• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

3 QERSHOR 1917, FUSHATA E VATRES “PER SHPETIMIN E SHQIPERISE”

July 30, 2014 by dgreca

Me kerkesen e shume lexuesve te Diellit dhe telefonueseve ne zyrat e Vatres,po nisim publikimin e listes se ndihmetareve vatrane per shpetimin e Shqiperise, fushate qe nisi me 3 Qershor 1917. Fushata i parapriu Konferences se Paqes ku ceshtja shqiptare dhe Pavaresia e shtetit do te ishin ne qender te debateve, me oreksin e shtuar te fqinjeve tane per t’i rrembyer copa te tjera Shqiperise Londineze.Vatra kishte marre persiper qe te mbronte te drejtat e shtetit shqiptar inekzistent Gjate Luftes dhe kishte vendosur perfaqesuesit diplomatike ne Angli- Londer,Zvicer, Washington etj, te cilet i paguante me shpenzimet e saj.
Ambasadori Mehmet Konica ne Londer dhe dr. Mihal Turtulli ne Zvicer ishin nder me aktivet. Nga raportet e Mehmet Konices prej Londre shihej rreziku i coptimit te Shqiperise qe gjate Luftes ishte i okupuar.Kush do t’i dilte per Zot Shqiperise? Qeveria Shqiptare nuk egzistonte. Kolonite Shqiptare, me perjashtim te Vatres, ishin te paralizuara per arsye te Luftes. Barra i ra Vatres, qe kish mbete i vetmi ze per shpetimin e Atdheut. Shqiptaret punetore te Amerikes, qe ishin mbledhur rreth Vatres, e vleresuan jo barre, por detyre te shenjte daljen zot te Atdheut. Per te perballuar shpenzimet e medha qe nevojiteshin per kete ndermarrje kombetare, nuk mjaftonin mijera dollare, por duheshin qindra mijera. Ate kohe nje punetor i mire merrte 8-9 dollare ne jave. Si do te grumbulloeshin qindra mijera? Po familjeve qe kishin ne Shqiperi, cfare do t’ju dergonin?
Sipas llogarive, duke futur dhe frymen kombetare si faktor inspirues, udheheqesit e Vatres, ia nisen fushates duke synuar qe se paku te mblidhnin 40 deri 50 mije dollare.
Me 3 Qershor 1917 Vatra e hapi fushaten”PER SHPETIMIN E SHQIPERISE”! Noli dha Kushtrimin me poezine famshme”JEPNI PER NENEN”:

Ç’thot’ ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!”
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë.

Qan e lutet Nën’ e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç’e pat me Skënderbenë,
Bijt’ e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s’i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Cilët jan’ ata tiranë
Që të pren’ e që të vranë
Që të therrë bij e bija,
Dhe t’u-nxi, t’u-mbyll shtëpija?
Derthni plumba, o Shqiptarë,
Gjakn’ e Nënës për të marrë,
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan
Dhe të lan’, o Shkab’ e ngratë
Pa fole, pa zog, pa shpatë?
Këta qena, o shok’ i mbytni,
Mbushni gjyle që t’i shtypni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s’ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S’kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n’Amerikë.

Do të ndihim pa kursyer
Për ty, Nëna jon’ e vyer,
Që me drit’ e nder të thuresh
Dhe me bijt’ e tu të mburesh.
Cila Nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s’i dhanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin’ e vëndit t’onë,
Sot -se nesër është vonë-
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë.

(Qershor, 1917)
Kjo poezi dhe nxitja e fuqishme qe bente gazeta Dielli, bene mrekulline.Dielli, per nxitur rekordmenet qe udhehiqnin garen shkruante me shkronaj te medha ne faqen e pare” Plumbi goditi ne shenje-Rekordin e mori Ali Kuci”…Nje punetor nga Worcester, pasi kishte hedhe ne shporten e fushates aq dollare sa kishte ne xhep,kishte thene:”Ah, i mjeri une, nuk kam te tjera!” Hoqi xhaketen e trupit dhe e hodhi ne shporte.
Kur u mblodhen shumat per te gjitha deget, askujt nuk i shkonte nder mend se do te mblidhej ajo shume. Ata punetore qe rropateshin 12-14 ore pune ne dite dhe merrnin 8-9 dollare ne jave ia kishin dale qe te mblidhnin jo 40-50 mije sa kishin shpresuar, por 150 mije, qe krahasuar me kursin e sotshem, jane miliona.
Ne fushate VATRA perfshiu edhe emigrantet e Argjentines te cilet moren pjese ne menyre simbolike.Nxitesi i pare i fushates ishte dr. Mihal Turtulli qe dergoi nga Zvicra 1 mije dollare dhe nje thirrje te nxehte shpirterore.
Ne listen e meposhtme jane vetem nje pjese e kontributeve te dates nisese te fushates, pra 3 qershor, por fushata nuk mbaroi ne nje dite.
Lista e ndihmëtarëve të VATRES për Ditën 3 Qershor, 1917/

LAUSANNE, SVICRE.
Dr. Mihal Turtulli $1000
_______
MANCHESTER, N.H.
Sotir Katundi $ 20
_______
ROCKLAND, ME.
Thoma K. Ekonomi $ 15.25
_______
ASHTABULLA, OHIO.
Vasil Pepo $ 5
Dhimitri Vishnja $ 1
_______
WARREN, MASS.
Naum S. Çobo $ 10
_______
WARREN,MASS.
Thoma Kristo Lashova $ 5
_______
HATHORNE, MASS.
Llambi Many $ 15
Thoma Leka $ 15
________
MAYNARD, MASS.
Tili Kita $ 10
________
E. MILLINOCKET, ME.
Elia K. Dako $ 15
________
GARDNER, MASS.
Thoma Theodor Katundi $ 5
________
LEAVENWORTH, KANSAS
Trifonio Guidera $ 5
________
WOOSTER, OHIO.
Christo Kelly $ 10
________
AUGUSTA, ME.
Dhori Kr. Trako $ 26.67
Gashire Muhamet $ 3
Sabri S. Selenica $ 2
Muhamet M. Selenica $ 5
________
NILES, O.
Selim A. Lubonja $ 10
Hysen I. Koprencka $ 10
Bedri Q. Kozeli $ 10
Refat M. Lubonja $ 5
Qani M. Gostivishti $ 10
Sulo T. Skoroveci $ 10
Mehmed H. Gostivishti $ 10
S(h)uma e ndihmave $ 65
Numëri i ndihmëtarëve 7
Ndihma midisore $ 9.28
_______
ALLSTON, MASS.
Hasbi T. Podgorani $ 10
Tefik Ramis Pavari $ 10
Sefer Ali Podgorani $ 5
Hysen Jemin Podgorani $ 5
Myrto Alush Podgorani $ 2
Hamit Airedin Potgorani $ 15
Dule Sherif Potgorani $ 15
S(h)uma e ndihmave $ 62
Numëri i ndihmëtarëve 7
Ndihma midisore $ 8.85
_______
ROCLAND, ME.
Luka Naum Stratobërdha $ 10
Mihal Kita Stratobërdha $ 15
Lazo Niço Korça $ 5
Stefan Papa Blushi $ 10
Andrea Mihal L uarasi $ 1
S(h)uma e ndihmave $ 41
Numëri i ndihmëtarëve 5
Ndihma midisore $ 8.20

Rekordin e kollonisë e ka Z. Mihal Kita Stratobërdha me $ 15.
_______
DUNKIRK, N.Y.
Vëllazëria Hasan Vinçani $ 15
Vëllazëria Maliq Vinçani $ 15
Vëllazëria Kote Shalësi $ 5
Elmas Roshanji $ 5
S(h)uma e ndihmave $ 40
Numëri i ndihmëtarëve 4
Ndihma midisore $ 8
________
BANGOR, ME.
Spiro Kosta Gërmenji $ 5
K. T. Ekonomi $ 10
Thimi Kristo $ 5
Alks Vardhami $ 3
Guri Vasil $ 2
S(h)uma e ndihmave $ 25
Numëri i ndihmëtarëve 5
Ndihma midisore $ 5

Rekordin e ka Z. K.T. Ekonomi me $ 10.
_______
WATERVILLE, ME.
Musa Meleq Gjinokastra $ 10
Ali Zan Gjinokastra $ 10
Ferit Lani Gjinokastra $ 10
Zeir Lani Gjinokastra $ 10
Nurset Zeim Lib(o)hova $ 10
Mehmed S. Çabej Gjinokastra $ 10
Murat Feto Lib(o)hova $ 10
Çano Sinan Gjinokastra $ 10
Loto Kikino Gjinokastra $ 10
S(h)uma e ndihmave $ 90
Numëri i ndihmëtarëve 9
Ndihma midisore $ 10
_______
MADISON, ILLYNOIS
Rakip Banush Kolonja $ 15
Bajram Zylfiqar $ 13
Mehmed Zenel Malëshova $ 20
Anastas Dhimitri $ 5
Sotir Lasko $ 12
S(h)uma e ndihmave $ 65
Numëri i ndihmëtarëve 5
Ndihma midisore $ 13

Rekordin e ka Z. Mehmed Zenel Malëshova me $ 20.
_______
MINOA, N.Y.
Pandi Sinica $ 10
Kole Kosta $ 10
_______
SYRACUSE, N.Y.
Thimi Vangjel $ 10
_______
HAVERHILL, MASS.
Spiro S. Blushi $ 10
Jani P. Duro $ 10
_______
GLENDIVE, MONTANA
Abdul Ahmet Pulaha $ 26.15
Duro Sinica $ 11.15
Alush Muharem $ 6
Zenel Nezir Pulaha $ 10
S(h)uma e ndihmave $ 53.30
Numëri i ndihmëtarëve 4
Ndihma midisore $ 13.32

Rekordin e kollonisë e ka Z. Abdul Ahmet Pulaha me $ 26.15
_______
SANFORD – SPRINVALE, ME.
Isuf Adem $ 10
Thimi G. Luarasi $ 10
Tili Spiro $ 10
Ligor Adams $ 10
Ali Zaman $ 10
Pandi Thimi $ 10
Taip Fejzi $ 10
Koli Spiro $ 10
Demir Asim $ 10
Shaban Demir $ 1
S(h)uma e ndihmave $ 91
Numëri i ndihmëtarëve 10
Ndihma midisore $ 9.10
_______
BATH, ME.
Spiro M. Naska Leusa $ 30
Rafail S. Stefanllari Lëngëza $ 30
Kristaq B. Stefanllari Lëngëza $ 15
Vëllazëria Xheli Rehova $ 25
S(h)uma $ 100
Numëri i ndihmëtarëve 4
Ndihma midisore $ 25
_______
MECHANICSVILLE, CONN.
Paneleon M. Postenani $ 7
Athanas Buçka Lashova $ 5
Qirjako Bojaxhi Lashova $ 2
Themistokli Duhani $ 1
Sotir Anesti Lashova $ 1
Lambi D. Çarshova $ 5
Lazar Botzi Çarshova $ 1
Vangjel Petridi Peshtani $ 1
S(h)um e ndihmave $ 23
Numëri i ndihmëtarëve 8
Ndihma midisore $ 2.87

Rekordin e kollonisë e ka Z. Paneleon M. Postenani me $ 7
_______
E përkohëshmja PËRPARIMI $ 20
Një atdhetare $ 2
Kisha Ortodhokse Shqiptare $ 200
e Shën Apostujve Pjetër
dhe Pali e Philadelphisë
_________
CONCORD, N. H.
Kostandin Dhimitri Trebicka $ 17
Adem Dane Maxhanji $ 15
Muhamet Qazim Potgorani $ 13
Maksut Ali Ribanji $ 10
Sefer Ymer Çoroguni $ 15
Vëll. Mato Trebicka $ 25
Vëll. Nikolla Trebicka $ 25
Brahim Hysen Potgorani $ 10
Lici Petro Trebicka $ 12.50
Hari Apostol Trebicka $ 10
Zonjusha Theodora L. Adams $ 6
Sulejman Hysen Xhananji $ 10
Qazim Isa Fratari $ 10
Çoban Malush Leskoveci $ 10
Hasan Hamet Tolari $ 3
Murat Isuf Tolari $ 2
Veli Shaban Ribanji $ 10
Xhafer Qazim Potgorani $ 5.25
Bakush Zenel Çoroguni $ 15
Nisi Sotir Trebicka $ 25
Koto Sotir Trebicka $ 20
Hasan Isuf Potgorani $ 10
Luka Stoj Trebicka $ 25
Nexhip A. Bënja $ 6
Muharem Hasan Maxhani $ 7
Argjir Tiko Trebicka $ 10
Haxhi Myslim K(ë)lcyra $ 10
Xhemal Adem Tolari $ 2
Alim Shem Badlonja $ 5
Husen Muharem Ribani $ 10
Agush Meçan Seniçani $ 5
Rustem Vakush Xhepova $ 5
Myslym Duli Xhepova $ 2
Kalem Adem Seniçani $ 5
Sadik Rakip Bedyqasa $ 5
Dine Kamber Çoroguni $ 5
Sherif Sejat Seniçani $ 1
Kamber Islam Seniçani $ 1
S(h)uma e ndihmave $ 369.75
Numëri i ndihmëtarëve $ 39
Ndihma midisore $ 9. 48

