• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BRUKSELI I PËRGJAKUR DHE ARDHMËRIA E SIGURISË

March 23, 2016 by dgreca

NGA Asllan BUSHATI/

Ajo që ndodhi në Bruksel më 22 Mars 2016, përkon me dy ngjarje të cilat janë: festa e pashkëve e vitit 2016, dhe  arrestimi para disa ditësh i terroristit më të kërkuar në botë Salah Abdesalam. Ngjarja ishte një makabritet që përloti  botën e qytetruar e të civilizuar dhe i detyroi qeveritë e vendeve kryesore perendimore të ngrenë shkallën e sigurisë në nivelin më të lartë të mundëshëm  vecanërisht në metropolet e mëdha .

Televizionet e gjithë botës, radiot, portalet ,gazetat dhe mjetet e komunikimit elektronik, përcollën para gjithkujt tëmerret e sulmeve  terroriste. Deri  në këtë moment raportohet për 37 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur,( të dhëna këto jo zyrtare), por që mund të përkeqësohen në orët në vazhdim. Sulmi  i sotëm erdhi jo aq pa pritur,  duke patur parasyshë  goditjet që  kishin ndodhur në Londër, Paris, Stamboll, Ankara etj. Këtë vepër (një nga më të shëmtuarat e këtyre dy dekadave të  shekullin 21), e mori përsipër ISIS, një monstër shtet, që përpiqet  t’i  imponohet gjithë botës e vecanërisht botës perendimore  dhe ta trasferojë konfliktin nga rajoni  Irak- Siri në Europë e më gjërë.

Pyetja shtrohet pse ISIS   zgjodhi si objekt sulmi Brukselin? Kjo gjë mendoj se vlen të shikohet nga disa kënde shikimi. Njera nga më  kryesoret është ajo se, Brukseli perfaqson Europën. Ai është në një farë mënyre kryeqyteti i kontinentit të vjetër dhe pothuaj tërësisht kristian. Atje janë institucionet kryesore të Bashkimit Europian(BE), aty është NATO-ja dhe  aty janë vendim marrësit  politico-ekonomik. Pra, pas Mbretërisë  Bashkuar(Anglisë) ,Francës dhe Turqisë, të goditura vec e vec  më parë, ISIS i tha Europës se po të godas pikërisht atje ku është truri vendim marrës. Kështu vendimi për sulm gjykoj se   nuk është marrë nga disa halabakë të lagjes Molenbek të Brukselit, por nga udhëheqësit më të lartë të  ISIS-it. Po ceshtja shtrohet : pse para Ditës së Pashkëve? Mendoj se liderët e ISIS thonë me vehte  se perendimorëve kristianë s’duhet tua  lejojmë ta festojnë  me gëzim festën e tyre më të madhe fetare të këtij viti.  Pra është edhe pjesë e luftës vjetër  fetare ku sipas vizionit të tyre (ISIS)  përjashtohet bashkë ekzistenca dhe harmonia ndërfetare botrore. Pra bota duhet të jetë vetëm islame dhe cdo gjë tjetër është e përjashtuar.

Po pse disa ditë pas arrestimit të Salah Abdesalam? Në gjykimin tim,  politikbërësit e ISIS-it mendojnë se terroristi Abdesalam mund të qulloset  e të flas  dhe duke e bërë një gjë të tillë, do të prish shumë punë dhe ndoshta do të shkatërroj gjithë planet goditëse të parashikuara për veprim. Nga ky kënd shikimi,  sulmi mbi Bruksel duhet të jetë bërë  nga struktura jashtë njohurive të Abdesalamit ose një veprim i tillë eshtë shpejtuar para dekonspirimit planeve nga ana e tij.

Vec  sa më lart,Brukseli si qytet ,ka afërsisht 25 përqind musliman. Ata janë emigrant  të ardhur  para shumë vitesh nga vendet arabe, magrebi, turq, shqiptar etj. Të cilët kanë punuar fort, kanë ushqyer familjet e tyre , kanë lënë gjurmë në ndërtimin e veprave të mëdha në Bruksel , duke bërë kryesisht punë të rënda, por kanë ruajtur zakonet e traditat e tyre dhe në harmoni e respekt fetar për njeri tjetrin. Fëmijët e tyre kanë lindur në Belgjikë, janë shkolluar atje, por shumë prej tyre sot  janë të pa punë sepse ata nuk preferojnë të bëjnë punë të rëndomta si prindërit e tyre, dhe ndiehen të deskriminuar duke mos qenë të përfaqësuar në shtresat e larta të shoqërisë belge. Ata ndoshta e quajnë veten pjesë e harruar  e kryeqytetit belg dhe kanë prirjen të bashkohen me ekstremistët e origjinës prindërore. Por edhe emigrant e kohëve të fundit nga Siria, Iraku, Libia, Afrika Sahariane etj, duke patur në përbërje të tyre shumë antar të ISIS( thuhet gati 6000),të cilët kanë ndikime të dukëshme negative tek disa të rinj mendje lehtë e të pa formuar. Vecanërisht lagja  Molenbek  e Brukselit ka qenë prej disa vitëesh (dhe aq më shumë sot) ,si Harlemi i NY shumë viteve më parë, ku thuhej: (Night time police go back- që do të thotë natën policë këthehuni mbrapsh), pra këtu nuk ka vend për ju, se këtë pjesë e drejtojnë bandat që urdhërohen prej nesh.

Një aspect tjetër është ai se,  ky grup i  Molenbekut organizoi dhe  kreu  sulmin mbi Francë. Pra dihej grupi, numuri i pjesëmarrësve, emrat, adresat dhe aktiviteti i tyre e megjithatë ai sulmoi dhe Brukselin duke i gjetur të pa përgatitur (ose ndoshta te konsumuara) forcat e sigurisë së këtij vendi. Kjo mefshtësi ose thënë thjeshtë pa aftësi, u duk edhe në kontrollin  në hyrje të aeroportit por edhe pasi sulmi ndodhi. Kishte amulli dhe shteti nuk qe në gjendje tu ofronte ndihmen e menjëherëshme viktimave dhe të plagosurve.U harru përvoja se kur ndodh nje sulm terrorist,pritet një tjetër më i fuqishëm sic ndodhi në Metro gati pas një ore. Këtu ndoshta nuk është vendi dhe moment i duhur  për të bërë vrejte, por po përpiqem ta shikoj propblemin nga shumë kënde shikimi.

Nga kjo  tragjedi e Brukselit, më e rëndësishmja është  se mirë se kjo ndodhi ,por c’opsione kemi për të ardhmen në fushë e sigurisë, sepse qëllimi i terrorizmit është të mbjellë terror? Për të patur një përgjigje  të menduar për këtë pyetje, kalimthi duhet ti kthehemi përvojës që na jep historia e luftrave dhe ajo e artit ushtarak . Lufta e Dytë Botrore (LDB)përfundoi më 9 maj 1945 me mundjen e nazi-fashizmit. Por një nga veprimtaritë e suksesëshme të saj ka qenë  aktiviteti i fortë veprues në prapavijat e kundërshtarit, duke goditur elementët strategjik që e dobsonin  ushtarakisht dhe moralisht kundërshtarin. Terrorizmi i sotëm e ka vëvë këtë  përvojë të LDB-së në plan të parë dhe po e adapton me sukses në kushtet e sotme. Afërsisht e njejta skemë ka vepruar edhe në kohën e Luftës së Ftohtë(LF), ku agjenturat (sherbimet sekrete), satelitët,mjetet e suverjimit, vepronin në teritoret e kundërshtarit, ku njiheshin me armatimet e reja, sasinë dhe cilësinë e arëve, municioneve, objektet strategjike, përgatitjen  e trupave dhe aftësinë drejtuese të shtabeve e deri tek piksimi i strategjistëve (skifterëve) të kundërshtarit. Po kështu po veprojnë edhe planifikuesit e zbatuesit e terrorizmit të sotëm të isis-it.

Një risi në fushën e terrorizmit të sotëm  është edhe përgatija e” njeriut bombë”, ku në frymën e fesë dhe në bashkëpunim me kriminelët disa të rinj vetvishen me lëndë plasese duke u bërë armë vrasese për të tjerët. Vetëm në Bruksel ka mbi 300 xhami (3 prej të cilave shqiptare). Atje publikisht  predikohet kurani,  që s’ka sgjë të përbashkët me terrorizmin, sepse ne themel ai ka paqen e mirësinë. Por prapa xhamive dhe  besimtarëve të paformuar, qëndrojnë kriminelët ,të cilët këtë kontigjent e përpunojnë më tej jashtë institucioneve fetare duke e bërë mish për top për interesat e ISIS-it e duke u thënë se ju do të jeni heronjt e  islamit dhe do të priteni në botën e përtejme me lule, dekorata dhe si heronj të vërtetë. Prandaj asgjësoni të krishterët dhe të pa fetë, se feja e vetme   që duhet të sundojë botën është islami dhe vetëm islami.

Ky kontigjent kriminelësh, vepron me qëllim për të realizuar një përplase kulturash dhe identitetesh, në radhë të parë midis feve islame e krishtere, por edhe midis kulturave perendimore e lindore. Me këtë dhe me veprimet terroriste  ne perendim, don  të largojë vemendjen  nga humjet e rënda të pësuara në fushbetejë dhe  përgjegjësia  që ka për humbjen e  luftës (sepse ka humbur gati gjysmën e teritorit). Megjithatë, këto kriminelë duke përdorur plumba porcelain dhe plastic, duke future gozhdë, bullona,dado, sfera etj me mbështjellje plastike, ka mundur të kalojë shumë post-bloqe e pika kalimi pa u diktuar .Me përdorimin e taktikave dhe të municioneve  të mësipërme, ka kryer deri tani 75 aksione terroriste, ka vrarë 1280 njerëz të pafajshëm (përfshi shumë gra e fëmujë) dhe ka plagosur 1770 vetë.

Ky është një realitet me të cilin bota e qytetëruar duhet të balafaqohet. ISIS nuk asgjësohet vetëm me përdorimin e sulmeve nga ajri. Përdorimi  trupave toksore, mendoj se është domosdoshmëri. Sa më shumë ti jepet kohë ISIS-it, aq më e kushtueshme  do të bëhet fitorja. Bashar El Asadi sygjeroj senuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë aleat në veprimtarinë e ardhëshme. Kur lufta të përfundojë duhet të mendohet krijimi i shtetit të Kurdistanit. Pasi të vendoset rendi e qetësia në tre shtetëshin Irak-Siri-Kurdistan, të mundësohet rikthimi i refugjatëve në vendet e tyre. Pas këthimit të refugjatëve duhet të dalin para gjyqit të gjithë bashkpuntorët e ISIS-it në Europë e më gjërë, sic u be ne mbarim te LDB-se.

Duhet të pranohet hapur dështimi i Europës në politikat e bashkpunimit për ceshtjen e refugjatëve.Dhe para se ajo të ndërmarrë veprime( ndoshta më të gabuarat) për prishjen e marrveshjes së Shengenit për lëvizjen e lirë, të shtërngojë radhët e të futet në luftën frontale kundër ISIS-it dhe së bashku me partnerët ta fitojë atë pa kosto të madhe.

Dhe së fundi, lufta e ardhëshme kundër terrorizmit (ndoshta 10 vjecare), mendoj se  nuk do të jetë luftë frontale, por subversive, me përfshirjen e shumë shërbime inteligjente. Raporti i forcave nuk do të jetë si ai klasik, por ballafaqim njerëzish dhe aparaturash inteligjente.Investimi në fushën e sigurisë nuk është i tepërt edhe në se lihet dicka mangut në një sferë thetër të jetës.Kjo do të jetë përgjigja më e mirë për të rënët dhe të dëmtuarit nga terrorizmi në Londer, Paris, Bruksel,Stamboll, Ankara etj.

 

 

Filed Under: Editorial Tagged With: BRUKSELI I PËRGJAKUR DH, E ARDHMËRIA E SIGURISË

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT