• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUR DIELLI LIND I DYZUAR

November 24, 2013 by dgreca

Tregim nga Vjollca Tiku  Pasku/

Ngjyra e vjeshtës përhapte aromën e gjetheve të thata në të gjithë pejsazhin e zbehtë e të ftohtë.Gjethet  e verdha i ngjiteshin ngado Zhuljetës. Shakullima e erës e rrethoi në mënyrë spirale Zhuljetën, si një tornado gjethesh,që nuk e linin të  shkonte në shtëpi.Doli me të shpejtë nga ai rrethim i zbehtë  burgosës , dhe rregulloi flokët mbi supe.Ajo ishte mësuese biologjie e ciklit 9-vjeçar.Kishte  një dhimbje koke të fortë dhe kishte marrë leje që mos t‘i zhvillonte dy orët e fundit.Ishte rreth të pesëdhjetave, por  me  një fytyrë të lëmuar që e tregonte shumë të re në moshë. Teksa po nxitonte cepi i syrit i zuri bashkëshortin e saj të  ulur në një kafene me një grua të re në moshë.Zemra i rrahu me nxitim.’cila mund të jetë mendoi’. Ngadalësoi hapat dhe u mundua të shquante tiparet e saj.Ishte e re, me flokë të verdha.Dukej si një nga statujat e perëndeshave që ishte jetëzuar në epokën e sotme.Nga gjestet e bisedës dukeshin sikur ishin të afërt me njëri-tjetrin.Papritur ata të dy u ngritën dhe u drejtuan në portën e një shtëpie të re. Një djalë shtatëvjeçar u hodh në krahët e bashkëshortit të saj  dhe e përqafoi. Gruaja e re buzëqeshte  dhe më pas puthi djalin …Të gjithë farefisin e tij e njihte , po ashtu edhe të njohurit. ‘Kush mund të jetë vallë  ajo grua?.mendoi Zhuljeta. Në atë orë të drekës ai duhej t’ë  ishte në punë.Kishte një magazinë  shumice me vegla pune.Mbante gjithmonë edhe dy punëtorë…..Zhuljeta nuk i ndjente pikat e imta të shiut, që binte shtruar.U ul në një kafene paksa larg nga porta e asaj shtëpie , me qëllim që të vëzhgonte  çdo lëvizje të tyre.Një  shpresë e vakët e mbante “s’e ndoshta ajo nuk ishte…”Porositi një kafe të fortë.Nga porta e shtëpisë doli gruja e re me djalin  për dore duke u drejtuar për nga shkolla aty pranë. Viktori çuditërisht nuk po dilte.Zhuljeta pa përsëri siluetën e gruas së re tek kthehej vetëm nga shkolla dhe hyri në shtëpi .Diçka u thye brenda shpirtit, si thyerja e një blici drite.Pagoi, u ngrit, e mori rrugën drejt shtëpisë ku banonte.Shiu i zmadhoi pikat e diametrit të lëngshëm. Teksa ecte e menduar, s’ndiente s’e po lagej.Kur hyri në shtëpi ndeshi vështrimin e habitur të dy djemve të saj.Njëri ishte njëzetëvjeçar dhe studionte për ekonomi. I dyti ishte maturant i shkëqyer. Gjithmonë ndihej krenare për të dy djemtë. Kishte edukuar dhe mësuar vërtet djem të mirë.”Më zuri shiu në rrugë” u përgjigj vështrimit të djemve.Jeta e Zhuljetës kishte rjedhur monotonisht.Të gjitha zaret e viteve  rrotulloheshin në ruletën e qetësisë kur papritur zari bie në një rreth enigme.. mos ndoshta  me  ngjyrën e tradhëtisë…Lotët i rrëshkisnin si shiu acid, duke  tretur gjithë energjinë e qënies  së saj.”Ç’farë i kishte munguar  atij?”…

Mirëkuptimi, çelësin e martesës ishte munduar ta mbante gjithmonë në syçelësinë e ditëve. “Besnikëria është virtyti që e shenjtëron martesën”.Tani dyshimi i tradhëtisë është zhurma më e madhe e mendimeve dhe si tryel po i hapte dhimbjen më të madhe në  jetë.Para syve i shfaqeshin skena të  ndryshme dashurie të burrit tradhëtar me gruan tjetër, duke përfunduar me aktin final te divorcit tësaj. Në  këto momente zinte sytë me dorë,por një shpresë e vakët, ia shpërbënte skenat e fantazisë…I kujtohej njohja e parë me Viktorin..Të dy studentë, të dy ndjenë dridhjet e para të dashurisë, të dy shijuan orët e lumturisë, dhe vendosën të lidheshin me kurorën e margaritarëve të martesës.Më pas, ndihej mbretëreshë që i kishte falur dy djem, pasardhësit e tij.Kur Viktori erdhi në darkë,si zakonisht bëri dush, darkoi dhe po shihte televizion.Me një qetësi, si heshtja e stuhisë para se të shpërthejë me retë e ngarkuara, ajo e pyeti;
-Kishte lëvizje në punë?
– Si zakonisht-u përgjigj ai.
-Po kafenë me kë e pive sot?
Ai u drodh i befasuar  nga kjo pyetje,dhe  u përpoq të ruaj qetësinë.Vështroi thellë  brenda syve të Zhuljetës për të hetuar…Por ajo kishte vënë një  maskë të shtirur dhe sytë i kishin lëshuar një hark të zi. Vetëm tani ndjeu peshën e hijeve të zeza të formuara rreth  syve të saj.
-Si gjithmonë- tha ai me zë të shqetësuar.
“Ç’farë ka mësuar ajo “mendoi me vete Viktori.
“Eshtë e vërtetë, ka bërë jetë të dyfishtë, më ka gënjyer” mendoi ajo.Të dy u shtrinë të flinin . Megjithëse ishin në një krevat ndiheshin  se i ndante një  distancë si poli i veriut me të jugut. Ajo  u përpoq të flinte, por nuk i përtypte dot mendimet  e pëshpërimat e të tjerëve. Me siguri të gjithë e dinin. Ajo e zbuloi ‘rastësisht’ këtë mister shkatërrimi.U mundua të flinte,  të flinte edhe vuajtja jetike për pak orë. Sapo e zuri gjumi, iu duk sikur ra në një humnerë.Edhe atje poshtë, ajo ishte e frikësuar.Rojet fantazma qeshnin me troditjen e zhgënjimeve  reale dhe përnjëherësh trupi iu drodh. Ai e ndjeu, por bëri sikur flinte gjumë. I vinte keq, që ishte shkaktari i gjendjes së saj.Të nesërmen, të dy bashkëshortët shkuan secili në punët e tyre.Zhuljeta pyeti me shumë kujdes, një kolege e cila banonte aty pranë,  për zonjën që kishte atë shtëpi me një arkitekturë të bukur, tepër të veçantë, me shtëpitë e tjera. Kolegia i tha  se “gruaja quhej Miranda  bashkëjetonte , me një  burrë…  flisnin që ai ishte i martuar”. Kjo ishte një goditje e dytë për Zhuljetën.Nuk duroi, shkoi në magazine tek Viktori, dhe ia përplasi  të vërtetën në fytyrë;
-Ki burrërinë dhe pranoje, që ti ke një fëmijë me zonjën Miranda-tha ajo.
Ai kërceu si thëngjilli i kuq në vatër:
-Si- tha ai për të mbledhur veten-.po, është e vërtetë. U njohëm para tetë vjetësh. Ajo ngeli shtatzanë dhe unë  ndihesha fajtor.
-Nuk ndiheshe fajtor s’e më tradhëtoje?
E kuqja u ndez më shumë në fytyrën e Viktorit nga bombardimi i predhave të fjalëve të Zhuljetës.
-Nuk doja të lëndoja kurrë.
-Po, por më ke lënduar tetë vjet rresht!
Ai priste faturën e shkruar nga zemra e plagosur, për dënimin e fajeve të fshehura.
-E kuptoj, nuk dua të ulërij, për dashurinë e vdekur, për  premtimet e vrara, për shpirtin që ma krodhe në dhimbje, për dyfytyrësinë e tetë viteve.Je i lire,shko dhe jeto me atë!