Rekordin e ka Z. Luka Stoj Trebicka me $ 25
________
LYNN, MASS.
Mustafa Telja $ 67
Rako M. Perri $ 65.99
Sokrat S. Naum $ 61
Anastas D. Çako $ 51.09
Nevrus Karafil $ 35.30
Spiro Vangjel $ 31.83
Guri D. Opingari $ 21.50
Thimi Angel Odriçani $ 20.28
Ibrahim Nuke $ 20
Mitre M. Perri $ 20
Kristo Miska $ 14.05
Avni Meke $ 13.64
Petro Josif $ 12.35
Sotir Lika $ 11.90
Abedin Mestan $ 12
Andrea Kristo $ 5
Kosta At Kristo $ 10
Myrteza Resul $ 11.40
Raman Rushit $ 10.50
Qako Janaq $ 11
Shaban Alim $ 8
Merkush Memet $ 7.25
Memet Karafil $ 10.42
Perri V. Çako $ 5
Gore Lazar $ 10
Kamber Xhafer $ 5
Pandi S. Nikolla $ 7
Jani At Vasil $ 5
Thoma Pappalilo $ 5.15
Rexhep Adem $ 5
Mina P. Çako $ 5.25
Mina Adam $ 5
Pandi Lika $ 6.25
Estref Axhi $ 5
Adem Ramis $ 10
Simo Ligor $ 10
Ali Mustafa $ 10
Rapo Isa $ 11
Mihal Stambollxhi $ 10
Sotir Nikolla $ 15
Muharrem Mustafa $ 20
Petro Andon $ 16
Ilo Luka $ 5
Vasil Miska $ 2
Gore Josif $ 3
Kosta Tane $ 2
Mitre P. Roxhe $ 2
Stavro S. Nikolla $ 2
Luka Jano $ 2
Mantho Dhoska $ 1
Vasil Kosta $ 1
Një ndihmëtar $ 2
Një ermen $ 1
Nga anëtarët e Degës sonë në
Somersworth, N.H.
Zonja Vana K. Ogreni $ 10
Z. Kostaq M. Ogreni $ 10
Zonjusha Tefta K. Ogreni $ 5
Zonjusha Eleonora K. Ogreni $ 5
Gaqi P. Novosela $ 10
Loni S. Naum $ 10
Apostol L. Bënja $ 5
Hasan Myslim $ 10
S(h)uma e ndihmave $ 785.15
Numëri i ndihmëtarëve 60
Ndihma midisore $ 13.08

Rekordin e kollonisë e ka Z. Mustafa Telja me $ 67.
(Pergatiti: Dalip Greca.Vijon)
________

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, dielli, Fushata e 3 qershorit, Vatra

DIELLI I NJË LIBRI PËR MALZIUN,VENDLINDJEN E KADRI MORINËS

May 19, 2014 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/
1.
Astenjiherë nuk kisha ndie se në Shqipërinë me 300 ditë me diell në vit kishte një festë pagane të tillë si “Darka e Diellit”në trollin bregdrinas të Malziut, krahas të tillave të atyshme si Dita e Verës (14 mars), Shëngjergji (6 maj), Runa (1 korrik), Mjedisi i Dimnit, etj. Edhe kjo i kishte ritualet e veta. Shtrohej plot begati “Sofra e Diellit”. Poshtë saj vnojshnin duj’ gruni a misri e tekefundja disa grushte me kallinj apo kokrra të tyne, të cilat pas darke i qitshin përjashta në arë. Të nesërmen plugonte mbjellja e misrit, si përmbyllëse e kësaj festë të rrallë. 83 vjeçari Fejzi Dobrushi i Shëmrisë në një rrëfim të tij (v. 1982) ia daton edhe kohën “kur dielli kthen prej vere”(fq. 259). Pra, ia shenjon festimet diku kah mesi i muajit maj.
Sivjet, kjo “festë e Diellit” po përkon mrekullisht me promovimin e veprës shkencore elitare “Malziu bubrrime historike-etnologjike-folklorike-gjuhësore” të prof. asoc. dr. Shefqet Hoxha, Mësues i Popullit. Në kit’ “Sofër të Diellit”, në trollin e vet, kjo vepër po rrezaton fort e mirë. Duket se një dashuri me përmasat e Diellit, nji dashuri e tillë toka-qiell, e ka turbinue përtej gjysëm shekulli kit’ autor lumjan në hulumtime e dorëshkrimin e kësaj kryevepre për Malziun. Një dashuri kaq përmasore hyjnore i vrelli mirësisht edhe biznesmenit dinjitar, besimtar e bujar, Kadri Morina, djalë i Shikajve të Malziut me i përkrye dy botime luksoze të njipasnjishme e kit’ promovim këtij libri të pazakontë. E meritonte Malziu një memorial të tillë si kjo vepër në memorien e vet e të kombit.
Tue ardhë rrugës kqyra prej larg vendndodhjen nënujore të kullës të morinasit Tahir Ali Nimani, kullën rrënjase ku hodhi shtat e hapa Kadri Morina, e cila para tre dekadash u përmbyt shtetërisht, sikurse qindra të tjera, nga liqeni i hidrocentralit të Fierzës e tashti edhe ashtu e nëndetsun jep dritë në sistemin elektro-energjitik shqiptar, deri edhe në tunelin e Udhës së Kombit apo si i thonë në shkresa e media: “Tuneli i Kalimashit” në trevën e Malziut krahapët përskej Drinit, ma të madhit lumë shqiptar. Malziu ka disa lumenj e sheu që ia kanë ba arkitekturën me lugina e kodrina strategjike e të begata kësaj treve të bekuar etno-historike. E duket se pas ujit jetëdhënës malziasit i kanë shtrue sofër edhe Diellit.
Malziu tue i pasë diellin me bollek, ujët gjithkund, historinë vargmal të dytë, njerëz bajemirë e dritë fanar si Kadri Morina, atëherit kësaj treve i mungonte diçka: një vepër shkencore popullore e diamantë si kjo e prof. Shefqet Hoxhës “djalosh” 80 vjeçar që ecë me mendtë e veta e me kambët e veta. E kjo vepër me 498 faqe, pa mëdyshje rendohet si një ndër botimet ma të mira në llojin e vet, e theksoj në llojin e vet, në krejt historinë shqiptare nga Gjon Buzuku i rrethinave të Ulqinit deri tek Shefqet Hoxha, “Akademi e Lumës”.

2.
Veprat e mira i ban edhe vendi ku lindin ato. Ma çprushtë e krejt thelbtë: Ishte vet historia e madhe e Malziut me luftra nga drita e diellit deri tek pika e gjakut. Ishte vet kultura e thellë e Malziut me eposin, kanunin, festat, pleqnitë, kangët e vallet e veta. Ishin e janë vet njerëzit e tij të mendjes, punës e pushkës. Ishin kjo bashkari në kohë e hapësirë që e banë të mirë kit’ vepër për Malziun.
I thonë një fjale të moçme: çka ka magjja gatuan e zonja e shtëpisë. Shefqet Hoxha, ky lumë i mendjes e mal i penës, pati çka me gatue në magjen e vet krijuese. I pati bubrrue qyshse kur ishte mbi 20 vjeçar, në lulen e moshës e dekteri tashti që i lulojnë kurorë thinjat e bardha. Meritë e tij është se i mblodhi me kokë e okë, se nuk i dogji bubrrimet nga asnjë prush i flaktë apo saç e nxehtë, po i vetpoqi hojemjaltë në diellin e shpirtit e të kohës si ma i miri mjeshtër i mendjes e penës.
Në shpalime të veprës të Shefqet Hoxhës po i vegi plis e lis katër nga elementët ma të dielltë të Malziut: Historia, Qytetnimi, Eposi, Kanuni.

3.
Historia e Malziut, si në jetët e realitetet edhe në kit’ vepër të re të Shefqet Hoxhës, vjen fletë ndritur e faqe bardhë. Antike e moderne. Jetnikët e saj në mijëravjeçarë kanë luftue me të gjitha llojet e armëve nga ato prej guri e bronzi e deri tek “topi i Pistës” me trup prej dardhe e rrathë hekuri, i bamun nga një një grup pistorësh me prijtar Halil Mustafën e atyhit e i përdorun në luftën e pranverës 1913 kundër serbëve. Në këtë luftë, pagëzue e njoft në popull edhe si “Lufta e Topit”,vetëm fshati Pistë i Malziut i dha lirisë 24 martirë të saj.
Në Luftën e Parë Ballkanike, kah fundviti 1912, tre taborre të ushtrisë serbe mësynë Malziun dhe Drini u la në gjak. Në Shikaj të Kadri Morinës në tre ditë luftë qëndrestare mbrojtëse shovenët serbë vranë 22 vetë, nga të cilët 20 ishin të vllaznive të shikajve. Nga dera Morina ishin 12 prej tyre, 9 mashkuj e tri femna, bile Fatime Morina në përballje me një ushtarak serbë ia këputi atij dorën me drapën të arës. Prej kësiherit kanë mbet aty varret e 40 shkijeve të vramë më 1912 e njerëzit iu thonë “Vorret e serbëve në Shikaj”.
Në vendbanimin tjetër, në Va-Spasin (Vaspas) malzias të përmbytur nga liqeni i Fierzës, ka gjurmë nga “Kalaja e Lekës”, kalaja e princit Lekë Dukagjinit, i përjetsuar edhe si ligjbërës i Kanunit me emnin e tij. Kjo kala, të cilën e ka shkelë me kambë shpeshherë edhe Kadri Morina, ngrihej mbi një kodrinë, në një vend të kyçtë, mbi një shkamb të thiktë “Qafa e Gjytetit” e, teposhtë, shtrihej një fushë e vogël, “Qyteti”. E gjitha kjo formon një farë gadishulli tek bashkimi i lumit të Krumës me Drinin e, kulla e saj katërkandshe, lartohet në 259 metra mbi nivelin e detit.
Lugina e gjatë e Drinit mund të thirret edhe “Lugina e Princave të Drinit” apo “Pesë Princat e Drinit”, etj. Përveç princit Lekë Dukagjini, në anën tjetër të Hasit, gjendet vendorigjina e Skënderbeut (Iskander–Leka), pikërisht në zotërimet e tij dinastore të kaheshme në Mazrek e Kosturr, si e dokumenton edhe Shefqet Hoxhës tek vepra “Hasi, Tedeli i Kastiotëve” (Tiranë, v. 2006). Aty ku bashkohet Drini me Valbonën, tek vendbanimi i kahershëm i “Ponarit të Lekës” ngrihen kala të princit Leka Spani. Mbi liqen të Komanit, kah Pulti i Vogël, ishte princi Lekë Dushmani me zotërimet e tij feudale. Në Vaun e Dejës ishte princi Lekë Zaharia me kala e principatën e tij.
Përgjatë rrjedhës së Drinit të Bashkuar në Qarkun e sotëm të Kukësit, i trupuem në shekuj nga disa udhëkryqe antike e moderne të shkëmbimeve tregtare e të kulturave, njoh gjithata “princa” të biznesit shqiptar si Avni Ponari, Basri Ruka, Hajri Elezi, Kadri Morina, Ramë Geci, Skënder Gjoni, Shyqyri Duraku, e dhjetra të tjerë.

4.
Qytetnimi pellazgo-ilir e bashkëkohor i Malziut dokumentohet me shembuj e fakte edhe nga prof. Shefqet Hoxha në veprën e tij. Daton të paktën dhjetë mijë vjet ma herët. Ishte vendbanim neolit i zhvilluar, në shtrirje të hapët. Vendasit e atyshëm e të athershëm jetnonin në banesa mbi tokë e ta ndara në dhoma, kishin enë me dekoracione për gatim e hijeshim, etj., njësoj si edhe në Maliq të Korçës, etj., ndërkohë që edhe në ultina bregdetare banonin në gropa nëndhese. Ngjitas, gjendej Kolshi i vjetër prehistorik, që në historinë panshqiptare e euro-ballkanike njihet si “Kultura Kolshi I”, kulturë përfaqësuese e krejt Shqipërisë Verilindore, e cila ka si tregues themelor qeramikën barbotine në reliev të ngritur, qeramikën e pikturuar me bojë kafe mbi sfond të kuq dhe qeramikën impreso, të cilat vendosen mjaft qartë në raporte kulturore e kronologjike me Rudniku III në Kosovë dhe me gjithë kulturat e fazës Starçevo II b të Ballkanit Qendror, etj. Në këtë truall të Malziut të sotëm thuhet se ka jetnue fisi ilir i Siculotae (fq. 112), prej të cilit, sipas Sh. Hoxhës, e mori emrin edhe fshati Shikaj (Shikla-Shikje-Shike) e përmendet për herë të parë në Krisobulën e Car Stefan Dushanit (v. 1348).
Ky qytetnim duket qartë edhe në toponimet tek “Kështjella e Shëmrisë”, “Kalaja e Lekës” etj si “Qyteti”, “Qafa e Qytetit”, etj.
Malziu ishte një vend gjeo-strategjik i kryqëzimit të udhëve qyshse në kohë të lashta, pasi trupohej nga “Rruga e vjetër”, ndryshe: “Publica Via” apo ma plotërisht: Rruga Lissus-Nissus (Rruga Lezhë-Nish). Vaspasi, nga albanologu i shquar Hahni, identifikohet si “stacion rrugor Creveni” i saj, prej ku rruga e madhe ndahej në tre drejtime, drejt kryeqëndrave të mëdha: Prizren e Gjakovë, Shkodër e Shëngjin, etj., Përfundi Fushës së Kalimashit, nja 200 m. në lindje të lumit me të njëjtin emën, u ndërtue në gjysmën e dytë të shek. XVIII “Ura e Vezirit”, 18 kambëshe, një nga ma të mëdhatë në gadishullin e Ballkanit. Nga fshatra të Malziut, siç shpjegohet në këtë vepër shkencore, niseshin disa udhë drejt krahinave (rretheve) përqark: drejt Mirditës, Pukës, Hasit, Kukësit, Malësisë së Gjakovës (Tropojë), etj. Gjithatha këto rrugë kanë sjellë qytetnim, zhvillim të mirë ekonomik e kulturor, pasi aty kishte doganë, hanet e Vaspasit, Kalimashit Shikaj, dyqane zejtarie e shitore, etj.
Në trevën e sotme të Malziut ka pasë disa kisha të kahershme si Kisha Shën Bastiani e Shtanës dhe e Dukagjinit, Kisha Shën Maria në Shëmri, Kisha e Shna Prendës në Mëgullë, Kisha Shën Ilia e Pistës, Kisha Shën Shtjefni e Spasit, Kisha e Shënkollit ,etj. të cilat kanë luajt rolin e vet fetar e kulturor, por me pushtimin otoman filluan të rrallohen e derisa munguan krejt. Edhe xhamitë e hapuna në vazhdimësi e tanësi kanë pasë ndikimin e vet kulturor. Në të dy rastet ato kanë sjellë e përcjellë qytetnim oksidental e oriental.
Në fondin e artë e të përhershëm të qytetnimit të Malziut hyjnë edhe gjithato të dhana etno-historike e vlerësime të dokumentura nga shumë autoritete të shkencave, politikës, letrave e diplomacisë, shumë sish edhe udhëpërshkrues, si: Llazar Soranzo (shek. XV), Frang Bardhi (1638), Evlia Çelebia (1670), Stefan Gaspri (1671), Vincenzo Zmajevich (1703), J.G. von Hahn (1867), Giusepe Celcich (1899), Jastrebovi (1904), Theodor Ipen (1908), etj.
Shprehje e qytetnimit malzias është edhe kjo vepër e prof. Shefqet Hoxhës, është edhe “Meshari’ i Gjon Buzukut që e ruajti në shekuj hoxha i Fletit skej jush apo libri i meshës të fesë katolike që e ka ruajt hoxha i Dukagjinit tuaj.

5.
Malziu ka Eposin e tij, visar e vlerë. Ky epos është pjesë e Eposit të Veriut, kësaj akademie të parë shqiptare, që na mbajti të gjallë, në kambë, të fortë. Popujt me Epos madhor iu kanë qëndrue lartësisht stuhive të kohnave nga ma të vështirat e kanë ngritë kultura nga ma të fuqishmet. Kujtojmë nga lashtësia eposin homerik “Iliada” e “Odisea” e ato indiane “Mahabharata” e “Ramajana” apo ato të Mesjetës si Eposi Gjerman i “Nibelungëve”, Eposi Frank i “Rolandit”, etj. Edhe treva e Malziut ka qëndrue e pathyeshme, e pa ikshme, e pa asimilueshme, e pastër edhe në emërvendet e saj, etj.
Legjenda e shkrimtarisë Shefqet Hoxha që ka vepra të botuara e në dorëshkrim sa ka edhe vite jete, ia ka fillanisë kësaj veprës të magjishme “Malziu…” me eposin e saj. Ia paska nistue qyshse në vitin 1955 tue hulmue kangën historike për Mic Sokolin nga Fangu i Mulosmanëve të Krasniqes (Tropojë), Hero i Popullit, një nga simbolet kombëtare shqiptare. Ajo mban titullin “Mic Sokoli vesh jelekun”, mbledh në Mëgullë (Çam) në vitin 1954, këndue nga Zenel Myftari, 42 vjeç. Asokohe ishte i ri, rreth 21 vjeç, po me pasionin e një studiuesi të pjekun, pasi e kishte modelin prijtar, të atin, Qamil Hoxhën, që kangët e mbledhuna prej tij për Ciklin e Kreshnikëve në vitin 1937 tani gjenden në Universitetin e Harvardit në Amerikë. Kanga tjetër ishte për luftën e vitit 1912 kundër sllavëve “M’u në Shkodër lufta nisi” (f. 330) e regjistruar në Vaspas në vitin 1955. Një vit ma vonë (1956) edhe kangën e tretë “Sot ta mundim Mark Milanin”, mbledh në Mëgullë nga Isuf Braha, 63 vjeç.
Eposi i Malziut, i tufalakuam në kit’ botim nga i përkushtuari Shefqet Hoxha, kap 50 kangë në 49 faqe. Një libërth më vete. Nuk janë pak, veçanarisht po të kemi parasysh laryshinë e tyre në lloje e tematikë. Aty ka dy kangë nga Cikli i Kreshnikëve, mbledh në Shëmri (v.1978) si “Muja pret Kral Kapetanin” (f. 305-’07) e “Hasan Aga i Ri vret Balozin” (f. 308-310). Kangë legjendare si “Gusht ka ra çai Turki i gratë” (Kryemadh), “Shkon motra me nand’ vllazën” (f.317), etj. Kangë historike si “Zo n’Shqipni kush po gjuen me topa” (Pistë, v. 1959), “Zmajl Aga ish kan’ djalë” (Shikaj, v. 1960), “Rexhep Aga ra në Flet” (Petkaj, v. 1972), “Dem Simoni trim si zana” (Kalimash, v. 1975), “Ramadan Selmani” (Dukagjin, v. 1982), etj. Gjithashtu ka edhe kangë lirike, etj. si edhe 20 proza popullore të shkurtëra, gojdhana, proverba, etj. Një korpus i tanë, një gjerdan i bukur i kësaj treve për historinë e figurat e saj, etj.
Prof. as. dr. Shefqet Hoxha qyshse në parathënie të kësaj vepre shkencore pohon edhe një tjetër randësi etno-historike të Malziut: “Traditat e ruajtura të banorëve të Malziut dëshmojnë origjinalitetin, por edhe ndikime të krahinave përrreth: Mirditës, Lumës, Hasit dhe Malësisë në të djathtë të Drinit. Madje, më duket se ky vis është një kapërcere midis Gegërisë së mesme dhe Malësisë, tiparet kulturore të të cilave i ndesh në çdo lëmi: në folklor, në etnokulturë, në të folme, etj.” (fq. 7).

6.
“Kanuni i Malziut”, si “kushtetutë” ideale e kësaj krahine etno-historike, me kapitujt, nenet e shembuj e tij, kap standarde të niveleve të larta, që në shumë raste kapin e ua tejkalojnë vendeve euro-atlantike dhe përbajnë leksione për drejtësinë shqiptare. Mbledhja ndër vite e përcjellja në kit’ botim në rreth 50 faqe, si të thuash një libërth më vete, përbajnë një nga meritat e shkenctarit Shefqet Hoxha që vitin e kaluem e botoi edhe “Kanunin e Lumës”, kryeveprën e tij, veprën e jetës së vet.
Autori është modest në punën e tij shkencore teksa i vetquan “pikla kanunore”, po ky “Kanun i Malziut” është një nga madhështitë, janë ndër kulmet e kësaj treve me 12 fshatrat e sotëm: Kalimash, Kryemadh, Shtanë, Dukagjin, Shikaj, Va-Spas, Spas, Pistë, Gëdheshtë, Çam, Mëgullë, Shëmri, në përbamje të të cilëve ka edhe disa lagje të vonshme.
Gjithandej flitet me të madhe për mbrojtjen e kafshëve, për kujdesin ndaj tyre, për ndëshkimet ndaj atyre që i ngucin, rrehin, plagosin apo vrasin, po ky “Kanuni i Malziut” është i rrallë, ndër ma të rrallët e botës. I ka 96 nene e pika të veçanta që flasin për kafshët. Ato janë të hershme, qyshse në shekullin XX, ende pa ia mbrri edhe në Shqipëri mbajtja e kafshëve edhe në pallate, edhe në shetitije në qytet, edhe në bar-restorante për qytetarët. Ato flasin për të gjitha kafshët: edhe për lopën, kaun, kalin, mushkën, gomarin, delet, dhitë, qenin, knuesin (gjelin), etj. Brenda këtij “Kanuni të Malziut” ka të paraqitur nga autori edhe një nën/kanun tepër të veçantë, të përcaktuar saktësisht “Kanuni i Qenit” me 12 nene e 23 pika, saqë vështirë t’i ketë kaq përkujdesje e mbrojtje në ligjshmërin e shumë vendeve të botës. Flet edhe për qenin e lidhur në zinxhirë, qenin e zgjidhur e atë në rrugë, qenin e tranuem (të prishun), qenin vjedhës, qenin e huej, etj. Parashikon të gjitha rastet: kur qeni mbyt njeriun, kur qeni han njeriun, kur qeni han qenin, kur vritet qeni, kur qeni mbyt berret, kur qeni han tinëz, kur qeni vjedh (edhe rrobat e palame, edhe këpucët, etj.), etj.
Femra ishte tejet e vlerësuar dhe e respektuar në Malzi, aqsa “Kanuni…” i ka 6 faqe me mbi 50 nene e gjithato pika (nën/nene) vetëm për fejesën e martesën në të gjitha fazat e me të gjitha procedurat. Për fejesën e vajzës lypeshin disa kushte: miku t’i ngjajë mikut (të jenë të një rangu); kqyret ku asht cuca mbesë; si i ka ushqye nana fëmijët (me gji apo jo); sjellja e çikës dhe e mikut (morali i tyre); asht apo nuk asht çika dorëcore; a mos ka huqe çika. Kishte edhe ndonjë nen jashtë logjikës të ditës së sotme si fejesa në moshë të mitur, etj. Parashikohej gjithçka: për dasmat sipas pasunisë – kur dasma bahej me të vogël “pa poterë” dhe kur dasma bahej me të madhe “me poterë”; teshat e nuses që bliheshin në Shkodër; meny e ushqimit për çdo ditë e vakt, etj. Në disa nene për fazat e fejesës e të martesës “Kanuni i Malziut” ua kalon edhe disa vendeve ma demokratike të botës së sotme në dy anët e Atlantikut e Paqësorit.

7.
Po i thonë një fjale se florini shkëlqen vet, ndaj është e tepërt me istikamë për djalin tuaj të florinjtë, biznesmenin humanitar Kadri Morina, që kësaj here ka ardhë në vendlindjen e vet si astenjiherë tjetër, ka ardhë me një kryevepër shkencore për Malziun. Ata njerëz si shtegtojnë me libra të tillë ia ofrojnë të ardhmen trollit të vet, kombit të vet. Historia flet se librat i kanë ba kombet.
Në koft se ka ba diçka kulmore me rranjë, fryt e dritë për vendlindjen biznesmeni humanitar Kadri Morina është kjo vepër shkencore për Malziun. Edhe po të kishte ba ndonjë tjetër “Urë Vezirit” ajo do ta mbante emrin e tij emblematik, Kadri Morina. Ndërsa kjo vepër shkencore mban emrin, historinë e kulturën e çdo malziasi që kur Toka doli në dritë të diellit e bota na vjen në ekranin e televizionit e të kompjuterit.
Veprat si kjo për Malziun i rrnojnë kohës. Rrnojnë ma shumë se bizneset. Ato kanë moshën e Tokës. Ndaj sot e mot, kanë me thanë Kalaja e Lekës, mali i Runit, ka me të thanë Ali Niman Morina e po të themi edhe brezat nën dhe e mbi dhe, nën ujë e mbi ujë: T’u rrittë ndera o Kadri Morina!

8.
Vepra shkencore “Malziu bubrrime historike-etnologjike-folklorike-gjuhësore” e Shefqet Hoxhës është një enciklopedi shkencore, metodologji shkencore për të tjerët se si duhet shkrue një monografi për një krahinë shqiptare. Shkruan për të gjithë e për gjithçka. Qartë, shkurt, sakt. Flet me gjuhën e faktit, me dorën e dokumentit, me artin e fjalës. Sa është shkenctar është edhe qytetar. Nuk ecë me rrathët e politikës. E ka ruajt muzën e kokrrën e fjalës. E ka mjaltw kit’ vepwr.
Krahinën etno-historike të Malziut e kam njoft në dritë të diellit, në pllambë të dorës e para syve vetëm nga vepra e shkenctarit Shefqet Hoxha. Ata shqiptarë e të huaj që nuk iu krijohet mundwsia me ardhë ndejtarë apo rrugtarë në trevën e Malziut e fletëhapin kit’ libër për Malziun. Çdo malzias që shkon në treva të tjera shqiptare apo mërgon në dhera të huaja e ka kit’ libër për Malziun një “pashaportë” të dytë.
Shefqet Hoxha kit’ vepër ua kushtimon “malzezëve të urtë e të vnjeshëm” duke ua shpalos “vlerat njerëzore dhe të kaluarën e harruar të visit të tyre” (fq.3). Të ndriçoftë pena, o Shefqet Hoxha, që na e dhè kit’ “hipotekë” historike e kulturore për Malziun.

Filed Under: Kulture Tagged With: dielli, Kadri Morina, liber, per Malziun, Ramiz Lushaj

Dimensioni kombëtar i politikës vatrane

April 16, 2014 by dgreca

Për hovin marramendës të rritjes së “Vatrës” në vitet e para të jetës së saj, Qerim Panariti, biografi i parë i Nolit, ka shkruar: “Përparimi i Vatrës i detyrohet barbarizmave Greke në Toskëri. Gjatë vjetëve 1912 dhe gjer më 1915 mijëra Shqipëtarë emigruan n’Amerikë për të shpëtuar nga masakrat greke. I tërë emigracioni i ri shpejtoj të përqafojë Vatrën si të vetëmen armë për të shpëtuar nga skllavërimi i fqinjëve.”
Shqipëria, edhe pse e krijuar përgjysmë, qe gjithnjë në rrezik të zhdukej nga faqja e dheut. Fatet e saj gjithnjë shkuan rrokopujë. Nuk patën të mbaruar qëllimet skllavëruese të fqinjëve.Atëherë e sot nuk është realizuar ideali vatran për një Shqipëri etnike të lirë e të pavarur, të begatë e demokratike, të qytetëruar – ideal që e ka lindur dhe e ka mbajtur gjallë “Vatrën”.
Për hir të këtij ideali, “Vatra” u bë një gjenerator i lëvizjes kombëtare; në periudha të caktuara edhe promotori i saj, dhe gjithnjë një mekanizëm i fuqishëm që ka sajuar ide, ka përvijuar organizma e institucione, i ka ndërtuar ato dhe i ka vënë në lëvizje.
Diku kam lexuar se “Vatra” e nxori politikën nga dera dhe ajo i hyri nga dritarja. Nuk është e vërtetë. “Vatra” e kishte politikën brenda. “Vatra” ishte me kokë e këmbë brenda politikës.
Në Kanunoren e “Vatrës”, në një kapitull të veçantë, të emërtuar në mënyrë kuptimplote “Fryma e Federatës” ka vetën një “nyjë” dhe kjo nyjë është: “Vatra nuk duhet të merret me politikë”, që në logjikën formale do të emërtohej një gjykim mohues absolut; pra një “antifrymë”, antifryma e Federatës!
Natyrshëm, ka “politikë” politika: kjo nyjë qe thjesht për të siguruar pranimin e Federatës nga organet përkatëse amerikane. Në atë Kanunore të shenjtë, që u zbatua gjithnjë me një rigorozitet kategorik, në kapitullin “Qëllimet e Federatës”, ndër të tjera thuhet: Federata ka për qëllim “të rritë në mes të Shqipëtarëve t’Amerikës, dhe me anën e tyre në mes të Shqipëtarëve të Shqipërisë, shpiritën e ndihmës në mes tyre dhe të dashurisë për kombësin’ e tyre.”
Paskëshin qenë burra të urtë idealesh të pastra e veprimesh fisnike Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Kristo Kirka, Paskal Aleksi, Llambi Çikozi, Elia Tromara, Kosta Vasili dhe një vargan burrash të tjerë, që na lënë trashëgim madhështinë e veprimeve të tyre të shkëlqyera, që na vërbojnë edhe sot me shkëlqimin e idealit dhe na trondisin në shpirt me forcën e dashurisë për Atdheun!
Një nga punët më rëndësore që bënë këta burra dhe të tjerët që erdhën pas tyre qe ‘t’i vënin pikën mbi i”, siç i thonë një fjale, politikës vatrane. Dhe “kjo pikë mbi i” qe dimensioni kombëtar i saj. Sepse ka dhe do të ketë politikë kombëtare dhe politikë partiake dhe bile edhe politikë individësh, siç po luhet sot përgjithësisht në Shqipëri, dhe jo vetëm në Shqipëri – ajo lloj politike që më së shumti është politikë karrigash, a politikë pasurimi, a politikë e kotësisë për t’u dukur e për t’u dalluar mbi të tjerët, a politikë dukurish të tjera shpirtërore të mbrapshta – mjerisht aq të përhapura tek ne – dhe që shartojnë veç grindje e përçarje. Është pikërisht kjo mostër politike partiake e individësh që “Vatra” është përpjekur ta nxjerrë nga dera dhe jo rrallë i është futur nga dritarja; por me gjithë luhatjet, lajthitjet, grindjet e përçarjet, ideali kombëtar i politikës vatrane e pati sfiduar themelisht ambicien për pushtet, gjakimin për pasuri, kotësinë e mburrjes dhe rrangallat e tjera të psikologjisë individuale të shqiptarit.
Më se e vërtetë: vatranët përvetësuan dijen e kombësisë për t’ja mësuar atë bashkatdhetarëve, ashtu siç ia patën vënë vetes për detyrë; ata gjithnjë rrezatuan dritën e zjarrit të dashurisë së tyre për të ndriçuar dhe për të ngrohur atdheun, ata varfëruan veten për të pasuruar kombin. Kjo ka qenë politika vatrane, tri kahet e së cilës qenë e mbetën nacionalizmi, demokracia dhe qytetërimi perëndimor. Kaluan nëntë dekada dhe jetësimi i këtyre dimensioneve është ende gjysmak: troje të pushtuara, demokraci e sëmurë, qytetërim ndërdyshas. Për të qeshur dhe për t’u qarë!
Në emër të fjalës së fundit të qytetërimit modern, në emër të ndërtimit të një bote evropiane me ideale mbinacionale, sot përbuzet nacionalizmi. Të veprosh me idetë a dëshirat përtej fakteve dhe të kushtëzosh me to veprimtarinë politike është e lehtë, por jo e drejtë. Në Ballkan, integrimi evropian vështirë të ecë ne rrugët e praktikave të tilla politike. Për hir të luftës kundër nacionalizmit, na jepen këshilla kundër patriotizmit – ndjenja më e natyrshme dhe më e fuqishme e njerëzimit.
Nacionalizmi ynë, në hullinë shpirtërore, janë trojet tona – ideal i nëpërkëmbur, ëndërr e parealizuar, plagë e hapur, zemër që dhemb e kullon gjak. Nacionalizmi ynë, në hullinë e tij doktrinare dhe në sendërtimin praktik të kësaj doktrine, janë marrëdhëniet miqësore të ndershme me fqinjtë-në kundërvënie me shovinizmin e tyre-, dëshira e vullneti për paqen, bashkëpunimi dhe harmonia me Evropën dhe gjithë njerëzimin, gjakimi për integrim. Nacionalizmi shqiptar nuk ka pse të trazojë “paqen aristokratike evropiane”, siç ësht shprehur një studiues, dhe as të kërcënojë rehatinë shtinjake të Gadishullit.
Do të vijë koha kur edhe Ballkani do të zhvishet nga nacionalizmi,por sot e kësaj dite, në qiellin ende me re të përgjakura të këtij gadishulli fanitën, si stihi keqbërëse, synimet shoviniste dhe qëndrimet ksenofobike ndaj shqiptarëve, që aty-këtu përhijohen edhe nëpër Evropë. Bile në këtë gadishull veprojnë edhe organizata, si ajo Pan-Epirote, që punojnë pikërisht për të vërtetuar shkakun kryesor që e mbajti gjallë “Vatrën”. Për fat të keq, ka edhe struktura qeveritare e partiake në atdheun tonë që i shërbejnë me përkushtim e poshtërim politikës së tyre.
Dimensioni politik demokrat ka përcaktuar orientimin politik të qëndrimeve dhe veprimtarisë së “Vatrës”. Ajo nuk e ka njohur dhe nuk mund ta njihte një qeveri të dalë nga një dhunë e çmendur përgjakjeje, siç qe ajo e pranverës së çoroditur të vitit të nëmur të ’97-ës. “Vatra”do të pranonte edhe një qeveri demonësh, sado satanike të ishte, por mjafton të dilte nga vullneti i popullit.
Në Kanunoren e “Vatrës” është gdhendur një tjetër nyjë – nyja e tetë: “Në Vatër nuk pranohen revolucionarët”. E thënë thjesht dhe pa mëdyshje: dëshmi se vatranët kishin bërë të veten kuintesencën e parimësisë demokratike. Ky është një nga mësimet më të vyera që “Vatra” ka përvetësuar nga demokracia amerikane dhe që sot duhet të përpiqet ta përvetësojë më mirë dhe tua trashëgojë breznive të ardhshme.
Dimensioni i tretë kombëtar i politikës vatrane është ai i qytetërimit perëndimor.Vatranët janë të bindur se kombi shqiptar ka vetëm një rrugë qytetërimi dhe kjo është rruga e integrimit evropian në të gjitha drejtimet, në lëmin ekonomik, politik e kulturor.
Le të shpresojmë që idealet vatrane nuk do të mbetën shkrumb i një vatre të shuar!(Dielli-Arkiv- Shkurt 2002, Editor Anton Cefa)

Filed Under: Editorial Tagged With: Anton Cefa, dielli, Dimensioni kombëtar, i politikës vatrane

Fiziologjia e hormonit urocortin nga Skënder Murtezani

February 11, 2014 by dgreca

Nga Flora Nikolla/

Dita e Skënder Murtezanit si mjek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nis me kujdesin për pacientët në Flushing Queens të Nju Jorkut. Zyra e dytë e tij është në Douglaston NY, ku punon prej pesë vitesh dhe përkujdeset për klerikë në pension të kishës katolike. Thotë se ndihet i nderuar të përkujdeset për pesë peshkop, shumë monsinjor dhe priftërinj, me të cilët ka jo vetëm një marrëdhënie profesionale, por edhe një miqësi të sinqertë. Një ditë zbuloi se Peshkop Catanello Ignatius dhe Monsinjor Gradillon Thomas ishin me prejardhje arbëreshe. Dr. Skënder Murtezani punon edhe si doktor privat në spitalin NYHQ (New York Hospital Queens). Puna e tij përfshin pato/fiziologjinë e hormoneve të stresit që prodhohen në hipotalamus. Ai është i specializuar në hulumtimet shkencore të fushës së endokrinologjisë, më saktë neuroendokrinologjisë dhe gjithë këtë eksperiencë kërkon  ta ndaj edhe me mjekët dhe studentët këtu në Shqipëri. Ndaj edhe iu përgjigj pa mëdyshje ftesës së Kryeministrit Edi Rama për takimin e organizuar në 22 nëntor në Tiranë me mjekë shqiptarë, të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës. Në atë takim, dr.Murtezani tregon se ka hedhur propozime konkrete për një sistem shëndetësor, pse jo të përkryer në Shqipëri, ndërsa ka ofruar edhe ndihmën e tij falas në fushën e pedagogjisë.

Mungesën e degës së radiologjisë intervencionale në Shqipëri, e quan të papapranueshme, ndërsa mendon se nëse një ditë Shqipëria do të adoptonte një model shëndetor, më i miri është “sistemi universal Japonez”.

Prej vitit 1992, Dr.Skëndër Murtezani, një shqiptar i Tetovës, është angazhuar në studimin e fiziologjisë së hormonit urocortin, geni i të cilit u zbulua në vitin 1997. Në vitin 2006 u emërua instruktor klinik dhe në vitin 2008 asistent profesor i mjekësisë klinike pranë Universitetit Cornell, pozicion që vazhdon ta mbaj edhe sot me pretendimin për të marrë titullin profesor i asociuar.

Dr.Murtezani, ju erdhët në Tiranë në nëntor të vitit të kaluar, së bashku me një grup mjekësh shqiptarë në botë, të ftuar nga Kryeministri Rama për një mision të përbashkët, për të ndihmuar mjekësinë shqiptare. Cili ishte impakti i parë kur ju morët këtë ftesë?

Ftesa më entuziasmoi shumë, sepse mendimet e mia dhe bisedat me pacientët dhe kolegët në Amerikë për problemet e shëndetësisë në Shqipëri morën formë me këtë takim. Tani të gjithë bashkë mund të veprojmë, të ndërtojmë një model të sistemit shëndetësor, të krahasueshëm me qendrat e suksesshme shëndetësore në Amerike e kudo. Së pari duhet të ndërtojmë një model të shëndetësisë terciare në Tiranë, që do të jetë qendër e shëndetësisë në të mirë për gjithë shqiptarët dhe rajonin. Ky model do të transferohet në qendrat shëndetësore të fakulteteve të mjekësisë në Prishtinë dhe Tetovë.  Ideja dhe angazhimi i mjekëve të SHBA-së për këtë iniciativë, na mobilizoi të ndërtojmë një program solid që do të jetë i pranueshëm për tre entitetet; shëndëtësor, ekonomik dhe politik. Takimi në Tiranë ishte historik, së pari sepse na mblodhi të gjithë së bashku në një vend, në një sofër, me një qëllim:  T’i themi “po” Shqipërisë. Me rëndësi do të veçoja edhe faktin se ky takim na mundësoi të njihemi me gjendjen në të cilën ndodhet sot sistemi shëndëtësor shqiptar. Pra, ky takim na dhuroi ne mjekëve jashtë Shqipërisë mjetet e punës, me të cilat do t’i japim kahje energjisë sonë profesionale.

Sa optimist jeni në realizimin  e ideve që u hodhën gjatë forumit të organizuar në Tiranë?

Tani “topi është në fushën” tonë. Po të veprojmë si një skuadër do të jemi të suksesshëm në ndërtimin e një sistemi të përkryer shëndetësor. Duhet patjeter që idetë t’i jetësojmë në krijimin e një sistemi shëndetësor, pse jo, të përkryer në Shqipëri.

Angazhimi juaj personal në këtë iniciativë?

Personalisht mendoj se ndihma ime do të ishte në trajnimin e studentëve në Fakultetin e Mjekësisë dhe më e rëndësishme në trajnimin e specializantëve të Mjekësisë Interne. Propozova që eksperiencën time profesionale ta ndaj me studentët e vitit të fundit të mjekësisë dhe specializantët duke ardhur në Tiranë, çdo semestër, me shpenzimet e mia. Të këtij mendimi ishin edhe shumë kolegë të mi shqiptar, të cilët praktikojnë mjekësinë në SHBA. I shpreh falenderimet dr. Mihal Tase, shef i shërbimit të mjekësisë interne në QSUT dhe prof.dr Margarita Resuli, për pritjen e ngrohtë që na rezervuan në repartin e Mjekësisë Interne. Në këtë takim dy orësh mësova shumë për sukseset në trajtimin e hipertensionit dhe për programin mësimor që aplikohet në Shqipëri. Gjatë vizitës në QSUT, mësova se në Shqipëri nuk është hapur ende dega e radiologjisë intervencionale. Kjo situatë është e papranueshme, pasi mungesa e specialistëve të tillë rëndon edhe më shumë në shëndetin e pacientëve të diagnostikuar me kancer. Kam realizuar një studim të sistemeve shëndetësore në botë dhe mendoj se për Shqipërinë siguria shëndetësore universale është më e përshtatshme. Nga gjithë modelet që hulumtova, sistemi universal japonez me duket më i pranueshëm, kuptohet me modifikimet e nevojshme për kushtet në Shqipëri. Ky sistem ka një rrafsh horizontal në shpenzimet mjekësore dhe nuk lejon kompeticion. Ai është i njëjtë si në sistemin publik dhe atë privat, pra nuk lejon abuzime.

Dr.Murtezani, si mjek në SHBA ju jeni i angazhuar në disa drejtime. Mund t’i përshkruani shkurtimisht ato?

E para është kujdesi për pacientët e mi në Flushing Queens të Nju Jorkut, numri i të cilëve rritet nga ditë në ditë. Zyra e dytë është në Douglaston NY ku punoj prej pesë vitesh dhe përkujdesem për klerikë në pension të kishës katolike. Jam i nderuar të përkujdesem për pesë peshkop, shumë monsinjor dhe priftërinj, me të cilët kam jo vetëm një marrëdhënie profesionale, por edhe një miqësi të sinqertë. Ndihem i nderuar që ata janë të kënaqur me kujdesin dhe profesonalizmin tim. Këtu zbulova se Peshkop Catanello Ignatius dhe Monsinjor Gradillon Thomas janë me prejardhje arbëreshe. Gjithashtu punoj si doktor privat/attending physician në spitalin NYHQ (New York Hospital Queens) me privilegje të plota, pra kontrolloj pranimin e pacientit tim duke filluar nga urgjenca, në spital, njësitë intensive dhe daljen nga spitali. Njëkohësisht përcaktoj se cili specialist, apo kirurg, mund të marr pjesë në trajtimin e pacientit tim. Jam asistent profesor i mjekësisë klinike pranë Universitetit Cornell dhe pjesëmarrës në programin Global Health, ku një student i vitit të parë të shkollës së mjekësisë kalon një ditë në javë në zyrën time për të mësuar mbi diversitetin e pacientëve dhe dallimet kulturore në bindjet shëndetësore. Në semestrin e pranverës jam mentor i klasës prej 10 studentësh, në programin e imunologjisë, i quajtur Host Defense. Gjithashtu jam pjesë e programit të Magjistraturës për kuadrin akademik të shkollave Columbia, NYU, Cornell dhe spitalit botëror të kancerit Memorial Sloan kattering dhe Hospital for special surgery, me qëllim identifikimin e problemeve spitalore dhe metodave hulumtuese më të përshtatshme për të zgjidhur problemet aktuale. Programin tashmë e kam përfunduar, ndërsa priten dy publikimet e mia për pranimin e tezës shkencore.

 

Doktor Murtezani, keni filluar studimet në mjekësi vite më parë, por ende sot vazhdoni të trajnoheni në shkollat më të mira amerikane. Si nisi karriera juaj në këtë fushë?

Shkollën fillore dhe gjimnazin në Tetovë e kam përfunduar shkëlqyeshëm dhe kësisoj u pranova pa konkurs në fakultetin e mjekësisë në Shkup. Pas diplomimit punova për dy vite në fshatrat e Shkupit dhe më pas emigrova në Amerikë, ku fillova punë në një laborator të spitalit Cabrini ne Manhatan. Aty, dr.Poretsky, drejtor i endokrinoligjisë, më drejtoi tek dr. Leon Bradlow dhe Jon Michnovicz të cilët më besuan të jem pjesë e studimit për parandalimin e kancerit të gjirit. Për shkak të kufizimit të fondeve s’pata fatin të vazhdoj hulumtimet në lëmin e endokrinologjisë si postdoctoral research fellow, për tri vite, në projektet e dr. Hollander në Qendrën Mjekësore Universitare të Nju Jorkut, ku ai ishte drejtor i endokrinologjisë dhe drejtor i CRC (clinical research center). Në vitin 1997, bashkë me dr.Hollander, i transferuam punimet shkencore në një nivel tjetër, në patentimin e hormonit që do të parandalonte proceset negative të shkaktuara nga stresi kronik. Në vitin 2001 fillova specializimin në mjekësinë interne, në programin NYHQ-Weill Cornell medical college në mbikqyrjen e dr.Terrence Brady dhe pas përfundimit me sukses aty kreva edhe praktikën. Në vitin 2006 u emërova instruktor klinik dhe në vitin 2008 asistent profesor i mjekësisë klinike pranë Universitetit Cornell, pozicion që vazhdoj ta mbaj dhe sot me pretendimin se vitin e ardhshëm do të fitoj titullin profesor i asociuar. Për magjistraturën (master of science in clinical epidemiology and health services research) fola më sipër. Mund të them se ky angazhim më ndihmon në avancimin akademik, por edhe vazhdimin e punës së pavarur hulumtuese.

Ju jeni specializuar në endokrinologji. Si do ta përkufizonit këtë degë të mjekësisë?

Jam specializuar në hulumtimet shkencore të fushës së endokrinologjisë, më saktë neuroendokrinologjisë. Puna ime përfshin pato/fiziologjinë e hormoneve të stresit që prodhohen në hipotalamus. Prej vitit 1992 pata fatin të studioj fiziologjinë e hormonit urocortin, geni i të cilit u zbulua në vitin 1997. Vitet që vijnë do të prezentojmë edhe më shumë hormone të paidentifikuara deri më sot. Ata notojnë në lëngjet trupore si peptide. Zbulimi i fiziologjisë dhe identifikimi i tyre gjenetik është esencial në familjarizimin dhe njohjen e patologjive të ndryshme, si proceset e inflamacionit, kancerit, sëmundjeve autoimune.

Ju jetoni prej vitesh në SHBA. Tani pas kaq vitesh dhe pas një karriere të suksesshme si e kujtoni impaktin e parë me këtë vend?

Ditët e para në SHBA ishin emocionuese. Isha pa fjalë, me respekt përulës. U shndërrova në një shpuzë që thithte të gjitha mrekullitë që ky popull ka bërë për vete dhe gjithë botën e lirë.

Si arrin një mjek dhe hulumtues si ju të menaxhoj jetën profesionale me atë familjare?

Mirëkuptimi nga ana e bashkëshortes është vendimtar në sukseset profesionale dhe sukseset brenda familjes. Nëse nuk gjendet një balancë punët mund të ngecin në të dyja drejtimet.

Keni pasur reagime nga pacientët apo kolegët kur kanë mësuar se jeni shqiptar?

Gjithë pacientët e dinë se jam shqiptar, jo vetëm ata por edhe kolegët në spital, në universitet, në lagjen ku jetoj. E dinë se mburrem me historinë time, me gjuhën, për optimizmin që kam për të ardhmen e shqipes dhe Shqipërisë.

Komuniteti shqiptar në Nju Jork është një nga më të organizuarit në SHBA. A jeni pjesë aktive e këtij komuniteti?

Jam anëtar i Vatrës nga viti 1991, kur kryetar ishte Arshi Pipa. Kam qënë një ndër nismëtarët e shoqatës së intelektualëve shqiptarë, në vitin 1992 dhe jam anëtar i shoqatës së punëtorëve shqiptarë në institucionet shëndetësore të Amerikës (AAMS).

Në Nju Jork ndiheni më shumë amerikan, shqiptar, apo qytetar i botës?

Gjithmonë, së pari, shqiptar, por jeta dhe informacionet e perceptuara në SHBA më japin mesazhin se ndikimi i kulturës amerikane është i pashmangshëm. Edhe pse flas shqip, veprat dhe të menduarit anojnë nga ana amerikane. Këtë e shoh si diçka pozitive. Çdo njujorkez është njëkohësisht qytetar i botës. Ne mburremi me Kombet e Bashkuara.

Na përshkruani shkurtimisht një ditë nga jeta juaj?

Dita fillon me një vrap, në orën 06:00, në parkun që ndodhet pranë detit në College Point. Më pas mëngjesi, zakonisht mediterian, që më jep energji për të nisur ditën në zyrën time dhe që zakonisht dal prej saj në orën 16:00. Një orë e shpenzoj me kompletimin e notave dhe në orën 17:00 filloj vizitat e pacientëve në spital. Mbrëmjen e kaloj me familjen, shokë apo kolegë, por nuk mungojnë edhe telefonatat nga pacientë, farmacistë etj. Ndonjëherë detyrohem të kthehem në spital apo në zyrë…

Zgjidhni tre fjalë për të përshkruar veten?

Punëtor i palodhur besnik, praktik.

E keni vizituar ndonjëherë Shqipërinë? Kush është vendi juaj i preferuar?

Për herë të parë isha vitin e kaluar. Saranda dhe Himara më mahnitën!

Si e shihni sot Shqipërinë?

Shqipëria është në përparim e sipër. Shqipërinë e shoh si avangarde të zhvillimit mbarëkombëtar. Gjakmarrja është një sociopatologji që kërkon ndërhyrje urgjente. Një pjesë e vogël e popullatës vepron me një hipokrizi të pafalshme. Kjo pjesë e kombit, fatmirësisht e vogël në numër, e kalon një pjesë të ditës në shekullin e XVII dhe pjesën tjetër në shekullin XXI. Kjo e shëmton fotografinë e shumicës.

Ju jeni lindur dhe rritur në Tetovë. Si e kujtoni vendlindjen?

Kam fatin që jam lindur dhe rritur në Tetovë, ku kanë jetuar rreth gjashtëmbëdhjetë gjenerata të trungut të familjes sime. Shkollën patriotike e mbarova në familje. Prindërit na shkolluan duke sakrifikuar të gjitha kënaqësitë dhe mundësitë e kohës. Pastaj babi më la porosinë më të shtrenjtë, që më hapi dyert e suksesit: “Punën e sotme mos e lërë për nesër”. Më kujtohen tregimet e xha Memetit, vëllait të madh të babait. “Më e rëndësishme është dy orë të ruash kufijtë e mëmëdheut se të falesh pesë herë në ditë…”. Shembull i pashoq i patriotit të kulluar, i cili nuk u pajtua kurrë me padrejtësinë që iu bë qeverisë së Ismail Qemal Beut. Në vitin 1940 dyqanit tonë ia ndërroi emrin në Farkatarija Vlora, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore u emërua arsimtar në fshatin Nerasht dhe shkollës ia dha emrin Ismail Qemal Vlora. Vëllezërit e mi, Naimi dhe Arbeni, të cilët u rritën me shembuj të pakrahasueshëm të intelektit dhe qytetërimit, më ndihmuan t’i tejkaloj momentet më të vështira. Më kujtohet përkrahja e pashoq e trajnerit tim të pingpongut, z. Steve Zakovski, i cili me durim më ndihmoi të fitoj të gjithë titujt e kampionatit kombëtar në këtë lloj sporti. Tetova më njeh jo vetëm si student i shkëlqyer, por edhe si sportist. Disa herë jam nderuar si sportist i dalluar i qytetit.

Çfarë mendoni për situatën e shqiptarëve në Maqedoni?

Shqiptarët nuk kanë parti politike me shtyllë kurrizore të qëndrueshme. Dy partitë më të mëdha janë ngritur në formë të piramidës ku kreu urdhëron anëtarët e partisë, popullin. Kjo majë e piramidës merr këshilla direkte nga partitë maqedonase që janë shumë më të përgatitura për qeverisje. Pse janë më të përgatitura? Arsyeja e vetme është se ata vazhdojnë të angazhojnë nëpër pozicione të ndryshme ish-titistët e zgjedhur nga filtrat e UDB-së së vjetër dhe të re. Ata janë të trajnuar të dëgjojnë urdhërat dhe të përgatitur në frenimin e avancimit shqiptar. Fryma evropiane në Maqedoni duhet të mbillet sa më shpejt, duhe të shuhet kompleksi i pabazë i superioritetit sllav, të vendoset një themel i të drejtave kombëtare dhe mbi të ndërtohen marrëdhënie të mira dhe kreative në dobi të të gjithë qytetarëve. Sipas mendimit tim kjo mund të arrihet me përshtatjen e sistemit belg në qeverisjen e Maqedonisë.

Keni menduar ndonjëherë të riktheheni në vendlindje?

Sigurisht. Për pak vite, dëshiroj të angazhohem në një prej fakulteteve të mjekësisë.

Si e konsideroni nismën e Albanian Excellence?

Ky projekt i mirëmenduar do të ketë efekt pozitiv si brenda botës shqiptare ashtu edhe jashtë saj. Ne që jetojmë jashtë atdheut, me punën tonë, duhet të jemi në çdo mënyre ambasadorë të vërtetë të botës shqiptare dhe dijen duhet ta prezantojmë në vendlindje. Ky projekt i shkëlqyer hap rrugën e njohjes dhe kompetencës pozitive. U uroj suksese të gjithë atyre që u angazhuan në këtë projekt të mirëpritur.(Marre nga Agjensia Telegrafike Shqiptare)

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Ata, dielli, Dr. Skender Murtezani, Flora Nikolla

SPECIALE E DIELLIT: KRYEPESHKOPI GREK I SHQIPËRISË DHE SHQIPTARËT E AMERIKËS

February 3, 2014 by dgreca

Nga Dalip GRECA/

Të hënën në mbrëmje të datës 27 Janar 2014 u bë një takim në zyrën e ansambelistit të shtetit të Nju Jorkut z. Mark Gjonaj me përfaqësuesit e Kryepeshkopit Janullatos. Ky takim ishte propozuar nga z. L Fundos gjatë takimit të së shtunës të zhvilluar në Shtëpinë e Vatrës. Kishte ardhë në këtë takim Bishop Nikoni, Mitropoliti i Korçës bishop Joan Pelushi si dhe shoqëruesit e tyre.  Drejtues i këtij takimi ishte asambleisti Mark Gjonaj, i cili prezantoi disa nga shqetësimet e komunitetit shqiptar dhe protestën e tyre.Takimi vazhdoi qetë me pyetje dhe përgjigje nga të dy palët. Bishop Nikoni bëri një ekspoze të Kishës Orthodokse Shqiptare dhe punët lavdëruese që ka bërë Kryepeshkopi Janullatos në ngritjen e Kishës ortodokse shqiptare. Ai argumentoi se Hirësia e Tij është tashmë i pranuar nga besimtarët ortodoks të gjithë Shqipërisë dhe këtu nga Kisha Ortodokse Shqiptare e Amerikës dhe ortodoksit shqiptarë. Hirësia është një personalitet i njohur  dhe ka bërë shumë për Kishën Ortodokse shqiptare dhe është i vlerësuar në botë. Ai tha se e shihte të pavend protesën që bëjnë shqiptarët e Nju Jorkut dhe kërkoi të dinte arsye: Përse po protestoni?- pyeti ai. Nuk na nderoni kështu! Ja unë që përfaqësoj ortodoksët  shqiptarë të Amerikës jam këtu. Atëhere në emër të kujt protestoni ju? Të ortodoksëve jo. Ai këshilloi që të hiqnin dorë nga kjo pretestë sepse bëhet në kohë të papërshtatshme dhe në vend të gabuar.Presidenti i Shoqatës Rinore”Rrënjët Shqiptare” Marko Kepi parashtroi shqetësimet që i kanë detyruar disa nga organizatat që t’i bashkohen kësaj proteste. Ai rënditi probleme të tilla si: Fortulumturia e tij erdhi si eksark për rorganizimin e Kishës ortodokse jo për të qëndruar përjetësisht në fronin e kryepeshkopit, ndërkohë që Statuti i kishës Autoqefale të Shqipërisë e kërkon të parin e Kishës me nënshtetësi, gjuhë e Kombësi shqiptare. Po ashtu ai ngriti problemin e ndryshimit të arkitekturës së Kishave të ndërtuara nën drejtimin e Kryepeshkopit,krejtësisht me stilin e kishave greke, kritikoi qëndrimin e Hirësisë për kundërshtimin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, për mospërkrahjen e popullsisë çame dhe refuzimin e Lutjes për viktimat; nuk njeh genocidin grek mbi Çamërinë etj.

Metropoliti i Korçës Joan Pelushi mbajti pjesën kryesore të debatit. Me njohuri të thella teologjike ai u përpoq të sillte informacion të gjërë rreth funksionimit të Kishës Ortodokse, të konceptit të Autoqefalisë, solli shembuj, fakte, shifra nga puna e madhe e Kryepeshkopit Janullatos në Krye të Kishës etj. Sa për nenin 16 të Statutit të Kishës Autoqefale Shqiptare të vitit 1929, ai mbrojti pikëpamjen se Statuti nuk është i pandryshueshëm. Ai i këshlloi përfaqsuesit e protestës që ajo të mos bëhet dhe ajo nuk i nderon shqiptarët e Amerikës. Kryepeshkopi , tha se me këtë vlerësim që i bëhet Hirësisë së Tij, nderohet Kisha shqiptare, ortodoksizmi në Shqipëri. Ne duhet të krenohemi me këtë, jo të protestojmë. Mitropoliti Pelushi tregoji dhe vështirësitë e Kishës , mungesën e prifëtrinjëve, mundimin që duhet për të përgatitur një peshkop etj.Ai solli fakte dhe detaje nga gjendja e sotme që ka Kisha Ortodkse Shqiptare dhe bëri krahasime edhe me fetë e tjera.

Puna që ka bërë Hirësia e Tij Janullatos është e jashtëzakonshme, tha Mitropoliti. Pse po protestoni- shfaqi ai habinë e tij dhe shtoi: Aty do të ngrihet flamuri shqiptar, ai amerikan dhe i Universitetit Fordham. Ju jeni kundër? Pse?

Zef Balaj shfaqi opinionin e tij dhe argumentoi pse janë të pakënaqur shqiptarët me Janullatosin në Krye të Kishës Autoqefale Shqiptare.Ai përmendi Kombësinë e Kryepeshkopit, përkohshmërinë e misionit të Tij dhe të tjera shqetësime që janë objekt i protestës.

Nënkryetari i Vatrës Asllan Bushati, tha se Vatra e mbështet protestën. Pasi vlerësoi kontributin e Kishës Ortodokse krahas besimeve të tjera, ai shfaqi rezervat e Vatrës për qëndrimin e Fortlumturisë së Tij në krye të Kishës Autoqefale. Kur statuti e kërkon prerazi se në krye duhet të jetë një Kryepeshkop me gjuhë, nënshtetësi e Kombësi shqiptare, ai duhej të kishte kryer misionin që mori përsipër në ringritjen e kishës dhe të shkonte. Edhe mënyra se si e mori e fronin me kundërshtime gjatë ceremonisë, Vatra mendon se ishte një arsye që ai nuk duhej të bëhej Krypeshkop, përderisa  kishte zëra kundërshtues. Vidio me pamje nga marrja e fronit vazhdon e qarkullon në internet. Hirësia e Tij ka bërë pak për  përgatitjen e kuadrit drejtues të Kishës. Janë 22 vjet dhe Kisha Ortodokse mbanë sërish në krye një njeri që nuk është me Kombësi shqiptare. Ai erdhi nga Kisha Greke, ku kisha dhe shteti janë bashkë, ndërsa në Shqipëri jo. Përderisa ka mospajtime të Kishës Greke me atë shqiptare dhe e djeshmja e tyre ka qenë një luftë e ashpër, në fronin e Kishës shqiptare duhej të ishte një shqiptar. Nuk pati kohë Hirësia të përgatiste një pasues shqiptar? Ishte ironike e tallëse përgjigja e tij për përkohshmërinë e Misionit: Ne të gjithë jemi të përkohshëm në këtë Botë?

Vatra nuk mund të pajtohet me faktin e injorimit të Ikonës së Kishës Autoqefale ortodokse Shqiptare, Imzot Fan S Noli, edhe pse Mitropoliti tha se ai kishte bërë shumë për Imzot Nolin.

z. Bushati tha se Vatra është për harmoninë fetare dhe e vlerëson këtë si faktor kryesor në zhvillimin dhe prosperitetin e Shqipërisë.

Nuk dukej se pozicionet mes dy palëve ndryshuan edhe pas 2 orë e gjysëm debat. Takimi përfundoi në orën 10 e 30 të darkës. Përfundimisht Marko Kepi, drejtuesi i protestës falenderoi për takimin, por nuk u tërhoq nga organizimi i kësaj proteste për të cilën të Hënën ishte marrë edhe leja nga Policia dhe Autoritetet e Sigurimit të Universitetit.Ai e uroi Metropolitin e Korçes Joan Pelushin. Ndersa  per gazeten Dielli, Kepi, u shpreh: Ne protestojmë që në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë , të vijë një Kryepeshkop, ja psh si Joan Pelushi, me gjak, gjuhë, nënshtetësi e Kombësi Shqiptare! Uroj që kjo ditë të vijë shpejt!

                     TAKIMI TEK VATRA

 

Takimit të së hënës i pat parapri një tjetër takim, ai së shtunës me 26 Janar 2014, në mbrëmje në mjediset e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA në Bronx.Takimin e ka drejtuar presidenti i shoqatës rinore shqiptaro-amerikane ”Rrënjët Shqiptare”, Marko Kepi. Gjatë takimit u diskutuan modalitetet e protestës, parullat  në pankarta, argumentet se përse bëhet kjo protestë, pyetjet që mund t’i bëhen nëse realizohej një takim me Kryepeshkopin etj. Në takim, pasi kishte një orë që kishin filluar diskutimet, erdhi  me dëshirën e tij, një nga mbështetësit e Hirësisë së Tij Janullatos z. L Fundos. Ai kërkoi mirëkuptim dhe u tregoi organizatorëve se Fortlumturia e tij ka bërë shumë për Kishën shqiptare, e  ngriti atë prej rrënimit të diktaturës, u tregoi se ai ka ndërtuar shumë kisha të reja dhe ka rinovuar të tjerat, se ai nuk e ka cënuar Autoqefalinë e Kishës Orthodokse Shqiptare, se nuk është antishqiptar etj etj.

Z. Fundos u propozoi një takim organizatorëve me Kryepeshkopin para se të organizohet protesta, pra të Hënën, pas marrjes se lejes nga Policia,( për lejen ofroi ndihmën e tij ish kongresisti Republikan, Presidenti vullnetar i Liges Shqiptaro-Amerikane Joe DioGuardi).

Vatra gjykoi se ky takim nuk zgjidh problemin, për arsyen e thjeshtë se Janullatos do të mbrojë pikëpamjet e veta dhe komuniteti ka qëndrimet e veta në favor të Kishës Autoqefale, vepër e patriotëve shqiptarë ortodoksë.

Në thelb të protestës ishte kundërshtimi i komunitetit shqiptar të Amerikës ndaj Kryepeshkopit grek të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili në kundërshtim me Statusin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë e ka uzurpuar atë. Për organizatorët Janullatos ka punuar për helenizimin e Kishës Autoqefale dhe në kundërshtim me nderimin, që i bëhet në Fordham University, nuk i ka shërbyer afrimit të dy popujve, përkundrazi. Ai ishte kundër intervenimit të NATOS në Kosovë gjatë gjenocidit Serb( për sqarim të lexuesit: Janullatos ka dalë publikisht kundër ndërhyrjes ushtarake/ humanitare të NATO-s për shpëtimin e popullsisë së Kosovës nga gjenocidi dhe spastrimi etnik serb,- edhe pse propoganduesit e tij kanë shkruar edhe në shtypin amerikan se ai udhëhoqi fushatën e ndihmave për kosovarët që erdhën në Shqipëri gjatë spastrimit etnik të Millosheviçit), se ai e injoron dhe nuk e njeh çështjen çame, në kundërshtim me klerikët e besimeve të tjera- nuk pranoi të ngrejë meshë për viktimat e genocidit grek kundër çamëve (e thënë shqip: ka refuzuar që të bashkohet me krerët shqiptarë të besimeve të tjera në lutje për shpirtrat e viktimave çame të gjenocidit grek), shpesh është parë më ultranacionalistë grekë që kanë ardhur në Shqipëri(shtypi i Tiranes), duke dhënë shenja se është për Vorio-Epirin. Po ashtu ai duke sponsorizuar ndërtimin e Kishave ortodokse i ka larguar ato nga trashëgimia e Kishës tradicionale Ortodokse Shqiptare, duke sjellë arkitektuarë bizantine dhe ikonografi helene. Mjafton krahasimi i dy kishave ortodokse të sotme në Korçë me fotografitë e ndërtesave të para viteve 1967, dhe shihet ndryshimi. Po ashtu meshimi në shumicë në gjuhën greke, përbën një tjetër shqetësim të komunitetit shqiptar. Injorimi i figurës së arkitetktit të Kishës Autoqefale Shqiptare, Imzot Nolit është një tjetër pakënaqësi që komuniteti shqiptar i Amerikës ka ndaj Janullatosit.

LETRAT PUBLIKE PËR PRESIDENTIN JOSEPH McSHANE

 

Shqiptarët e këtushëm paralajmëruan mospajtim me vendimin e Universitetit për ta nderuar kreun grek të Kishës Shqiptare me një titull honorifik. Të parët që paralajmëruan protestë kanë qenë anëtarët e organizatës rinore “Rrënjët Shqiptare”, të cilët i kanë dërguar edhe një letër të hapur z. Joseph McShane, S.J., Presidentit të Universitetit Fordham (Shih në faqen 7). Përmes Letrës publike , Rrënjët Shqiptare, kanë shprehë pakënaqësinë e komunitetit shqiptar dhe shfaqin habinë se si universiteti ka rezervuar çmimin e lartë për një njeri që nuk i shërben paqes dhe harmonisë, përkundrazi ai nën postin e lartë të kryepeshkopit i ka shërbyer helenizimit të Shqipërisë dhe veçanërisht asaj të Jugut, duke punuar nën rrogoz për Vorio-Epirin. Sipas letërshkruesëve, ai meshon në gjuhën greke duke diskrimuar gjuhën shqipe.Sipas Rrënjëve Shqiptare, kreu grek i KishësOrtodokse  Shqiptare nuk ka bërë asgjë për të afruar marrdhëniet vëllazërore mes Shqipërisë dhe Greqisë, përkundrazi dy vendet duket se janë më larg se kurrë,- ku si mur ndarës qëndron hija e Ligjit famkeq të Luftës, që nuk është aministuar nga parlamenti Grek. Asnjë kontribut nuk ka dhënë në këtë drejtim Hirësia e tij, që ka mbrojtjen, përkrahjen e Kishës dhe Qeverisë Greke. Më pas në letrën e Albanian Roots tregohen detaje nga gjenocidi i ushtruar nga shteti grek ndaj çamëve, të cilët edhe pse dikur ishin shtetas grek, janë të zhveshur nga e drejta e pronës dhe e kthimit në shtëpitë e tyre, ku kanë varret e prindërve, gjyshërve, dhe Janullatos nuk e njeh këtë gjenocid.Të rinjët shqiptarë në letrën e  tyre e cilësojnë kryepeshkopin grek të Shqipërisë një ”Kalë Troje”.

Edhe studentët shqiptarë që studiojnë në Fordham University, dhe ata që kanë studiuar atje, kanë reaguar përmes një letre që i dërguan presidentit të këtij universiteti,  z. Joseph McShane, S.J(Shih Dielli online). Studentët me prejardhje shqiptare të këtij universiteti shkruajnë se përfaqësojnë katër besime fetare kryesore në Shqipëri; katolik, Kristian ortodoks, sunitë dhe shiitë, dhe janë për marrdhënie miqësie mes dy popujve të lashtë të Ballkanit, shqiptarëve dhe grekëve. Por, siç shprehen ata, Kryepeshkopi Janullatos, nuk mëshiron vlerat më të çmuara të Shqipërisë, sidomos harmoninë ndërfetare.

Ata rëndisin një sërë faktesh që tregojnë se në misionin e tij në Shqipëri, Kryeposhkopi, po e largon Kishën Ortodokse Shqiptare nga të qënurit Autoqefale, e pavarur dhe po e orienton drejt armikes së saj shekullore, Kishës Greke.

Edhe Federata panshqiptare e Amerikës VATRA, është pozicionuar në kundërshtim të hapur me Kryepeshkopin me origjinë e kombësi greke, Anastas Janullatos. Ky pozicion i Vatrës buron nga Shkelja e Statutit të Kishës Autoqefale Shqiptare, miratuar nga Kongresi i Beratit , që zhvilloi punimet nga 10 deri më 19 shtator 1922, Kongres që njihet për shpalljen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare. Pikërisht në nenin 16 të Statutit të miratuar më 1929, është sanksionuar kërkesa themelore, ku udhëheqësi i Kishës duhet të jetë , prej gjaku, gjuhe, kombësie dhe nënshtetësie- shqiptare”. Ky statut ka marrë edhe miratimin e Patriarkanës së Stambollit më 1937(Në ballafaqimin e dytë Mitropoliti Pelushi e quajti gjë të vjetër Statutin) . Pikërisht kjo kërkesë është shkelur nga Janullatos dhe prej atyre që e sollën atë në fron, duke shkelur mbi gjakun e prelatëve të Kishës Ortodokse Shqiptare të masakruar nga Kisha Ortodokse Greke. Vatra që në krye të ardhjes së Janullatosit ka qenë kundër dhe e ka shprehur publikisht mospajtimin e saj. Madje edhe 13 vite të shkuara ishte Vatra ajo që organizoi një protestë të ashpër ndaj dekorimit të Janullatosit në New York. Protesta u organizuar me 17 shkurt 2001 përballë Hotelit Hilton. Me parulla të hapura” Janullatos, uzurpator i Kishës Autoqefale shqiptare”, “primat i kishës shqiptar duhet të jetë me gjuhë e gjak Shqiptar”, “Janullatos go Home”!- u shoqërua banketi i shtruar për Janullatosin në Hilton Hotel, ku ishin të pranishëm edhe drejtuesit e Kishës shqiptare të Amerikës, që ngritën dolli me Hirësinë!Vatra ka kritika të ashpra ndaj mohimit të rolit të Fan S Nolit në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Hirësia e Tij e ka injoruar Nolin, simbolin e Kishës Autoqefale.

KRYEPESHKOPI, FERRA QË LA PAS RAMIZ ALIA-JA SI ERDHI

 

Ardhja e Anasatas Janullatos në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare është plotësisht vepër e Ramiz Alisë, e pasuar nga pasardhësit e tij. Ai erdhi në Shqipëri me 16 korrik 1991 si eksark, me rol provizor për riorganizimin e Kishës Ortodokse Shqiptare, të shkatërruar nga komunizmi. Vënia e tij në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare është produkt i asaj që quhet “Kompromisi i Korfuzit”, ku u takuan me 2 korrik 1991 Ministri i Jashtëm Shqiptar Muhamet Kapllani me homologun grek Antonios Samaras. Kompromisi u arrit duke shkelur pikërisht nenin 16 të Statutit të Kishës Autoqefale Shqiptare, ku Janullatosit iu besua drejtimi i përkohshëm (eksark) i Kishës Ortodokse Shqiptare ( shumica e shqiptarëve e ka dëgjuar shprehjen ironike të Fortlumturisë së Tij Janullatos: ”Të gjithë të përkohshëm jemi në këtë Botë”!).

Në ndihmë të rrethanave se si erdhi Janullatos në krye të Kishës Ortodokse na vjen edhe dëshmia e ish kryetarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Ylli Popa, dhënë revistës “Klan”. Ai tregon se si në rrethana të çuditshme vizitoi Janullatosin në shtëpinë e tij në Athinë. Atë kohë Prof. Popa shkonte për takim me refugjatët shqiptarë si pjestar i Forumit për të Drejtat e Njeriut. Bashkë me të ishin edhe Prof. Spiro Qirko, Kosta Makariadhi (deputet i minoritetit grek), Niko Bello (arsimtar ne Korçe dheTahir Novi (jurist ne Gjirokaster). Për takimin ai jep pak informacion, ndërkohë që flet për një takim të dytë në Tiranë në Hotel Dajti, ku kishte thirrë edhe Kryekancelarin e Kishës së Nolit, At Arthur Liolinin(nuk kam lexuar ndonjë pronocim të Atë Liolinit për këtë intervistë të publikuar më 2003). Sipas Prof. Popës, ai e ka pyetur At Liolinin se çfarë dinte për eksarkun:”At Liolini me tha se ai nuk e njihte personalisht Peshkopin, por dinte se ai ishte personalitet i njohur i Kishes greke, kishte botuar disa studime te rendesishme edhe se kishte punuar disa vjet ne Afrike.”…Më pas At Arthuri ka bërë dy sygjerime për t’i vënë kushte Janullatosit:” E para, të mos vihej në diskutim Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare, edhe e dyta, të respektohej kontributi i Fan Nolit në ndërtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.”(dëshmi e Y. Popës)

 

    LETRA E JANULLATOS PËR RAMIZ ALINË: JAM I PËRKOHSHËM!

 

Në shtyp është publikuar edhe një letër, që i pat dërguar eksarku Janullatos presidentit të asaj kohe Ramiz Alisë , para ardhjes në Shqipëri, me 3 qershor 1991.

Në letër ai shkruante se Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare është një institucion në shkallë botërore me traditën dhe rregullat e saj të pranuara universialisht, dhe asnjë kishë ortodokse nuk mund të ekzistojë, dhe më tepër të organizohet, pa një peshkop, që të ketë pasues apostolik. Përderisa në të gjithë botën sot nuk ka një peshkop ortodoks për të marrë përgjegjësinë e riorganizimit të kishës në Shqipëri, Patiarkana Ekumenike e Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht nga të gjitha kishat ortodokse, që i përkasin institucionit në shkallë botërore të ortodoksisë (ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare), mori iniciativën e emërimit tim për të ardhur në vendin tuaj të dashur si një patriark eksark,- shkruante Hirësia e Tij. 
Më pas eksarku tregon se Patriarkana i kishte dhënë për detyrë: Të komunikonte me qeverinë shqiptare për të hyrë në kontakt me priftërinjtë ortodoksë ekzistues dhe besimtarët ortodoksë, pavarësisht nga origjina dhe gjuha amtare. Ai zotohej dhe premtonte se do të merrej me punën organizative kishtare në nivelin primar, mbas zhvillimeve të fundit dhe vendimit për t`i dhënë liri fetare Shqipërisë, do të krijonte kushte në një kohë sa më të shpejtë që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të vetëdrejtohet; me bindjen se riorganizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhej të përfundohet në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar.

Ai i shkruante kreut komunist të shtetit shqiptar se kishte takuar me Lartësinë e tij Metropolitanin Theudosiun, Primati i Kishës Ortodokse në Amerikë dhe me rev. Artur Liolin, kancelar i kryedioqezës shqiptare në Amerikë, dhe kishin rënë dakort plotësisht që të bashkëpunonin për të mirën e ortodoksisë në Shqipëri dhe të gjithë qytetarëve të saj. Eksarku zotohej:”Si një peshkop ortodoks, dua t`ju siguroj ju shkëlqesi, në mënyrën më të dukshme, se misioni i patriarkut- eksark në Shqipëri kërkon ekskluzivisht t`i shërbesh me sinqeritet popullit të dashur shqiptar në këtë kohë kritike dhe të ndihmohet për të çuar përpara çështjen e paqës dhe të mirëkuptimit vëllazëror në Evropë dhe në botë”. Fjalë të ëmbla!
Po a, i mbajti premtimet fortlumturia e Tij? Kundërshtarët thonë jo. Ai nuk e pa misionin e tij vetëm si ringritje të Kishës së rrëzuar ortodokse, por edhe uzurpim të saj.Në kundështim me premtimin në letrën dërguar Ramiz Alisë, Janullatos vazhdoi të qëndrojë në Shqipëri dhe gjasat janë se do të qëndrojë sa të ketë jetë, madje edhe pasi të ndërrojë jetë. Jo vetëm pse ka përcaktuar vendvarrimin, por edhe pse ka përgatitur një pasardhës të besuar të frymës së vet, të cilin e ka shpallë Peshkop, pa ceremoni publike,larg syve të medias, por para të tjerëve!.

      

   KUNDËRSHTIMET NË ÇASTIN E MARRJES SË FRONIT

 

 Më 2 gusht 1992 eksarku u shpall kryepeshkop i KOASH-it, dhe mori miratimin e shtetit shqiptar. Vidio e fronëzimit të Tij, vazhdon të qarkullojë në internet, ku shquhet dhe një flamur grek gjatë asaj ceremonie. Qartazi dëgjohen në kor zërat e ortodoksëve patriotë, që thërrasin emrat e martirëve ortodoksë shqiptarë si Papa Kristo Negovani dhe Petro Nini Luarasi të masakruar nga Kisha Greke, dhe “besnikët” që brohorasin për Janullatosin. Më pas dëgjohen dhe këngë patriotike” Për Mëmëdhenë”!. Kjo është fshehur deri tani nga përkrahësit e Janullatosit dhe nuk është komentuar as nga fanatikët e tij.
  Ramzi Alia dhe ata që erdhën pas tij e nënvleftësuan ose e harruan të djeshmen e marrdhënieve të Kishës Ortodokse greke me Kishën Ortodokse Shqiptare.      Kisha Ortodokse shqiptare në fakt e shpalli autoqefalinë në luftë me kishën Greke! Kjo është ironia, që në krye të Autoqefalisë të sjellin pikërisht një grek!

Ata që e vendosën Janullatosin në krye harruan që Kisha greke pat mallkuar gjuhën shqipe dhe masakroi e helmoi, a vrau patriotët shqiptar. Politika naïve shqiptare harroi masakrimin e prelatëve të Kishës Ortodokse Shqiptare nga andartët grekë si: Papa Kristo Negovani, Papa Stathi Melanit dhe Papa Llambri Ballamaci, apo të martirit Petro Nini Luarasi. Gjaku i prelatëve-martirë i parapriu Kishës Autoqefale Shqiptare, por që nuk u respektua nga ata që sollën peshkopin grek në krye.

Në fakt edhe pas fronëzimit të Janullatos, shqetësimi për presion të kishës greke endej nëpër Shqipëri. U konstatua kjo edhe në simpoziumin kushtuar 70 vjetorit të Kishës Autoqefale Ortodokse shqiptare mbajtur nga Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë më 19 shtator 1992. Që në fjalën hyrëse të simpoziumit konstatohej një presion dhe trysni e Patriarkanës greke ndaj Kishës ortodokse shqiptare që ende nuk ishte ngritur në këmbë dhe nuk kishte dalë nga agonia  ku e kishte përpalsë shteti ateist komunist. Në simpozium u denoncua me forcë ky shantazh. Simpoziumi konstatonte:”Përpjekjet që po bëhen kohët e fundit nga Patriarkana për t’i shfrytëzuar vështirësitë në të cilat ndodhet sot Kisha Ortodokse Shqiptare dhe për të vendosur kontrollin administrative mbi të, për të vënë në krye të saj një peshkop grek, janë krejt të paligjshme, në kundërshtim me Statutin e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe me vendimin e vetë Patriarkanës, të vitit 1937.”

   KUNDËSHRTIMI I SHQIPTARËVE TË AMERIKËS

 

Shqiptarët patriotë të  Amerikës kanë qenë përherë në vijën e parë të kundërshtimit të Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare. Një delegacion i Komunitetit shqiptar të Amerikës shkoi në Shqipëri në vitin 1992 dhe shprehu shqetësim për vënien e një të huaji në postin e Kryepeshkopit. Ata shkuan në Shqipëri për të mbrojtur veprën e Imzot Nolit, i cili pat hedhur bazat e Autoqefalisë dhe shkëputjes nga hija e Patriarkanës Greke.Ata kërkuan nga organet përkatëse të mos shkelej “testament” i Autoqefalisë, Statuti i Kishës Ortodokse Autoqefale i vitit 1929, ku në nenin historik 16, i mbyllej përgjithëmonë dera ndikimit të të huajëve në KOASH . Në një intervistë dhënë gazetës “Liria” në Tiranë  në shtator 1992, e njerit prej pjestarëve të komisionit, Niko Kirka, i biri i Kristo Kirkës ,bashkëthemeluesit të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, pjestar i delegacionit të Kishës Autoqefale Shqiptare, që shkuan në Patriarkanën e Stambollit për të mbrojtur vendimin e Kongresit të Beratit të shtatorit 1922, që shpalli Autoqefalinë, dhe statutin e 29-ës, denoncon dhe kundërshton me forcë vendosjen e një të huaji në krye të Kishës.Misioni i z. Niko Kirka dhe të tjerëve që shkuan nga Amerika vazhdoi edhe më vonë. Në një intervistë dhënë gazetës “Republika”  më 23 prill 1993, ai sërish denoncon uzurpimin e Kishës Ortodokse në emër të Komitetit të tri besimeve fetare të shqiptarve të Amerikës. Ai përcolli idenë e Nolit se humbaj e Autoqefalisë dhe e pavarësisë së Kishës ortodokse rrezikon pavarësinë e Shqipërisë.

Komiteti i Autoqefalisë kishte dhe gazetën e vet që e denoncoi ashpër uzurpimin e fronit të kishës Ortodokse. Moto e saj ishte:”Është gënjeshtër dhe hipokrizi “autoqefalia” me ju në krye si Peshkop, zoti Anastas Janullatos”.

Humbja e Kushtetutës të vitit 1994, ku kërkohej, që krerët fetarë të ishin me Kombësi shqiptare, ishte varka e shpëtimit të Janullatosit.

Lufta vazhdoi deri nga viti 1995 , ku u ngrit sërish zëri i Shqiptarëve të Amerikës në simpoziumin e organizuar me rastin e 30 vjetorit të vdekjes së Imzot Nolit. Moto e atij simpoziumi ishte:” Të mbrojmë Kishën e Imzot Nolit!”.

Më pas duket se tonet u ulën. ’97 e rebelimit me ndihmën e grekëve, i vuri vulën heshtjes.Deri sa vijmë në ditët e sotme, kur politika, kryeshtetarët, nga presidentët, kryeministrat, Kryetarët e Parlamentit, sipas rotacionit, e deri tek kryetarët e partive, pozojnë dhe buzëqeshin pranë Hirësisë së Tij!Gati kamera!

Po atëherë ç’duan shqiptarët e Amerikës?-dëgjohen zëra dhe bëhen komente në rrjetet sociale dhe website gazetash. Mos duhet që edhe shqiptarët e Amerikës të pajtohen me qenien e Janullatos Kryepeshkop të Shqipërisë?

Në fakt edhe vetë Kisha Ortodokse Shqiptare e Amerikës e ka pranuar Hirësinë e Tij, siç e ka pranuar edhe ortodoksia në Shqipëri me përjashtim të At Nikollë Markut dhe besimtarëve që ai ka rreth vetes dhe disa patriotëve nacionalistë. Zërat që e kundërshtojnë Kryepeshkopin që nuk ka ndërmend të vetëlargohet, të dorëhiqet, po vijnë duke u ulur. Ç’duhet bërë në këto rrethana? Të heshtin shqiptarët e Amerikës?Amaneti Nolit nuk i lë të qetë vatranët dhe shqiptarët e Amerikës. Shpirti i Noli, i At Vasil Markut dhe të tjerëve, rënkojnë nga shkelja e Testamentit, Nenit 16 të Statutit(që Janullatos dhe gjakshprishurit nn shërbimin e tij e cilëlsojnë të vjetruar) :”… prej gjaku, gjuhe, kombësie dhe nënshtetësie- shqiptare”! (Jo po do t’i bëjmë AND-, tha me ironi në ballafaqim Mitropoliti i Korçes, ( Bishop Joan Pelushi- Fatmiri i dikurshëm!)

Kryepeshkopi, ferra që la jashtë varrit Ramiz Alia, erdhi këtë herë për t’u nderuar nga Universiteti i njohur Fordham në Bronx. Kryepeshkop i Durrësit, Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, u nderua si Doktor Nderi për Letrat Humane.

 

KUSH THA SE NE PROTESTE NUK KISHTE ORTODOSE?

 

Pas dështimit të dy takimeve të organizatorëve me përfaqësuesit e Kryepeshkopit Janullats, protesta e iniciuar nga Rrënjët Shqiptare dhe e përkrahur fuqimisht nga Vatra dhe komuniteti shqiptar,u zhvillua ashtu siç ishte paralajmëruar, në mbrëmjën e ditës së Martë me 28 janar, në portën hyrëse të Universitetit Fordham, në adresën 2900 Southern BLVD. Ishte një natë e ftohtë polare me temperatura nën zero. Megjithatë Shkrimtari i mirënjohur Naum Prifti, nuk ka munguar, por ka ardhur nga Queensi dhe qëndroi deri në fund të protestës, ashtu siç kishin ardhë edhe Zef Përndocaj nga White Planes, Sali Bollati e Uke Gjonbalaj nga Staten Island, Hakik Mena e Çezar Ndreu nga New Jersey, apo të tjerë edhe nga më larg. Të ftohtit nuk i kishte penguar pjesmarrësit e shumtë që t’i mbushnin të dy anët e rrugës plot dhe në duar mbanin pankarta ku kërkohej çlirimi i Kishës Ortodokse Shqiptare nga Kryepeshkopi grek Anastas Janullatos. Ata kërkuan dorëheqjen e tij dhe zëvendësimin me një peshkop shqiptar.

E gjithë kryesia e Vatrës dhe një pjesë e Këshillit ishte në protestë, me përjashtim të kryetarit, që nuk ndodhej në New York, por dy vajzat e tij ishin aty mes demonstruesëve; nëkryetari Asllan Bushati kishte ardhë me gjithë familjen, zv/Kryetari Agim Rexhaj me gjithë zonjën, sekretarja e Vatrës, Nazo Veliu me origjinë nga Çamëria, e shoqëruar nga Majlinda Deli, Besa Belliu e Kamila Veliu, Marjan Cubi, Sejdi Hysenaj, Zef  Balaj me gjithe djalin Josephin,Mithat Gashi , Bashkim Musabelliu, Halit Shpuza, Besim Malota, Nick Markola, Danny Blloshmi, Ahmet Hoti, Çezar Ndreu, Naser Çobaj e të tjerë. Ka ardhur nga Buffalo  kandidati për Kongresin amerikan Eddie Egriu e shumë të tjerë.

Me protestën ishin solidarizuar, përveç Rrënjëve Shqiptare, që u përfaqësuan aty edhe me degët e Chikagos dhe Teksasit, Federatës Vatra, Lëvizja e Legalitetit për Amerikë, Shoqata Çamëria, Liga Shqiptaro-Amerikane, Oragnizata “Djemtë e Gjirokastrës, Përmetit dhe Sarandës”, Shoqata Ana e Malit, Kombi, Plavë-Guci, Uskana në Illinois, Bashkimi Kombëtar, Grupi i studentëve shqiptarë në Fordham University, Shqiptaro-Amerikanët e Chikagos e të tjerë.

Thelbi i protestës ishte mospajtimi i shqiptarëve me nderimin që po i bëhej kryepeshkopit grek, që ka uzurpuar Kishën Ortodokse Shqiptare.

Disa herë, udhëheqësi i protestës, Marko Kep, përmes megafonit , i sqaroi pjesmarrësit dhe kalimtarët, se kjo nuk është protestë kundër vëllezërve tanë orthodox, por protestë që kërkon çlirimin e fronit të Kryepeshkopit nga Kisha Greke! Ne aspirojmë, tha ai, që amaneti i  Imzot Fan Noli, për ruajtjen e pavarësisë së Kishës Autoqefale Orthodokse shqiptare, si kusht për Pavarësinë e Shqipërisë-, të mos shkelet me këmbë ! Ne duam një kryepeshkop shqiptar!

Për Vatrën dhe organizatat e tjera pjesmarrëse në protestë është i papranushëm fakti, që një grek të qëndrojë në krye të Kishës Shqiptare, e cila ende prêt një”Ndjesë” nga Kisha greke(nga vjen Hiresia e Tij Janullatos, për mallkimin që i ka bërë gjuhës shqipe-Kisha greke, por që dhe Janullatos nuk e ka fort për zemër, mallkimit që u ka bërë patriotëve ortodoks, për jetët që u ka marrë priftërinjëve shqiptarë, që kanë predikuar shqip: Papa Kristo Negovani, Papa Stathi Melanit dhe Papa Llambri Ballamaci, apo të martirit Petro Nini Luarasi, që të vetmin “krim” kishin gjuhën shqipe, për nxitjen e urrejtjes ndaj shqiptarëve , përfshi edhe në kohëmasakrash, siç ishte ajo kundër çamëve, për nxitjen ëndrrës së çmendur vorioepirote….Për 22 vjet, a nuk kishte mundësi Janullatosi të përcillte një “pardon” në emër të Kishë Greke nga vinte?!

Në duart e protestuesëve qëndronin pankarta, banderola të shkruara në dy gjuhë shqip dhe anglisht:”Albanian Orthodoks not Greek Orthodox”, “Albanian Orthodox not for Sale”; “Religion free of foreing Influence!”, “We want an albanian Archbishop”; Albanian Archbishop-This Shud be the Albanian Churche; Albanian deserve an Independent Albanian Orthodox Churche, Protect the Albanian orthodox”…

Nën fotografinë e Prelatëve të Kishës Orthodokse Shqiptare, të martirve Papa Kristo Negovani dhe Papa Stathi Melani, shkruhej:”Kush e vrau?”; nën fotografinë e arkitektit të Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare shkruhej”Ky është Ati i Kishës Orthodokse Shqiptare”, Ky është Ati i Kombit”!

Gjatë protestës që u ruajt me korrektesë nga forcat e policisë, u hodhën parulla kundër Kryepeshkopit grek, kundër  konvertimit të Kishës Orthodokse Shqiptare në Kishë Greke, kundër importimit të arkitekturës greke në ndërtimin e kishave shqiptare dhe përdorimit të ikonografisë greke, dhe u bënë thirrje të hapura për dorëheqje të Janullatosit.

Protesta kishte marrë mbështetje nga prifti arbëresh në Argjentinë Alexander, Reverent i Buenos Aires dhe Amerikës së Jugut, si dhe nga Prifti i Kishës së pavarur të Shën Mërisë në Elbasan, Nikolla Marku. Përshëndetjen e Hirësisë së tij Alexander e lexoi në gjuhën angleze kandidati për Kongresin Amerikan Emin Eddie Egriu, ndërsa mesazhin e Atë Nikollë Markut, e lexoi sekretarja e Vatrës, Nazo Veliu.

Përshëndetja e at Nikolla Markut ishte e mbushur me thirrje të hapura kundër Kryepeshkopit greke, të cilin ai identifikonte me qarqet vorioepirote dhe e cilësonte antishqiptar. Ai përcillte kërkesën ultimative për lëshimin e fronit të uzurpuar me kurth dhe shkelje të statutit të Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare. Ndërsa përshëndetja e priftit arbëresh Alexander përcillte dashuri për kombin shqiptar, për gjuhën shqipe, thirrje për bashkim kombëtar. Ai e cilësonte Shqipërinë e dashur si nënën e tij dhe nënë për çdo shqiptar. Ai shkrunte ndër të tjera se”Unë lutem për ju; unë lutem çdo natë për fëmijët tuaj, për gjithë shqiptarët. Unë lutem për vëllezërit e mi në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, në Serbi dhe kudo ku ka shqiptarë.”

Duke iu drejtua të rinëjve protestues ai shkruante”Ju jeni e ardhmja jonë. Ju jeni fëmijët tanë. Unë lutem për ju. Unë lutëm për çdo gjë shqiptare. Ju dua me gjithë zemër! Rroftë Shqipëria! Zoti i bekoftë shqiptarët!

Përshëndetën protestën, Joe DioGuardi, nënkryetari i Vatrës Asllan Bushati, Kryetari i Lëvizjes së Legalitetit për Amerikën Hakik Mena, zv/presidenti i Shoqatës Rrënjët Shqiptare, Dorjan Nasto etj. Përmes megafonit përcolli zërin e protestës çame veprimtari Sali Bollati, Endri Merxhushi, Nazo Veliu e shumë çamë të tjerë të pranishëm në protestë.

Nëpër rrjete sociale dhe website gazetash, protesta u akuzua se nuk kishte përfaqësues nga besimtarët orthodoksë. Natyrisht që kjo nuk qëndron, jo vetëm se aty kishte të atillë, madje përfaqësues dinjitoz si shkrimtari Naum Prifti, regjisori Dhimitër Ismaili, zv/Presidenti i Rrënjëve Shqiptare Dorian Nasto e të tjerë, por edhe për faktin se aty ishte edhe kryepeshop Noli me shiqptarët e Amerikës në çastkrijimin e Kishës Ortodkse, shiheni fotografinë grupore, aty ishte dhe bashkthemeluesi i kishës Orthodokse Kristo Kirka (dhe bashkëthemelues të Vatrës), aty ishin edhe Kristo Dako, Kristo Floqi, Kolë Tromara, aty ishte edhe i pavdekshmi Petro Nini Luarasi, shpirti i të cilit ende thërret:”Vramëni, po mblidhmani gjakun se do tu duhet fëmijëve të shkruajnë gjuhën shqipe”!- aty ishte Papa Kristo Negovani, Papa Stathi Melanit dhe Papa Llambri Ballamaci, aty ishte,… aty ishin të gjithë martirët e helmuar nga Kisha Greke (Lumë martirët, na mëson Ungjilli(Citim: A Shehu). Aty ishin…Nuk i patë? Aty ishin edhe ata….! Kush nuk i pa, e ka fajin vetë!

Një kujtesë për kritizerët e kësaj protestë: A mund të më sqarojë ndokush prej tyre se çfarë ka dashë Numri 1 I Federatës Panhelenike të Amerikës, antishqiptari I deklaruar, Nikolas Geijxh në ceremonitë e tre nga katër nderimet , që i janë bërë Hirësisë së Tij Janullatos?(Botuar ne Diellin e printuar, Janar 2014)

 

 

 

Filed Under: Analiza, Komunitet Tagged With: dalip greca, dielli, Janullatos, rrenjet shqiptare, Speciale e Diellit, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT