- Bisedë e kryeredaktorit të Gazetës Dielli, Dalip Greca me Dr. Gentian Toshkezi MD,Neurokirurg, Assistent Professor në Departamentin e Neurokirurgjisë në Thomas Jefferson University Hospital- Philadelphia PA-
- Ne SHBA ka 3 studime me përdorimin e 2 vaksinave, që kanë filluar në pacientë, dhë një e tretë nis në prill me testime në njerëz. Do të duhet një kohë relativisht disa mujore për të parë nëse këto vaksina janë efikase dhe janë të sigurta, pa efekte anësore…
Dr.Gentian Toshkëzi është ndër ata mjekë shqiptar, që falë vullnetit dhe pasionit, ka arritë suksese të shkëlqyera gjatë karruierës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është Assistent Profesor në Thomas Jefferson University në Philadelphia, ku jo vetëm operon pacientë me sëmundje të ndryshme në kokë dhe shtyllë kurrizore, por edhe trajnon brezin e ri të specilizantëve dhe studentët; është i angazhuar në punë kërkimore shkencore me studimin dhe zhvillimin e teknikave neurokirurgjikale më bashkohore, dhe botime të shumta në revista dhe kapituj librash për specialitetin e neurokirurgjisë.Shpesh herë ai ftohet në konferenca kombëtare dhe jashtë Amerikës për të mbajtur leksione, siç ishte rasti i fundit në Paris, ku u ftua nga Shoqata e neurokirugëve të Francës. Unë u lidha me dr. Gentian Toshkëzin dhe iu luta për një bisedë për gazetën Dielli. Ai pranoi me kënaqësi. Ndiqeni bisedën:
Dielli: Doktor, a jeni Ju të përfshirë në betejën kundër Panepidemisë të COVID-19 dhe në ç’formë?
Dr.Toshkëzi- Po jam pjesë e betejës.Që prej më shumë se dy javësh kam ndërprerë operacionet elective jo urgjente në bazë të rekomandimeve që kemi marrë për të suportuar luftën kundër COVID19 :
- Për të ulur riskun e infektimit dhe të komplikacioneve postoperatore te pacientët
- Për të ruajtur pajisjet që përdorim në operacion maska syze mbrojtëse apo veshje mbrojtëse dhe ti kalojmë në përdorim të staffit që ka kontakt të drejpërdrejt me të sëmurin
- 3- menaxhoj pacientët në ICU ku tashmë është kthyer në një pavion me të sëmurë COVID
- -Si pjesë e stafit mjekësor jemi në gadishmëri për të plotësuar nevojat për të përballuar fluksin e të sëmurëve me covid nëse do ketë pakësim të mjekëve nga prekja e COVID ose rritje e fluksit të pacientëve përtej kapaciteteve normale.
Dielli – Si është një ditë pune juaja? Çfarë ka ndryshuar tani në kushtet e krijuara të krizës.
Dr.Toshkëzi- Të hënë, të marte, dhe të enjten zakonisht operoj. Dita fillon me vizitën në pavion të pacientëve të shtruar përpara orës 7 të mëngjesit dhe në 7:30 filloj operacionet që mund të jenë 2-3 në ditë dhe me kohëzgjatje të ndryshme. Ditën e mërkurë dhe të premte shoh pacientë në zyrë me një skexhëll të paracaktuar duke filluar nga ora 8 e mëngjesit, deri në 5 mbasdite. Përveç këtyre kam një serë mbledhjesh takime me administratën, apo përfaqësues të industris së healthcare me një program që paracaktohet nga stafi i zyrës time ku kam 3 assitente dhe sekretaren. Më shumë se 10 ditë në muaj jam ON call për urgjenca neurokirurgjikale.
Çfarë ka ndryshuar me panepideminë e COVID 19? Shumë gjëra kanë ndryshuar:
- Pezullimi dhe shtyrja e gjithë operacioneve elective deri në 14 prill ose edhe më shumë në varësi të udhëzimeve
- Për të mbrojtur dhe mos ekspozuar pacientët në ditën që i shoh në zyrë kam kaluar në sistemin telehealth kur vizitat bëhen në mënyrë virtuale nëpërmjet kameras dhe kompjuterave me lidhje online.
