• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Demokratët, përpjekje për shkarkimin e Presidentit Trump

January 11, 2021 by dgreca

– Republikanët bllokuan një përpjekje për të shqyrtuar një rezolutë që i bënte thirrje Zëvendës Presidentit Mike Pence të aktivizonte amendamentin e 25-të të Kushtetutës, e cila parashikon heqjen e një presidenti kur ai është i paaftë për të kryer detyrat./

Demokratët e Kongresit amerikan ndërmorën të hënën një përpjekje të dytë për të detyruar Presidentin Donald Trump të largohet nga posti, duke paraqitur akuzën për “nxitje rebelimi”, lidhur me sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit javën e kaluar.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët pritet ta marrë në shqyrtim çështjen të mërkurën. Nëse akuza miratohet, kjo do ta bënte zotin Trump të vetmin president në historinë e SHBA ndaj të cilit ndërmerret dy herë një proces shkarkimi.

Mijëra mbështetës të Presidentit Trump sulmuan Kapitolin javën e kaluar, duke i detyruar ligjvënësit që po çertifikonin fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden të iknin nga salla. Pesë veta humbën jetën gjatë sulmit të dhunshëm në Kapitol.

Dhuna erdhi pasi Presidenti Trump i nxiti mbështetësit të marshonin mbi Kapitol gjatë një tubimi ku ai përsëriti pretendimet e pabazuara se disfata e tij në zgjedhjet e 3 nëntorit ishte e paligjshme.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, shumë prej kolegëve të saj demokratë dhe disa republikanë thonë se presidentit nuk mund t’i besohet më mandati, i cili i përfundon më 20 janar.

“Në mbrojtje të Kushtetutës sonë dhe të demokracisë sonë, ne do të veprojmë me urgjencë, sepse ky President përfaqëson një kërcënim të drejtpërdrejtë për të dyja këto,” shkroi zonja Pelosi të dielën në një mesazh drejtuar kolegëve të saj demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Dhoma e Përfaqësuesve nuk duhet të miratojë kurrë një rezolutë që kërkon heqjen e një presidenti të zgjedhur në mënyrë të rregullt, pa seanca dëgjimore, debat ose votim të regjistruar”, tha anëtari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Alex Mooney, i cili ngriti kundërshtime rreth projekt-rezolutës.

Më herët të hënën, republikanët bllokuan një përpjekje për të shqyrtuar një rezolutë që i bënte thirrje Zëvendës Presidentit Mike Pence të aktivizonte amendamentin e 25-të të Kushtetutës, e cila parashikon heqjen e një presidenti kur ai është i paaftë për të kryer detyrat.

Zonja Pelosi tha se demokratët po i bëjnë thirrje Zëvendës Presidentit Mike Pence të përgjigjet brenda 24 orësh pas miratimit të legjislacionit që i kërkon atij të mobilizojë kabinetin për të hequr Trump në bazë të Amendamentit të 25-të.

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë të martën mbi rezolutën që bën thirrje për përdorimin e Amendamentit të 25-të.

Zoti Pence dhe republikanët e tjerë kanë treguar pak interes për përdorimin e amendamentit në fjalë.

Në një deklaratë me video pas sulmit, zoti Trump pranoi se një administratë e re do të merrte detyrën më 20 janar, por nuk është shfaqur në publik. Twitter dhe Facebook kanë pezulluar llogaritë e tij, duke përmendur rrezikun se ai mund të nxisë dhunë.

Zoti Pence ishte në Kapitol së bashku me familjen e tij të mërkurën, kur mbështetësit e Presidentit Trump sulmuan ndërtesën. Sipas njoftimeve, ata nuk kanë folur me njëri-tjetrin që nga ajo ditë.

Zyra e zotit Pence nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me këtë çështje. Një burim tha javën e kaluar se ai ishte kundër idesë së përdorimit të Amendamentit të 25-të për të rrëzuar zotin Trump.

Zonja Pelosi kishte thënë se Dhoma e Përfaqësuesve mund të votonte për të ngritur akuzën për rebelim, nëse Nënpresidenti Pence nuk vepron. Ndihmësit e udhëheqësit republikan në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin McCarthy, i cili votoi kundër njohjes së fitores së zotit Biden, nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.

Edhe nëse Dhoma e Përfaqësuesve ngre përsëri akuza kundër zotit Trump, Senati, i cili aktualisht kontrollohet nga republikanët, nuk do t’i merrte në shqyrtim ato para datës 19 Janar, dita e fundit e plotë e zotit Trump në detyrë.(kortezi-Zeri i Amerikes)

Filed Under: Analiza Tagged With: Demokratët, Donald Trump, shkarkimi i Presidentit

Trump i fajëson demokratët për mbylljen e qeverisë

January 20, 2018 by dgreca

Në orët e para të ditës së sotme filloi mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane, pasi u bllokua në Senat projektligji për financimin e buxhetit. Autorizimi për shpenzime qeveritare skadoi në mesnatë, duke filluar kështu automatikisht ndalimin e të gjithave funksioneve jothelbësore qeveritare, njoftoi Zeri i Amerikes. Kjo shkaktoi debate të nxehta ndërmjet senatorëve, të cilët megjithatë mblidhen sërish sot për të diskutuar për mundësinë e një financimi të përkohshëm të buxhetit të qeverisë deri më 8 shkurt.

Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë pas dështimit të financimit të qeverisë, duke fajësuar senatorët demokratë për fillimin e mbylljes së qeverisë federale.“Dua të rikthej në vëmendje të kolegëve të mi, deklaratën e sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, ku thuhet qartë se ‘nuk do të negociojmë për statusin e personave të paligjshëm në SHBA, ndërsa demokratët mbajnë peng shtetasit tanë të ligjshëm, me kërkesa të pamatura’. Kjo përfaqëson këndvështrimin e Shtëpisë së Bardhë për situatën. Dhe, ne sapo përjetuam këtu në Senat vendimin cinik të demokratëve për të lënë mënjanë miliona amerikanë, për hir të lojërave të tyre të papërgjegjshme politike”, deklaroi Senatori Mitch McConnell, udhëheqësi i shumicës në Senat.

Udhëheqësi i pakicës, Senatori demokrat Chuck Schumer, akuzoi Presidentin Donald Trump për hedhjen poshtë të një marrëveshjeje që ishte arritur për emigracionin dhe shpenzimet qeveritare.

“Sot në mëngjes, Presidenti Trump më ftoi në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar për këto çështje dhe unë pranova. Patëm një diskutim të gjatë dhe të konsiderueshëm. Në shkëmbim të pranimit të ruajtjes së programit DACA, unë ofrova të konsideronim edhe çështjen e murit kufitar. Por, as kjo nuk mjaftoi për ta bërë Presidentin që të arrijë një marrëveshje. Shumë demokratë nuk dëshirojnë të flitet për murin. Madje edhe shumë republikanë. Por, ishim të gatshëm të arrinim një kompromis me Presidentin”, tha Senatori demokrat Chuck Schumer, udhëheqës i pakicës në Senat.

Demokratët kërkojnë një votim të menjëhershëm në Kongres për një paketë reformimi të emigracionit, e cila do të mbronte nga deportimi qindra mijëra emigrantë pa dokumenta, të sjellë në SHBA kur ishin fëmijë.

Republikanët theksojnë se sidoqoftë, ata nuk do të përballen me rrezikun e deportimit deri në muajin mars, kur skadon programi DACA.

epa06450919 US President Donald J. Trump makes a statement prior to going into the Pentagon for meetings, in Washington, DC, USA, 18 January 2018. EPA-EFE/Ron Sachs / POOL
epa06450919 US President Donald J. Trump makes a statement prior to going into the Pentagon for meetings, in Washington, DC, USA, 18 January 2018. EPA-EFE/Ron Sachs / POOL

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka fajësuar ligjvënësit demokratë për mbyllje të qevrisë federale, që filloi pas mesnatës nga e premtja në të shtunën, meqë Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi dështuan të arrijnë marrëveshje për legjislacionin e financimit.“Demokratët janë shumë më të brengosur për imigrantët ilegalë se se për ushtrinë tonë të madhe ose sigurinë në kufrin tonë të rrezikshëm jugor”, ka shkruar Trump sot herët në mëngjes, në rrjetin Twitter.

“Ata kanë mundur të bëjnë marrëveshje, por në vend të kësaj, kanë vendosur të luajnë politika të mbylljes”, tha Trump.

Demokratët e Senatit e bllokuan votimin e masës së përkohshme të financimit, në përpjekje për t’i detyruar republikanët që të zhvillojnë negociata për marrëveshje për mbrojtjen e afro 700 mijë migrantëve nga dëbimi, të cilët kanë arritur në Shtetet e Bashkuara si fëmijë dhe kanë qëndruar ilegalisht.

Filed Under: Kronike Tagged With: Demokratët, mbyllja e qeverise, Presidenti Trump

Demokratët në protestë para Kuvendit,debat ne Parlament

May 15, 2014 by dgreca

Prej orës 10:30 minuta mbështetës të Partia Demokratike ndodhen para Kuvendit. Nga “Ura e Elbasanit” deri tek “Ushtari i Panjohur”, protestuesit kanë mbushur rrugën, ndërsa thirrja e tyre është vetëm një: Rama dorëhiqu! Protesta vazhdon e qetë ndërsa protestuesit shpesh thërrasin “Rama ik”
Më herët ish-kryeministri pak para se të largohej nga selia e PD-se tha për Ora News se protesta e sotme është vetëm 1 “Rama ik”.
Pas ndërprerjes së seancës për të zhvilluar mbledhjen e kryetarëve, disa deputetë demokratë u bashkuan me protestuesit.
Mesila Doda: Rama fajtor zëvendësoi shtetin e ligjit me krimin
“Fitoren e parë e arritëm shtynë seancën. Kjo nuk është fitorja jonë por e juaja. E duam Shqipërinë si Europa. Rama ësht fajtor se zëvendësoi shtetin e ligjit me shtetin e krimit. Po ndërpret rrugën tonë drejt Europës. Stop shtetit kriminal. Të gjithë të rezistojmë derisa kjo qeveri të na japë dorëheqjen. I kërkoj ish të përndjekurve, ish pronarëve dhe studentëve të Dhjetorit të na bashkohen.Tani ne do të rifutemi në seacën e parlamentit dhe nuk do dalim prej atje deri ta çojmë zërin tuaj”.
Kreshnik Çollaku: Kjo është beteja e shqiptarëve kundër mafias
“Kauza jonë e thjeshtë është një, duam një vend demokratik, një Shqipëri drejt Europës, nuk duam të na ndërtohet një Kolumbi mes Ballkanit. Çdo shqiptar që ka parë këto ditë ngjarjet ka arsye të besojë dhe dyshojë fort se Ministri i Brendshëm, kryeministri shqiptar, janë të implikuar në skandalin më të madh në Ballkan dhe Europë, në trafikun ndërkombëtar të drogës. Kemi vetëm dy rrugë, o të detyrojmë këta mafiozë të largohen, ose ky vend nuk është më i jetueshëm. Unë shpresoj shumë që Edi Rama dhe Saimir Tahiri po na ndjekin, se dinë të kuptojnë mesazhin e forcën e qytetarëve, kjo është një pikë nga ku nuk do tërhiqemi më. Shqipëria ka dy rrugë, ose drejt Europës, ose drejt Kolumbisë. Edi Rama do të ikë ose sot me çmim të lirë, ose nesër me çmim të shpejtë. Ju ftoj të gjithëve të qëndrojmë fort, të flisni me njërëzit, nuk është vetëm një betejë e mbështetësve tanë. Kjo është betejë e shqiptarëve kundër mafias dhe krimit të organizuar. Ne do ta fitojmë këtë betejë. Rama tërhiqu shpejt. Nesër do jetë shumë vonë për ty dhe grupin që të mbështesin”.
Më herët
Vonesa për nisjen e seancës plenare, ka irrituar deputetët e Partisë Demokratike në Kuvend. Një grup i tyre u ngjit në podiumin e ngritur para parlamentit, ku zakuan dyshen Rama-Meta se po e bëjnë qëllimisht, pasi kanë frikë nga protestat.
“Edi Rama dhe Ilir Meta kanë frikë të nisin seancën plenare, kanë frikë prej jush, kanë një orë që nuk nisin seancën, nuk duan të përballen me protestën. Rama ik! Rama ik!” tha Aldo Bumçi.
“Kemi dalë këtu, për ‘tju treguar se ne atje jemi zëdhënësit tuaj. Jemi këtu për të t’ju garantuar, për të ngritur zërin në emër tuaj, nuk pranojmë të qeverisemi nga një qeveri narkotrafikantësh. Ky është vetëm fillimi, fitoren e parë e korrëm, ata nuk i shpëtojnë dot së vërtetës. Minutat që po fitojnë ndërkohë, janë minutat e fundit të tyre” u tha protestuesve , Genti Strazimiri.

Filed Under: Politike Tagged With: Debat, Demokratët, ne Parlament, në protestë para Kuvendit

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT