• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIASPORA SHQIPTARE NË SHBA REAGON ASHPËR NDAJ BURGOSJES SË VEPRIMTARIT NAIM PRELVUKAJ

August 20, 2014 by dgreca

Diaspora Shqiptare në SHBA reagon ashpër ndaj burgosjes së veprimtarit Naim Prelvukaj. Shoqatat tona dhe Diaspora denojnë burgosjen arbitrare të veprimtarit të palodhshëm, zt. Naim Prelvukaj. Akuzat që i bëhen zt. Prelvukaj janë tendencioze, antidemokratike dhe cenojnë rëndë të drejtën elementare, shprehjen e mendimit të lirë.
Ne, në Diasporë, me vëmendje dhe shqetësim kemi përcjellur ndodhitë në fshatin shqiptar Martinaj të Plavë-Gucisë.
Ne. po ashtu me vëmendje. kemi përcjellur edhe rezistencën paqësore të banorëve të këtij fshati në veçanti të zt. Naim Prelvukaj.
Ne e konsiderojmë se e drejta e të shprehurit të moskënaqësisë qytetare është e drejtë bazë e një shteti apo shoqërie demokratike.
Shteti i Malit të Zi dhe aparati shtetëror duhet që urgjentisht të lirojë Naim Prelvukajn, sepse mbajtja e tijë prapa grilave është akt antidemokratik, akt i cili do të thellojë edhe ma shumë ndarjen dhe mobesimin e plotë në të drejtën e të qënit qytetar i lirë në trojet tona etnike.
Shoqatat tona ragojnë dhe do të ngrehim zërin e protestës ndaj nëpërkëmbjes dhe përbuzjeve sisitematike të të drejtave të shqiptarëve nën Malin e Zi.
Diaspora është e vendosur që të jetë ambasador dhe zë i fuqishëm i bashkëkombasve tanë në SHBA.
Ne alarmohemi dhe me indinjatë pranojmë informacione të këtilla të arrestimeve politike të veprimtarëve tanë, arrestime që synim kanë disiplinimin e dhunshëm të atyre që ngrehin zërin e arsyes, zërin e të drejtave të bashkëvendasve të vet.

Shoqatat:
Fondacioni ‘’Plave Guci’’-New York
Shoqata Atdhetare ‘’Malesia e Madhe’’-Detroit
Shoqata Atdhetare’’ Ana e Malit’’-New York
Fondacioni ‘’Ded Gjon Luli’’-New York
Fondacioni ‘’Dom Simon Filipaj’’-New York
Fondacioni Humanitar ‘’Malesia’’-New York
Shoqata Atdhetare ‘’Kraja’’-New York
Shoqata Atdhetare ‘’Ulqini ‘’-Chicago

New York, Detroit, Chicago
20 Gusht 2014

Fondacioni Plavë Guci
P. O . Box 670923 Van Cott Station
Bronx NY 10467
914-439-5798

Filed Under: Komunitet Tagged With: diaspora shqiptare, Naim prelvukaj, NË SHBA REAGON ASHPËR NDAJ BURGOSJES SË VEPRIMTARIT

Diaspora shqiptare në Amerikë, aset i paçmuar kombëtar

January 19, 2014 by dgreca

Ziadin Sela : “Diaspora shqiptare në Amerikë, aset i paçmuar kombëtar, ka dhënë një kontribut historik gjatë gjithë historisë së saj !”/

 Nga BEQIR SINA, Brooklyn New York/

BROOKLYN NY :  Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela po qëndron për një vizitë disa ditore në SHBA, i ftuar nga komuniteti shqiptar këtu në Amerikë. Kryekomunari i Strugës, Dr Ziadin Sela fillimisht ka zbritur në qytetin e Waterbury në shtetin e Connecticut, ku është takuar me komunitetin shqiptar të këtij shteti, por edhe me kongresmenë e senatorë amerikan. Ai ka pasur rastin të takoj edhe kryetarin e qytetit Waterbury, ku është theksuar arritja e një marrëveshje të bashkëpunimit.

Më pas Sela, simbas gazetarve shqiptar nga Çikago, thuhet se është takuar me Përfaqësuesit e odës ekonomike Izraelite-Amerikane në Çikago, të cilët sipas tyre e pritën me interesim shpallimet e resursve të pasura turistike të Strugës dhe shprehen gadishmërinë, e tyre që kompanive turistike në Amerikë ,dhe në Izrael të afrojnë projektin për pushues dhe për politikat ekonomike për të afruar investimet e tyre.Me këtë rast, burime shqiptare nga Çikagi theksuan dje se Dan Shure, ka deklaruar se shpejti një delegacion Izraelito-Amerikan do të vizitojë Shqipërinë,Kosovën dhe pjesët tjera etnike shqiptare në Ballkan.Në takimin që pati dr.Zijadin Sela në Çikago, sipas tyre me miqtë hebreikë doli nisma që qyteti Skokie(bashkësia e qyeteteve në Çikago)ku jetojnë 250 mijë hebreikë, të binjakëzohet më Strugën.

Në kuadër të takimeve me kurbetqarët struganë në Amerikë, Kryetari i Komunës së Strugës, Dr. Ziadin Sela, të premten në mbrëmje në lokalin “The Bahçe”, u takua me Shoqatën Shqiptaro – Turke, të Maqedonisë – “Albanians & Turks of Macedonia”

Ky vit do të jetë viti i ri im me axhendën më të ngarkuar , deklaroi kryekomunari i Strugës, zoti Ziadin Sela, për të takuar me të gjithë kurbetqatërt tanë, kudo që janë, ata në Europë, Zvicër, Gjermani, Itali,  Angli dhe SHBA e Kanada, edhe në Australi qoftë duke i vizituar, ata, ose edhe kur ata të vinë në Strugë, gjatë verës.

Këtë e bëjë u shpreh ai me qëllim që ata të organizohen në formë shoqatash në mënyrë që ata që do t’i pasojnë këta kurbetqar, nesër të mos harrojnë se kush janë dhe prej nga kan ardhur. Sepse, ju e dini shumë mirë, theksojë Sela, nga që jeni një gjenerat që keni lindur atje, dhe e dini se çfarë përfaqësoni, duhet edhe të punononi me atë se çfarë trashgmnie do të lini tek pasardhësit tuaj.

Mbasi Sela iu faleminderua SHBA për atë çka ka bërë ky vend për shqiptarët dhe çështjen shqiptare, ai tha se “Ne dimë se ju këtu keni gjetur vendin kampion të lirisë dhe demokracisë, dhe se ju prej këtu keni mësuar si gjithë bota se çfarë është fjala e lirë, çfarë është demokracia dhe kështu në emër të kësaj edhe ne si shqiptar kemi gjetur veten si shqiptar, në rajon duke pasur mbështetjen dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara, mikut tonë të madh . Kuptohet, që ju duhet të punoni dhe të agazhoheni edhe më shumë këtu ku jetoni në mënyrë që kjo përkrahje dhe mbështje amerikane, për shqiptarët kudo në Ballkan të jetë edhe më e madhe, për vendlindjen tonë atje ku jemi.”

Me këtë rast dua të shpreh edhe një faleminderim për të gjithë ju shqiptarët e Amerikës, u shpreh Sela, “për atë çfarë keni bërë ju për vendlindjen tuaj. Duke e vlerësuar disporën shqiptare në Amerikë, si një aset të çmuar kombëtar, i cili, ka një kotribut historik edhe në çështjen shqiptare.”

Shoqatën Shqiptaro – Turke, e vlersoi përr faktin se ajo jep një shembull shumë të mirë, për struganët, për të treguar se sa të lidhura janë komunitetet në komunën e Strugës, por edhe këtu në Amerikë.

    “Dhe, faktikisht në kështu vepruam edhe në zgjedhjet lokale në Strugë, u shpreh Sela, unë kisha përkrahjen e komunitetit turk në Strugë, natyrisht po punojë që ai komunitet atje të ndihet sa më mirë, dhe të ndihet ashtu si edhe janë në shtëpit e tyre, të ndijej edhe dorën e ngrohtë të qytetit dhe komunës së Strugës, pjesë e së cilës ata janë prej vitesh. për këtë qëllim nga buxheti i ri, pohojë kryekomunari Sela, kam planifikuar këtë verë një javë kulture turke, ashtu si gjithë javët kulturore të shqiptarëve, maqedonasve e komuniteteve të tjerë.”

Kreu i kësaj shoqate Ismail Humeti, thotë se nëna tij është nga Struga dhe se ai ka sot atje shumë familjare / miq dhe të fërm të tjerë të cilët kan investuar djerësn e tyre në atë komunë . Xhaxhai im tha ai zotëron dhe drejton një dyqan në Srtugë, dhe bënë një biznes familjar .

Ndërsa Iidhur me shoqatën”Albanians & Turks of Macedonia” themeluar këtu në SHBA, tha Humeti,  presidenti i saj, e kemi krijuar mbasi jemi një komunitet  madh dhe i susksesshëm për të bashkuar  kurbetqarët tanë nga Struga dhe Ohri që jetojnë në SHBA, mbasi ka shumë prej nesh, thotë ai.
    “Ne kemi aranzhuar këtë takim për të mirëpritur kryebashkiakun Sela dhe të tregojmë atij, sukseset tona dhe se ne jemi të interesuar për të investuar në komunëne Strugës dhe se mbështetim çdo inisiativë të Selës, që po bënë për Struganët në Shtetet e Bashkuara”

Me kryetarin e Komunës së Strugës, zotin Sela, jam takuar vitin e kaluar në Ohër, në tetor, në një takim ku unë isha i ftuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë për Investimevet e Huaja në kuadrin e Samitit të investimeve të Globale edhe për Maqedonin . Kryetari Sela, dhe gjeti kohë për t’u takuar me mua në Strugë për çka biseduam gjatë se “Ne jemi të kënaqur që të kthehet besimi i diasporës për investime dhe shpresoj që të vazhdojmë lidhjet e mira në mes kurbetqarve dhe Strugës edhe në të ardhmen”, tha Humeti
Duke shtuar se kryekomunarin e Strugës, zotin Sela :” Ne kishim diskutuar mënyrat për të përmirësuar ekonominë në Strugë dhe që nëpërmjet investiemeve sidomos të kurbetçijve për të krijuar vende pune për popullin e komunës së Strugës . Unë personalisht besoj se kjo është një iniciativë kyçe dhe jam i kënaqur që Kryetari i Bashkisë Sela, i cili duket se është i “etur” për të punuar në këtë drejtim të cilin ai ka marrë seriozisht me perkushtim dhe e ka një nga prioritet e tij”.
Edhe, sot tha në fund në bised me gaztën tonë Presidenti i shoqatës”Albanians & Turks of Macedonia” zoti Ismail Humeti,  : “Unë jam shumë i kënaqur me takimin dhe shpresoj që të jetë i kënaqur me takimin me ne edhe Kryetari Sela. Shumë njerëz erdhën në këtë takim për të treguar mbështetje për të. Ne besojmë se ai ka një mundësi për të bërë gjëra të mëdha për popullin e Strugës dhe ne duam që ai ( dhe populli i Strugës ) që të dini që ne jemi këtu për të ndihmuar dhe kontribuar për komunën e Strugës nga SHBA .”

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: aset kombetar, Beqir Sina, diaspora shqiptare, ne Amerike, Ziadin Sela

Diaspora Shqiptare për Maqedoninë së shpejti me lëvizje kundër politikës diskriminuese të shqiptarëve

March 29, 2013 by dgreca

Ata kërkojnë aktivizim më të madh kundër diskriminimit ndaj shqiptarëve, mungesës së demokracisë si dhe aktivizim të ndërgjegjes politike/

Nga Elida Zylbeari/

Aktivizohet më fuqishëm Diaspora Shqiptare për Maqedoninë (DSHM) për të mbrojtur interesat shqiptare në shtet. Sot para gazetarëve ata prezantuan projektin e tyre të ardhshëm “Maqedonia, opsioni shqiptar” që nënkupton ringjallje të shoqërisë shqiptare për të treguar kërkesat reale të tyre në Maqedoni. Ata kërkojnë aktivizim më të madh kundër diskriminimit ndaj shqiptarëve, mungesës së demokracisë si dhe aktivizim të ndërgjegjes politike dhe demokratike për një aktivizëm qytetar kolektiv të vendosur i cili do të demaskojë politikat anti-shqiptare.

“Duke konstatuar se jeta politike shqiptare në Maqedoni ka degjeneruar në një udhëkryq që ka komprometuar dhe diskredituar keqas aktorët e politikës dhe të demokracisë në shoqërinë shqiptare. Duke konstatuar se ky degjenerim politik është bërë gati “normë” e sjelljeve politike të aktorëve të politikës dhe mënyrë e ardhjes dhe mbetjes së tyre në pushtet dhe faktin që shqiptarët janë në krizë politike, këshilli drejtues i Diasporës shqiptare për Maqedoni vendosi për të vënë në lëvizje platformën qytetare “Maqedonia, opsion shqiptar” i cili paraqitet si projekt i shoqërisë civile për një mobilizim të ri politik dhe demokratik të shqiptarëve në Maqedoni” ,tha mes tjerash kryetari DSHM-së, Xhevat Sherifi.

Koordinatori i projektit është kryetari i Organizatës së veteranëve të luftës në Maqedoni, Besim Hoda. Ai tha se aktivistët e DSHM-së në periudhën që vjen do të flasin me të gjithë aktorët e shoqërisë civile duke mos lënë anash as përfaqësuesit politik.

“Do të konsultohemi me të gjithë, do të zhvillojmë biseda me sektorin civil dhe do të mbledhim mendime për kërkesat reale të shqiptarëve në Maqedoni dhe mënyrën si ata duhet të prezantohen në këtë shtet i cili8 është i tyre por që nuk i përfill. Do të bëjmë një platformën të përbashkët me këto kërkesa dhe do tua prezantojmë partive politike, nëse ata nuk pajtohen me kërkesat tona të cilat në rend të parë do ta mbrojnë interesin shqiptar, ne do ta demaskojmë politikën e tyre dhe do të ndërmarrim masa të tjera ” tha Hoda.

*DSHM është organizatë ndërkombëtare joqeveritare e shoqërisë civile në diasporën shqiptare në Amerikë , Kanada dhe Evropë formuar në vitin 2012 në Chicago të Amerikës. /PortAlb

Filed Under: Opinion Tagged With: diaspora shqiptare, Elida Zyberi, kunder politikes diskreminuse

DIASPORA SHQIPTARE SI PJESË E VENDIMMARRJES NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

January 6, 2013 by dgreca

NGA ARTUR VREKAJ – WORCESTER, MA, SHBA . Po sikur Diaspora shqiptare të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të Qershorit 2013? Sikur kjo të ndodhë, Lutemi në Zot, do të kemi një panoramë tjetër  në Tiranë dhe demokracia shqiptare do të funksionojë e do të besohet më shumë. Do të kemi më shumë duar të pastra, më shumë zëra të vërtetë, me shumë vizion real dhe do të jemi më afër shqiptarëve që kanë halle të jashtëzakonshme!Shqipëria ka tetë dekada që është ngopur me parrulla të lloj-lloj ngjyre regjimi e partie!

Ne themi se një e treta e Shqipërisë është në emigracion dhe Diaspora është Thesar Intelektual! Po si ka mundësi që dy të tretat e shqiptarëve mbahen peng nga një grusht politikanësh dhe një e treta e emigruar mbahet e përjashtuar nga proceset demokratike në Shqipëri?

Kush e pengon kthimin me dinjitet të shqiptarëve të mërguar apo edhe pjesëmarrjen në vendimmarrje vec klasës politike të Tiranës së korruptuar?

Tiranës s’kujtohet kërrkush: as akademikë, as idealistë, as publicistë, as opinionistë ! Media fle me qëllim. Po këta të gjithë janë të blerë dhe e kycin gojën sepse ju prishet rehati po të thërrasin në skenën e vendimmarrjes Diasporën shqiptare! Ku është patriotizmi i tyre dhe fisnikëria e tyre për ta ndihmuar Shqipërinë në këto caste të vështira të dalë nga ngërci 22 vjecar? Ci duan gradat e Profesor Doktor, Doktor, Master etj; për ti varur në mur të shtëpisë? Megjithëse, grada shkencore kanë edhe plepistët në Tiranë.

Kush më mirë se një deputet nga Diaspora do të dëgjohet me vëmendje për c’ka mund të ofroje, për mënyrën demokratike të komunikuarit qytetar-deputet, të bërjes së punëve me themel për cdo komunitet në fshat e qytet dhe jo vetëm në bastionet e partive në pushtet? Se do të jetë i besueshëm se të superlakuarit e sotëm!

Sepse nëse zgjedhim një deputet që ka jetuar e punuar në Europë, Greqi, Itali, Amerikë, a kudo në Perëndim, ai do të sjellë një Erë të Re që i mungon Tiranës zyrtare në cdo institucion që është totalisht i varur nga partia në pushtet a segmente të politikës.

Në Tiranë, Diaspora shqiptare përkufizohet me kujtesën për të në ngjarje historike që përkujtohen në përvjetorë shekullorë. Prishtina është më ndryshe, edhe ka një afëri me Diasporën. Edhe flitet hapur në media që nga Diaspora shqiptare (sidomos e Zvicrës) duhet të kandidojnë për në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës.

Në Tiranë është e kundërta! Diaspora u duhet vetëm si pjesë e historisë për Liri, Pavarësi, Flamur e Alfabet . Dhe për të ardhura financiare që vijnë në Shqipëri.

Përse nuk pëlqehet që Diaspora të kandidojë me njerëzit e saj sipas krahinave (zonave përfaqësuese)? Përse Tirana zyrtare nuk e promovon Diasporën të përfshihet në vendimmarrje si subjekt më vete? Mos vallë përfshirja e Diasporës në vendimmarrje do të prishë balancën dydekadshe të politikës klanore  PakBlu, Rozë dhe RozëKuqe? Apo s’është edhe e nevojshme, sepse në Tiranë janë të zotë vetë liderë-baballarët që i caktojnë vetë kandidatët për deputetë dem baba dem që prej 1924!

Po Diaspora e sotme shqiptare sidomos e shqiptarëve të Greqisë është më e lidhur me Shqipërinë  dhe me ardhmërinë e saj. Edhe fluksi vajtje-ardhje i emigrantëve është më i gjallë apo se edhe te ardhurat më të mëdha drejt Shqipërisë në këta 20 vjet demokraci në Tranzicion  kanë ardhur vetëm nga shqiptarët e Greqisë!

Nëse sot Shqipëria me ato halle që ka edhe nëse ka ndryshuar,  a nuk është meritë edhe e investimit të shqiptarëve të Greqisë, në vecanti, sepse edhe statusi i tyre i diskriminuar nuk i ka lejuar ta gëzojnë jetën e tyre në fqinjin tonë europian?

Pas 1992 rendëen me o burra, deputetë e liderët baballarë  të partive për qoka Amerikës e Europës atje ku ka shqiptarë e më së shumti në Greqi me synim për të hapur degë partish e për ti dhënë frymë bashkëpunimit  politik kombëtar Shqipëri (me parti, parti vegjetative, klane, institucione të varura ditën dhe natën, deputetë të korruptuar (jo të gjithë) dhe Diasporë ( njerëz me Vizion, me shkollë perëndimore, me lekë me gjak, me duar me kallo).

Sot më shumë halle ekonomike, shoqërore, statusore kanë shqiptarët e Greqisë. Ka luajtur me këta shqiptarë (mbi 600 mijë) Tirana zyrtare në kohë fushatash, ka luajtur dhe Athina për ta rritur minoritetin grek artificialisht në Jug të Shqipërisë, ka luajtur edhe PASOK-u në Greqi  për të luajtur kartën e kujdesit ndaj tyre para Europës!

Shqiptarët e Greqisë  janë në një udhëkryq që një  Zot e di! Ata janë ende pa status, të panatyralizuar si nënshtetas. U bënë 20 vjet dhe në Greqi s’po gjejnë rehat. Flas për shumicën dërrmuese. Marëdhëniet e fqinjësisë greko-shqiptare janë të tipit “ngri-shkri” dhe ndikojnë jo pak në sjelljen e shtetit grek apo segmenteve të politikës greke ndaj tyre.

Në heshtje, në Greqi për këto dy dekada Kisha Greke po bën punën e vet për ti qetësuar duke i kumbarizuar me emra të tjerë joshqiptarë  në mos të greqizuar apo dhe duke ua mbajtur larg prejardhjen dhe kombësine me moton kush jeton në Greqi është grek edhe pse maratona njëzet vjecare e nënshtetësisë për shqiptarët është shprehje e pastër e diskriminimit europian dhe jo vetëm grek! Sepse Europa ka mekanizma demokratike që janë të squllur kur bie fjala për të drejtat e njeriut që jeton brenda familjes europiane!Pra, Europa nuk është 100% e lirë!

Shteti shqiptar i Shqipërisë ka bërë fare pak për shqiptarët e Greqisë në vecanti. Partitë e Tiranës në pushtet vetëm se kanë kërkuar që nëse emigrantët e Greqisë nuk vijnë dot në Shqipëri për të votuar se kushton, të paktën tu kujtojnë  të afërmve të tyre në Shqipëri të votojnë  për partinë  e zemrës së tyre që të kenë një favor të futen në punë, apo të mos humbasin punën në shtet edhe pse ca prej tyre në administrata lokale ka muaj po ka raste që kanë edhe vite që s’janë paguar!

Por ka një shteg për të zbutur klimën e rëndë të prishjes së interesave të brendshme të dy palëve: pozitë me paterica dhe opozitë  josolide:

THIRRJEN NË SKENË TË KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NGA DIASPORA SHQIPTARE!

Të jemi të sinqertë! Nëse me të vërtetë Diaspora do të konkurojëe individualisht  e pavarur, si subjekt më vete në të gjitha zonat elektorale ose edhe në emër të partive politike që do të regjistrohen për zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës atëherë do të kemi një risi për Shqipërinë, një shpresë më shumë për demokracinë.Edhe Europa do ta besojë me shumë Tiranën zyrtare! Edhe Amerika!

Shqipëria vecse duhet ta rregullojë me ligj pjesëmarrjen dhe angazhimin e Diasporës në vendimmarrje. Dhe nuk është vonë. Jemi ende në Janar të 2013! Në Greqi shqiptarët po organizohen sipas partive po pse jo të mos konkurojnë  për deputetë edhe si individë  të pavarur pa u diktuar nga partitë që  ata kanë dëshirë të përkrahin?

Sepse historikisht Diaspora e Shqiptarëve të Greqisë është përdorur për qëllime elektorale nga Tirana zyrtare, sikurse edhe nga Athina zyrtare. Pra, jo të ligjërojmë 100% këtë klasë  politike zullumqare  duke e duartrokitur atë, por të sjellim në drejtim njerëz të motivuar të Diasporës, me duar vërtet të pastra; të sjellim një Erë të Re që ta shkundë mirë pisllëkun e  korrupsionit të kesaj klase politike që po mban peng edhe brezat e rinj!

Në u pikon zemra për Shqipërinë Ju politikanë  të sotëm të Tiranës  jepini Diasporës dhe vetes Suaj një shans – Konkurimin e Diasporës në vendimmarrje! Kjo është thirrje nëse ju Reflektoni për c’ka keni gabuar duke rickliuar veten Tuaj si vektor klanesh! Ndryshe, do mbeteni pjesë e pengmbajtjes së atdheut edhe të përjashtimit të Diasporës nga procesi i demokratizimit  të jetës politike dhe vendimmarrjes në Shqipëri në emër te Integrimit Legjende Europian!

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Aetur Vrekaj, diaspora shqiptare, zgjedhjet ne Shqiperi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT