
Nga Hazir Mehmeti /

Çmallje me vepra në sallën e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani“ në Prishtinë, e pritur dy vjet. Ata që ishin edhe herëve tjera ndjenë peshën e kohës me gjithë valët e saj, kokëfortësinë e saj në ecje. Vapë! Hyrje dalje në kërkim të freskisë së ngulfatur në gushtin e rrezeve nuk ndalej. As klimrregullatori! Ballinat e veprave mbi tryezën përballë publikut shtoheshin të përcjella me rrëzime e shtyrje majtas djathtas. Rendi e YNË e donte! Kryetari i ardhur nga Parisi i kulturës dhe bukurisë, me Zemër Dardani foli me gjuhën e Rilindësve në porosinë jetike: Letrat shqipe, historia, kultura, gjeografia dhe matematika e Atdheut kërkohet të jenë në shkrimet tuaja! E çka tjetër! Mos ndërro Temë! Është e tëra freski Moteve Shqiptare, pa pasur nevojë për ajrin e ndotur epidemie, më shumë se aq, mbi epideminë shpirtërore e mbjell nga dogma e dogmatët. Shërbesa e huaj gërryen, gërryen! Hija e Gërmadhës në emër të Zotit, sfidon mbi nëntëdhjetë e nëntë plisat e Pjetër Bogdanit! Vapë e hije! Hije e vapë! Mërgimtaret me trastën e mbushur mall në shpirte e shkronja qëndrojnë, nuk heshtin.
Jemi dheu,
Jemi djerësa,
Jemi guri,
gjaku i këtij dheu!
Dje, Sot, Nesër!