-RIORGANIZOHET DEGA E FEDERATËS “VATRA” NË WORCESTER, MASSACHUSETTS-
Dega e Vatrës në Worcester, Massachusetts, sipas njoftimit të sekretarit të saj studuesit Thanas L. Gjika përfundoi riorganizimin e saj. Njoftimi iu përcoll Kryesisë së Vatrës gjatë mbledhejs së saj virtuale të 22 nëntorit 2020, organizuar në Zoom.
Dega ka përfunduar pagesat e anëtarësisë, përfshirë dhe Gazetën Dielli, duke i dërguar ato në qendër, së bashku me listat emërore, formularët, adresat, emaliet,numrat e telefonave etj.
Në njoftimin e tij, z. Thanas L. Gjika shkruan:
Të nderuar Zotërinj Elm Berisha, President i Federatës PanShqiptare të Amerikës” VATRA”
Z. Besim Malota, Zv. President
Z. Dalip Greca, Editor i Gazetës DIELLI
Ju njoftoj se Federata VATRA, Dega Worcester- MA u riorganizua me këtë përbërje të anëtarëve dhe të Kryesisë.
Gjithsej 23 anëtarë(Lista dhe pagesat i janë dëguar editorit të Diellit Dalip Greca dhe arkëtarit Marjan Cubi).
Dega zgjodhi për kryetar Z. Arben Cika, Zv Kryetar Z. Aleks Gjonca dhe Sekretar, Z. Thanas L. Gjika.
Ju lutemi meqenëse ky riorganizim ndodhi në prag të Festës së 28 Nëntorit, po ta shikoni të arsyeshme botojeni në numrin special të gazetës Dielli – listën, e keni bashkëngjitur me attachment dhe bëni një urim si kryesi e Federatës
Gjthë të mirat,
Thanas L. Gjika, Sekretari i degës.
Kryesia e Fedeartës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” e duartrokiti njoftimin dhe i dërgon përgëzimet më të ngrohta degës së Vatrës në Worcester , MA.
Lista dhe Urimi do të publikohen në numrin special të gazetës”DIELLI”,28 Nëntor 2020.