• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RIZGJEDHJA UNANIME E THAÇIT DHE DEMOKRACIA E KOMPROMENTUAR SHQIPTARE

January 27, 2013 by dgreca

NGA DALIP GRECA/

Ndodhi ajo që dihej, natyrisht që edhe pritej: Kryeministri Hashim Thaçi u rizgjodh në krye të Partisë së vet që qeveris vendin”nga fitorja në fitore” dhe përgatitet që të marrëdhe një mandate plus në zgjedhjet e ardhshme. U votbesua me 718 vota nga 719 delegatë votues. Duartrokitjet dhe ovacionet ushtuan gjatë. Pati guxim vetëm një “armik” ta kundërshtojë kandidaturën e tij, që nuk dha votën “pro” dhe për rrjedhojë nuk i rrahu shuplakat. Gjithçka pritej nga ky manifestim i unitetit solid të demokratëve të Kosovës. Por çfarë nuk pritej nga Konventa e Partisë së Thaçit dhe vetë kryministri Kryetar? Që kryeministri-Kryetar , i Qeverisë dhe Partisë, të mos kandidonte i vetmuar, por së paku  formalisht ta kishte një oponent përballë. Gjë që mungoi në Konventën e Demokratëve të Kosovës, si në shumë parti simotra të shqiptarëve.

Çfarë nuk pritej tjetër nga farsa demokratike e nga unanimitetit e uniteti i radhëve të ngjeshura të Partisë së Thaçit? Pritej që sëpaku statistika të kishte ca dhjetëra vota kundër, jo vetëm një! Shumë e habitshme kjo vota kundër. Vetëm njëri paska qenë opozitar i Thaçit apo bartës i mendimit ndryshe?

Si ka mundësi që të mos kishte më shumë vota kundër kryetarit-kryeministër?  E dyshimtë kjo statistikë për ta besuar si të vërtetë edhe për shkak të zhvillimeve më të fundit në këtë Parti, ku uniteti nuk ka qenë aq solid sa ç’pretendohet, përkundrazi pas oponencës së kryekuvendarit Jakup Krasniqi dhe arrestimit të numrit 2 të Partisë, Fatmir Limaj. Vërtetë që munguan në Konventë kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, njëkohësisht sekretari i përgjithshëm i Partisë dhe nënkryetari i burgosur, Ish ministri Fatmir Limaj,po mbështetësit e tyre, ku ishin?  Pikërisht që këtu lind dyshimi: A nuk kishte në Konventë përkrahës të dy figurave qendrore që kanë lidhje edhe me kontributin në Luftë? Edhe ata paskan votuar për Thaçin kryetar? Duhet të pranojmë një nga dy opsionet, ose ata janë shmangur që në përzgjedhjen e delegatëve dhe nuk kanë qenë fare në sallë ose demokracia e brendshme e Partisë me emër demokratik, është në pikë të hallit. Çfarë do t’i kishin bërë imazhit të Thaçit ta zemë 50 apo 100 vota kundër ? Natyrisht asgjë, ai prapë do të ishte në krye të Partisë dhe prapë në krye të Qeverisë, po ai do të qëndronte.

Nëse sëmundja e trashëguar nga Shqipëria e kohës së diktaturës, fitoret me 99, 99, 99  përqind e votave, do të ishte vetëm për Partinë e Thaçit, nuk do t’ia vlente fare që të ndaleshim dhe të analizonim përciptazi fitoren e pritur me një votë kundër të Hashim Thaçit, por fatkeqsisht të gjitha partitë shqiptare vuajnë nga i njëjti sindrom: Pushteti i Njëshit dhe kompromentimi i demokracisë së vërtetë. Gati në të gjitha Partitë shqiptare, çuditërisht edhe në ato të opozitës, edhe pas humbjeve të njëpasnjëshme, votohet vetëm me një kandidaturë, edhe aty ku vihet një bedel përballë, fallsiteti lexohet që larg; bedeli bën tifo për Njëshin, jep shenja hapur të votojnë për Njëshin, madje voton edhe vetë për Njëshin. As kjo demokraci formale nuk i hyn në punë kujt. Kandidatura oponente nuk mund të përfaqësojë vetëm individin-kandidaturë kundër,  duhet së paku që të përfaqësojë një grupim, a frakson, që mendon ndryshe, por është brenda programit të Partisë, ndryshe ai do të duket si dele e zezë brenda tufës me dele të bardha.

Problem tjetër që e kompromenton demokracinë fluide të shqiptarëve është votimi i hapur, në shesh të burrave dhe grave, në sy të të gjithëve, në sy të kryetarit Njësh. Thaçi në rastin konkret, formalisht ka propozuar në Konventë për votim të hapur, por masa nuk e paska lënë që të rrezikohej personaliteti i Njëshit, ata e kundërshtuan vullnetin e Komandantit-kryetar në mënyrë demokratike! Dhe votuan si burrat, hapur në sy të Njëshit! Po kush e pengon kryetarin që të propozojë, ta votojë dhe më pas ta vendos me rregulla në Statutin e Partisë që votimi për kryetarin të jetë i fshehtë?

Partitë shqiptare, kudo ku e ushtrojnë aktivitetin, është e mira që të çlirohen nga imponimi i unanimitetit, t’i vënë gardh përjetësimit të Njëshit dhe të aplikojnë parimet e demokracisë reale, të krijonë kushte për konkurim vlerash të individëve. Mendimi ndryshe Partisë është vlerë demokratike sepse çliron ide e energji brenda partisë, krijon alternativa brenda partisë dhe i bën më luftarakë ata që udhëheqin. Që të realizohet kjo kërkesë e demokracisë brenda Partive shqiptare duhet të lejohen, Jo vetëm me statut, por edhe në praktikë fraksionet që mbartin ide e mendime ndryshe nga Njëshi. Alternativat brenda Partisë, fraksionet nuk e dobësojnë Partinë, përkundrazi i japin më shumë hapësirë debatit dhe demokratizojnë vetë Partinë, kufizojnë servilizmin dhe nepotizmin. Shembullin që ofron demokracia amerikane, në garat elektorale, ku fillimisht zhvillohet gara mes vetë demokratëve në një anë dhe republikanëve nga ana tjetër e më pas përballen dy ekipet, ia vlen që të aplikohet. Në Kosovë dhe Shqipëri kandidatët imponohen nga përzgjedhja e Partive, të cilat ua çojnë peshqesh qendrës, në vend që gara të nisi nga baza përmes konkurimit të individëve.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: dalip greca, demokracia e rerzikuar, Hashim Thaci, kryeministri

KALENDAR- 6 JANAR LINDI FAN S NOLI

January 6, 2013 by dgreca

FAN S NOLI lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja. Si disa fshatra të tjerë të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe kostumet e të parëve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës. I ati, Stiliani, ndonëse trashëgoi një pronë tokë, nuk u mor me bujqësi, po shërbeu si psalt në kishën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake. Familja u shtua shumë dhe erdhi një kohë që jetesa u bë e vështirë për të. Sa qe i mitur Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë. Filloren dhe të mesmen i bëri greqisht. Por me shumë ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria për shkrimin shqip. Që në bankat e shkollës iu shfaqën karakteri i pavarur dhe fryma e revoltës. Për këtë shkak nuk iu dha diploma në kohën e duhur, gjë që e pengoi të emërohej mësues atë vit shkollor. Më 1900 vajti në Greqi, me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belge, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. S’i eci mbarë. Studime nuk i bëri. Atëherë u hodh në punë të tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatri shëtitës. Tek punonte atje, iu ngjall dëshira të mërej me dramaturgji. Më 1903 kaloi në Egjipt, ku zuri punë si mësues i greqishtes. Ndërkohë, njihet me lëvizjen kombëtare. I ndihmuar nga patriotë, nis veprimtarinë politike dhe letrare: shkruan artikujt publicistikë, përkthen greqisht »Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet« të Sami Frashrit. Me 1906 mberrin ne SHBA, ku behet promotor I Levizjes Kombetare shqiptare en SHBA. Bashkepunoi me Sotir Pecin ne gazeten KOMBI. Eshte ne krye te Shoqerise Besa-Besen. Eshte themekues  Kishes Autoqefale Ortodokse shqiptare.Me 15 Shkurt 1909 vihet ne krye te gazetes Diellit, si gazete e Besa Besen deri ne ardhjen e Konices si editor. Më 1912 kryen studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit, të cilat i përfundon me cum laude në Bachelor of Arts. Eshte bashkethemelues i Federates PanShqiptare VATRA. Me 4 korrik 1918 u takua me Presidentin Wilson , te cilit I mori fjalen per te ndihmuar Shqiperine. Me 1921 eshte deputete ne Parlamentin Shqiptar. Kryesoi delegacionin Shqiptar ne Gjeneve ne Lidhjene Kombeve. Në fund të jetës së tij shkon në Florida. Atje, në banesën e tij, në Fort Lauderdale, vdiq më 13 mars 1965, larg atdheut të shtrenjtë, që e deshi me zjarr të pashuar.

Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian Noli, është lidhur me gjithë kulturën e re shqiptare të shekullit tonë. Për fat të keq si shumë artistë të mëdhenj shqiptarë, ai lindi dhe vdiq larg atdheut. Por midis këtyre dy datave zemra e tij e madhe rrahu vetëm për Shqipërinë, shpirti i tij krijoi gjëra madhështore që e lartësuan dinjitetin e shqiptarit, kurse në veprimtarinë energjike të përditshme iu përkushtua pavarësisë e tërësisë tokësore të atdheut dhe sidomos demokratizimit të jetës shqiptare.

Vendlindja, Ibrik-tepeja ose Qyteza, një fshat shqiptar në Traki, afër Adrianopojës, si dhe disa fshatra të tjera afër tij ishin për Nolin nga mënyra e jetesës, zakonet e temperamenti, si një copëz e shkëputur nga Shqipëria. Aty shpirti i tij thithi të pastër botën shqiptare, kulturën e gjerë popullore, mori informacionin e parë për historinë e Shqipërisë e jetën e kryetrimit Skënderbe. Pasi kreu në greqisht shkollën fillore dhe gjimnazin, në vitin 1900, në moshën 18 vjeçare, ai u largua nga vendlindja për të mos u kthyer dot më dhe shkoi në Athinë.
Në gjimnazin grek ai ishte njohur me letërsinë antike greke, me letërsinë evropiane e sidomos me veprën e Shekspiri.
Kjo gjë i kishte ngjallur atij dëshirën për ta zgjeruar kulturën e vet, dëshirë që mbeti e zjarrtë në shpirtin e tij deri sa vdiq. Kështu ky djalosh i ri , me interesa të gjera, shëndetlig, por i guximshëm e me një intuitë të zhvilluar, i hyri rrugës së studimeve, që për të ishte mjaft e vështirë, sepse i mungonin mjetet financiare. Pikërisht prej kësaj mungese ai shpejt i ndërpreu ato, të cilat do të mund t`i vazhdonte shumë më vonë, në një moshë të madhe. (Vetëm më 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua për arte , kurse më pas në moshën 55-vjeçare, mbaroi konservatorin, dhe në moshën 63-vjeçare mori doktoratën e filozofisë për histori). Për të siguruar jetesën hyri në një shoqëri tramvajesh e me pas si sufler në një teatër. Herë-herë luante edhe ndonjë rol të vogël , por puna në teatër nuk i vleu më tepër, sepse e nxiti të shkruante dramën “Zgjimi”, në greqisht, (e cila u ndalua të shfaqej sepse aludonte për lëvizjen shqiptare për liri), dhe me vonë dramën në shqip “Izraelitë e filistinë”. Më 1903 shkoi në Egjipt ku punoi për dy vjet si mësues. Gjatë kësaj kohe ai u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit: Thanas Tashkon e Jani Vruhon, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm për drejtimin që do të merrte jeta e Fan Nolit. Ata e lidhën atë me lëvizjen patriotike shqiptare edhe ai po në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet”. Më 1906 Noli u dërgua në Amerikë nga patriotët e kolonisë së Egjiptit për organizimin e lëvizjes kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Brenda një kohe të shkurtër Noli krijoi shoqërinë “Besa-besë”, që më pas u shkri në federatën “Vatra”si dhe gazetën “Dielli”. Në Amerikë ai u detyrua të bëjë një punë të rëndë që të siguronte jetesën.
Nga gjithë veprimtaritë e kësaj periudhe të jetës politike të Nolit, më e rëndësishmja është shkëputja e kishës ortodokse shqiptare dhe lufta kundër propagandës shoviniste greke. Për këtë qëllimin më 1908 ai u dorëzua prift dhe duke vazhduar traditën e nisur nga Kristoforidhi përktheu shumë libra të ndryshëm të kishës në gjuhën shqipe.

Kur u shpall Pavarësia, Noli përshëndeti qeverinë e Ismail Qemalit, ndërkohë që kishte bërë edhe një udhëtim nëpër Evropë për të mbrojtur çështjen shqiptare. Periudha më e rëndësishme e aktivitetit të tij në të gjitha fushat është dekada 1920-1930. Më 1920 ai, së bashku me patriotë të tjerë, u përpoq dhe arriti të sigurojë pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Më 1921 ai botoi edhe veprën e rëndësishme “Historia e Skënderbeut”.
Gjatë viteve `20-24, në krye të opozitës demokratike, Noli zhvilloi një luftë të ashpër në Parlament dhe jashtë tij kundër gjithë forcave reaksionare dhe feudale, duke ngritur zërin për vendosjen e lirive demokratike dhe zbatimin e reformës agrare. Fjalimi i tij mbi varrin e Avni Rrustemit në Vlorë shënoi fillimin e Revolucionit Demokratik në Shqipëri.
Me fitoren e revolucionit Noli u caktua kryetari i qeverisë së re, që doli prej tij, që ishte qeveria me përparimtare në Ballkan. Ajo shpalli një program revolucionar e demokratik, por nuk arriti ta realizojë. Revolucioni Demokratik në Shqipëri u gjend menjëherë i rrethuar nga qëndrimi armiqësor i Fuqive të Mëdha, monarkive dhe qeverive evropiane të shteteve ballkanike. Nolit iu desh të bënte një përpjekje të jashtëzakonshme që qeveria shqiptare të njihej. Por ndërkohë gjithë forcat reaksionare të vendit, të kryesuara nga A. Zogu dhe të ndihmuara nga qeveria jugosllave si nga ana financiare, ashtu edhe me mercenarë bjellogardistë arritën ta rrëzojnë qeverinë demokratike, e cila duke mos pasur kohë të realizojë reformat e shpallura, sidomos reformën agrare, mbeti e shkëputur nga populli. Noli u detyrua të mërgojë jashtë vendit në Austri dhe u dënua me vdekje në mungesë. Gjithë demokratët revolucionarë në mërgim themeluan në Vjenë Komitetin Nacional Revolucionar (Konare) me Nolin si kryetar. Në organin “Liria Kombëtare”
Të këtij Komiteti që dilte në Gjenevë, Noli botoi shumë artikuj që demaskonin Zogun dhe armiqtë e Shqipërisë, fashizmin dhe reaksionin si edhe disa nga poezitë e tij më të mira. Noli u end nëpër Evropë plot tetë vjet, duke mos pushuar së punuari për Shqipërinë, me shpresë se do të vinte një ditë që ai të kthehej përsëri. Por më 1932, kur Zogu arriti të forconte mjaft pushtetin e tij despotik, ai e humbi shpresën dhe u largua për në Amerikë për të mos e parë më kurrë atdheun. Më mirë se gjithçka, gjendjen e rëndë shpirtërore të tij në këtë kohë e shpreh poezia “Moisiu në mal”.
Noli
Kryeprofetit dita i ngryset
Dhe shpirtkëputur përdhe përmbyset
Me lot në sy, me zemër të ngrirë
I lyp mëshirë.

Pse kaçë gjatë, Zot, m`arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzetvjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?

Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj. Në gjithë këtë veprimtari politike, patriotike, artistike e shkencore Noli mbeti demokrat konsekuent. Vegjëlia ishte shtresa e vetme që ai vlerësonte, shtresa, tek e cila ai besonte, kurse feudalizmi ishte klasa që ai urreu për vdekje, klasa për të cilën ai s`pati kurrë ndonjë iluzion. Megjithatë si politikan e udhëheqës shteti ai humbi në ndeshjen me feudalizmin, pasi nuk deshi kurrë të përdorej dhuna.
Pasi u vendos në ShBA, u mor me krijimtari letrare, me studime të ndryshme, siç ishte “Bethoveni dhe Revolucioni Francez” etj. dhe me organizimin e veprimtarive të kishës shqiptare në Amerikë, e cila shërbente si qendër e lidhjes së kolonisë shqiptare. Fan Noli mbeti deri në fund të jetës së tij një demokrat i shquar.
Ky vigan i demokracisë e i kulturës shqiptare, te i cili vepron me të njëjtën forcë intuita e artistit shkencëtarit dhe e politikanit, ky patriot i madh që shkriu gjithçka për Shqipërinë, për fat të keq vdiq larg saj më 13 mars 1965 në ShBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.

POEZI NGA FAN S.NOLI

Hymni I Flamurit

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S’të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben’ u-lavdërove
Dhe në furtun’ i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat’ e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj’a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr’ e qjell i ri.
Fryn Moj Ere

-Ngaj po na vjen, moj erë e rreptë?
Pse vërshëllen me aq mallëngjim?
-Vij drejt nga malet e Shqipërisë,
për të përhapur zi e vajtim.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

-Nga ata male, moj erë trime,
ç’lajme të reja po na ke siell?
Pse je e vrerët dhe e helmuar?
qiellë me zi përse na e mbiell?
Fryn, moj erë, etj.

Pse e ke synë të trubulluar
e rent kaluar mi t’zeza re?
Pse të pikojnë lottë të zeza,
lottë të zeza posi rrëke?
Fryn, moj erë, etj.

Syri m’u err nga ato që pashë
Ah! nukë mbahem, nuk duroj dot.
Pashë një gjëmë, gjëm të tmeruar,
rent ta haroj, po rentkam më kot.
Fryn, moj erë, etj.

Atje tek losnja në fush’ të Korçës,
duke u hedhur lis më lis,
një qivur pashë me nj’çup’ të virgjër,
ma vrau shpirtin ay filis.
Fryn, moj erë, etj.

Tokat pushonin, prift nukë dukej,
e pakënduar na u varros;
mihnë dëborën, i bënë varrë,
shpirt nuk më mbeti, forca m’u sos.
Fryn, moj erë, etj.

Atje mi varrë qante një grua,
një grua qyqe me mallëngjim;
burrën të qante më par’a çupën,
për kë të bënte më par’vajtim?
Fryn, moj erë, etj.

Renda e ika e fluturova,
po dhëmbjen time ku do ta fsheh?
Çava oqeane, dete dhe male,
po vajtoj edhe sikundër sheh.
Fryn, moj erë, etj.

-Moj er’e rreptë, erë malsore,
shpirti m’u ndes, zëmra më shkriu;
sytë m’u errë si ty dhe mua,
mëndja në kokë më bubullin.
Fryn, moj erë, etj.

Qëndro të lutem, të kam për t’dhënë
dhe un’i varfri një porosi:
një re të madhe dërgo të zbresë
e ta ngarkojmë me lott’e mi.
Fryn, moj erë, etj.

E kur të kthehesh nga Shqipëria,
Atje në kopshtin, atje t’qëndrosh,
dhe lott’e mia si vesë qjelli
dalë nga dalë do t’i pikosh.
Qaj, moj erë, moj er’e shkretë qaj,
derthmi lottë atje mi varr’e saj.

Jepni Per Nenen

Ç’thot’ ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!”
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë.

Qan e lutet Nën’ e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç’e pat me Skënderbenë,
Bijt’ e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s’i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Cilët jan’ ata tiranë
Që të pren’ e që të vranë
Që të therrë bij e bija,
Dhe t’u-nxi, t’u-mbyll shtëpija?
Derthni plumba, o Shqiptarë,
Gjakn’ e Nënës për të marrë,
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan
Dhe të lan’, o Shkab’ e ngratë
Pa fole, pa zog, pa shpatë?
Këta qena, o shok’ i mbytni,
Mbushni gjyle që t’i shtypni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s’ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S’kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n’Amerikë.

Do të ndihim pa kursyer
Për ty, Nëna jon’ e vyer,
Që me drit’ e nder të thuresh
Dhe me bijt’ e tu të mburesh.
Cila Nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s’i dhanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin’ e vëndit t’onë,
Sot -se nesër është vonë-
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë.

1917

Anës Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
rraskapitur dhe katosur
po vajtonj pa funt, pa shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.
ku e lam’ e ku na mbeti,
vaj-vatani e mjer mileti,
anës detit i palarë,
anës dritës i paparë,
pranë sofrës i pangrënë,
pranë dijes i panxënë,
lakuriq dhe i dregosur,
trup e shpirt i sakatosur.

se ç’e shempnë derbederët,
mercenarët dhe bejlerët,
se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
nënë thundrën e përdhunës
anës vjosës, anës bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
sakatosur, çarmatosur,
as i gjall’, as i varrosur,
pres një shenj’ e pres një dritë,
pres me vjet’ e pres me ditë,
se ç’u tera, se ç’u mpaka,
se ç’u çora, se ç’u mplaka,
lark prej vatrës dhe prej punës,
anës rinit, anës tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.

dhe një zë vengon nga lumi,
më buçet, më zgjon nga gjumi,
se mileti po gatitet,
se tirani lebetitet,
se pëlcet, kërcet furtuna,
fryhet vjosa, derdhet buna,
skuqet semani dhe drini,
dridhet beu dhe zengjini,
se pas vdekjes ndriti jeta
dhe kudo gjëmon trumbeta.
ngrehuni dhe bjeruni,
korini dhe shtypini,
katundar’ e punëtorë,
që nga shkodra gjer në vlorë!

ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep forc’ e më jep shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.
se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
anës vjosës, anës bunës.

arratisur, syrgjynosur,
raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.

Shpell’e Dragobise

(Elegji për Bajram Currin)

Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mi një brek të Dragobisë
Priret Flamur’ i lirisë.

Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab’ e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.

Vendi dridhej, ay mbeti
Se s’tronditej nga tërrmeti.
Dif drangoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.

0 Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell’ e Dragobisë,
Yll i rrall’ i burrërisë.

Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As te shkëmb’ i Dragobisë,
As te zëmr’ e Djalërisë.

As je vrar’ e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë.

Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.
Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë
Për çlirimn’ e Shqipërisë
Katakomb’ e Dragobisë.

Syrgjyn -vdekur

(Elegji për Luigj Gurakuqin)

Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vran’ e na e shanë,
Na i thanë trathëtor.

Se të deshte dhe s’të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nëno moj, të ra dëshmor.

Nëno moj, vajto, merr malin,
Larot t’a përmbysnë djalin
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.

Nëno moj, m’a qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë,
Shpirt i bardhë si dëborë;
Ti s’i dhe as varr për hor.

Nëno moj, ç’është përpjekur
Gojë-mjalt’ e zëmër-hekur,
Syrgjyn-gjall’ e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator.

Shen Pjetri Ne Mangall

Fryn’ e çfryn veriu,
Ngrin, mërdhin i ziu
Dhe mangallit i afrohet
Që të ngrohet.

Krishtin brënda e gjykojnë
Dhe pas ligjës e dënojnë,
E goditin dhe e shtyjnë,
E pështyjnë.

S’del askush që t’a shpëtonjë,
Roma do t’a kryqësonjë,
Triumfon Legaliteti
Dhe Laneti.

Kur e rrahin dhe e tallin
Pjetri ngulet mbi mangallin;
Kur e pa, u-koll këndezi
Nga qymezi.

Dhe një shërbëtore i tha:
“Je dhe ti një nga ata!”
Po Shën Pjetri proteston,
E mohon.

Kruspull mbi mangallin mblidhet,
Po djek dorën dhe përdridhet;
Se ç’këndon bandill këndezi
Nga qymezi:

“S’ka e s’ka si heroizma,
Edhe si idealizma,
Po kur dimër del behari
S’ka si zjarri.”

-“Nga ata je!”- thot’ ajo,
E mohon Shën Pjetri: -“Jo!
As e njoh, as e kam parë,
Moj e marrë!”

Kruspull mbi mangallin mblidhet,
Po djek mjekrën dhe përdridhet;
Se ç’këndon bandill këndezi
Nga qymezi:

“Shkab’ e shkëmb me poz’ e fjalë,
Se ç’na dolle shkrumb e galë,
Në je trim këtu tregoje,
Shko shpëtoje.”

Thot’ajo: -“Je, mos gënje!”
Pjetri e mohon me be:
-“Jo, për Zotin, moj aman,
S’jam e s’jam.”

Kruspull mbi mangallin mblidhet,
Po djek gjuhën dhe përdridhet;
Se ç’këndon bandill këndezi
Nga qymezi:

-“Simon Pjetër, Bar Jona,
Kështu ndahet kjo dynja:
Kryqi andej, këtej buxhaku
Dhe allçaku.

Se ç’ e dogje, se ç’ e fike,
Gjel me gjëmb’ e këng’ armike.
Dhe ndërgjegjen se ç’ ia çpove,
Se ç’ia zgjove.

Se ç’vajton Shën Pjetri hidhur,
Lesh-lëshuar, duar-lidhur,
Tri her’ e mohoj pa gdhirë,
Faqe-nxirë.

Plak Topall Dhe Ashik

Dale, moj, se kam një fjalë,
Se më rjedhin djersët valë;
Dale, moj, se s’jam më djalë
Dhe më s’ecënj dot.

Dale, moj, se më kapite,
Më këpute, më sfilite,
Prite, moj, ashikun, prite
Që të vjen me not.

E arriva dhe ia thashë,
Asnjë gur pa tundur s’lashë,
Dhe mëgjunjazi i rashë,
Ç’u mundova kot.

Hapi gojën, dhe vajtova,
Qenkam plakur, e kuptova,
M’ardhi keq, po s’e mohova,
Syri m’u-përlot.

Dhe nga jeta u mërzita,
Dhe nga lumi u vërvita
Që të vdes, se u korita
Dy-tri herë sot.

Po ti, Zot, më ngushëllove
Pas një tjatre më lëshove,
Dhe nga mbytja më shpëtove,
Lavdi paç, o Zot.

Dale, moj, se kam një fjalë,
Se më rrjedhin djersët valë;
Dale, moj, se jam i çalë
Dhe më s’ecënj dot.

Sofokliu

Sofokliu ishte budalla,
Kur u mplak, edhe Kupidi e la,
Tha: “Shpëtova nga një maskara!”
Goja, pra, iu tha.

Sofokliu nuk e kishte mirë:
Plaku s’ka takat, po ka dëshirë,
Gjalpë s’ka po ka një pus me hirrë,
Furrë dhe trazirë.

Kam Ferid Asllanin si shahit,
Tetëdhjet’ e pesë vjeç ashik:
Amerika, Evropa u-çudit,
Nuse desh kur vdiq!

Flamurin që la e trashëgova,
Nat’ e ditë çupa, gra kërkova,
Se ç’u batërdisa, se ç’u shova,
Se ç’u përvëlova.

Kur të vdes, dhe kur të më mbuloni,
Çupa, gra, në varr mos më vajtoni.
Do t’ju dua prapë, siç më doni.
Dolla! Mos më zgjoni.
Kryqezimi

Po troket çekani
Po kërcet mejdani,
Dor’ e këmb’ i çpon,
Krishtin kryqëson.

Me tërbim goditin
Me gjëmim e ngjitin
Turma ulërin
Nëna blegërin.

Çdo peronë plagë
Përvëlon si flagë
Çurka gjak buron
Fryhet dhe pikon.

Kryqet ngulen, shtisen,
Tallen, qesëndisen;
Sipër Kryqe tre,
Tri Mari për-dhe.

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: 6 Nentor lindi Fan s Noli, dalip greca, Kalendar

HERONJET E FISHTES NE AMERIKE

January 5, 2013 by dgreca

Pasardhësit e heronjëve të “Lahutës së Malsisë” e zhvendosën betejën në Amerikë/(Ne Foto:Ne qender, Vocer Bala, heroi i lahutes)

Nikollë Shala, nip i Vocërr Balës, prijës i dragonjëve në Këngën e 16-të të “Lahutës së Malësisë” erdhi në Amerikë me betimin se do të ecte në gjurmët e gjyshit, dhe se gjakun e të atit, axhës dhe dajave, që u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, nuk do ta harronte…Pasuri e dije do t’i  vinte në ndihmë të çështjes shqiptare.Beteja e dragonjëve me kuçedrën nuk ishte braktisë, vetëm ishte ndërruar sheshi i betejës, nga Malësia në Amerikë./

NGA DALIP GRECA/

Komuniteti shqiptar ka shumë aktivistë që i janë përkushtuar çështjes shqiptare, kanë shkrirë pasurinë për të, por askund nuk ndjehen për ç’ka kanë bërë; nuk rrahin gjoksin;përkundrazi, heshtin, ndërkohë që  disa të tjerë  mashtrojnë ; vetë apo me ndihmën e miqëve po përpiqen ta rishkruajnë historinë e diasporës sipas dëshirës së tyre duke e paraqitur veten si epiqendër në vorbullën e  ngjarjeve.Pa t’i dëgjosh kur flasin nëpër tubime ata apo miqtë të tyre se pa ta historia e diasporës do të kishte ngecur në vend.

Eshtë dashur shumë kohë për të  bindur, që të flasë për Illyria-n, Nikollë Shalën, një nga nismëtarët e lëvizjes për organizimin shqiptare në SHBA në fund të viteve ’80 e fillimin e viteve ‘90; një ndër 6 shqiptarët që iu bashkuan ish kongresistit republikan, Joseph DioGuardi dhe ia nisën takimeve me senatorë e kongresistë për çështjen shqiptare. Është ndër investuesit e parë për krijimin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.Nuk ka kursyer pasurinë e vet për fe e Atdhe.

Po kush është Nikoll Shala? Kush ishin parardhësit e tij dhe përse e la vendlindjen, sheshbetejën, ku Vocërr Bala kishte mundur kuçedrën, ndërkohë  që të bijtë e prijësit të Dragonjëve u vranë pas shpine prej Kuçedrës?

 

Prijësi i dragonjëve, Vocërr Bala

 

Historia e merr fillesën tek rrënjët, sa më të thella janë ato, aq më jetëgjatë mbetet vetë historia. Kush ka lexuar “Lahutën e Malësisë” të Atë Gjergj Fishtës, i ka rënë në sy heronjtë rreth të cilëve këndohet Kënga e 16-të, që mban titullin”Kulshedra”.Është pikërisht kënga që i vendos ngjarjet në Malësi:Në Dukagjin shpërthen stuhia:kulshedra kërkon të marrë gjakun e një varre të vjetër. Janë ngritur dragonjtë e Shqipërisë nga të katër anët dhe bashkohen për të luftuar kundër përbindshit. Poeti Fishta i njeh me emra dragonjt, di dhe mjetet e luftimit të Kulshedrës.Dragojtë, të cilëve u prinë Vocërr Bala,  luftojnë me trimëri dhe e plagosin Kulshedrën, e cila tërhiqet në shpellë.Dragojtë ia mbyllin grykën shkambit.Ora e Dukagjinit, shend e verë për fitoren, therrët motrat e tjera e përgatit darkën për dragojtë e lodhur.

Po cilët ishin dragojtë? Ata ishin trimat, që Fishta i njihte me emër. Ndër ta edhe Vocërr Bala, gjyshi i Nikollë Shalës. Ja se si këndon Fishta:

N’atë Bigë të Shalës ka dalë Kulshedra,

Me shtatë krena e gjashtë parë kthetra,

E për krye ka i sy n’ballë,

Bishtin gjatë, me i mrrijtë në zallë:

Qi t’ju hedhë e tuj përdredhë,

Tue tingëllue e tu turf’llue,

Zjarm e surfull tue flakrue,

krepa e gur tue rrokullue,

Dukagjinin don me shue,

Për nji dhunë që i baka Shala:

Kur Dragonin Vocërr Bala,

Fëmijë tu kenë, n’nji shpellë të malit

N’gjumë e ndeshka, e i sy prej ballit

Zjerrë ia paska me një hu,

Kah ia ngulka deri në tru.

Asht ndezë flakë t’anë Biga e Shalës…

Pra Vocërr Balën Fishta e paraqit trim të cartun, i cili që në fëmini nuk i tutej syri të matej me Kuçedrën. Ai paraqitet si prijës i Shalës, si dragoi që nuk  ka frikë të matet me përbindshin.

Vocër Bala ka histori në të gjithë Malësinë. Ai ishte i vetmi që me mençuri e trimëri, i fitonte betejat me sllavët. Janë proverbiale historitë që tregohen rreth tij për të nxjerr lejet për ndërtimin e Kishës së Guci. Sapo ai nxirrte një leje në një truall të përshtatshëm, sllavët gjenin një arsye për ta prapsuar, por një ditë ai doli fitues dhe Kisha u ngrit madhështore aty ku donte ai. Por zgjuarsia pa trimëri nuk shkojnë. Trimëria nuk i mungonte Vocërr Balës. Edhe sot rrëfimet rreth trimërisë së tij kanë formën e legjendave, ashtu siç i paraqit dhe At Fishta, si luftë dragojsh me Kuçedra…Po përse pasardhësit e Vocërr Balës e zhvendosën sheshbetejën e luftës kundër kuçedrës nga malet shqiptare në Amerikë? Le të ndjekim rrëfimin e Nikollë Shalës, djalit të Mark Vocërr Balës, pra  të birit të Vocërr Balës.

Bijtë e Vocërr Balës, përgjakja me sllavët

 

Në sheshbetejën e imagjinuar të Lahutës, në këtë truall trimërie, lindi Nikoll Shala, i cili deri në moshën 16 vjeçare do të merrte mësimet e urtitë e gjyshit Vocërr Bala,  por Kuçedra nuk do t’i harronte luftrat dhe kundërshtitë e Vocërr Balës dhe pasuesve të tij dhe ia vrau pas shpine bijtë.

Nikolla tek rrëfen historinë e tij,  përcjell një dhimbje drithëruese për jetën e të parëve të vet, një pjesë prej të cilëve patën fat tragik.Vetëm pse ishin shqiptar ata u shkuan në plumb.Trualli i Vocërr Balës ishte përgjakur duke çuar në jetën e përtejme trimat që nuk tuteshin ta thërrisnin veten shqiptarë dhe nuk i lëshonin rrugë serbëve të ardhur nga Karapatet të cilët silleshin si zotë shtëpie në trojet shqiptare. Ndërsa rritej në truallin e trimave të Lahutës, Nikollë Shala pyeste veten dhe nënën e tij të mirë se çfarë faji kishin bërë pasuesit e Vocërr Balës që i kishin vrarë?

Trualli ku kishte lindur ishte larë me gjak; Nikolla ndjehej i pasigurtë dhe i ankthshëm në tokën e të parëve. Aty i kishin vrarë babanë, Mark Vocërr Balën,(Shala), pa asnjë faj të kryer, pa gjyq; vetëm pse mbronte identitetin shqiptar. Për të njëjtin faj të pa kryer kishin vrarë edhe xhaxhanë, Shpend Vocërr Balën( Shpend Vocërr Shala), i kishin vrarë edhe tre vëllezërit e nënës,  Dedë Gjon Vuklin, Gjergj Gjon Vuklin dhe Nik Gjon Vuklin.Po t’u shtosh këtyre dhe të afërm të tjerë, komshijtë e vrarë, numri i të  vdekurëve konkuronte atë të gjallëve.Të gjithë të vrarë pa gjyqe, jo në luftra, ishin vrarë vetëm se ishin shqiptarë dhe kërkonin të ruanin identitetin shqiptar.

Këtë fat e patën mijëra shqiptarë që u ndëshkuan për qëndresën në trojet e veta. I riu Nikoll Shala, i çonte të gjitha këto ngjarje tragjike ndër mendje, dhe ndjente habi, që edhe pse i ishin bërë gjithë ato vrasje, sllavët bënin përpjekje që ta bindnin të punonte për ta, në mënyrë që ta kishin më të lehtë për ta asgjësuar kur t’i vinte koha  e kur ta lypnin rrethanat, siç kishin bërë me babën, xhajën dhe tre dajat. Në emër të bashkim vllazërimit i kërkonin të bëhej kryetar rinie, por ai refuzoi. Qëllimi ishte i qartë; duke vënë në krye të rinisë një përfaqësues të një familje me tradita, sunduesit do ta kishin shumë të lehtë për t’i sunduar shqiptarët e tjerë, por për disa vjet radhazi Nikolla i kundërshtoi me kurajo.Pas tre vjetësh filloi presioni që të anëtarësohej në Partinë Komuniste, por ai prapë i kundërshtoi duke u thënë se ende nuk ishte i përgatitur për të marrë detyra e përgjegjësi kaq të mëdha mbi vete. Të dërguarit e “Kuçedrës”  bënin lajka duke i thënë se ia njihnin aftësitë dhe ai mund t’i përballonte detyra të tilla, por ai sërish rezistoi.

Ndërsa atij, para syve i kalonin të vrarët e pafajshëm, dëgjonte thellë në ndërgjegje rënkimet e shpirtrave të pafajshëm dhe betohej se nuk do ta ndalte luftën për shqiptarizëm.

Drejt ëndrrës amerikane, UDBA pengon

 

Nikollë Shala po kërkonte një shteg për të dalë nga skëterra që mund t’i merrte jetën si shumë prej meshkujve të tjerë të asaj familjeje.Po si? Në ç’mënyrë të ikte pa rënë në sy? Ëndërronte që të vendosej në Amerikë, ku kishte dëgjuar se ishte vend i lirive, po si?

Nuk thonë kot se rastësia është mbret i zgjidhjeve të vështira. Xhaxhai i tij, i thotë një ditë se qëndrimi i mëtejshëm aty në Guci ishte i rrezikshëm. Ai për vete kishte vendosur që të merrte rrugën e largët për në Amerikë: ”Po të duash eja me mua në Amerikë, ku do të keshë më shumë shanse për jetën. Nëse nuk do të mërgosh aq larg, shko në Slloveni, ku jeton Gjeloshi, xhaxhai tjetër”. I kishte paraqitur kështu dy alternativa për të shpëtuar nga jeta e pasigurtë.

Nikoll Shala nuk u mendua gjatë. E mori vendimin aty për aty. Zgjodhi Amerikën. Ishte viti 1967. E rëndë ishte braktisja e trojeve, lënia pas e varreve të të parëve, por duhej siguruar jeta, pa e ndërprerë betejën për identitet kombëtar. U bënë kështu disa familje bashkë nga fshati Doli i Gucisë dhe vendosën të mërgonin. Ishte grupi i parë që po linte vendlindjen.. Familjet i bashkonte e zhvendosura “armiqësia” në heshtje me shtetin sllav, që u kishte grabitë lirinë dhe u kishte vrarë të afërmit.Nuk kishte asnjë nga  familjet që po lëshonin vendin që të mos ishte në gjak me pushtetin, që të mos kishte një të vrarë nga shteti sllav.(Fragmenti eshte marre nga libri ne proces”Histori Shqiptare ne Amerike)

Filed Under: Histori Tagged With: dalip greca, heronjet e Fishtes, Nikolle Shala

MBREMJA E MREKULLUESHME NE NATEN E NDERRIMIT TE VITEVE NE MAESTROS

January 1, 2013 by dgreca

LUSHNJARËT E NEW YORKUT MBLODHËN PËR VITIN E RI SHQIPËRINE ETNIKE NË MAESTRO’S/

Përpara dy muajësh nisi një organizim si një bashkim i disa familje lushnjarësh për ta kaluar së toku natën e Vitit të Ri në një nga lokalet e Nju Jorkut. Ime shoqe, Xhemilja, sic duket për të shpëtuar nga telashet e gatimit të Vitit të Ri, ma tha si ide. E kundërshtova nga që ky vit që shkoi ka qenë shumë i ngarkuar me darka e veprimtari të tjera, duke u ndjerë i lodhur, dhe i thashë se nuk do ta ndihmoja dot. Por ajo gjeti shoqe të tjera, të cilat iu bashkuan; Nazo Veliu, Mjafturie Daci, Ola Vata, Violeta Likollari, Olsa, Tamara, Monda Musabelliu dhe nga një grupimiI vogël familjesh, loja u zgjerua. Hyra në lojë edhe unë, edhe Veizi, edhe dr. Prenjo, edhe miku im Bashkim Musabelliu, edhe Ladi Vata. Numri i kërkesave po rritej përditë, shkoi numri 100, më pas 150, më pas 170 dhe nëse nuk do t’i kishim kthyer njerëzit mbrapsh në tri ditët e fundit numri do të kishte kaluar 200, por salla e Kristaltë sic quhet ajo që kishim rezervuar ne në Maestros, nuk merrte më shumë.

Kështu u mblodhëm natën e Vitit të Ri. Veiz Belliu na propozoi si DJ, Bendis Mani, të birin e artistëve të njohur Pirro dhe Pavlina Mani, pedagog në një shkollë arti në NY, por që përvec pikturës, ka për zemër dhe muzikën.

Salla e Kristaltë ishte qendisur si për Vit të Ri, gjithcka llamburinte, gjithcka shkëlqente, gjithandej balona, dhe zbukurime.Pjesmarrësit ishin nga të gjitha trevat, edhe pse lushnjarët ishin mazhorancë; por aty kishte që nga Mitrovica e deri në Camëri, nga Plava e Gucia deri në Gjirokastër, pas lsuhnjërave në shumicë ishin tiranësit, vlonjatët, shkodranët, permetaret,fierakët, beratasit dhe skraparllinjët, miqët e mi të mirë Kuksianë,dibranët, elbasansit; e gjithë Shqipëria ishte bashkë dhe u ndjesë si një familje e madhe.Kishim vizitorë nga Shqipëria, kishin ardhë aty edhe nga Kanadaja, edhe nga Michigani kishin udhëtuar për të qenë pjesë e familjes tonë të madhe. Në raste të tilla gëzimesh, kryefamiljari i thotë dy fjalë para feste, ne ksihim zgjedhur mjekun e nderuar dr. Prenjo Imeraj, që të uronte mysafirët. Dr. Prenjo, një nacionalist i njohur, i lindur në Vlorë, por që jetën e kaloi në Lushnjë si mjek, në fjalën e tij përshëndetse uroi mysafirët, organizatorët, dhe u ndal gjatë në Lushnjën tonë, përshkroi historinë e saj, që nga Beteja e Savrës, tek mikpritja Luhnjare, që me kurajo qytetare mbajti dhe familjet e Parisë Shqiptare, të degdisur në kampet e internimit të ndërtuar nga diktatura në hapësirat e Myzeqesë,ai vecoi familjet Kupi, Miraka, Previzi, Dine, Ndreu,por diktatura nuk kurseu as bijët e Myzeqesë, si familja e nderuar Coku, që nuk u përkul as pse u dnëshkua me 75 vite burg… ai foli për Lushnjën si djep të kulturës, ku u përkundën talentete Kombëtare, si artistet e mëdha Vace Zela, Margarita Xhepa,poetët e shkrimtarëet e mëdhenj Vath Korreshi, Faslli Haliti, Visar Zhiti, shkrimtari i ndjerë Halil Jacellari e shumë të tjerë.

Pasi i përshëndeti dhe pjesmarrësit nga trevat e tjera shqiptare, dr. Prenjo Imeraj, me një gotë vere uroi të gjithë pjesmarërsit:GEZUAR!

Drejtuesja e darkës, bija e Camërisë, Nazo Veliu, kërkoi një duartrokitje për organizatoret, gratë që e bënë të mundhsme këtë mbrëmje të mrekullueshme.Ajo kërkoi që me këngën”Një Komb, Një Flamur” të  niste festa.  Bendisi na e bashkoi Shqipërinë me muzikën që përcolli. Vallja nuk pushoi deri në orën 2 pas mesante. Dy orë para ardhjes të Vitit të Ri, ishte surpriza për të vegjlit, Babagjyshi i Vitit të Vjetër, shfaqet në sallë, një amerikan nga Queensi, ka pranuar ftesën e bashkorganizatores, Monda Musabelliu, që të bëhej pjesë e kësaj mbrëmjeje. Famijët të hareshëm vrapuan që ta prisnin dhe më pas të bënin forografi me të. Dea Elezaj, vajza e talentuar e Dedë dhe Arjana Elezaj, e bëri sallën për Vete duke interpretuar këngë të Eli Farës. Atmosfera e ndezur e ka “detyruar” Adem Belliun(qe kishte ardhe me gjithe familjen), president e TV Kultura Shqiptare, qe te shkoj te marre kamerat dhe ta filmoje darken.Menyar e persosur e organizimit nga nje grup grashe pa pervoje ne kete drejtim, ishet shume domnethense edhe median, por edhe per shoqatat. Grupi i kamarjerëve, ku shumica ishin shqiptarë, u treguan të palodhur dhe u bënë njësh me familjet tona, madje në fund hynë edhe në valle. Në orën 12 të natës, u prit me hare Viti I Ri 2013. Sonila, vajza e Halit dhe Mjafturie Daci, intepretoi ardhjen e  Vitit 2013-të. Të gjithë në valle uronin njëri, tjetrin, përqafoheshin.

Ishte një mbërmje e jashtzakosnshme, plot emocione e ngarkuar me mbresa. Të gjithë, pa përjashtim ndjeheshin të gëzuar që ishte krijuar një atmosferë aq familajre, sa dukej si aty ishte vetëm një familje. Ushqim i klasit të parë, pije  pa kufizim. Asnjë mbetje qejfi, asgjë nuk stonoi, të gjittë u kënaqën. Një mrekulli e vërtetë.Vonë u ndamë duke uruar: U mbledhshim sërish në të njëjtën atmosferë miqësore, familjare, gjithëshqiptare! GËZUAR!

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: dalip greca, lushnjaret e Nju Jorkut, mbremja e Vittit te Ri

KOMUNITETI SHQIPTAR I DHA LAMTUMIREN E FUNDIT NENES HANE SINA

December 26, 2012 by dgreca

Sic kemi njoftuar edhe më parë në Dielli on line, me 22 dhjetor 2012, e shtunë, ora 10 e 40 minuta, në prani të familjarëve të saj të dashur, të djalit të saj Beqirit, mbylli sytë e shumëvuajtura, Hane Sina. Për katër ditë komuniteti shqiptar në Amerikë i shprehu ngushëllimet familjes Sina pranë Qendrës Muslimane Shqiptare në Brooklyn.Të mërkurën, me 26 dhjetor,  në orën 10 të mëngjesit, kortezhi i përmortshëm pas lutjeve fetare, u nis drejt varrezave publike në Nju Xhersi, ku morën pjesë qindra bashkadhetarë. Ndodhej edhe Konsulli i përgjithshëm i Kosovës, ambasador Bekim Sejdiu me konsullin Fatmir Zajmi, biznesmeni dhe veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar, z. Hajdar Bajraktari dhe të tjerë. Pas lutjeve fetare u krye varrimi. Djali i së ndjerës, Beqir Sina, falenderoi bashkadhetarët që për të gjitha këto ditë u qëndruan pranë për të ndarë dhimbjen. Më pas në emër të familjes ai i ftoi të pranishmit që të shkonin për drekën e shpirtit të së ndjerës.

Po japim të plotë fjalën që mbajti poeti Ilir Spata në emër të familjes Sina.

***

Fjala e Fundit për Nanën Hane Sina
( Nekrologji )

Katër ditë më parë, mbylli një herë e përgjithmonë sytë, një prej grave më stoike të kampeve të komunizmit, një nga ma të thjeshtat, ma të përvuajturat, ma të pambështeturat, nji ikonë e njerzores: Hane Sina!Ose Nana e Vuajtjeve!

Jeta e kësaj gruaje fillon si për konçidencë me dhëmbjen , ashtu si dhe vazhdoi në një kalvar të pasosun dhimbjeje, ndaj nuk është aspak e tepruar të quhet dhe nëna e dhimbjes dhe e vuajtjeve. Në moshën 11 vjeçe u vra babai i saj, Haxhi Dishi, si i themi ne dibranët për një “vijë uji”. Më e rënda e asaj vrasjeje ishte se babai i saj u vra nga djali i vëllait Beqir Sinës, atëhere qarkkomandat xhandarmarie në Dibër të Madhe. Vrasjen e babait të Hanes Beqir Sina e përjetoj rëndë, nga që e donte aq shumë sa nuk ja falte kërkujt gjakun e Haxhi Dishit dhe si besnik që e kishte dhë më vonë e bëri edhe mik.
Hanja lindi më 18 Maj 1928 në katundin Rreth Kale – Muhurr Peshkopi.
Në moshën 12 vjeçare propoganda fashiste e dërgoi edhe Hanen me një grup fëmijësh nga Dibra me fëmijët e familjeve të mëdha nga e gjithë Shqipëria në Itali me “Balilat” quheshin ata atëhere. Këtë të mirë atëhere kësaj fëmije për të harruar ndoshta edhe vrasjen e babait të saj ia bëri Qark Komandt Beqir Sina.
Kthimi saj në Shqipëri ishte një kthim drejt kalvarit të vuajtjeve të njëpasnjëshme.
Në moshën 18 vejcare martohet me djalin e Beqir Sinës, Rasim Sina, i cili megjithë dy kunatat e veja (burrat ua kishte pushkatur sllavo komunizmi në Maqedoni)-(Dijen e Biden) dy motrat(Mihanën e Remen) dhe tre vëllëzërit e tij, Musën, Hashimin, Besimin, dhe gruan sojnike Kafile Kaloshen qenë kthyer, më 1949, nga Kampi i Uznovës mbas një amnistite provizore, në katundin e tyre në Rreth Kale. Aty kishin gjetur Kullën e djegur nga komunistët e gjithçka kishin lanë të vjedhur e shkatërruar në themel .
U mblodhën fshatarët dhe brenda natës i ngritën një kasolle familjes së Beqir Sinës. E rrethuan me qepra dhe e veshën me thupra pastaj e suvatuan me baltë e lyen harasan sa me e ba të mundëshme me ndenjun në të familja. Shtepia u bë gati nga fshtarët e familja Sina, që dikur kishte qënë e para e fshatit , me emër si Kulla e Sineve , tani ishte edhe pa bukë, pa drita, pa tasa e lugë, pa tenexhere, pa jorgan e dyshek.
Fshatarët e të afërmit e tyre filluan kush e kush tju falte dicka, sepse po afrohej edhe dita që Rasimi do të martohej me Hanen sipas fjalës që ishte dhënë sipas Zakonit. Dhe kështu u bë dasma por pa lodra, dasmë pa mish, vetëm disa të afërm i ranë çiftelisë e kënduan pak atë natë do të kujtone ma vonë nusja e re, Hanje Sina. Qen në moshën 19 vjeçe dhe dhëndërri, Rasimi, qe vetëm 16 vjeç.
Në atë kasolle çiftit të ri Zoti u dha tre fëmijë: Fëmija e parë ishte vajzë, Zenepja, i dyti Dika dhe i treti Beqiri u nis në atë kasolle dhe lindi në barangat e kampit të interrnimit në Savër të Lushnjës.
Para arratisjes, me ndihmën e një besniku të familjes Sina, të tre djemve të saj, nëna e tyre, Kafile Kaloshi a si i thërrisnin malësoret në kamp “Sojnike!” a “Kaloshja “ si e kishin zakon familjet e mëdha për të respektuar njëra tjetrën, i mblodhi të gjithë fëmijët saj rreth vetes, dhe i pyeti se kur do të arratiseshin. Aty ishte edhe nusja e re shtatëzanë shtatë muajshe me fëmijën në bark, që thoshte se vetëm dëgjoja se sipas zakonit nuk mund ta hapja gojën, si nuse e re që qeshë!
Sojnikja u tha djemëve: “Gjemtë e mi, Zoti ua bëftë udhën dritë nga të shkoni se Nana me tesha në krah e nisi dhe do ta bitisi me tesha në krah! Shyqyr Zotit kësaj rradhe kam edhe nusen e re dhe do ta kalojmë me gjithë nanat e tjera si jemi mësuar në kampet e interrnimit, se na presin shoqet atje ku i kemi lanë.
Kështu nusja e re, Haneja, me fëmijë në bark, ashtu si e kishin zakon gratë në anët tona e lidhi shaminë dhe bashkë me të vjehrrën, “Kaloshen” nga dera e madhe e Kaloshëve të Kandrit, morën rrugën drej Kënetave të Myzeqesë. Djali tjetër, Musa në atë kohë qe në burg.
Nga që ishte shumë e drejtë, e ndershme, dhe bujare, të gjithë njerëzit nga Krerët e Parisë së Shipnisë që qenë të internuar në Savër e deshën dhe respektuan Hanen si “ Nusen e Kampit”. Aty qenë familjet më me zë në mbarë vendin si të Mirakajve, Markagjonit, Bajraktarit, Dineve, Dukagjinit, Mulosmanëve, Hoxhës, Nezajve, Kolgjinit, e sa e sa të tjerë, sa do të duhej një listë e gjatë me i përmendë. Vajzat e Gjon Markagjonit i blen teshat të reja dhe e bënë Hanen, si qeshte ajo kur tregonte, “moderrne”. E gëzuan se e bënë si “nuse” në atë skamje që qe atje.
Kishte kohë që pati nisur ai kalvar i pafund për vajzat, gratë e nënat e atyne familjeve shqiptare që patën dhanë aq shumë për kombin. Haneja do të ishte nji prej tyre, që e kapërceu me dinjitet të naltë e qëndrueshmëri të papërshkrueshme atë tmerr të pafund prej një gjysmë shekulli ndëshkuar padrejtësisht nga fati e nga njerëzit; duke mbrritur deri te dita e ikjes së saj e plotë, e patjetërsuar në gjithë vlerat e veta si njeri, si grua e si nanë! Një shembull i përhershëm virtuti për të gjithë ata që e njohën në ditët e saja më të vështira e që fatëkeqësisht qenë shumë të gjata, ashtu dhe në ato të pakta çaste gëzimi kur ju ndodhën pranë. Qe një simbol i përballimit me dinjitet i shtypjes mizore të pushtetit të pa parimtë e të pa drejtë, sa kalonte çdo kufi njerezor kur merrej me familje të pa
mbrojtuna e të pa ndihmë si qe familja e saj në internim.
Hane Sina qe njana prej tri nuseve të Sinëve, që së bashku me vjehrrën e tyre fisnike, Kafile Kaloshin-Sina, pësuan shkatërrime, rrënime dhe vuajtje nga ma të pabesueshmet. Ajo, e nisi jetën si gruaja e Rasim Sinës, po me arratisjen e tij, ajo humbi sa hap e mbyll sytë gjithçka! Për të e shumë të tjera si ajo nis tmerri i pafund i kampeve të diktaturës! Me tre fëmijë njëri mbas tjetrit, e para sa kish nisur të ecte, i dyti në krahë dhe i treti në bark, ajo i dorëzohet fatit përbindësh, ku më shumë se rrugë, do të ishte skëterrë që zgjati nji jetë, e ku ajo me atë thjeshtësinë e saj prej malsoreje e përballoi jo veç me dinjitet, po edhe me at’ humorin e hollë e shpërfillës, që ishte në natyrën e saj, ndaj atyre që po i shkaktonin të keqen kësaj gruaje, kësaj nëne, kësaj gjysheje të dhimbsur, që përtypte në heshtje privimet nga çdo gëzim sado i vogël i jetës! Qysh herët ajo pëson humbjen djalit, Dikës trembëdhjetë vjeçar, që shpresonte t’i bëhesh krah e që nga thellsia e shpirtit e quajti gjithnji “lofka e nanës!”
Ajo përjetoi përbuzjen, varfërinë, urinë, dhimbjen, mungesat, humbjet, po qëndroi në këmbë si pak kush… Shpesh kujtoj se çdo fetë buke në mungesë të gjithçkaje, ajo i shtronte ca pika loti dhe i jepte shije bukës thatë me dashurinë prej nëne! Sepse shpirti i saj s’kishte asgjë veç dhimbjes po i shtonte asaj mirësinë dhe dinjitetin… Dhe ajo shija e bukës së duarve të saj s’ka për t’i ikur kurrë shpirtit tim, po edhe gjithë atyre që patën rast ta njohin këtë grua të thjeshtë, e stoike që s’u dorëzua kurrë…
Sot, në ikjen e saj në qiell, ajo ikën e qeshur dhe e gëzuar ashtu si ishte vetë ajo sepse la pas vetes vajzen Zenenpen, djalin Beqirin e plotë nipër e mbesa që ajo i deshte aq shumë.
Hane Sina i iku kësaj bote dhimbjesh në paqe… e rrethuar nga shumë njerëz dhe e respektuar prej të gjithëve, jo thjesht për vuajtjen e saj, por për at mirësi që shpirti i saj kishte të pashterrur, e që kurrë ajo s’e shfaqi të përgjysmët, po gjithnji të plotë…
Asaj ia mbylli i syt i pari djali i saj Beqir Sina në orën 10 e 40 minuta të mbrëmjes të së shtunës, pas ajo kaloi një sëmundje të rëndë. Kështu që në fundin e kësaj jete, Zoti e pa një ditë edhe këtë nënë pas ranijes së komunizmit. Ky njeri që kaloi një jetë të vështirë në kampet e internimit të diktaturës komuniste, Hane Sina, pas rënies së komunizmit në Shqipëri u vendos në SHBA së bashku me të birin. Në çastet e fundit e ndjera ndodhej në shtëpi e rrethuar nga të gjithë njërëzit më të dashur të saj si dhe nga e kunata e saj e shoqja e vuajtjeve edhe Myrvetja.
Familja thotë se Dashuria dhe malli për nënën tonë do të jenë gjithmonë pjesë e pandashme e jetës sonë. Atë do ta kujtojmë, gjithmonë si një ndër ato të gjitha nanat tona shqiptare, që na rritën dhe edukuan me sakrifica të mëdha, Atë do t’a duam dhe nuk do t’a harrojmë sa të jetë jeta.
Me dhembje e me shumë mall gjithmonë do të kujtojnë: vajza e saj Zenepia, djali i saj Beqiri si dhe të gjthë nipat e mbesat, kunati Hashimi me fëmijët , Tomorri me femijët, Myrvetja me fëmijët.. Mbarë farefisi Sina si në Shqipëri dhe ketu ne SHBA. Por edhe Bashkëvuajtësit tanë dhe të gjithë ata që e njohën, nga Savra e Lushnjes. Do t’a kujtojë dhe mbarë komuniteti shqiptar në SHBA, të gjithë ata që patën rastin t’a njohin atë sadopak e dëgjojnë fjalën e saj të urtë mbushun gjithëmonë me dashuni nane.
I ftojmë të afërmit, miqtë dhe të dashurit tanë që të marrën pjesë në këtë ceremoni dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit nanës tonë Hane!
Në emrin e Familjes Sina gjejmë rastin t’ju faleminderojmë dhe për ndarjen e kësaj dhimbeje këto ditë së bashku me ne, duke na e bërë më të lehtë humbjen!
Lutemi Zotit që ju dhe të gjithë atyre që na kan ngushëlluar tua kthëjmë vetëm në të mira! Zoti u bekoftë të gjithëve! I lehtë i qoftë dheu i kësaj toke të bekuar që i dha atë që nuk ja dha toka ku lindi, kësaj Nane!

Filed Under: Kronike Tagged With: dalip greca, nena e Beqir Sina, varrimi i hane Sina

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 129
  • 130
  • 131
  • 132
  • 133
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI
  • “E DREJTA ZAKONORE E ÇERMENIKËS. KANUNI I MUST BALLGJINIT” 
  • Retorika e Serbisë si agresion psikologjik: narrativa e rrezikshme e Aleksandar Vuçiçit në Ballkan
  • Çfarë “shteti” deshi Mehmet Ali pashë Misiri në luftën e tij kundër sulltanit osman?
  • 1939 / AUDREY SHAH : JU RRËFEJ TAKIMIN ME MBRETIN ZOG NË HOTEL RITZ (LONDËR)
  • Ndalimi i investitorëve nga tregu i shtëpive: a është zgjidhja reale?
  • “Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t”
  • SPEKTËR…
  • ME SA POLITIKA SHIGJETON SERBIA NË DREJTIM TË KOSOVËS?
  • VENDI IM / 7th Annual Concert
  • ZOTI, SHPIRTI, BIBLA, DOGMA DHE MENDIME FILOZOFIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT