• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË DASËM TRADICIONALE RUGOVASE NE NJU JORK

April 30, 2017 by dgreca


1 blerta djhend qeleshe
Të dielën, 30 Prill, ishim të ftuar në dasmën e Blertës, vajzës së Ramiz dhe Fatmira Mujaj, e cila e ka lidhë jetën me një djalë me origjinë nga trojet shqiptare në Mal të Zi, nga Vuthaj, Liridon Gocaj, i biri i Smajl dhe Nurije Gocaj. Sipas traditës, ne ishim përcjellësit e nuses. Së bashku me qindra të ftuar  si dhe 150 krushq nga ana e dhëndrit, ishte dhe një përfaqësi e Vatrës, e ftuar nga vatrani Ramiz Mujaj, duke i përcjellë atij dhe zonjës urimet e të gjithë vatranëve. Blerta është një nga ata studente që ka përfituar bursë nga Vatra dhe ka moderuar mbrëmje  festive të Vatrës.Pra është edhe vatrane. Dasma u organizua në mjediset e Green Country Club në New Rochelle, NY, me bukuri të rrallë me vështrim në Oqean.Në krye të vendit janë prindërit e Ramizit, që kanë udhëtuar nga Kosova për të qenë pjesë e gëzimit.1 dhendri e nusja

Dasma të tilla, ku tradita dhe modernia shkrihen bashkë të mbeten në mendje. Vajza dhe djem të veshur me kostume popullore të Rugovës e shtuan koloritin e mjedisit të zbukuruar aq hijshëm, jo vetëm me lule. Valltaret e veshura hijshëm për asnjë cast nuk e lëshuan vallen e Rugovës. Blerta, e veshur fillimisht me një kostum karakteristik të krahinës nga vijnë prindërit, shfaqet para të ftuarëve dhe ia nis valles së bashku me familjen dhe të afërmit. Më pas valles i shtohen dhe të tjerë dhe vargu zgjatet e zgjatet.

2 e madhe

Ardhja e krushqëve  pritet sipas traditës. Jashtë rastorantit dhe në mjediset e brendshme janë rreshtuar njerëzit e familjes nga hyrja e restorantit e deri në mjediset e  brendshme përfaqësuesit e familjes dhe miqësisë së vajzës. Në krye të krushqëve prijnë flamurtarët me Flamurin amerikan dhe flamurin kuq e zi shqiptar. Në krye të krushqëve prinë Rexhep Balidemaj, që shoqërohet nga një djalosh shtatlart i veshur me kostum kombëtar.1 prinderit e Ramiz

Sipas zakonit krushqëve u vendosen lulet nga vajzat dhe nuset. Në sy të miqëve shfaqet Blerta-Nuse, këtë herë, sipas tarditës rugovase, e mbuluar  në fytyrë me rroben karkteristike.

1 idrizi me mjeker

Regjisori dhe poeti Idriz Celaj ka marrë përsipër “shkrirjen” në një  dhe preznatimin e dy miqësive përmes një prezantimi të shkurtër:-Kam nderin, tha ai,  t’ju uroj mirëseardhjen dhe të përcjell urime për këtë miqësi të re. Sot, me këtë dasëm madhështore, Z. Ramiz Mehmet Mujaj po lidh miqësi me familjen e Smajl Elez Gocaj nga Vuthajt e Malësisë. Për hajër!

1 dalipi zefat

Prindërit e Blertës Ramiz dhe Fatmire Mujaj ia urojnë martesën vajzës së tyre me Liridonin, duke u dëshiruar Jetë ët lumtuar. Me këtë urim bashkohet miqësia dhe një pjesë e artistëve të Asmablit artistik Rugova në Nju Jork. Për nder të këtij gazmendi dhe për ta uruar ciftin e ri, shtoi Idriz Celaj, ne kemi përgatitur një valle tipike Rugovase!

1 ramizi valle

Valles i prijnë Hilmi Rugova e Leonora Lajci dhe e përcjell me tupan Zeqir Lajci. Nën ritmin e muzikës dhe rëniet e tupanit ia nsi vallja dhe të gjithë janë cuar në këmbë dhe i duartrokasin valltarët.

1 cikat e Rugoves

Në valle përfshihet dhe nusja me dhëndrin. Pista e vallzimit mbushet plot.Të dyja miqësitë janë shkrirë në valle.1 alberti tav jone

Pas valleve, një përshëndetje e shkurtër nga krushqit. Ata sërish kanë zgjedhur Rexhep Balidemaj që të përshëndesë dhe të urojë këtë miqësi. Pranë ka vëllanë e Ramizit Agim Mujën.Shtërngime duarësh dhe urime për ciftin dhe miqësinë.1 Tavolina e krushqeve

Fjala e kryemikut duartrokitet.

Pasi përcillen krushqit, sërish këngë e valle. Agim Gërbeshi me grupin nuk ndjejnë lodhje.

Me trshëgime Blerta dhe Liridon!

Jetë të Lumtur!(dg)

Filed Under: Featured Tagged With: Blerta Mujaj, dalip greca, Liridon Gocaj, ne Nju Jork, NJË DASËM TRADICIONALE RUGOVASE

META PRESIDENT, MBERRIJNE URIMET

April 28, 2017 by dgreca

meta-president-3

 Detyra e re e Ilir Metës në krye të shtetit është përshëndetur nga personalitete të politikës shqiptare dhe jo vetëm. Mesazhi i parë ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada e SHBA në Tiranë në urimin e saj ka theksuar nevojën për bashkëpunim. Meta ka marrë urime edhe nga Presidenti në detyre Bujar Nishani, homologu kosovar Hashim Thaçi si edhe nga kryetari i PDSH Ali Ahmeti.

Zgjedhja e Ilir Metës në krye të shtetit është përshëndetur nga personalitet të politikës shqiptare dhe jo vetëm. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka uruar Presidentin e ri duke theksuar nevojën për bashkëpunim.“Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar” .Urimi i dytë zyrtar ka ardhur nga Presidenti në detyrë Bujar Nishani. Përmes një telefonate ai ka uruar pasardhësin e tij.“Presidenti Nishani uroi gjithashtu Presidentin e zgjedhur për përmbushjen me sukses të detyrës së larte të Kreut të Shtetit”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Presidenca.

Në mesazhin e tij të urimit, homologu kosovar, Hashim Thaçi thekson mbështetjen që Meta ka ofruar ndaj Kosovës.Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë gjithmonë vëllazëror dhe institucional, përtej çdo interesi tjetër dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen.Presidenti i ri ka marrë urime edhe nga kreu i PDSH-së, Ali Ahmeti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti shpreh sigurinë se Meta do të adresojë me sukses sfidat me të cilat po përballet sot Shqipëria.“Uroj, që nën lidershipin tuaj, partneriteti dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të thellohet dhe zgjerohet në funksion të paqes, stabilitetit dhe mirëqënies rajonale”.

Detyra e re e Ilir Metës është përshëndetur edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si dhe Ministri i Jashtëm grek, që e ka telefonuar nga Malta.

Mesazh  urimi ka marrë edhe nga Presidenti i Senatit të Italisë, Pietro Grasso.

Pasi e përgëzon për këtë detyrë të re, Grasso shpreh bindjen se marrëdhëniet e mira mes Italsië dhe Shqipërisë do të përmirësohen edhe më tej gjatë mandatit z. Meta në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. “I dashur President Meta, dëshiroj sinqerisht t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë dhe të uroj çdo sukses për ju personalisht dhe për popullin shqiptar. Jam i sigurt se marrëdhëniet e respektit të ndërsjelltë, miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona do të rriten më tej gjatë mandatit tuaj presidencial. Duke shprehur konsideratën time më të lartë, me respekt Pietro Grasso”, – shkruhet në mesazhin e Presidentit të Senatit të Italisë dërguar Presidentit të sapozgjedhur të Republikës, z. Ilir Meta.

Ambasada e SHBA uron Metën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë.“Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar”

Urim edhe nga Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov ia uron zgjedhjen Ilir Metës, për president të Shqipërisë, dhe i dëshiron sukses në kryerjen e funksionit.

‘Jini të sigurtë në gadishmërinë time të plotë në atë plan dhe dëshirat më të sinqerta për punën me sukses të mëtejshme, shëndet të mirë dhe lumturi personale’, theksohet në urimin e Ivanovit dërguar Metës.

 

Filed Under: Politike Tagged With: dalip greca, MBERRIJNE URIMET, META PRESIDENT

DEKLARATE E VATRES PER LIRIMIN E RAMUSH HARADINAJ

April 28, 2017 by dgreca

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra, si të gjithë shqiptarët dhe shumë simpatizues nga bota, gëzohet për lirimin e Ramush Haradinajt dhe e përshëndetë me falënderime vendimin e drejtë të gjykatës së Colmar-it.

Me këtë vendim Drejtësia franceze refuzoi të bëhej bashkëpuntore e Serbisë në përpjekjet e vazhdueshme për destabilizimin e Kosovës e të rajonit, si dhe delegjitimizimin e luftës për mbijetesë e për liri të pupullit të saj të martirizuem.

Le të shpresojmë se, mbas katër arrestimesh në bazë të një fletë-arresti serb me motive politike dhe të katër herët i gjetun i pafsjshëm, Zoti Haradinaj do të  lihet në paqë pranë familjes për tu kujdesë dhe pranë popullit të vet për t’i shërbye.

Shtetet e civilizueme nuk duhet t’i respektojnë fletë-arrestet e pa baza juridike të Serbis,  dhe Serbia duhet të ndërpresë provokimet me të tilla fletë-arreste kundër ish luftarëve të UÇK-së dhe zyrtarëve të shtetit të ri të Kosovës.

 

 

Filed Under: Editorial Tagged With: dalip greca, Deklarate e vatres, per Lirimin, Ramush Haradinaj

GEZUAR DITELINDJEN VATRA SHQIPTARE!

April 28, 2017 by dgreca

28 Prill 2017, mbushen 105 vjet nga Dita e Lindjes e VATRES Shqiptare te Amerikes. Vatrane:GEZUAR DITELINDJEN E VATRES!/1 Vatra -ditelindjaBashkekombas le ta gezojme se bashku Diten e  Shenjte qe i bashkoi shqiptaret e Amerikes ne Vatren historike, e cila mbajti mbi supet shtetin e munguar Shqiptar, qe nga vitet 1912 e deri me 1920 dhe me pas do te ishte serish nej avokate e interesave shqiptare ne SHBA. 105 Vjet ne sherbim te Kombit Shqiptar. Le te krenohemi me Vatren e Shqiptareve te Amerikes, e cila ne 105 vitet e saj e ndjene veten sherbetore te Kombitne Shtetin me te Fuqishem te Botes, SHBA.

Vatra krenohet sot me shume pune te  medha Kombetare qe i kryen vatranet ne kohet me kritike:

  • I parapriu Pavaresise se Shqiperise dhe orientoi Kuvendin e Vlores qe te shihte nga Perendimi.
  • Krijoi Trupat VULLNETARE te Mbrojtjes me 1915, i sterviti per 5 vite,  dhe me 1920 i dergoi ne Shqiperi, ku djemte e Vatres i dolen per zot Atdheut, stabilizuan kufijte jugore dhe u bene pjese e Luftes se Vlores. Ata u bene pjese e Gardes Kombetare, packa se Komandantin qe i sterviti ne SHBA dhe i udhehoqi ne Shqiperi, Aqif Permetin, e pushkatuan. Pse? La Ameriken qe t’i sherbente Atdheut.
  • VATRA, krijoi qe me 1915 Banden Muzikore te saj, qe njihet si “BANDA KOMBETARE E VATRES” e cila ne Shkurt 1920 shkoi ne Shqiperi dhe ngriti frymen Kombetare me koncertet neper Shqiperi. Banda e Vatres u be pjese e Luftes se Vlores dhe Hymni i asaj Lufte heroike ka per kompozitor dirigjentine  Bandes se Vatres, Thoma Nasi.
  • Vatra organizoi me 3 Qershor 1917 Fushaten e madhe te ndihmave”Te shpetojme Shqiperine”, ku u mblodhen 150 mije dollare(nje punetor merrte ne ato kohe 5-7 dollare ne jave), jane miliona dollare me kursin e  sotem. Keto para u perdoren per te lobuar per Pavaresine e Shqiperise, pavaresi qe e kishim humbur gjate Luftes se Pare Boterore.
  • VATRA-Nderhyri prane Presidentit Wilson, qe te shpetonte Pavaresine e Shqiperise. Fan s Noli e takoi Presidentin amerikan me 4 Korrik 1918, tek beheshin homazhet tek varri i Presidentit George Washington, dhe iu Lut, qe te mbronte pavaresine e Kombit me te vjeter ne Ballkan, trojet e te cilit ishin uzurpuar nga fqinjet.
  • Vatra organizoi sherbimin e munguar diplomatik ne mungese te shtetit shqiptar: Emeroi delegatet e saj neper Europe dhe SHBA, duke i paguar ata me rroga permes fushatave qe thirreshin”Dita e Delegatit”. Delegatet vepronin ne Kryeqytetet e Fuqive te Medha: Londer, Paris, Washington, Gjeneve etj. Kryedelegati Mehmet Konica paguhej me 1,600 farnga ne muaj. Delegatet diplomatik te Vatres sensibilzuan shtetet e medha qe te njihnin pavaresine e humbur.
  • Vatra organizoi nje Fushate te madhe financiare me 1920 -1922, ajo qe thirret Huaja e Pare e Shtetit Shqiptar, patriotin Mithat Frasheri, te deleguarin e Qeverise qe doli nga Kongresi Lushnjes, te kryesuar nga Sulejman Delvina, dhe arriti t’i siguronte shtetit shqiptare 198 mije dollare.
  • Vatra shtypi per nevojate  shtetit , zyrave, shkollave me shume se 120 mije libra qe i dergoi ne Shqiperi.
  • Vatra i qendroi me stoicizem per gati nje gjysem shekulli luftes se ashper qe bene kunder saj Tirana dhe Beogradi.
  • Ne Netor 1969, ne pervjetorin e 60-te gazetes se Saj”Dielli” Vatra” organizoi bashkimin e Diaspores shqiptare te Amerikes dhe asaj te Arberesheve te Italise. Ne ate veprimtari 10 ditore, Vatra u tregoi amerikaneve se kush ishin shqiptaret, cila ishte kultura dhe trashegimia e tyre: Konferenca, ekspozita, Mesha te perbashketa per te gjithe besimet, nje parade e madhe me 5 mije veta ne Manhattan, etj…
  • Vatra, sot Vatra, duke ringritur deget e saj ne shume shtete te Amerikes se Veriu dhe Kanada si dhe duke organizuar”Miqte e Vatres” ne trojet Kombetare, vazhdon te jete ne sherbim te Kombit ne shekullin e dyte te jetes se saj dhe mbane gjalle traditat, kulturen Kombetare, gjuhen, Historine dhe gjithcka shqiptare.
  • VATRA ESHTE VLERE KOMBETARE-TA RUAJME!
  • GEZUAR DITELINDJEN VATER SHQIPTARE NE AMERIKE!

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Gezuar 105 Vjetorin, Vater Shqiptare

DEKLARATË E VATRËS PËR NGJARJET NË MAQEDONI

April 27, 2017 by dgreca

 

1 Logo vater

“VATRA” DËNON DHUNËN NË KUVENDIN E MAQEDONISË DHE I BËN THIRRJE FAKTORIT SHQIPTARË TË TREGOJË MATURI/

*Vatra, i apelon palëve politike dhe Presidentit, vecanërisht i apelon faktorit politik shqiptar në Maqedoni, që të tregojë maturi dhe tolerancë, të dialogojnë, të respektojnë ligjet e  shtetit, Kushtetutën dhe parimet e Demokracisë, për të kthyer paqen social-politike në Maqedoni. Klasa politike shqiptare, duhet ti dalë për zot qytetarëve të saj dhe t’i ruaj nga kurthet dhe përplasjet etnike./

Nju Jork, 27 Prill 2017- Fedearata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” po e ndjek me brengosje të thellë situatën në Maqedoni, ku jetojnë një shumicë e madhe shqiptarësh .Vatra, prej kohësh, ka paraljmëruar  rrezikun e shpërthimit të dhunës në shtetin e brishtë, ku shqiptarëve u mohohen të drejtat elementare, si gjuha shqipe, Flamuri Kombëtar, pjesmarrja e barabartë në administratë, veçanërisht në polici,Drejtësi, ushtri etj. E ashtuquajtura”Marrëveshje e Ohrit” mbeti një dokument pa vlerë pasi në shumë pika nuk gjeti zbatim.

Vatra gjykon se ushyqerja e tensioneve etnike patjetër do të sillte dhunën, që nuk është e para, veçanërisht ndaj shqiptarëve. Ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë me 27 prill, plagosja e më shumë se dhjetë deputetëve dhe liderit të opozitës Zoran Zaev si dhe lëndimi i kryetarit të Lëvizjes për Reforma, Ziadin Sela, përbën pikën kulmore të shpërthimit të tensioneve  të ushqyera nga ish Partia në pushtet VMRO-DPMNE-së dhe liderit të saj nacionalist-ekstremist  Nikola Gruevski, ndërkohë që presidenti Ivanov, nuk u shkëput dot nga Partia, që e ka nominuar, dhe në vend që të qetësonte situatën, i hodhi benzinë zjarrit, nuk i dha Mandat Zaevit të qeveriste me shqiptarët, nxiti protestat, duke e trasferuar konfliktin e partive maqedonase në konflikt etnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve, madje duke akuzuar Tiranën, si shkaktare e krizës maqedonse.

Maqedonia, e cila vuan mungesën e identitetit shtetëror, duket se nuk është ende e përgatitur për  bashkëqeverisje demokratike me të gjitha etnitë shtetformuese dhe nuk është e gatshme që të respektojë parimet demokratike për zgjidhjen e mospajtimeve politike.

Turmat e egërsuar, që lëshonin thirrje nacionalsite dhe që përgjakën opozitën, janë të dirigjuara nga ata që po humbin pushtetin, nga nacionalistët ekstremë, që e quajnë fundin e Botës, pse një shqiptar zgjidhet në krye të Parlamentit, me procedurë tepër të rregullt, trasparente, në sytë e publikut dhe të medias. Ishte pikërisht ky momenti kur turmat e egërsuara iu vërsulën deputetëve të shumicës, të pambrojtur, dhe i gjakosën. Ku ishte shteti i Ivanovit, që nuk respektoi Ligjin dhe Kushtetutën e Shtetit pa emër? Në vend që Presidenti të bëhej faktor zgjidhjeje, ai e cilësoi zgjedhjen shqiptarit e Talat Xhaferit në krye të Parlamentit, si jo të rregullt, duke i ndërsyer më shumë turmat nacionaliste. Mbështetja dhe nohja që i dhanë Kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë z. Talat Xhaferi, shefja e Diplomacisë Europiane Federika Mogherini dhe Komisioneri Europian për Zgjerimin Johanes Han,duke e cilësuar procesin pozitiv,  janë të mjaftueshme për ta cilësuar të ligjshëm procesin e zgjedhjes, në përshtaje me Kushtetutën, i cili u ndoq drejtëpërsëdrejti edhe nga publiku. Interpretimet e tjera, nuk i shërbejnë qetësimit të situatës, por ushqejnë konfliktin.

VATRA e sheh tensionimin ekstrem në Maqedoni edhe me burime e investime të jashtme. Dora e Rusisë duket se është tepër e zgjatur në Gadishullin Ballkanik, përfshi dhe Maqedoninë,ku demokricia është ende e brishte dhe përplasjet etnike, përherë në shpërthim.

Gjithësesi, Vatra, i apelon palëve politike dhe Presidentit, vecanërisht i apelon faktorit politik shqiptar në Maqedoni, që të tregojë maturi dhe tolerancë, të dialogojnë, të respektojnë ligjet e  shtetit, Kushtetutën dhe parimet e Demokracisë, për të kthyer paqen social-politike në Maqedoni. Klasa politike shqiptare, duhet ti dalë për zot qytetarëve të saj dhe t’i ruaj nga kurthet dhe përplasjet etnike.

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Deklarate e vatres, ngjarjet ne Maqedoni

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • 69
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT