Në 19 VJETORIN E VRASJES SË KOMISIONERIT KUJTIM TOFIK FRANGU/
Nga Besim Ndregjoni/
Ne këtë periudhë 25 vjeçare të ndrrimit të sistemit politikë kam organizuar dhe përkujtuar shumë figura të shquar antikomuniste të cilët kan lënë gjurmët e tyre në historine tonë kombëtare. Në mes këtyre martirve sot mbas 19 vitesh kujtojmë me respekt dhe venerim Martirin e votës së lire Kujtim Tofik Frangun. U mbushën 19 vite që çdo fillim të korrikut si vit shënues të kujtojmë ty Kujtim . Korrik 1977 vriten poetët e Librazhdit Vilson Blloshmi, dhe Genc Leka, për poezitë e tyre në mbrotje të lirisë. Diktatura i vrau në korrik se tronditej nga “Saharaja”shqiptare që kishte ndërtuar pushteti i tyre . Herojtë dhe martirët paskan të përbashkët jo vetëm idealet dhe lirinë por dhe vdekjen. 20 vite më pas në vitin e zi të 1997 falangat ideologjisë komuniste që nuk ju nënshtruan gjykimit për krimet e kryera të diktaturës vranë në qendrën e votimit mbrojtsin e votës së lire, idealistin e lirisë, birin e të burgosurit politikë Kujtim Frangun, vetëm se ai nuk pranoi të cenohet vota e lirë. Ai votën e quante të shejtë, të pa prekshme, kurse pala vrasëse donte pushtetin me tjetërsimin dhe cënimin e votës.
Ajo donte sundimin ideologjik dhe politik pa votë të lire. Historia përsëritet i njëti plumb që vrau poetët , i njëti plumb vrau mbrojtësin e votës së lire.Kujtim, të kujtova ty, se ti je nga ata emra që për lavdi s’do t’ia dish kur jeta mbillet nëpër zemra me bekim perëndish.
Sot të kujtova ty, si një emblemë e gjallë e histories së re , e kësaj historie që dhemb. Pikat e referimit nuk kan të sosur në këtë 19 vjetor të vrasjes tënde. Populli një armë ka në dorë, Votën e lire dhe verditkin e sajë të cilën ti e mbrrojte me jeten tënde.
Ti ishe i përndjekur politike , por me dinjitet , jetove 42 vite , por jeta jote nuk matet me vite që jetove por me kualitetet njerzore që e përballove atë jete.
Jeton pak pak dhe bën shumë , e tillë ishte jeta e martirit të votësë lire Kujtim Frangu. Ai përçonte “Mirësi” dhe kjo i buronte nga vuatjet që kishte kaluar në sistemin diktatorial. Motua e tij ishte “Të falim ne , që të pendohet të tjerët. Me urretje nuk shkohet larg…
I sakrifikicës për të tjerë deri në vetëflijim. Përjetuesi i viteve të burgut të babait të tijë Tofik Frangu që vuajti jo pak por dhjetra vite, vetëm se ishte fisnik dhe nacionalist dhe spranonte ditatin e krimit komuniste. Kujtim Frangu e kuptonte demokrcinë me thënjen e ish Presidentit Abraham Linkol, Aq sa nuk dua të jem skllav, po aq nuk dua të jem zotëri,. Gjithçka që nuk përputhet me këtë concept , bie në kundërshtim me demokracinë. Kjo shprehje kuptim plote përputhet me idealizmin dhe përkushtimin e kujtim Frangut dhe e karakterizon jo vetëm tërë veprimtrinë e jetës së tij por, dhe si komisioner i votes së lire për të cilën dha jetën I goditur me plumb nga një dorë gjakatare ditë e zgjedhjeve për deputetë e kuvendit të Shqipërisë në vitin 1997. Vdekja tregon se ç’njeri ke që qënë, thotë populli. Vdekjet më të bukura janë si ajo e
Kujtim Frangut, . Të biesh hero nga plumbi për nje ideal të lartë , për lirinë e njeriut , për të drejtën e vote së lire në demokraci. Zoti kur don , të shpërblen dhe me vdekjen.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Mosiu , me dekretin Nr. 4984 dt. 20.07.2005 e ka dekoruar Kujtim Frangun “Për merita të veçanta civile “me motivacionin “ Për kontributin e dhënë ,duke sakrifikuar dhe jetën në zhvillimet e demokratike në mbrotjem e votës së lire” Komisioni shtetëror I Këshillit të Ministrave me vendimin Nr. 19 dt. 12.07 1998 e ka shpallur Dëshmorë i Atdheut me motivacionin: Rënien në krye të detyrës si komisioner në Komisionin e Votimit”
Sot të kujtova ty në këtë korrik të verdhëremë, dhe u ndjeva i rëndësishëm duke marrë nga imazhi i yt. Sepse kujtesa për ty është një obligim për të dashur më shumë lirinë, të cilën ti na e mësove pak më shumë, duke vaditur rrënjët e saja me gjakun e rinisë tënde.