2 PRILLI APEL QËNDRESE PËR KAUZËN KOMBTARE
–ÇADRA SI SIMBOL I SHTËPISË SË LIRISË, DHE I SHQIPËRISË SË NESËRME EVROPIANE/
-REPUBLIKA E RE PO LIND-2 PRILLI APEL QËNDRESE PËR KAUZËN KOMBTARE/
Opinion Nga Azgan HAKLAJ/
Partia Demokratike dhe ansambli i opozitarizmit shqiptar, të përndjekurit politikë, rinia, intelektualë, veteranët dhe mbarë shqiptarët në të katër anët kanë mbi 7 javë që kanë jetësuar protestën më të gjatë, me madhështore në tërë historinë e shtetit shqiptar.
Të vendosur përpara godinës me maskë të qeverisë, simbol të korrupsionit dhe krimit të organizuar e të mafies politike, qytetarët shqiptarë janë të vendosur t’iu thonë “Jo” zgjedhjeve të bandës politike në pushtet, baronëve të drogës e të krimit të organizuar, Republikës së hashashit e të palmave, t’i thonë boll ma, largohu Qeverisë së varfërisë që i ka çuar banorët e këtij vendi në kufijtë e mbijetesës. Rama Ik.
Teksa dëgjoja Kryeministrin e vendit z Rama, të parin dhe të fundit në historinë e Evropës që banon në një bunker-shtëpi të blinduar duke u tallur me çadrën e protestuesve m’u kujtua historia e profetëve dhe e perandorëve, burrështetasve të shquar të historisë së njerwzimit dhe mendova: A ka lexuar ndonjë faqe nga kronikat e lashta e të reja ky zotëri?! Nga profeti Moisi te Aleksandri i Madh, për Pirron apo Kirin, Jul Qezarin apo Gjergj Kastriotin?! Në çadra bashkë me shtabet e tyre kanë qëndruar korifejtë që kanë ndryshuar fatet e botës. Aleksandri i Madh, Pirroja i Epirit, Gjergj Kastrioti, Ali Pashë Tepelena para se tē hynin në betejë kërcenin bashkë me luftëtarët për t’ua hequr emocionet.
Ju e quani tallava, atë çadër lirie, ku po përplasen dy botë: e shkuara dhe e ardhmja.
E shkuara jeni ju, z kryeministër, e ardhmja është Republika e Re që po lind.
E nesërmja e Shqipërisë Euro-Atlanike me një qeveri siç thoshte Abraham Linkolni nga populli, e popullit, për popullin po vjen.
Verdikti i Sovranit ka vendosur: Qeveri teknike me bazë të gjerë politike, Zgjedhje të lira dhe të ndershme, Kryeministër Lulzim Basha.
PD dhe opozita kanë hyrë në çadër për një betejë e kauzë të shtrenjtë e të shenjtë, ta kthejnë çadrën që ju guxoni të talleni z. Kryeministër në një Krujë të dytë. Mbi bedenat e kësaj kështjelle lirie valvitet çdo ditë madhështorë Flamuri i Skënderbeut.
Kjo nuk është betejë me shtiza, shpata apo topa, por një betejë e qytetarëve të lire, të cilët të udhëhequr nga lidershqipi i opozitës janë të vendosur në qëndresën e tyre stoike të mbjellin dhe të konsolidojnë institucionin bazë të shtetit të së drejtës, votën e lirë.
Kjo betejë do t’i tregojē vendin Qeverisë më të korruptuar, më të inkriminuar, më të papërgjegjëshme të historisë kombtare.
Shqiptarët do ta shembin Republikën e Kanabisit, që e ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës.
Republika e Re po lind sipas modelit Evropian të qytetarëve të lirë e të barabartë para ligjit.
Shteti i së drejtës po vjen, ku njerzit të jetojnë të sigurtë, me dinjitet e mirwqënje jo të mbajtur peng nga shteti mafioz, apo të marrin rrugët e botës nga mjerimi dhe frika e së nesërmes.
Ajo, të cilës Rama dhe banda e tij mafioze ia kishin frikën, tashmē është realitet i hidhur për qeverinë e drogës dhe trafiqeve, për hajdutët dhe vrasësit me imunitet, për kriminelët e jakave tē bardha.
Ata po jetojnë orët e fundit në ngrehinēn e tyre, shtëpinë e krimit, e cila u projektua 4 vjet më parë më dt. 1 prill. Simbolika e kësaj dite, e cila është e pagēzuar si dita e rrenave, tregon qartë e pa ekuivok filozofinë politike e moralin e “Rilindjes” mavi të binomit oligarkik, Rama-Meta.
Çadra e protestës së opozitës shqiptare ka hyrë në javën e tetë të saj dhe është shndërruar tashma në një kala të pamposhtur Lirie. Ashtu si Kruja e Shkodra, ashtu si Verduni i Francës e Çana- kalaja e Turqisë në Luftën e Parë Botërore.
Dje, z Basha iu tregoi mbështetësve të Tij qëndrestarë, qeverisë dhe aleatëve ndërkombëtarë, se populli shqiptarë është i gatshēm të ngrihet në lartësinē dhe dinjitetin e tij kombëtarë e historic, të mos pranojë asnjë marrveshje politike që nuk garanton dekriminalizimin e plotë të Parlamentit, Qeverisë, institucioneve të shtetit dhe në mënyrë të veçantë të drejtësisë.
Ky aksion i madh politik i PD dhe i opozitës qē e mbeshtet nuk ka kthim mbrapa dhe ështē i destinuar të kurorëzohet me fitore historike për të gjithë shqiptarët. Lulzim Basha ka folur dje jo vetëm me staturën e kryetarit tē opozitës dhe të kryeministrit të ardhshëm por me elekuencën brilante, me vendosmërinë dhe admirimin për protestuesit ka veshur mantelin e lirisë, të ideatorit dhe arkitektit të Republikës së Re.
2 prilli është dita në të cilën 26 vjet më parē Shkodra, metropoli i qëndresës, historisë së qytetrimit e demokracisë u skuq me gjakun e Arben Brocit, e të shokëve të tij martirë. Shkodra, emblema e Shqipërisë ua ktheu shpejt përgjigjen kmerëve të kuq, klikës komuniste me fitoren spektakolare më 22 mars 1992 duke e kthyer qytetin krenarë të Teutës, Gentit, Balshajve, Bushatllinjëve, Mjedës e Gurakuqit, Hodo Sokolit e Kazazëve nē bastionin më të fuqishëm antikomunist të Evropës. Sot çdo Shqiptarë në trojet tona etnike ka të drejtën legjitime të ndihet krenarë e të thotë: Nderim e mirënjohje të përjetshme Shkodrës e martirëve të sajë. 2 Prilli dhe gjaku i derdhur për liri e demokraci është apel e thirrje për vazhdimin e qëndresës.
Protesta e gjatë, e vendosur dhe heroike e burrave dhe grave, djemve dhe vajzave nga të katër anët e vendit ka marrë tashmë përtej politikës një karakter komëbtar. Protesta është e pandalshme dhe e vendosur deri në fitore. Kjo çadër madhshtore me të cilën Rama guxon të tallet nuk është vendosur rastësisht në sheshin Nanë Tereza.
Nëse Rama nuk dëgjon zërin e Sovranit për t’u larguar e për t’i hapur rrugë një qeverie teknike me bazë të gjerē politike, me mandat kushtetues e kohë të mjaftueshme për të garantuar dekriminalizimin e politikēs, të drejtësisë dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nëse Rama ka fobi për Shën Terezën e sjelljen tereziste të protestuesve, atëherë opozita do t’i drejtohet Sheshit “Skënderbej”. Rama e din mirë fundin e atyre që u pwrballën me Gjergj Kastriotin. Kur bien ministrat e qeveritë ngrihen kombet, thoshte Napoleon Bonaparti.
Rama ik! Hap krah e mos na pengo në rrugën tonë Evropiane. Është urdhër i prerë i Sovranit.
NGA BESIM NDREGJONI/Francezët kan një shprehje: “Nuk ndërtohet mbi boshllëk!’’ periudha 26 vjeçare pluraliste tregoi se vendi i jonë nuk vuni themelet e shëndosha për nji shtet shqiptar të së drejtës , dhe nji shoqëri demokratike fuksionale. Në këto ditë të protestës dy mujore të shqiptarve ndërmend më sillet çdo ditë historia e një patrioti shqiptar Ziso Vangjeli i cili besoi në “komunizma”. Plaku Ziso Vangjeli ishte shkolluar në Amerikë dhe gjatë luftës kishte zbarkuar në Normandi si oficer amerikan. Historian dhe ushtarak punoi në Paris pastaj kthehet në një klub kulturor dhe ju dha të kthehej në Shqipëri. Sëmundja e dashurisë për atdhe. Sipas bisedimeve paraprake do të punonte si pedagog . Ja fali shtetit shqiptar gjithë biblotekën e tijë. Por përfundon në burg. Dhe në sallën e gjygjit ai nuk do të i përgjigjiej akuzës së prokurorit komunist por do të ligjëronte një mesazh për të ardhmen e shqiptarve:- Kur të bjerë” komunizma”, -tha se do të bjerë “patjetër” ne do të vuajmë më pas me dekada prej hibridit. Komunistët janë të sofistikuar në politikën e kuadrit. Bijtë e të kuqve do të vijojne etërit. Ajo përzjerje zelli dhe inati, here i fshehtë e here i hapur për etërit e kuq që spatën fuqi dhe mend të ishin