“Zgjedhjet në SHBA janë akoma disa muaj larg, por një qytet në Shqipëri ka vendosur të ngrejë një monument për Hillary Clinton”.
Kështu ironizon Russia Today, teksa raporton se qyteti turistik i Sarandës i ka ngritur një monument kandidates demokrate për presidente e SHBA.
Shqiptarët kanë ngritur statuja për presidentë amerikanë, por kjo është hera e parë që i ngrihet statujë një kandidati për president, raporton RT.
Shumë komentues thonë poshtë videos së postuar nga RT se kjo është gjëja më e çuditshme që kanë dëgjuar.
“Nuk kanë gjë tjetër për të bërë shqiptarët,” shkruan dikush.
Megjithatë Jessica Rightmayer, një turiste amerikane që ishte në Sarandë në ato momente, qau kur u luajt himni amerikan.
“Mendoj se është një monument i bukur dhe i ngjan,” tha ajo për Reuters.
Skulptori Idriz Balani tha se ka përdorur tre foto për të krijuar këtë punim.