• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ylber Dauti, avokati shqiptar që diktoi ndryshimin e ligjit në shtetin e Nju Jork-ut

January 8, 2014 by dgreca

Avokati shqiptar Ylber Dauti fiton një çështje gjygjsore që tërheq vëmendjen e shtypit amerikan. Klienti i tij shqiptar, i aksidentuar një vit pasi kishte marrë deportim nga emigracioni, fiton një shumë prej 1 milion e 680 mijë dollarë/

Nga Dalip Greca/

Ne Foto: Avokati Ylber Dauti në zyrën e tij në katin e 28 në 233 Broadway në Nju Jork./

Çështja ka bërë bujë dhe është lakuar gjatë në mjediset e gjykatave njujorkeze dhe në shtypin amerikan. Gazeta “New York Law Journal” në numërin e saj të 18 qershorit 2009, e kishte klasifikuar si çështjen më të veçantë atë që kishte mbrojtë avokati shqiptar Ylber Dauti përballë Jurisë dhe gjyqtarit Massaro. Shkrimi që trajtonte gjyqin trejavor, ku personazhe ishin dy shqiptarë, paditësi, që po e shënojmë vetëm me  incialet MJ, (me kërkesën e tij) dhe avokatit mbrojtës Ylber Dauti, ishte botuar në faqen e  parë të gazetës, shoqëruar me një fotografi të gjyqtarit Massaro dhe me vijim në Faqen e  dytë, ku opinioni i avokatit zinte vend qendror.

“NewYork Law Journal” është gazeta më me reputacion në Amerikë në fushën e ligjeve. Për shkak të natyrës së veçantë të çështjes gjyqsore, për shkak të verdiktit të Jurisë për një shumë të madhe dëmshpërblimi (1 milion e 680 mijë dollar), për shkak të vendimit unik që mori gjykata, për herë të parë në historinë e Gjykatave të Nju Jork-ut dhe që mund të shërbejë edhe për ndryshimin e ligjit me  kalimin e kohës, ka botuar vendimin e plotë të gjykatës në gazetën e datës 19 qershor 2009.

Gazetari që ka shkruar artikullin (Daniel Wise) është nga gazetarët me përvojë të gjatë dhe me reputacion në gazetë. Nga të gjithë avokatët që ishin përfshirë në këtë çështje të vështirë, ai ka zgjedhur opinionin e Dautit për lexuesit e gazetës.Madje gazetari sjell edhe një kritikë të avokatit shqiptar ndaj një aspekti të vendimit të gjykatësit. Konkretisht Dauti dhe gjykatësi kishin një ndryshim opinioni përsa i përket interpretimit të ligjit, që ishte vendosur nga Gjykata në vitin 2006, që kishte përqasje me çështjen që gjykohej atë kohë. Në fakt çështja që vihej në referencë nuk bënte fjalë për urdhër deportimi, por për një person të punësuar në të zezë. Dauti kërkoi që Juria duhej të përcaktonte jo vetëm dëmshpërblimin për të ardhurat për shkak të paaftësisë për t’u rikthyer në punë, por njëkohësisht edhe dëmshpërblimin për shpenzimet mjekësore. Gjykatësi vendosi që dhe shpenzimet mjeksore t’i fuste në shumën e përcaktuar nga Juria, ndërsa Dauti debatoi duke kërkuar që këto shpenzime të ishin plus. Gazeta i ka dhënë hapësirë interpretimit të avokatit shqiptar, i cili e cilësoi të gabuar vendimin e gjykatësit për aspektin e shpenzimeve mjeksore.

Çështja e bujshme që mbrojti avokati shqiptar u bë ogjekt edhe në gazetën e qytetit të Nju Jork-ut,  “Gotham Gazzete”, e  cila me 29 qershor 2009 botoi shkrimin me titull ”Intrigë politike në një gjyq civil”. Autorja e shkrimit, Emily Goddman, e cila është gjyqtare e Gjykatës së Lartë të Nju Jork-ut, që ndodhet në Manhattan, ka sjellë në faqet e gazetës opinionin e saj për çështjen gjyqsore, dhe në dy paragrafë të shkrimit citon avokatin shqiptar Ylber Dauti, duke vlerësuar profesionalizmin e  tij.

 

Historia e emigrantit nga Kosova

 

Emigranti shqiptar kishte vendosur të provonte ëndrrën amerikane pasi jeta në Kosovë i ishte bërë e pamundur. Ai e pat përjetuar dhimbshëm tragjedinë e shkaktuar nga serbët që patën okupuar Kosovën dhe kishte humbur babanë, i cili kishte vdekur ndër masakra në kohën e luftës, ndërsa ai vetë pat kaluar në Shqipëri. Kur NATO mori në mbrojtje Kosovën pas bombardimeve, shqiptari i Kosovës u kthye në vendlindje, por për shkak të aktivitetit të tij politik, ai sërish pati probleme.

MJ  kishte marrë rrugën për këtej oqeanit në vitin 2003, pa pasur një mundësi ligjore që të vinte këtu me dokumente të rregullta.

Me një pasaportë fallso ai ia kishte dalë që të mbërrinte në SHBA. E vetmja rrugë që të pajisej me dokumente të rregullta ishte kërkimi i azilit politik, por Gjykata e Emigracionit ia refuzoi dhe i dha atij urdhër deportimi. Shqiptari, si shumë të tjerë nuk iu bind urdhërit me shpresë se koha do të bënte të vetën. Pikërisht, një vit pasi kishte marrë urdhërin për të ikur nga Amerika, ai aksidentohet në punë dhe pëson lëndime të rënda fizike që e kthejnë në invalid.

 

Betejë e ashpër mes avokatëve

 

Avokati Ylber Dauti, ishte ndër të paktët që i kishte afruar ndihmë përmes firmës së tij ”The Dauti Law Firm, Inc” shqiptarit të dëmtuar. Aspektet e çështjes ishin delikate dhe avokatët e patën refuzuar asistencën e  tyre. Pala kundërshtare në gjyq pretendonte se niveli i dëmshpërblimit që duhej të merrte shqiptari në këtë rast duhej të kufizohej në mënyrë automatike për shkak të statusit të emigracionit. Avokatët e palës së paditur e kishin ndërtuar strategjinë e tyre me rrëzimin automatik të padisë sepse paditësi nuk kishte status qëndrimi në SHBA, jo vetëm kaq por  ai kishte marrë edhe një deportim, para se të aksidentohej.

Duke qenë se aplikimet e shqiptarit për azil politik nuk janë vendosur ende nga gjykata,(ai sërish e ankimoi çështjen pas aksidentit dhe Gjykata e Apelit e riktheu për shqyrtim) problemi mbetej ende i komplikuar. Për shkak të kësaj, pala tjetër insistonte që ky individ, edhe nëse dëmshpërblehej(ata i patën afruar vetëm 25 mijë dollarë) nuk duhej ta gëzonte të drejtën e  dëmshpërblimit mbi bazën e kostos së jetesës në SHBA. Arsyetimi i tyre bazohej në mundësinë që ekzistonte për humbjen e kërkesës për statusin e azilit politik. Në këto kushte, argumentonin ata,  ai do të detyrohej që të kthehej në vendin e tij, në  Kosovës, ku standardet e jetesës kanë kosto tepër më të ulët se në SHBA. Avokati i palës së paditur këmbënguli që t’i bllokohej shqiptarit “mashtrues” e drejta e dëmshpërblimit sepse ai nga dita në ditë mund të merrte vendimin përfundimtar të emigracionit që të kthehej në vendlindje.

Mbrojtja e avokatit Ylber Dauti, qe shumë bindëse, e ndërtuar me argumente juridike e njerëzore, duke i lënë hapësirë humanizmit.Ai e orientoi mbrojtjen në të drejtën ligjore të  klientit të tij për të përfituar shpërblim sipas kostos të standarteve të jetës në Amerikë sepse këtu ishte aksidentuar. Klientit të tij, nuk kishte arsye që t’i bllokohej në mënyrë automatike e drejta e dëmshpërblimit për shkak të statusit të pavendosur të emigracionit. Duhej të ishte Juria ajo që të vendoste nëse shpërblimi do të bëhej mbi standartet  amerikane apo ato të Kosovës!

Gjykata arriti në përfundim se kërkesa e avokatit shqiptar ishte e drejtë. Kjo ndodhte për herë të parë, ç’ka dikton ndryshimin e ligjit në shtetin e Nju Jork-ut për raste të ngjashme. Vendimet e më parshme për ndodhi të përafërta kishin qenë të pafavorshme për klientët.

Paditës që kanë qenë në të njëjtën situatë si klienti i avokatit Dauti, kanë qenë humbës të dëmshpërblimeve. Ligji në shtetin e  Nju Jork-ut nuk e ka të prerë se si duhen trajtuar raste të kësaj natyre?

 

Situatë konfliktesh mes ligjeve federale

 

 

Avokatiu Dauti spjegon për Illyria-n se situata e klientit të tij si emigrant përcaktohet nga Ligji i emigracionit, që diktohet nga Qeveria Federale dhe Ligji i shtetit të Nju Jork-ut. Në rastin konkret  paraqitej një situatë konfliktuale mes asaj çfarë kërkojnë ligjet federale për çështjen e emigracionit dhe asaj çfarë kërkojnë ligjet e dëmshpërblimit civil për një person që jeton në shtetin e Nju Jork-ut, kur aksidentohet. Dëmshpërblimi civil bazohet në bazë të rregullave shtetërore të shtetit të Nju Jork-ut, kurse çështja e emigracionit përcaktohet nga ligjet Federale, që funksionojnë për të gjithë Amerikën.

Beteja në këtë gjyq zhvillohej për konflikt të interpretimit të ligjit dhe dy palët e avokatëve provonin aftësitë juridike. Argumenti i përdorur nga pala tjetër ishte se  Ligji Federal e pengon ose e ndalon ligjin shtetëror të Nju Jork-ut, që të japë përfitime në dëmshpërblimet civile për perosna që janë ilegalisht në Amerikë. Në fakt, vetë ligji nuk ishte i qartë. Ka interpertime jo të qarta për situata që nuk kanë qenë identike me raste të tilla. Ka pasë raste në të kaluarën për emigrantë, që kanë hyrë ilegalisht në Amerikë dhe askush nuk e ka ditë. Mirëpo në rastin e avokatit Ylber Dauti, shqiptari i Kosovës, që ishte aksidentuar, dihej se kush ishte, madje kishte dhe një urdhër deportimi për të.

Detyra e avokatit vështirësohej sepse vendimi për deportim ishte dhënë para se klienti i tij të aksidentohej. Argumenti i palës tjetër ishte se ky njeri që kërkonte dëmshpërblim nuk kishte pse të ndodhej në Amerikë në çastin e aksidentit sepse duhej t’i ishte bindur urdhërit të deportimit një vit më parë. Ky njeri, sipas tyre, ka shkelë ligjet e  Amerikës sepse nuk i është bindur një urdhëri deportimi që ka lëshuar Gjykata Federale, Bordi i Apelit të Emigracionit.

 

Edhe halla e presidentit Obama ka marrë deportim, por jeton në SHBA

 

 

Avokati Dauti, pohon se e kishte të qartë shkallën e vështirësisë së misionit të tij. Në të kaluarën gjykatat janë marrë me raste kur nuk ka pasur urdhër deportimi ndaj dikujt. Dhe në raste të tilla ka pasë lehtësi sepse  personat nuk kishin shkelë një urdhër gjykate, si në rastin e  shqiptarit të Kosovës. Ishte fakt i pamohueshëm se veprimi i klientit të tij ishte në kundështim me ligjet federale për emigracionin sepse nuk kishte respektuar vendimin e deportimit.Mirëpo ai këmbënguli se ky njeri i aksidentuar duhej të jetonte dhe për këtë duhej të dëmshpërblehej. Mirëpo pala tjetër këmbëngulte se një shkelës ligjesh nuk kishte pse të dëmshpërblehej.

Si kundërpërgjigje, avokati Dauti u çoi në vëmendje se ligji i shtetit të Nju Jork-ut nuk ka asgjë të shkruar për raste kur një person ka urdhër deportimi e më pas aksidentohet. Pala tjetër protestonte duke argumentuar se nëse ky përfitonte atëhere shkelej ligji federal për emigracionin, që personit i kishte dhënë deportim.

Argumenti që Dauti përdori ishte se pavarësisht se Ligji i shtetit të Nju Jork-ut nuk e përcakton këtë, logjika njerëzore dhe aspekti i filozofisë së ligjit, është i tillë, që kur dikush dëmtohet për faj të dikujt tjetër, ai duhet të përfitojë, pavarësisht se ai ka shkelë ligjet federale për emigracionin.

Logjika juridike dhe njerëzore e avokatit shqiptar i dhanë kthesë gjyqit. Ai tha se nëse klienti i tij nuk do të përfitonte dëmshpërblimin vetëm për arsye se kishte marrë deportim, atëhere gjykata do të promovonte marrjen në punë nga punëdhënësit amerikanë të personave që kanë urdhëra deportimi, për shkak se atyre u ligjërohej mosdëmshpërblimi i tyre në rast aksidentesh. Ai tërhoqi vëmendjen se po krijohej një situatë që do të stimulonte marrjen e këtyre njerëzve në punë, që jo vetëm kanë një kosto të ulët, por dhe lehtësira në rast aksidentesh.

Analiza e avokatit Dauti bazohej në krahasimin e kostos dhe të përfitimeve, që gjykatësi duhet t’i merrte në konsideratë gjatë nxjerrjes së vendimit. Argumenti i avokatit Dauti ishte se në rast se gjykatësi do të vendoste, që ky njeri i aksidentuar nuk kishte të drejtë që të kompensohej vetëm për shkak se kishte shkelë ligjin federal, ku kishte një urdhër deportimi ndaj tij, atëhere, ne duhet ta shohim në sy realitetin e këtushëm.

Ka shumë njerëz që kanë urdhëra deportimi, por ende qëndrojnë këtu sepse kanë ardhur pas ëndërrës për të jetuar në Amerikë. Shumica e këtyre njerëzve nuk largohen, edhe pse ndaj tyre ka urdhëra deportimi, që u diktojnë largimin nga vendi i ëndërrave. Madje, avokati shqiptar, ia kujtoj gjykatësit (off the record) se edhe halla e presidentit Barack Obama ka pasë urdhër deportimi që në vitin 2004, por nga ky vit e deri tani në 2009 vazhdon që të jetojë në Amerikë në kundërshtim me urdhërin e  Gjykatës. Jo vetëm kaq, por ajo ka jetuar në Publick House.

– E përmenda këtë rast, jo për ndonjë arsye politike, por vetëm për t’i treguar gjykatësit se thyrja e urdhërit të deportimit në Amerikë është një gjë e zakonshme. Pra nuk është vetëm klienti im që po kërkohet të penalizohet vetëm për këtë arsye, spjegon për Illyria-n, avokati Ylber Dauti.

