• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dekriminalizimi i medias

May 6, 2016 by dgreca

Nga Dr. Enver Bytyci/

Shqiperia po kalon nje proces unik ne histori. Sapo ka filluar ajo qe quhet proces i dekriminalizimit. Ka nis me parlamentin, sepse nuk mund te behet shteti kur kriminelet bejne ligjet e tij. Ky parlament ka humbe funksionin, qellimin dhe misionin e tij. Prandaj nuk eshte me parlament. Reforma gjyqesore po behet me dhunen e nderkombetareve per te dekriminalizuar gjykatat, prokurorine dhe policine gjyqsore, me qellim vendosjen e drejtesise ne kete vend. Po media si pushtet i katert a eshte e inkriminuar dhe a duhet dekriminalizuar? A mund te kete sukses ky proces, nese media qendron jashte tij? Une besoj se pa dekriminalizimin e medias nuk mund te kete dekriminalizim te shoqerise e te institucioneve te shtetit. Media shqiptare, me perjashtime te pakta, eshte produkt i te njejtes mendesie kriminale e mafioze si edhe te pushteteve te tjera. Nese politika kriminale synon pushtetin e dhunes dhe parane, te njejten ben media ne Shqiperi, te kape parane permes korrupsionit, presionit mediatik dhe daljes nga misioni i saj per t’i sherbyer opinionit publik. Politika, legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqesori i korruptuar dhe inkriminuar ka nevoje per aleate. Aleati me i vlefshem per ta eshte media, sepse ajo eshte i vetmi instrument qe shtremberon dhe manipulon realitetin, te verteten. Nese ndjekim gjendjen ekzistuese te medias, veme re lehtesisht se media dhe pushtetet e tjera jane njesoj te kompromentuar ne korrupsion, paligjshmeri dhe kriminalitet. Vetem ne Shqiperi ndodh qe media te vendose para kameras kriminelet vrases gjakftohte te denuar ne burg per jete dhe te fyeje e neperkembe viktimat e tyre. E gjitha ne funksion te parase, politikes dhe krimit. Nje bote humane nuk evokon vrases e kriminele. Bota mediatike shqiptare bashkepunon cdo dite me kriminele te denuar e ne kerkim, thjesht per te mbrojtur boten e krimit sipas skemes “Beji pis mediatikisht te gjithe, me qellim qe publiku te mos marre vesh kurre kush eshte e kush nuk eshte kriminel, i korruptuar, hajdut, mashtrues, trafikant”. Kete skeme e mundeson media, sepse vetem ajo ka atributin e percimit te mesazhit politik kriminal ose jo te publiku. Ne nje vend ne gjendjen tone te mjerueshme mediat do te kishin specializuar moderatoret me te mire per te mobilizuar njerezit ne protesta. Ne Shqiperi nuk ndodh kjo, edhe pse salla e parlamentit eshte mbushur me kasape, edhe pse kryeministri e percjell me garanci vrasesin kriminel ne kufi pa i vene vule ne pasaporte, edhe pse deputeti pranon krimet e tij te mohuara sistematikisht nga kryeministri. Skandale si keto jane te paprecedenta ne historine e shteteve. Nuk ndodh diku tjeter qe shteti te coje ne polici 38 mije qytetare per mospagese energjie e nga ana tjeter te armatose dhe te mbeshtese me logjistike e polici banden me te famshme te krimit, shullazet. Ndersa mediat, akademiket e shantazhuar bejne te paditurin. Mediat tona ende vleresojne si shtetberese aksionin e dhunes kunder varfanjakeve dhe nuk denoncojne lidhjet e shtetit me bandat e krimin. Mark Frroku pranoi me ne fund se eshte nje politikan kriminal. Mediat prej kohe kane mobilizuar opinioniste qe te mbrojne krimet e Mark Frrokut. Keta opinioniste kane bere me fanatizem avokatine e krimit me porosi e recetat e kryeministrit. Po tani qe krimineli deputet pranoi se eshte i tille, a ndjehen sado pak bashkepunetor te tij?! A do marrin perseri keta pjese ne mbrojtjen e kriminelit politik te radhes, apo do te kerkojne ndjese?! Nese i numrojme raste te tilla te inkriminimit te medias dhe emisioneve opininiste te tyre, do te duhej nje studim gjitheperfshires. Por ajo qe mbetet ka te beje me moralin e saj. Misioni i medias eshte e verteta per publikun. Nderkohe per fatkeqesine tone, ky mision eshte shqetesimi i fundit per per pronaret mediatike. Shqetesimi kryesor i tyre jane parate e paligjshme, jane tenderet dhe lejet e ndertimit. Ne vendse informacion, emisionet televizive jane shnderruar ne emisione afariste biznesi. Biznes per pronarin, biznes per drejtuesin e stafin e emisionit. Keshtu menjanohen vlerat, se ato nuk kane lidhje me biznesin. Vendin e tyre e zene antivlerat. Kjo eshte tragjedia mediatike e jona. Nuk po shkruaj per raste konkrete kur pronaret mediatike urdherojne lincimin e njerezve deri ne lendime, fyerje e ne shkelje te te drejtave te njeriut. Pse? Sepse personi ne fjale e ndau ne dy pjese fondin e reklames, pra njeren pjese ia dha televizionit rival. Nje analize e nje studim i thelluar do te nxirrte ne pah pse televizionet tona i mbyllen 13 emisione investigative, te cilat funksiononin para qershorit 2013. Por mediat tona duhen vene ne lupen e investigimit dhe hetimit ligjor ne cdo pikepamje, deri te respektimi i te drejtes njerezore e profesionale te gazetareve, deri te ballfaqimi i informacionit me faktet e shtremberuara. Nga tenderet e deri te lejet e ndertimit. Procesit te verifikimit te veprimtarise mediatike ne perputhje me ligjin i duhet shkuar deri ne fund, si kusht per dekriminalizimin e medies. Media dhe hetimi i saj duhet te jete objekt specifik i reformes gjyqesore ne Shqiperi. Pa dekriminalizimin e medies nuk do mund te arrihet jeta normale si ne nje vend e ne nje shtet normal te se drejtes.

Filed Under: Analiza Tagged With: Dekriminalizimi i medias, Enver Bytyci

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT