Nga Blerta Haxhiaj/
Duke ekzaminuar problematikën e subjektit, pas shkencave reaktive Anti-Edipi zhvillon nje linjë diagnostike atë që e shtrojme si problematike se në çfarë konstituon sëmundja në ditet e sotme dhe si duhet të kujdesemi për vetëveten duke e shëruar vetëvetën. Autorët (Deleuze & Guattari) përdorin termin e tyre ‘skizoanaliza’ – (schizo – ndarje; analizë –zbërthim) e cila është e kundërta e ‘psikoanalizës’ – (psyche – shpirt; analize – zberthim) e cila me vonë çdo gjë, mat gjithçka kundër neurozes dhe kastrimit. Skizoanaliza fillon me schizo – ndarje apo thyerje; -ku pohimi i tyre është : “a schizophrenic out for a walk is a better model than a neurotic lying on the analyst’s couch. . . .” – “një skizofrenik duke ecur në rrugë është një model më i mire se një neurotik i shtrire në divanin e analistit” kundër territoreve të Edipit dhe Edipalizimit (Familija, Kisha, “Xhamia” Shkolla, Kombi, Partia) Anti-Edipi kërkon të zbulojë deterritorializimin e dëshirës e cila buron dhe nuk është e koduar në kodet edipale dhe në territoret e neurozes, një makinë të dëshirës e cila arratiset nga kode të tilla.
Nga paranoja, te skizofrenia, nga fashizmi te revolucioni, ajo që është nën hetim është proçesi i jetës e cila lëkundet nga një ekstrem te një tjetër. “Të quajnë ‘Njeri i vogël’, ‘Njeri i zakonshëm’ Thonë se një epokë e re ka filluar, ‘Epoka e Njeriut të Thjeshtë”. Nuk e thua atë, o Njeri i vogel, o Njeruc. E thonë ata, nënkryetarët e kombeve të mëdhenj, udhëheqësit e zgjedhur të punëtorisë, stërnipërit e penduar të borgjezise, politikanët dhe filozofët. Të ofrojnë të ardhmen, por nuk të tregojnë të kaluarën” – Reich Wilhelm Degjo Njeruc; Vërshimet dhe prodhimet e dëshirës do të përceptohen si prodhime sociale të pandërgjegjshme. Pas çdo investimi të kohes, interesit, kapitalit është nje investim i dëshirës dhe vice-versa; Anti-Edipi është një teori e dëshirës dhe e vullnetit, e ndërgjegjes dhe e pandërgjegjes e cila lidh dëshirën me rrafshin social dhe sistemin monetar të bazuar mbi profit. Ky tension shndërrohet në një novele e cila udhëheqë kombinimin e makinës artistike; makinës revolucionare dhe makinës analitike; “ një kombinin i të tre mënyrave të dijes – intuitive, praktike, dhe reflektive, të cilat së bashku përputhen dhe vendosen si një gur mbi njëri tjetrin si një makine strategjike nga ku si tabele qitje ka egon dhe fashistin mbrenda nesh”(duaj nga fascio, shkopinjëve të lidhur tok së bashku me sëpatën) kjo është një analizë politike ku skizoanaliza shndërrohet në një vegel në skizofreninë si proces, e cila shërben si pikë nisje dhe si vend mbërritje. Kjo shërben si një vegël që njerëzimi të zhveshë vetëvetën nga çdo element antropomorfik dhe antropologjik, nga mitet dhe tragjedite dhe ekzistencializmi rend për të përceptuar atë se çfarë është jo-njerëzorja të njerëzorja, vullnetin e tij, forcen e tij, transformimet dhe mutacionet.
Një skizoanalizë e skizofrenisë është në rend për të mbajtur pushtetin e të nisë kërkime të reja në subjektivitetin kolektiv të shëruar revolucionar i njerezimit. “For we are sick, so sick, of our selves!” – Ne jemi semure, kaq sëmure, nga vetëvetja! (ANT-OEDIPUS – CAPITALISM AND SCHIZOPHRENIA by Gilles Deleuze and Felix Guattari)
Sipas Proust është çmenduria dhe pafajsia ajo që na shqetëson, nëse skizofrenia do të ishte universale, artistët e medhenj do ti përkisnin askujt. “Skizofreni nuk është as mashkull as femër, ai është mashkull ose femër por i përket saktesisht dy anëve, mashkull në anen e mashkullit, femer në anen e femrës”. Në kodin e Edipit – libidoja si energji e seleksionimit dhe shkëputjes është e konvertuar në fallus si një objekt i shkëputur, e cila më vonë do të ekzistojë si një formë transcedentale, nuk tentohet të mohohet si një edipalizim seksual, edipalizim heteroseksual apo homoseksual, si një edipalizim i kastrimit mirëpo mohohet se të gjitha janë me bazë seksuale – kastrimi dhe edipalizimi fillon nga nje iluzion bazik e cila na shtyn të besojmë se makina e dëshirës është e aftë për të gjitha përgjigjet, një subjekt më ligje transcedentale dhe është një prodhim social dhe kulturor. Psikoanaliza në nivelet më të larta të terapise riforcon lëvizjet e dukshme më të cilën i kombinon forcat. Psikoanaliza për vetëvetë siguron ‘shndërrimin’ e të pandërgjegjshmes, në atë që quhet pre-edipal, shaku për konflikt – Freud – kundërshtia sasiorë mes homoseksualitetit dhe heteroseksualitetit në fakt është si konseguencë e Edipit, është një produkt i edipalizimit dhe si kundër efekt e trajtimit që e përforcon. Në realitet ky problem ka të bëje më ekzistencën dhe natyrën e anti-edipalizimin e kastrimit, seksualitetit, heteroseksualiteti, homoseksualiteti, se si prodhimi i dëshirës nuk e lejon vetëvetën të projektohet në një mit, shenjat e deshirës nuk e lenë vetëvetën të eksploatohen nga shenjuesi; Edipi na informon neve, nëse nuk vazhdon linjën babai -mami – Unë, ndodh që bjen në nje humnerë të zeze dhe të padiferencuar. “Por është stresuese fakti që Edipi krijon diferencimet të cilat në rend janë ato që na kërcënojnë ne” internalizohet funksioni diferencial e cila sundon disnjuksionet eksluzive ose duhet të zhytesh në natën neurotike të imagjinates.
Skizoanalitika nuk e fsheh faktin se kjo është një psikoanalizë sociale dhe politike, një analizë militante, jo sepse duhet gjeneralizuar Edipin në kulturë nën kushteve qesharake të cilat kanë qënë normë deri më tani, është një analize militante sepse propozon të demonstroje ekzistencën e nje investimi libidinal të të pandërgjegjshmes të prodhimit socio-historik. Edipi është i vendosur që në fillim, në njërën anë është një njeri që definohet i edipalizuar – (pra ai vret babain) në një vrasjë pa fund ai merr emra të shumtë (neurotik, psikotik, pervers) në çdo rast një njeri i ‘madh’ është një rast i mirë sepse në konfliktin e edipit ai gjen nje zgjidhje origjinale (Hitler) duke luajtur rolin e babait përmes ‘transfuzionit homoseksual’ në relacion më turmat e femrave. Nuk është ofenduese nëse themi se Edipi është një besim i rremë por më ofenduese është nëse ky besim është i domosdoshmën në falsitetin e vet dhe ngulfatë prodhimin e domosdoshëm. “Çështja e babait është e njëjtë sikurse e Zotit : të lindur nga abstraksioni” merr përsipër lidhjen e thyer mes njeriut dhë natyrës, njëriut dhe botës, kështu që njeriu të prodhohet si njeri ndaras nga natyra dhe vetë njeriu. Seksualiteti nuk përfaqëson një premium për Egon, nje shndërrim për mosbindjen e proçesit të riprodhimit. Thuhet se e pandërgjegjshmia është e errët dhe me mistere, mirëpo psikoanalisti riforcon dhe shpikë ‘priftin’ e vet.
Relacioni psikoanalitik modelon për vetëvetë, roli kritik i parasë të cilën psikoanaliza sjell një justifikim të ri, një limit kohe ku kontradiktat mes vete prodhojë borxhe të shumta deri në infinit duke ushqyer dhe kujdesur për konflikte të reja. Freud e di se diçka nuk është në rregull në psikoanalizë, kurimi tenton të bëhet gjithnjë e me shume i padeterminueshëm, – testamenti i Freud – ai është në dijeni për helmin që është futur në filtrat e psikoanalizës. Si të tillë detyrohemi të përballemi më Edipin dhe kastrimin, reduktohemi te ata, të vendosim nëse duhet të masim apo çfarë të masim dhe nëse jo, mirëpo dëmi është shaktuar tashmë, trajtimi ka zgjedhur rrugën e vet të edipalizimit, e tëra në refuzim ndërsa shkicofrenizimi kuron … D & G jo vetem Dolce & Gabbana por edhe Deleuze & Guattari