REZERVOJENI 21 PRILLIN, ORA 11.00 NE VATER/
-TE PRANISHEM DR. ELEZ BIBERAJ DHE FRANK SHKRELI/
Njoftohet komuniteti Shqiptar se të Shtunën, dt. 21 Prill 2018, Ora 11.00, në selinë e Vatrës, organizohet bashkëbisedimi “DEMOKRACIA NUK PRET”. I pranishëm autori i librit “DEMOKRACIA NUK PRET” , ish drejtori i Divizionit të Euro-Azisë në “Zërin e Amerikës”, z. Frank SHKRELI, folës: Drejtor aktual i Divizionit të Euro-Azisë të Zërit të Amerikës Dr. Elez Biberaj, Ish gazetari i Zërit të Amerikës Idriz Lamaj. Një Përshëndetje e veçantë vjen nga Prof. Sami Repishti. Nuk është thjesht një promovimi, por një bashkëbisedim për fatet e Demokracisë Shqiptare dhe kontributin e Diaspores. Bëhuni pjesë e debatit duke ardhur në këtë veprimtari të veçantë. E para e këtij lloji.