• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Filmi Besa – Premtimi në Muzeun e Tolerancës, në Los Angeles më 5 maj!

April 20, 2013 by dgreca

Filmi Besa – Premtimi, është ai që nxjerrë në “shesh” ngjyrat e Shqipërisë, në një dokumentarë, që tregon rreth ngjarjeve, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku as edhe një hebre nuk u dorzua ose u vra në Shqipëri./

 Nga BEQIR SINA, New York/

New York CITY : Muzeu i Tolerancës dhe Europës Juglindore, shkruajn gazetat e Los Angelos në California, se më datën më 5 maj 2013 do të hap Festivalin e Filmit për këtë vit, ku në ftesën që i bënë publikut amerikan, nuk “nguronë’ të nxjerri edhe të veçantat e këtij festivali. Organizatorët thonë në mediat lokale se ftojnë amerikanët për të parë kësaj radhe sipas tyre, edhe një shfaqje të veçantë të, filmit që po bënë “xhiron e botës” Besës: Premtimi! ” ditën e diel, më 5 maj, 2013 në orën 7:00 të mbrëmjes.
Në një përshkrim të shkurtër të Filmit dokumentar Besa – Premtimi, i cili do të shfaqet në Muzeun e Tolerancës, në Los Angeles më 5 maj 2013, thuhet se :” Historia kurrë nuk ka folur më parë( regjimi Enverian i burgosi disa famije shqiptare që patën strehuar Hebrejtë gjatë LDB, shembull është familja Biçaku e Cerrishtës në Librazhd) rreth individëve të guximshëm në Shqipërinë gjatë pushtimit nga nazistët që shpëtuan jetët e mijëra hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore”

Sipas njoftimit të këtij filmi thuhet se :” dëshmuar nëpërmjet prizmit të dy burrat u bashkuan së bashku në një kërkim të shquar dhe të papritura: të cilat mbas 50 vjetëve i ka zbuluar një fotograf i njohur hebre-amerikan, fotografi që kishte i vendosur të regjistrojë trimërinë dhe dhembshuri të shqiptarëve.

Me këtë rast ai ka marrë si shembull vetëm një rast(mbasi janë, qindra familje shqiptare të krishterët dhe muslimanët shqiptarë, ata që shpëtuan hebrejtë), kur një mysliman-shqiptar pronar i një -dyqani lodërash në vendos për për t’i kthyer tri libra të çmuar një anëtarit të fundit të mbijetuar të familjes hebreje, të cilin babai i tij e kishte strehuar gjashtëdhjetë vjet më para. Takimi i tyre u vendos me një lëvizje të jashtëzakonshme dhe drama e papritur qe ura që lidhi brezat dhe fetë, mes shqiptarëve dhe hebrejve.

Zëri i Amerikës, pas shfaqjes në Washington në një nga mjediset e Kongresit amerikan, më 29 qershor 2010, kur u shfaq filmi dokumentar “Besa”, ceku faktin se ky është filmi ku shqiptarët paraqiten si mbrojtës të hebrenjëve gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, kur këta përndiqeshin e vriteshin nga nazistët. Filmi Besa vazhdon të jetë një projekt i filluar vite më parë nga fotografi amerikan Norman H. Gershman, me titull God’s House (Shtëpia e Zotit). Filmi bazohet në të dhëna gojore, dokumenta e intervista me personazhë realë, shqiptarë a familje të cilët kishin shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai fillon me rrëfimin e Rexhep Hoxhës, lindur në Tiranë në vitin 1950. I ati, para se të vdiste i la atij amanet tre libra në gjuhën hebraike. Ato ishin të një familjeje hebreje që gjatë luftës ishte strehuar në shtëpinë e familjes Hoxha. Me ndihmën Gershmanit, Rexhepi zbulon historinë e panjohur të aktit të jashtëzakonshëm të të atit të tij; Besën e ndërthur me trimëri e sakrificë.

Sipas VOA-së, Filmi pastaj zgjerohet për të hyrë në thellësi të botës shpirtërore të protagonistëve dhe për t’i shpjeguar publikut të huaj se çfarë është Besa dhe përse shqiptarët mendojnë se ajo është pjesë e veçantë e kulturës së tyre. Edhe regjisori kryesor i filmit Jason Williams e pranon, se Besa është diçka e veçantë. Ai mendon se tre elementë shërbyen që shqiptarët të vepronin në mbrojtje të hebrenjëve; “E para ishte qeveria shqiptare gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore që hapi kufijtë për këta të ikur e të përndjekur; E dyta ishte roli pozitiv i klerikëve myslimanë, katolikë e ortodoksë që u bënin thirrje besimtarëve të ndihmonin e fshihnin hebrenjtë që kërkonin strehim; dhe së treti ishte fjala e dhënë, Besa ajo që i lidhte këta faktorë, duke krijuar të veçantën që mungonte në Evropë në atë periudhë.”

   Spas shtypit shqiptarë, pas shfaqjes në Washington në një nga mjediset e Kongresit amerikan, më 29 qershor 2010, kur u shfaq filmi dokumentar “Besa”, Kryeministri i Shqipërisë Berisha, ceku faktin se ky është filmi ku shqiptarët paraqiten si mbrojtës të hebrenjëve gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore,

“Një ndër momentët më mbresëlënëse gjatë vizitës së kryeministrit Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila dy vjetë më parë ishte bërë në Muzeun e Memorialit të Holokaustit ku u prezantua filmi dokumentar “Besa”, një homazh për virtytet e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftë së II-të Botërore. Ky eveniment që zhvillohet për herë të parë në Uashington, vjen si akt vlerësues për kombin dhe virtytet fisnike të shqiptarëve, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.”

Producentja e dokumentarit “Besa”, Johana Neuman është një nga të mbijetuarat e Holokaustit, e cila u ndihmua nga një familje shqiptare për t’i shpëtuar terrorit nazist. Përmes emocionesh ajo përcolli mes 500 të pranishmëve,pas shfaqjes në Washington në një nga mjediset e Kongresit amerikan, më 29 qershor 2010, kur u shfaq filmi dokumentar “Besa”, ajo përcolli këtë rrëfim emocionues. “Populli shqiptar jetonte me një standard të lartë moral, “Besën”. Ne ishim të huaj që kishim nevojë për ndihmë. Për rrjedhojë kodi moral i tyre u diktonte se ata duhet të ndihmonin me çdo çmim. Në familjen që na shpëtoi ne, kishin 2 fëmijë të vegjël dhe ata e dinin çfarë po ndodhte dhe nuk i thanë shokëve të tyre që në familjen e tyre kishte hebrenj. Asnjëherë. Është e vështirë ta krahasosh këtë me një numër vendesh evropiane”, vuri në dukje Neuman. Njëkohësisht, në vazhdën e vlerësimeve mbi popullin shqiptar, ajo shtoi se “jam këtu sot dhe kam mundësi të flas për këtë popull të mrekullueshëm, se këta njerëz duke e ditur që ishim hebrenj na shpëtuan neve në shtëpitë e tyre. Nuk pati diferencë, ata u shpëtuan si nga myslimanët, ashtu dhe nga kristianët. Pa mirësinë dhe angazhimin e popullit shqiptar nuk do kisha mundësi t’iu flisja ju sot dhe të isha nëna e 4 fëmijëve dhe gjyshe e nipërve e mbesave”.

Filmit dokumentar Besa – Premtimi, i regjisorit kryesor Jason Williams është filmuar në Shqipëri, Bullgari, Izrael, dhe Shtetet e Bashkuara, filmi përmban rreth njëzet intervista me të mbijetuar dhe të shumë dëshmitarëve të tjerë. Dhe është shfaqur deri tanë në qytetet kryesore amerikane, si dhe në Europë, Angli, Belgjikë dhe Shqipëri.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: 5 maj, Beqir Sina, Filmi Besa, ne Los Angeles

GAFA- PER”TV CBS” CECENIA NDODHET NE SHQIPERI, KOSOVE A TURQI!

April 20, 2013 by dgreca

Autoritetet thanë se i dyshuari, i identifikuar më herët si Dzhokhar Tsarnaev, 19 vjeç,është kapur i gjallë. Presidenti Obama i bëri thirrje publikut të mos ngutet në nxjerrjen e përfundimeve për motivet e sulmit dhe të lejojë që hetimet të nxjerrin në pah të vërtetën./

Raport nga BEQIR SINA/

Watertown, Boston – Massachusetts: Policia e Bostonit njoftoi të premten në mbrëmje se ata kishin marrë “kujdestarinë” e të dyshuarit të dytë në shpërthimet në Maratonën e Bostonit. Megjithëse se njësitët speciale dukeshin në pikat strategjike ende në zonat gjithëpërfshirës të qytezës periferike të Boston, ku ai u kap i gjalë tha policia pas një kërkimi masivë që zgjati 24 0rë.

Autoritetet thanë se i dyshuari, i identifikuar më herët si Dzhokhar Tsarnaev, 19 vjeç, dhe që ishte një prej dy vëllezërve që besohet të kenë kryer sulmin e së hënës, nga i cili u vran tre persona mes tyre një fëmijë 68 vjeçarë dhe u plagosën 176 të tjerë.

Policia tha se njeriu që besohet të jetë i dyshuar në shpërthimet në maratonën Boston, u kap i gjallë në një motor-barkë në një oborr në një qytez periferike të Bostonit – Massachusetts.

Presidenti Barak Obama tha në një konferencë të shkurtër me gazetarët nga Shtëpia e Bardhë, se kapja e personit të dyshuar për shpërthimet në Maratonën e Bostonit mbyll atë që ai e cilësoi “një kapitull të rëndësishëm në këtë tragjedi”.

Presidenti Obama foli në Shtëpinë e Bardhë pak pasi forcat e rendit kapën 19-vjeçarin Dzhokhar Tsarnaev në Watertown të shtetit Masaçusets. Vëllai i tij u vra dje gjatë përpjekjeve për t’i shpëtuar policisë.

Presidenti tha se megjithëse mbeten shumë pyetje lidhur me këtë situatë, dy vëllezërit nuk e arritën qëllimin e tyre.

“Ajo që dimë është se çfarëdo axhende e urryer i shtyu këta individë drejt këtyre akteve të shëmtuara, ajo nuk do të triumfojë dhe nuk mund të triumfojë. Çfarëdo menduan ata që mund të arrinin, ata kanë dështuar. Ata dështuan pasi populli i Bostonit nuk pranon të trembet. Ata dështuan pasi amerikanët nuk pranojnë të terrorizohen”.

Presidenti Barack Obama, në komentet për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë mbrëmë tha se vendi nderon popullin e Bostonit dhe Masaçusetsit si dhe punonjësit e forcave të rendit për atë që e cilësoi një punë të shkëlqyer në këtë operacion. Presidenti tha se autorët e shpërthimit dështuan pasi amerikanët nuk pranojnë të terrorizohen.
Presidenti Obama i bëri thirrje publikut të mos ngutet në nxjerrjen e përfundimeve për motivet e sulmit dhe të lejojë që hetimet të nxjerrin në pah të vërtetën.

“Gafë” shumë e rëndë i televizionit amerikan CBS, me origjinën e dy vëllezërve Çeçenë Tsarnaev, duke i profilizuar ata sikur Çeçenia ndodhej në Shqipëri, Kosovë apo Turqi.

Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Shqipërisë në Washington dhe New York, duhet që të lëshojnë sa më parë në emër të qeverive të tyre një deklaratë për shtypin amerikan dhe përkatësisht televizionin CBS, për të sqaruar një “keqkumtim me mediat social” në lidhje me hetimin dhe profilin e dy të dyshuarave, për bombën në Maratonën e Bostonit ” ku u vranë tre vetë dhe u plagosën 176 të tjerë. Gazetari i CBS nga Bostoni tha se :” Dy vëllezërit muslimanë ishin me origjinë nga Çeçenia e cila është një vend Ballkanik që i bie të jetë në Kosovë, Shqipëri ose Turqi”.

“Shqipëria, Kosova dhe Çeçenia janë dy entitete shumë të ndryshme, dhe shtete shumë larg njeri tjetrit – Shqipëria dhe Kosovajanë dy vende në zemër të Evropës Qendrore; Çeçenia ështëpjesë e Federatës Ruse,” duhet të sqarohet CBS News dhe opinioni amerikan për këtë “gafë”. Presidenti Nishani ,Kryeminstri Berisha, kryeparlamentaria Topali, dhe Presidentia Atifete Jahjaga, Kryemnistri i Kosovës Thaqi, dhe kryeparlamentari Krasnqi, të gjithë liderit shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare, i “Shprehen ngushëllimet më të sinqerta në mesazhin e tyre për Presidentin Obama, duke theksuar se Shqipëria dhe Kosova janë miq të përhershëm dhe janë partner aktiv dhe të besueshëm i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.”

Policia e Bostonit ka njoftuar se i dyshuari i bombave në Maratonën e Bostonit është kapur i gjallë, duke i dhënë kështu fund gjuetisë masive, që futi në “shtetrrethim” kryeqendrën e Massachusetts, pas paralajmërimeve se personi i kërkuar mund të ishte i armatosur me eksplozivë.

Zyrtarë të zbatimit të ligjit thanë për CNN se autoritetet kanë konfirmuar identitetin e personit të arrestuar, është pikërisht 19-vjecari Dzhokar Tsarnaev, i cili ia mbathi shkëmbimit të zjarrit pak orë më parë në periferinë e Watertown-it, ku mbeti i vdekur vëllai i tij i madh, Tamerlan Tsarnaev, i kërkuari tjetër si përgjegjës i bombave që shpërthyen disa ditë më parë.

I riu Tsarnaev, sipas zyrtarëve, ishte në nevojë urgjente për kujdesin mjekësor, por nuk bëhet e ditur se për cfare ndihme konkretisht. Ai është transportuar me ambulancë nga vendngjarja. Pasi njoftoi në Twitter se i dyshuari ishte drejtuar për në paraburgim, policia e Bostonit shkroi në rrjetin social “U kap! Gjuetia përfundoi. Kërkimi rezultoi me sukses. Terrorit i erdhi fundi. Drejtësia fitoi. I dyshuari do të merret në pyetje”.

Arrestimi erdhi në më pak se 1 javë, pasi dy bomba shpërthyen pranë vijës së finish-it të Maratonës së Bostonit, duke shokuar kombin dhe duke lënë një qytet të tërë në ankth. Tsarnaev u rrethua gjatë orëve të vona të së premtes në një varkë në Watertown, në periferi të Bostonit.

Ngjarja “orë pas ore” sipas televizioneve amerikane:

Ora 8:45 : Televizonet amerikane raportuan se Policia kishte kapur gjallë të dyshuarin e dytë në shpërthimet e Maratonës së Bostonit, pas një operacioni të gjatë që zgjati rreth 24 orë. I dyshuari numër 2 Dzhokar Tsarnaev 19 vjeç u arrestua ne oren 8 e 45 në qytezën në Watertown, në periferi të Bostonit – Massachusetts.

Ora 06:45 : Televizionet amerikane lokale dhe kombëtare ndërprenë çdo program dhe në të quajturën “Breaking News” treguan fillmisht banorët e Bostonit që kishin dalur në rrugë duke thirrur “USA – USA – USA” dhe duartrokasin për lajmin e pas kapjes së të kërkuarit të dytë, njërit nga dy të dyshuarve të kërkuar në shpërthimet në maratonën e Bostonit më 19 prill 2013 në Watertown, Massachusetts.

Ora 6:30 : Një ekip transmetimi i CNN në vendngjarje, në qytezën Watertown, njoftoi se kishte dëgjuar rreth 24 të shtëna. Mendohet se 19-vjeçari i dyshuar ishte fshehur në një motorbarkë në kopshtin e shtëpisë së tij në Boston. CNN tha se ai besohet “të jetë i plagosur, por është i gjallë”, teksa policia ka hedhur gaz lotsjellës për ta detyruar atë të dalë.

Ora 06:10 : Asnjeri nuk e di se çfarë po ndodhë shumë afër një motor-barkë në oborrin e një shtëpie në qytezën ku ndodhet shtëpia në Watertown, Massachustess mbasi aty dyshohej se fshihej i dyshuari

Ora 05:48 : Një Televizion lokal tha se një ekip i shpëtimit nga forcat speciale u përpoqën për të folur me autorpolant me të dyshuarin Tsarnaev i cili thuhej se ishte fsheur në një motorbarkë, por ai “nuk ishte i përgjegjshëm për t’ju përgjigjur policisë”, e cila u tha se në se dorzohej vetë ai nuk do të terorizohej.

Ora 05:40 : CBS News dyshonte se Tsarnaev ishte i plagosur dhe kishte marrë plagë “serioze, dhe se mund të ishte në gjendje kritike”, pasi vuan nga plagët në qafë dhe këmbë, sipas një burimi anonim që kishte siguruar CBS News.

Ora 05:19 : Televizionet Amerikane njoftuan se Babai Tsarnaev Anzor, ishte thirruar të vinte dhe ti bënte thirrje të birit të dorzohej . Televiziont kan konfirmuar në këtë orë se ai mund të ishte gjatë rrugës për në Shtetet e Bashkuara, sipas të ABC News. Anzor Tsarnaev një ditë më parë e mohoi se djali i tij mund të jetë përgjegjës për shpërthimet maratonën e Bostonit, duke e quajtur djalin e tij të madh që u vra Dzhokhar “një engjëll i vërtetë”.

Ora 04:44 : Televizionet në mënyrë anonime thanë Tsarnaev në se kapet i gjallë do të dërgohet direkt në paraburgim edhe pse policia ka kërkuar një ambulancë në skenë. Policia nuk ka pranuar të bëjë komente.

Ora 04:15 : Hapje zjarri ishte raportuar në afërsi të një motor -barke, siç vuri në dukje një gazetar i NBC News.Një helikopter i policisë ishte shumë ulët me shtëpinë dhe motor – barkën duke përdorur një teknologji termike me Imazhe.

Ora 03:50 : Të gjitha televizionet amerikane ishin duke raportuar se policia dhe forcat SWAT ishin duke vepruar me shumë kujdes për shkak të mundësisë se i dyshuari ishte i veshur një jelek vetëvrasës dhe se motorr-barka mund të ketë një rezervuar të karburantit të plotë. Fox Boston, raportoi se një robot i policisë ishte dërguar dhe lëvizte me kujdes drejt motorr-barkës

Ora 01:33 Boston Globe raportoi se njerëzit të cilët shkuan për të punuar para se të gjendej i kërkuari mund të ktheheshin në shtëpi. Ata nuk kanë për të qëndruar në zyrat e gjatë bllokimit, deklaroi policia.

Ora 1:28 mbasdite Boston Globe, Polica ka vijuar të shpërndaj një koleksion të fotografive të personit numër 2 në kërkimin e sotmë.

Ora 11:47 Chuck Todd, reporteriNBC, tha se se “çdo qytetar ka marrë urdhesë sigurimi” Ndërkohë që Presidenti Obama ishte aktualisht në Shtëpinë e Bardhë, duke ndjekur nga zyra e tij aksionin për kapjen e personit numër 2.

Ora 10:54 Boston Globe raporton: “Policia e Shtetit:. Policë të armatosur rëndë SWAT në një taktikë të veçantë, u futën në kërkim në një zonë 20-blloqe në qytezën Watertown, e cila është një nga katër skenat e krimit”

Ora 10:50 Televizioni i New Yorkut, NY1, raporti se nje makinëqë mund të jetë njërit prej dyshuarve është gjetur, e braktisur pa ndonjë shenjë të veçantë.

Ora 10:45 Televizioni NBC raporton se “Forca të mëdha të trupave speciale SWAT, me mjetet e blinduara lëvizën ngadalë për të hyrë në shtëpinë e një të dyshuarit, ku mendohej se ai jetonte me familjen për shkak të shqetësimit, dhe se ajo shtëpi mund të jetë e bllokuar nga forcat speciale”.

Ora 10:15 Televizioni Al Jazeera tha në këtë orë se “Presidenti Obama ishte duke uinformuan nga drejtori i FBI-së dhe zyrtarë të Sigurisë Kombëtare”.

Ora 10:04 CNN me gazetarët e saj më të mirë raporton direkt nga terreni në Boston, i shoqëruar nga një skuadër e një makine të blinduar, dhe po i afrohej shtëpisë në Watertown, Massachustess mbasi aty dyshohej se fshihej i dyshuari

Ora 09:59 Boston Globe në këtë orë njoftoi se i dyshuari 2 mund të ketë veshur një jelek të mbushur me eksplosivë.

Ora 09:32 Policia e Bostonit në konferencë për gazetarët në terren tha se i dyshuari Dzhokhar Tsarnaev është për t’u konsideruar “i armatosurdhe i rrezikshëm”, dhe bëri thirrje qytetarëve të mbajnë foto e tij.

Ora 09:28 Departamenti i Transportit në Massachusetts ka thënë se të gjithë mjetet e transportit publik mbeten të pezulluara, për të mos krijuar kunfuzion me ndjekjen e të kërkuarit numër 2.

Ora 08:59 Raporton CNN se Logan International Airport ishte aktualisht i hapur dhe se ngritja dhe ulja e avionve dhe kontrolli i udhëtarëve po bëhej nën masa të sigurisë së lartë.

Ora 08:52 Një zyrtar i policisë së Bostonit paralajmëronmediat dhe të tjerët që në asnjë mënyrë të mos njoftojë pozicionet taktike të policisë dhe frocave speciale , pra të mos tregojnë asnjë nga lëvizjet e tyre.

Të gjitha televizionet me ngjarjen e Bostonit:

Televizionet amerikane në mëngjes thanë se Dy vëllezërit muslimanë ishin me origjinë nga Çeçenia dhe u vendosën 10 vjet më parë në Shtetet e Bashkuara. CNN raporton se i “dyshuari nr 2” ndodhet në periferi të Watertown-it, ku aktualisht ndodhen dhjetra policë të agjencive lokale, shtetërore dhe federale.

Tamerlan Tsarnaev ishte një boksier amator i peshave të rënda dhe shpresonte që një ditë të ishte pjesë e Ekipit Olimpik amerikan. Fotografi Johanes Hërn, që e kishte takuar, publikoi disa foto të tij. 26-vjeçari Tsarnaev e përshkruante veten si një musliman të devotshëm, që nuk pinte më alkool apo duhan.

Ai kishte treguar se nuk kishte asnjë mik amerikan, sepse nuk i kuptonte. Operacioni për kërkimin e 19-vjeçarit nisi në orët e vona të së enjtes, pas vrasjes së 26-vjeçarit Shon Kollier, polic, në godinën e Institutit të Teknologjisë së Masacusets.

Vëllezërit morën peng një makine taksie dhe më pas e lanë të lirë shoferin, i cili nuk kishte pësuar asnjë lëndim fizik. Policia ndoqi të dyshuarit, të cilët lëshuan bomba dhe shkëmbyen zjarr me policinë, që zgjati 10 minuta, ku mbeti i vrarë Tamerlan Tsarnaev.

Sipas raportimeve, ai mbante në trup një bombë artizanale, në momentin kur u qëllua. Dy vëllezërit dyshohen si autorë të sulmit me bomba, në afërsi të vijës së finish-it të Maratonës së Bostonit, ku humbën jetën tre persona dhe mbi 170 të tjerë u plagosën.

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, raport per terrorizmin ne Boston

ANILA JAHO, SURPRIZA NE TRIBECA FILM FESTIVAL

April 19, 2013 by dgreca

Artistja shqiptare Anila Jaho vjen me një surpizë në Tribeca Film Festival në New York/

Për herë të parë, është futur në konkurim edhe mikro-filmi, një kategori kjo e paparë ndonjëherë, për konkurrentët në Festivalin e Filmit në TriBeCa, që nisi sot, me shfaqjen e filmave 6-sekondësh. TriBeCa Film Festival, thotë se e ka realizuar këtë kategori filmi në bashkëpunim me aplikimin për iPhone Vine, e cila inicion këtë vit një traditë të re të filmit shumë të shkurtër dhe që mendohet se është një trend i së ardhmes./

 Nga BEQIR SINA/

NEW YORK CITY : Tribeca Film Festival (TFF) një nga festivalet më të njohura në SHBA, filloi sot në New York, për herë të dymbëdhjetë, ndërkohë që organizatorët e shënuan përvjetorin me një suprizë të re, e dalluar nga festivalet e mëparëshe.

Për herë të parë, është futur në konkurim edhe mikro-filmi, një kategori kjo e paparë ndonjëherë, për konkurrentët në Festivalin e Filmit në TriBeCa, që nisi sot, me shfaqjen e filmave 6-sekondësh. TriBeCa Film Festival, thotë se e ka realizuar këtë kategori filmi në bashkëpunim me aplikimin për iPhone Vine, e cila inicion këtë vit një traditë të re të filmit shumë të shkurtër.

Simbas informacioneve më të fundit thuhet se të shumtë kanë qenë ata që kanë krijuar filma 6-sekondësh përmes këtij aplikimi dhe i kanë dorëzuar në festiavlin e filimit TriBeCa në New York, për konkurrim, duke i dhënë vetes kënaqësinë e të qenit në pararojë të inovimit filmik, në sajë të teknologjisë.

Kësaj radhe suprizës së festivlit TriBeCa në New York, ndoshta u bë edhe artistja shqiptare, me banim të përherëshëm në SHBA, e këtij zhandrri me micro-filamt e animacionint, Anila Jaho – e cila është përzgjedhur të marrë pjesë në këtë festival me një filmë fare të shkurtër të titulluar ” “Lamb Creation” ose në shqip “Qengjë Krijimi ”

Në komunitetin shqiptarë të artistëve në New York, pjesmarrja e Anila Jahos është parë si ” një lajm i rëndësishëm, përzgjedhja në këtë teknologji të re edhe një artiste shqiptare e animacionint e cila është përzgjedhur të marrë pjesë në TriBeCa film festival.

Ne patëm rastin të flasim me artisten shqiptare, duke e pyetur atë “sesi ajo e ka pritë këtë “suprizë” ?

Anila thotë se sigurish lajmi për selektimin e micro-filmit “Lamb Creation – Qengjë Krijimi” për konkurimin zyrtar,pa dyshim që për mua ishte si i themi në shqiptarët;” si një rrufe në qiell të kaltër” pasi aplikova në
momentin e fundit dhe me shumë peripeci që janë normale për kategorinë e Iphone Vine micro-movies, që zhvillohet për herë të parë në TriBeCa film festival.

Ajo çuditet duke shtuar se kujt ia merrte mendja që do hynte në TriBeCa edhe një film i animuar i nisur nga një vizatim në kart-pecete……
Çfarë tregon kjo për Anilën dhe micro filmin e saj të animuar ?
Anila Jaho thotë se :”Amerika, është vendi ku t’i je vërtet e lirë të zgjedhësh rrugën tendë, përsa kohë je gati të sakrifikosh për të. Unë jam marë me pikturë dhe fotografi gjith jetën, ku mund të përmend fotografitë nga seti i filmint “Falja e Gjakut”, që janë përdorur gjerësisht në materilet publicitare të filmit. Por, Animacioni është pasioni im dhe ëndërra ime, është realizimi në Amerikë i një filmi të animuar me motive të përrallave të vjetra shqiptare. Kam vite, thotë ajo që po punoj për këtë projekt dhe mendoj që suksei i këtij filmi shumë të shkurtër – micro-movie, në TriBeCa film festival, do t’a zgjojë ndoshta komunitein e artistëve tanë, të kthej sytë edhe nga e ardhmja e fëmijve tanë në diasporë.

Ndërkohë, shton Jaho, për mua dhe im bir Lissus, ky është motivim esencial në gjith çka bëj dhe shumë nga projektet kan filluar si përralla për timi bir apo bazuar mbi vizatime e tij. Ska gjë më të bukru kur i ndan këto krijime me gjithë komunitein. Dhe, tashmë dua të theksojë se jam në process të aplikimeve për fonde për këtë film të ngjizur prej kohësh.
Pjesëmarrja dhe konkurimi i artistes shqiptare Anila Jaho, jo vetëm është një surpizë por ka edhe rëndësinë e vetë. Mbasi, si dihet TriBeCa film festival – është absolutisht festivali më i rëndësishëm i filmit në New York, që është krijuar nga Robert De Niro dhe Janë Rosenthal dhe këtë vit për herë të parë në 12 vjet konkurim, përfshihet kategoria e micro-movies, që është një trend i së ardhmes.

Anila Jaho thotë se :” Kjo është një kategori krejt krejt e re në këtë nivel festivalesh dhe te bënë krenar që të jesh nder të parat në Amerikë, që konkuron në këto nivele, dhe më lumturon mua bashkëshortin tim, dhe çdokend, dhe besoj edhe im bir, Lissus , ka se çfarë t’ju tregoj nesër shokëve në shkollë”.

Vine doli në janar të këtij viti i mundësuar nga rrjeti i shumëpërhapur social Twitter, shkruan Teodora Kokoneshi, duke shtuar se :” Në fazën fillestare në të cilën aplikimi ndodhet aktualisht, vetëm përdoruesit e platformës IOS kanë mundësi t’a përdorin atë. Google play, tregu i aplikimeve për platformën rivale Android ofron disa aplikacione për të parë Vine (Vine Viewer), por jo për të krijuar.

Por, sipas Kokoneshit, e cila jep shpjegime rreth kësaj teknologjie, duket se ky është ritmi me të cilin zhvillimet teknologjike po depertojnë në pëlhurën social-kulturore të botës së sotme globale. Ende kaq i ri, thotë ajo, Vine ka arritur të ketë një kategori të gjithën për vete në Festivalin e mirënjohur Ndërkombëtar të Filmit në New York – TriBeCa. Ku një ndër filmat konkurrente të përfshirë në listën e finalisteve vjen nga shqiptarja Anila Jaho.

Filmin shumë të shkurtër “Lamb Creation – Qengjë Krijimi” mund t’a shikoni faqen e Anila Jahos në Vine në linkun http://seenive.com/u/932420955219845120 . Ndërsa, për të parë më shumë konkurrente për çmimin e filmit 6-sekondësh në TriBeCa, thjesht rikërkoni në Twitter #6secfilms .

Kategoria e filmit 6-sekondësh do të ketë më shumë se një fitues duke qenë se për më tepër ajo ndahet në nën-kategori bazuar mbi llojin e filmit (historik, dramatic etj).

Filed Under: Kulture Tagged With: Anila jaho, Beqir Sina, Trebeca Film Festival

SHPERTHEN UZINA KIMIKE NE TEXAS- 15-20 TE VDEKUR, 165 TE PLAGOSUR

April 18, 2013 by dgreca

Fatkeqësia ka tërhequr vëmendjen e mediave në mbarë botën, si dhe ka marrë shprehjet e simpatisë dhe lutjet e personaliteteve dhe mbarë popujve të mbarë botës, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në viset e tyre. Papa Francis ka lëshuar një kërkesë online ku thuhet se : “Ju lutemi të bashkoheni me mua në lutjet tona për viktimat e shpërthimit në Teksas dhe familjet e tyre.”/

Raport sepcial nga New Yorku – Beqir SINA/

WACO – TEXAS : Shpërthimi në uzinën e prodhimit të plehrave kimike në Texas provokoi lëkundje të sipërfaqes së tokës me magnitudë 2.1 ballë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Mbi zonën e shpërthimit janë ndaluar të gjitha fluturimet në lartësi më pak se një kilometër.Zjarrin në vendin e shpërthimit nuk kanë arritur ta shuajnë ende. Zjarrfikësit nuk mund të punojnë dot me kapacitet të plotë për shkak të tymit toksik dhe erës së fortë. Përveç kësaj, ekziston edhe rreziku i një shpërthimi të dytë. Aty pranë ndodhet edhe një rezervuar tjetër i madh me plehraMirëpo ajo që ka ngjallur frikë është se nga temperatura e lartë që është krijuar, ka gjasa që një tjetër shpërthim mund të ndodhë në uzinën e prodhimit të plehrave kimike në afërsi të qytetit të Waco në Texas, kështu të paktën njoftoin kanalet televizive amerikane. Sipas të dhënave thuhet se, ekziston rreziku që në këtë objekt të shpërthejë edhe një tjetër konteiner(rezervuar) i madh me plehra kimike – Nitrat Amoni.Kështu që autoritetet vendore u bënë thirrje dhe po largojnë të gjithë njerëzit brenda rrezes prej një milje nga epiqendra e shpërthimit ata u urdhëruan të evakuohen. Në operacionin për evakuimin e njerëzve janë përfshirë 6 helikopterë dhe dhjetra automjete të ndihmës së shpejt përfshirë edhe automjetet e ushtarake të një baze në afërsi të Azotikut. Të lënduarit po dërgohen në tre spitale.

15 deri në 20 njerëz të konfirmuar, janë të vrarë në shpërthimin e Uzinës së plehrave kimike, por zyrtarët kan frikë se numëri i tyre mund të shtohet dhe të ketë të vdekur të tjerëNgjarja ndodhi sot here në mëngjes kur u dëgjuan shpërthime massive të një uzine azotiku në Perëndim, të Teksasit pranë qytetit Waco.
Sipas raporteve të para thuhet se nga shpërthimi masiv në një uzinë të plehrave kimike tronditi qytetin e Waco në veri perëndimim të Teksasit, duke shkaktuar viktima të shumta dhe duke lënë njerëzit e bllokuar dhe ndërtesat në zjarr.
Personeli i emergjencës së uzinës dhe zjarrëfiksit ishin të përgatitur për mundësinë e shpëtimit të dhjetra punëtorëve dhe banorëve që jetonin për rreth uzinës . Televizionet amerikane raportuan se shpërthimet masive nisën në orën 07:53 të darkës dhe mund të dëgjoheshin 45 milje larg – pra rreth 55 kilometra larg.
Edhe pse autoritetet konfirmuan se të paktën pesë deri në 15 njerëz kishin vdekur, pak para orës 05:00 të mëngjesit të sotëm ata thanë se numëri i të vdekurve mund të rritet, mbasi dei tash nuk kanë një numër në total zyrtar. Ata kanë thënë se ata presin për të gjetur trupa të tjerë mbasi janë forca të shumta që vazhdojnë për të kërkuar në këtë zonë.
Drejtori i emregjencaver EMS për zonën në Perëndimin e Teksasit, Dr George Smith, ka konfirmuar pas intervenimit të forcave të mbrojtjes kundra zjarrit 4 puntorë të tyre dhe dy nga personeli i emergjencës ishin vrarë nga shpërthimi, i cili ndodhi në uzinën West Co, e cila ndodhet rreth 80 milje në jug të Dallasit.
Smith tha se ai ende nuk mund të konfirmojë nëse ka edhe zjarrfikësë dhe dhe ndonjë oficer policie, tjetër të vdekur, të cilët kanë qenë të raportuar si të zhdukur.
Zyrtarët thanë se më shumë se 160 njerëz kishin qenë duke u trajtuar për lëndime në spitale të ndryshme, por ky numër mund të vazhdojë të rritet mbasi personeli i emergjecave është në kërkime emergjente për të mbijetuarit, duke kërkuarderi në orën 5 të mëngjesit
Një flakë e kishte shpërthyer më herët në fabrikë, dhe shpërthimi ndodhi ndërsa zjarrfikësit ishin duke u përpjekur për ta vënë atë nën kontroll.
“Ajo ishte një zjarr i vogël dhe pastaj u mbulua në nitrat amonit, ajo shpërtheu duke na kujtuar atë shpërthimin e bombës në Oklahoma City në 19 prill 1995,” tha Jason Shelton, një nëpunës në Hotel Best Western në Waco. “Unë jetoj rreth një apo dy kilometra prej uzinës , por shpërthimi tronditi fort derën time dhe dritaret e mia, ndërsa rrafshoi shtëpitë që ishin për rreth uzinës së Azotikut. ” tha ai.
Autoritetet nisën menjëherë evakuimin e banorëve të qytezës që ka 2600 banorë, duke përfshirë më shumë se 130 banorët të një shtëpi pleqsh aty pranë të dëmtuar rëndë nnga shpërthimi që kishte përhapur mbeturinat e saj nëpër një zonë të gjerë.
Anëtari i Këshillit të Qytetit Al Vanek tha se katër-blloqe nga zona përreth Azotikut, ku ishte edhe epiqendra e shpërthimit ishte “rrafëshuar” krejtësisht.”

Dëshmitarë të tjerë, thekson shtyi amerikan bëjnë krahasime me atë skenën që kanë parë në 19 prill të vitit 1995 bombës në Oklahoma City.

Autoritetet thanë se uzina prodhonte lëndë kimike të cilat janë materiale të ngjashme me atë që përdoret për të stimuluar bombë e njëjtë si ajo e Oklahomës në ndërtesën e FBI – Murrah Federal Building 18 vjetë më parë.
Ndërtesat për rreth uzinës thanë televizionet amerikane ishin të shumta në zjarr, duke përfshirë shtëpinë e pleqve azilin, dhe në një Shkollë të Mesme . Një dispeçer nga forcat emergjente bëri thirrje për ambulanca të tjera mbasi numëri i të lënduarve ishtë i madh, tha ai duke shtuar se : “Ne nuk kemi autoambulanact sa duhet mbasi kemi shumë të plagosur këtu.”tha ai
Dhe shtoi se gjithçka rreth uzinës kishte qenë e shembur, duke përfshirë një kompleks afër uzinës me 75 apartament dhe rreth 50 njësi që kishin qenë të shkatërruara.
“Kjo në anën tëtër të qytetit duket si një katastrofë,” tha Bill Manolakis. Dëshmitarët e përshkroin si një skenë kaotike.
Një qendër e përzgjedhur është ngritur në Perëndim të qytetit në mjediset e një Shkolle të Lartë, pasi personeli i urgjencës është i shqetësuar se tymi mund të përhapet dhe është i dëmshëm për banorët.
Manolakis tha se mbas katër orëve zjarri kryesore ishte vënë nën kontroll, por banorët u kërkuan të mbeten të mbyllur dhe të mos dalin në terren deri sa të vinë forcat e emergjencës, për shkak të kërcënimit të shpërthimeve të reja ose rrjedhjet e amoniakut nga rrënojat e uzinës.
Departamenti i Sigurisë Publike transportoi disa viktima në spitalet në Waco, e cila është rreth 20 kilometra në jug të Perëndimit të uzinës.
Glenn Robinson, shefi ekzekutiv i qendrës spitalore Hillcrest Baptist Medical Center në Waco, tha se spitali i tyre kishte marrë rreth 100 pacientë të cilët mbërritën me ambulanca dhe automjete private.
Ai tha se më shumë se 40 njerëz ishin në gjendje të rëndë, me lëndime që përfshijnë djegiet e rënda, kocka të thyera dhe çarje të mëdha në trup nga shpërthimet e fuqishme., duke shtuar se edhe pse disa njerëz ishin ende në kirurgji rreth oërs 01:30, të mesnatës “shumë prej tyre që tashmë janë trajtuar në spital dhe u dërguan në shtëpi.”
Të gjithë pacientët të cilët kishin ardhur në spital kishte mbijetuar, tha Robinson. Ambulancat nga mbarë Teksas Qendrore kishte ndihmuar transportin e pacientëve, dhe më shumë se 250 mjekët dhe infermieret janë përgjigjur rastit emergjentë.
Enti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara rapotoi se shpërthimi ka gjeneruar mjaft forcë për të u regjistruar si një tërmet me magnitudë 2.1 ballë.
Kryqi i Kuq Amerikan ka dërguar ekipe nga i gjithë rajoni dhe ishte duke punuar për të gjetur strehim për të shpërngulurit.
Bordi i Sigurisë Kimike në SHBA ka dërguar një ekip të madh hetimor në uzinën e përpunimit të pleherave kimike në Waco, , dhe Governatori i Teksasit Rick Perry dhe zyrtarët e lartë shtetërore janë duke monitoruar zhvillimet.
“Ne jemi … në mbledhjen e informacionit, si detaje që të dalim me konkluzione konkrete në lidhje me këtë incident,” tha ai. “Ne kemi mobilizuar edhe burimet shtetërore për të ndihmuar autoritetet lokale. Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin dhe përgjigjen e parë në vendngjarje. ”
Byroja e alkoolit, duhanit, Armëve të Zjarrit dhe eksplozivët do të hetojnë incidentin, por zyrtarët kanë theksuar se ata nuk kanë vendosur nëse incidenti ishte një gabim njerëzorë, apo një aksident industrial. Megjithatë, autoritetet kanë thënë se ata do të trajtojnë zonën e shpërthimit, si një skenë e krimit derisa ata kanë për të përcaktuar shkakun e shpërthimit”, tha Governatori i Teksasit Rick Perry
Fatkeqësia ka tërhequr vëmendjen e mediave në mbarë botën, si dhe ka marrë shprehjet e simpatisë dhe lutjet e personaliteteve dhe mbarë popujve të mbarë botës, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në viset e tyre. Papa Francis ka lëshuar një kërkesë online ku thuhet se : “Ju lutemi të bashkoheni me mua në lutjet tona për viktimat e shpërthimit në Teksas dhe familjet e tyre.”

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, e uzines kimike, ne Texas, per shperthimin, raport

KOMUNITET- NDERROI JETE NE NEW YORK SADIK RUGOVA

April 15, 2013 by dgreca

Nga Beqir Sina/

YONKERS NY : Qindra vetë të pikëlluar e përcollën për në banesën e fundit në varrezat qytetare “Kensico Cementary” Vallhala – Yonkers, NY, Sadik Ramë Rugovën, i cili u nda nga jeta në moshën 72 vjeçare. Ceremoni mortore u zhvillua në shtëpinë mortore F. Ruggiero & Sons, Inc. Funeral Home Yonkers. Ndërkohë, që në shenjë respekti për ti dhënë lamtumirën e fundit, erdhën dhe figura të shquara të komunitetit, veprimtarë të dalluar si dhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë në Nju Jork.

Imam Rifat Halili, nga Xhamia e shqiptarëve në Garfield, kreu të gjitha shërbimet fetare sipas zakoneve të fesë muslimane, dhe mbajti me këtë rast një liturgji të thukët fetare.

Arkivoli me trupin e tij, ishte i mbuluar nga një numër i madh i kurorave me lule të freskëta, dhe i rethuar në të dy anët nga anëtarët e familjes, që prisnin e përcillnin vargun e gjatë të njerëzve që kishin ardhur t’i jepnin lamtumirën e fundit dhe ndanin së bashku hidhërimin.

Kortezhi i madh i njërëzve për në banesën e fundit u shoqëruar edhe nga makinat e policisë së prefekturës së Yonkersit, dhe makinat e trupave të poliicisë shtetërore, deri në në varrezat qytetare “Kensico Cementary” Vallhala – Yonkers, NY, ku ju dha edhe lamtumira e fundit.

Për jetën dhe veprën e Sadik Ramë Rugovës, një fjalë rasti(nekrologji) mbajtën Vesel dhe Riza Rugova .

Sadik Ramë Rugova, u lind më 20 tetor 1940 në fshatin Hakaj treva e Plavë – Gucisë, ku mori edhe njohurit e para shkollore në vendlindjen e tij.

Ai lindi para 72 vjetëve në fshatin Hakaj të Malsisë së Plavës e Gucisë, një fshat ky i cili bënë pjesë në grup fshatrat e kësaj treve, e cila i ka dhënë aq shumë histrorisë sonë kombëtare në luftën shekullore për liri të shqiptarëve.

Sadiku është një nga pinjollët i një familje bujare, dhe me tradita të njohura kombëtare, ku patriotizmi dhe atdhedashuria e mbajti gjallë qënëjen e tyre shqiptare. Ai ishte trashgëmtari i Ramë Rugovës, i cili njihet në këto anë si njeri i burrërisë, bujaririsë dhe trimërisë, sa herë që e lypën nevojat e kohës, për të lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kësaj ane, e cila është e dalluar për luftëtar trima, njerëz të mençur dhe të denjë në mbrojtjen e tokave shqiptare, në këtë trevë, që ka qenë gjithmonë djepi i trimërisë dhe patriotizmit.

Traditë, kjo, që u përcoll më pasë edhe nga trashgimtarët e tyre, e ndër ta edhe tek Sadik Ramë Rugova, i cili i kishte vënë detyrë vetes dhe familjes së tij: “për të ruajtur amanetin e të parëve dhe për të ecur gjurmëve të nderit e traditës, për të pasë peshë fjala dhe besa e dhënë”

Në vitin 1971 mbasi jeta e tij në trevat shqiptare nën ish jugosllavi ishte bërë e padurueshme për shqiptarët, për shkak të shtypjes dhe represionit që ndiqte atëhere, regjimi sllavo – komunistë, ndaj shqiptarëve në këto treva, me qëllim spastrimin e shqiptarëve, Sadik Ramë Rugova i detyruar lëshon vendlindjen e tij, së bashku me gruan dhe tre fëmijët Manja, Nimani dhe Isufi.

Përkohësisht qëndroi në kampet e refugjatëve në Itali, derisa në vitin 1974 emigroi në SHBA, ku i lindi edhe një fëmijë, vajza e tij Zoja.

Në SHBA, erdhi së bashku më vëllan Mustafën dhe gjeti mbështetjen e Adem Çelës, një mik i tij – nga këto anë, i cili ishte bërë atëhere garanci për emigrimin e tyre, ashtu si ishte bërë më parë edhe për dhjetra familje të tjera shqiptare, të cilat emigruan në Amerikë, nga këto anë dhe e gjetën një “derë të hapur dhe zemër madhe”.

Sadiku emigroi për në SHBA, në vitin 1971, me mendimin të qëndrimit të përkohëshëm dhe se një ditë do të kthehej përsëri në vendlindjen e tij që e donte aq shumë. Por ashtu si mijëra bashkëatdhetar të tjerë, edhe për të, “ndodhi ajo që ndodh” me të gjithë emigrantët, përkundrejt dëshirës dhe vullnetit, u vendos për të mos u “kthyer” më, nga vëndi i ëndërrave, lirisë, dhe shpresave ; në SHBA, me mëndje dhe zëmer gjithmon kah vendlindja e vet – në Hakaj të Malcisë së Plavë e Gucisë, në Kosovën martire.

Në Nju Jork, menjëher ra në kontakt me veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare, patriot e nacionalistë të flakët të çështjes kombëtare, duke pas si ideal të tyre, vetëm një gjë: lirinë, çilrimin dhe pavarësisë e Kosovës, të drejtat e shqiptarëve nën okupimin sllavo – komunist të ish Jugosllavisë.

Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë, gjatë asaj kohe, edhe Sadik Ramë Rugova, që panë Shqipërinë si vendin Nënë! ishte shumë i lidhur me Shqipërinë. Aktiviteti dhe veprimtaria e tij shtrihet menjëher në SHBA, në organizatën e njohur në emigracion në atë kohë, atë të vëllezërve Gërvalla, e cila i priu luftës dhe përpjekjeve që bënë shqiptarët në diasporë kundra sundimit të egër sllavo – komunistë të Sërbisë, dhe veglave të tyre në mërgim.

Në SHBA, ishte pranë gjithë Shqipëtarëve në festat kombëtare, tubmi, dhe demostrat, përpjekjet e shqiptarve të Amerikës, rrugve dhe shesheve në Washington dhe New York, aty ku bëhej lufta dhe shtoheshin përpjeket e shqiptarëve të Amerikës, në qëndresën e fortë, dhe mbajtën gjallë të frymës tonë kombëtare.

Ai punojë shumë dhe u bë i sukseshëm në biznes, si tillë u bë shëmbull për bashkëatdhetarët, e tjerë, ku ai shpesh herë ishte strehë e njerëzve në nevojë. Ai ka qenë gjithmon aktivist dhe veprimtar i dalluar në organizmin dhe financimin e shumë aktiviteteve, deri sa më në fund i lumtur e krenar ndjeju gëzimin më të madh të jetës së tij, kur e pa Kosovën të lirë e të pavarur.

Kosova e lirë dhe e pavarur ka qenë gëzimi më i madh i jetës së tij, sa që gjithmonë thoshte “Tash edhe me vdek me duket si me le”, mbasi Kosovën e kemi pa shkajun nbi krye

Sadik Ramë Rugova, i rezistoi dhe përballoi të gjitha vështërsit e jetës, ashtu siç është dhe vetë jeta e emigrantit dhe banorëve të këtyre anëve. Por, ai u shqua edhe për ndershmëri, punë , djersë dhe një përkushtim të pashoq për familjen dhe vendin e tij – atdheun e tij Shqipërinë e Kosovën.

Ai ndërtoi një jetë të mirë për vete dhe familjen e tij duke lënë trashgmninë e tij të lumtur dhe krenar për veprën e babait të tyre, i cili nuk kurrsej asgjë, për familjen, kombin dhe Kosovën që e donte aq shumë.

Sadiku, ishte familjar i devotëshëm duke lënë pas vetit një familje me traditat më të bukura shqiptare, me edukat të lartë dhe të shkolluar, veprimtar të çështjes shqiptare, biznesmen të susksesshëm. Duke e përmbyllyr kështu edhe kaptinën e jetës së tij të suksesshëme; si një shembull i mirë edhe për brezat që do të vijnë.

Dekada e fundit ishte më e vështira e jetës së tij – mbasi vuajti nga një sëmundje e gjatë dhe e pashërueshme. Në moshën 72 vjeç, Sadik Ramë Rugova, i rrethuar nga gruaja e tij, katër fëmijët, plot nipa e mbesa, dashamirë dhe miq të familjes, mbylli syt një erë e përgjithmonë.

Kurse, të shtunën në mesdrekë, anëtarët e familjes Rugova, mbarë farefisi i tij, miq, shok dhe dashamirë të familjes Rugova në SHBA, qindra vetë nga të gjitha trevat erdhën të pikëlluar dhe e përcollën sipas zakoneve tona për në banesën e fundit për në amshim në varrezat qytetare “Kensico Cementary” Vallhala – Yonkers, New York.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, nderroi jete, ne New York, Sadik Rugova, Yonkers

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 80
  • 81
  • 82
  • 83
  • 84
  • …
  • 96
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT