• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FITORJA E PARALAJMËRUAR E MARK GJONAJ

September 13, 2017 by dgreca

 

1 e perb me mau

Bashkatdhetari ynë Mark Gjonaj fitoi me 3326 vota, nga  2958 vota  që siguroi ndjeksja më e afërt e tij, Marjorie Velazquez. Ai la pas katër kandidatët garues për postin e këshilltarit për Këshillin Bashkiak në Ditriktin 13/

1 Mark OkNga Dalip GRECA/

1 Skuadra e mrakut

Ndodhi ajo që pritej dhe ajo që dëshironin shqiptarët:Mark Gjonaj fitoi dhe u shpall kandidati demokrat fitues për Partinë Demokratike për Këshillin Bashkiak në Distriktin 13 të Nju Jork-ut. Të gjithë ndjehen të gëzuar, por vecanërisht skuadra që udhëhoqi këtë fushatë, natyrisht edhe ne votuesit e këtij distrikti, që u organizuam familjarisht për t’ia lehtësuar barrën bashkadhetarit tonë. Edhe media shqiptare dha kontributin e saj, ku Gazeta më e vjetër e shqiptarëve të Amerikës”DIELLI” kishte pjesën e vet. Për më shumë se një muaj në ballinën e saj të publikimit online Dielli, por edhe në print, bëri thirrje të vazhdueshme për bashkatdhetarët që të votonin për kandidatin shqiptar.

Mark Gjonaj, konsiderohej si kandidati më potencial ndër pesë konkuruesit, ndaj edhe u sulmua në vazhdimësi nga kundërshtarët. Gjonajt iu desh të përballej edhe me akuza fallso dhe shpifje për për përfitime në fushatë nga paratë e drogës e trafikut të armëve, e sajesa të tjera, madje kundërshtarët e tij arritën që të mobilizonin dhe gazetën konservetarore”The New York Post”, që njihet për mbështetje të republikanëve- gazetë që në konkurimin e  parë si ansambëlmen e kishte mbështetë Gjonajn, duke akuzuar konkursen potenciale, që vinte nga komuniteti spanjoll dhe nga një familje e fuqishme në kampin demokrat.

Mark Gjonaj arriti që t’ia dilte mbanë në këtë superbetejë, dhe e la ndjeksen më të afërt, e cila në sondazhet e fundit i qe afruar së tepërmi, Marjorie Velazquez, e cila arriti që të merrte  2958 vota , nga 3326 vota që siguroi Mark Gjonaj.Në përqindje rezultati I Gjonajt shkoi 38.7 për qind nga 34.4 përqind që siguroi Velazquez.

I treti në garën e demokratëve për vendin në Këshillin Bashkiak të Distriktit 13, u rendit John Doyle , i cili siguroi 1644 vota, dhe në përqindje  19.1%, ndërsa dy të tjerët arritën rezultate të papërfillshme.

Mark Gjonaj shënoi sërish një record për shqiptarët në shtetin e Nju Jork-ut, ashtu sic ishte i pari shqiptar në Ansamblenë e shtetit të Nju Jorkut, po ashtu është i pari shqiptar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork-ut.

Edhe Federata Panshqiptare e Amerikes ka dhene kontributin e saj dhe e ka mbeshtete z. Gjonaj, jo vetem pse organizoi ne seline e saj nje fonmbledhje ne ndihme te fushates se tij, por edhe duke bashkepunuar dhe duke i vene gazeten e saj”Dielli” ne sherbim te fushates . Nga ana e Tij, z. Gjonaj e ka respektuar Vatren, duke u bere pjese e veprimtarive te saj, vecanerisht ato Kombetare. URIME MARK GJONAJ!

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Fitorja e paralajmeruar, Mark Gjonaj

TRAGJEDIA E GREHOTIT”ZBARDHET” NË VATËR

September 12, 2017 by dgreca

2 lule
-U përkujtuan 36 dëshmorët nacionalsitë dhe Komandanti i tyre Hysni LEPENICA, rënë me 14 Shtator 1943, kundër pushtuesëve italianë/1 salle

Në organizimin e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”,në mjediset e selisë së saj, në Bronx, NY, të Dielën e 10 shtatorit(2017) u organizua pasditja përkujtimore kushtuar 36 Dëshmorëve nacionalistë(komandantë çetash të Ballit Kombëtar) dhe Komandantit të tyre, Hysni Lepenica.1 front
Veprimtarinë e moderoi Editori i Gazetës”Dielli”, Dalip Greca. Ai ftoi të pranishmit që me një minut heshtje të nderoheshin dëshmorët nacionalistë, që për 50 vjet ishin shpallë tradhëtarë.1 dritani
Më pas u ftua Kryetari i Vatrës, z. Dritan Mishto, që të të përshëndeste të pranishmit. Z. Mishto falenderoi z. Pëllumb Lamaj dhe ish të përndjekurit e pranishëm, që edhe këtu në mërgim japin kontributin e tyre për zbardhjen e Historisë. Kryetari i Vatrës e falenderoi z. Lamaj për bashkëpunimin me Vatrën në organizimin e disa veprimtarive kushtuar nacionalistëve shqiptarë dhe ish klasës së të përndjekurëve politikë, ende të paintegruar , të pashpërblyer plotësisht, moralisht dhe financiarisht, nga shteti shqiptar. Z. Mishto tha se Vatra edhe në të ardhmen do të organizojë veprimtari të tilla për zbardhur historinë e vërtetë të shqiptarëve, e cila edhe 26 vjet pas rënies së komunizmit, vazhdon të shkruhet dhe interpretohet politikisht, duke i trajtuar nacionalistët si tradhëtarë, e fitimtarët si heronj.1 front
Pëllumb Lamaj, e falenderoi Kryetarin e Vatrës për bashkëpunimin dhe e uroi për detyrën e tij në krye të Federatës historike, në krye të vatranëve dhe uroi sukses gjatë mandatit të tij. Duke iu referuar ngjarjes së 14 Shtatorit 1943, masakrës së Grehotit,ai tha se historianët komunistë e kanë shtrembëruar dhe keqinterpretuar ngjarjen tragjike, ku mbeti i vrarë heroi nacionalist, komandanti i Ballit Kombëtar, Hysni Lepenica dhe 36 komandantët e çetave. Komunistëve nuk u interesonte, që ta zbardhinin ngjarjen,tha ai, sepse do të dilte në dritë tradhëtia e tyre, si shkaktarë dhe bashkëpunëtorë me italianët.

Cila është e vërteta e kësaj ngjarje, ku u luajt preludi i vëllavrasjes dhe nisjes së “Luftës Civile” në Shqipëri, term që i tmerron historianët komunist edhe sot?
Pas kapitullimit të Italisë Fashiste, Divizionit”Peruxhia” në Gjirokastër iu kërkua të dorëzoheshin tek forcat nacionaliste të Hysni Lepenicës, ose tek forcat nacionalçlirimtare, të kryesuara nga Bedri Spahiu, me ndërmjetësin e britanikut Tilman. Por Gjenerali italian Kiminello nuk pranoi të bashkohej me forcat nacionalçlirimtare, as të dorëzonte armët pa u inbarkuar në Sarandë. Nacionalistët, duke e pasë Gjirokastrën dhe Sarandën zonë të tyre të influencës, ua premtuan sigurinë, nën shoqërimin e tyre derisa të hipnin në anije. Por, nga ana e tyre partizanët , në fshehtësi e luajtën lojën e tyre.Kështuqë me 14 Shtator 1943, kur shkuan Forcat Nacionaliste me në Krye komandantin Hysni Lepenica, për të marrë në dorëzim armët dhe për t’i shoqëruar italianët e për t’i përcjellë deri në port, sipas marrveshjes,-ata u goditën papritur nag ushtarët italianë dhe mbetën të vrarë 36 komandantë nacionalistë dhe Komandanti i tyre, Hysni Lepenica.
Sipas z. Lamaj, por edhe sipas zbardhjes të së vërtetës përmes vetë dëshmisë së italianëve dhe të anglezëve, nxitës të kësaj masakre u bënë krerët e LNÇ si Bedri Spahiu, Shefqet Peçi dhe Shemsi Totozani, që ndodheshin pranë shtabit të divizionit italian”Peruxhia”, në kazermat e Grehotit. Këto akuza vërtetohen edhe nga dëshmitë e oficerit anglez, Tilman, si dhe të oficerit italian Giovani Bonomi, të pranishëm në vendngjarje.
Për të zbardhur këtë tragjedi u shfaq për të pranishmit dokumentari”Grehot 1943″ realizuar nga vëllezërit Pëllumb dhe Engjëll Lamaj.
Kësaj veprimtarie iu bashkua edhe Akri Çipa, poet, analist,që kryen studimet pasuniversitare(MASTER) në Columbia University.
Veprimtaria u ndoq edhe nga Shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikan e përfaqësuar nga shkrimtari Mhill Velaj me zonjën si dhe u filmua nga TV Kultura Shqiptare me z. Adem Belliu, “FOCUS” i gazetarit Robert Papa, dhe “RAY SHOW” i poetit Ramiz Muja.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, dritan Mishto, Pellumb Lamaj, Tragjedia e Grehotit, zbardhet ne Vater

SKËNDERBEU I “MBULUAR”, PATRIOTËT E TURBULLUAR

September 1, 2017 by dgreca

Gjergj FishtaKOMENT I GAZETES”DIELLI”/

1 Skenderbeu i zbuluar2 Skenderbeu zbuluar

Të Premten e 1 Shtatorit në mëngjes “patriotët” tanë të thekur patën rastin të tregonin devotshmërinë e tyre patriotike për të mbrojtë Heroin Kombëtar, të cilin na e paskan “mbuluar” hoxhallarët gjatë faljes në Sheshin e Kryeqytetit të  Kurban Bajramit. Nuk dihet se kush e dha kushtrimin patriotik i pari, por njerëzia e etur për protagonizëm e thashetheme mediatike, nuk kishin kohë të vërtetonin faktet, madje dhe ata që jetojnë në Kryeqytet, nuk e morën mundimin të shkonin dhe ta shihnin nëse Heroin kombëtar-Gjergj Kastriot Skënderbeun, e kishin mbuluar apo ishte zbuluar, por përveshën mëngët dhe nisën komentet në facebook, tweeter, Instagram, nëpër gazeta online,dhe dhanë kushtrimin për histeri kolektive….BoboOOO, çfarë i kanë punuar Heroit…TURP!

Madje, na e paskan nxehur aq keq një patriot të kohëve të fundit sa ai paska prehur thikat për të prerë fytin e hoxhës, që ka ideuar mbulimin e Monumentit të heroit…Vini, re “dot’ i pres fytin”, metodat e ISIS-it..Keqpërdorimi i fakteve nuk bën gjë tjetër veçse çorionton e përçanë qytetarët e atij vendi të keqpërdorur nga politika.

Patriotë të nderuar, ju nuk u zemruat me kaq tërbim, kur Heroin na bënë serb, c’patët, që u harbuat, kur në fakt Monumenti nuk ishte i mbuluar realisht, por dukej i tillë vetëm nga një këndvështrimi, pasi pengonte ekrani! Pra, Ju e sajuat mbulimin për të treguar patriotizmin e munguar në një vend të zotëruar nga krimi dhe droga. Bëhuni paksa realpatriotë duke e shpëtuar atë vend që po rrokulliset drejt humnerës nga pseudopatriotët qeverisës, politikanët bastardë dhe nga sehrixhinjtë e servilët….

Patriotë të thekur, hiqni dorë nga ky lloj patriotizmi dhe bëni Shqipërinë!Lejeni në qetësinë e vet harmoninë fetare, këtë këtë kryevepër të Trashëgimisë Kombëtare, dhe mos u merrni me thashetheme e përçarje!

 

Filed Under: Politike Tagged With: dalip greca, PATRIOTËT E TURBULLUAR, SKËNDERBEU I "MBULUAR"

DIELLI: VELLEZER MUSLIMANE- GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!

September 1, 2017 by dgreca

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!/

1 Gezuar

Gazeta “Dielli” në SHBA uron të gjithë lexuesit, vatranët, të gjithë shqiptarët muslimanë, kudo ku ndodhen:

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!
Kjo ditë e bekuar e sakrificës le t’na kujtojë sa e rëndësishme dhe thelbsore është për jetën tonë dashuria dhe respekti për njeri-tjetrin. Kjo ditë na përcjell mesazhin: Të duam veten dhe të tjerët! Të mendojmë mirë për njeri-tjetrin dhe të bëjmë më të mirën për njerëzit që na rrethojnë, që të jetojnë në harmoni !Dashuria është pasuria më e cmuar e njerëzimit. Kjo ditë na apelon për dashuri, respekt dhe jo urrejtje!

Filed Under: Sociale Tagged With: dalip greca, dielli, Gezuar Kurban Bajrami, uron, Vatra

VRASJA E PARALAJMERUAR E GJYQTARES, MEDIA DHE POLITIKA

August 31, 2017 by dgreca

fidez

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi ka tronditë shoqërinë shqiptare. Pas momentit të vrasjes shoqëria shqiptare bëri të habiturën dhe Hipokriten: Si ndodhi? Në fakt ishte një vrasje e paralajmëruar. Gjyqtarja e kishte ndjerë prej kohësh hijen vrastare, e ndjente se vdekjja po i vinte prej të shoqit kriminel. E shkreta, kishte trokitë në të gjitha dyert, ku duhej të kërkonte mbrojtje. Kush më mire se sa një gjyqtare do të dinte ku të trokiste për ta shmangë vdekjen? Por trokitjet e saj nuk i dëgjoi askush. Ndoshta ishin të dehur nga era e drogës…ndoshta po numëronin paratë e krimit!

Dje media , dhe politika, bënë të habiturin…edhe Hipokritin! Po ku ishin gjer dje? Ku ishin kur vrasësi u doli pa lagur nga Amnistia? Ku ishte vetë Drejtësia, që i kishte dhënë mbrojtje? Ku ishte media që bën zhurmë e thur servilizma ndaj politikës? Po politikanët, përse bëjnë rolin e avokatit tash pasi gjyqtarja u vra? A nuk e ka të qartë se kjo është Drejtësia e Kriminalizuar që vetë politika ka ndërtuar për 25 vjet? TURP dhe Hipokrizi…Më mirë Heshtni!

 ***

Le ta shfletojmë median se cfarë shkroi pas vrasjes së paralajmëruar:

“Mos më lër fëmijët jetimë”: Thirrja rrëqethëse e gjykatëses së ekzekutuar nga ish-bashkëshorti

Në vitin 2015 i shpëtoi sulmit të parë nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, por sot, gjyqtarja Fildes Hafizi nuk mundi dot. Burri me të cilin solli në jetë dy fëmijë dhe më pas u divorcuan, e ekzekutoi me dy plumba brenda makinës.

Dy vite më parë, ai kishte tentuar ta vriste teksa ajo ishte në plazh së bashku me fëmijët. Sipas dosjes se prokurorisë, në atë ditë, ajo pasi u përlesh me ish-burrin në Golem, dhe pa që ai nxori armën ta vriste, iu lut të mos e bënte, të mos i linte fëmijët jetimë.

Pjesë nga dosja e vitit 2015:

Viktima e sotme, ekzektuar nga ish-burri i saj, Me 19.07.2015, rreth ores 16.00’, shtetasja Fildes Hafizi se bashku me djalin e saj A. Kasemi, ka dale nga banesa per te shkuar tek shezlonet ne ane te detit, kur ka pare se drejt tyre po afrohej ish bashkeshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi, i cili kur ka konstatuar se Fildesi e ka pare eshte afruar me vrap pa i lene mundesi Fildesit qe te largohet apo te fshihet.

Sapo e ka arritur, Fadili ka tentuar te hapte nje çante (marsupio) dhe te nxjerre diçka prej saj. Fildesi, duke dyshuar se ai donte te nxirrte arme, i eshte drejtuar duke iu lutur qe te mos i linte femijet jetime, si edhe ka tentuar t’i marre çanten.

Fadili ka reaguar duke e goditur ne fytyre me grusht dhe e ka rezuar ne rere. Ata jane perleshur fizikisht me njeri-tjetrin e aty fillimisht ka nderhyre djali i tyre, i cili ka pare te atin te hape çanten e te tentoje te nxjerre prej andej nje send, qe ka qene pistolete, por qe nuk e ka nxjerre ate.

Po ashtu, kane nderhyre edhe persona te tjere. Duke perfituar nga kjo nderhyrje, Fildesi ka mundur t’i marre çanten qe kishte rene ne toke e te vrapoje drejt hotel “Horiozontit” ku ka kontaktuar me pronarin, shtetasin S.GJ, i cili ka konstatuar se kjo shtetase kishte shenja ne fytyre dhe po bertiste:

“Po me vret, po me vret” dhe i ka kekuar ndihme si dhe te njoftonte policine. Policia ka mberritur shume shpejt e shtetasja Fildes Hafizi i ka dorezuar çanten, te cilen e kishte patur Fadili Kasemi.Brenda ne ke te çante policia gjeti e sekuestroi nje arme zjarri pistolete TT model 54 me kreher te vendosur ne te.

Leter Ambasadorit LU: “Burri do më vrasë, më ndihmoni”

Gjyqtarja Fildes Hafizi, e cila u ekzekutua ditën e sotme nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasëmi, i ka dërguar një vit më parë një letër ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ku i lutej për ndihmë.

Referuar letrës së siguruar ekskluzivisht nga “BalkanWeb”, Hafizi shkruan ndër të tjera se ndihet e braktisur nga shteti përballë kërcënimeve me jetë të ish-burrit të saj, ndaj i drejtohet Donald Lu me argumentin se “nuk kam më se kujt t’i drejtohem.

Ju siguroj që shqetësimin tim e kam ndarë me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, sigurisht duke u kujdesur gjithmonë që të mos influencoj në dhënien e drejtësisë, por mesa duket veshët janë të shurdhër. Për të ndarë këtë shqetësim timin do ju isha mirënjohëse nëse do më kushtonit disa minuta nga koha juaj”, citojmë nga letra e siguruar ekskluzivisht nga “BalkanWeb” që gjyqtarja Hafizi i ka dërguar ambasadorit Lu.

 Burri vrasës rrëfehet: S’më linte të shihja fëmijët, jam penduar

Pas vrasjes makabre në mes të ditës në kryeqytet, Fadil Kasemi ka dhënë dëshminë e tij të parë në polici në lidhje me vrasjen e ish-gruas Fildes Hafizi, gjyqtare në Shkodër.

Ai ka thënë në polici se është penduar për vrasjen e ish gruas por ka shtuar se gjithçka ka ndodhur në kushtet e tronditjes psikologjike. Burri ka thënë se ka pasur një debat me gruan ditën e sotme para se ta qëllonte me armë për çështjen e fëmijëve, shkruan GSH.al.

Mësohet se autori ka thënë në polici se ish gruaja, nuk e lejonte të takohej me dy fëmijët pas divorcit. Po ashtu edhe pas arrestimit të tij në 2015 pasi kërcënoi gruan me armë në plazh, Fadik Kasemi ka thënë se gruaja nuk i lejoi fëmijët të shkonin ta takonin në burg.

BE: Mbrojtja e grave, përgjegjësi e shtetit

Vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj në mes të Tiranës me armë zjarri, ka tronditur jo vetëm opinionin vendas por edhe atë të huaj.

Delegacioni i Bashkimit Europian është shprehur i tmerruar nga kjo ngjarje dhe u shpreh se mbrojtja e grave është një përgjegjësi e plotë e shtetit

“Të tmerruar! Një tjetër viktiminë e dhunës në Shqipëri. Mbrojtja e grave nga kërcënimet është përgjegjësi e plotë e shtetit.

Ministrja e re e Drejtësisë: vrasja e gjyqtares tregoi sistemin e kalbur të drejtësisë

Ministrja e re e Drejtësisë Etilda Gjonaj reagoi ndaj vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi.

Ajo shkruan se ngjarja e sotme tregon sistemin e kalbur të drejtësisë që ka nevojë urgjente për reformën më të thellë.

“Ngjarja e sotshme ishte tragjike, jo vetëm për humbjen e një gruaje profesioniste të mirë, e nënë të përkushtuar, por edhe pasi sërish doli në pah sistemi i kalbur i drejtësisë që ka nevojë urgjente për reformën më të thellë të mundshme në drejtësi.

Autori i krimit makabër të sotshëm ishte ndaluar dy vite më parë nga policia. Krimi i sotshëm ishte shmangur para dy vitesh.

Por ç’bëri sistemi gjyqësor? Për veprën penale të armëmbajtjes pa leje që parashikon dënimin deri në 7 vjet burgim dhe veprës penale të dhunës në familje deri në 5 vjet burg, gjyqtarët e dënuan autorin vetëm me 3 vjet burgim në total.

E më pas ai që sot i mori jetën, Fadil Kasemi, u amnistua. Një vendim skandaloz i gjyqtarëve në 2016, sot i mori jetën një kolegeje të tyre”, Gjonaj, e cila sot mban detyrën e zv.ministres së Drejtësisë.

Më tej ajo vijon duke thënë se ngjarja e sotshme ishte një goditje e rëndë për të gjitha ne gratë me pozitë apo pa pozitë, dhe tregoi edhe njëherë për mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë, që kërkon në mënyrë imediate pastrimin nga gjyqtarë dhe prokurorë që keqzbatojnë ligjin.

“Duke ngushëlluar familjen e Fildeze Hafizi, i siguroj ata dhe mbarë opinionin publik për angazhimin maksimal të Qeverisë së re, në jetësimin sa më shpejt e me thellësinë e kërkuar të Reformës në Drejtësi. i bëj thirrje organit të akuzës për një hetim të gjithanshëm dhe sa më profesional të ngjarjes së rëndë!”, shkruan Etilda Gjonaj.

Si u lirua nga burgu në janar të 2017 autori i vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi

Fadil Kasemi, 53-vjeçari që vrau mesditën e së enjtes ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildes Hafizi, ishte liruar nga burgu më 14 janar 2017, pasi përfitoi nga amnistia.

Kasemi ishte dënuar me 3 vjet burg burg nga Gjykata e Kavajës në vitin 28.04.2016, por qëndroi në qeli vetëm 11 muaj e 8 ditë, pasi përfitoi nga ulja e dënimit falë gjykimit të shkurtuar, por edhe nga amnistia.

“Me vendimin Nr. 76 dt. 28.4.2016 të Gjykatës së Rrethit Kavajë shtetasi Fadil Kasemi deklaruar fajtor dhe dënuar me vendim të formës së prerë me 3 (vite burgim, për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, “Dhunë në familje”, parashikuar nga nenet 278/2, 130/a/4 të Kodit Penal, vendim i cili ka marrë formë të prerë më datë 14.09.2016. Për këtë vendim ka lëshuar Urdhër Ekzekutimi Prokuroria e Rrethit Kavajë më dt. 16.11.2016.

I dënuari Fadil Kasemi është arrestuar më datë 19.07.2015 dhe ka përfituar 6 muaj e 23 ditë zbritje dënimi në bazë të nenit 57 të K.Penal dhe nuk ka përfituar ulje dënimi dhe deri më sot më datë 14.09.2016 nga dënimi i dhënë i mbeten për të vuajtur dhe 11 (njëmbëdhjetë) muaj e 8 ditë burgu.

Në zbatim të Ligjit Nr. 141/2016 “Për dhënie Amnistie”, ky i dënuar përfiton ule të dënimit.

I dënuari Fadil Kasemi lirohet sot më dt. 14.01.2017 me “Amnisti””, thuhet në dekretin që mban firmën e ish-presidentit Bujart Nishani

Luan Rama: Fildezen e vrau shteti!

Cronaca d’un muerte anunçiada! (Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar). Më erdh në mend titulli i këtij libri të famshëm të  Marques-it, pas gjithë asaj tragjedie kriminale që fatalisht vrau jetën e një gruaje – nënë e qytetare e mirë!

Fjalët, tani që Fildeze Hafizi nuk jeton më, e vrarë në mes të ditës mu mes të Tiranës, nuk kanë asnjë vlerë!

Sepse ajo i tha dhe i bëri të gjitha sa qe gjallë; denoncoi, luftoi, kerkoi ndihmë e mbrojtje për jetën, e megjithatë humbi!

Humbi në betejën e jetës së vet!Megjithëse u përpoq që në këtë betejë të mos ishte e vetme!Humbi sepse e vranë!

E vranë!!!

E vrau shteti i vet, ai që më së pari e kishte për detyrë ta mbronte!

E vrau mosveprimi, indiferenca, heshtja, braktisja e të gjithëve ne që e kishim për detyrë ta mbronim!

E vrau sistemi që ne kemi krijuar që e kishte për detyrë ta mbronte!

E vranë kolegët e sajë, prokurorë e gjyqtarë që me veprimet e mosveprimin e tyre kriminal nuk zgjodhën ta mbronin me armët e drejtësisë, por e vranë duke mbajtur anën e ish-burrit vrasës e duke u bërë ortakë me të në këtë krim makabër!

E tani, ajo, gruaja e pambrojtur, nëna e dy fëmijëve jetimë, gjyqtarja e përkushtuar, qytetarja e mirë Fildeze Hafizi nuk jeton më!Për fajin tonë! Për fajin e shtetit në shërbim të të cilit ishte!

Prandaj tash e mbrapa fjalët nuk kanë më asnjë vlerë!Shteti vrasës, qeveria vrasëse, prokuroria vrasëse, gjykatat vrasëse, politika vrasëse, shoqëria vrasëse, nëse duan të dëshmojnë se nuk do të jenë të tillë, pra nëse nuk do të jenë vrasës edhe nesër, edhe pasnesër, edhe në çdo ditë të të ardhmes tonë, le ta dëshmojnë duke “vrarë” me forcën e ligjit të gjithë vrasësit e Fildezit, nënës së dy fëmijëve jetimë!

Ndërsa krerët e drejtësisë e të qeverisë e të gjithë ata të cilëve gjyqtarja e vrarë ju kerkoi ndihmë, për t’i shpëtuar jetën, le ti mbajnë letrat e saj si dëshminë e një zëri që thirri në shkretëtirë, por që nuk e dëgjoi njeri! Vox clamantis in deserto! – sipas Biblës.

Institucionet përkatëse të përgjigjen menjëherë. Gratë nuk duhet të jetojnë me frikë në dëshirën e tyre për ta jetuar jetën si duan,” u shpreh delegacioni i BE.

Rama: Krokodilët që qajnë, nuk duan Reformën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi. Në një status në ‘Facebook’ të prerë e të qartë, Rama i quan ‘krokodilë’ të gjithë ata që reaguan për ekzekutimin e 39-vjeçares dhe thotë se nuk e donin reformën në drejtësi dhe vettingun.

“Krokodilët që lotojnë për gjykatësen e ndjerë nuk donin as Reformën në Drejtësi as Vetingun! Përpara me Vetingun për drejtësinë që duam, shkruan Rama.

Filed Under: Opinion Tagged With: dalip greca, Media, Politika, vrasja e gjyqtares

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT