Nga Dalip Greca/
Turneu vjetor i Golfit, që u organizua në mes të qershorit, për të gjashtën herë radhazi, nga Anton Raja me bashkëpunëtorët e tij, Elmi Berisha, Palokë Rudaj, Simon Qafa, Leon Gjoni e të tjerë, ishte një manifestim i shkëlqyer i vëllazërimit ndërshqiptar nga të gjithë trojet etnike, ishte bashkim ndërfetar dhe shprehje e bujarisë së njohur shqiptare…
…Kemi udhëtuar përmes rrugëve që gjarpërojnë ndër pyje dhe kemi arritur në kompleksin e fushave të golfit”Blue Hill Golf Course”, që përfshijnë një sipërfaqe të paanë, sa që zor se mund ta shëtisësh për një ditë në këmbë. Fushat e golfit në prehër të kodrave të veshura me pyje, të lagura përfund nga Liqeni Tappan në Pearl River, në periferi të qytezës Orangtown, shpalosin një bukuri përrallore. Pamjet e magjishme të natyrës, edhe nëse nuk je, të bëjnë romatik në shpirt. Isha nën shoqërimin e Telvizionit Kultura Shqiptare, së bashku me Adem Belliun dhe vajzën e tij, Vera, që tashmë është pjesë e pandarë e këtij ekipi telviziv, si intervistuse, në kamer apo në montazh, e çertifikuar edhe nga Bronx Net;- ajo ndjehet tepër e pasionuar në këtë shërbim që i bënë komunitetit, edhe pse si studente është tepër e zënë me studimet. Vera ndjehet e lumtur që i ati, Ademi, e ka marrë në këtë aktivitet. Përpiqet që të rrokë me kamera gjithë bukuritë e gjelbërta dhe çdo fragment të aktivitetit.
Majëkodre na pret Anton Raja, i cili është krijuesi dhe kryesuesi i këtij turneu, që për të gjashtin vit, jep kontribute të rëndësishme për Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë. Ky turne merr rëndësi, jo vetëm pse grumbullon ndihma, por me këtë veprimtari, ai bashkon komunitetin, pa dallim feje e krahine. Antoni na pret me fjalë mirëseardhjeje dhe me bujari. Na pyet nëse kemi nevojë për gjësend. Turneu kishte filluar pak më herët, kështu që do të duhej shoqërues për të na përcjellë tek njëri prej grupeve, të cilët lëviznin me turne, duke zëvendësuar njëri grup tjetrin, duke lëvizur nga njëra pjesë e fushës në tjetrën, dhe udhëtimi nuk mund të bëhej në këmbë, madje as kalimi i plotësimit të ciklit të 18 pjesëve. Aktualisht grupi që kërkonim ne, ndodhej në “Par 4”, pra kishte ndërruar tri pjesë të fushës së golfit, dhe ndodhej tek e katërta, ata kishin ende dhe 14 ndërrime të tjera, për të kryer ciklin e plotë të tetëmbëdhjetë pjesëve. Këtë ma shpjegoi Luka tek manovronte shkathët në timon…(lexoje te plote ne Diellin e printuar)
DOLI NGA SHTYPI NUMRI SPECIAL I DIELLIT ME 108 FAQE
Me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, natën e së shtunës të 24 Nëntorit 2012,doli nga shtypshkronja Gazeta Dielli, edicion i special. Gazeta ka 108 Faqe. Ky është botimi i dytë brenda një viti(2012) kur Dielli botohet me 108 faqe. Botimi i parë u bë me 28 prill 2012 me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Vatrës, ndërsa i dyti, është ky i tanishmi.
Në ballinën e gazetës më të vjetër të botës shqiptare, DIELLI, e cila botohet në SHBA që prej 15 shkurtit 1909, 103 vite të shkuara, është vendosur një portret i Atit të Shtetit të Pavarur, Ismail Bej Qemal Vlora, veper e realizuar nga Eltjon Valle 2012, koleksion privat i Z. Renato Skenderi.
Editoriali i Diellit i kushtohet këtij jubileu të madh dhe mban titullin”100 vjet shtet”, Përshëndetja e sekretares Hillary Clinton zë vend të dukshëm, për t’ia lënë vendin materialeve dhe dosierëve historikë në shqip dhe anglisht, që i kushtohen përvjetorit të njëqind të Pavarësisë dhe Ismail bej Qemalit. Nëpër faqet e Diellit parakalojnë figura historike që kanë zënë vend në këta 100 vjet, si Isa Boletini, Dom Nikollë Kacorri, Vehbi Dibra, Mithat Frashëri, Ahmet Zogu, Fan s Noli, Faik Konica, Mehmet Pashë Dërralla, Thanas Floqi, Dedë Gjo Luli, Ali Pashë Gucia,Adem Jashari, Sali Gjuka, Babë Dudë Karbunara, Ferit Vokopola, Bajram Curri, Elez Isufi, Gjeneral Telini, Bajram Daklini, publikohet historia e Flamurit Kuq e Zi nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu deri më sot, Histori te Plaves dhe Gucise, Kryengritja e Shkupit, Historia e burrave që udhëhoqën Shqipërinë, publikohet historia e marrdhënieve të Vatrës me Ismail Qemalin, një speciale për Charls Telford Ericson, për priftim martir Papa Kristo Negovani, fjalimi i Nolit në Lidhjen e Kombeve dhe Fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqës, një speciale për dëshmorin e lirisë Vezir Ademaj, si dhe nje special per heroin Agim Ramadani,botohen reportazhe nga festimet në SHBA etj. Për herë të parë zbardhet e plotë vizita e presidents se Kosoves dhe e dy Kryeministrave shqiptare me 12 nëntor 2012 në Kullën e Rrustem Gecaj në Llukë të Decanit, botohet një speciale me figura të Camërisë, botohet krijimtari letrare etj. Në këtë numër shpalosen edhe histori të shqiptarëve të Amerikës; si dhe nis botimi i Listave te dhurimeve të vatranëve nën moton “Të shpëtojmë Shqipërinë” -3 Qershor 1917. Në këtë numër botohen edhe urime nga vatranë dhe degët e Vatrës, ku rekordin e mban Dega e vatrës në Michigan.urime kanë publikuar në Dielli edhe shumë prej bashkatdhetarëve dhe institucionet fetare.
Gazeta DIELLI përvec se do të dergohet tek abonentët në shtete të ndryshme të Amerikës, në shitje mund ta gjeni ën shitoret e Bronxit, ajo do të jetë e pranishme edhe në darkën e Vatrës dhe Bashkësisë Shqiptare kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë, që organizohet të dielën e 25 nëntorit 2012 në Restorantin Maestros, ku është konfirmuar një pjesmarrje shumë e madhe.
I falenderoj te gjithe ata qe paten miresine te na ndihmonin ne kete numer special , reklamuesit, degen e Vatres ne Michigan, bashkepunetoret, dhe ne menyre te vecante, dizajnerin Danny BLLOSHMI dhe konsulentin Yoshi Waterhouse nga Vignelli Associates Designer Firm. Ky numer ka nje faqosje special.