 

 

Argumentet që bindën Jurinë

 

 

Pala kundërshtare po e paraqiste shqiptarin si një rast të jashtzakonshëm, si një monstër, gati si një përbindësh që nuk pyet për ligjet federale dhe se në ato kushte nuk duhej të meritonte asnjë dëmshpërblim. Ndërsa Dauti, në të kundërt u kap në aspektin human të trajtimit të problemit, duke arritur në përfundimin se një shkelje të tillë të ligjit e bëjnë dhe shumë njerëz të tjerë këtu. Penalizimi i klientit të tij do të përbënte një shkelje të drejtave të njeriut; nuk do të ishte humane që atij t’i mohohej shpërblimi për dëmin shëndetësor, që iu shkaktua nga pala e paditur. Do të ishte antiamerikane, arsyetoi para gjykatësit dhe Jurisë avokati Dauti, sepse ky është një vend i ndërtuar me ëndrrat e emigrantëve nga e gjithë bota, shumë nga të cilët kanë ardhur këtu edhe ilegalisht dhe kanë qëndruar derisa e kanë marrë statusin qoftë nga amnistitë, qoftë edhe përmes ligjeve, duke u stabilizuar një herë e përgjithëmonë këtu. Përveç humanizmit, të qenurit emigrant, arsye e tretë, që paraqiti Dauti, ndoshta më e rëndësishmja, që ndikoi tek gjykatësi dhe juria, ishte:Në përgjithësi punëdhënësit në shtetin e Nju Jork-ut, veçanërisht ata të fushës së ndërtimit, përpiqen që ta bëjnë punën sa më lirë në kosto dhe nuk krijojnë kushtet e  duhura të sigurisë për jetën e  punëtorëve në përshtatje me kërkesat e ligjit. E vetmja arsye, që ata përpiqen që të shpenzojnë diçka për kushte sigurie është se ata i friken penalizimit nëse dikush u dëmtohet në punë.Nëse gjykata do të vendoste se një grup njerëzish që ishin ilegalisht në Amerikë në çastin e  dëmtimit, nuk u takonte dëmshpërblimi, atëhere të gjithë punëdhënsit do të preferonin që për të ardhmen të merrnin në punë vetëm këtë kategori personash sepse edhe nëse dëmtoheshin ata nuk do t’u paguanin atyre dëmshpërblim.Kjo praktikë do të ndihmonte në krijimin e një filozofie, që do të kishte efekte negative edhe për punësimin e shtetasve amerikanë. Këta do ta kishin më të vështirë për të gjetur punë nga që punëdhënsit do të preferonin kategorinë e atyre që nuk dëmshpërbleheshin në rast aksidentesh.

 

Gjykatësi, në përpilimin e vendimit, vendosi, që klienti shqiptar dhe të tjerëve si ky në ardhmen, t’u njihet e drejta e dëmshpërblimit, pavarësisht se ka pasur një urdhër deportimi nga emigracioni përpara se atyre t’u ndodhte aksidenti. Pala tjetër nuk kishte më argument për të kundërshtuar.

Avokatit Dauti kishte fituar admirim, kur solli në vëmendje të gjykatësit se në bazë të rregulloreve të Departamentit të Sigurisë, nuk është shkelje ligji të punosh pa letra, por është shkelje ligji për punëdhënsin, që punëson një punëtor ilegal.Pasi kishte sjellë argumentet ligjore dhe njerëzore, avokati shqiptar kërkoi që klienti i tij nuk meritonte të paraqitje si monstër para Jurisë nga pala kundërshtare, vetëm për shkakun se kishte punuar pa letra apo pse kishte marrë deportim si emigrant i paligjshëm.

 

Përse e shkeli këshillën e shkollës së ligjeve, Ylber Dauti?

 

I drejtoj një pyetje avokatit: -Pasi ka përfunduar gjithë kjo histori dhe keni triumfuar, si ndjehet avokati Dauti nga ana profesionale dhe njerëzore?

– Një nga ndihmësit e mi amerikan, pasi përfundoi gjyqi, më tha se gjatë procesit, kur unë mbaja për një orë e gjysëm fjalimin mbrojtës, klientin tim e kishte parë duke derdhur lot.

Më mallëngjeu ky rrëfim. Do të ishte mirë ta kishte parë Juria duke qarë se pala kundërshtare e paraqiti si përbindësh, thotë Ylberi.

Avokati, në përgjigje të pyetjes, kujton se në kohën kur ishte student në Shkollën e ligjit, një nga postulatet, që u përcillnin profesorët amerikanë dhe specialistët e ligjit ishte që të mos përfshiheshin emocionalist në çështjet që prezantonin para jurive dhe gjykatësve. “Bëni atë që duhet të bëni për klientin, por emocionalisht mos u përfshini kurrë në çështje”!

-Është i vetmi rast, thotë Ylberi, që e kam shkel këtë këshillë –aksiomë të profesorëve të mi.

Ai e  ka përjetuar shpirtrisht ngjarjen dhe është emocionuar gjatë mbrojtjes. Klienti i tij vinte nga ferri i vuajtjeve nën regjimin serb dhe atij i duhej ta mbronte sa më me dinjitet. Avokati u indinjua kur pala tjetër përpiqej ta prezantonte klientin para jurisë si një njeri të keq, që nuk meritonte asgjë.

Një nga aspektet që ata ishin përpjekur të realizonin ishte që ta tipizonin shqiptarin si produkt të së keqes. Avokati kundërshtar kur ka mbajtur fjalimin e fundit para jurisë, ka përmendur emrin musliman të  klientit shqiptar, dhe i ka thënë Jurisë:”Ju mund të kuptoni shumë gjëra nga një njeri, duke u nisur nga emri që ai ka”.

Në një fjali më poshtë ai ka thënë se “ky është një njeri gënjeshtar dhe mos harroni se ka ardhë në Amerikë pas 11 shtatorit me pasaportë fallso”!

Kjo ishte tendencë për ta nxitur jurinë që të mendonte se ky ndoshta ishte një prej terroristëve, që ka ardhë në Amerikë, po jeton si i paligjshëm dhe nuk dihet se kur do ta ngrerë kokën dhe të bashkohet me monstrat e tjera të terrorizmit.

Avokatët kundërshtarë po përpiqeshin që të nxirrnin nga shpirti dhe zemra e jurisë atë reagimin që ka ardhë nga popullsia amerikane ndaj atyre që shkaktuan tragjedinë e 11 shtatorit 2001. Ata po përpiqeshin që të ndikonin tek juria që ta paragjykonte shqiptarin si të rrezikshëm dhe si i tillë ai nuk meritonte asnjë dëmshpërpërblim.

Sipas tyre shqiptari po gënjen sepse të gjitha dëmtimet që ai pretendon se i kanë ndodhur pas aksidentit, nuk i janë shkaktuar këtu, por i ka pasë që në Kosovë.Pra ai po paraqitej si gënjeshtar, si mashtrus, më keq akoma, për shkak të emrit musliman, por paraqitej edhe si terrorist.

Kundëragumentet që përdori Dauti i dhanë mundësinë që t’i neutarlizojë kundërshtarët dhe akuzat se klienti i tij ishte shpirti i së keqes, gënjeshtar, mashtrus, terrorist, dhe të gjitha këto vetëm pse ai ishte musliman dhe se kishte ardhur pas 11 shtatorit me pasaportë fallso. Dauti doli para Jurisë dhe u kujtoi anëtarëve të saj një shprehje që ka thënë Franklin D Rusvelt, ish president i Amerikës,se “ne të gjithë e kemi prejardhjen prej emigrantëve.”

Avokati, i kujtoi jurisë një udhëtim të tij që kishte bërë për herë të parë, kur kishte ardhë në Amerikë në prill të 1999 tek Statuja e Lirisë, dhe se atje, në krah të simbolit,  kishte lexuar fjalët monumentale :”Më jepni njerëzit e popullit tuaj të uritur, të përdhosur, të mashtruar sepse unë i pres të gjithë me krahët hapur”! Edhe klienti im , tha ai, prandaj erdhi këtu.

Avokati shqiptar u kujtoi anëtarëve të jurisë dhe një shprehje të Dr. Martin Luter King, i cili tërhiqte vëmendjen se padrejtësia në një vend çon tek padrejtësi në çdo vend. Duke hyrë në thelbin e çështjes, ai tha se pala tjetër po ju bën thirrje ju, që t’i bëni padrejtësi këtij njeriu, që ta ndëshkoni këtë njeri, për një gjë që nuk ka të bëjë me këtë çështje, ta ndëshkoni për origjinën e tij.

Avokati Dauti, duke perifrazuar Dr.Martin Luter King, tërhoqi vëmendjen e Jurisë se nëse ju i bëni padrejtësi këtij njeriu, i keni bërë padrejtësi gjithë njerëzimit!( Marre nga libri ne proces “Histori shqiptare ne Amerike)

Dhe Juria reagoi; shqiptari fitoi maksimumin e  shpërblimit!

Filed Under: Histori Tagged With: avokatin shqiptar, dalip greca, ju tregoj, qe ndyshoi ligjin e NY, Ylber Dauti

NJË INTERVISTË ME ISMAIL KADARENË QË MBETE AKTUALE EDHE PAS 13 VITESH

January 5, 2014 by dgreca

Kjo intervistë është nxjerrë nga arkivi im personal. Ajo u krye me shkrimtarin Ismail Kadare në shkurt të vitit 2001, kohë kur unë shërbeja si editor në Gazetën Illyria në Nju Jork. Kam mendimin se pavarësisht largësisë kohore prej 13 vitesh, ajo e ruan aktualitetin, vecanërisht për marrdhëniet pozitë- opozitë, marrdhëniet Shqipëri-Kosovë, zhvillimet në Luginën e Preshevës, në Maqedoni, nostalgjisë për diktatorin Enver Hoxha- shfaqja e fotografisë së Enver Hoxhës në miting të qeverisë në nëntor 2012 ka si paralelizëm shfaqjen në 2001 të fotografisë të Enver Hoxhës në mjediset e Ministrisë së Jashtme. Kadare e kritikoi rreptë asokohe klasën politike qeverisëse: “Klasa politike shqiptare që është në pushtet nuk mund të vazhdojë praktika të tilla dyfytyrëshe: nga një anë përgjërim i hapur për Europën e SHBA-në, nga ana tjetër, nostalgji e fshehtë për stalinizmin apo Enverhoxhizmin.” Ndërsa për papërgjegjshmërinë e klasës politike, ai pat ngritur dy akuza: Ose klasa politike shqiptare është kaq e degraduar mendërisht e moralisht sa që nuk e kupton se po e tërheq krejt vendin, pra dhe veten e saj në katasrofë,ose ajo e kupton fare mirë këtë, por me ndërgjegje vazhdon veprën e saj shkatërrimtare: shembjen e Shqipërisë.Në të dy rastet ajo nuk meriton të ketë vend në Shqipëri.Ndiqeni intervistën e plotë:

 Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë gazetarit Dalip Greca

Politika duhet të zgjedhë me ngut rrugën e vetme të shpëtimit të Shqipërisë

 – Zoti Kadare, le ta fillojmë këtë intervistë me letërsinë. Çfarë do të ketë në dorë së shpejti lexuesi shqiptar nga pena e shkrimtarit Kadare?

 Kadare: Së shpejti do të botohen dy libra. I pari, “Unaza në kthetra” është një libër me sprova letrare e politike, si dhe me disa nga intervistat e viteve të fundit. I dyti është romani “Hija”. Ka shumë vite që është botuar në Francë dhe vende të tjera, por jo ende në gjuhën shqipe.

– Duke bërë bilancin e krijmtarisë së deritanishme mendoni se keni thënë gjithçka përmes veprës tuaj?

Kadare:  Askush nuk mund ta dijë kurrë nëse e tha plotësisht atë që duhet të thoshte. Megjithatë, duke kujtuar shumë shkrimtarë të tjerë të Shqipërisë dhe të botës, të cilëve rrethanat dramatike ua prenë në mes krijimtarinë, mund të them se hyj në ata shkrimtarë që e kanë patur edhe kohën edhe mundësinë, të shprehen plotësisht. Me fjalë të tjera, nuk do të bëja fajtor askënd nëse diçka ka mbetur e paplotë, ose jo në atë nivel që do të dëshiroja.

– Herën e fundit që ishit në Shqipëri ju paralajmëruat se: ftohja shkallë-shkallë e Kosovës me Shqipërinë do të përbënte boshtin e strategjisë serbe. Çdo të thoshit tani? A ka patur efekt kjo strategji?

Kadare: Ju e dini ndoshta se ka vite që unë mbaj një qëndrim mjaft të ashpër ndaj klasës politike shqiptare. Nuk ia kam kursyer kritikat për asgjë. Megjithatë, do të thoja se, përsa i përket ftohjes, që disa herë vihet re në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë, mendoj se faji nuk duhet kërkuar nga ana e Tiranës. Shqipëria mund të kritikohet për shumë gjëra, për mëfshehtësi në politikën e saj të jashme, për mungesë largpamësie, për kompromise të panevojshme, por jo për acarim dhe ftohje me Kosovën.

Nëse TV i Kosovës, i drejtuar nga një shqiptar, për gati një muaj rresht ndërsa jep lajme nga gjithë bota, nuk jep asnjë lajm nga Shqipëria, për këtë nuk mund të akuzohet kjo e fundit. Për këtë mund të akuzohen ata shqiptarë të Kosovës, që me shumë zell afishojnë andej-këndej nervozizmin e tyre kundër Shqipërisë. Ata e bëjnë këtë duke shpresuar se do të tërheqin simpatinë e admistratës ndërkombëtare. Me fjalë të tjera, ata i thonë kësaj administrate: ju keni frikë nga Shqipëria e madhe? Na jepni ne ca favore e do të shikoni se jo vetëm Shqipërinë e madhe, por kurrfarë Shqipërie ne nuk e shohim dot me sy.Për fat të keq, kjo ka ecur disa herë. Por kjo shëmti nuk mund të ecë gjatë.

– Në Shqipëri është folur gjatë për takimin e kreut të pozitës shqiptare, Fatos Nano, me kryetarin serb, Kushtunica. Fillimisht ky takim u përgënjeshtrua e pastaj u pohua nga vetë PS. Komenti juaj për atë që opozita po e quan afrim me Athinën dhe Beogradin dhe ndikimi i tyre mbi Shqipërinë.

Kadare: Nuk e di se në ç’rrethana dhe për ç’arsye është bërë ky takim. Që ai është mbajtur në fillim i fshehtë, natyrisht që është një gjë e keqe. Do të shtoja se takimi i një lideri partiak me presidentin e një shteti të kujton praktikat jo demokratike të komunizmit. Asnjë lider partiak shqiptar nuk ka mandat ( tagër, siç thoshin të vjetrit) për të përfaqësuar shtetin.

– Në këto kohë kemi një vatër të hapur rezistence të armatosur në Preshevë, Bujanovc, e Medvegjë. Ajo që quhet UÇPMB festoi një vjetorin e saj. Çfarë mendoni për prespektivën e kësaj rezistence?

Kadare:  Që shqiptarët, ashtu si çdo popull, duhet t’i kërkojnë gjerë më një të drejtat e tyre, për këtë s’mund t’i ndalojë askush. Që të kërkojnë vëzhgim ndërkombëtar kur këto të drejta shkelen me këmbë, as për këtë s’mund të pengohen. Për sa i përket asaj që ndodh në Preshevë, Bujanovce Medvegjë, njoftimet janë kundër thënëse dhe e kam të vështirë të jap përgjigje. Kam dëgjuar se kohët e fundit shqiptarët atje kanë ndërkaq një përfaqësi politike dhe kërkojnë bisedime. Kjo është shenjë e mirë.

– Nuk ka kaluar shumë kohë nga një sulm i armatosur në Tetovë dhe një ushtri tjetër, “Ushtria kombëtare”, ka marrë përsipër autorësinë e sulmit. Sa e ndihmon apo e dëmton kjo çështjen shqiptare?

Kadare: Është hëra e parë që e degjoj një gjë të tillë. Nuk mendoj se në gjendjen e sotme kjo e ndihmon çështjen shqiptare. Shqiptarët në Maqedoni duhet t’i kërkojnë të drejtat e tyre nëpërmjet rrugëve dhe institucioneve demokratike.

– Le të kthehemi tek Kosova. Në mars të vitit të shkuar, në një shkrim të botuar në “Le Mondë”, ju shkruat me entuziazëm se Kosova kishte ndryshuar shumë. Si do t’i vlerësonte shkrimtari ynë zhvillimet e gjertanishme, kur janë paralajmëruar zgjedhjet e përgjithshme?

Kadare:-Kur e shkrova atë shkrim, Kosova ndërkaq ishte e lirë. Por miqtë e Jugosllavisë anembanë Europës kishin vënë kujën kundër Kosovës, pra kundër lirisë së saj. Shkrimi im ishte një përgjigje për atë krrokamë korbash.

Kosova sot vazhdon të jetë e lirë. Kjo është kryesorja. Të tjerat, gjithë të tjerat, duke përfshirë edhe vazhdimin e lirisë, këto janë në duart e vetë shqipëtarëve.

Shqipëria është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme. Shpresoni se do të ndryshojë diçka në komunikimin pozitë-opozitë, apo përsëri do të ketë mosnjohje të rezultatit nga njëra palë?

Kadare: Klasa politike shqiptare është përpara një prove themelore. Në qoftë se ajo do të vazhdojë praktikat e saj të deritanishme: provokimin, urrejtjen, përçarjen, me fjalë të tjera, në qoftë se do të vazhdojë atë rrugë të verbër që ka nisur, akuzat kundër saj do të jenë tepër të rënda. Prej kohësh i kam bërë këto dy akuza. Më lejoni t’i përsëris.

E para: ose klasa politike shqiptare është kaq e degraduar mendërisht e moralisht sa që nuk e kupton se po  e tërheq krejt vendin, pra dhe veten e saj në katasrofë.

E dyta: ose ajo e kupton fare mirë këtë, por me ndërgjegje vazhdon veprën e saj shkatërrimtare: shembjen e Shqipërisë.

Në të dy rastet, ajo nuk meriton të ketë vend në Shqipëri. Prandaj nëse dëshiron ta përligjë, qoftë edhe me vonesë veten, ajo duhet të zgjedhë me ngut një rrugë tjetër, të vetmen rrugë të shpëtimit: mirëkuptimin dhe dialogun.

Për të dhënë një shembull: meqë jemi përpara zgjedhjeve, klasa politike që është në fuqi duhet të shkarkojë një orë e më parë KQZ ( Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve). Dhe ky nuk është veçse një hap. I pamjaftueshëm natyrisht, po i domosdoshëm si hap i parë.

– Ka një dialog të ashpër mes pozitës dhe opozitës, për atë që është quajtur provokim. E kam fjalën për dy figurat kryesore të diktaturës shqiptare Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Të parit iu shfaq fotografia në hollin e Mnistrisë së Jashtme, të dytit, në një ceremoni në Muzeun kombëtar në kryeqytet, i jepet titulli ”Qytetar nderi i Mallakastrës”. Mendimi juaj?

Kadare: – Opozita shqiptare ka bërë shpesh vërejtje të drejta. Si puna e KQZ-së që sapo e përmenda. E keqja është se opozita bën vërejtje për çdo gjë dhe të gjitha vërejtjet i bën me të njëjtën gjuhë të ashpër, kështu që s’është e mundur të dallosh vërejtjet themelore nga të rëndomtat. Veç kësaj, opozita, pas çdo vërejtje e pas çdo mitingu, kërkon rrëzimin e qeverisë ose zgjedhje të parakohshme. Kështu që vetë ajo i ka zhvlerësuar këto dy kërkesa që janë maksimale dhe natyrisht dramatike. Një gjë e tillë, që të kujton kushtrimin e papërligjur për ujkun, është në dobi të pushtetarëve dhe në dëm të vendit, ngaqë asnjë vërejtje e opozitës nuk merret parasysh. Lidhur me dy figurat e diktaturës, kritika e opozitës është plotësisht e drejtë. I është bërë një provokim cinik jo vetëm asaj, por gjithë popullit shqiptar. Është shkelur me këmbë dinjiteti i tij. Është hedhur baltë mbi vuajtjet e tij. Në hollin e Ministrisë së Jashtme, të ministrisë që duhet ta lidhë Shqipërinë me botën e lirë, të vendosësh portretin e atij që ndau Shqipërinë nga bota, kjo është më shumë se provokim. Kjo është tallje me shtetin shqiptar, është hipokrizi e shpallur kundër aleatëve tanë euroatlantikë. Ç‘paska menduar ministri ynë i Jashtëm kur e paska bërë këtë?

– Meqënëse jemi tek figura e diktatorit Enver Hoxha. Kemi mësuar nga shtypi se romani “Dimri i vetmisë së madhe” sapo është ribotuar në Francë dhe në vende të tjera. Si shpjegohet interesimi për këtë roman, kur një nga personazhet historik është pikërisht diktatori shqiptar?

Kadare: Është e vërtetë se ky roman është botuar e vazhdon të botohet në shumë vende. Shtypi letrar i huaj është marrë e vazhdon të merret me të. Sipas këtij shtypi suksesi i romanit nxitet nga dy faktorë. Faktori i parë: ndryshe nga shumica e letërsisë komuniste që glorifikonte ndarjen me Perëndimin, ky roman shtjellon një këngë të kundërt: ndarjen me Lindjen. I shkruar e i botuar 30 vjet më parë, romani përshkruan iluzionin që lindi atëherë në Shqipëri; shpresën se Shqipëria, donte apo nuk donte, duke u shkëputur nga blloku komunist, do të bashkohej me Europën. Në roman personazhet flasin haptas për këtë shpresë. Ne e dimë se iluzioni mbeti iluzion. Megjithatë, përmendja e kësaj shprese ishte e rëndësishme dhe emancipuese, me një vend ku për një iluzion të tillë mund të të ikte koka. Faktori i dytë është se në këtë roman jepet një tablo globale e komunizmit, jashtëzakonisht e zymtë. Pjesa qëndrore e romanit përshkruan mbledhjen e krerëve të 81 partive komuniste në Moskë. Ata janë përshkruar si nje klan i frikshëm, secili prej të cilëve mban të fshehur helmin dhe thikën, për t’ia ngulur njëri-tjetrit. Lexuesi botëror që dëshironte të dinte se ç‘kishte bota komuniste, kjo tablo i kallte datën, aq më tepër që ishte përshkruar nga një shkrimtar që jetonte në atë botë.

Sikur Enver Hoxha ta kishte kthyer vërtetë Shqipërinë drejt Perëndimit, siç u shpresua në atë kohë, biografia e tij do të ishte mjaf e ndryshme sot dhe ndoshta nuk do të skandalizoheshim po t’ia shihnim portretin në Ministrinë e Jashtme. Por, ai  nuk e bëri atë kthesë sepse kishte frikë se fryma liberale do ta rrëzonte. Veç kësaj, a do ta pranonte perëndimi Enver Hoxhën? Kur e shkrova romanin unë besoja me naivitet se Perëndimi do ta pranonte, ashtu siç kishte pranuar Titon, me gjithë krimet e tij. Mendoj se romani “Dimri i vetmisë së madhe” ua kujtoi njerëzve atë shpresë, dhe ky është shkaku që dhjetëra mijëra kopje të tij u shitën brenda disa orëve në Shqipëri.

– Në një intervistë të mëparshme dhënë Gazetes Illyria jeni shprehur se stalinizmi për Shqipërinë është murtajë e shkuar murtajës. Bota perëndimore duhet ta ndihmojë Shqipërinë të çlirohet prej këtij  tmerri. Ç’mendim keni tani? Po e ndihmon bota Shqipërinë për t’u çliruar nga ajo murtajë?

Kadare:  Dy vjet më parë kam shprehur shqetësimin për ca shenja që tregonin prirje të rikthimit të stalinizmit në Shqipëri. Për fat të keq, këto dyshime vazhdojnë. Nostalgjia për luftë klasash e disa liderëve kryesorë socialist, urrejtja e shfrenuar kundër opozitës, që në fund të fundit ngjan me urrejtjen bolshevike kundër së djathtës, marrja në poste të rëndësishme, ushtri, diplomaci, etj. e kuadrove të ish nomeklaturës komuniste, këto e të tjera si këto tregojnë një mëndësi të errët Staliniste. Klasa politike shqiptare që është në pushtet, nuk mund të vazhdojë praktika të tilla dyfytyrëshe: nga një anë përgjërim i hapur për Europën e SHBA-në, nga ana tjetër, nostalgji e fshehtë për stalinizmin apo enverhoxhizmin. Ndarja e vërtetë dhe e sinqertë me krimin gjysmëshekullor komunist është e domosdoshme për çdo grupim politik në Shqipëri, e aq më tepër për ata që qeverisin. Kam parë në shtyp se sapo është botuar në Tiranë “Libri i zi  i komunizmit” i një grupi autorësh perëndimor. Që u botua ky libër është një ngjarje. Që të shkruhet versioni i tij shqiptar, do të jetë një ngjarje e madhe emancipuese. Disa mendojnë pa të drejtë se denoncimi i krimeve të një epoke përtërinë urrejtjen. Historia e njerëzimit ka treguar të kundërtën: çdo denoncim është një nxjerrje helmesh, një çlirim i ndërgjegjes, një përgatitje e paqes shoqërore. Populli shqiptar ka nevojë më shumë se kurrë për ta nxjerrë jashtë të keqen, e jo të ndërhyjë,  aq më keq, ta kutivojë atë. Kam mendimin se bota perëndimore mund ta ndihmonte më shumë Shqipërinë për tu çliruar nga kjo lëngatë.

E intervistoi Dalip Greca/ILLYRIA/ Shkurt 2001

Shkurt 2001

Në Foto: Një intervistë me Ismail Kadarenë për TV Kultura Shqiptare në Nju Jork, Shtator 2006, kur u nderua nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.Në këmbë ish botuesi i ILLYRIA-s Ekrem Bardha, dhe Adem Belliu, president i TV Kultura Shqiptare,  duke filmuar.

 

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: dalip greca, Interviste me Ismail Kadare

DIELLI: GEZUAR VITIN E RI 2014!

December 31, 2013 by dgreca

GEZUAR VITIN E RI 2014!

Redaksia e Gazetes me te vjeter te Botes Shqiptare,”DIELLI” i Shqiptareve te Amerikes, u uron vatraneve, lexueseve dhe te gjithe shqiptareve: GEZUAR VITIN E RI 2014!

Nje urim i vecante shkon per bashkepunetoret e shumte te Gazetes Dielli, qe tash mbulojne jo vetem hapesiren etnike shqiptare, por edhe mergaten shqiptare nga Amerika, Kanadaja, Europa, Australia, Zelanda e Re, kudo ku ka shqiptare.

Qofte vit i mbare per Kombin Shqiptar!

GEZUAR!

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca

GEZUAR 28 NENTORIN- DOLI GAZETA DIELLI ME NUMER SPECIAL PER 28 NËNTORIN

November 27, 2013 by dgreca

Në fillim të javës ka dalë i printuar numri special i Gazetës më të vjetër të botës shqiptare, organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës”DIELLI”,  gazetë që në 15 shkurt 2014 do të festojë 105 vjetorin e botimit. Që nga 28 Nëntori i vitit 2009 është kthyer në traditë përgatitja e  një numri të tillë special të Diellit me mbi 100 faqe, në dy gjuhë, anglisht dhe shqip, ku 40 përqind e faqeve printohen me ngjyra.Ky është edicioni i pestë special radhazi.

Në Faqen e parë ky edicion special ka një fotografi simbolike të qëndristareve të Flamurit, autorësia e së cilës i takon mjeshtrit të famshëm FADIL BERISHA, I cili iu përgjigj kërkesës së Diellit me një sërë fotografish nga arkivi i tij.

Bashkëpunëtorët e Diellit, historianët, studiuesit, nga të gjitha trojet kombëtare dhe nga diaspora bashkëpunuan me gazetën e Vatrës dhe sollën këndvështrime historike dhe memoriale të vecanta. I falenderojmë të gjithë. Një kontribut të vecantë dha nga Italia Eugjen Merlika, i cili solli një seri shkrimesh historikë të autorëve të ndryshëm, të sjella nga shtypi i hershëm shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu kontribuoi studiuesi Skënder Blaka nga Kosova, dhe shumë të tjerë.

Senatori i Shtetit të New Yorkut, Charles Schumer, i dërgoi Gazetës Dielli një urim special për festën e Flamurit, 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë., që botohet në hyrje të këtij numri. Falenderojmë Ermira Babamusta. Në këtë botim special trajtohet udhëtimi historik i Flamurit Kombëtar, që nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail bej Qemali e deri në ditët e sotme.Shpaloset historia e luftrave për liri të Kombit shqiptar, nderohen dëshmorët e Kombit dhe sillen këndvështrime që i kanë qëndruar kohës nga “të ndaluarit”.

Dizajnimi i gazetës është përgatitur me profesionalizëm nga Hezer Hajrullaaga.

Në këtë numër ka dhe një numër të konsiderueshëm urimesh për festën e Flamurit, si nga vatranët ashtu edhe nga biznesmenët shqiptaro-amerikanë,

Po ashtu disa nga degët e Vatrës dhanë një ndihmë të konsiderueshme, duke ia lehtësuar punën editorit. Vecojmë Degën e Queensit me kryetar dr. Skënder Murtezani, që siguruan shtatë faqe me urime. Po ashtu dhanë kontribut edhe degët, Westchester, me kryetar Nick Markola, dega e Washingtonit me kryetare Merita B McCormack, Jacksonville me kryetar Adriatik Spahiu, Hudson Valley, me kryetar Elmi Berisha etj.

Mbështetën edhe Organizata e Grave Shqiptaro-amerikane me president dr. Anna Kohen, Partia Lëvizja e Legalitetit me kryetar Hakik Mena etj.

Tashmë gazeta ka mbërritur tek abonentët e Nju Jorkut dhe shteteve përreth dhe ka marrë udhën drejt shteteve më të largëta, përfshi dhe Alaskën, apo Kanadanë fqinj, për te udhëtuar edhe drejt arbëreshëve apo institucioneve dhe Universiteteve shqiptare.

Gazeta Dielli shkon në shumë biblioteka në Amerikë, shkon ne Departamentin e shtetit, në Librarinë e Kongresit, ne zyrat qendrore te Emigracionit si dhe tek albanologët ne Amerike, Kanada dhe Evrope.

Gazeta Dielli u uron vatranëve, bashkëpunëtorëve dhe  të gjithë shqiptarëve: Gëzuar Ditën e Shenjtë të Flamurit! Kjo ditë na kërkon të jemi të bashkuar!

Filed Under: Histori Tagged With: dalip greca, doli Dielli special, Gezuar 28 nentorin

Lamtumirë Sokol Olldashi!

November 21, 2013 by dgreca

Shqipëria në zi kombëtare në nderim të deputetit/

Në Kuvendin e Shqipërisë janë zhvilluar homazhet për nder të deputetit të Partisë Demokratike Sokol Olldashi, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike në një aksident rrugor.

Arkivoli me trupin e pajetë të Sokol Olldashit doli nga shtëpia e tij për t`u zhvendosur në hollin e Kuvendit të Shqipërisë.  Familjarë, të afërm, miq, kolegë, përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike dhe qytetarë të shumtë kanë zhvilluar homazhe deri në orën 14:00 kur trupi i Sokol Olldashit është përcjellë për në banesën e fundit.

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ne mesazhin e tij të lamtumires, deklaroi se zoti Olldashi do të mbetet një impuls force për PD dhe gjithë të dashurit e tij.

“Nuk na besohet të mos e shohim Sokolin në këmbë. Të dashur familjarë, miq e kolegë, si bashkëpunëtor, kryetari i PD-së e kam unë këtë barrë të rëndë të përcjell bashkë me ju, me lot e dhimbje. Do donim që kjo e sotmja të mos ishte e vërtetë. Të mblidheshim sot për të festuar ditëlindjen e tij apo një festim familjar. Vetëm të mos themi që Sokoli nuk është më mes nesh. Ishte i paepur. Shkëlqeu si gazetar politik dhe opozitar i paepur. Çmontonte dhe denonconte intrigat politike dhe na jepte kurajo ishim pakicë dhe kur forcat e errëta përpiqeshin të na zhbënin. Sokoli nuk u nda kurrë nga ky rrugëtim i PD-së, me profilin kurajon e vizionin e tij. Na krijove dhimbje. Por je dhe do të jesh impuls dhe forcë. Një zë i dashur dhe mik i përjetshëm, djalë e baba i pazëvendësueshëm. Lamturimë i dashur mik e vëlla, u prefsh në paqe” tha Basha, gjate fjales se tij.

I pari që kanë zhvilluar homazhe kanë qënë kryetari i PD-së Lulzim Basha i cili është përlotur përpara arkivolit me trupin e pajetë të Sokol Olldashit.

Më pas ka qënë ish-kryeministri Sali Berisha duke u ndjekur më pas edhe nga i gjithë grupi parlamentar demokrat..

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe dua të them që Sokol Olldashi jeton dhe do jetojë midis nesh me veprën e tij, me veprimtarinë e tij për gjithçka që ka bërë për Partinë Demokratike dhe për të gjithë kombin” është shprehur Berisha  në një prononcim të shkurtër për mediat.

Homazhe ka zhvilluar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili më pas ka lënë edhe një shënim në librin e ngushëllim

Gjithashtu homazhe ka kryer edhe i gjithë grupi parlamentar i Partisë Socialiste i kryesuar nga kreu i grupit Gramoz Ruçi.

Është një humbje tragjike për familjen, bashkëshorten, fëmijë, politikën shqiptare, për opozitën, për politikanët shqiptarë. Pavarësisht se jemi kundërshtarë politikë, ne me dhimbje jemi të gjithë këtu si grup parlamentar, për të nderuar e respektuar si njeri, si politikan dhe si kundërshtar, vëllain, mikun, Sokol Olldashi”, është shprehur Ruçi.

Homazhe kanë zhvilluar gjithashtu edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta si dhe deputetë dhe përfaqësues të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nano:  Sokol Olldashi iku para kohe, nuk ishte radha e tij

Gjithashtu homazhe ka zhvilluar edhe ish-kryeministri Fatos Nano i cili ka theksuar se Sokol Olldashi do t`i mungojë jo vetëm familjes por edhe politikës.

“Sokol Olldashi ishte njëri nga ne, politikanë të trazicionit me sakrificat, me kontributet dhe debatet që i shoqërojnë të gjithë.  Fatkeqësia është se iku pa radhë, nuk ishte radhë e tij. Sigurisht që do ti mungojë jo vetëm familjes por edhe politikës por edhe të ardhmes. Respekte” shtë shprehur Fatos Nano.

Edhe kreu i shtetit Bujar Nishani i shoqëruar nga zonja e parë e vendit Odeta Nishani u janë bashkuar homazheve për deputetin Olldashi.

Homazhe kanë zhvilluar edhe përfaqësues nga qeveria e Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i shoqëruar nga Ministri i Kulturës Memli Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të kabinetit u kanë shprehur ngushëllime familjarëve.

Kreu i LDK, Isa Mustafa, në homazhet ka shprehur ngushëllimet për familjen, miqte, PD dhe politikën shqiptare.

“Të gjithe ne e kemi përjetuar shumë rëndë këtë vdekje tragjike të Sokol Olldashit. Kemi ardhur t’i shprehim ngushëllime familjes, PD, popullit shqiptar, politikës shqiptare. Një shqiptar që është munduar të rezatojë pozitivitet në zhvillimet e përgjithshme. Lus familjen dhe të gjithë të bëhemi të fortë të përjetojmë këtë rast të rëndë tragjik. Por kemi parasysh veprën e tij, personalitetin e tij, dhe të përpiqemi ta kalojmë dhimbjen për këtë humbje”, u shpreh Mustafa.

Edhe kryediplomati amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka ngushëlluar familjen dhe miqte e të ndjerit Sokol Olldashi.

Parlamenti shtyn punimet

Ndërkohë për shkak të humbjes së jetës së deputetit Sokol Olldashi, Kuvendi i Shqipërisë njofton se seanca plenare e parashikuar për sot shtyhet për javën e ardhshme.

Bashkia: Flamujt në Tiranë në gjysmështizë

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se gjatë homazheve për nder të deputetit demokrat Sokol Olldashi flamujt në të gjithë kryeqytetin do të ulen në gjysmështizë.

Vdekja e Sokol Olldashit, qeveria shpall ditë zie kombëtare

Qeveria ka shpallur sot  ditë zie kombëtare në nderim të të ndjerit, Sokol Olldashi, deputet dhe politikan i shquar.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të  pikë s 8, të kreut VII, të ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.229, datë 23.4.2004, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Shpalljen ditë zie kombëtare, ditën e enjte, datë 21.11.2013, në nderim të të ndjerit, Sokol Olldashi, deputet dhe politikan i shquar.

2.    Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtize.

3.     Ceremonia e homazheve organizohet ditën e enjte, datë 21.11.2013, nga ora 11.00 deri në orën 14.00, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

4.    Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga institucioni organizator i ceremonialit.

 

 

Mesazhe të shumta janë drejtuar familjes Olldashi, pas humbjes tragjike të deputetit demokrat, Sokol Olldashi. Mijëra qytetarë kanë ngushëlluar familjen nëpër rrjetet sociale dhe mes tyre nuk kanë munguar as miqtë dhe kolegët ish-ministrit si dhe personalitete të larta në Kosovë dhe Maqedoni.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një foto të deputetit Sokol Olldashi në të cilën shkruhet “Koli, do të mbetet përjetë mes nesh”.

Mesazh i Ambasadorit Ettore Sequi

Do doja t’i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera, në emrin tim dhe në emër të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë familjes së deputetit Sokol Olldashi pas humbjes së tij tragjike natën që shkoi. Mendimet e kolegëve tanë janë me familjen e tij, miqtë e tij dhe kolegët e tij parlamentarë në këtë moment të trishtuar.

Mesazh Ngushëllimi nga Ambasadori i SHBA-së Aleksander Arvizu

U trishtova shumë kur mora vesh se Sokoli ndërroi jetë. Kam qenë me fat që pata mundësinë ta njihja gjatë kohës sime në Shqipëri, dhe do ta kujtoj gjithnjë si dikë që e donte shumë Shqipërinë dhe dëshironte që ta bënte vendin e tij një vend më të mirë, për të gjithë.

Kur e takova për drekë disa javë më parë, më tregoi sa shumë e shijonte mundësinë për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij. Më tregoi për planet që kishte për të vizituar Shtetet e Bashkuara në pranverë dhe unë i thashë se do e prisja me kënaqësi takimin me të në anën tjetër të Atlantikut.

Mendimet dhe lutjet e mia më të ndjera dhe të kolegëve të mi të Ambasadës Amerikane janë me familjen, miqtë dhe mbështetësit e tij në këtë kohë të vështirë.

Mesila Doda dhe Erjon Braçe

“Lamtumirë miku im! Ishe më i mirë se ç’duhej për këtë botë! Zoti të dhëntë paqen e tij!” është shprehur në Facebook deputetja demokrate Mesila Doda.

“U prehtë në paqe Sokol Olldashi” është shprehur deputeti socialist Erjon Braçe.

Eduard Selami

“Një lajm i tmerrshëm dhe fatkeq, qe sikurse shkreptima e natës kur vjen, prishi qetesinë e familjes, miqve, atyre qe e kanë njohur apo jo!!! Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërine dhe politikën shqiptare!!! Lutjet e shkojne për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japi forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre!!!”

Behgjet Pacolli

“Ngushëllime të sinqerta familjes Olldashi. Vlerësoj lartë kontrubutin e deputetit Olldashi. Ndarja e parakohshme nga jeta e Olldashit është e dhimbshme”.

Ahmeti ngushëllon familjen e Olldashit

Kryetari i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjarët e deputetit, Sokol Olldashi.

“Lajmin e kobshëm për humbjen e parakohshme të mikut tim dhe deputetit të kuvendit të Shqipërisë Sokol Olldashi e pranova me hidhërim të thellë, prandaj në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për këtë humbje të madhe për të gjithë ne. Kontributi i Sokolit në të gjitha zhvillimet demokratike në Shqipëri është i lartë dhe vepra e tij do të kujtohet me shumë respekt dhe mirënjohje nga të gjithë shqiptarët në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe në çdo vend tjetër ku ata jetojnë. Të gjithë ne bashkëndjejme me dhimbjen e familjes suaj dhe ju mbajmë në lutjet tona gjatë këtyre ditëve të vështira për ju dhe të gjithë ne”, shkruan Ahmeti.

Oerd Bylykbashi

Koli, Do të të kujtoj ashtu si në ditën e parë kur u njohëm në gjimnaz në 1988.

Do të të kujtoj si nxënës i shkëlqyer, inteligjent, i shkathët, poet i talentuar dhe me kitarën tënde në dorë. Të mbaj mend në qindra momente të tjera në këto 25 vite miqësi e punë. Mbi të gjitha, do të të kujtoj atë ditë të ftohtë të shkurtit 1991, në palestrën e gjimnazit Naim Frashëri, kur mes nxënësve që protestonim dhe solidarizoheshim me grevën e urisë së studenteve, ti u ngjite mbi kokat tona mbi një shkallë druri të mbështetur në mur. Në atë moment ti u bëre lider i të gjithë neve. Ai do jetë imazhi që do ruaj përgjithmonë për ty, mik i vjetër! U prehsh në paqe Koli!

Fatos Nano

Me hidhërim të thellë morra vesh lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit, miqtë, dhe kolegët. U prehsh në paqe !

Edmond Panariti

Shpreh keqardhjen e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut, mikut Sokol Olldashi. I shpreh ngushëllimet e mia të perzemërta familjes së tij dhe ndaj dhimbjen me ta në këtë ditë zie. Kam patur rastin ta njoh personalisht z. Olldashi gjatë kohës kur kam shërbyer në qeverinë e mëparshme. Vlerësoj shumë karakterin e tij bashkepunues, të ngrohtë e të komunikueshëm. U prehtë në paqe shpirti i tij!

Thaçi ngushëllon familjen Olldashi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëlloi familjen Olldashi dhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, me rastin e vdekjes së deputetit Sokol Olldashi.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet “Me dhembje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës në një aksident, të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Sokol Olldashi. Vdekja e deputetit Olldashi, është humbje jo vetëm për familjen, por edhe për institucionet e Shqipërisë, ku ai si deputet dhe si ministër dha kontribut në të gjitha proceset demokratike në Shqipëri”.

“Olldashi do të mbetet përherë në kujtesën e qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si njeri dhe politikan i çmuar, që kontribuoi në thellimin e bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim ju lutem pranoni ngushëllimet e thella”, thuhet më tej në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Thaçi.

Isa Mustafa

Nga ana tjetër edhe kreu i LDK-së në Kosovë, Isa Mustafa ka dërguar një mesazh ngushëllimi. Ai shprehet se, Partia Demokratike e Shqipërisë humbi një veprimtar të madh të demokracisë së re shqiptare, kurse shteti shqiptar një anëtar të spikatur të legjislacionit.

“Vdekja tragjike e Sokol Olldashit është një humbje e cila kapërcen kufijtë e shtetit shqiptar. Ishte njeri me dije dhe kulturë evropiane, njeri që komunikonte me gjuhën dhe logjikën evropiane, prandaj të gjithë ne do ta ndjejmë mungesën e njeriut tonë. I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes Olldashi për humbjen e më të dashurit të saj, kryetarit të PD-së, z. Lulzim Basha dhe Parlamentit shqiptar për humbjen e një figure të madhe të demokracisë” thekson  Mustafa.

Jakup Krasniqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ngushëlluar sot kryetarin e  Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e vdekjes së deputetit, Sokol Olldashi.

Në telegramin e ngushëllimit të Krasniqi thuhet:“Me dhembje  të thellë mësuam lajmin që deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Sokol Olldashi  ka humbur jetën në aksident të rëndë trafiku. Vdekja e Sokol Olldashit është humbje e madhe, jo vetëm për familjen e tij, por dhe për Kuvendin e Shqipërisë. Familja Olldashi ka humbur njeriun më të dashur, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë humbi deputetin e palodhshëm dhe të përkushtuar në detyrat e tij si i zgjedhur i qytetarëve shqiptarë. Duke ndarë dhembjen bashkë me familjarët e deputetit Sokol Olldashi, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta Juve dhe familjes Olldashi.

Ramush Haradinaj

Ndërsa, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një telegrami adresuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, e ka ngushëlluar sot familjen Olldashi, Partinë Demokratike të Shqipërisë, ish-kryeministrin Berisha, deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe mbarë vendin, me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të deputetit dhe ish-ministrit, Sokol Olldashi.

Në telegramin e kryetarit Haradinaj, thuhet: “Me keqardhje të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të deputetit, ish-ministrit, kolegut dhe personalitetit të shquar të PD-së dhe të politikës shqiptare të dekadës së fundit, z. Sokol Olldashi. Në këto momente të rënda të dhimbjes e të pikëllimit, ua përcjellë ngushëllimet më të thella juve personalisht, ish-kryeministrit Berisha dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”.

Mesazh Ngushëllimi nga kreu i gjykatës së lartë, Xhezair Zaganjori

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, dhe Trupa Gjyqësore e kësaj gjykate, i shprehin ngushëllimet më të thella e më të sinqerta familjes dhe të afërmve të të ndjerit Sokol Olldashi. Ndarja tragjike dhe e parakohshme e tij nga jeta, është një humbje e pazëvendësueshme edhe për miqtë, kolegët dhe deputët e Kuvendit të Shqipërisë.

“Me këtë rast, shprehim vlerësimin më të lartë për figurën , punën dhe kontributin e. Sokol Olldashi, në jetën politike dhe shoqërore të vendit”.

 

KUSH ISHTE SOKOL OLLDASHI

Sokol Olldash ishte një nga figurat më të spikatura politike të Partise Demokratike.
Ka lindur më 17 dhjetor 1972 në Durrës.  Shkollën e mesme e kreu në vendlindje ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995

Ndërsa në 2004- kreu Kolegjin e Mbrojtjes pranë Komandës së Doktrinave (Politikat e Sigurimit Kombëtar), ku u Diplomua me “Medalje të Artë”.

Sokol Olldashi ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe katër herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Bashkë me idelaet e tij politike Sokol Olldashi e nisi në po këtë periudhë karrierën e tij si gazetar. Pas disa vitesh gazetar dhe kreyeredaktor i gazetës “Albania”, në vitin 2001 zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitin 2005, ai rizgjidhet në Kuvend, me fitoren në Shijak. Pasi fitoi mandatin e dytë të deputetit Sokol Olldashi u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme, post të cilin e mbajti nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2007. Në këtë kohë kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, garë që ai e humbi përballë Edi Ramës.

Më pas, Sokol  Olldashi merr postin e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, post që e mbajti deri në shtator të 2013.

Pas humbjes së Partise Demokratike më 23 qershor dhe dorëheqjes së Sali Berishës, zoti Olldashi kandidoi për postin e kryetarit të PD, përballë Lulzim Bashës.

Olldashi ka drejtuar Forumin Rinor të Partisë Demokratike,  PD-të Tiranës, ndërsa ka qënë anëtar i forumeve më të larta të kësaj partie  kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. 41-vjeçari ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Lamtumire Sokol Olldashi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 116
  • 117
  • 118
  • 119
  • 120
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT