ROMANI “NATA NЁ SION” I DR.ANTON GURAVÇAJ U PROMOVUA NЁ QENDRЁN KULTURORE“NЁNA TEREZЁ”/
Tё Dielёn me 12 nёntor 2017, nёn organizimin e Shoqatёs “Malёsia e Madhe” nё Nju Jork, nё bashkёpunim me Kishёn “Zoja e Shkodrёs” u organizua nё mjediset e Qendrёs Kulturore”Nёna Terezё”, promovimi i romanit”Nata nё Sion” e shkrimtarit Dr. Anton Gjuravcaj. Pjesmarrja ishte masive… Veprimtarinё promovuese e ka moderuar veprimtari Kolё Cacaj. Fillimisht moderatori u ka kёrkuar tё pranishmёve qё tё ngriheshin nё kёmbё dhe me njё minut heshtje tё nderonin kujtimin e dr. Zef Prela Lucaj, qё u nda nga jeta nё Michigan nё moshёn 52 vjecare.Mё pas moderatori, pasi ka prezantuar autorin e romanit, dr. Anton Gjuravcaj, i pranishёm nё aktivitet si dhe ligjёruesit, ka falenderuar famullitarin e Kishёs, dom Pjetёr Popaj, pёr pjesmarrjen dhe e ka ftuar qё tё pёrshёndes pjesmarrёsit.
Famullitari Dom Pjetёr Popaj ka pёrgёzuar autorin Gjuravçaj pёr kёtё roman tё vlefshёm, qё pasqyron historinё e popullit shqiptar, vuajtjet e tij nёn pushtimin otoman, qёndresёn ndaj asimilimit. Shqiptarёt, nuk duhet tё harrojnё, ata duhet ta mёsojnё historinё e paraardhёsve me qёllim qё tё njohin historinё e tyre shekullore, qёndresёn dhe pёrpjekjet pёr mbijetesё, ruajtjen e identitetit Kombёtar.Romani qё po promovohet ёshtё njё dritare nga ku mund tё shihet qёndresa jonё Kombtare.
Drejtuesi i veprimtarisё, Kolё Cacaj, ka sjellё pёr pjesmarrsit njё biografi tё shkurtёr tё Dr. Anton Gjuravçaj, pёr tё cilin tha se u lind nё Podgoricё, arsimin fillor e kreu nё Triepsh, dhe Gjimnazin e pёrgjithshёm nё Shkup.Studimet e larta i kreu nё Universitetin e Prishtinёs nё Fakultetin e Mjekёsisё, ndёrsa specializimin e kreu nё Beograd. Autori, tha moderatori Cacaj, jeton e punon nё Podgoricё, ku ushtron profesionin e mjekut dhe bashkёpunon me median.
Dr. Anton Gjuravçaj krijimtarinё letrare e nisi herёt duke shkruar poezi, qё kur ishte nё shkollёn e mesme, ku eksperimentoi edhe shkrimin nё prozё, qё i botoi nё shtypin e kohёs.
Dr. Guravçaj merret me publicistikё. Bashkёpunon me redaksitё televizive dhe ato tё gazetave, ku drejton emisione dhe publikon nё fushёn e mjekёsisё. Autori ka botuar:” Baladё Vertikale”(1994) -vёllim me poezi, “Memento”(1995) vёllim me poezi dhe prozё, pёrkthyer nё gjuhёn malazeze nga Biblioteka e qytetit tё Podgoricёs(2001), romanin”Vdekja e Valёve”-2008, dhe “Nata nё Sion”-2016.
Ligjёrusi qё u ngjit mё pas nё foltore ishte editori i Gazetёs”Dielli”, Dalip Greca, i cili Kumtesёn e tij e kishte titulluar”Nata nё Sion, romani qё shkel tabutё”… Nё fillim tё kumtesёs sё tij, ligjёrusi tha se ky roman vjen nё kohёn e duhur; kur harresa tenton tё triumfojё mbi Kujtesёn, kur duket se pёrcarja na ka dalldisur si Komb dhe vazhdojmё tё ecim kuturu nёpёr mjegull, harrojmё c’kemi lёnё pas, ikim kuturu drejt sё panjohurёs, qё po na rrezikon si Komb, madje, kur nuk vjen pushtuesi tek nё, shkojmё ne tek ai(Rasti i rekrutimit tё shqiptarёve nga Isis ose inkursioni kulturor arabo-turk pёrmes ekrenave tё TV etj)…Edhe pse kjo temё, qё rrok autori, ajo e qёndresёs ndaj pushtuesit otoman, ёshtё trajtuar edhe nga autorё tё tjerё(sjell nё vёmendje romanin e Ben Blushit”Tё jetosh nё Ishull)- natyrisht qё nuk ёshtё e njёjta gjё sepse Blushi merret me tendencёn pёr tolerancё, e Guravcaj me pёrballjen ndaj konvertimit e qёndresёn-,por gjithёsesi Dr. Gjuravçaj, ka guxuar mё shumё se tё tjerёt pёr tё shkuar pёrtej delikatesёs qё rrok tema provokuse, tha editori i Diellit.
Pёr ligjёrusin, autori nuk ngurron, qё t’u heqi koren plagёve, guxon pёr t’ia hequr pluhurin kujtesёs, dhe fokusohet nё dyndjen barabare tё perandorisё Osmane, pёrpjekjet e saj pёr tё ndryshuar fenё, kulturёn, jetesёn dhe identitetin e shqiptarёve.Nata nё Sion ёshtё njё roman qё shkon pёrtej guximit. Romani i Gjurvaçaj nuk është një ndërthurje klasike tradicionale rrëfimi, por një roman ku bie në sy stili modern i të shkruarit dhe operimi me mjeshtëri me stilistikën dhe figuracionin e pasur letrar. Duke qenë se autori vjen nga lëndinat e poezisë, ai na ka dhuruar një roman , ku ndërthuret poezia natyrshëm me prozën moderne të lëvruar nga ai. Ka përshkrime magjepse, dialogje të thella, meditime brilante, që të mbeten në mendje edhe për shkak të lëmimit poetik të rrëfimit.Gjithësesi romani nuk është i lehtë për t’u lexuar, ai do vëmendje e përqëndrim, jo vetëm për termat e konvecionet historike të përdorura, që lidhen me realitetin historik dhe terminologjine osmane, por edhe pse një pjesë e subjektit ndërthuret nё vetёvete dhe një pjesë e personazheve, pasi mbarojnë misionin largohen nga faqet e librit, paçka se bijë e nipër të shfaqen e rishfaqen, sërish- prandaj të duhet vëmendja dhe përqëndrimi në lexim pёr tё ruajtur lidhjen e subjektit. Jo vetëm kaq, romani kërkon vëmendje edhe për faktin se autori jo gjithëmonë është i drejtëpërdrejtë, tek ai ndërthuret realja me surealen- ai është mjeshtër i përshkrimit sarkastik të situatave dhe ndodhive, prandaj ato duhen lexuar dhe interpretuar realisht edhe pse jo rrallë janë sureale.
Nata në Sion, është nata e gjatë pesëshekullore që mbuloi me pelerinën e zezë të errësirës aziatike trojet e Arbërit, ku për sfidë bijët e Arbërit,edhe rezistuan, por edhe u konvertuan, madje një pjesë edhe u penduan dhe u rikthyen(Rasti i Hoxhë Nailit, një instrument i përdorur nga pushtusi për t’ua kthyer fenë vendasve, por është vetë ai që vdekjen e gjenë në vendpagëzimin e vet, në kishë). Autori nuk merret shumë me qëndresën trimërore të shqiptarëve; janë sporadike fragmentet e kryengritësve,autori as nuk përkundet gjatë në shtratin e legjendave, nuk përshkruan gjatë betejat e kryengritësve, por merret me pushtusin represiv e agresiv, që ngre kurthe, që shpik metoda që çojnë në konvertim,që ndanë e përçanё, -ai evidenton armët që përdor pushtusi, merret me helmin shpirtëror, që u hedh ndër vete arbërorëve, shartimin i racës dhe të fesë etj.
Romani është i ndarë në shtatë kapituj, ku ruhet vijimësia e ngjarjeve. Ka shumë pjesë që të mbeten në kujtesë. Shkrimtari Gjuravcaj, konstatoi ligjёrusi, e ka shfrytёzuar mjeshtrisht shtratin e temёs historike qё trajton nё romanin e tij, duke sjellё ngjarje tё besueshme, mbi tё cilin thur subjektin e veprёs sё vet. Nё roman gjallojnё njё masё e madhe personazhesh, tё mirё e tё ligj, tё thyeshёm e tё pathyeshёm nё karakter, spiunё e tradhtar, shёrbёtorё, lakej, tё konvertushёm e qёndrestarё, hileqarё e dallkaukё, tё babёzitur pёr pasuri,pijanecё e depresёivё, tё pakujtesё e tё ftilluar, njё galeri e pasur, tё cilёt individualizohen me durim nga autori. Mё pas ligjёruesi u ndal nё stilin e autorit dhe kompozicionin e veprёs.
Shkrimtari Mhill Velaj e kishte titulluar kumtesёn e tij”Uragani Letrar e shpirtёror i Anton Gjuravçaj pёrmes njohjes historike-Refleksion pёr romanin”Nata nё Sion” botuar nga Toena-Tiranё.
Ligjёrusi Velaj, duke vlerёsuar romanin tha se: Ky është roman i thellësive historike dhe të një kulture mahnitëse të njohjes universale që në epiqendër të rrefimit romanor ka diskursin etno – psikologjik të shqiptarëve nëpër shekuj dhe përplasjet e tij për të mbijetuar nga dhuna osmane. Ky në fakt është roman i ashtënisë shqiptare, ku përshkruhet i gjithë kozmosi lirik dhe epik i këtij fisi të fisshëm që fati historik e përplasi me kulturën e robëruesit osman që kurrë nuk kurseu asnjë mjet për ta asimiluar , stërkequr, dezorientuar, e zhbërë nga faqja e dheut këtë komb të lashtë. Etika letrare , epistimiologjia e njohjes historike dhe virtyti prej malësori i Anton Gjuravçaj janë kauza që këtë autor e kanë shtyrë që gjithmonë të trajtojë kësi lloj temash që në epiqendër të rrëfimit romanor e letrar e kanë etno – gjenezën tonë , psikologjinë shqiptare, virtytet e traditat e tij që nga mileniumet, por edhe disa elemente destruktiviteti të cilat sipas autorit janë edhe shkaku e pasoja e rrëshqitjeve tona nëpër kohë e hapësirë.
Sipas shkrimtarit Velaj, … Romani , “Nata ne Sion ‘’ është një vlerë e shtuar në letërsinë tonë nacionale jo se Antoni është i vetmi që shqyrton tema kaq të çmueshme porse fuqia e tij ideore dhe meditative dallon nga krijuesit tjerë të cilët esencat dhe përshkrimet historike i trajtojnë në menyrë krejtë formaliste dhe më një lloj romantizmi të cekt letrar e krejtesisht patetik. Ai pertej subjektivizmit flet për realitetet historike e nota psikologjike si një kronikan letrar jo për ti bërë paradigmë historisë sonë sa epike poaq legjendare porse për ta deshmuar unin e tij letrar dhe prejardhjen e ndiesine e tij shqiptare. Autori permes ketij romani na flet më gjuhën e simboleve here si perjetues i ngjarjeve e herë si zë i dytë i ndergjegjies sone të vrarë kolektive. Është pra ky nje gjakim artistik që i shpallë luftë humnerave të kohës, zbrazetive e vakumeve tona egzistenciale e historike, joshjeve ideologjike, servilizmit tonë shekullor që si skulptuat e varrosora në dhe nuk e shijojne dritën as ngrohtësinë e dobisë së botës , po as të fryteve që burojnë nga palca e kombit. Por autori Gjuravçaj nuk frymëzohet nga mitet as legjendat por nga realiteti ynë i hidhur historik. Ai permes rrefimeve transidentale e letrare flet për kauzat e vyrtytet shqiptare, rezistencat titanike te malesoreve e shqiptareve ne përgjithësi, perballë një perandorie sketerre siq ishte ajo osmane, duke vënë në pah fisnikërinë e bujarinë e malesorit , shpirtin titanik e gjallues të tyre, ritet, traditat, e bujarinë, mekembjet, fenë e dashurinë, pas rrenimeve dhe ruajtjen e palces kombetare deri në ketë fillim shekulli. Është shpirti i etur intelektual, gjenetika prej malësori , ndjesia morale e letrare që e shtynë autorin Gjuravçaj për të reflektuar për vlerat më sublime të atdheut të mbështjellura me shembuj të lartë vetëmohimi e sakrifice. Është ky roman i cili flet për hakmarrjet, vetërrënimet, kaoset shpirtërore e qeveritare, hierarkinë ushtarake në njërën anë përzier me zërat e daulleve e Miopinë e shekujve të errët të perandorisë Osmane në njërën anë, dhe shpirtin Spartan e gjakimin për liri të një kombi të vogël i cili pamëshirshëm dhunohet dhe abuzohet nga njerëzit e kësaj perandorie së bashku me një grup bashkëpunëtorësh servilë ku e kush më shumë rrënon pamëshirshëm atdheun dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Nё mbyllje tё kumtesёs sё tij Mhill velaj tha se: . Ky roman i Anton Gjuravçajt na rikujton historitë e tragjeditë shqiptare për pesë shekuj gjak e lot . Ta rikujton vuajtjen e sakrificën e stërgjyshërve tanë të pa epur dhe gjakimin për tu çliruar nga perandoria e ërrët Aziatike. Ky roman historik në fakt është letersi e përplasjeve dhe ndriçimeve historike, është libër i kauzes kombetare e letrare, është atlasi historik për një kategori lexuesish të etur për njohje por edhe një lloj shpalosjeje e vuajtjeve të kombit shqiptar në roberinë Otomane. Gjithe kjo histori letrare e ka një autor, e ky eshte pena e mendja e ndritur e Anton Gjuravçaj i cili vjen e i benë dritë edhe sivellëzerve të tij që jetojnë në Neё York e gjetiu për të na hequr nga mendja ,, Natën në Sion ,, të shqiptareve dhe për ta ndriquar shtegun e dritës drejt integrimeve kulturore, etnike, dhe euro atlantike. Autorit i uroj çdo të mirë në jetë, dhe Zoti e bekoftë mendjen e tij të ndritur dhe shtegun e tij letrar.
Nё fund tё promovimit shkrimtari Anton Gjuravcaj u ёshtё pёrgjigjur pyetjeve dhe ka falenderuar organizatorёt e promovimit, Kishёn Zoja e Shkodrёs, Shoqatёn Malёsia e Madhe, ligjёrusit dhe tё gjithё mbёshtetsit.Miqtë e shkrimtarit kishin përgatitë një koktail për pjesmarrësit. Autori dhuroi libra me autograf.Promovimi u ndoq nga TV Kultura Shqiptare dhe gazeta”DIELLI”.(Korresp i Diellit)
- Fotografite i gjeni ne Facebook(dielli vatra)