• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nderohen VATRANET

November 27, 2017 by dgreca

1 te gjithe cmimet

NË FESTËN E FLAMURIT, VATRA SHPALLI  5 VATRANËT E PËRJETSHËM- 50 VJET  VATRANË E QYTETARË SHEMBULLORË SHQIPTARO- AMERIKANË/

NGA DALIP GRECA(per me shume foto shko ne Facebook dielli vatra)/

Në Darkën e Flamurit, Federata Vatra, nisi për të parën herë që të nderoj me titullin”Vatranë të Përjetshëm” ata që kanë 50 vjet anëtarësi aktive në Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA” dhe që në të gjithë jetën e tyre kanë qene dhe janë qytetarë shembullore shqiptaro-amerikanë.

Kryetari i Vatrës, duke iu drejtuar sallës së mbushur si rrallë ndonjëherë tjetër, tha se sonte ne po nisim vlerësimin e vatranëve aktivë, të atyre që kanë 50 vjet e më shumë anëtarësi në Vatër dhe kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në VATER. Qëllimi është i dyfishtë, të vlerësojmë ata që dhanë gjithcka për Vatrën dhe të nxisim të rinjtë që të bëhen pjesë aktive e kësaj trashëgime historike Kombëtare këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë qëllim kishte edhe përzgjedhja e bijëve dhe biajve të vatranëve të vjetër për t’ua dorëzuar ata Proklmatën e mirënjohjes vatranëve që u nderuan.

I pari që është vlerësuar ishte anëtari aktiv i Vatrës edhe sot(packa se është me probleme shëndetsore dhe vjen në veprimtaritë e Vatrës me karrocë), Z. Jonuz NDREU. Kryetari i Vatrës, duke lexuar motivacionin e nderimit, tha se z. Jonuz Ndreu, përfaqësues i një fisi të nderuar, që i kanë dhënë Shqipërisë heronj kombëtar si Elez Isufi(Nderi i Kombit), “Piramidën e Kufijëve” të Shqipërisë, Cen Elezi e të tjerë. Z. Jonuz Ndreu, për 50 vjet ka qenë një vatranë bujar, shembullor, ashtu sic ka qenë dhe një qytetar shembullor, veteran i Ushtrisë amerikane. Ai i bën nder Vatrës dhe ne sonte e nderojmë me Proklamatën”Vatran i përjetshëm….”

I riu David Balaj, i biri i vatranit Zef Balaj, ka lexuar motivacionin e proklamatës për vatranin Julian Cefa. Julian Cefa, që kishte ardhe me bashkshorten dhe që e shoqëronte një përfaqësi e degës së Vatrës të Michiganit me kryetarin Mondi Rakaj me zonjën e fëmijët dhe themelusin e degës Alfons Grishaj me zonjën, u ndje shumë i emocionuar nga velrësimi dhe me fjalë shpirti përcolli mirënjohje e emocione.

I riu vatran Ilir Cubi, i biri i arkëtarit të Vatrës dhe anëtar i kryesisë Marjan Cubit, ia dorëzoi Proklamatën vatranit Zef Përndocaj, pasi lexoi motivacionin e nderimit. Përndocaj që ka qenë pjesë e bordit të Vatrës që në vitet ’70 të shekullit të shkuar dhe anëtar aktiv, dhurus bujar, me humorin e vet karakteristik, tha se:” e vlerësoj nderimin që po më bëni, por mos mendoni se me këtë proklamatë do të më përcillni nga Vatra,…. këtu më koni dhe 50 vite të tjera….”

Tonin Mirakaj, ka qenë i nderuari i radhës. Z. Tonin Mirakaj ka qenë zëvendës Kryetar i Federatës Vatra dhe aktiv në bordin e saj për shumë dekada. Ai falenderoi kryetarin e Vatrës për nderimin dhe cmoi trasferimin e vonuar të Vatrës tek brezi i ri. Po ashtu një vlerësim të vecantë bëri ai për Gazetën”Dielli” e cila po vijon traditëne  saj më të mirë në 108 vitet e botimit.

Ja pershendetje e plote e z. Mirakaj:

U falem nderes Ju Zoti kryetar, dhe kryesise se Federates Vatra, qe me keni  nderue  ne ket  kremtim, qe organizuet, me rastin e 105 vjetorit te pamvaresise , se  Shqiperise.

Te jesh antar i Vatres, dhe pjese e strukturave udheheqse ne disa mandate,eshte ndere i mjeftuarshem, qe per mue ka sjelle kenaqesi per me se 56 vjet, dhe kjo kenaqesi po vazhdon pa nderpreje. Ne Vater, gjate te gjith  kohes, qe kame qene aktiv, kam gjete dhe bashkepunue me patriot shqiptar qe me perpjekje, energji dhe ndihma financiare,pa kursim, kan bere te mundur jetegjatesine e Vatres, per me se nje shekull.

Cka me gezon mue ne ket kohe, dhe te tjere vatran te vjeter, eshte tranzicioni qe po merr forme konkrete ne vitet e fundit, nga na te moshuarit, tek te rinjet, qe eshte ngjarje pak e vonuar, por e mirepritur nga vatranet dhe i gjith komuniteti Shqiptar Amerikan.

Ky tranzicion z. Kryetar, jep shprese se Vatra po riorganizohet, nga kryesia tek deget e vjetra dhe te reja, ne qytete te ndryshme te Amerikes,dhe po rritet me element te rinje, intelektual te vendosur,qe me siguri garantojne nje te ardheshme te shkelqyer, per Federaten  Pan-Shqiptare te Amerikes ,Vatra.

Kujtoj me shume admirim, nje porosi nga i ndieri  Ibrahim Rugova, me 1989, ne viziten e tije te pare ne Amerike: Ruejeni Vatren se u duhet Shqiptarve, tha  Ibrahim Rugova!

Gazeta “Dielli”, qe dikure me zor e  kemi botue me 8 faqe, sot botohet rregullisht me 40 faqe, e numbri special me  108 faqe. Dielli “on-line” dhe ne “leter”,eshte mjet komunikimi ne mes te kryesise dhe vatranve, dhe ne mes te Vatres dhe te  gjith kominitetit. Lexohet gjithashtu nder zyre te larta shtetrore, si edhe qarqe diplomatike qe interesohen me dijte per Kosoven dhe Shqiperine. Ne nje takim ne Washington, gjate kohes se krizave ne Kosove, nje zyrtar Amerikan tha: E njofim gjendjen ne Kosove, nga se ne mes te tjerash lexojme edhe gazeten Dielli. Mirenjohje editorit z. Dalip Greca dhe bashkepuntorve te tije, per pune te shkelqyeshme ne botimin dhe shperndarjen ne kohe te  gazetes Dielli.

Tuej u falenderue dhe njehere, uroj me zemer ju z. kryetar, te gjith vatranve dhe te gjith shqiptarve, festen e pamvaresise kombetare. Uroj gjithashtu,suksese te vazhduarshme ne bashkimin e shqiptarve rreth flamurit dhe Kombit t’one Shqiperise! Gezuar Festen!…

Për t’ia dorëzuar Proklamatën e nderimit z. Zef Balaj, biznesmenit, vatranit prej 50 vitesh në Vatër, anëtarit të tanishëm  të Kryesisë së Vatrës dhe anëtar i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ishte përzgjedhur gazetarja Rafaela Prifti, vajza e ish sekretarit të Vatrës për një dekadë, shkrimtarit të njohur, Naum Prifti.

Vatrani Zef Balaj në fjalën e tij falenderuese përcolli mesazhin e afrimit të rinjëve në Vatër sepse Vatra ka në themel të veprimtarisë së vet cështjen Kombëtare. Ai tregoi momentet e para të 50 vitevet ë shkuara, kur trokiti për herë të parë në Vatër dhe qëndrimin kosekuent të vatranëve antikomunist.

Veprimtaria e nderimit të vatrnëve me 50 vite anëtarësi në VATËR, e përfshirë brenda Festës së Pavarësisë, firmosur nga Kryetari i Vatrës, z. Dritan Mishto në një ditë të shenjtë se Dita e Flamurit, merr një rëndësi simbolike për të ardhmen e Vatrës dhe veprimtaritë e saj në shekullin dytë të jetës së saj aktive.

 

Filed Under: Featured Tagged With: 50 Vjet ne VATER, dalip greca, nderohen vatranet

“NATA NЁ SION”, ROMANI QЁ SHKON PЁRTEJ GUXIMIT TЁ TEMЁS PROVOKUSE

November 13, 2017 by dgreca

 

ROMANI “NATA NЁ SION” I DR.ANTON GURAVÇAJ U PROMOVUA NЁ QENDRЁN  KULTURORE“NЁNA TEREZЁ”/

1 d zije1 dom Pjetri2 Kola1 dr dal Mhill1 salle1 antoni flet1MhilliTё Dielёn me 12 nёntor 2017, nёn organizimin e Shoqatёs “Malёsia e Madhe” nё Nju Jork, nё bashkёpunim me Kishёn “Zoja e Shkodrёs” u organizua nё mjediset e Qendrёs Kulturore”Nёna Terezё”, promovimi i romanit”Nata nё Sion” e shkrimtarit Dr. Anton Gjuravcaj. Pjesmarrja ishte masive… Veprimtarinё promovuese e ka moderuar veprimtari Kolё Cacaj. Fillimisht moderatori u ka kёrkuar tё pranishmёve qё tё ngriheshin nё kёmbё dhe me njё minut heshtje tё nderonin kujtimin e dr. Zef Prela Lucaj, qё u nda nga jeta nё Michigan nё moshёn 52 vjecare.Mё pas moderatori, pasi ka prezantuar autorin e romanit, dr. Anton Gjuravcaj, i pranishёm nё aktivitet si dhe ligjёruesit, ka falenderuar famullitarin e Kishёs, dom Pjetёr Popaj, pёr pjesmarrjen dhe e ka ftuar qё tё pёrshёndes pjesmarrёsit.

1 luz Mhill1 Marjani1 zef grup

Famullitari Dom Pjetёr Popaj ka pёrgёzuar autorin Gjuravçaj pёr kёtё roman tё vlefshёm, qё pasqyron historinё e popullit shqiptar, vuajtjet e tij nёn pushtimin otoman, qёndresёn ndaj asimilimit. Shqiptarёt, nuk duhet tё harrojnё, ata duhet ta mёsojnё historinё e paraardhёsve me qёllim qё tё njohin historinё e tyre shekullore, qёndresёn dhe pёrpjekjet pёr mbijetesё, ruajtjen e identitetit Kombёtar.Romani qё po promovohet ёshtё njё dritare nga ku mund tё shihet qёndresa jonё Kombtare.

Drejtuesi i veprimtarisё, Kolё Cacaj, ka sjellё pёr pjesmarrsit njё biografi tё shkurtёr tё Dr. Anton Gjuravçaj, pёr tё cilin tha se u lind nё Podgoricё, arsimin fillor e kreu nё Triepsh, dhe Gjimnazin e pёrgjithshёm nё Shkup.Studimet e larta i kreu nё Universitetin e Prishtinёs nё Fakultetin e Mjekёsisё, ndёrsa specializimin e kreu nё Beograd. Autori, tha moderatori Cacaj, jeton e punon nё Podgoricё, ku ushtron profesionin e mjekut dhe bashkёpunon me median.

Dr. Anton Gjuravçaj krijimtarinё letrare e nisi herёt duke shkruar poezi, qё kur ishte nё shkollёn e mesme, ku eksperimentoi edhe shkrimin nё prozё, qё  i botoi nё shtypin e kohёs.

Dr. Guravçaj merret me publicistikё. Bashkёpunon me redaksitё televizive dhe ato tё gazetave, ku drejton emisione dhe publikon nё fushёn e mjekёsisё. Autori ka botuar:” Baladё Vertikale”(1994) -vёllim me poezi, “Memento”(1995) vёllim me poezi dhe prozё, pёrkthyer nё gjuhёn malazeze nga Biblioteka e qytetit tё Podgoricёs(2001), romanin”Vdekja e Valёve”-2008, dhe “Nata nё Sion”-2016.

