• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOMUNITETI SHQIPTAR I DHA LAMTUMIRËN E FUNDIT GAZETARIT AGIM NEZAJ

May 20, 2016 by dgreca

Raporti: Dalip Greca/

Foto: Dritan HAXHIA(Me shume shihni ne fb)

New York 18 Maj 2016- Mbrëmjen e  16 Majit kishte përfunduar në mënyrë fatale beteja mes gazetarit Agim Nezaj dhe sëmundjes  së kancerit në stomak. Siç shkroi shtypi, ai nuk iu dorëzua vdekjes, por Zotit. Me kaq janë thënë të gjitha. Ai e përballoi dyluftimin duke e gëlltiur dhimbjen brenda vetes, por mbrëmjen e së Hënës, zemra e tij pushoi së rrahuri, duke shënuar fundin e betejës. Familja Nezaj hapi dyert e mortit dhe komuniteti shqiptar , jo vetëm në Nju Jork, por edhe shtete të tjerë iu gjend për ngushëllim. Të Mërkurën, me 17 Maj, familja priti ngushëllimet në Shtëpinë Mortore” Farenga Brothers” në Allerton, Bronx. Nga ora 2 e pasditës e deri në 9 të mbrëmjes vargu i njerzve, burra dhe gra, nuk kishte të sosur. Me qindra ishin ata që iu gjendën pranë familjes, jo vetëm krahinarë të tij, por nga të gjitha trojet shqiptare, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria.  Edhe Federata Vatra, me një përfaqësi të saj, me zv/Kryetarin Agim Rexhaj, sekretaren Nazo Veliu, anëtarët e Kryesisë Marjan Cubi e Dalip Greca(editor i “Diellit”), anëtarët e Këshillit Idriz Lamaj, Zef Përndocaj, Musli Mulosmanaj, së bashku me përfaqësuesit e medias së komunitetit Adem Belliu , Beqir Sina dhe Dritan Haxhia, i shprehën ngushëllimet babait të Agimit Bajram Nezaj, nëns Zoja, bashkëshortes Mira dhe vëllait, Agronit.

Të Enjten, me 18 Maj, në orët e para të  mëngjesit u organizua ceremonia e përcjelljes si dhe lutjet fetare në  Shtëpinë Mortore”Farenga Brothers”  për t’u nisur në orën 10 të paraditës drejt  Kensico Cemetery, në Valhalla, Westchester County, New York, një ndër varrezat e hapura në vitin 1889, në një vend tepër piktoresk, plot gjelbërim.

       Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë qindra vetë. Imam Elez Osmani dhe Mustafë Islami, kanë përcjellë lutjet fetare. Në mesazhin drejtuar të pranishmëve, Imam Elez Osmani, ndër të tjera, duke iu drejtuar Familjes Nezaj, prindërve të Agimit, Bajram dhe Zoja, vëllait Agron, bashkëshortes Mira  tha: Sot jemi tubuar që t’ia themi  lamtumirën e fundit, bashkëkombasit tonë, vëllaut tonë, familjarit tuaj të dashur, gazetarit, publicistit, studiusit,juristit, pedagogut të mirënjohur Agim Nezaj. Pata rastin të njihem me të personalisht dhe janë të pashlyera kujtimet për të. I afërt, modest, erudit me njohuri të larta.
Ishte ndër pendat e shquara që la  emër në letërsi, publicistikë, gazetari dhe në veprimtari shoqërore-politike.Agimi kishte një stil të lehtë shkrimi, që të bënte për vete. Shkrimet e tij lexoheshin me një frymë, sepse i shkruante vendit të tij, vlerave tona të shquara dhe gjeografisë së bukur .
Ishte një personalitet që nuk rreshti së promovuari shqiptarinë dhe Shqipërinë kudo që iu dha rasti.
“Kënaqësia ime më e madhe gjatë këtyre 25 viteve, ka qenë dhe mbetet promovimi i Shqipërisë tonë të bukur tek të huajt” shënoi Agimi në veprën e tij.
Zoti e kishte paisur me një mëndje të ndritur që e shprehi në pendën e tij të artë.Kosovën e kishte pikë të dobët dhe ishte i pashmangshëm diskutimi për të  në çdo moment.Me një ndiesi të veçantë i përcillte zhvillimet politike të saj.
Qindra artikuj, kronika ,opinione,analiza të botuara, në media kombtare dhe ndërkombëtare, nga Agim Neza , i lexoje me andje, me një frymë, sepse Agimi i tjerrte mire siç thojmë edhe në bosht edhe në shtizë.
Imam Osmani e mbylli mesazhin e tij: Familja e Agimit , sot , krahas pikëllimit dhe dhembjes e ka kujtimin e pa shlyer për të, e ka krenarinë e ligjshme, sepse siç vunë në dukje të gjitha mediat tona, Agimi na la mesazhe të larta qytetarie në çdo hap të jetës së tij,në çdo vend ku shkeli në çdo institucion ku punoi. Kështu ky lartësoi edhe më shumë traditat tona, zakonet e vyera, virtytet e ndritura të para ardhësve dhe familjes së tij të nderuar.Në njëshkrim që lexova për të këto ditë dikush shkroi Agimi nuk iu dorëzua vdekjes por iu dorëzua Zotit, përfundoi Imam Osmani…..

Më pas Zenel Neza, në emër të familjes, ka falenderuar pjesmarrësit dhe i ka ftuar ata në drekën e lamtumirës së Agimit, e cila u shtrua nga familja në Eastwood Manor.

***

Vdekja e parakohshme e Agim Nezaj, në moshën 54 vjeçare, preku të gjithë kolegët e tij dhe mediat e përcollën me pikëllim e nderim të thellë. Gazetat, televizionet, rrjetet sociale e vlerësuan Agimin për kontributin që dha në median shqiptare, në mardhëniet me publikun, në fushën e mësimidhënies si pedagog, në promovimin e Shqipërisë turistike tek të huajët etj. Mesazh ngsuhëllimi përcolli edhe presidenti i Republikës, z. Bujar  Nishani, i cili, duke ngushëlluar familjen, shkroi:” “Të nderuar familjarë të Agimit të ndjerë,

Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të Agim Nezajt, i cili gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ia përkushtoi përmbushjes së misionit fisnik të gazetarit dhe artit të vështirë të komunikimit me publikun, ku u shqua për mjeshtërinë dhe gojëtarinë e rrallë.

Ky personalitet mbresëlënës, me një kontribut të spikatur çerekshekullor në gazetari, në komunikim, në jurisprudencë si dhe në lartësimin e emrit të Shqipërisë në sytë e të huajve, përçoi ngaherë tek publiku shqiptar me një ndjenjë të lartë profesionalizmi vlerat më të spikatura profesionale dhe njerëzore.

Me ikjen e parakohshme të Agimit, gazetaria shqiptare, arti i komunikimit me publikun dhe institucionet tona shtetërore, ku u shqua për vite me radhë si një zëdhënës dhe këshilltar për shtyp i përkryer dhe jetëgjatë, humbën një nga personalitetet e spikatur, një nga pikat kryesore të referimit akademik dhe mbi të gjitha njerëzor, ndërsa ju, bashkëshortin, prindin dhe të afërmin tuaj më të shtrenjtë.

Ju lutem, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe në këto momente të vështira t’ju gjendem pranë shpirtërisht duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta personale dhe institucionale!” – theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit.

***

Agim Nezaj ka lindur në Tropojë. Studimet e mesme i ka kryer në Shkollën e Gjuhëve të Huaja për anglisht dhe ato të larta, në Fakultetin Filologjik të Tiranës për gjuhë -letërsi shqipe.Karriera dhe kontributi i Agim Nezës në gazetarinë shqiptare, letërsi, publicistikë, botën universitare, politikë etj. janë të mëdha dhe shumëdimensionale e do të mbahen mend gjatë.

Për ata që e njihnin dhe nuk e njihnin Agim Nezën, por njihnin shkrimet e tij apo bashkëpunimin me të si këshilltar i mediave në Ministrinë e Drejtësinë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Jashtme, në Kryesinë e Kuvendit etj. do ta ndiejnë që sot e tutje se Shqipëria ka humbur një personalitet.Një personalitet, që nuk reshti së promovuari Shqipërinë jashtë vendit me bukuritë dhe misteret e saj. Agim Nezaj shprehej:“Kënaqësia ime më e madhe gjatë këtyre 25 viteve ka qënë dhe mbetet promovimi i Shqipërisë tonë të bukur tek të huajt nëpërmjet botimit dhe ribotimit të librave “Albania-Travel Guide” & “Welcome to Albania””

Agimi la në pikëllim të thellë bashkëshorten Mira, vajzat Ergian dhe Edonën, prindërit Bajram dhe Zoja Neza, të vëllain Agron, të afërm, miq dhe shokë të shumtë.

Federata Panshqiptare e Amerikes VATRA dhe Gazeta “Dielli” i shprehin ngushellimet me te thella familjes.

Lamtumirë miku ynë, kolegu ynë, të qoftë dheu i lehtë!

FOTOGRAFITE EKSKLUZIVE PER DIELLIN NGA DRITAN HAXHIA.

(Dielli)

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, Dritan Haxhia, Lamtumire Agim nezaj

NELO DRIZARI, EDITORI I DIELLIT, GAZETARI I PARE NE ZERIN E AMERIKES

May 14, 2016 by dgreca

NGA DALIP GRECA/

Urime Zerit te Amerikes ne pervjetorin e 73, simbolit te Fjales se Lire, aleatit me te rendesishem te shqiptareve ne rrezimin e diktatures komuniste, Zeri i se vertetes, zeri qe solli mesazhet e Lirise dhe “vrau” friken ne kohen e veshtire! Ne kete pervjetor gjej rastin qe te permend faktin se nder gazetaret qe hapen seksionin shqip te “Zerit te Amerikes” ishte edhe Editori i Diellit per vitet 1937-39, i pari gazetar qe kreu studimet per Gazetari ne Universitetin e Kolumbias ne Nju Jork, Nelo Drizari, me origjine nga Mallkastra. Ai e editoi Diellin per rreth 3 vite, ishte autor i te parit Fjalor “Shqip-Anglisht” dhe Anglisht Shqip, autor i Gramatikes, shkroi edhe romanin”Kenga e Irenes” , romanin “Four Seas to dreamland”, ”Katër stinë për në vendin e ëndrrave”, ”Xhek London dhe ëndrra e pamundur”, “Kopshti piktoresk i magjepsjes” si dhe librin”Skenderbeu”. Nelo Drizari shkroi dhe poezi, kontribuoi ne gazetarine amerikane, duke u bere avokat i Shqiperise perballe sulmit te gazetave e agjensive, ish me pikpamje monarkiste, besnik i mBretit Zog, dishepull i Konices. Ne arkivin e Vatres ndodhet dhe rekomandimi qe Vatra i dha ish editorit te Diellit,Nelo Drizari, kur nisi punen ne Zerin e Amerikes. Po kush ishte Nelo Drizari?

****

Nelo Drizari, editori i Diellit në vitet 1937-39, kryetar i degës së Vatrës për New York më 1928, ishte themeluesi i Seksionit shqip të Zërit të Amerikës, ishte gazetari i parë shqiptar në SHBA i diplomuar në Columbia University dhe professor ne atë Universitet, sekretar i Shoqërisë”Përparimi” dhe kryetar i “Lidhja e Studentëve shqiptarë në Amerikë”.Drizari u dallua si gazetar, romancier, gjuhëtar, studius  dhe piktor. CV-së së tij duhet t’i shtojmë edhe një fakt: Drizari qe i pari që futi gjuhën shqipe në programet shkollore të Columbia University-t, ku ish studenti u rikthye si pedagog i gjuhës shqipe. Në vitin 1934 ai do të botonte fjalorin e parë Anglisht-Shqip dhe më 1947 Doracakun Shqipja e folur dhe e shkruar.

SEKRETAR I SHOQËRISË  “PËRPARIMI” DHE KRYETAR TEK  “LIDHJA E STUDENTËVE”

Nelo Drizari është ndër  intelektualët më përfaqësues të shqiptarëve të Amerikës në shekullin e shkuar. Emri i tij ndeshet që nga fletoret(gazeta) e para të shoqërive shqiptare  në Amerikë e deri tek The New York Times. Në shtypin e shqiptarëve tëAmerikës emri i Drizarit gjendet që në vitin 1916. Në numrin e parë të revistës së përmujshme “Përparimi” me editor Vangjel D. Nasse, që kishte nisë botimin në  New York më 1916, mësojmë se Zenel H. Drizari ishte emëruar sekretar i saj. Nelo është përftim nga emri i tij i lindjes Zenel. Detyrën e sekretarit të Shoqërisë “ Përparimi”, duket se nuk e mbajti gjatë. Nuk dihen arsyet e largimit të tij si sekretar, por në numrin e shtatorit 1916, nuk e gjejmë emrin e Nelos si sekretar.Ndërkohë që në numrin e shtatorit  botohet një njoftim, që përcjell shënimin se “ish sekretari i “Përparimit” z. Zenel Drizari, përfaqëson “ Përparimin” në Watertbury, Connecticut. U lutemi shqiptarëve të atjeshëm t’i dorëzojnë pajtimet tek ai dhe të merren vesh me përfaqësonjësin tonë për çfarë do marrdhënie me “Përparimin.” Nelo Drizari  në kohën që kryente studimet ishte tepër aktiv në jetën shoqërore. Ai ishte pjesë e shoqatës të krijuar nga studentët shqiptarë të Amerikës, “Lidhja e Studentëve Shqiptarë” , e krijuar që më 22 shkurt 1918 dhe i pranishëm me shkrimet dhe këshillat e tij në revistën “Studenti”, organ që kishte botim stinor , pra një numër në cdo stinë.Shoqata, që e kishte qendrën në American Int. College,Springfield, Mass, kishte për inisiator  Qerim Panariti, editori më jetëgjatë i Diellit. Panariti ishte inisatori i takimit themelues dhe kryesues i mbledhjes themeluse, i ndihmuar si sekretar nga i biri i patriotit të madh, Petro Nini Luarasi, Skënderi.Pareshqevi Qiriazi,e pranishme në mbledhjen themeluse,ish editore e “Yllit të Mëngjesit” u zgjodh kryetare nderi e shoqatës së studentëve.
Në kroniken nga  mbledhja themeluse, revista “Studenti” veçon diskutimin e Nelo Drizarit, i cili qe shprehur se ishte detyra e studentëve që ta forconin këtë shoqatë ,që do të jetë shumë e dobishme për djalërinë shqiptare.Nelo Drizari u zgjodh nënkryetar i Lidhjes së Studentëve me shumicën e votave në Kuvendin e parë, ndërsa në Kuvendin e dytë, atë të vitit 1919, u zgjodh kryetar, ndërkohë që Lumo Skëndo(Mithat Frashëri) ishte kryetar nderi në vend të Pareshqevi Qiriazit. Nelo ishte një nga kontribuesit kryesor me shkrime.Në numrin e parë të revistës, që botohej katër herë në vit, në botimin e Stinës së Dimrit, Nelo Drizari prezantohet me essene “Bëhu mjeshtër i vetes sate”, ku zbërthen idenë se përparimin e njeriut në jetë e ka në dorë vetë njeriu, edhe pse fati ka pjesën e vet. Përveç kësaj, gjejmë dhe një artikull shkencor të Nelos nga fusha e Astronomisë,ku në dy faqe të revistës sjell interpretimin e  ndërtimit të gjithësisë, të planetitit tonë Tokë dhe marrdhëniet me planetet e trupat e tjerë të gjithësisë. Bie në sy interpretimi shkencor dhe spjegimi i qartë dhe i kuptueshëm për çdo lexues . Ja si e spjegon ai ndërtimin e tokës:” Dheu është rrumbullak në formë portokalle.Sikur të bësh një shpofkë përmes Dheut, do të gjejmë se Dheu është afro 8000 mila i trashë.Dheu rrotullohet pas boshtit të vet rreth 19 mila në një sekond ose 50 herë më shumë se plumbi i manxerrit…”. Për Hënën shkruan se ajo është 2,200 mila e trashë dhe vozitet prej fuqisë së Dheut…Dielli është 50,000 mila i trashë ose 110 herë më i madh se Dheu, është 93 milionë mila larg Dheut”.Me këtë gjuhë të kuptueshme spjegon edhe qiellin, yjet dhe gjithçka që na rrethon në afërsi ose në largësi të padukshme.
Duket se në këtë numër të parë Nelo ka mbajtur peshën kryesore të revistës, pasi ka dhe nje shkrim, që edhe pse është me tjetër emër,i përket atij për nga stili dhe gjuha. Artikulli botohet në rubrikën ”Pjesa satirike dhe nënshkruhet nga N(Nelo) Suloi(mbiemri i tiji vërtetë- Sula). Artikulli titullohet”Ambicja”.Në rreshtat e kësaj reviste gjejmë gjurmët edhe të një libri, që deri më tash nuk gjendet, por që vetë Nelo e paralajmëron. Librin e kishte gati, madje ai cakton dhe numrin e faqeve të librit(150). Libri kishte në focus” rregullat e mbledhjeve bashkë me disa nome, që u përkasin shoqërive me sistem parlamentar. Libri, paralajmëronte Nelo, është i nevojshëm për çdo shqiptar, veçanërisht për  anëtarët e shoqërive dhe për pjestarë të qeverisë.

ISHTE FËMIJË KUR MORI RRUGËN” PRAPA DIELLIT”

Pat lindur në Drizar të Mallakastrës më 1902. Kur ishte vetëm dhjetë vjeç merr rrugën drejt emigrimit në vendin e largët, prapa diellit, siç shpreheshin vetë emigrantët e parë të ardhur nga Shqipëria. Spjegimi i shprehejs “Prapa Diellit” nuk vinte aq shumë nga largësia se sa nga pozicioni i udhëtimit, kur vaproi që i mbartëte,çante përpara dhe Dielli mbetej pas. Si çdo emigrant tjetër, Nelo, që ishte kërthi, ende i parritur, fillimin e pat tepër të vështirë.Si mund ta nxirte jetesën me punë krahu një fëmijë shëndetlig? Provoi punë të vështira, që qenë tepër të rënda për djaloshin e parritur, për të cilin edhe shëndeti qe problematik  .Emigranti i ri kaloi çaste tepër të rënda me shëndetin. Madje kaloi deri në paralizë të gjymtyrëve, ç’ka paraqitet edhe në një libër të tij autobiografik.Kjo qe periudha më e vështirë e tij, ku përballoi depresionin e shkaktuar nga sëmundja, por në këto rrethana , i gjendet pranë i  vëllai, që e ndihmoi pa u kursyer.Kjo duhet të ketë qenë edhe periudha ku ai u rikthye në Shqipëri, shkoi në fshatin e tij të lindjes, në Drizar dhe pas një pushimi pranë familjes, rikthehet në Amerikë. Endrra e tij përthurej rreth shkollimit në shkollat amerikane. Merr një vendim të guximshëm dhe hedh një hap të vështirë; te kryej studimet në një nga Universitetet me emër, atë të Kolumbias. Studio për gazetari dhe me një vullnet të jashtzakonshëm përballoi programin mësimor dhe arriti të diplomohej. Padyshim është gazetari i parë shqiptar i diplomuar në një universitet amerikan. Në kohën që studionte, Nelua nisi të sigloj me emrine  tij artikujt e parë në shqip dhe anglisht. Emri i tij ndeshet gjithnjë e më shpesh në faqet e gazetës “Dielli”, e cila aso kohe kishte editor Aqile Tasi dhe K/redaktor Faik Konicën. Ajo që bie në sy në artikujt e Nelos, është stili i veçantë; gjuha e pasur dhe e pastër si dhe një raport i barazpeshuar mes fakteve dhe interpretimit. Nelo nuk është nga ata që endin lumë fjalësh e s’thonë asgjë, përkundrazi, artikujt e tij dallojnë për gërshetimin e fakteve me analizën. Me interes është një esse e botuar në tre numra të Diellit me titullin”Tri shtete”. Esseja nis të botohet në Diellin e 15 majit 1926, vazhdoi me 18 maj dhe përfundoi me 22 maj. Në konceptin e tij, baza e shtetit është shtëpia, ku lind dhe rritet fëmija. Për të shtëpia ka qenë dhe mbetet themeli i çdo shteti. Këtë pjesë të parë të essesë ai e titullon”Shtëpia”. Në numrin pasus botohet pjesa e dytë e saj me titull”Shkolla”, ku Drizari e sheh shkollimin si mjet bazë për përparimin dhe bashkimin e Kombit nën frymën e Rilindasve.Pjesa e tretë e essesë është ajo me titull” Shteti”. Që në fillim autori shtron pyetjet:” Sikur të mos ketë frikë njeriu nga varja dhe burgu, a mund t’u përgjigjet kanuneve të shtetit? Me një fjalë, sikur të hiqet fuqia e qeverisë, a mund të mos vrasë një vrasës dhe të mos vjedhë një kusar?

Nelo Drizari ishte idhtar i një shteti të fortë, ku ligji vë rregull.Ai ishte idhtar i Mbretit Zog dhe mbeti i tillë.
Nelo e vazhdon bashkëpunimin me Diellin dhe merr përsipër që të ndikojë në edukimin e shqiptarëve të Amerikës, shumica e të cilëve ishin të paarsimuar. Në një shkrim me titull “Përshesh me mejtime”, botuar në numrin e qershorit 1926, Nelo e vlerëson Diellin si gazetën më të përparuar të kohës.Gjuha që përdoret te Dielli s’është e trazuar si ndonjë përshesh i qelbur me fjalë të marra nga gjuhët e huaja.Dielli është rritur me kujdes aq të matur dhe delikat sa  kujdesja e një nuseje të stërvitur për  foshnjën-e mjeshtrit të gjuhës.” Ky koncept i tij për gazetën e bën atë të dedikuar dhe bashkëpunëtor të rregullt. Është adhurus i Faik Konicës dhe përcjell gati të gjitha veprimtaritë publike, kulturore të Ministrit të Shqipërisë në Washington dhe i komenton ose i përshkruan në faqet e Diellit.

VATRAN DHE EDITOR I DIELLIT

Në Federatën Vatra, Nelo Drizari është anëtarësuar  në qershor 1921 dhe ka vazhduar deri në tetor të vitit 1940, pa i ndërprerë kontaktet deri në fund të jetës së tij. Për saktësimin e këtyre datave na ndihmoi një letër e lëshuar nga sekretari i Vatrës në shtator 1942, një letër zyrtare që ruhet në arkivin e e Federatës.Kjo letër duhet të jetë kërkuar nga zyrat amerikane, siç është rregulli kur dikush punësohet në zyrat e shtetit.Është koha kur atij iu besua krijimi i seksionit shqip të Radios “Zëri i Amerikës”, detyrë që e mori nga viti 1942 deri në vitin 1948.  Po në atë letër është saktësuar se Nelo ka kryer edhe detyrën e Editorit të gazetës Dielli nga maji i vitit 1937 deri në dhjetor 1939.
Drizari ka kryer dhe detyrën e kryetarit të degës së Federatës “Vatra” në New York. E dëshmon këtë edhe letra që i drejtoi editorit të Gazetës The New York Times dhe që u botua aty me 23 shtator 1928, letër që mban titullin:” Shqipëria e sheh Mbretin e ri Zog si uzurpator dhe si patriot”, dhe gazeta vendos si nëntitull: “Uzurpator e konsiderojnë ata që kërkojnë trazira, – thotë udhëheqësi shqiptar, këtu në Amerikë(kupto Nelo Drizari), i cili e sheh monarkun si Skënderbeun modern.” Letra në fund është nënshkruar nga Nelo Drizari me funksionin e kryetarit të degës së Vatrës të New York-ut. Ka dhe një dëshmi tjetër që vërteton se Nelo Drizari ishte aktiv në Vatër, madje ishte zgjdhur edhe delegate i Kuvendit të Vatrës për vitin 1922. Për këtë dëshmon një protestë e tij e vonshme, botuar në Diellin e 16 marsit 1978, pak muaj para se të ndërronte jetë, ku ankohet për mungesën e emrit të tij si delegat, në një fotografi të Kuvendit të vitit 1922, ku ai Drizari, ishte delegate që përfaqësonte përveç degës së New Yorkut  edhe dy degë në Ohio dhe Indiana.Drizari i mbajti lidhjet me Vatrën edhe pse detyra e tij ishte specifike. Në vitin 1969 e gjejmë në veprimtaritë triditore të Vatrës me rastin e 60 vjetorit të Gazetës “Dielli”, ku ai mbajti një ligjëratë dhe ishte në panelin drejtues të ngjarjes së madhe që mblodhi bashkë shqiptarët e Amerikës dhe ata të Italisë, përfshi arbëreshët. Pati dhe një ngjarje të bujshme nga ai përvjetor i Diellit; ish editori Nelo Drizari, u njoh aty me një veprimtar të shquar shqiptare dhe vendosi të martohej, por ashtu si martesa e parë edhe kjo e dyta, qe e pasuksesshme.

DËSHMI E DRIZARIT: KONICA NUK ISHTE  KUNDËR LUFTËS SË VLORËS

Është thënë shpesh se Faik Konica nuk e kishte të lehtë të pranonte një ngjarje tërëndësishme Kombëtare, ku ai vetë s’kishte marrë pjesë. Kështu është thënë jo vetëm për Kongresin e Manastirit, per Shpalljen e Pavaresise, por edhe për Luftën e Vlorës, Kongresin e Lushnjës etj. Po sjellim dëshminë e Drizarit, dëshmi e cila ka vlerë të dyfishtë; vërteton se ai ishte aktiv në Vatër që në moshën studentore, por edhe dëshmon se Konica nuk ishte kundër Luftës së Vlorës, sic eshtë shkruar shpesh. Nelo boton në gazetën “Dielli” të 16 marsit 1978, letrën, ku shpreh pakënaqësinë e mospërmendjes të emrit të tij si delegat në Kuvendin e vitit 1922. Ja çfarë shkruan ai, citoj:”Në Diellin e 16 janarit 1978, Barney Kirka përmendte një numër të vogël delegatësh në Kuvendin e motit 1922. Edhe më në fund bënte këtë shënim : ”Mungojnë emrat e të tjerëve”. Vura re se një nga emrat që mungon është imi, edhe pse fotografia im ishte aty me të tjerët. Natyrisht të gjithë emrat janë radhosur në raportin zyrtar dhe duhet të ndodhet në koleksionin përkatës të Diellit.Atë mot, megjithë që isha student në Columbia University dhe ndodhesha pa ndonjë përvojë aq shumë të shquar në sheshin politik, vendosa që të përfaqësoja tri degë të Vatrës; degën e madhe të Nju Jork-ut, si dhe dy degë të tjera në shtetet Ohio e Indiana. Kriza ekonomike që kish lënë shumë anëtarë pa punë, i kish shtërnguar disa degë të largëta të bënin kursime. Bisedimet e zjarrta e zgjatën atë Kuvend historik më shumë se kurdoherë më parë. Një nga ngjarjet kryesore ndodhi kështu:Një grusht delegatësh, të fryëmëzuar keq nga përshëpritjet të nënrrogosta si dhe nga informata të çala, ishin kthyer çuditërisht kundër Faik Konicës.Kundërshtimet e tyre bazoheshin kryesisht në një intervistë që Faik Konica kish dhënë kur ish në Evropë. Editori i revistës italiane, pa ndonjë shkak ose tjatër, kish dhënë të kuptohej sikur gjoja udhëheqësi shqiptar kish lëvduar ushtrinë sunduse italiane gjatë çlirimit të Vlorës.
Dhe kur Hasan Bitincka, disa të tjerë, dhe unë, propozuam që Faik Konitza të zgjidhej kryetar i Vatrës, salla e Kuvendit buçiti me kundërshtime të ndezura si dhe me brohoritje të përzemërta. U kuptua pra se këtu po mbillej fara e përçarjes,  ndërkohë që Shqipëria ndodhej në rrezik nga kombet lakmuse të Ballkanit.
Pasi menjeherë e spjeguam se editori i revistës i kish shtrëmbëruar fjalët e Faik Konitzës, bisedimet e  kundërta u kthyen në bisedime të buta bashkimi.Faik Konitza u zgjodh kryetar i Vatrës dhe kryeditor i Diellit.Andon Frashëri, me pëlqimin e tij u zgjodh editor dhe Aqile Tasi ndihmës editor.Edhe disa muaj më vonë, kur Vatra dhe Dielli kishin marrë udhën e mbarë nën kryesin’ e tij, disa prej nesh ishim mbledhur rreth tryezës së bukës në Boston.Atë mbrëmje, me gëzim se Vatra ishte forcuar aq shumë sa i dëgjohej zëri kudo në botë për të mirën e Shqipërisë, darka mbaroi me kënaqësi të madhe.
Gjithashtu, në ziafet e sipër, kryetari i Vatrës përsëri lëvdoi çlirimtarët e Vlorës, duke përmendur me një bukuri të endshme letrare disa këngë kreshnikore që pasqyronin trimëritë e trashëguara të popullit shqiptar.
Një nga këngët legjendare, që përmendi ish dhe kënga e Mallakastrës (11 fshatra historike sipër lumit  të Vjosës), që nis kështu:
O more Rrapo Hekali
Kur thërret sa tundet mali,
Tundet mali, tundet fusha,
Ja vure pallën te gusha…
Nelo komenton: Mallkastriotët, me Rrapo Hekalin përpara, i kishin shpallur luftë një pashai, i cili egërsisht u kishte zaptuar mallra shumë të çmueshme. Gjithshatu edhe me çlirimin e Vlorës, lebërit dhe mallakastriotët, me armët e tyre në duar dhe me gunat e dhirta, u vërsulën me trimëri kreshnikore përmbi gardhet e telta e të elektrifikuara të ushtrisë zaptuese..dhe ia vunë pallën te gusha armikut.”

KUR NELO DRIZARI INTERVISTOI ALEKSANDËR MOISIUN

Nelo Drizari pati fatin që të takonte dhe të intervistonte aktorin e madh me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu gjatëturnout, që trupa e teatrit të tij bëri në ShBA. Po ndalemi gjatë tek përshkrimet e Drizarit, pasi pas shkrimit zbulohet adhurimi që ai kishte për aktorin e madh. Pritjen e ngrohtë që i bënë amerikanët aktorit me origjinë shqiptare, Nelo e përcjell me një ndjenjë ngazëllimi: Kur erdhi për të parën herë Aleksandër Moisiu në Amerikë, nëntor 1927, bota tha se erdhi vetëm për katër javë. Por lojërat e tij aktoriale muarën bujë të madhe.Populli kërkonte kohë dhe rast që të shihte këtë aktor të famshëm.Programi i Reinhardit ishte që tëloste një dramë në javë, që ashtu të mbeste vent për të tjera.Kërkimi i popullit e shtërnguan që ta zgjaste kohën dhe ta mbajë protagonistin deri më 8 të këtij muaji(shkurt  1928).
Duke e përcjellë atmosferën që e rrethonte aktorin e famshëm gjatë shfaqjeve, Nelo shkruan për lexuesit e diellit:Moisiu është me të vërtetë njeri i dashur. Tri herë që e kam bashkuar  back stage pas lodrave, jam habitur me sjelljet e  admironjësve të tij.Shumë njerëz, shumica përbëhej prej grashë, suleshin si turma të tërbuara për t’i shtërnguar dorën Moisiut.Të tjerë lotin rolin e gjujtsave për dhurata(Souvenr hunters). Të fundit kërkonin nënshkrimin e tij mbi programe, fytyra ose libra që kishin lidhje me Moisinë.Aktori i madh i priste me buzëqeshje,dhe kalorësi të shquar dhe u mbushte dëshirën, kur nuk nxitohej për të shkuar gjëkundi.Këto sjellje të këndshme,kjo kalorësi e shquar, së bashku me talentine  tij, kanë fituar  miq të ngushtë dhe admironjës të shumtë.Megjithë që thonë disa se Moisiu është i sertë, natyra e tij m’u duk si e butë.Moisiu ngjanë sikur është nga raca nordike: nga raca anglo-saksone ose Teutonike.Ata që nuk e dinë se edhe në Shqipëri ka plot njerëz të këtij tipi, s’e besojnë se të atin e kishte shqiptar dhe të ëmën italiane.
Kjo është e vërtetë. Moisiu u lind në Trieste më 1890. I ati ishte Kostandin Moisiu nga Durrësi,i  cili kishte tregëti në  Vienën dhe më vonë  në Fiume në Hungari.
Foshnjërinë e tij Aleksandër Moisiu e shkoi në Shqipëri.Në Durrës ky vajti në shkollë  dhe më parë se të nisej për në Vjenë, dinte shqip mirë.Që kur e dërgoi i ati në Vjenë, në shkollë, s’pati rast të përdorte gjuhën e Atdheut, gjuhën shqipe.Ashtu që sot mban mend vetëm disa fjalë të rralla.
Autori i shkrimit e merr në mbrojtje aktorin me origjinë shqiptare nga ata shqiptarë, që e përflisnin se ai e kishte humbur identitetin shqiptar dhe nuk ndjente asgjë për racën e vet. Nelo kundërshtonte:”Por s’munt të themi që Moisiu ka humbur dhe ndjenjat ose dhembshurinë  për Shqipërinë. Jo. Sa kohë që ish në Vjenë ky shoqërohej me shqiptarët.Veç kësaj Moisiu vajti në Shqipëri për disa muaj pas Luftës Ballkanike.S’ka dyshim që Moisiu ndjen gëzim të nxehtë kur bashkohet me ndonjë shqiptar.Gjithashtu ay mbahet madhështor kur kujton që i ati ishte shqiptar.
Nga ana tjetër janë dhe disa sende  të tjera që duhen marrë ndër sy.Moisiu është një artist i mësuar në vendekulturale të Evropës. Ky përballi shpenzime dhe  zor të madh duke tretur mësimet në gjuhë të huaj.Moisiu i është vënë artit të dramës  me gjithë mish dhe shpirt.Me fjalë të tjera bëri ca sakrifica, pra e hodhi lumin.Si një shkencëtar, ose muzikant, ose çpikës, që la mënjëanë çdo gjë tjetër për të realizuar idealin, ashtu edhe Moisiu, mori ndër sy të arrijë  në kulmin e fushës që zgjodhi;domethënë të  bëhet një aktor i shquar.
Si aktor i shquar, artist i mbaruar, pranohet me brohoritje në qarqet e huaja.Domosdo gjermanët e quajnë të tyrin.Por bota e dramës interesohet në interpretimin dhe talentin e personalitetin e Moisiut, dhe jo aq për kombësinë e tij.Kudo që vete trimfon.Kudo bën përshtypje të shkëlqyera. Sepse ka zotësi dhe talenti i tij s’kufizohet vetëm si tragjedian.Moisiu është dhe komedian i mbaruar. Nga këto shkake, Moisiu s’mund të dalë sheshit dhe të thotë:”Unë jam shqiptar”! Kur e ka sjellë rasti ay e ka thënë pa ndrojtur se si qëndron fisi i tij.
Drizari tregon se si e takoi aktorin e madh dhe si e priti ai: Desha ta ndjek, desha të fjalosem me të  dhe një herë më parë se të nisej për në Evropë me vaporin “New York” shkova ta takoja. Për fat të mirë erdhi me mua  edhe zoti Paul Linke, shkrimtar i ri gjerman dhe mik i ngushtë i Moisiut.Back-stage një varg njerëzish po priste. Moisiu posa na pa na qasi në Odën e tij, odë e vogël që ka çdo Theatër për krye-aktorin dhe na priti me nje ngrohtësi gjeniale. Megjithë që ishte i lodhur , u gëzua pa masë kur mori vesh se shqiptarët i dëshirojnë përparim të madh  dhe interesohen për triumfin e tij.Në këtë çast fytyra e tij u çel, kur dëgjoi prapë se shqiptarët e  nderojnë , jo vetëm si artist, por e njohin edhe si shqiptar nga ana e të atit.Atij i ndriti fytyra.
Keni parë fytyrën e ndonjë të riu që lëvdohet  prej prindëve për ndonjë gjë të mirë që ka bërë? Keni vënë re se sa bukur tingëllojnë fjalët ”Bravo!..të lumtë…! Dhe na nderove? Ashtu dhe Moisiu.Veçanërisht Moisiu u gëzua kur pa që gazeta “Dielli” ka bërë fjalë kaq herë për të.
Në përshëndoshjen e fundit, Moisiu më siguroi,që dëshiron t’u falet nderit shqiptarëve për interesin dhe dashurinë që rrëfejnë ; dhe mbahet kryelartë kur kujton që ati i tij ish shqiptar dhe vjetët e foshnjërisë i shkoi në Shqipëri.Kur hapi derën dhe doli jashtë populli gjerman e priti me “Hoch Moissi!..”Hoch Moissi”!(rroftë Moisiu!)
Brenda qenies së tij, Nelo Drizari ndjen një sëmbim në zemër, që Moisiun shqiptar e gëzonin kombe të tjerë, shtete të tjerë. Ai shkruan:” Kur Moisiu shkoi përmes turmës gjer te automobili, m’u kujtuan ca shqiptarë të historisë:”Pemët e punërave të tyre janë shijuar prej Botës, ajo botë që i rriti dhe i nderoi.Kur do t’i vijë koha që Shqipëria t’i mbajë për vete djemtë e saj?”  Për ironi të fatit dhe vetë Nelo, do të mbetej larg vendit të vet.

DRIZARI : LIBRIT TË KONICËS I KANË HEQUR DISA KAPITUJ!

Kur Qerim Panariti botoi librin e Faik Konicës ”Shqipëria Kopështi Shkëmbor i Europës Juglindore”, Nelo Drizari reagoi me shqetësim, jo publikisht, por në letërkëmbim me miqtë e tij.
Më së miri këtë shqetësim të tij e shpreh letra që i dërgoi Refat Gurazezit menjëherë sapo u botua libri.Është koha kur vetë Nelo sapo ka përfunduar librin e tij për Skënderbeun. Ai i shkruan Gurazezit se libri për Kreshnikun tonë kombëtar me famëështë gati për shtyp.Sa dëshiroj me gjithë zemër sikur të ishte gjallë zoti Faik Konitza. Besoj se do ta lëvdonte. Kur vjen fjala për librin e Konicës, Nelo Drizari shpreh mospajtimin e tij me librin që u redaktua nën kujdesin e Panaritit. Ai është i bindur se libri është censuruar nga që e ka parë me sytë e tij origjinalin në Legatën shqiptare, treguar nga vetë Konica. Ai pohon se libri kishte dhe kapituj të tjerë, që janë hequr nga botimi i Panaritit.Ja pjesa e letrës ku ai shpreh shqetësimin e vet:
“Sa për librin e Konicës”Albania; The Rock Garden of Europe” e bleva fare rishtas. Kur e këndova më ra pika.Kuptova që nuk është libri i tij iplotë. Është vetëm një kaptinë nga disa kaptina që më kish dëftuar në zyrën e Legatës. Një nga kaptinat e tij ish ajo që ka dalë në shesh nën emrin”An Albanian Letter” gjoja e shkrojtur nga Hito Sadik. Ku janë të tjerët?”
Nelo e nxit mikun e tij Gurazezin, i cili, ashtu si Drizari, qe një nga ithtarët e Konicës në të gjallë të vet, që të bënteç’ishte e mundur për të rënë në gjurmë të origjinalit për ta shpëtuar atë ashtu siç e pat lënë Konica. Ai i shkruan mikut të tij se duhet të gjendet  me doemos ish sekretarja e Konicës, zonja Charlotte, e cila i pat daktilografuar kapitujt e librit të Faikut. Ai shfaq idenë se Peter Tykoja, ish kryeredaktor i Diellit, mund të binte në gjurmët e ish sekretares së Faikut, nga që ai jetonte nëWashington.

BESNIK I MONARKISË

Edhe pse nuk e jetoi Monarkinë shqiptare, Nelo Drizare e shihte veten me bindje monarkiste. Ndoshta u bë i tillë nga që ishte idhtar i Konicës dhe në kohën kur Konica ishte Ministër ai ishte mbështetës i tij, por ndoshta ishin edhe bindjet e tij se pa një shtet të fortë, pa ligj, shqiptarët nuk mund të civilizoheshin dhe të shkëputeshin nga rebelimet që sillte liberalizmi i Nolit. Nënjë letër që ai pat dërguar Zogut, kur ky ishte në mërgim, Drizari e ka lënë me shkrim se ishte besnik i Mbretit, edhe pse ai pat rënë nga Froni. Në letrën e 17 shkurtit 1941, Drizari sqaron pozicionin e tij:” Kjo letër i është drejtuar Madhërisë Tuaj në mënyrë për të sqaruar pozicionin tim në lidhje me Federatën Shqiptare të Amerikës”Vatra”. Unë kam marrdhënie me këtë Shoqatë, si editor i gazetës së saj”Dielli”, por edhe për shkak të sulmeve të mia të forta në gazetëkundër pushtimit fashist të Shqipërisë dhe për pasojë për shkak të besimit tim të sinqertë në rrugën e jetës amerikane. Shkëlqesia Juaj ndoshta e siguroi mbështetjen e çiltër të shumicës së madhe të shqiptarëve në SHBA dhe Kanada.”
Drizari, në letrën etij, i kujton Mbretit Zog I besnikërinë e tij dhe kontributin që dha kur motrat e Zogut, princeshat vizituan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Citojmë, “Unë , si një anëtar i Partisë Mbretërore, vura në dispozicion të gjitha pushtetet e mia për të lehtësuar misionin dhe qëndrimin e tyre.” – Shërbëtor i Shkëlqesisë Tuaj
Nelo Drizari, d.v-17 shkurt 1941
Adhurimi i tij për Mbretin Zog shfaqet më së ploti në letrën që Nelo Drizari i dërgoi New York Times, letër që botohet me titull”Shqipëria e sheh Mbretin e ri Zog si uzurpator dhe si Patriot”. Nelo shkruan për qëndrimet e të dy palëve, atyre që e duan dhe atyre që e shajnë Mbretin, te paret duan ligjin dhe rregullin, te dytet anarkine.

HAPAT E PARA  NE  POEZI

Në fakt Nelo Drizari e nisi krijimtarinë nga poezia. Madje që në numrin e parë të revistës “Përparimi” gjejmë të botuar poezinë e tij”Shqipëria e plagosur”. Poezia ka 6 strofa me nga katër vargje secila dhe është e shkruar me rimëtë kryeqzuar ABAB:

Djemt’ e mi ju shqiptar
Ku e keni nënën tuaj
Të gjithë me sy e keni par’,
E kanë zaptuar të huaj.

Poezia ka nota vajtuse për fatin e Shqipërisë së robëruar, por finalja e saj përmban shpresën se djemtë e rinj, ku përfshin edhe veten Nelo Drizari, nuk do t’i harrojnë vuajtjet e  Nënës dhe se ata do ta sjellin ndryshimin:

Ne djemtë e rinj që jemi sot
Të gjitha i kemi shkruar
Kur kujtojmë na venë lot
Asnjë s’kemi harruar.

Në numrin e korrikut 1916 botohet dhe një tjetër poezi e Nelos, ajo titullohet “Shpresa jonë”. Është shkruar me të njëjtin stil e nëtë njëtën frymë, ka gjashtë strofa, 20 vargje të rimuar me të njëjtën rime :

Do vijë dita ne të shohim
Shqipërinë të madhuar
Ku është ora ne të shkojm’
Në luftë të gjithë të bashkuar.

Një poezi interesante është ajo qëi  kushtohet udhëtimit të tij drejt vendlindjes. Kjo poezi duhet të jetëshkruar në momentin kur ai është kthyer përkohësisht për të parën herë nga SHBA në Shqipëri. Duket se bashkë me të në udhëtimin me anije nga Greqia nëVlorë, ai rastesisht ka udhëtuar së bashku me Atin e Pavarësisë, Ismail bej Qemali:
Veja prej botës së Perëndimit
Me vapor që shkonte pran’ një mali
Mbi Detin shkumor të Joanisë,
Gjatë bregdetit të Shqipërisë,
Kur po çelej drita e Agimit:
Me ankth e mituri të një djali,
Të malluar për njerëzit e tija,
Pyeta sa larg është Shqipëria?
M’u qas e më tha se sa ish ora
Dhe se nuk ishim aq larg nga Vlora.
Cili ish, vallë ky plak i shkreti,
Kymjekër thinjur me pamje krali?
Festëkuqi, që më tha “Tyt Eti-
Të fala nga Ismail Qemali!”

GJUHËTARI DHE PËRKTHYSI

Është i konsiderushëm kontributi që ka dhënë Nelo Drizari në fushën e gjuhësisë. Ai ka meritën se qe i pari që bëri të njohur gjuhën shqipe në një Universitet amerikan, siç ishte Kolumbia. Ishin të shumtë studentët e tij amerikanë, nder ta dhe njerez te shquar, që mësuan gjuhën shqipe dhe u bënë miq të Shqipërisë dhe vizituan vendin e shqiponjave. Duhet sakësuar se pedagog igjuhës shqipe Nelo u bë para se të bëhej editor i Diellit, dhe jo pas, siçështë shkruar kohët e fundit në shtypin e Tiranës. Kësaj periudhe i përket edhe hartimi i Fjalorit Anglisht –Shqip dhe Shqip-Anglisht” , të cilin Nelo Drizari e botoi më 1934. Vlerat e këtij fjalori i përcaktoi në parathënien që shkroi Faik Konica, i cili nuk i kursen lëvdatat. Pas fjalorit, Nelo do t’u ndihte studiuesëve të Shqipes  edhe me veprën e tij gjuhësore”Shqipja e folur dhe e shkruar”, një libër xhepi shumë praktik për përdorim të përditshëm. Vetë Nelo Drizari, përmes përcjelljes shprehet me adhurim për gjuhën shqipe, për të cilën janë interesuar  disa prej personaliteteve të përmasave botërore si Jokli, Han, Majer etj.
Nelo Drizari i dha freski Diellit përmes përkthimeve të tij, madje ai solli në faqet e gazetës që do të editonte vetë për dy vjet edhe zëra të fuqishëm të letërsisë amerikane, por ai shkroi dhe vete letersi aty. I vlefshëm është edhe kontributi i tij i përkthimeve në gjuhën angleze. Vlen të veçohet përkthimi në vitin 1945  i dramës”Besa” të Sami Frashërit ne gjuhen angleze, e cila u vu në skenë për vite me radhë nga amatorët emigrantë shqiptarë në SHBA. Penës së tij si përkthyes i përkasin edhe shumë poezi popullore që shoqërojnë Gramatikën e tij.
Gjuhës shqipe Drizarit i shërbeu edhe gjatë ushtrimit të detyrës tëngarkuar nga Ministria e Mbrojtjes për organizimin e seksionit shqip në Institutin e gjuhëve të huaja në Monterey të Kalifornisë.

VEPRAT

Duke e përmbledhur krijimtarinë e Nelo Drizarit, evidentojmë faktin se ai e nisi krijimtarinë letrare me vargëzim, por suksesin e arriti në prozë. Në prozën e tij dallon publicistika, artikujt studimorë dhe krijimtaria e mirëfilltë letrare. Romani në gjuhën angleze “Song of Irena”, i shqipëruar kohët e fundit nga nipi i tij në Londër Zaho Sula “Kënga e Irenës” është padyshim një kontribut i jashtzakonshëm i një shkrimtari shqiptar në një vend të huaj.Mjedisi, tema dhe   ngjarjet kanë autoktoni shqiptare. Ngjarjet dhe personazhet lëvizin në një mjedis tepër të dashur për autorin e romanit, në Mallakstrëne  tij. Një roman që i zhvillon ngjarjet ne vitet ’30 të shekullit të shkuar . Romanin, Nelo Drizari ia kushtoi brezit të ri amerikan, që ka qenë i bekuar me një trashëgimi të madhe të lirisë.”  Libri, që përshkohet nga një vel romantik,  u botua më1957.
Përpara këtij romani Nelo kishte shkruar dhe njëroman tjetër me temë, personazhe  e subjekt shqiptar. Kjo vepër deri tani nuk  ka  gjurmë , por e dëshmon këtë një letër që ai ia ka dërguar  Elias Mitchell, kryetar i Vatrës. Letra mban firmën e Nelo Drizarit dhe mbi nënshkrim gjendet shprehja e dashur e vatranëve:Juaji me Besë.
Letra është nisur më 25 prill 1947 nga New Yorku. Që në hyrje të saj, Nelo i lutet kryetarit të Vatrës, që të shtrojë para Këshillit, kërkesën e tij për botimin në Dielli me fragmente dhe sponosorizimin e romanit. Ja letra:”Tue kujtue traditën e Diellit në lidhje me botimet letrare, edhe tue kujtuar sa me gëzim i këndojin këndonjësit, dëshiroj të shtroj një proponim për konsideratën tuaj: Kam një novellë romantike që merret me luftën burrërore për çlirimine Shqipërisë prej zgjedhës fashiste dhe naziste. Novela e cila e ka emrin”Bijtë e Korbës”, pasqyron edhe kontributin bujar të shqiptarëve të Amerikës.Kjo vepër letrare munt të nisë të botohet në Dielli me një herë dhe të vazhdojë në një kohë të gjatë, gjersa të mbarohet.”
Më pas, Nelo parashtron kushtet e tij, ku shpërblimi që kërkon është simbolik, vetëm 700 dollarë në tre këste. Nuk gjendet përgjigja e kryetarit të Vatrës, as edhe gjurmët e romanit të Drizarit.
Romani tjetër “Four Seas to dreamland”, e para vepër e tij e përkthyer në gjuhën shqipe ”Katër ditë për në vendine ëndrave”, është një tjetër libër që dëshmon mjeshtrinë e shkrimtarit.Kjo vepër është klasifikuar si një vepër e ndërmjetme, ku gërshetohet letërsia dokumentare me atë artistike. Libri është i ndërtuar  me 30 kapituj. Në pëlhurën e rrëfimeve është mbështjellë jeta e vetë shkrimtarit. Autori përshkruan bukur aventurën e një djaloshi, që ka lënë fshatine  lindjes dhe endet larg për në vendin e ëndrave së bashku me vëllanë. Djaloshi –personazh, qëështë vetë autori, digjet nga ëndrra për integrim dhe  shkollim, por që sëmundja ia ndërpret dhimbshëm në mes. Ai kthehet në vendlindje pranë familjes, ku klima, ajri, dashuria familjare, bëjnë magjinë-e shërojnë nga e keqja dhe ai i rikthehet në vendin e ëndrave dhe triumfon. Libri u botua në vitin 1969 dhe ato vite ishte ndër veprat e rekomanduara për nxënësit e shkollave amerikane.
Me shumë interes është edhe esseja  e Nelos”Xhek London dhe ëndra e pamundur”  Një vit para se të mbyll sytë, Nelo Drizari u dhuroi lexuesëve librine  tij kushtuar misionit katolik Carmel të Kalifornisë, i titulluar “Kopshti piktoresk i magjepsjes”.
I vlerësuar është kontributi i Drizarit edhe në fushën e studimeve të epokës Skënderbejane me librine tij” Scanderbeg; his life, correspondence, orations, victories, and philosophy”(Skënderbeu, jeta,korrespondenca, oratoria, fitoret dhe filozofia e tij.”. Emri i Drizarit është përfshirë edhe në hartimine disa veprave me kolektiv autorësh si”Historia e dramës moderne”,”Fjalori i Kolumbias për letërsinë moderne amerikane”, Enciklopedia e Collierit” etj. Ndërsa trashëgimia publicistike e tij është e pasqyruar jo vetëm në gazetat dhe revista shqiptare tëAmëerikës si”Dielli”, “Përparimi” , “Studenti”, por edhe në gazetat e revista prestigjioze amerikane si: The New York Times, “Boston Globe”, “Brooklyn Eagel Magazine”, Current History Magazine” etj.
Nelo ishte i pasionuar edhe pas pikturës. Ai ka hapur ekspozita personale  në San Francisko, Oakland etj.

PËRSE ISHTE I NDALUAR NË SHQIPERI?

Edhe Nelo Drizari, si shume vatrane,  ishte i ndaluar në Shqipërinë e diktaturës komuniste. Ata që studionin nëpër arkiva dhe shkruanin për Vatrën dhe vatranët, nuk e përmendnin kurrë Nelo Drizarin, edhe pse ai kishte dhënë aq shumë për kulturën tonë kombëtare, edhe pse kishte qenë në krah të Konicës dhe Nolit. Arsyen duhet ta thonë vetë studiuesit, edhe pse merret me mend se kush ishte shkaku. Nelo Drizari nuk i kishte bërë asgjë Shqipërisë, veç mirë. Nuk ishte marrë as me diktatorët që udhëhoqën  dhe pergjaken Shqipërinë. Ai nuk e kishte jetuar regjimin e  Ahmet Zogut sepse erdhi fëmijë në Amerikë, por e adhuronte atë, thjesht sepse njihte temeperamentin e shqiptarëve, bajraktarizmine  tyre, egon për të qenë të gjithë udhëheqës dhe askush i udhëhequr,të gjithë komandantë dhe skush ushtar, njihte mosbindjen dhe rebelimin alla shqiptar. Ai thjesht besonte tek forca e ligjitdhe tek aftësitë e Ahmet Zogut.Kur i shkruan  gazetës The New York Times, Nelo, i njeh Mbretit të shqipatrëve këto merita: Vendosjen e rendit përmes ligjit, çarmatosjen e malsorëve, njeriu që i doli zot mbrojtjes së Qeverisë që doli nga Kongresi i Lushnjës; po kështu Zogu, sipas Drizarit, ishte ai që i doli zot kryeqytetit gjatë rebelimit më 1923, po kështu i njeh mbretit të shqiptarëve meritën e ruajtjes së qetësisë në situata të vështira, siç ishte rasti kur u plagos para se të hynte në Parlament etj. Për të gjitha këto Nelo Drizari u shpall i padëshiruar në Shqipëri.
Vitine  shkuar qyteti i Ballshit bëri vlerësimine parë për intelektualin e shquar mallakastriot, që iku fëmijë prej Shqipërie dhe i mbylli sytë në Vendin e ëndrave, i djegur nga malli për vendlindjen; e shpalli Nelo Drizarin Qytetar Nderi!

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, gazetari i pare, i Zerit et Amerikes, nelo drizari

EDITORIAL- Marrdheniet e Amerikës me Shqipërinë, avokate kishin Vatrën

May 4, 2016 by dgreca

Nga Dalip Greca*/

Fedederata Panshqiptare e Amerikës VATRA, në këtë 104 vjetor të ditëlindjes së saj, ka me çfarë të krenohet. Punët e saj për Kombin shkëlqejnë në fondin e artë të Historisë Kombëtare. Vatra është një institucion që mbart  historinë më të spikatur të Shqiptarëve të Amerikës. Federata me emrin simbolik”Vatra Shqiptare”, e pagëzuar me këtë emër nga Faik Konica, do t’i mjaftonin 104 vite histori monumentale,që nga themelimi, për tu ndjerë pjesë e historisë Kombëtare. Do t’i mjaftonin fushatat e mëdha për shpëtimin e Kombit në vitet 1913- 1920, kur e patëm humbur Pavarësinë; do të ishte i mjaftë përfaqësimi i Vatrës në Konferencën e Paqës në Paris, Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve(realizuar nga ish Kryetari i Vatrës Fan S. Noli), Organizimi dhe financimi i Diplomacisë së Shtetit Shqiptar nga Vatra, kur nuk kishim shtet (përfaqësimi dinjitoz me Dekanin e Diplomacisë në Washington Ministrin Faik bej Konicën),fryma e saj në Kongresin e Lushnjës,  botimi për dekada i librave shqip dhe dërgimi i tyre në Shqipëri, organizimi i shkollave shqipe në SHBA dhe ruajtja e gjuhës kombëtare dhe traditave, Lobimi për Shqipërinë tek miqtë amerikanë dhe Europianë, Huaja Kombëtare që shpëtoi Shqipërinë nga kriza, Organizimi i Fondit të studentëve që nga vitet ’20-30 të Shekullit XX dhe sot,dërgimi i Trupave vullnetare të Vatrës për të ruajtë kufijtë jugorë të Shqipërisë dhe pjesmarrja e tyre në Luftën e Vlorës, dërgimi i Bandës Muzikore të Vatrës në vitet ’20 në Shqipëri dhe krijimi i Bandës muzikore të Shtetit Shqiptar”Hymni i Luftes se Vlores “Vlora-Vlora” ka per autor kreun e Bandes se Vatres, Thoma Nasi), lufta pa kompromis kundër diktaturës komuniste për 50 vite,etj …dhe sikur fare të mos punonte Vatra sot, ajo mbetet një monument historik në Kujtesën e Kombit.

Ndër punët e mëdha të Vatrës në shërbim të çështjes Kombëtare mbetet si gur i çmuar organizimi i Diplomacisë së munguar në mungesë të Shtetit të vdekur Shqiptar, barrë që u mor përsipër nga Vatra. Drejtuesit e Vatrës u kapën fort pas Deklaratës të Presidentit Wilson për vetëvendosjen e e kombeve.
Ndodhi çasti ftalum i 4 korrikut 1918, kur Noli, kryepari i Vatrës u takua me Presidentin Wilson. Në atë që është quajtur pelegrinazhi historik, i organizuar nga presidenti Wilson në Mount Vernon, në vendvarrimin  e presidentit të Parë të Amerikës, George Washington, “Vatra”  kishte dërguar dërguar  kryetarin e saj, Imzot Nolin, për të përfaqësuar Shqipërinë, dhe ia doli mbarë.

Noli shkoi me mision që të përcjellë tek Presidenti me Wilson, e vetmja shpresë për shpëtim, shqetësimin e Shqiptarëve për ruajtjen e pavarësisë të pasluftës. Noli ia arriti t’ia përcillte presidentit problemin shqiptar të kërcënuar nga fqinjët dhe Traktatet e fshehta të Evropës. Pas dy takimeve që realizoi me presidentin Amerikan, Noli i entuziazmuar i dërgoi Komisionit Qëndror të “Vatrës” mesazhin shpresëdhënës nga Washingtoni: “Udhëtimi im këtu triumfoi. Fola dy herë me Presidentin Wilson, i cili më dha shpresa të mëdha . . .”

Vatra e nisi organizimin e Diplomacisë së munguar që më 1916, kur caktoi me rrogë mujore diplomatin dhe patriotin e sprovuar Mehmet Konica, në Zvicër dr. Mihal Turtulli e Mithat Frashëri, ndërsa në Washington- Kostë Cekrezi dhe Erikson.

Vatra luftoi me të gjitha armët për të siguruar Pavarësinë e dalë në ankand nga traktetet e fshehta të Europës dhe shkelja e tokës shqiptare nga ushtritë e shteteve fqinjë, Greqi, Serbi, Mali i Zi. Fushata e Vatres  e 3 prillit 1917, ishte një triumf për të siguruar fonde për lobimin e miqëve amerikan dhe Europianë në Konferencën e Paqes në Paris, por edhe për t’i dalë zot vendit me mjete të tjera të Paqës dhe të Luftës. Që në vitin 1916, degët e Vatrës kishin nisë të krijonin pranë vetes së tyre në qendrat ku e ushtronin aktivitetin,në shtra e qyteza,  ato që u thirrën Trupat Vullnetare të Vatrës. Më pas këto trupa u unifikuan dhe stërviteshin në New England në drejtimin e patriotit Aqif Përmeti në, i cili e finalizoi punën e madhe kombtare duke u nisë vetë në krye të 200 Trupave me djemtë e vatranëve drejt Shqipërisë në fund të Shkurtit 1920 dhe mbeti atje për të organizuar Ushtrinë Kombëtare Shqiptare..

Po ashtu Vatra dërgoi bashkë me Trupat Vullnetare edhe Bandën Muzikore të saj, që i ra Shqipërisë kryq e tërthor nga Shqipëria e Mesme në atë të Jugut, duke i përshkuar viset shqiptare në këmbë që nga Durrësi, Elbasani, Korça, Gjirokastra, Tepelena e deri në Vlorë, ku u bënë pjesë e Luftës së Vlorës, dhe lanë si gjurmë këngën e njohur-Hymn”Vlora-Vlora” me muzikë të vatranit dhe kreut te Bandes muzikore Thoma Nasi.

Vatra ia arriti që të mposht propagandën e shfrenuar greke në Washington dhe Kryeqendrat e Europës se çdo ortodoks ishte grek dhe se viset e Jugut të Shqipërisë: Korça- Gjirokastar ishin vise greke! Në gazetat e zëshme të Amerikës dhe Europës, Vatra financoi botimin e shkrimeve që përcillnin të vërtetën dhe demaskonin propagandën shpifse greke dhe sllave.

Vatra i ka ndihë Kombit në të gjitha format, ishte ajo që i siguroi Shtetit Shqiptar një Hua Kombëtare rreth 200 mijë dollarë në kohë të vështira, ishte  Vatra ajo që dërgoi vatranët e shkolluar e me kulturë për t’i shërbyer Atdheut, duke çuar atje frymën e Perëndimit, paçka se gati të gjithë ata diktatura komuniste i pushkatoi, burgosi, internoi.Vatranët e sotëm ndjehen krenarë për paraadhësit e tyre, që i bënë aq shumë shërbime të vyera Kombit.

* Në Diellin e printuar gabimisht si autor është venë prej dizajnerit emri i nënkryetarit Bushati….

Foto- Vatra arkiv-  28 Prill 2012. Komisioni themelues i Vatrës. Nga e majta; Paskal Aleksi, Kristo Floqi, Elia Tromara, At Fan S. Noli, Llambi Chikozi, V. Dhimitri  dhe Faik Konica.

 

Filed Under: Editorial Tagged With: avokate kishin Vatrën, dalip greca, EDITORIA, Marrdheniet e Amerikës me Shqipërinë

NA I NXEFE SHUPLAKAT GJENERAL…!

April 14, 2016 by dgreca

Bisedë me shkas që nisi në ditëlindjen e 80-të të Kadaresë në Janar 2016 dhe përfundoi në ditëlindjen e 84-t të Pirro Manit, sot 14 Prill 2016/

Nga Dalip Greca*

Së bashku me një nga miqtë më të afërt të Pirro Manit, që prej kohës kur  la Koloradon për Nju Jorkun,  Veis Belliun, e vizitojmë jo rrallë “Gjeneralin” e skenës shqiptare në shtëpinë e tij në Harrison, një zonë e lakmuar nga njujorkezët. Edhe këtë herë Pirro na priti në krye të shkallëve të shtëpisë së tij së bashku me Pavlinën.

-Është i vetëm çifti sonte,- thotë me të qeshur regjisori…

Pjesa tjetër e familjes kishte shkuar për fundjavë jashtë Nju Jork-ut.

Pa mbaruar mirë përshëndetjet Pavlina e shtroi tavolinën. Biseda që në fillim kapërcen oqeanin. Qe fundjanari dhe po diskutonim rreth veprimtarive që u organizuan në Shqipëri, veçanërisht në Gjirokastër,  për 80 vjetorin e Shkrimtarit Ismail Kadare. Pirros i kishte mbetë në kujtesë thënia e Kadaresë se ishte tepruar me veprimtaritë kushtuar ditëlindjes së tij, ndërkohë që ishte harruar 17 Janari i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu…. Natyrisht që Kadare i meriton nderet.

Nga Kadare kaluam tek “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”…  Pyetjen e bëra unë, pasi Veizi ma kujtoi rrugës; Si ishte puna e nxefjes së shuplakave në Prishtinë në Vjeshtën e Vitit 1972?

…. Në fakt e kishim lënë një bisedë përgjysëm gjatë vizitës që patëm bërë paskthimit të  tij Verën e shkuar nga një vizitë në Shqipëri, ku Tirana dhe rrethet e Teatrit, aktorë të vjetër e të rinj, studentë të Akademisë së Arteve, media folën dhe shkruan shumë për “Epokën e Pirro Manit”. Në atë vizitë ta paskthimit nga Tirana, bashkë me ne ishte dhe Adem Belliu i Televizorit Kultura Shqiptare në Nju Jork, që e la kamerën hapur për të “vjelë” sa më shumë nga bsieda me Pirrron dhe Pavlinën…..

***

Këtë herë, unë kisha marrë me vete disa fletë të printuara nga gjurmët e shfaqjes të “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur” në Prishtinë në në vitin 1972. I pata kërkuar korrespondentit të Gazetës “Dielli” në Kosovë, gazetarit Behlul Jashari, që të hulumtonte në shtypin e kohës se si ishte pritë shfaqja e Gjeneralit aso kohe në Kosovë. Behluli kërkoi nëpër librari, nëpër koleksione gazetash, dhe diçka gjeti. I kisha kërkuar që mundësisht të takonte e të intervistonte personazhe që kishin qenë në shfaqje.

Në fakt nuk e pati të lehtë: Fatkeqsisht, më shkruante Behluli, shkrimtari, përkthysi, gazetari Vehap Shita, që ka shkruar për  vënien në skenë në Teatrin Krahinor të Kosovës, Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur të të madhit Pirro Mani, ka dy vjet që ka ndërruar jetë, ndërsa  shkrimtari e gazetari Musa Ramadani, redaktor i Kulturës për shumë vite në Gazetën Rilindja, që gjithashtu e ka ndjekur nga afër shfaqjen dhe ka shkruar për të, tani nuk është mirë me shëndet, por gjithësesi biseduam në telefon dhe atij i kujtohej mjaft mirë  shfaqja dhe ende i ruante të fuqishme mbresat nga shfaqjet e Gjeneralit….E kujton Pirron si gjeneral të Skenës…

Ia lexoj Pirros letrën e Behlulit, dhe e shoh se si i shkëlqejnë sytë….Tek dëgjon mesazhin e gazetarit nga Prishtina, bëhet më i vëmendshëm, pastaj duket sikur përhumbet në mjegullën e kohës dhe nga rrathët e kujtesës kërkon të kapë gjurmët e asaj shfaqjeje ….

– Ka qenë një shfaqje e madhe…Pata më shumë liri regjisoriale atje në Prishtinë. E shfryva dufin e censurës dhe autocensurës. Realizova një shfaqje moderne me të gjitha mejtet skenike që më jepte liria.Në Kosovë shkeleshin liri të tjera, por jo si në Shqipëri, ku gjithçka censurohej, veçanërisht në fushën e krijimtarisë… Nuk kisha mbi kokë atje “Kontroll Partie”, siç i thoshim ne, Këshilli Artistik, që bënte skanerin e shfaqjes para se të shkonte tek publiku….

Biseda ngrinë…. Për një çast Gjenerali i skenës shqiptare, heshtohet… Për disa minuta dëgjojmë frymarrjen e  tij të shpeshtuar.Duket se po e përjeton atë që ka lënë atje në Prishtinë, pjesë nga vetja.

Më pas, sikur të ishte kujtuar për diçka, më thotë: Nuk arrij t’i bashkoj të gjitha copëzat e atij përjetimi që zgjati më shumë se 6 muaj në Prishtinë. Shkroi shumë shtypi atje për Gjeneralin. Mbaj mend se njëra nga gazetat e asaj kohë pat vënë një titull që më mbeti në mendje për shumë kohë ”Na i nxefe shuplakat Gjeneral!”….Në fakt ma kishin thënë këtë shprehje edhe me zë pas shfaqjes”Na i nxefe shuplakat Gjeneral”…Më pëlqente shumë ky kompliment. Kaq, s’mund të thonin më shumë në atë kohë…

***

… Gazetari nga Prishtina më kishte dërguar disa faqe të librit të shkrimtarit Vehap Shita”Kur ndizen Dritat”, libër i botuar pesë vjet pas shfaqjes në  Prishtinë, në vitin 1977, dhe që mund të gjendet sot edhe në bibliotekën e Universitetit të Urbanës në Illinois, këtu në SHBA.

Shkrimtari, kritiku Shita, shkruante: Pa marrë parasysh se romani i Ismail Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” është vepër e njohur, e çmuar si një nga më të bukurat në Letërsinë bashkohëse shqipe, drama që Pirro Mani kishte thurur me lëndën e romanit, edhe si autor i dramatizimit, edhe si regjisor, të jep përshtypjen e një spektakli teatral më vete. Pirro Mani ka ndjekë rrugën e inskenimit realist spektakolar, por me tendencë të dukshme që të mbeten gjithnjë në plan të parë idetë e veprës.

Pirro Mani e kishte parim profesional, që të mos i hynte në pjesë autorit, por ai i ngjizte veprës shpirtin e tij regjisorial, dhe vepra fitonte atë ç’ka i mungonte.

Në kujtesën e Pirro Manit”Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” ka një peshë të shumfishtë. Kadare ia pat dhënë të parit dorëshkrimin e “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur”, ende pa u botuar si libër. Ishte tronditur Pirrua nga dramaciteti dhe ankthi që mbartëte subjekti. Ndërsa e përpintë së lexuari, mendjen e kishte në skenë….Kur doli libri nga shtypi, Pirro ishte nga të parët që e mori nga autori me autograf. Në mendjen e tij nisi endja e pëlhurës skenike, që në Prishtinë pat më shumë liri e fantazi krijuse.

Pirro kujton kohën e largët të shfaqjeve në Kosovë. Ishte Vjeshtë e vitit 1972. Atë kohë drejtor i Teatrit të Prishtinës ishte shkrimtari dhe poeti i zëshëm i Letërsisë Shqipe Azem Shkreli. Përgatitjet me Trupën e  Prishtinës kishin vazhduar rreth gjashtë muaj. E kujton si sot…Kur Pirro pat krijuar bindjen se gjithçka ishte gati, nisur nga praktika në Shqipëri, ku Partia kontrollonte gjithçka, dhe pa viston e saj nuk jepej shfaqja, kishte shkuar për të takuar e për tu këshilluar me drejtorin e Teatrit.

– Pse është munduar regjisori deri tek drejtori?, i pat thënë Azem Shkreli me të qeshur.

Pirro iu përgjigj pyetjes me pyetje:

– Kur do ta mblidhni Këshillin Artistik, që të kontrollojë shfaqjen dhe të na lejoji ta shfaqim për publikun?  Unë jam gati, që nesër…

Nuk e kishte mbaruar fjalinë e dytë, kur drejtori-shkrimtar, pat shprehë habinë:- Çfarë Këshilli Artistik po thua, he burrë? Nuk kemi Këshillë ne këtu. Ti je regjisori, e ti je Këshilli artistik. Nuka ka punë Këshilli Artistik me vizionin tënd, me realizimin tënd regjisorial s’ka punë njeri! Ti je Këshilli, përsëriste dhe qeshte shkrimtari -drejtor.

Pirro është habitë për vete. Ç’thotë ky Azem Shkreli? Po Partia, breeee? Po vija….?! Po Kontrolli punëtor…Po Bashkimet Profesionale…Po ai, i madhi fare…nuk do të dërgonte përfaqësues ai…

I kishte drejtuar dhe një pyetje drejtorit:- Po a nuk bëhet këtu shfaqje gjenerale para Këshillit Artistik?

– Jo pra jo, je ti mbreti i skenës, je ti Gjenerali….

U kthye tek trupa dhe intensifikoi provat. Gjithçka iu duk se ishte gati. Gjenerali, që luhej nga Shani Pallaska-pionier i aktrimit Kosovar dhe Prifti i luajtur mjeshtrisht nga i madhi Istref Begolli, ishin shkrirë me skenë sipas vizionit të regjisorit Pirro Mani, ashtu siç edhe Plaka Nicë në fiksimin e saj tronditës, e mishëruar fort bukur nga loja e përsosur e Melihate Ajeti, që dukej se “Nica” e saj vinte nga një tjetër planet, si jashtoksore, për t’ia prishur  gëzimin gjeneralit.

Publiku Kosovar e mbajti frymën pezull gjatë shfaqjes. Pirro kujton momentin e shfaqjes së plakës Nicë… Halucinacionet e Gjeneralit… Tronditja nga kontrastet e thella…Fantazia e Pirro Manit kishin krijuar një mjedis të kontrasuar me Kryqe, varreza pushtuesish,e zeza e hijeve të mortit, skeletet e veshura me najlon, ishte e frikshme fëshfëritja e tyre, ndjesia e vdekjes që zotëronte skenën, pastaj skena e bardhë e dasmës,daullet e dasmës, valltarët që  kërcenin në skenë, këngët polifonike me interpretim modern…Ishte një shfaqje ekspresioniste, që diktoi respekt në qarqet teatrore…

Publiku kosovar e priti shfaqjen me duartrokitje të zjarrta. Ishte dhe Kadare në shfaqje. U gëzua shumë kur pa atë pritje aq të ngrohtë. Morën pjesë edhe nga teatri Serb, ai Podgoricës, i Novi Sadit. Të gjithë e vlerësuan.Ishte diçka ndryshe…(Lexoje te plote ne Diellin e Printuar)

Filed Under: ESSE Tagged With: dalip greca, Na i nxefe shuplakat Gjeneral, Pirro Mani

VIZITA E LULZIM BASHES NË VATËR, KONVENTA E EDI RAMËS DHE DIASPORA E AMERIKËS

March 31, 2016 by dgreca

Me 20 mars 2016 Kryetari i demokratëve shqiptarë, Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja Aurela, deputetet Jorida Tabaku e Gent Strazimiri dhe Ish Ambasadori Shqiptar në Londër-Mal Berisha, bashkëbiseduan për 3 orë me vatranët./

NGA DALIP GRECA*/

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Z. Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja Aurela, nga deputetët Jorida Tabaku e Gent Strazimiri dhe ish Ambasadori i Shqipërisë në Londër Mal Berisha, kanë lënë si takim të fundit atë me Vatrën, siç u shpreh ai “Qershia mbi Tortë”-ëmbëlsira për në fund.Takimi u realizua ditën e Dielë, 20 Mars 2016, nga ora 3 deri në 6 pasdite. Kryetari i demokratëve iu është përgjigjur miqsisht kritikave të vatranëve pse Vatra u njoftua për takimin vetëm një ditë me parë dhe pse u la për në fund ky takim?!

Në fakt Vatra është një institucion që mbart historinë më të spikatur të Shqiptarëve të Amerikës dhe askush nuk mund ta zëvendësojë atë, askush nuk mund ta anshkalojë Vatrën, askush nuk mund të tentojë bashkim të diasporës pa Vatrën, askush nuk mund të lozë me Vatrën, qofshin këta edhe nga ata që bëjnë dredhi për Kryebari, thënë më shqip, që përpiqen të luajnë rolin e “kryepleqëve” të komunitetit, pa i zgjedhur kush, e pa e pasë statusin e “kryeplakut”. Federatës me emrin simbolik”Vatra Shqiptare” e pagëzuar me këtë emër nga Faik Konica, do t’i mjaftonin 104 vite histori monumentale,që nga themelimi, do t’i mjaftonin fushatat e mëdha për shpëtimin e Kombit në vitet ’20-45, kur e patëm humbur Pavarësinë; do të ishte i mjaftë përfaqësimi i Vatrës në Konferencën e Paqës në Paris, Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve(realizuar nga ish Kryetari i Vatrës Fan S. Noli), Organizimi dhe financimi i Diplomacisë së Shtetit Shqiptar nga Vatra, kur nuk kishim shtet (përfaqësimi dinjitoz me Dekanin e Diplomacisë në Washington Ministrin Faik bej Konicën), botimi për dekada i librave shqip dhe dërgimi i tyre në Shqipëri, organizimi i shkollave shqipe në SHBA dhe ruajtja e gjuhës kombëtare dhe traditave, Lobimi për Shqipërinë tek miqtë amerikanë dhe Europianë, Huaja Kombëtare që shpëtoi Shqipërinë, Organizimi i Fondit të studentëve që nga vitet ’20-30 të Shekullit XX dhe sot,dërgimi i Trupave vullnetare të Vatrës për të ruajtë kufijtë jugorë të Shqipërisë dhe pjesmarrja e tyre në Luftën e Vlorës, dërgimi i Bandës Muzikore të Vatrës në vitet ’20 në Shqipëri dhe krijimi i Bandës muzikore të Shtetit Shqiptar, lufta pa kompromis kundër diktaturës komuniste për 50 vite,etj …dhe sikur fare të mos punonte Vatra sot, ajo mbetet një monument historik që nuk mund ta anashkalojë askush këtu në SHBA apo shtetarët që venë e vijnë, apo ata që telekomandojnë që nga Tirana dhe mendojnë për konventat e Diasporës, pa Vatrën. Dikush ka hartuar një listë me organizata kryetarësh fiktivë, lista me shoqata katundesh a krahinash,me përfaqësues që s’dihet se kë përfaqësojnë dhe këtë e paraqesin si bashkim komunitetit!

Çudi, duket se koha përsëritet me reminishencat e para 100 viteve, Kur Faik Konica konstatonte: “Që më 1896 e gjer më 1910, kam parë disa dyzina shoqëri shqiptarësh të lindin, të vikasin, të rriten pak dhe të vdesin. Pyes veten, Pse? Pa dyshim një nga shkaqet e para është karakteri i shqiptarëve, të cilët si individualistë të mësuar të rrojnë dhe të veprojnë veç e veç, nuk janë të zotët të lidhen për një qëllim të përbashkët, të dëgjojnë dhe të pyesin njeri-tjetrin”.

– Faik Konica, gazeta “Dielli”, Nr 51, viti 1912…(Katundet, qytetet, krahinat u bashkuan dhe krijuan Vatrën. Po Sot, të kthehemi prapë tek katundet?)

… Pas takimit të Vatrës me Lulzim Bashën nëpër Komunitet nisën sërish diskutimet e thekura të shqiptarëve nëpër kafenetë: Pse presin vetëm demokratët këta të Vatrës dhe nuk presin socialistët?! Përse nuk e presin Edi Ramën?

Natyrisht që Vatra është e të gjithë shqiptarëve, por ajo nuk do ta marrë për dore Kryeministrin t’i tregojë derën dhe t’i lutet “Aman, eja në Vatër”. Nëse ai do ta ndjente “peshën historike” të Vatrës si monument i shqiptarëve të Amerikës, natyrisht që do ta gjente vetë derën, por nuk i intereson. Madje ai po tenton që të organizojë në të ardhmen jo të largët edhe një Konventë me diasporën në Tiranë, ç’ka e ka biseduar gjatë takimit të fundit në Nju Jork me një pjesë të besuarish të tij, e tenton këtë edhe pse i ka hequr diasporës së Amerikës shërbimin më elementar, atë Konsullor, me traditë më shumë se 100 vjeçare, që nga viti 1921. Ai do të mbahet mend si Kryeministri që mbylli Konsullatën në Nju Jork.

Kur Kryeministri erdhi në vizitën e parë pas marrjes të Mandatit, në shtator 2013, Vatra e respektoi dhe një përfaqësi e saj me Kryetarin, sekretaren dhe Editorin, shkuan dhe e takuan në rezidencën e tij të përkohshme në Hotel në prani të Ambasadorit Ferit Hoxha. Folën hapur, i paraqitën edhe një Promemorje me shkrim, që në thelb kërkonte: Dekomunistizim të Shoqërisë shqiptare, dekriminalizim, drejtësi të pavarur, hartimin e  Ligjit të lustracionit, realizimin e integrimit real të shtresës së ish të përndjekurve,luftë kundër korrupsionit,dënimin e krimeve të Komunizmit, dhe hartimin e një Ligji real për pronat, pa harruar dhe problemet e çështjes kombëtare, përfshi dhe Çështjen Çame. Z. Rama, ironizoi kërkesën e Vatrës për luftë kundër Komunizmit dhe simboleve të tij, duke u shprehur”Kjo lufta kundër komunizmit ka mbaruar me vdekjen e Enverit…” Se sa kishte mbaruar komunizmi e pamë kur Ministrat e Ramës përkuleshin para fotografive të Enver Hoxhës dhe vetë Rama rrethohej nëpër festat e së majtës me portrete të diktatorit.Që nga ajo ditë, Rama, e ka harruar Vatrën dhe Promemorien e saj…Ai i bën takimet në mënyrë ilegale në Nju jork,shkon në bazat e tij tek Rusët e gjetkë, apo mbledh një grup të përzgjedhur prej tij për të “qarë hallet e Diasporës”, ku natyrisht përjashtohet Vatra….

***

…Por le të kthehemi tek kronika e takimit të së Dielës të 20 marsit 2016 të mysafirëve demokratë me vatranët mikpritës.Kryetari i Vatrës e ka pritë në hyrje të ndërtesës grupin e mysafirëve, që iu printe Basha. Natyrisht që salla e Vatrës ishte e vogël për një takim të tillë, ku një pjesë e vatranëve qëndruan në këmbë. Në këtë takim kanë ardhë edhe përfaqësues të degëve të Vatrës jashtë Nju Jork-ut, si nga dega e Michiganit(zv/kryetari Mondi Rakaj) dhe e  Hartfordit(Zv/Kryetari Ilir Kola).

Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj u ka uruar mirëseardhjen mysafirëve.Ai tha se me z. Basha jemi takuar dhe herë të tjera, këtu në Vatër, por edhe në Tiranë. Z. Basha e ka vizituar Vatrën në vitin jubilar të 100 vjetorit, ndërkohë që ka pritur grupe të Vatrës në Tiranë, siç ishte dhe rasti kur ai fitoi Bashkinë e Tiranës si Kryebashkiak, apo rasti i dekorimit nga Presidenti Nishani i vatranëve martirë etj.

Dr. Buçaj i ka njohur mysafirët me veprimtaritë e Vatrës, të cilat nga 100 vjetori kanë shënuar një rritje të dukshme, ç’ka ka shtuar edhe numrin e degëve, edhe rritjen e numrit të vatranëve.Vatra, tha dr. Buçaj, nuk e ka sot luksin e figurave të mëdha të ish themelusve dhe drejtusve të saj eminentë, si Fan S. Noli e Faik Konica, Kristo Kirka e Kristo Dako,Bahri Omari e Kostë Cekrezi, Aqif Përmeti e

Kolë Tromara, e të tjerë, por ajo asnjëherë nuk e ka ndalë punën e saj për çështjen Kombëtare. Shtëpia e Vatrës e ka pasë dhe do ta ketë derën hapur për bashkatdhetarët që vijnë nga vendlindja.Ne ndjehemi krenarë kur bashkatdhetarë, të zgjedhur, politikanë,intelektualë,shkrimtarë, gazetarë, kryetarë komunash, nga Lugina e Preshevës, Bujovci, Prishtina,Tirana, Malësia dhe Ulqini, Tetova dhe Shkupi, e kanë bërë shtëpinë e Vatrës si një ndalesë të domosdoshme për çështjen Kombëtare. Kush punon mirë për Kombin dhe forcimin e demokracisë ka pasë dhe do ta ketë mbështetjen e  Vatrës.

Ne tha z. Buçaj, e kemi përgëzuar Qeverinë e Partisë Demokratike, kur ajo ka punuar mirë për çështjen Kombëtare, por edhe e kemi kritikuar për probleme e qëndrime që nuk përputhen me ato të Vatrës, siç është psh ndërtimi i varrezave greke në tokën shqiptare, problemi i pronave, korrupsionit,lufta kundër krimit etj.

Të njëjtën gjë bëmë edhe me qeverinë e Edi Ramës. Ia thamë fare shkoqur në takimin e shtatorit 2013, se nëse do të punonte për Kombin, do të luftonte pa kompromis kundër korrupsionit, do të luftonte krimin, do të vendoste drejtësi në kthimin e pronave pronarve të ligjsshëm, do të dekomunistizonte Shoqërinë dhe do t’i hapte rrugën lustracionit,Vatra do ta mbështeste. Por ai e harroi takimin me Vatrën dhe i ktheu shpinën asaj.

Vatra, tha kreu i vatranëve, ka shërbyer si  një urë e fortë lidhjeje për forcimin e marrdhënieve amerikano-shqiptare,që në fillesën e këtyre marrdhënieve, dhe po ashtu ka dhënë kontribut të veçantë edhe në këto 25 vite të pasrrëzimit të Komunizmit.Ne tha dr. Bucaj, e mbështesim fort punën e ambasadorit amerikan në Tiranë z. Donald Lu, për reformën në drejtësi, Byronë e Hetimit, luftën kundër korrupsionit etj.

Takimi i demokratëve me vatranët ka qenë i hapur dhe debati i lirë. Palët kanë folë drejtëpërsëdrejti, pa dorashka, pa i fshur asgjë njëri-tjetrit.Vatranët kanë bërë edhe kritika të forta për përmirësime në punën e Partisë Demokratike.

Në debat janë përfshirë shumë nga pjesmarrsit, me mesazhe, pyetje, sugjerime e alternativa. Kanë folë dy nënkryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, Lek Mirakaj dhe Mithat Gashi, Nazo Veliu, Musli Mulosmanaj, Muhamet Omari, Marjana Bulku, Ylli Dosku, Uka Gjonbalaj,Mimoza Dajçi, Bashkim Musabelliu, Ndoc Gjergji, e të tjerë.

Lekë Mirakaj, anëtar i Këshillit të Vatrës, ish i përndjekur politik i regjimit komunist, i tha z. Basha se duhet të kenë më shumë besim tek ish të përndjekurit.Bijtë dhe bijat tona, tha ai, janë shkolluar në Amerikë dhe Europë. Aktivizojini ata. Lufta për dekomunistizimin e shoqërisë, duhet bërë pa kompromis dhe jo me fushata. Rikthimi i hijes së Enver Hoxhës është bërë në sytë tuaj. Ju nuk kishit çfarë prisnit kur një Ministër i Qeverisë së Majtë, siç ishte ai i Drejtësisë, Nasip Naço, përulej para Enver Hoxhës, ju atëherë duhej ta braktisnit Parlamentin (siç vepruat me Prengën) dhe të vinit kusht se pa shkarkimin Ministrit enverist nuk ktheheshit në Parlament. Do të kishit edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve pasi mbronit një kauz të drejtë.

Nënkryetari i degës së Vatrës së Michiganit Mondi Rakaj, përcolli mesazhin e degës së Michiganit,të vatranëve të asaj dege dhe në veçanti të kryetari Alfons Grishaj. Elisa Malile, mbesa e vatranit të vjetër Vagjel Lacho, shefe e financave pranë zyrës së Senatorit amerikan Gary Peters në Michigan, i ofroi bashkëpunim kryetarit demokrat në emër të zyrës së Senatorit.

Mithat Gashi, anëtar i kryesisë së Vatrës, në fjalën përshendetëse, ndau me pjesëmarrësit një aktivitet të Zoti Bashës para 19-vjetësh në lidhje me Kosovën. Z. Gashi, theksoi, “Në mars të vitit 1997, unë shkrova një peticion për gazetën ‘The Neë York Times’ në lidhje me paskatësitë e raportimeve që gazeta bënte për Kosovën, dhe Z. Basha është një ndër nënshkruesit e këtij peticioni, pra aktiviteti i tij për çashtje kombëtare fillon qysh kur Z. Basha ishte student në Hollandë.” Ne fjalën e tij, Z. Gashi tha: Duhet të theksojmë që të gjitha të mirat dhe të këqijat që ka tejkaluar dhe po kalon populli shqiptar janë si rrjedhojë e politikanëve që kanë qeverisë vendin tonë gjatë këtij një-çerek shekulli. Kam disa shqetësime për të cilat nuk kërkoj përgjëgje, por shpresoj të reflektoni mbi qendrimin e Partisë Demokratike në lidhje me keto tema, disa prej të cilave u përsëritën gjatë kësaj bisede: 1.Vartësia e tepërt e qytetarit shqiptarë në institucionet shtetrore: Qytetaret kanë krijuar përshtypjen se po të veshën me karrigen e shtetit, pasurohesh. Kjo është si rrjedhojë e propogandave partiake që u bëhet votuesëve, sidmos gjatë procesit elekoral. E keqja është se çdo punë shtetërore, lidhet me mbështetjen politike që një qytetarë i jep apo nuk u jep një partie politike gjatë fushatës zgjedhore. Qytetarët kanë përshtypjen se po të fillojnë një punë në shtet, do të pasurohen dhe do të rregullojnë gjendjen ekonomike.Vartësia në këtë mënyrë në institucionet shtetrore nuk e zhvillon ekonominë e vendit. Kjo lidhet me shqetësimin tjeter;

2.Pasurimi i zyrtareve më të lartë të qeverisë që kalon çdo cak të normales dhe etikës njerëzore. Ministra dhe zyrtarë të lartë që kanë qenë dhe janë në qeverisje kanë akumuluar pasuri dhe po të përdorim metodat më të fundit statistikore do të diltë që propabiliteti i akumulimit të miliona dollarëve në një kohë shum të shkurtër  të dhjetra zyrtarëve të shtetit shqiptarë është jashtë normalës.

3.Vonimi i ngritjës së një tribune gjyqsore për të gjykuar krimet e komunizmit: Kanë kaluar 25 vjet dhe ju dhe kryesia e Partisë Demokratike duhet të keni një pozicion të kthjelltë mbi këtë çështje.Dekomunistizimi i vendit nuk mund arrihet pa një tribunë gjyqësore që të merret me krimet e komunizmit, të paktën për hirë të historisë, dhe për hirë të së vërtetës;

4.Kthimi i pronës, i tokave, që sistemi komunist i konfiskoi me dhunë: Ligji 7501 u vu në korrik të vitit 1991 në kushte jo normale, ku 170 deputetë socialistë (komunistë), 75 deputetë të Partisë Demokratike (një pjesë ish-komunistë) dhe 5 të Omonia-s. Brenda 8 ditëve u moren vendime, për të cilat, edhe nga ana teknike nuk kemi informata të kthjellta se sa deputetë ishin pro dhe sa ishin kundra, por dihet që të gjithë deputetët kanë qenë të ndikuar nga mentaliteti komunist sa i përket konceptit të pronës private.

  1. Forma e regjimit: Ne vitin 1997, në kushte të vështira dhe të papërshtatshme u krye një Referendum. Shumë burime tregojnë se votat ishin me shumicë në favor të Morarkisë, por pati manipulime.Pavaresisht bindjeve te mija politike sa i përket formës së regjimit, duhet të përsëritet referendumi.Populli ka të drejtë që me vota të lira të vendosë formën e regjimit.
  2. Se fundi, është keqardhje që Reforma në drejtësi, për të cilën, debatohet sot, është presion nga Amerika, dhe jo vullnet politik i shqiptarëve….

Zoti Basha në fjalën e tij përshëndetse ka falenderuar Vatrën, kryesinë dhe strukturat e saj për punën e vazhdueshme kombëtare për më shumë se një shekull. Ne ndjehemi vatarnë mes jush, tha Basha dhe duke drejtuar vështrimin nga bashkshortja, ai tha se familajrisht jemi me Vatrën. Aurela është mbesë vatrani, gjyshi i saj ishte aktiv në Vatrën e Nolit dhe të Konicës.
Kryetari Basha i ka njohur vatranët me alternativën e PD për të nxjerrë vendin nga kriza dhe për t’iu kthyer shpresën shqiptarëve.

Pasi përshkroi me detaje vizitën e tij në Departamentin e Shtetit, takimin me Miqtë e Shqipërisë, kongresmenë e senatorë, takimin me Këshillin e Atlantikut, Basha tha se tre janë çështjet kryesore, për të cilat ai dhe delegacioni i tij diskutuan dhe morën mbështetjen e Shteteve të Bashkuara: 1- Dekriminalizimi, 2- Reforma në drejtësi dhe 3- Zgjedhjet e lira e të ndershme.

Ai denoncoi Qeverinë Rama: “Kjo qeveri e di që gjykimi popullor po të bëhet sot, apo të ardhmen e afërt dhe do ta nxjerrë menjëherë në opozitë. Ndaj po merr të gjitha masat që t’i rrethojë zgjedhjet e ardhshme me kriminelë dhe me paratë e korrupsionit.

Ato 1 miliard e 200 milionë dollarë që i mungojnë buxhetit të shtetit, që nuk u bënë kurrë shkolla, spitale, rroga e pensione e që i bien 400 dollarë për frymë; nga ato 400 dollarë për frymë, këta mendojnë se ditën e zgjedhjeve duke iu ndarë nga 20 apo 15 dollarë për frymë do t’i blejnë edhe katër vitet e ardhshme. Po ta shikojmë vetëm matematikisht, është një biznes i mirë, apo jo?! Merr 400 për vit e kthe 20 për katër vjet, tha Basha.

Por sigurisht është rrënim, shkatërrim i pakthyeshëm i Shqipërisë dhe shanseve të saj për të ecur përpara. Prandaj, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëria numër një që Shqipëria të ecë përpara dhe këtu kam kërkuar dhe kam marrë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Basha. Më tej, kreu demokrat sqaroi:“Çfarë do të kërkojmë ne konkretisht?
Së pari, votim dhe numërim elektronik për të kufizuar mundësitë e krimit dhe njerëzve të pushtetit që vijnë me trastat e korrupsionit që të blejnë apo intimidojnë votuesit, që të blejnë apo intimidojnë numëruesit e votës.

Së dyti, kufizimin e përdorimit të parasë në fushatë. Duke parë modele edhe të financimit 100% të partive politike nga financat publike dhe kriminalizimin e financimit privat.

Dhe së treti, auditimin strikt të partive politike, jo sa marrin por sa shpenzojnë. Po të shohësh se çfarë shpenzojnë e kupton se interesat e tyre të lidhura me interesat e oligarkëve mundësojnë që në fushatat elektorale të hidhen miliona e miliona euro në çdo qytet, me një qëllim, kapjen dhe blerjen e vullnetit të qytetarëve.

Por parakusht për këtë është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, nxjerrja e kriminelëve jashtë Parlamentit, jashtë bashkive dhe zyrave të tjera të pushtetit ku kanë ardhur e ku tashmë janë të paligjshëm në raport me legjislacionin e vendit, në raport me ligjin për dekriminalizimin.

Reforma në drejtësi, po jo ashtu siç e do kryeministri, që t’i presë këmbët, duart, gjuhën drejtësisë në mënyrë që të mos veprojë aty ku duhet të veprojë sa më parë, ku është lufta,kundër korrupsionit. Por një drejtësi të pavarur, profesionale, të trajnuar nga SHBA-të. Një Byro Kombëtare të Hetimit që detyrë të parë të kenë vënien para drejtësisë të zyrtarëve të nivelit të lartë që vjedhin shumat e parave në nivele të tilla marramendëse. E duke bërë këtë deprivojnë fëmijët dhe familjet shqiptare nga buka e gojës, nga vendet e punës dhe nga zhvillimi. Këto janë tre çështjet për të cilat në Uashington kam marrë jo vetëm mirëkuptim por edhe mbështetje të madhe”, u tha Basha vatranëve. Basha foli edhe për shfrytëzimin e resurseve të diasporës në përgjitëhsi dhe Vatrës ën Vecanti. Ai tha se Partia Demokratike do të tentojë të çojë në Parlament 35 për qind të rinj.

Drejtuesit dhe anëtarët e VATRA-s dhanë mbështetje dhe inkurajuan vazhdimin e aksionit politik të opozitës duke ofruar dhe ndihmën e tyre.

* Botuar në Diellin e printuar, mars 2016, me titull: LULZIM BASHA: NUK MUND TA MENDOJ NJË VIZITË NË AMERIKË PA U TAKUAR ME VATRANËT

 

Filed Under: Analiza Tagged With: dalip greca, diaspora e amerikes, KONVENTA E EDI RAMËS DHE, ne Vater, VIZITA E BASHES

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 80
  • 81
  • 82
  • 83
  • 84
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT