*Presioni i Tiranës kundër Vatrës, një javë para vizitës së Mehmet Shehut në New Jork përmes Radio Tiranës me thirrjen “Largoni armiqtë e Shqipërisë nga Vatra’. Kush ishin armiqtë në Vatër.
*Kush ishte vatrani nga Nivica e Tepelenës, i mbuluar në gjak në përleshjen me grekët, i fotografuar nga revista “LIFE”, The New York Times, dhe “National Geographic”?
*Letra e hapur që vatranët i drejtuan Mehmet Shehut dhe humori i Diellit për takimin mes Titos dhe Mehmet Shehut në vaporin Mbretëresha Elizabet.
* Cila ishte deklarata e Venizellosit, që i parapriu përleshjes mes shqiptarëve dhe grekëve.
NGA DALIP GRECA/
Sa herë afron muaji shtator, kur krerët e shteteve mblidhen në pallatin e qelqët të OKB-së në New York, diaspora e Amerikës con ndërmend edhe përleshjen mes shqiptarëve dhe grekëve. Për historinë e vizitës të ish kryeministrit komunist Mehmet Shehu në New York janë shkruar libra dhe janë botuar shkrime nëpër gazeta, janë sjellë përkthime nga gazetat amerikane, por pak ose aspak janë shfrytëzuar burimet e shtypit të diasporës të atyre viteve dhe nuk është bërë ndonjë investigim për qëndrimin real të nacionalistëve shqiptarë ndaj qeverisë komuniste, përvec përleshjes mes shqiptarëve dhe grekëve.
Nga një investigim kohëgjatë kam gjetur detaje të patreguara më parë.Ngjarja është përcjellë edhe nga shtypi i diasporës: Gazeta Liria e Bostonit,organ pro regjimit komunist të Tiranës, që i thuri lavde, dorës së djathtë të Enver Hoxhës, ‘të fortit” të qeverisë komuniste shqiptare, është ndjekur nga gazeta “Shqiptari i Lirë” organ i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, Gazeta “Atdheu” , Flamuri dhe më hollsisht nga gazeta e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, “Dielli”. Në fakt është gazeat Dielli që e ka ndjekur më nga afër vizitën e kryeminsitrit shqiptar, para, gjatë dhe pas vizitës, deri në kthimin e palavdishëm, tepër të vetmuar, I pa përcjellë nga suita e vendeve satellite të kampit të carë socialist.Po ashtu kam siguruar Revistën LIFE që përshkruan ngjarjen me fotografinë e shqiptarit të gjakosur dhe shqiptarëve të tjerë, të egërsuar para policisë. Po ashtu kam gjetur në original deklaratën e Vasil Gërmenjit dhënë BBC dhe Televizionit NBS. Të gjitha këto do t’i lexoni në Diellin e printuar.