• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

URDHËRI”HEROI I KOSOVËS” PËR VËLLEZËRIT BYTYÇI

September 26, 2018 by dgreca

Presidenti Thaçi dekoroi vëllezërit Bytyçi me urdhrin “Heroi i Kosovës”/

1 Bytyci_1agimi1 Hashimi Harad Bytyc.JPG1 varret

New York – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një ceremoni në Konsullatën e Kosovës në New York, ka dekoruar me urdhrin “Heroi i Kosovës”, tre vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçin, të vrarë nga forcat serbe si dhe batalionin “Atlantiku” me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi ka theksuar se shqiptarët në Amerikë kanë ndarë kafshatën e bukës për të mbështetur luftën në Kosovë.

“Ju asgjë nuk keni kursyer për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në mesin e njerëzve atdhetar që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në luftime, në fronte të luftës, ishin edhe vëllezërit Bytyçi të edukuar në një familje atdhetare”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Ndërkaq, babai i tre vëllezërve, Ahmet Bytyçi ka thënë se një mirënjohje të tillë gjithmonë e ka pritur, duke shtuar se ajo nuk është vetëm për fëmijët e tij, por për të gjithë të rënët për liri.

“Këtë gjë e kam prit, e kam pas ëndërr. Edhe ende më duket që jam në ëndërr. Çdo njeri nga ju qofshi me nderë”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi, në të njëjtën ceremoni, me medaljen jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka dekoruar të gjithë ushtarët e batalionit “Atalantiku”.

Presidenti ka thënë se lufta e tyre solli lirinë dhe pavarësinë, derisa sot janë ura lidhëse e marrëdhënieve të përjetshme me SHBA-të.

Në emër të ushtarëve, dekoratën e pranoi ish komandanti i UÇK-së dhe kryetari i shoqatës “Atlantiku”, Gani Shehu, i cili theksoi se shqiptarët në Amerikë dhanë gjithçka për Kosovën.

“Kanë dhënë shumë për lirinë, dhanë mundin, dhanë edhe djemtë, që iu bashkuan UÇK-së”, ka shtuar ai.

Në këtë ceremoni, përveç shumë ushtarëve të këtij batalioni, familjes Bytytci, mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku, Teuta Sahatqija konsulle ne New York, veprimtari Hary Bajraktari, zv/Kryetari i Vatres Agim Rexhaj  dhe shumë të tjerë.(Informoi per Diellin- Zyra e Presidentit Thaci)

 

Filed Under: Featured Tagged With: dekorohen nga Thaci, vellezerit Bytyci

Mbi 100 personalitete në Maqedoni janë dekoruar nga Presidenti Thaçi

November 23, 2016 by dgreca

– Presidenti Thaçi: Krenar që këto dekorata ndahen në prag të përvjetorit të 108-të të themelimit të Alfabetit të sotëm shqip në Kongresin e Manastirit/2-thaci-dekorimet

SHKUP, 21 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot mbi 100 personalitete nga Maqedonia për meritat e tyre në fusha të ndryshme për avancimin e shqiptarëve, por edhe të bashkëpunimit të tyre me popujt fqinjë.Qysh në fillim të ceremonisë së dorëzimit të mirënjohjeve, presidenti Thaçi ka theksuar se ndjehet krenar që këto dekorata ndahen në prag të përvjetorit të 108- të të themelimit të Alfabetit të sotëm shqip në Kongresin e Manastirit.1-ok-thaci

“Sot jam i lumtur dhe i privilegjuar që gjendem në mesin tuaj. 108 vite më herët, shqiptarët ende duke mos qenë të pavarur, vendosën që t’i japin kombit një orientim të qartë politik, historik,  kulturor e civilizues.  Ata, duke përzgjedhur një alfabet latin, edhe pse ende pjesë e Perandorisë Osmane, vendosën që të jenë me Perëndimin”, ka shtuar ai.

1-dekorim

Presidenti ka thënë se atëherë, burra e gra, patriotë e intelektualë nga të gjitha viset që flisnin këtë gjuhë të vjetër indoevropiane, vendosën që ta standardizojnë me një alfabet perëndimor e evropian.  Sipas tij, orientimi nga një e ardhme perëndimore, i zgjedhur me guxim e mençuri nga paraardhësit tanë, fatbardhësisht na mban dhe frymëzon edhe tash.

“Ishte kështu edhe 90 vite pas Kongresit të Alfabetit,  kur Kosova zgjodhi një rrugë të qartë, të dhimbshme, por edhe krenare duke luftuar për ruajtjen e ekzistencës së saj”, ka thënë presidenti Thaçi.

2-femijet-dekorime

Ai ka thënë se shumë shpejt do të behën 8 vite qëkur Kosova shpalli pavarësinë e saj, dhe kjo e arritur e madhe e jona e përbashkët nuk ishte e lehtë dhe e thjeshtë. Sipas tij, ajo ishte vazhdimësi përpjekjesh liridashëse e gjeneratave të tëra.

Presidenti Thaçi ka thënë se në fund të mijëvjeçarit që shkoi, Kosova arriti ta krijojë organizatën politiko-ushtarake më të suksesshme të shekullit XX, projektin më të rëndësishëm kombëtar- Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sipas tij, falë pikërisht orientimit të qartë perëndimor, arriti përkrahjen e merituar të Perëndimit dhe u bë bazament i lirisë, i çlirimit dhe i pavarësisë së Kosovës. Para më shumë se 100 personaliteteve në Maqedoni, ai ka thënë se kjo e arritur e madhe jona nuk do të ishte fare e mundur pa ju, pa sakrificën dhe pa ndihmën tuaj të pakursyer vëllazërore.

“Ceremonia e sotshme e dhënies së urdhrave dhe medaljeve nga institucioni më i lartë i Republikës së Kosovës, në fakt është vetëm një shënim i kësaj kujtese falënderimi dhe mirënjohjeje. Ceremonia e sotme është shenjë falënderimi për luftëtarët dhe ushtarët që dhanë jetën në betejat e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ata që e bënë luftën dhe rezistencën në radhët e saj”, ka shtuar ai.

Në fjalën e tij, presidenti ka falënderuar edhe ata që me vite të tëra kaluan në burgjet jugosllave duke kërkuar liri, emancipim dhe të drejta për shqiptarët kudo që janë. Ai ka thënë se është mirënjohje për veprimtarë e politikanë që me kohë patën vizionin e duhur, sensin dhe gatishmërinë që të orientohen drejt për mbrojtjen e interesave kombëtare.

“Ceremonia e sotshme këtu është edhe një akt falënderimi për të gjithë atë gjeneratë të hershme mësimdhënësish, intelektualësh, veprimtarësh kulturorë e shkencorë, që kontribuuan në institucionet tona akademike, shkencore e kulturore. Për intelektualët që u rreshtuan me fatin e kombit të tyre. Për gazetarë, shkrimtarë dhe artistë”, ka theksuar ai.

Thaçi ka shtuar se ky është një kthim borxhi edhe ndaj institucioneve akademike të Kosovës, ku për decenie të tëra janë formësuar elitat intelektuale të shqiptarëve të Maqedonisë. Ai kë thënë se në këtë listë gjenden edhe ata maqedonas që me kontributin e tyre profesional e intelektual, mbajtën gjallë komunikimin tonë shpirtëror e kulturor, për çka ne i respektojmë posaçërisht.

“Sot nderojmë edhe disa nga biznesmenët dhe ndërmarrësit që me kontributin e tyre u shquan para e gjatë luftës, por shquhen edhe sot për punën e mirë që bëjnë drejt zhvillimit ekonomik të shoqërisë shqiptare me rritjen e mirëqenies sociale dhe krijimin e vendeve të punës. Edhe sot shfrytëzojmë rastin për t’i falënderuar”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka pasur një mesazh edhe bashkëluftëtarët e tij, që me guxim, trimëri, iniciativë e përkushtim na ndihmuan në çastet më të vështira, në çdo moment të përpjekjes sonë të përbashkët liridashëse.

“Shumë nga ta më strehuan, përcollën, rrezikuan së bashku me mua dhe shokët e mi, në një përpjekje fisnike për të qenë të lirë. Lista me personalitete që ne nderojmë këtu është simbolike. Në fakt, përmes jush nderojmë qindra e mijëra vëllezër, pa të cilët ne nuk do të ishim ku jemi sot si Kosovë. Me këtë ceremoni sot, unë personalisht, por edhe i gjithë populli i Kosovës, dëshiron të ju falënderoj dhe nderoj nga zemra”, ka thënë presidenti Thaçi./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: 100 personalitete, Behlul Jashari, dekorohen nga Thaci

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT