• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vizita e delegacionit amerikan synon jetësimin e marrëveshjes së Uashingtonit

September 21, 2020 by dgreca

Në Kosovë, të hënën do të qëndrojë një delegacion i qeverisë amerikane i kryesuar nga Adam Boehler, kryeshef ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC).

Pjesë e këtij delegacioni, i cili deri më 25 shtator do të udhëtojë edhe në Beograd, Athinë, dhe Izrael, do të jetë edhe dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Në njoftim të DFC-së, theksohet se çështjet të cilat do të diskutohen kryesisht kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal si dhe në Lindje të Mesme.

Kjo vizitë në Kosovë do të ndodhë pak javë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpine e Bardhë në Uashington më 4 shtator, në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Deri më tani, është konfirmuar takimi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Nga kabineti i tij është thënë se “kjo vizitë bëhet në kuadër të Marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë”.

Grenell, të dielen mbrëma, përmes Twitterit ka deklaruar se “implementimi i marreveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është prioritet i administratës së presidentit Trump”…


Në marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, është arritur pajtueshmëri që Kosova dhe Serbia, do të punojnë me Koorporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar autostradën e paqes, lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare, lidhjen hekurudhore Nish-Prishtinë, sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, projekte shtesë dypalëshe dhe prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, e DFC-së.

Çfarë përmban marrëveshja e nënshkruar në Uashington?

DFC pritet që bashkë me Bankën amerikane për Eksport-Import të ndihmojnë në financimin e Autostradës së Paqes, që do të lidhë Nishin me Prishtinën.

Ndryshe, Boehler së bashku me udhëheqësen e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed, më 15 shtator kanë nënshkruar letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, përmes së cilave do të ndihmojnë në financimin e Autostradës së Paqes.

“Autostrada e Paqes do të nxisë zhvillim ekonomik dhe integrim rajonal, duke lidhur Nishin me Prishtinën. Po ashtu, do të shërbejë si simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re dhe transformuese të këtyre dy vendeve fqinje”, kishte thënë Boelher.

Nga Prishtina, delegacioni amerikan pritet të udhëtojë në Beograd, ku DFC do të hapë zyrën e vet.

Kryeministri Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.

Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër, është pajtuar që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.Në marrëveshje gjithashtu përmendet edhe Liqeni i Ujmanit, ku thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Filed Under: Featured Tagged With: Delegacioni amerikan, Prishtine, Vizita e delegacionit

Delegacion me perfaqsues te SHBA, vizituan Shqipërinë

May 11, 2017 by dgreca

Delegeciaoni amerikan realizoi takime me Presidentin Bujar Nishani, presidentin e zgjedhur Ilir Meta, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreun e opozitës Lulzim Basha./

unnamedunnamed (1)28

Një delegacion me anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, udhëhequr nga kongresmeni Bob Goodlatte, kreu një vizitë në Shqipëri të mërkurën, gjatë së cilës nënvizuan partneritetin strategjik midis ShBA dhe Shqipërisë, rëndësinë e reformës në drejtësi për vendin, dhe çështje rajonale. Përfaqësuesit Steve King, Matt Gaetz, Dave Trott, David Cicilline, dhe Peter DeFazio iu bashkuan Z. Goodlatte, i cili shërben si Kryetar i Komitetit të Drejtësisë të Kongresit, gjatë takimeve me Presidentin Bujar Nishani, presidentin e zgjedhur Ilir Meta, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Anëtarët e delegacionit i nxitën të gjitha palët për t’u bashkuar dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, si dhe për të vazhduar punën e vështirë të demokracisë. Ata nënvizuan rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, forcimit të zbatimit të ligjit, si dhe theksuan rëndësinë që partitë të marrin pjesë në procesin demokratik.

A delegation of Members of the U.S. House of Representatives, led by Congressman Bob Goodlatte, visited Albania on Wednesday, where they highlighted the U.S.- Albania strategic partnership, the importance of the country’s judicial reform, and regional issues. Representatives Steve King, Matt Gaetz, Dave Trott, David Cicilline, and Peter DeFazio joined Goodlatte, who serves as the chairman of the House Judiciary Committee, in meetings with President Bujar Nishani, President-elect Ilir Meta, Foreign Minister Ditmir Bushati, and Opposition Leader Lulzim Basha.
The members of the delegation urged all parties to come together and work out their differences and continue the hard work of democracy. They stressed the importance of implementing judicial reform, strengthening the rule of law, and also emphasized the importance of parties participating in the democratic process.

Sipas njoftimit zyrtar te Ambasades se SHBA

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Delegacioni amerikan, shqiperi, takime

Kosovë-Vizitë e Delegacionit nga agjencia qeveritare amerikane MCC

February 23, 2016 by dgreca

-Presidentja Jahjaga: Sot hapim një kapitull të ri ndërmjet Kosovës dhe agjencisë amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit si shembull të radhës të miqësisë së thellë të dy shteteve tona dhe përkrahjes për zhvillim dhe avancim që Kosova gëzon nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës/

PRISHTINË, 23 Shkurt 2016-B.Jashari/ Një delegacion i lartë nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), udhëhequr nga Kamran Khan, zëvendëspresident i MCC-së, në vizitën në Kosovë u prit sot në mbrëmje në takim te Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.Në një deklaratë pas takimit me delegacionin e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit, Presidentja Jahjaga tha se, sot hapim një kapitull të ri ndërmjet Kosovës dhe agjencisë amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit si shembull të radhës të miqësisë së thellë të dy shteteve tona dhe përkrahjes për zhvillim dhe avancim që Kosova gëzon nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 “Vizita e sotme e delegacionit të MCC-së vjen pas vendimit të Bordit të kësaj agjencie në dhjetor të vitit të kaluar për ta përzgjedhur Kosovën të zhvillojë programin Kompakt të ndihmës, program i gjerë investimi që do të përqendrohet në reformën e sektorëve të caktuar në dobi të krijimit të vendeve të reja të punës, përmirësimit të kualitetit të jetës dhe uljes së varfërisë në vendin tonë”, tha ajo.

Jahjaga theksoi se, kualifikimi i Kosovës për fondet e MCC-së është bërë i mundshëm krahas përparimit të Kosovës në reformat e gjithmbarshme për zhvillim demokratik, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit dhe përpjekjeve të vazhdueshme të Zyrës time, në bashkërendim me shumë ministri dhe agjenci të Kombeve të Bashkuara të pranishme në Kosovë, për t’i mbledhur dhe raportuar për herë të parë shumicën e indikatorëve që shërbejnë si matës të përparimit të vendit nga kjo agjenci.

 “Vazhdimi i kësaj ndihme financiare në vitet në vijim do të varet ekskluzivisht nga përparimi që ne e shënojmë si vend, sidomos në luftën kundër korrupsionit”, vijoi Presidentja kosovare.

 Ajo tha se me Khan diskutuan për zhvillimin e programit dhe sektorët që kanë prioritet për t’i përmbushur synimet zhvillimore dhe për ta nxitur realizimin e potencialit ekonomik të Kosovës.

 “Institucionet e Kosovës tashmë i kanë filluar përgatitjet për këtë proces dhe në konsultim të gjerë me komunitetin e biznesit dhe shoqërinë civile do të përpilojnë një plan të qartë të prioriteteve”, bëri të ditur Jahjaga. Edhe kryeministri kosovar Isa Mustafa pret nesër në takim delegacionin e lartë nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), të udhëhequr nga  Kamran Khan, zëvendëspresident.

Filed Under: Kronike Tagged With: Delegacioni amerikan, Presidentja Jahjaga

Artikujt e fundit

  • Shqipëtarët me besim të pakufishëm se Amerika se do të jetë miku ynë i përjetshëm
  • Eugene Pittard dhe kontributi i tij nё zbulimin e periudhёs sё Neolitit (7000-4500 p.Kr) nё Shqipёri
  • Argjentina një ëndërr e jetuar
  • “Kisha mesjetare e Shën Aleksandrit në Bokion (Pruell-Spiten): Historia dhe arkitektura”
  • 4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve
  • FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË
  • 10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte
  • Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria
  • Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945
  • Bajroni dhe dy këngë të Folklorit Shqiptar
  • Aty, ku fjala, kënga, vallja, lutjet, gëzimi e hidhërimi bëheshin vetëm shqip!
  • 7 Fakte Tronditëse Ujë me Akull ose me Temperaturë dhome
  • SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025
  • Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Dr. Atdhe Hetemi priti në takim Dr. Elmi Berishën, kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA
  • Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT