• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kujtese- 28 janar 1990, demonstrata e heshtur e Tiranës

January 29, 2017 by dgreca

1 demonstrata e 28 jan 1990

Nga Kastriot Dervishi/Demonstrata e heshtur u zhvillua në sheshin “Skënderbej” të Tiranës më 28 janar 1990. Është protesta e parë në kryeqytet kundër diktaturës komuniste, shenja e parë se edhe Shqipëria nuk mund të mos i bashkohej ngjarjeve në Europën Lindore. Meqë ngjarja u mor vesh disa më parë, Sigurimi i Shtetit ndaloi disa persona. Në një raport të Hetuesisë së Përgjithshme të datës 14.2.1990, thuhej se më 26.1.1990 nga Sigurimi i Shtetit u ndaluan 15 persona nga Tirana (në fakt 14 rezultojnë të shkruar) “për agjitacion e propagandë kundër shtetit”. Të ndaluarit ishin:

16299220_1211552685559231_6506605419385312795_n

1-Ardian Skëndo, 27 vjeç, ndihmësmjek në spitalin nr.2

2-Vasil Dhimitri, 36 vjeç, punëtor në kombinatin e autotraktorëve
3-Faruk Pica, 33 vjeç, punëtor
4-Zeqir Gollobani, 35 vjeç, elektricist
5-Shefki Glina, 33 vjeç, punëtor
6-Aleksandë Budo, 35 vjeç, ndihmësmjek
7-Nikolin Prifti, 35 vjeç, inxhinier mekanik
8-Romir Papa, 31 vjeç, i papunë
9-Dorjan Alla, 28 vjeç, infermier
10-Ilir Duro, 29 vjeç, mekanik
11-Enver Tomani, 38 vjeç, minator
12-Agron Llapo, 35 vjeç, punëtor
13-Nezir Stërmasi, 53 vjeç, punëtor, tre herë i dënuar politik
14-Eno Kapo (më datë 30 janar)
Më datën 29.1.1990 Hetuesia e Përgjithshme u vu në dijeni të këtyre ndalimeve. Me miratim të prokurorit, këta u arrestuan në bazë të neneve 55/1 dhe 13 të Kodit Penal, me përjashtim të Romir Papës. Nga hetimet dilte se gjatë ditëve të fundit të muajit janar 1990, në Tiranë është biseduar për organizimin e një demonstrate në datën 28.1.1990, fakt të cilin e kishin mësuar edhe të arrestuarit. Më 10.2.1990, të gjithë u liruan ndërsa për shtetasit Vasil Dhimitri, Faruk Pica dhe Zeqir Gollobani hetimet vazhduan, sigurisht nën torturat me çnjerëzore.
Aktakuza e datës 19.5.1990 sulmonte Vasil Dhimitrin se kishte humbur besimin te vija e PPSH-së, i ushqyer nga propaganda e huaj nëpërmjet radiove e televizioneve të huaja, ishte nxitur nga ngjarjet e ndodhura në Europën lindore. “Në bashkëpunim” me dy personat e shënuar në aktakuzë si dhe me persona të tjerë kishin konsumuar nenet 55/1 dhe 13 të Kodit Penal. Në fakt të tre të pandehurit nuk njiheshin me njëri-tjetrin.
Pretenca e prokurorit i ngjan një pamfleti politik, në të cilin flitet për një Shqipëri të lumtur me standarde, me papunësi, jetën e njeriut 70 vjeç, pa harruar të përmendeshin ndërtimi i kombinateve, fabrikave, e fitoret e tjera. Si kundërshtarë të këtij “realiteti” paraqiteshin tre të pandehurit që “nuk kishin formimin e duhur ideologjik”. Si përfundim, me vendimin nr.285, datë 21.6.1990 Gjykata e Rrethit Tiranë, i deklaroi fajtorë të pandehurit në bazë të nenit 55/1 duke i dënuar si vijon:
-Vasil Dhimitri, 2 vjet burgim
-Zeqir Gollobani, 1 vit burgim
-Faruk Pica, 9 muaj burgim
U la në fuqi me vendimin nr.71, datë 30.7.1990 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Protagonistët e kësaj demonstrate kanë ngelur siç ishte ajo vetë, e heshtur. Prej tyre unë njoh vetëm Vasil Dhimitrin, të cilit i dërgoj një përshëndetje me anë të këtij postimi.(fb)

Filed Under: Histori Tagged With: 29 janar 1990, Demonstrata, Sigurimi

Shkodër, 14 Janar 1990, Në kujtim të revoltës për shëmbjen e monumentit të Stalinit….

January 15, 2017 by dgreca

1 Filip GuraziuNga Filip Guraziu/E sotmja në përgjithësi dhe momenti që jetojmë,  përceptohet më mirë, kuptohet më thellë  në qoftë se harmonizohet me të kaluarën. E kaluara kontribuon për konsolidimin e të sotmës dhe të dyja së bashku projektojnë të ardhmen.  Shqipëria para pushtimit fashist dhe sundimit komunist, me të vertetë ishte e varfër dhe me marëdhënie shoqërore pak të zhvilluara, por ishte një vënd ku parimet bazë të moralit pozitiv   mbizotëronin jetën e vëndit;

Pikërisht në momentin në të cilin bota përparimtare shkatërroi bishën fashiste, një kulsheder nga lindja ju vërsul Shqipërisë. Ngjyrën e kishte të kuqe dhe me gjak  njollosi tokën arbërore. Me demagogji, por edhe  me dhunë çoroditi mendjet naive të njerëzve të thjeshtë.

Për të sunduar dhe për ti shërbyer politikës së huaj eleminoi me metodat më të ulta mendjet më të ndrituëa të shqiptarve.

Historia e shqiptarve nuk kishte njohur ndonjëherë luftë civile si ajo  që u zhvillua në vitet e luftës së dytë botërore.

Historia e shqiptarve nuk kishtë parë ndonjëherë përdhunime, poshtrime, tortura, burgje dhe vrasje  si në vitet e diktaturës komuniste.  

Historia e shqiptarve nuk kishte njohur kurrë atë demonizim  të vlerave morale  të kombit shqiptar; njëriu i ndershëm u shpall i poshtër, spijuni –   hero, krimineli –  qëngj i bekuar ,   njëriu i Zotit  shejtan dhe shejtani u shpall engjëll. !

Për  gjysëm shekulli, diktatura komuniste e Enver Hoxhës   ushtroi metodat më barbare  për të shkatërruar çdo gjë të mire dhe qytetruese që  përfaqësonte qyteti i Shkodrës.

Për ta mbajtur popullin e Shkodrës nën terror psikollogjik, në sheshin qendror të qytetit , aty ku  demokracia ndërtoi monumentet e ‘Nane Terezes’ dhe ‘Luigj Gurakuqit’- dy figura te krenarisë kombëtare që simbolizojnë dashurinë dhe demokracinë, diktatura ngriti monumentin e urryer të Stalinit, simbolit të së keqes.  

Diktatura komuniste dukej e qetë, ajo gëzonte “fitoren”. Kishte këthyer në skllaveri ekstreme  një popull të tërë nën slloganin e krijimit të njëriut të ri :  një monstër komuniste të pa besim dhe të  pa moral, që zëvendsoi dashurinë me urrejtjen, besën me tradhtinë dhe të vërtetën me gënjeshtën.

Ngjarjet vertetuan se diktatura komuniste i pat bërë  gabim llogaritë, pasi  mund të zhdukësh njerëz, të shkatërrosh monumente, të grabitësh prona dhe  të shkruash histori të rreme,  por  kurrë nuk mundësh të pengosh që ndjenja e lirisë të shpërthejë në shpirtin e të rinjëve.

Dhe shpërthimi   ndodhi me 14 Janar 1990, ishte  një vullkan i fuqishëm nënujor që u pasua  me nje tsunam të vërtetë politik i cili tronditi në themel diktaturën: kohë prapa, monumenti i urryer i Stalinit u hoq natën vjedhurazi nga organet e diktaturës.

Fatkeqësisht pasojat e tsunamit ishin tragjike: qindra qytetarë të arrestuar, një pjesë e madhe pësoi tortura, dhjetë ndër kryesorët; Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi, Rin Monajka, Kolec Hublina, Flamur Elbasani, Nikolin Margjini, Tonin Dema, Nikolin Thana, Klaudio Daka, Aldo Perizi  u denuan me shumë vite burg, gjashtë të tjerë; Gjovalin Rolba, Gjovalin Zefi, Ndoc Leqejza, Pjerin Veli, Paulin Shtjefni, Viktor Martini  u shtruan në psikiatri dhe shumë familje u internuan. Një prej të burgosurve, i ndjeri Rin Monajka, me ardhjen e demokracisë, doli nga burgu ne gjëndje invaliditeti ekstrem. Torturat shtazarake e  kishin bërë efektin makaber!.

Nuk mund të konsiderohet rastësi organizimi i demostratës se parë antikomuniste të 14 Janarit pikërisht në Shkodër.

Populli i Shkodrës dhe i malësive për rreth edhe më parë kishin demostruar se komunizmi ishte i huaj për to. Ky popull që mbart në gene lirinë e njerëzve të maleve, i ndodhur historikisht në kontakt me kulturën  përendimore nëpërmjet shkëmbimeve tregtare dhe influencës së Kishës Katolike nuk mundi ta  pranojë kurrë diktaturën dhe dogmën komuniste.

Kujtojmë rezistencën e armatosur deri në vetmohim të malësorve Kelmendas në Janar te 1945 dhe  kryengritjën e  përgjakshme të Postribës në vitin 1946. Shëmbuj unikal në Shqipëri dhe jo vetëm.

Terrori politik që pasoi 14 Janarin 1990 nuk arriti të mposhtë shpirtin demokratik të shkodranëve, përkundrazi vala e protestave si një ortek u rrit dhe u bë më e ashpër për të qenë shëmbëll  frymëzimi për të gjithë shqiptarët. Historia e demokracisë shqiptare kujton  me repekt revoltat e shkodranëve; 16 Qershorin 1990, 11 Nëntorin 1990, 13 Dhjetorin 1990 dhe 2 Prillin 1991.

Duke u përkulur me respekt dhe me mirënjohje ndaj të gjithë atyre qe  u sakrifikuan në përpjekjet kundër komunizmit  dhe fitoren e demokracisë, gjej rastin  të  ju rikujtoj   historianëve  faktin, çuditërisht të lënë në harresë, se historia e demokracisë post komuniste shqiptare fillon me 14 janar 1990 dhe kjo duhet  të shkruhet dhe të përkujtohet jo vetëm në Shkodër! Shkodranët ndërtuan themelet e demokracisë shqiptare dhe guri i parë, kryesor i hemelit, ishte demostrata e 14 janarit 1990.

Filip Guraziu;  Shkodër,  

Filed Under: Histori Tagged With: 14 Janar 1990, Busti Stalinit, Demonstrata, Filip Guraziu, shkoder

DEMOSTRATA E DHUNESHME MUND TE SJELLE VIKTIMA, JO LARGIMIN E KRYEMINISTRIT NGA ZYRA

December 5, 2015 by dgreca

Opinion nga Thanas L. Gjika / Masaachusetts/ USA/
Në gazetën RD të ditës së djeshme lexova midis tjerash në replikën e z. Sali Berisha shprehjen: Dhe mos ik më 8 dhjetor, mos ia mbath më 8 dhjetor, por rri në zyrë”, drejtuar kyeministrit të sotëm z. Edi Rama.
Kjo shprehje zbulon mendimin se z. Berisha po nxit popullin për ta kthyer demostratën paqësore në demostratë të dhunshme, si atë që organizoi kundër ish kryeministrit Fatos Nano, kur ky u detyrua të braktiste zyrën për të mos derdhur gjakun e atyre që e sulmuan si banditë dhe hynë brenda në kryeminstri.
Z. Berisha paska harruar se në një vend anëtar të NATO-s institucionet shtetërore nuk mund të dhunohen, se ushtarët e Gardës së Republikës, ashtu si vranë me 21 janar 2011 katër demostrues që e kthyen demostratën në demostratë dhune, mund të vrasin edhe më 8 dhjetor 2015 çdo demostrues që do ta shkelë territorin e Kryeministrisë.
Z. Edi Rama nuk ka pse të largohet nga zyra, nuk ka pse t’ia mbathë pasnesër më 8 dhjetor. Atë do ta mbrojnë ushtarët e Gardës, por e këshillojmë z. Berisha të mos turret për të hyrë në kryeminisri, se mund të bjerë viktimë e shkeljes së rregullave të demostratës paqësore.
I lutemi z. Basha, kryetar i PD-së, të dalë në krye të demostruesve dhe të respektojë rregullat e demostratës paqësore. Për një demostratë banditeske nuk ka nevojë populli shqiptar. Populli ynë është lodhur prej dhunës dhe abuzimeve të kohës së diktaturës dhe të pasdiktaturës. Ai ka nevojë për veprimtari politike të kulturuara. Ata që e duan popullin shqiptar nuk duhet ta fusin në rrugën e dhunës, prej së cilës ai e ka pësuar gjithnjë duke bërë hapa mbrapa…

Filed Under: Opinion Tagged With: Demonstrata, dhuna, Thanas L Gjika, viktima

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT