksuar se Proklamata është ndarë në kuadër të kremtimeve të 101 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, e organizuar nga Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro – Amerikanë, dhe është një inisiativë e presidentit të saj zotit Easd Rizai, për të nderuar edhe fugura të tjera kombëtare.
Trashgimtarët e patriotit të flakët nga Malësia e Gjakovës, Ali Ibra – Neza, Halit dhe Gani Neza, me këtë rast kan shprehur një falënderimin të thell për Presidentin e qytetit të Bronxit, zotin Ruben Diaz Jr, për nderimin që ai i ka bërë figurës së Ali Ibrës. Ata shprehen gjithashtu kënaqësin që morën pjesë në këtë ceremoni për të marrë pjesë në nderimin e një prej figurave të shquara të kombit shqiptar, të periudhës së Lidhjes së Prizrenit, Ali Ibër Nezaj, shtatorja e të cilit, është vendosur, në qendër të Gjakovës, dhe është nderuar me medalje edhe nga ish Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha dhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Gani Neza, tha se “Faleminderojë Zotin dhe SHBA që sollën këtë ditë të vlersohen edhe këto figura të mëdha kombëtare, që rregjimi i Enver Hoxhës, i përbalti dhe i mbuloi me pluhurin e harresës dhe denegrimit- Zoti e bekoftë Shqipërinë, shqiptarët dhe Amerikën”, tha ai.
Një faleminderim të posaçëm me këtë rast për presidentin e qytetit të Bronxit, zotin Ruben Diaz Jr, shprehu edhe anëtari i Senatit të Partisë Lëvizja e Legalitetit, zoti Musli Mulosmani, një veprimtar i dalluar i komunitetit, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, ambasadori Bekim Sejdiu, të cilët u nderuan me Proklamatën e Qytetit të Bronxit.
Pinjolli i Nezajv të Tropojës, Halit Neza me këtë rast kujtojë ish Kryeministrin e Shqipërise, zotin Sali Berisha i cili ka thënë se :“Në historinë tonë të gjatë ne, shqiptarët, nuk kemi ngjarje tjetër më kryesore e më frymëzuese se Lidhjen e Prizrenit. Ndaj gjithnjë nderimi në krye të radhës u takon atyre burrave që u mblodhën në Prizren, si shenjë e bashkimit kombëtar dhe e përpjekjes së përbashkët kombëtare për liri e dinjitet. Ali Ibër Nezaj, me burrat e tjerë të shquara të të gjitha trojeve etnike shqiptare, në një përpjekje mbinjerëzore ndezën luftën e shqiptarëve për liri, por, mbi të gjitha, dritën e bashkimit të kombit shqiptar” tha Neza, ka deklaruar ish Kryeministri Berisha ” në nderimin që i ka bërë kësaj figure me përmasa kombëtare në Gjakovë vitin e kaluar.