të pëjetshëm, do të i bëjnë më dinakë dhe më të liq. Nga kundërshtarë e tyre që i urrejnë për vdekje, do të u vjedhin idetë , projektet dhe deri sloganet e do të i propogandojnë më mizorishtë për ti vënë ato në jetë, gjoja si amanete.. (Shifni sloganet e “Rilindjes” sot “Për një Shqipëri europiane” etj slogane propagandistike .) dhe do të kërkojnë me çdo çmim zhdukjen e zotërve të këtyre ideve. Do të kërkojnë pushtet të pamerituar si trashgimtarë , si zanatçinj të kuq, dhe kundërshtarët do ti durojnë sa për sfond. Do të kërkojnë të bëhen ata pronarë dhe që të mbrohen do të bëjnë atë politikë që etërit e tyre e rroposën ose e luftuan gjithë jetën si bolshevikë të trashë. Kundërshtarët e të kuqve në Shqipëri ç’kanë mbetur pas kasaphanave dhe të rinjtë që do të dalin , janë pa përvojë dhe kështu do të sundojnë te ne hibridi. Gjatë, mjaftë gjatë. Hibridët janë si monstrat. E për të luftuar ato duhet qënë si ata. Do të jetë më keq ca kohë e njerzit do të mendojnë diktaturën si zgjidhje. Burg i detyruar . Liri e detyruar. Kaos dhe llum. Pra pas denimit me burg populli do të denohet me liri qorre. Liria qorre është denim. Se ne nuk do të dime ç’t’i bëjmë asaj si një gjeje të tepërt. Do ta përdhunojmë si barbarët. Unë nuk do të jem atëhere . Ju do të jeni: Mbahe mend dhe kujtojmë. Ske ç’bën jo. Veç kujtojmë mua plakun. Nuk jam unë njeri, kundër komunistëve, jane komunistët kundra njeriut. Kështu përfundon fjalën e mbrotjes në gjygjin komuniste Ziso Vangjeli. E këtë ligjëratë plaku i urtë profesori, historian, dhe ushtaraku i mire e bëri para gjysëm shekulli. Dhe që vertetohet sot, si para 50 viteve kur e shqiptoi në sallën e gjygjit plaku i urtë. Ky ka qënë trashëgimi që na la komunizmi në vendin tone, nga i cili do të ndërtohej Shqipëria e re demokratike; e plagët e hapuna nga “diktatura e proletariatit” mbeten të hapuna , dhe na ndjekin kamba –kambës. Kjo “tragjedi e pameritueme” u dyfishue nga mungesa e traditës demokratike në vendin tone… larg nga Europa. Mbas 26 vjet “tranzicioni” që akoma vazhdon, duket sikur kemi arritë pikën ma të ulët në qeverisjen e vendit, dhe kemi ra në nji pellg imoraliteti që kërcënon me u revelue “i pashërim”. Kemi shkelë pragun pa kthesë të humbjes së besimit në “njeriun”; nuk besojmë njeri, nuk përfillim njeri, përpiqemi të varrosim tjetrin në përpjekje me ngritë veten tonë…. Ashtë krijue nji atmosferë e sëmurë në shoqëninë tonë shqiptare. “Diçka qelbet në Danimarkë”, deklaronte Hamleti. E përpara kësaj shurdhmërie a duhet të heshtim? Sot atdheu i jonë vajton për një udhëheqje serioze, fisnike e thellësishtë demokratike, me rrënjë të thella në traditat e kombit tone. Revolta e shqiptarve në këtë 64 ditësh jep kuptimin filozofik e praktik të kuptojmë se një rend publik demokratik dhe i qëndrushëm kërkon kryesishtë :“pushtet” dhe “moralitet”. Ne shqiptarët nuk duhet të i lejojmë vetes të fundosemi në humnerën e shprehejes :”tani është vonë” dhe flas për ata shqiptarë që nuk e ndjejne veten fajtorë. Cadra e lirisë, është ndenje pafajsie që krijon revoltën , akt guximtar që sjell lirinë. Misioni i votës së lirë asht një përgjegjesi e paevitueshme për botën ku jetojmë. Këtu lind shpresa për një nji jetë që nuk është skllavëri,. Së bashku, të gjithë ngrihemi nalt e fitojmë betejën morale: shpresën për të gjithë ata që kërkojnë lirinë, pa lejue që fitorja e përbashkët të kthehet në tragjeditë tona individuale , si në komunizëm. Sot shqiptarët janë të djegun për liri e demokraci. Shqiptarët janë të sigurtë që, nëse e tashmja është në duar të oligarkëve të pseudopushtetit në Shqipëri, e ardhmja i takon lirisë dhe demokracisë, republikës së re për të gjithë. Kjo andërr nuk shuhet dhe do të bëhet realitet. Ejani në vete, o shqiptarë! ( Faik Konica)