Ligjёrusi qё u ngjit mё pas nё foltore ishte editori i Gazetёs”Dielli”, Dalip Greca, i cili Kumtesёn e tij e kishte titulluar”Nata nё Sion, romani qё shkel tabutё”… Nё fillim tё kumtesёs sё tij, ligjёrusi tha se ky roman vjen nё kohёn e duhur; kur harresa tenton tё triumfojё mbi Kujtesёn, kur duket se pёrcarja na ka dalldisur si Komb dhe vazhdojmё tё ecim kuturu nёpёr mjegull, harrojmё c’kemi lёnё pas, ikim kuturu drejt sё panjohurёs, qё po na rrezikon si Komb, madje, kur nuk vjen pushtuesi tek nё, shkojmё ne tek ai(Rasti i rekrutimit tё shqiptarёve nga Isis ose inkursioni kulturor arabo-turk pёrmes ekrenave tё TV etj)…Edhe pse kjo temё, qё rrok autori, ajo e qёndresёs ndaj pushtuesit otoman, ёshtё trajtuar edhe nga autorё tё tjerё(sjell nё vёmendje romanin e Ben Blushit”Tё jetosh nё Ishull)- natyrisht qё nuk ёshtё e njёjta gjё sepse Blushi merret me tendencёn pёr tolerancё, e Guravcaj me pёrballjen ndaj konvertimit e qёndresёn-,por gjithёsesi Dr. Gjuravçaj, ka guxuar mё shumё se tё tjerёt pёr tё shkuar pёrtej delikatesёs qё rrok tema provokuse, tha editori i Diellit.

Pёr ligjёrusin, autori nuk ngurron, qё t’u heqi koren plagёve, guxon pёr t’ia hequr pluhurin kujtesёs, dhe fokusohet nё dyndjen barabare tё perandorisё Osmane, pёrpjekjet e saj pёr tё ndryshuar fenё, kulturёn, jetesёn dhe identitetin e shqiptarёve.Nata nё Sion ёshtё njё roman qё shkon pёrtej guximit.          Romani i Gjurvaçaj nuk është një ndërthurje klasike tradicionale rrëfimi, por një roman ku bie në sy stili modern i të shkruarit dhe operimi me mjeshtëri me stilistikën dhe figuracionin e pasur letrar. Duke qenë se autori vjen nga lëndinat e poezisë, ai na ka dhuruar një roman , ku ndërthuret poezia natyrshëm me prozën moderne të lëvruar nga ai. Ka përshkrime magjepse, dialogje të thella, meditime brilante, që të mbeten në mendje edhe për shkak të lëmimit poetik të rrëfimit.Gjithësesi romani nuk është i lehtë për t’u lexuar, ai do vëmendje e përqëndrim, jo vetëm për termat e konvecionet historike të përdorura, që lidhen me realitetin historik dhe terminologjine osmane, por edhe pse një pjesë e subjektit ndërthuret nё vetёvete dhe një pjesë e personazheve, pasi mbarojnë misionin largohen nga faqet e  librit, paçka se bijë e nipër të shfaqen e  rishfaqen, sërish- prandaj të duhet vëmendja dhe përqëndrimi në lexim pёr tё ruajtur lidhjen e subjektit. Jo vetëm kaq, romani kërkon vëmendje edhe për faktin se autori jo gjithëmonë është i drejtëpërdrejtë, tek ai ndërthuret realja me surealen- ai është mjeshtër i përshkrimit sarkastik të situatave dhe ndodhive, prandaj ato duhen lexuar dhe interpretuar realisht edhe pse jo rrallë janë sureale.

Nata në Sion, është nata e gjatë pesëshekullore që mbuloi me pelerinën e zezë të errësirës aziatike trojet e Arbërit, ku për sfidë bijët e Arbërit,edhe rezistuan, por edhe u konvertuan, madje një pjesë edhe u penduan dhe u rikthyen(Rasti i Hoxhë Nailit, një instrument i përdorur nga pushtusi për t’ua kthyer fenë vendasve, por është vetë ai që vdekjen e gjenë në vendpagëzimin e vet, në kishë). Autori nuk merret shumë me qëndresën trimërore të shqiptarëve; janë sporadike fragmentet e kryengritësve,autori as nuk përkundet gjatë në shtratin e legjendave, nuk përshkruan gjatë betejat e kryengritësve, por merret me pushtusin represiv e agresiv, që ngre kurthe, që shpik metoda që çojnë në konvertim,që ndanë e përçanё, -ai evidenton armët që  përdor pushtusi, merret me helmin shpirtëror, që u hedh ndër vete arbërorëve, shartimin i racës dhe të fesë etj.

Romani është i ndarë në shtatë kapituj, ku ruhet vijimësia e ngjarjeve. Ka shumë pjesë që të mbeten në kujtesë. Shkrimtari Gjuravcaj, konstatoi ligjёrusi, e ka shfrytёzuar mjeshtrisht shtratin e temёs historike qё trajton nё romanin e tij, duke sjellё ngjarje tё besueshme, mbi tё cilin thur subjektin e veprёs sё vet. Nё roman gjallojnё njё masё e madhe personazhesh, tё mirё e tё ligj, tё thyeshёm e tё pathyeshёm nё karakter, spiunё e tradhtar, shёrbёtorё, lakej, tё konvertushёm e qёndrestarё, hileqarё e dallkaukё, tё babёzitur pёr pasuri,pijanecё e depresёivё, tё pakujtesё e tё ftilluar, njё galeri e pasur, tё cilёt individualizohen me durim nga autori. Mё pas ligjёruesi u ndal nё stilin e autorit dhe kompozicionin e veprёs.

Shkrimtari Mhill Velaj e kishte titulluar kumtesёn e tij”Uragani Letrar e shpirtёror i Anton Gjuravçaj pёrmes njohjes historike-Refleksion pёr romanin”Nata nё Sion” botuar nga Toena-Tiranё.

Ligjёrusi Velaj, duke vlerёsuar romanin tha se: Ky është roman i thellësive historike dhe të një kulture mahnitëse të njohjes universale që në epiqendër të rrefimit romanor ka diskursin etno – psikologjik të shqiptarëve nëpër shekuj dhe përplasjet e tij për të mbijetuar nga dhuna osmane. Ky në fakt është roman i ashtënisë shqiptare, ku përshkruhet i gjithë kozmosi lirik dhe epik i këtij fisi të fisshëm që fati historik e përplasi me kulturën e robëruesit osman që kurrë nuk kurseu asnjë mjet për ta asimiluar , stërkequr, dezorientuar, e zhbërë nga faqja e dheut këtë komb të lashtë. Etika letrare , epistimiologjia e njohjes historike dhe virtyti prej malësori i Anton Gjuravçaj janë kauza që këtë autor e kanë shtyrë që gjithmonë të trajtojë kësi lloj temash që në epiqendër të rrëfimit romanor e letrar e kanë etno – gjenezën tonë , psikologjinë shqiptare, virtytet e traditat e tij që nga mileniumet, por edhe disa elemente destruktiviteti të cilat sipas autorit janë edhe shkaku e pasoja e rrëshqitjeve tona nëpër kohë e hapësirë.

Sipas shkrimtarit Velaj, … Romani , “Nata ne Sion ‘’ është një vlerë e shtuar në letërsinë tonë nacionale jo se Antoni është i vetmi që shqyrton tema kaq të çmueshme porse fuqia e tij ideore dhe meditative dallon nga krijuesit tjerë të cilët esencat dhe përshkrimet historike i trajtojnë në menyrë krejtë formaliste dhe më një lloj romantizmi të cekt letrar e krejtesisht patetik. Ai pertej subjektivizmit flet për realitetet historike e nota psikologjike si një kronikan letrar jo për ti bërë paradigmë historisë sonë sa epike poaq legjendare porse për ta deshmuar unin e tij letrar dhe prejardhjen e ndiesine e tij shqiptare. Autori permes ketij romani na flet më gjuhën e simboleve here si perjetues i ngjarjeve e herë si zë i dytë i ndergjegjies sone të vrarë kolektive. Është pra ky nje gjakim artistik që i shpallë luftë humnerave të kohës, zbrazetive e vakumeve tona egzistenciale e historike, joshjeve ideologjike, servilizmit tonë shekullor që si skulptuat e varrosora në dhe nuk e shijojne dritën as ngrohtësinë e dobisë së botës , po as të fryteve që burojnë nga palca e kombit. Por autori Gjuravçaj nuk frymëzohet nga mitet as legjendat por nga realiteti ynë i hidhur historik. Ai permes rrefimeve transidentale e letrare flet për kauzat e vyrtytet shqiptare, rezistencat titanike te malesoreve e shqiptareve ne përgjithësi, perballë një perandorie sketerre siq ishte ajo osmane, duke vënë në pah fisnikërinë e bujarinë e malesorit , shpirtin titanik e gjallues të tyre, ritet, traditat, e bujarinë, mekembjet, fenë e dashurinë, pas rrenimeve dhe ruajtjen e palces kombetare deri në ketë fillim shekulli. Është shpirti i etur intelektual, gjenetika prej malësori , ndjesia morale e letrare që e shtynë autorin Gjuravçaj për të reflektuar për vlerat më sublime të atdheut të mbështjellura me shembuj të lartë vetëmohimi e sakrifice. Është ky roman i cili flet për hakmarrjet, vetërrënimet, kaoset shpirtërore e qeveritare, hierarkinë ushtarake në njërën anë përzier me zërat e daulleve e Miopinë e shekujve të errët të perandorisë Osmane në njërën anë, dhe shpirtin Spartan e gjakimin për liri të një kombi të vogël i cili pamëshirshëm dhunohet dhe abuzohet nga njerëzit e kësaj perandorie së bashku me një grup bashkëpunëtorësh servilë ku e kush më shumë rrënon pamëshirshëm atdheun dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Nё mbyllje tё kumtesёs sё tij Mhill velaj tha se: . Ky roman i Anton Gjuravçajt na rikujton historitë e tragjeditë shqiptare për pesë shekuj gjak e lot . Ta rikujton vuajtjen e sakrificën e stërgjyshërve tanë të pa epur dhe gjakimin për tu çliruar nga perandoria e ërrët Aziatike. Ky roman historik në fakt është letersi e përplasjeve dhe ndriçimeve historike, është libër i kauzes kombetare e letrare, është atlasi historik për një kategori lexuesish të etur për njohje por edhe një lloj shpalosjeje e vuajtjeve të kombit shqiptar në roberinë Otomane. Gjithe kjo histori letrare e ka një autor, e ky eshte pena e mendja e ndritur e Anton Gjuravçaj i cili vjen e i benë dritë edhe sivellëzerve të tij që jetojnë në Neё York e gjetiu për të na hequr nga mendja ,, Natën në Sion ,, të shqiptareve dhe për ta ndriquar shtegun e dritës drejt integrimeve kulturore, etnike, dhe euro atlantike. Autorit i uroj çdo të mirë në jetë, dhe Zoti e bekoftë mendjen e tij të ndritur dhe shtegun e tij letrar.

Nё fund tё promovimit shkrimtari Anton Gjuravcaj u ёshtё pёrgjigjur pyetjeve dhe ka falenderuar organizatorёt e promovimit, Kishёn Zoja e Shkodrёs, Shoqatёn Malёsia e Madhe, ligjёrusit dhe tё gjithё mbёshtetsit.Miqtë e shkrimtarit kishin përgatitë një koktail për pjesmarrësit. Autori dhuroi libra me autograf.Promovimi u ndoq nga TV Kultura Shqiptare dhe gazeta”DIELLI”.(Korresp i Diellit)

  • Fotografite i gjeni ne Facebook(dielli vatra)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Dr. Anton Gjuravcaj, Nata ne Sion

JETË TË LUMTUR LAURA GJURAJ & THOMAS DELUCA JR.

November 12, 2017 by dgreca

Nga Dalip Greca/*

2 Çifti qesh 2Ka qenë nje mbrëmje e magjishme ajo e 11 Nëntorit 2017 në VIP COUNTRY CLUB, NEË ROCHELLE, NEW YORK, ku qindra shqiptaro-amerikanë dhe italianë-amerikanë, uronin çiftin: Laura GJURAJ & THOMAS DE LUCA JR:  JETË TË LUMTUR LAURA &THOMAS!1 a nusja e dhend hyjne

Dasma u organizua në një mjedis luksoz në një mjedis florishent. Dy komunitetet, ai shqiptaro-amerikan dhe ai italo-amerikan, në respekt të traditave respektive, kanë dhuruar një spektakël të bukur e të hareshëm. 1 ok dom ViktoriNjë parakalim i bukur i çifteve, shoqëruar me brohorima, thirrje, e shumë lule, u pasua nga bekimi i çiftit nga dom Viktori nga  Kisha Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës”( nderkohë që në mesditë në Kishën Zoja e Shkodrës ,nën drejtimin e famullitarit Dom Pjetër Popaj është organizuar mesha e lidhjes se kurores). Më pas nusja në valle, dhe gjithëçka ka qenë e mrekullueshme. Krahas muzikës së vallzimit, gjatë dasmës jehoi dhe Tupani karakteristik i Kosovës dhe u kercyen valet tradicionale shqiptare.

2 familjet1

Urime çiftit të mrekullueshëm! Urime Laurës, vajzës së mrekullueshme të Mhill dhe Age Gjuraj, që e lidhi jetën e saj me Thomas Deluca Jr., djali i zonjës Nancy Deluca & zotit Thomas Deluca!1 Nusja ne shtepi

Në dasëm ishin mysafirë edhe shumë vatranë: Agim Rexhaj(zv.Kryetari i Vatrës) me zonjën Laura, Marjan Cubi me zonjën Dila, Ilir Cubi me zonjën Suzana, Lek Përlleshi me zonjën, Adnan Mehmeti me zonjën, Mhill Velaj me zonjën, Dalip Greca me zonjën dhe shumë të tjerë.

  • Fotografi mund te shihni ne facebook(dalip greca)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, JETË TË LUMTUR LAURA GJURAJ & THOMAS DELUCA JR., Mhill Gjuraj

MYSAFIRE NGA MATI VIZITUAN VATREN

November 11, 2017 by dgreca

1 drup

ZV/KRYETARJA E BASHKISË MAT VIZITOI VATRËN/*

1 tavoline

Të Premten, 10 Nëntor 2017 në mesditë zv.Kryetarja e Bashkisë së Matit, zonja Znj. Anjeza Perlesha Shema, vizitoi selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” në Bronx, NY.

1 zefi flet

Ajo shoqërohej nga z. Edison Frangu,i cili ndjek programin (Fellowship) te Atlas Corps, financuar nga Ambasada Amerikane ne Tirane dhe Departamentit i Shtetit Amerikan per “Liderat e rinj te Shqiperise”, momentalisht shërben ne nje organizate per qeverisjen e hapur ne Washington DC.

Mysafirëve ua ka uruar mirëseardhjen anëtari i Kryesisë së Vatrës, z. Zef Balaj. Më pas takimin e ka drejtuar Asllan Bushati, i cili u foli mysafirëve për Vatrën dhe fokusimin e saj në cështjen kombëtare dhe prezantoi shqetësimet e Federatës Vatra për zhvillimet në Shqipëri, Kosovë dhe trojet Kombëtare.
Zv. Kryetarja e Bashkisë falenderoi për mikpritjen dhe tha se në ditën e tetë të vizitës së saj në SHBA, sot po realizonte një vizitë që e kishte dëshiruar prej kohësh dhe e kishte planifikuar për ta kryer. Ajo falenderoi z. Edison Frangu, që u lidh me Vatrën dhe mundësoi këtë vizitë. Më pas zonja Shema ka prezantuar Bashkinë e Matit vlerat historike, artistike, turistike, që Mati mbart, dhe mundësitë për një bashkëpunim me Federatën Vatra, e cila është përfaqësuese historike e shqiptarëve të Amerikës e dalluar për punët e mëdha Kombëtare përgjatë 105 viteve.
Z. Edison Frangu ka prezantuar përvojën e tij në punët e pushtetit lokal dhe përvojën e re që po fiton gjatë programit. Ai parashtroi idetë e tij për bashkëpunimin e Vatrës më Shqipërinë dhe trojet e tjera etnike, konkretisht edhe me bashkinë Mat.
Edhe anëtari i kryesisë së Vatrës, z. Marjan Cubi, pasi i ka përshëndetur mysafirët ka treguar përvojën e tij 40 vjecare në Vatër, përballimin e vështirësive me të cilat është përballur Vatra gjatë luftës së ftohtë të Komunizmit, ku ajo, si kundershtare e komunizmit, ishte mes dy zjarreve: Tiranës dhe Beogradit, që të dy i kishte në shpinë.
Zef Balaj u ndal në punën e konsiderushme që kanë bërë shqiptarët Amerikës, vecanërisht vatra dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, për ceshtjen shqiptae dhe luften në Kosove.Ai solli kujtime nga përballja me shtetin dhe ideologjinë komuniste.
Biseda ishte e lirë dhe secili jepte mendimet e tij për ndryshimin e klimës politike në Shqipëri e Kosovë, për marrdhënie më të mira mes diasporës dhe vendlindjes, për projekte konkrete etj.
Mysafirët u përshëndetën edhe nga koordinatori i Vatrës me mediat Dritan Haxhia,anëtari i këshillit të Vatrës, Kujtim Pore, aktivisti Tom Gjergji etj.
Editori i Diellit i njohu mysafirët me historikun e Vatrës.
Mysafirët u interesuan për funksionimin e Vatarës, shtrirjen e saj, veprimtaritë, marrdhëniet që Vatra mbanë me ambasadën amerikane në Tiranë dhe Departamentin amerikan të shtetit si dhe marrdhëniet me institucionet diplomatike shqiptare në SHBA.

  • Per me shame fotografi shkoni ne facebook(dielli vatra)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, MYSAFIRE NGA MATI, VIZITUAN VATREN

FITORJA E DYTË E MARK GJONAJ

November 8, 2017 by dgreca

Mark GjonajShqiptarët e Nju Jork-ut, nuk kanë më përfaqësuesin e tyre në Ansamblenë e Shtetit , por kanë për të parën herë një përfaqësues në Këshillin bashkiak të Nju Jork-ut. Edhe pse në dukje, pozicioni është praktikisht më i ulët, realisht ky është një pozicion i lakmuar dhe më afër komunitetit, ka më shumë përfitime dhe krijon hapsirë për shërbime ndaj komunitetit.

Garimi i Gjonajt këtë herë ishte më i vështirë(përfshirë garën brenda demokratëve), por edhe për faktin se dy nga katër kandidatët e tjerë, ndikuan në rezultat. Natyrisht që shifrat e fitores nuk ishin si më parë kur garonte për Ansambëlmen i shtetit në distriktin 80. Gjithësesi fitorja e 7 nëntorit 2017 nuk u diskutua për asnjë moment, ai hyri si pretendent në garë dhe i tillë doli, si fitues. Edhe këtë herë komuniteti shqiptar i dha mbështetjen e duhur bashkatdhetarit, e mbështeti në garën për mbledhjen e fondeve, dhe ndjehet krenar se këshilltari i qytetit që luftoi nën siglën e demokratëve e fitoi garën me diferencë prej 3 mijë votash.Gjonaj u votua nga votuesit e Distriktit 13, ku jeton një masë e madhe shqiptarësh, të cilët ishin dominant në këtë rezultat. Ai siguroi 10, 763 vota, nga 7,476, që mori kundërshtari i tij më i afërt, John Cerini. Rezultatet përfundimtare për City Concil janë këto:

1-Mark Gjonaj-49 %

2-John Cerini 36 %

3-Marjorie Velazquez 13 %

4-John Doyle       2 %

5-Alex Gomez   1 %

 

Komuniteti shqiptar ndjehet krenar që ka përfaqësuesin e vet në Këshillin e qytetit. Natyrisht do të ndjehej dyfish i gëzuar nëse do të kishte mundësi që të kishte dhe një përfaqësues në Ansamblenë e Shtetit, por kjo mbetet aspiratë për të ardhmen.

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, E MARK GJONAJ, FITORJA E DYTË

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT