PERKUJTOHET NE TIRANE, BUDAPEST DHE BRATISLAVE 100 VJETORI I LINDJES SE MBRETERESHES GERALDIN
TIRANE: Në kuadrin e aktiviteteve të zhvilluara me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Mbretëreshës shqiptare Geralidinë , dje është inaguruar Memoriali kushtuar asaj në Bratislav – Sllovaki, ndërkaq, njofton oborri mbretëror në rrjetin social facebook duke shtuar se aktivitet për shënimin e 100 vjetorit të lindjes së Mbretëreshës Geraldinë, janë mbajtur dje edhe në Tiranë, e Budapest – Hungari.
Të enjten me datën 6 gusht në ora 18:30, në Bratislavë – Sllovaki përveç inaugurimit të Memorialit, ka pasur edhe një sërë aktivitetesh të tjera për të shënuar 100 vjetorin e lindjes së Trëndafilit të Bardhë të Hungarisë.
Aktivitetet në Bratislavë janë të organizuara nga Shoqata Kulturore Hungareze, në qendrën kulturore Appony dhe kan vazhduar me një vizitë në Kalanë dhe bibliotekën e saj të famshme. Pastaj në ora 17:00, në Dolne Obodkovce / Alsóbodok, është mbajt mesha në Kishën Baptiste Shën Gjon, ndërsa në mbrëmje është mbajt një prezantim i jetës së Mbretëreshës Geraldine Appony ku ka folur historiani i njohur Sllovak Sandor Feher.
Po ashtu në Tiranë, në po këtë datë Mauzoleumi Mbretëror ka qenë j i hapur për vizita, kurse në orën mbrëmje është mbajt një meshë e veçantë për Mbretëreshën Geraldinë e cila është mbajt në Katedralen e Tiranës e Shën Palit.
Ndërsa muajin e ardhshëm, pra me 8 shtator, autorja Josephine Dedet do të prezantojë librin e saj bibliografik të sapo botuar ne gjuhen hungareze “Geraldina- Mbretëresha e shqiptarëve”, nga Shtëpia botuese “Europa Köntvkiadó” në Budapest, Hungari – Më 06 gusht 2015, në orën 11 para dite, shkruan sot në statusin e tij në facebook Xhovalin Z. Kaçorri, një numër bashkatdhetarësh nga rrethe të ndryshme të vendit, vendosën kurora dhe buqeta me lule, në mauzoleumin e familjes Mbretërore.
Ky peligrinazh – simbas tij u bë në kuadrin e 100 vjetorit të Ai thotë se për të nderuar kujtimin e saj, kishin ardhur edhe përfaqësues të Ambasadës Hungareze, nga të cilët njëri prej tyre, përshëdeti si përfaqësues i vendlindjes së Mretëreshës Geraldinë, bijë e familjes fisnike Aponi.
Duke postuar edhe një fotografi në statusin e tij – Kaçorri, tregon se të pranishmit, me kënaqësi shtërnguan duart dhe ndoqën me vëmendje fjalën falenderuese, që mbajti Princ Leka, për nderimin që i bënë Mbretëreshës Geraldine, me pjesëmarrjen e tyre të pranishmit.
Në fund të gjithë u ftuam nga Princ Leka, shkruan ai ne status në një lokal aty pranë dhe u qerasëm me pije freskuese e kafe:” Aty Princi në shoqërim të Princeshës Elia Zaharia dhe Prindërve të saj, Yllka Muja dhe Gjergj Zaharia, biseduan miqësisht me pjesëmarrësit. Në fund u shpërndamë, duke marrë me vete mbresa të këndshme, të një pritje njerëzore me shije fisnike që dinë të dhurojnë familjet e këtyre rrëngjeve”./B.SINA/