• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BOTIME NE DIASPORE- “Dallgë në zemër” & “Sy të pafajshëm…”, dy vëllime me poezi nga BESIM XHELILI

July 15, 2016 by dgreca

Pas botimit të dy veprave të fundit, vëllimit poetik “Besa” dhe romanit të tij të parë “1803”, që dolën nga botimi në mars të këtij viti, shkrimtari tetovar Besim Xhelili, i cili jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë, në prag të pushimeve verore sjell për lexuesit edhe dy vëllime të reja me poezi. Përmbledhja e gjashtë me poezi titullohet “Dallgë në zemër”, një poemëe gjatëliriko-epike me 183 strofë të shkurta 4-vargëshe lirike,kurse e shtata “Sy të pafajshëm…”,një përplasje klithmash emocionale-psikolirike. Botuesi të dy vepraveështëShtëpia Botuese “Atunis” nga Prishtina, ndërsa recensent PrendBuzhala.

“Të njëqind e tetëdhjetë e tri njësitë strofike me temë dashurinë në lirikat e vëllimit “Dallgë në zemër“, poeti Besim Xhelili i përkufizon me shenjën autoriale “183 lirika të dhimbshme dashurie“. Si është e mundshme që pikërisht emocioni më sublim i qenies njerëzore ngërthyeka dhe vuajtjen, dhembjen? Kjo tematikë e shndërruar tashmë në obsesion krijues, te libri i Besimit, posi te tema e librit të dytë të Komedisë Hyjnore të Dantes, Purgatori, përpiqet ta japë këtë përgjigje, gjithnjë në universin e erosit, në hapësirat e këndimit lirik mbi dashurinë.”, shprehet Buzhala. Ndërsa për vëllimin “Sy të pafajshëm…”, ai thotë: “Te ky vëllim, që mban një titull të metaforikes engjëllore, autori i drejtohet, si në librat tjerë, qenies që do, të dashurës. Dhe kjo thirrmë drejtuar ndjesive të tij, mendjes dhe zemrës së erosit, përplaset midis dy realiteteve, largësisë së kësaj qenieje dhe përgjërimeve të përmallshme, kujtesës, shpesh trajtën e klithmës, kurse poezia merr trajtën e një psikolirike të situatës emocionale, në të cilën gjendet protagonisti a folësi lirik që ligjëron në veten e parë. Është po ajo ndjesi që ligjëron tej fushë-hapësirave të arsyes, sikur ngjitet në lartësitë sublime të ekzistimit, një si kulm jete e gjallimi. Ai ligjëron me zemër të hapur, se asisoj dhuron dhe dhurohet, merr dhe jep:

“Nga unë ke çka të marrësh, më të fortën

Më natyroren, të fshehtën e të çiltrën.”

 Edhe redaktorët e librave kanë dhënë nga një vështrim mbi opusin e krijimeve të autorit në këto dy vepra. Bardha Mançe librin “Dallgë në zemër” e quan një shportë me vargje plot tallaze dashurie dhe dhembjeje. “Herë mistik dhe i pakapshëm, herë nostalgjik dhe i mbytur në të shkuarën, ai kërkon të dalë në zgjidhje ekstreme në raportin jetë–vdekje, që përshkon shumë momente të poezisë së tij në mënyrë fatale. E dashura e protagonistit identifikohet me frymimin e jetës së tij, gjakun në deje, çdo lëvizje të zemrës dhe të trurit të tij. Ajo e nguros apo e gjallëron, e vdes apo e ngjall, i jep dritë apo e lë në terr, i sjell tallaze kënaqësie apo stuhi të fuqishme dhimbjeje.”, shprehet ajo.

Engjëll I. Berisha nga ana tjetër, mbi vëllimin “Sy të pafajshëm…” thotë: “Kush është personazhi aktiv i veprave të Besim Xhelilit? Nëse themi se personazh figurativ është dashuria, pa emër, por e tëra e përshkruar në ndjenjë, ky është realiteti dhe besimi e pranimi i vetvetes, me këtë e ushtron mendjen për bindje të sinqertë, edhe pse në fakt bie një dozë lajthitjeje, pasi që kësaj dashurie ia zë frymën një zemërim, ku duket edhe si mekanizëm mbrojtës për ta ruajtur nga lëndimi dhe kurrsesi të ndryshojë sistemin e bindjeve që e ka ndaj kësaj ndjenje: “Kanë mbetur fshehur çastet e lumturisë, oh vdiqa/ Ankthi më përmbys shpirtin e lodhur, sa larg që je! /Ndodh dhe qaj e qesh e tek ti më shkon mendja /Mall i madh më pushton papritmas dhe m’lëndon…”.

 Këto dy vepra do të promovohen më 5 gusht 2016 në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, në kuadër të promovimeve që organizon Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë.

Filed Under: LETERSI, Mergata Tagged With: “Dallgë në zemër”, & “Sy të pafajshëm, Besim Xhelili

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT