Zv/Ministri i Mbrojtjes Petro Koci dhe Zv/Ambasadori i SHBA në Tiranë, David Muniz vizituan anijen amerikane “USS Porter”/
Ditën e djeshme Zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koci dhe Zv/ambasadori amerikan David Muniz zhvilluan një vizitë në bordin e anijes “USS Porter, DDG-78”, ku u pritën nga Komandanti i anijes dhe pjesëtarë të ekuipazhit. E vecantë e kësaj vizite ishte dhe pjesmarrja e një grupi anëtarësh të këndit amerikan në Vlorë dhe nxënës të Shkollës Internacionale të këtij qyteti. Zyrtarët, diplomatët, ushtarakët dhe nxënësit vlonjatë u transportuan nga porti i Vlorës për në anijen amerikane me anijen Patrulluese “Butrinit”, P-133. Të shoqëruar nga Shefi i Zyrës së Mardhënieve me Publikun në Ambasadë, zoti Ryan Roberts, të rinjtë vlonjatë zhvilluan vizitë në ambientet e anijes, ku u njohën me disa karakteristika teknike të saj, armatimi, aparaturat dhe detyrat që kryen. Gjithashtu pjesëtarë të ekuipazhit të anijes amerikane i shpjeguan vizitorëve se si ju bashkuan marinës amerikane, eksperiencën, specialitetin, mundësitë dhe perspektivat që të afron shërbimi në marinën amerikane, dashurinë për profesionin dhe shtetin amerikan etj. Anija e SHBA vizitoi vendin tonë në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh ushtarak mes të dy vendeve.{Sh.K}