Ai u step për një çast.Njësoj sikur mori njëmijë goditje shuplakash.Shpirti iu ngërthye nga korrieri i papritur i fatit.Ai ndodhej në mes të dy dashurive.Zhuljeta i siguronte ëmbëlsinë e qetësisë. Miranda ishte sheqerka e pasionit që kishte nevojë jeta.
-Duhet të mendohesh mire, para se të marrësh një vendim –tha ai me gjysëm zëri.
-Hë, ke guxim të më këshillosh! Kur të vish në shtëpi,mblidhi dhe ik.
Zemra e Viktorit u nda më dysh. Vetëm me gjysëm zemre ai mori vendim se duhej të vazhdonte me  Mirandën.Tani s’kishte asnjë  mundësi të vazhdonte jetën e mëparshme.
Për Zhuljetën ishte njësoj si të mbytej në pellgje ajri pa të ardhme.Heshtja evokonte vetmin e trishtuar. Qielli i mbyllur nga gurë mbarsur me topa resh gri,mpihte ditët në vazhdim.Piskat e shpirtit nuk ia dëgjonte asnjë.Melasa e dashurisë ishte  tradhëtia , të  cilën nuk e honepste dot.Jeta kishte ndryshuar krejt papritur.Nuk kishte menduar asnjëherë që jeta  të ndryshonte krejt papritur.Ndoshta me kalimin e kohës , do fashitej plaga.. Tani ajo digjej në zhaurimën e sulmeve të mendimeve. ‘Përse duhej të arrinte deri këtu’. Ai ishte tërhequr pak nga jeta seksuale. Ajo e kishte pranuar në heshtje, pa menduar  “s’e diçka  nuk shkonte”. Shkoi në shtëpi e dërrmuar dhe shihet në pasqyrë. Lëkura e bardhë e fytyrës i ishte  venitur, kapakët e syve ishin ënjtur sikur mbanin lotët e qiellit.Flokët e gufuar ishin tulatur pas qafës. Ishte tepër nervoze dhe hera herës shpërthente në ngashërime të mbytura. Dy djemtë ishin ngushëllimi i saj.  Ata përpiqeshin t’i qëndronin pranë. Vendimi i babait nuk u prit mirë  prej tyre, por ai kishte vendosur. Atë  mbrëmje ai u shpërngul tek Miranda.I erdhi keq për Zhuljetën, por duhej t’i  përmbahej detyrimeve me Mirandën. Ajo ishte shtatzënë, priste fëmijën e dytë.Po hynte në një derë të re të jetës. Nuk kishte menduar ndarjen , dhe fillimin e një jete tjetër. Miranda ishte  tridhjetë vjeçe,e  re, e bukur , magjike, shpërthyese në shtrat.Edhe me hirin e dashurisë ajo mund të ndizte thëngjinj, e më  pas zjarr përvëlues.
Megjithëse ai ishte pesëdhjetë vjeç , përjetonte një rini të dytë.
Miranda e dinte që ai do ishte i turbulluar nga ndarja. Vendosi t’i përgatisë një mbrëmje romantike.Bleu verën më të mirë, dhe gatiti  pansetat më të shijshme.Qëllimet i realizoi.Më në fund kishte arritur,atë që dëshironte. Burrin  të cilin e donte dhe e kishte pritur tetë vjet radhazi e kishte tërësisht për vete. Çdo plan  kishte funksionuar si sahat që nuk i lëvizi  minuti.. Shtatëzania, skena e kafesë e parë prej Zhuljetës ,me ndihmen e koleges e cila e kishte lajmëruar“s’e  Zhuljeta mori leje të  ikte në shtëpi”,  ndarja …dhe në fund fitorja.E paduruar Miranda iu hodh në qafë dhe i tha:
-Qiellin e kam ulur në shtratin tone, dhe në kurrizin e tij do formojmë yjet e kuq.Do krijojmë  yjësinë tonë nga rruga e qumshtit deri në kashtën e kumtrit.
Ai u mundua të buzëqeshte.
Buzët e saj ishin plotë  afsh pasioni që kërkonte të shuheshin në burimin mashkullor. E elektrizuar nga gëzimi, ajo ledhatoi çdo centimetër të lëkurës së tij.Yjet e gjeneruar nga puthjet e tyre binin në djersën e poreve të dashurisë. Ai notonte  plotë pasion në qiellin që dinte ta krijonte vetëm ajo,  duke tretur qenien e saj si karamele ,e t’i dhuronte ëmbëlsinë në lartësinë e parajsës.Kjo ishte lumturia e prekur trup-shpirt në dashurine informe të jetës.Mrekullia e afruar ishte magji e qarkut elektrik të  zemrës së re.
Ditët kalonin, e rjedha e mjaltit  qiellor  pikonte duke i kaluar si në ëndërr.Viktori e kishte  lënë në një cep të ndërgjegjes Zhuljetën.Djemtë i takonte, megjithëse ata i rrinin ftohtë.Ai i përgjigjej gjithmonë ekonomikisht nevojave të tyre dhe kjo ishte një fije lidhëse me ta.Me Armandin djalin shtatëvjeçar, kalonte shumë kohë  pas pune ,në mënyrë që të zëvendësonte mungesën e gjatë të viteve të vegjëlisë tij…Dita e lindjes së fëmijës së dytë të Mirandës erdhi.Një djalë faqekuq dhe plotë shëndet ishte një tjetër gëzim…Me Mirandën diçka nuk shkonte. Pas lindjes nuk ndihej mirë. Një trompozë e papritur e shkëputi nga ditët e lehonërisë së jetës.
Ai ulëriu sa ngjethi ajrin e gjithë atmosferës.Lumturia u ekzekutua në  mënyrën më të keqe.Misteri i fatit ndërpreu rjedhën e ëmbël për ta zëvendësuar me ujvarën e helmit.Ai u privua nga ajo ndjenjë që e bënte të lumtur. Shpirti iu ftoh,dhe dhimbja i  rrinte pezull. Gratë zakonisht vishen me të zeza. Ai veshi shpirtin me zi.Këtë dhimbje ia shtonte  e qara  e vogëlushit sikur të kuptonte  “që nëna e tij nuk  jetonte”.Në vakumin e kësaj dhimbje  mendonte se; “ishte një dënim për tradhëtinë dhe divorcin me Zhuljetën”.Për të zbutur  sado pak cëcërimin  e dhimbjes ai vendosi të bisedonte me Zhuljetën. Ajo ishte shpirtmirë dhe e dhimbsur. Për të përmbushur qëllimin e tij ai mori edhe vogëlushin. Ai do ishte referenti engjëll që do t’ja pushtonte shpirtin Zhuljetës. Ishte tepëri vogël, një zë qiellor,  që donte ngrohtësi e përkujdesje.
Në darkë trokiti tek ajo derë ku njëzetëedy vjet radhazi s’e kishte ndier asnjëherë nevojën për diçka  të tillë..Derën e hapi Zhuljeta..
-Mirëmbrëma Zhuli..
-Mirëmbrëma-i tha ajo ftohtë, por zemra po i rrihte me shpejtësi nga kjo vizitë e papritur.
Ajo pa një shndërrim të madh në pamjen e tij.I mbledhur, i kërrusur, pa rruar , me sytë e veshur  me dhimbje, me flokët e zbardhura krejt brenda pak ditëve, të linin pështypjen e një njeriu të madh në moshë.
Ai hyri pa e ftuar në sallon. E mbështeti me kujdes vogëlushin në kolltukun e madh,thirri dy djemtë , të cilët filluan të përkëdhelin vëllanë e vogël, e nisi bisedën.
-Si ke kaluar-thotë ai.
– Tani që provove se ç’farë është dhimbja, pothuaj njësoj s’i ty, megjithëse e përjetojmë në mënyra të ndryshme.Unë  ndarjen nga njeriu i zemrës, që jetova njëzetëedy vjet, dhe ti po atë ndarje , por nga Zoti.
Ai kapërdiu lëmshin që i sollën këto fjalë, dhe vazhdoi:
– Më fal që të kam lënduar, duke menduar vetëm për vete, më  fal në emër të asaj  dhimbje që duhet zbutur.Të vrasësh shpirtërisht , ndoshta është më keq  se të vrasësh fizikisht.Sëbashku këtë dhimbje mund t’a fashitim..
E qara e foshnjës ndërpreu bisedën e tyre.Ajo u afrua bebes…sytë e Zhuljetës filluan të puthnin flokët e zinj të butë, si push lepurushi, faqet e lëmuara me rreze engjëjsh, sytë që  qanin e qeshnin njëherazi. Një bebe i  vogël ka furnizimin e gjithë qiellit me energji tërheqëse, në  mënyrë që të gjithë t’a duan.Zhuljeta  nuk kishte guxim ta përkëdhelte  me  dorë,pasi u frikësua se ajo krijesë e vogël ,do e përqafonte dhe nuk do e lëshonte asnjëherë.
Në dridhërimën e çasteve ai hetonte çdo lëvizje të gruas. Shpesonte ta merrte atë krijesë të pafajshme në krahë, dhe të bëhej nëna e tij.Shpirti i dukej si një tendë e çarë, të cilin vetëm Zhuljeta mund ta rikuperonte.. Këto çaste ishin vendimtare për  të.
-Zhuli,a mund të jetojmë te gjithë bashkë?- thotë ai.
-Ndjej akoma dhimbjen e tradhëtisë, dhimbjen e ndarjes. Shpirtin ma theve, dhe copat mi hodhe në një hon dhimbjeje pa shërim. S’i më kërkon t’ë bëhem nëna e dy fëmijëve, që më kujtojnë  vuajtjen time? Ata janë  engjëj..Por  unë, s’mund ta kapërdijë..Po të jetonte nëna e tyre, ti kurrë nuk do të ktheheshe. Nuk erdhe tek unë për hir të dashurisë , por për hir të nevojës – tha ftohtë Zhuli.
Sa do të  donte të thoshte ‘po’, por ndoshta i duhej  të kapërcente vetveten.Ai burr i dikurshëm kurrë s’kishte për  ta kuptuar shpirtin e saj…
-Unë vërtet u tregova  i dobët para pushtetit të një gruaje. Atherë kur mendova s’e kisha një lumturi të dytë fati më dënoi.Duhej ta paguaja të kuptoja se nuk ngrihet lumturia mbi dhimbjen e një personi tjetër, aq më keq të afërt.Për ty ardhja ime këtu është një prove. Mirësia e njeriut është pa limit, por hijet e vuajtjes të paskan errësuar aktin e mirësisë.U gabova që erdha.
– Kurrsesi nuk gëzohem me fatkeqësinë tënde, por  kërko brenda shpirtit tënd. Aty do kuptosh qëndrimin tim- i tha ajo.
Sytë e tij fikën atë dritë të vogël shprese,  që kishte pak më parë.Nuk e dinte nëse ajo kishte të drejtë.U përshëndet me djemtë, mori foshnjën dhe iku i dëshpëruar.Jeta e tij ishte lidhur me nyje enigmash , që nuk i zgjidhte dot..Mori në  telefon motrën që i gjendej në  çdo nevojë. …Ai mendoi  se “pranvera  e  sapoçelur nuk po e tregonte shpirtin altruist të saj, lulet kishin ngjyrë trishtimi”.

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: diell i dyzuar, Tregim, Vjollca Tiku Pasku

Artikujt e fundit

  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut
  • DUKAGJINI KËRKON RRUGËN!
  • Sot, kujtojmë 143- vjetorin e lindjes së Mit’hat Frashërit
  • KUR PRISHESHIN TEMPUJT, ME SHOKUN E KLASËS VISARIN…
  • Sot 126 vjet nga numri i parë i “Albania”-s me botuesin vetëm 22 vjeç
  • Guri i budallait dhe mendja e zgjuar
  • “Strategjia e Mbrojtjes dhe Zhvillimit të interesave Kombëtare”!
  • Kalendar: 24 Marsi 1999, Dita që i hapi shteg Lirisë e Pavarësisë së Kosovës
  • LIRIE (LYDIA) MEMETI, NJË HISTORI SHQIPTARE FRYMËZUESE
  • Vjena – Qytet i Requiemeve – Requiem për Musinenë!
  • Tregimi për zonjat e suksesit shqiptar- ideja që jeton pa kohë
  • Ish-diplomati Syla, ftesë qeverive tona t’i promovojnë shtetet në SHBA, Kanada dhe Izrael

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT