KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NË ILLINOIS PËRKRAH DEKLARATËN E PËRBASHKËT TË PARTIVE SHQIPTARE PËR PLATFORMËN SHQIPTARE/
Në një deklaratë që gazeta Dielli ka marrë nga kryetari i Komunitetit Shqiptar në Illinois, z. Bujar Breznica, përcillet informacioni i takimit të organizatave të atjeshme me 9 Mars 2017, ku është diskutuar situata paszgjedhore në Maqedoni dhe deklarata e partive e shqiptare për Platformën shqiptare: Më datë 9 Mars 2017 Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois me seli në Chicago mbajti mbledhje të jashtëzakonshme ku morën pjesë të gjithë kryetarët e shoqatave dhe asociacioneve politiko-shoqërore që veprojnë në këtë shtet të Amerikës. Në këtë mbledhje tema e ditës ishte analiza e situatës aktuale të krijuar pas zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë. Pas shumë diskutimeve, Kryesia e komunitetit lëshon këtë deklaratë:
DEKLARATË
Kryesia e Komunitetit vendosi unanimisht të përkrahet Deklarata e Përbashkët e Partive Shqiptare e njohur edhe si Platforma Shqiptare. Përshendesim këtë akt të bashkimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni, e njekohësisht falenderojmë angazhimin institucional të dy shteteve shqiptare në Ballkan të cilët në këtë moment të duhur dhe delikat kanë dhënë një kontribut të rëndesishëm e historik në përkrahje të kërkesave për zgjidhjen e çeshtjes shqiptare në Maqedoni.
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan jo vetëm që perkrah po insiston me këmbëngulje në realizimin e plotë të kërkesave të përmbledhura në Platformen Shqiptare. Jemi te bindur se subjektet politike shqiptare do të kenë parasysh që veprimet e tyre në të kaluar kane qene e tani janë një nga shkaqet e situatës aktuale, prandaj luten që kjo Platformë që bashkoj faktorin shqiptar edhe të realizohet plotësisht që të parandalohet defaktorizimi i shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni. Komuniteti gjithashtu kërkon konkretizimin e konceptit të Tryezës sipas Platformës Shqiptare. Ky mekanizëm do të mundësoje vazhdimësinë, bashkëpunimin dhe mbikqyrjen e realizimit të Platformës sipas kërkesave të kohës dhe rrethanave në të ardhme.
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois me seli në Chicago, me kohë ka krijuar marëdhenie të shkëlqyeshme me administratat Amerikane, duke perkrahur politikisht dhe financiarisht luftën e Kosovës dhe atë të 2001 në Maqedoni. Prandaj zotohemi se komuniteti këtu e kudo në Amerikë do të aktivizojë mekanizmat e vet lidhur me perkrahjen e pakursyeshme të kërkesave të Shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Ne do vazhdojmë të përcjellim me vëmendje zhvillimet në Maqedoni dhe në rajon e ne bazë të ndryshimit të rrethanave do merren edhe vendimet e ardhshme. Ftojmë antarët të ruajne gjakftohtësinë, mos bien në provokime të ulta dhe të qëndrojnë vigjilent.
Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois
përcjellim me vëmendje zhvillimet në Maqedoni dhe në rajon e ne bazë të ndryshimit të rrethanave do merren edhe vendimet e ardhshme. Ftojmë antarët të ruajne gjakftohtësinë, mos bien në provokime të ulta dhe të qëndrojnë vigjilent.
Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois
Kryetari Bujar Breznica