- Përdorim masa ekstreme të mbrojtjes nga çdo pacient për të evituar ekspozim të mundshëm me COVID 19, maska mbrojtëse sapo hyhet në spital.
- Në PA ka deri sot 1700 raste me 16 vdekje, në Philadelphia kemi 475. Ka shume raste të shtruara që presin konfirmimin.
- Pacientët me symptoma janë të udhëzuar të kontaktojnë mjekun e tyre me tel ose telehealth ose të shkojnë në ER ku që në hyrjen e spitalit bëhet screening për symptoma të dyshuara dhe më pas bëhet testimi qoftë në ER ose në qendrat e testimit COVID që janë 20 në total përfshirë edhe qendrat Drive-through konfirmimi merret për 72 orë. Pacientët me symptoma si vështirësi në frymëmarrje apo me probleme të shumta shtrohen në spital dhe vendosen në izolim deri në konfirmim të testit.
Dielli: Siç shihet nga grafiku 24 orësh ka një rritje të dukshme të të infektuarëve. Si janë parashikimet për të ardhmen?
Dr.Toshkëzi- Ka një rritje eksponenciale të të infektuarve që do vazhdoj në rritje në ditët apo javët e ardhshme. Numri do vijë në rritje dhe qëllimi është të ngadalsojmë përhapjen që ti japim mundësi sistemit mjekësor në kapacitete që ka të përballojë një fluks në rritje gradule të pacientëve pa e bllokuar sistemin në tërësi me një numër që mund të dalë jashtë kontrollit dhe jashtë mundësive e kapaciteteve në shtretër pajisje apo staf mjekësor.
Dielli: Çfarë do të thoshit për natyrën e virusit?
Dr.Toshkëzi- Është një virus që ende nuk njihet mirë dhe ka rezistencë të madhe me përhapjë të fshehtë me rritje eksponenciale. Shumë pikëpyetje për natyrën e virusit nuk kanë akoma përgjigje të bazuar në fakte apo të dhëna të sakta.
Dielli: Mendoni se do të jetë një betejë afatgjatë? Flitet për kombinime ilaeçesh, flitet për kërkime shkencore për vaksinën, mendoni se njerëzimi do ta ketë shpejt vaksinën?
Dr.Toshkëzi- Besoj se do të jetë një betejë disa mujore dhe virusi do të jetë i pranishëm në formë indolente për tu rishfaqur sërish në forma të tjera. Ndërkohë që jemi në fazën ku bota është e sulmuar reagimi i parë është strehimi dhe mbijetesa po punohet për kundërsulm ndaj COVID 19 kjo nënkupton që janë ndërkohë në testim disa lloj trajtimesh që dhe pritet të shohim rezultate për të kuptuar më mirë cila strategji është më efikase dhe për këtë do duhet një kohë për të parë nëse këto terapi që po përdorim sot japin ose jo rezultat me një numër pacientësh dhe krahasime midis grupeve të testimit. Jemi në fazën e përdorimit të trajtimeve krysisht supportive dhe përdorim të medikamenteve në kushtet e “Compasionate Use’ kur i përdorim pasi nuk kemi studime të mirëfillta që të tregojnë se janë efikase.
Psh Hydroxichloroquina Azythromycin, Antiviralet, përdorimi i plazmës së personave të infektuar. Ndërkohë ka 3 studime me përdorimin e 2 vaksinave, që kanë filluar në pacientë në Amerikë, dhë një e tretë nis në prill me testime në njerëz. Do të duhet një kohë relativisht disa mujore për të parë nëse këto vaksina janë efikase dhe janë të sigurta, pa efekte anësore, dhe me marrjen e rezultateve do jemi në gjendje të themi nëse kemi një vaksine dhe sa e sukseshme do të jetë.
Dielli: A vihen re shqetësimet e Nju Jorkut në Pensilavani: Si mungesa e ventilatorëve, e shtretërve, pajisjeve mbrojtëse etj?
Dr.Toshkëzi- Ka një shqetesim për pamjaftueshmëri në pajisje duke përfshirë maska, veshje mbrojtëse, ventilatorë,apo edhe shtretër por duke qen se deri tani numri i të infektuarëve në PA është në përputhje me kapacitetet mjekësore deri tani është menaxhuar por po kërkohen zgjidhje për numrin në rritje të infektuarve. Mendohet që një spital i madh në Phialdelphia që u mbyll para disa muajve do të rihapet vetëm për të sëmurët e COVID 19. Masat izoluese në Philadelphia u morën një javë para NYC dhe kjo bëri një ngadalsim të përhapjes së infektimit.
Dielli: A keni informacion për bashkatdhetarët tanë atje, a ka të prekur prej tyre?
Deri më sot nuk kemi të dhëna për bashkatdhetarë të sëmurë por nuk përjashtohet mundësia.
Dielli: Dr. Toshkëzi, duke qenë se ky është kontakti i parë i lexuesëve të gazetës Dielli me Ju, a mund të na informoni se si ka shkuar karriera juaj në ShBA? Çfarë do të veçonit?
Dr.Toshkëzi- Karriera ime në USA nisi me vështirësitë që vetë emigracioni paraqet duke nisur nga zero. Unë mbarova Fakultetin e mjeksisë në Tiranë me medalje të artë mesatare 10 që mu akordua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në atë kohë Z. Mejdani. Duke qenë mjek me diplomë shqiptare iu nënshtrova testeve standarte në USA. Specialiteti i Neurokirurgjisë ka një kërkesë të madhe dhe numër shumë të kufizuar të vendeve për tu trajnuar kështu që përzgjedhja ishte shumë rigoroze. Falë punës disa vjeçare dhe përkushtimit arrita të përzgjidhem dhe trajnohem në State University of New York në departamentin e neurokirurgjisë për 7 vjet duke qenë chief resident.
Vështirësitë kanë qenë të shumta dhe vetëm pasioni, këmbëngulja dhe besimi në vetvete janë kyçi i suksesit,si për këdo. Vështirësitë na bëjnë të vlerësojmë më shumë atë që kemi arritur,
Dielli: Ju keni arritur deri në gradën e Asistent Profesor. Çdo të thotë kjo për Ju?
Dr.Toshkëzi- Tani jam Assistant Profesor në Thomas Jefferson University në Philadelphia, ku jo vetëm operoj pacientë me sëmundje të ndryshme në kokë dhe shtyllë kurrizore, por edhe trajnoj brezin e ri specilizantë dhe studentë, po ashtu jam i angazhuar në punë kërkimore shkencore me studimin dhe zhvillimin e teknikave neurokirurgjikale më bashkohore, sikurse dhe botime të shumta në revista dhe kapituj librash për specialitetin tim. Jam gjithashtu shpesh i ftuar në konferenca kombëtare dhe jashtë Amerikës për të mbajtur leksione.
Dielli: Kur dhe ku ka qene hera e fundit që jeni ftuar jashtë SHBA?
Dr.Toshkëzi- -Para pak kohësh isha i ftuar të jepja një leksion në Paris në konferencën e shoqatës franceze të neurokirurgjisë.
Dielli: Ju ka rastisur që të keni pacientë shqiptarë?
Dr.Toshkëzi- Po kam pasur shumë pacientë shqiptarë nga NY, NJ dhe Philladelphia, madje edhe nga shtete të tjera, dhe jam krenar që më jepet mundësia edhe këtu ti shërbej dhe mbështes bashkeatdhetarët dhe konunitetin tonë.
Dielli–Çfarë këshillash do të përcillni për bashkatdhetarët për situatën që po kalojmë përmes gazetës DIELLI?
Dr.Toshkëzi- Këshilla?- Te mbajnë një regjim të shëndetshëm dhe të kufizojnë kontaktet për të ruajtur veten e tyre të afërmit dhe miqtë!
Dielli: Faleminderit Dr.Toshkëzi që gjetët kohë të për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetës Dielli!
Dr.Toshkëzi- Kënaqësia ishte imja.