“Dielli” është cilësuar si dekani i shtypit shqiptar sepse, që kur lindi e vazhdimisht, është vënë në shërbim të popullit shqiptar, duke predikuar “ungjillin” e kombësisë së tij./
Nga Baki Ymeri/Bukuresht/
Shqiptarët kanë patur gjithmonë apostuj në Shqipëri dhe diasporë. Jeronim de Rada, Nikolla Naço, Faik Konica, Josif Bageri, Mithat Frashëri, (Lumo Skendo), Visar Dodani, Ilo Mitkë Qafëzezi, Omer Nishani, Dhimitër Berati, Gjergj Bubani, ishin disa nga veteranët e shtypit të shtypur shqiptar. “Janë mjaft me interes gazetat e vjetra shqiptare që janë botuar brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe shpresojmë se autori i këtij shkrimi (B. Y.) do t i publikojë artikujt e gazetave të vjetra /pjesë-pjesë/ në mediumet elektronike, sepse janë shumë shkrime të panjohura për publikun”, thekson me fjalë identike në kuadrin e një komenti, znj. Edibe, në Gazeta Kritika. Po këtë mendim e shprehin edhe lexuesit e panumërt të Zemrës Shqiptare dhe Bota sot në kuadrin e disa komenteve të ngarkuara me energji pozitive. Numri i gazetave të shtypura është i panumërt. Për to kanë shkruar me admirim: Vehbi Bala, Ismet Dërmaku, Xhelku Maksuti, Sabile Basha etj. Për një kronologji të mirëfilltë shkencore, që nga botimi i gazetës së parë shqipe, për momentin nuk kemi kohë, por kjo nuk don të thotë se nuk kemi kohë për t’i prezantuar disa sosh, duke i dhënë prioritet atdheut, nderit, dinjitetit dhe dimensionit të tyre kombëtar.
Qëllimi elementar është ta mbajmë gjallë dashurinë ndërshqiptare si një dhuratë e bekuar e Zotit. Sipas Muharem Dezhgiut, “Gjatë gjithë historisë së vet 100-vjeçare (1909-2009-Kumtese me rastin e 100 vjetorit te Diellit) gazeta “Dielli” realizoi një mision historik në shërbim të kombit shqiptar. Mund të thuhet me bindje të plotë se historia e “Diellit” është ajo e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Qysh prej themelimit të shtetit shqiptar “Dielli” ka përjetësuar në faqet e veta fatet e kombit. Duke luftuar me çdo mjet (me memorandume, me protesta, me shkrime, me të holla) “Dielli” shkëlqeu në mbrojtje të kufijve etnikë të kombit shqiptar. Ai e ngriti zërin kundër rreziqeve që i kërcënoheshin ekzistencës së shqiptarëve si komb e si shtet. “Dielli”, si shprehëse e mendimit dhe e veprimtarisë së “Vatrës”, e lartësoi atë si vatër të shqiptarizmës. Me plot të drejtë “Dielli” është cilësuar si dekani i shtypit shqiptar sepse, që kur lindi e vazhdimisht, është vënë në shërbim të popullit shqiptar, duke predikuar “ungjillin” e kombësisë së tij.” Sipas Karl Gurakuqit, “Vatra” dhe “Dielli” përbëjnë për shqiptarët një simbolikë të fuqishme. Ata zgjuan tek shqiptarët idenë e zjarrit e të dritës që do nënkuptonte flakë patriotizmi dhe rreze kulture…”Vatra” na mësoi me dashtë Atdhenë. Manastiri çeli rrugën e zhvillimit sistematik të letrave (germave) tona. Këto dy institute (“Vatra” dhe “Kongresi i Manastirit”) na mësuan se kur shqiptari bashkëpunon me shqiptarin, nuk del gjë që t’ua ngatërrojë lamshat që t’ua pengojë rrugën”.
“Dielli” është organ i shqiptarëve kombëtarë që kërkojnë një Mbretëri Shqiptare të Lirë. Para nesh kemi numrin 10, tetor, 1919, me 4 faqe të formatit të madh, dhe me artikuj në gjuhën shqipe dhe angleze. Ndër to shquhen “Gjermanët fshehin topat e mëdhenj”, “Ukranianët u goditnë me rusët”, “Shqipëria dhe imperialisma” e autorit Loni Kristo që thote: “Pozita jonë si një shtet i Evropës nuk favorizon imperializmën, dhe dashuria jonë për atdhenë do t’i prishë pllanet dhe ëndërrat e bukura të mirëdashësve tanë. Po nuk duhet të flemë se rastet janë ashtu siç na i do dëshira e zemrës. Duhet të zgjojmë popullin. T’i tregojmë që duhet të ruhet dhe të jetë i ndrojtur në marrëdhëniet e tij tregtare me të huajtë. Nëqoftëse ndodhet në shtrëngim për para, mallin e tij duhet t’i shesë një Shqiptari dhe kurrë ndonjë herë një të huaji, qoftë se i jep më tepër para… Në mos ngjaftë kjo, qeveria e huaj do të hynjë në punërat tona të brendshme kurdoherë që do të ngjitet nonjë nga subjektet e saj: kështu do të jemi një shtet me nam independent, po në fakt nën kontrollin e një shteti tjatër, sikundër është Greqia sot nën kontrollin e FrankoInglizëve (…). Këta zotërinj do t’i bëjnë një të keqe të madhe Shqipërisë me veprën e tyre antipatriotike, se me këtë mënyrë do të shtojnë shpresat e imperialistëve, po do të fitojnë sigurisht urrejtjen e të gjithë Shqiptarëve dhe mallkimin e të gjithë bijve të tyre. Shqipëria ka shkuar nëpoër tërë zhvillimet e pacënuara dhe këtë rradhë do të dalë si dielli pas shiut, e shkëlyqer dhe e bukur që të trashëgohet prej bijve të saj që s’e harrojnë nga çdo çip i botës an’e mbanë që të ndodhen.”
Mendimet e Loni Kristos janë aktuale sot e kësaj dite, kur disa politikanë tanë me biografi ateiste, rrëshqasin si thiu në akull. Pse? Sepse në vend të fabrikave, për të përfituar vota politike, janë duke e mbushur Kosovën dhe Shqipërinë me faltore islamike për inkurajimin e fanatizmit fetar. Në faqet e “Diellit” pasojnë artikuj tjerë si “Teqetë kombëtare” (Mihal Grameno), “Edukata e Qytetarëve dhe Qëllimi i Shkollave Publike Amerikane”, “Mesha Peshkopale në Philadelphia”, lajme të shkurta, si “Meshë (shqiptare) në Boston”, “Një lutje këndonjësve të Diellit”, “Tiketa vapërësh për atdhe”, “Ndihni dhe përkrahni Kryekishën Kombëtare “Shën Gjergji”, “Kisha Orthodokse Shqiptare “Fjetja e Shën Marisë”. Pason “Libraria e Diellit” me vepra si: Abetare Toskërisht, Abetare Gegënisht, Ëndërr e Vërtetë (Spiridon Ilo), Dëshirat e Zemrës (Spiridon Ilo), Kalendari i Shoqërisë “Dija”, Cili është Ay (Carmen Sylva), Dëshira e Vërtetë e Shqiptarëve (përkth. Kristo Floqi), Kalendari Populli Nacionalist, Barbaritë Greke (K. P. Tomori), Psherëtima (Kasem Daut), Libra Ushtëriake (Akif I, Përmeti), Fjalor Inglisht-Shqip (Dennis Kambury), Othello (Wiliam Shakespeare), Skenderbeu i Longfellow-it, Imzot Fan S. Noli, Kalendari i Vatrës, Libra e Shërbesave të Shenjta, etj.
NJË NGJARJE E VECANTË PËR 5 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS NË ALBANY
Një ngjarje e rëndësishme për 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës u shënua të martën e 12 Shkurtit 2013, në orën 11:00 paradite, në sallën e Asamblesë dhe Senatit të Shtetit të New Yorkut, në Albany. Promotori i kësaj ngjarjeje ishte bashkombasi ynë, Assemblyman i District 80th ne Bronx, z. Mark Gjonaj. Në Capitol Building, ndërtimi i të cilit pat filluar që në vitin 1867, pallatin e cuditshëm me pamje magjike, një nga njëmbëdhjetë capitols në SHBA, që nuk kanë një çati kube,pallatin e mbështjellë në misterin e ngjarjeve më të cuditshme për gjatë historisë së vet, ku janë thurur qindra legjenda dhe rrëfime për fantazma e legjenda, përfshi dhe atë të rojtarit që humbi jetën nga zjarri që ra më 29 mars 1911, i rishfaqur si fantazmë për rrëfimtarët, përfshi dhe historianët.Pikërisht në sallën me akustikën më të rrallë, me kube gjigande dhe harqe e shtylla të stilit roman, u mbajt ceremonia kushtuar pavarësisë së Kosovës, e paraqitur nga Assemblyman i Distriktit 80th ne Bronx, z. Mark Gjonaj. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Shefi i Misionit të përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, z. Ferid Hoxha, Konsulli i përgjithshëm i Kosovës në New York, z. Bekim Sejdiu, kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Martin Shkreli, zv kryetari i Vatrës Agim Rexhaj, anëtari i këshillit të Vatrës Zef Balaj, vatrani Besim Malota, Esad Gashi dhe të tjerë bashkatdhetarë. Ngjarjen e regjistroi edhe media shqiptare; TV 21 Halil Mula, Bota Sot& Illyria Beqir Sina, editori i Diellit Dalip Greca.
Ndryshe nga herët e tjera, kjo ngarje pati të vecantë se për të parën here u organizua jo formalisht sa per ceremoni, por gjate punimeve te Asamblese. Salla e Asamblesë ishte e mbushur plot dhe pas përcjelljes së proklamatës për 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga z. Gjonaj, e morën fjalën edhe mbështetën Mark Gjonaj edhe kolegë të tjerë amerikanë, perfaqesues te distrikteve te tjere te shtetit te New Yorkut.
Në drekën që z. Mark Gjonaj dha për përfaqësuesit e komunitetit shqiptar të pranishëm në këtë ngjarje, kryetari i VATRËS, dr. Gjon Bucaj, duke iu drejtuar z. Mark Gjonaj tha: Kjo asht nji ditë për t’u shenue, me vlerë historike për ty Mark, për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe për Kosovën në veçanti. Në fillim të karrierës s’ate në Asemblenë e këtij shteti të madh t’Amerikës, ti sigurove nji Proklamatë të randësishme për Pesëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ky akt patriotizmi me dobi për Kosovën shqiptare, në frymën e vleravet morale të lirisë dhe të drejtësisë që janë karakteristika të këtij Kombit të madh, të vlerëson si nji shqiptaro-amerikan i nderuem. Të lumtë dhe faleminderit!Më gjërësisht do të lexoni në gazetën Dielli të printuar.(Korresp I DIELLIT)
TEKSTI NE ANGLISHT I REZOLUTES
LEGISLATIVE RESOLUTION commemorating the 5th Anniversary of the Declaration of Independence of Kosova on February 17, 2013
WHEREAS, It is the practice of this Legislative Body to commemorate historical events which exemplify the spirit and struggle of peoples throughout the world to achieve Independence and live in peace and freedom; and
WHEREAS, This Legislative Body is proud to recognize the economic, educational and cultural contributions of the people of Kosova in the fields of business, science and government which have inspired and encouraged the young people of New York to realize their dreams and ambitions through education and hard work; and
WHEREAS, It is the sense of this Legislative Body to celebrate and applaud the people of Kosova, who have fostered ethnic pride and exemplify the cultural diversity that represents and strengthens the fabric
of the communities of the State of New York; and
WHEREAS, The largest concentration of Americans with Kosovar descent in the United States is in the State of New York; and
WHEREAS, The people of the Republic of Kosova acquired independence on the 17th day of February 2008; and
WHEREAS, On the 17th day of February 2013, Kosovar Nationals and Kosovar-Americans and Albanian-Americans from throughout Kosova, the United States, and the State of New York will celebrate the independence of Kosova; and
WHEREAS, In March 1999, the United States, along with members of the North Atlantic Treaty Organization (NATO), commenced military intervention aimed at ending Slobodan Milosevic’s brutal campaign of ethnic cleansing against the people of Kosova; and
WHEREAS, That military intervention resulted in the defeat of Milosevic’s forces and the creation of the United States mission in Kosova; and
WHEREAS, The men and women of the Armed Forces of the United States have served bravely in Kosova since 1999, and their presence and participation in NATO-led Kosova force has been indispensable in protecting the people of Kosova and stabilizing the region; and
WHEREAS, Kosova is now functioning under its own democratic Constitu tion and rule of law, combined with a new flag bearing a map of Kosova topped by six stars, representing the six major ethnic groups in the country; and
WHEREAS, Kosova has earned the recognition of the many United Nations member states and many international organizations; and
WHEREAS, The establishment of diplomatic relations demonstrates the special ties that have linked the people of the United States and Kosova together; and
WHEREAS, The State of New York has developed medical, community, business, and educational services to assist in integrating the people of Kosova into the community; now, therefore, be it
RESOLVED, That this Legislative Body pause in its deliberations to commemorate the 5th Anniversary of the Declaration of Independence of Kosova on February 17, 2013; and be it further
RESOLVED, That copies of this Resolution, suitably engrossed, be transmitted to The Honorable Andrew Cuomo, Governor of the State of New York; The Honorable Bekim Sejdiu, Consul General of Kosova; The Honorable Jetish Jashari, Deputy Chief of Mission; and Akan Ismaili, Ambassador of the Republic of Kosova to the United States.
“DIELLI” NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE NË VITET E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE*
“Vatra” dhe “Dielli” përbëjnë për shqiptarët një simbolikë të fuqishme. Ata zgjuan tek shqiptarët idenë e zjarrit e të dritës që do nënkuptonte flakë patriotizmi dhe rreze kulture. Një atdhetari, para 40 vjetësh, do t’i pëlqente ta përqaste “Vatrën” me Kongresin e Manastirit. ““Vatra” na mësoi me dashtë Atdhenë…/
/SHKRUAN: Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu/
Gjatë gjithë historisë së vet 100-vjeçare (1909-2009) gazeta “Dielli” realizoi një mision historik në shërbim të kombit shqiptar. Mund të thuhet me bindje të plotë se historia e “Diellit” është ajo e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Qysh prej themelimit të shtetit shqiptar “Dielli” ka përjetësuar në faqet e veta fatet e kombit. Duke luftuar me çdo mjet (me memorandume, me protesta, me shkrime, me të holla) “Dielli” shkëlqeu në mbrojtje të kufijve etnikë të kombit shqiptar. Ai e ngriti zërin kundër rreziqeve që i kërcënoheshin ekzistencës së shqiptarëve si komb e si shtet. “Dielli”, si shprehëse e mendimit dhe e veprimtarisë së “Vatrës”, e lartësoi atë si vatër të shqiptarizmës.“Vatra” dhe “Dielli” përbëjnë për shqiptarët një simbolikë të fuqishme. Ata zgjuan tek shqiptarët idenë e zjarrit e të dritës që do nënkuptonte flakë patriotizmi dhe rreze kulture. Një atdhetari, para 40 vjetësh, do t’i pëlqente ta përqaste “Vatrën” me Kongresin e Manastirit. ““Vatra” na mësoi me dashtë Atdhenë, shprehej ai, – Manastiri çeli rrugën e zhvillimit sistematik të letrave (germave) tona. Këto dy institute (“Vatra” dhe “Kongresi i Manastirit” – M.D.) na mësuan se kur shqiptari bashkëpunon me shqiptarin, nuk del gjë që t’ua ngatërrojë lamshat që t’ua pengojë rrugën”[1].
Me plot të drejtë “Dielli” është cilësuar si dekani i shtypit shqiptar sepse, që kur lindi e vazhdimisht, është vënë në shërbim të popullit shqiptar, duke predikuar “ungjillin” e kombësisë së tij. Ndaj “Dielli” ka shkëlqyer si diell mesdite, p-a re dhe pa perëndim. I tillë ka qenë “Dielli” në shërbim të çështjes kombëtare edhe në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Ky do të jetë dhe objekti i trajtesës sime në këtë konferencë.
*
* *
Lufta e Dytë Botërore për shqiptarët filloi në prillin e vitit 1939, kur Shqipëria u sulmua nga Italia fashiste. Që nga kjo kohë në faqet e gazetës “Dielli” u botuan shkrime, informacione e komente ku demaskoheshin jo vetëm propaganda italiane për të joshur shqiptarët, por u denoncuan qëllimet dhe planet italiane në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit ku jetonin shqiptarët.
Propaganda e fashizmit, duke shpërndarë harta të Shqipërisë që përfshinin edhe vendet e pushtuara nga fqinjët me kufij që shkonin në Janinë, Selanik, Manastir e Shkup, përgënjeshtrohej nga “Dielli”. Ky i fundit shprehte bindjen se, këto vende që shënuam më lart, pushtuesit nuk i kërkojnë se janë vende shqiptare dhe duhet t’i kthehen Shqipërisë, por kanë ndërmend t’i grabitin për vete, sikundër grabitnë Shqipërinë e lirë”[2].
Në vitet e para të pushtimit të Shqipërisë “Dielli”, me shkrimet e veta, i bënte një analizë të saktë e realiste situatës përpara së cilës ndodheshin shqiptarët, për t’i orientuar drejt ata. Me të drejtë pohonte “Dielli’ se “Shqiptarët edhe pse nuk e duan fashizmin s’kanë fuqi ta kundërshtojnë Italinë”. Në këtë mes luanin rolin e vet edhe një takëm shqiptarësh, që “Dielli” i quante “shpirtkalbur”, të cilët shiteshin për para, për t’i bërë varrin Shqipërisë. Nën ndikimin e këtyre njerëzve, populli shqiptar ishte i shtrënguar të vishte këmishën e zezë dhe të thërriste “rroftë” ky apo ai eksponent fashist”[3].
“Dielli” u kujtonte shqiptarëve se rekrutimi i tyre në ushtrinë italiane, duke i motivuar me sloganin se “Shqiptarët duhet të luftojnë për madhimin e vendit të tyre”, ishte një mashtrim i komandës italiane, qëllimi i së cilës ishte t’i çonte shqiptarët në vijën e parë të frontit të luftës, që të vriteshin për interesat e Italisë”. Dhe me të vërtetë kështu ndodhi me repartet shqiptare që u mobilizuan në frontin e luftës italo-greke, të cilët u vendosën në vijën e parë të sulmit, prandaj ato dezertuan pasivisht nga fronti i luftës.
Nga ana tjetër, “Dielli” bënte të qartë se, organizmat e administratës fashiste në Shqipëri nuk përfaqësonin shqiptarët, por një “të vetëthënë qeveri shqiptare”, me të cilën “Musolini kërkonte të zbuste popullin shqiptar dhe të gënjejë botën e huaj”. “Dielli” pohonte se edhe “bota e di fort bukur se sot s’ka Shqipëri, as guvernë shqiptare, por ajo është një koloni e vogël e Italisë”. Për rrjedhojë, për të gjitha sulmet që ndërmori Italia ndaj fqinjëve të Shqipërisë s’kishte faj as Shqipëria e as populli i saj”[4].
Duke vepruar në një vend të lirë, “Dielli” kishte të gjitha mundësitë që në faqet e tij, të mbronte jo vetëm interesat kombëtare të shqiptarëve, por edhe t’u ndriçonte mendjen atyre shqiptarëve që ishin mashtruar nga aparenca propagandistike e fashizmit, për të zbutur frymën atdhetare të qëndresës shqiptare.
Në situatën fillestare të paspushtimit të Shqipërisë, politika e fqinjëve dhe e Fuqive të Mëdha, sidomos ajo e qeverisë britanike, kundrejt pavarësisë dhe integritetit territorial të Shqipërisë, u shpalos me një qëndrim të dyshimtë. Në këto rrethana, emigracioni shqiptar në Angli, SHBA dhe në shumë vende të tjera, filloi të ushtronte presion ndaj qeverive të këtyre vendeve, që ata të pranonin dhe të mbështetnin, pa mëdyshje, rimëkëmbjen e pavarësisë dhe ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë.
Në vitin 1941 dhe sidomos gjatë vitit 1942, në adresë të diplomacisë britanike dhe të qeverisë së saj, u dërguan një sërë letrash, telegramesh, peticionesh e memorandumesh ku kërkohej të respektoheshin parimet e Kartës së Atlantikut. Midis tyre spikaste letra e mikes së Shqipërisë E. Durham, e cila kritikonte indiferentizmin e qeverisë britanike ndaj fateve të këtij populli dhe kërkonte me forcë respektimin e pavarësisë dhe të integritetit të Shqipërisë.
Emigracioni shqiptar në Amerikë konsideroi si detyrë të dorës së parë përkrahjen e përpjekjeve për formimin dhe njohjen ndërkombëtare të një qeverie shqiptare në mërgim. Krijimi i një qeverie të tillë konsiderohej, nga shumica e politikanëve shqiptarë, si një faktor themelor juridik e politik për ruajtjen e legalitetit dhe statusit juridiko-territorial të shtetit shqiptar. Nga ana tjetër, krijimi i një qeverie të tillë, do të ishte faktor organizimi e mobilizimi i shqiptarëve në luftën çlirimtare dhe do të siguronte mbrojtjen e interesave shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Krijimin e një qeverie shqiptare në mërgim e bënte të domosdoshme edhe fakti se, vendet fqinje i kishin ruajtur qeveritë e tyre në mërgim, të cilat, jo vetëm po mbronin me efektivitet interesat e tyre kombëtare, por po kryenin veprimtari të ethshme politike e diplomatike, për realizimin e synimeve të vjetra aneksioniste ndaj Shqipërisë.
E para tentativë, për formimin e kësaj qeverie shqiptare në mërgim, u bë vetëm pak ditë pas sulmit italian kundër Greqisë, duke theksuar se ky sulm “e kishte shtuar urgjencën e çështjes”[5]. Në mënyrë të natyrshme, gjatë këtyre përpjekjeve duhej llogaritur Ahmet Zogu, mbartësi legjitim i sovranitetit të shtetit shqiptar.
Rrymat e ndryshme të emigracionit, të mbështetura në motive sa kombëtare aq edhe juridike, fillimisht e vlerësuan Zogun si pikë qendrore për krijimin e qeverisë shqiptare. Me të drejtë ai shihej si “përfaqësues legjitim i shtetit shqiptar” dhe “bartësi i vetëm i vazhdimësisë së tij konstitucionale”[6].
Një qeveri me A. Zogun në krye, gjykohej edhe si garanci jo vetëm për rimëkëmbjen e pavarësisë, por edhe për paprekshmërinë e kufijve në fund të luftës.
Në lëvizjen për krijimin dhe pranimin e një qeverie shqiptare në mërgim u përfshinë jo vetëm organizatat politike të emigracionit, të drejtuara nga Noli, Konica, Çekrezi, Zavalani por edhe grupime të tjera emigrantësh. Shqiptarët që punonin në industrinë e luftës së SHBA, me anë të një memorandumi, i kërkonin C. Hullit pranimin e një qeverie shqiptare në mërgim nën kryesinë e mbretit A.Zogu[7].
Me një mbështetje të tillë të emigracionit shqiptar, A.Zogu i kërkoi Forin Offisit britanik, në mars të vitit 1942, të njihej si kryetar shteti në mërgim, sepse pozita e tij ishte e njëllojtë me atë të mbretërve të Greqisë dhe të Jugosllavisë. Kjo kërkesë edhe pse do të përsëritej në qershor të vitit 1942, nuk u pëlqye nga Forin Offisi[8]. Por me sa duket qeveria britanike në këtë kohë nuk e kishte përcaktuar qëndrimin kundrejt Shqipërisë[9].
Veprimet e Zogut u mbështetën edhe nga Noli e Konica, dy krerët e emigracionit shqiptar, me vizitën e tyre në Departamentin e Shtetit, në nëntor të vitit 1942[10]. Gjatë bisedës ata argumentuan domosdoshmërinë e krijimit të qeverisë me A.Zogun në krye, si “personaliteti më i shquar shqiptar”. Noli e konsideronte rrezikun grek si faktor thelbësor që e bënte të domosdoshme njohjen e Zogut si kryetar i qeverisë shqiptare në mërgim.
Noli i shprehte C.Hullit shqetësimin se deklarata amerikane për pavarësinë e Shqipërisë, edhe pse ishte e shkëlqyer nga pikëpamja parimore, ishte e destinuar të mbetej në letër, në qoftë se nuk do të përforcohej (kjo deklaratë- M.D.) me garantimin e integritetit tokësor të Shqipërisë dhe me njohjen zyrtare të Mbretit Zog, si kryetar legjitim dhe logjik i qeverisë shqiptare në mërgim, së cilës t’i garantohej edhe një vend në Konferencën e Paqes.
Në se deri në dhjetor të vitit 1942 pengesë për krijimin e një fronti unik dhe të qeverisë shqiptare në mërgim ishte kundërshtimi i politikës britanike, me vdekjen e F. Konicës, u krijua dhe një pengesë e brendshme në emigracionin politik.
Organizata e fuqishme “Vatra” mbeti pa krerët e saj të shquar, tek të cilët Zogu gjeti mbështetje pa kushte. Noli, tashmë, kishte refuzuar të merrte pjesë zyrtarisht në jetën politike shqiptare. “Antizogistët” apo “republikanët” e Londrës dhe të SHBA, pas këtyre ndryshimeve koniunkturale, u tërhoqën nga pozicioni i mëparshëm, kur vetëm përkohësisht, kishin pranuar t’ua nënshtronin interesat e tyre politike, interesave kombëtare. Ata i përfshiu pasioni i mëparshëm i luftës kundër A.Zogut pa marrë parasysh pasojat që do të kishte ky qëndrim për çështjen shqiptare.
Megjithatë, Noli dhe Vatranët mbajtën, edhe pas kësaj situate, një qëndrim konsekuent. Është i njohur telegrami i Nolit dërguar C.Hullit pas botimit të deklaratës britanike, ku theksonte se, pikërisht për arsye të rrezikut grek dhe të ekuivokëve të deklaratës britanike, ishte e nevojshme që Shqipërisë i duheshin dhënë garancitë. Dhe një gjë e tillë bëhej duke njohur zyrtarisht një qeveri shqiptare në emigracion nën drejtimin e Mbretit Zog, me pranimin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe me garantimin e integritetit territorial të saj.
Mjaft emigrantë shqiptarë të Amerikës i shprehnin bindjen Departamentit të Shtetit se “vetëm fronti i bashkuar shqiptar nën udhëheqjen e Mbretit Zog, ishte mënyra më efektive, për të ndihmuar Shqipërinë dhe Kombet e Bashkuara”[11].
Lëvizja e emigracionit shqiptar, për organizimin e luftës antifashiste në Shqipëri dhe për krijimin e qeverisë shqiptare në mërgim, vazhdoi të rritej edhe pas deklaratave të Fuqive të Mëdha, në dhjetor 1942. Mbështetjen ma të madhe kjo lëvizje me idenë e krijimit të një qeverie shqiptare në mërgim, e pati nga radhët e “Vatrës”, e cila kishte një traditë të gjatë në luftën kundër politikës aneksioniste greke.
Për Nolin, rreziku grek ishte faktori kryesor që e shtyu ta shihte shpëtimin e Shqipërisë në ruajtjen e trashëgimisë legale të saj, pra, në njohjen e përfaqësuesit të shtetit shqiptar, A.Zogut, ndonëse ky ishte kundërshtar politik i Nolit. Të shqetësuar për pozitën e Shqipërisë, në raport me vendet e tjera me qeveri në Londër dhe me ambasadorë në Uashington, Noli dhe Konica kishin arritur në përfundimin se, nuk mund të rrinin duarkryq, me arsyetimin se “Zogu mund të konsiderohej si një autoritet që paraqiste një shpresë, se mund të pranohej nga Aleatët, si përfaqësues i vazhdimit të shtetit të pavarur shqiptar. Rrjedhimisht, rreth tij, mund të krijohej një qeveri shqiptare në mërgim e cila mund të pranohej nga qeveritë amerikane dhe britanike, gjë që do të siguronte njohjen e Shqipërisë si komb i bashkuar dhe njohjen e pavarësisë dhe tërësisë tokësore pas luftës. Kjo do të pengonte e do të “thyente intrigat e pretendimet tokësore të qeverisë shoviniste greke e jugosllave në Londër”[12].
Nga ana tjetër, kundërshtarët e Zogut ose republikanët bënin përçapje që të krijonin një komitet kombëtar shqiptar, “Komiteti i Shqipërisë së Lirë”, në vend të një qeverie, duke pranuar që, ky Komitet, të kishte Zogun në krye. Ky Komitet, sipas republikanëve, e linte hapur çështjen e përcaktimit të formës së regjimit pas luftës.
Për Zogun përkrahja e kësaj ideje ishte vetëvrasje. Prandaj këmbëngulte në krijimin e qeverisë legale, të cilën e vlerësonte si garanci të pavarësisë dhe të integritetit territorial të Shqipërisë[13]. Pranimi i Komitetit në vend të qeverisë, do t’u mohonte shqiptarëve të drejtat e fituara gjatë 20 vjetëve të jetës kombëtare dhe pavarësisë, do të bënte që çështja shqiptare të shqyrtohej edhe një herë nga fillimi, pa patur asnjë siguri se rezultati do të ishte në interes të Shqipërisë.
Politika e lëshimeve britanike, për të mos cenuar pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë, e përçau emigracionin shqiptar, lidhur me rrugët për të mbrojtur integritetin e Shqipërisë nga pretendimet e fqinjëve. Në këtë rreth vicioz të emigracionit shqiptar, një pjesë e mirë e shqiptarëve në vendet e lira, të kryesuar nga “Vatra”, ngulnin këmbë për pranimin pa kushte të Mbretit Zog, gjë që gjeti pasqyrim në faqet e “Diellit”[14].
Në këto rrethana, gjatë këtij debati, në emigracionin shqiptar u shpenzua mjaft kohë dhe energji, duke zbehur e zvarritur përpjekjet për të kundërshtuar propagandën dhe ofensivën diplomatike të qeverisë mbretërore greke në Londër dhe në Uashington.
Në verën e vitit 1944, kur fashizmi po merrte goditjet vendimtare, rreziku komunist po afrohej me shpejtësi. Ofensiva greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut po ashpërsohej dhe intensifikohej. Përpara këtij rreziku, shqiptarët e Amerikës, të mbledhur në një miting, miratuan një rezolutë për Fuqitë e Mëdha dhe Kombet e Bashkuara[15]. Rezoluta kërkonte njohjen zyrtare të qeverisë shqiptare në ekzil, ashtu si kjo qeveri kishte ekzistuar para 7 prillit 1939 dhe pranimi i Shqipërisë me të drejta të plota në OKB.
“Vatra” dhe “Dielli” mbështetën me konsekuencë krijimin e një fronti të përbashkët të shqiptarëve. Prandaj, në vitet e para “Vatra” kishte mbajtur qëndrim kritik ndaj politikës britanike. Për deklaratën e Edenit, dhjetor 1942 “Dielli” kritikonte faktin se ajo “u muar nga grekët si një ftesë dhe ata shpejtuan të përgatitnin dasmën për copëtimin e Shqipërisë. Deklarata e zotit Eden u përhap si një sëmundje ngjitëse në të gjitha anët dhe nuk la asnjë grek gjëkundi pa zënë. Këtu në Amerikë, grekomanët “epirotë” hapën kuletat dhe nisën përsëri nga avazi i vjetër, me shpresë që t’i mbushnin kokën popullit amerikan se shqiptarët janë grekë”[16].
Zhvillimi i ngjarjeve politike dhe ushtarake në Shqipëri, në fund të verës së vitit 1944, me epërsinë e forcave komuniste në drejtimin e vendit, ndikoi dhe në qëndrimin e një pjese të mirë të emigracionit shqiptar. Nisur nga interesat kombëtare, duke ndjerë thellë rrezikun dhe presionin grek në Shqipërinë e Jugut, “Vatra” dhe “Dielli” e mbështetën qeverinë e Enver Hoxhës, siç kishte kërkuar, më parë, krijimin e frontit të përbashkët shqiptar.
“Dielli” do të shkruante : “Lumturisht sot, Toskëria e ka një zot dhe kjo është qeveria provizore e Beratit. Edhe pse s’është njohur, ajo do të njihet. Ne prej së largu duhet të bëjmë ato që nevojiten: të kërkojmë njohjen e qeverisë provizore të Beratit dhe do të insistojmë që kësaj qeverie t’i jepet leje të dërgojë një delegacion në kryeqytetet e mëdhenj, duke nisur nga Uashingtoni”[17].
Në këtë qëndrim për zhvillimet politike në Shqipëri gjetën gjuhën e përbashkët organizatat e emigracionit shqiptar në Amerikë. Organizata “Shqipëria e Lirë” dhe “Vatra”, njera pas tjetrës, në gusht e shtator 1944, i kërkuan qeverisë amerikane të njihte qeverinë e Frontit NÇl të Shqipërisë.
Edhe Kishat Ortodokse Shqiptare të Amerikës, me anë të një telegrami drejtuar C.Hullit, i kërkonin njohjen e qeverisë së krijuar në Shqipëri. Këtë veprim e mbështeti dhe “Vatra”, me anë të presidentit të saj, Vasil Pani, i cili i parashtroi Eduard Stettinusit të njëjtat kërkesa për pranimin e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në Kombet e Bashkuara dhe në Konferencën e Paqes si dhe frenimin e përpjekjeve greke për copëtimin e Shqipërisë dhe garantimin e integritetit e pavarësisë së saj[18]. Faktor kryesor që ndikoi në qëndrimin mbështetës të Nolit dhe të “Vatrës” ndaj qeverisë komuniste ka qenë synimi për ta forcuar pozitën e Shqipërisë në raport me lëvizjet dhe pretendimet greke.
Në përputhje me këtë politikë të “Vatrës” ndaj ngjarjeve në Shqipëri, “Dielli” në faqet e saj i la hapësirë të konsiderueshme propagandimit të luftës së partizanëve si dhe thirrjeve për t’i ndihmuar ato me çdo mjet. “Dielli” publikoi lajme të ndryshme për situatën në Shqipëri si në fushën politike, ekonomike dhe arsimore e kulturore, duke i bërë jehonë, propagandës që bëhej edhe në Shqipëri, pa i bërë asaj pothuajse asnjë koment. Megjithatë, në faqet e “Diellit” gjeti pasqyrim edhe opinioni ndryshe, lidhur me reformat që nisën të zbatoheshin në Shqipëri në fushën e pronës dhe të kapitalit.
Është me interes një debat, i bërë lidhur me zhvillimin e reformës agrare, që u shpalos në programin e qeverisë. Kritika në këtë drejtim bëhej për faktin se këto reforma ekonomike ishin të parakohshme. “Le të sigurojmë lirinë e Shqipërisë më parë, pastaj reformat – thuhej në një shkrim të R.Xh. Gurrazezit, të 4 nëntorit 1944, te “Dielli”. “Le të sigurojmë qetësinë e brendshme duke mbledhur gjithë grupet ose partitë kundërshtare rreth një guverne të fortë. Pastaj do të vijë koha që të bisedojmë edhe për bërjen e reformës agrare”[19].
Duke ecur në rrugën e mbështetjes së qeverisë provizore të Shqipërisë, “Vatra” dhe “Dielli” kërkonin me insistim njohjen e saj nga Aleatët. Madje, në faqet e “Diellit” kritikohej ashpër kjo mosnjohje. “Ta quash këtë një padrejtësi, nuk është mjaft, duhet t’i japim emrin që meriton. Kjo është një tradhti e idealeve të Kombeve të Bashkuara. As më pak, as më shumë. Kjo tradhti duhet ndrequr sa më shpejt”[20].
Moto e punës së “Vatrës” dhe e “Diellit” në fund të luftës mbeti tradita e grumbullimit të ndihmave për shqiptarët e sapo dalë nga lufta. “Dielli” jepte njoftime për situatën e rëndë ekonomike në Shqipëri dhe krahas saj dhe pasqyrën e ndihmave të grumbulluara, duke i qëndruar konsekuente traditës se shqiptarët e Amerikës nuk ishin shkëputur nga hallet, shqetësimet e vuajtjet e Atdheut të tyre – Shqipërisë. Veprimtaria e “Diellit”, edhe në rrethanat komplekse të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, ku interferonin faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, mbeti si gjithnjë në shërbim të ç
* Mbajtur në Konferencën Shkencore të organizuar nga “Vatra”, me rastin e 100-vjetorit të botimit të “Diellit”, New Jork, 13 qershor 2009.
[1] Nga fjala e Karl Gurakuqit me rastin e 60-vjetorit të “Diellit”.
[2] “Dielli”, Boston Mass, 1 korrik 1940, Italianët tallen me popullin shqiptar.
[3]Po aty. Në “Dielli” përmenden emrat e këtyre eksponentëve të fashizmit Tefik Mborja dhe Ettore Mutti.
[4]Po aty, f. 2. “S’ka faj Shqipëria, as populli i saj”.
[5] Foreign Office, 371/24866. Kopje e letrës së Dervish Dumës dërguar Nolit dhe Nelo Dizdarit, kapur nga çensura britanike, 6 nëntor 1940. (Referencat arkivore sipas B. Meta në: “Tensioni greko-shqiptar (1939-1949”).
[6] FO.371/33109. Relacion i P. Dixonit mbi bisedën me Tajar Zavalanin , 3 korrik 1942.
[7]United States National Archives (USNA) DS.875.01/564.1/2. Memorandum i shqiptarëve që punonin në industrinë e luftës së SHBA, dërguar C.Hullit (pa datë).
[8] F.O. 371/33110. Raporte të A.Royanit mbi bisedat me Zogun , 24 qershor dhe 4 korrik 1942.
[9] F.O.371/33109/R4470/390/90. Shënime të Dixonit pas bisedës me T. Zavalanin , 3 korrik 1942.
[10] USNA.DS.F.W.875.01/427. Promemorje e Nolit dhe e Konicës pas vizitës në Departamentin e Shtetit, 19 nëntor 1942.
[11] USNA. DS.FW. 875.01/474. Tel. i Shaqir Bucos, Asat Hasanit, Mehmet Kinakolicit, Hysen Panaritit etj., dërguar C.Hullit, 28 dhjetor 1942.
[12] Behar Shtylla, Noli siç e kam njohur unë, Tiranë, 1997, f. 112.
[13] F.O.371/37 137. Kopje e letrës së Sotir Martinit drejtuar Tajar Zavalanit, 11 maj 1943.
[14] F.O.371/37/137. Letër e T. Zavalanit dërguar Miss Barkerit, 24 tetor 1943.
[15] F.O. 371/43555/R 179/71/90. Tel. dërguar A. Edenit nga Kryesia e Komitetit për Çlirimin e Shqipërisë (Christ Lepon, Petro Danushi, Christ Skurte, Ismail Emini, Angelo Peters) 9 qershor 1944.
[16] “Dielli”, 18 nëntor 1944. Toskëria sot.
[17]Po aty.
[18] USNA.DS.FW. 875.01/11-3044. Tel. i Vasil Panit dërguar Eduard Stettinusit, 11 dhjetor 1944.
[19] “Dielli”, 4 nëntor 1944. Le të sigurojmë lirinë e Shqipërisë më parë, pastaj reformat.
[20] “Dielli”, 2 dhjetor 1944. Lajme nga Shqipëria.
MEHILL VELAJ: JU TREGOJ SI U BË ME SHTËPI TË RE FAMILJA E POETIT TË NDJERË, TAHIR DESKU
Një shembull që ia vlen të publikohet: Shkrimtari Mhill Velaj në SHBA, mblodhi kontribute në Kosovë dhe Amerikë dhe gëzoi me shtëpi të re familjen e poetit të ndjerë, Tahir Desku në Prishtinë. A mund të ndihmohen edhe familje të tjera të varfëra? Çoni ndërmend shënjtëreshën me gjak shqiptar, Nënë Terezën, që nuk u tërhoq kurrë nga ushtria e madhe e të varfërve dhe e të sëmurëve. Deklarata e saj: “Do t’i shërojmë të gjithë, Një e nga Një”, duhet të na e nxisë kurajon dhe vendosmërinë…/
DIELLI/
Me iniciativën e aktivistit të komunitetit shqiptaro –amerikan, shkrimtari , poeti dhe publicisti Mëhill Velaj, ndërmori një aksion për blerjen e një banese në Prishtinë për familen e shkrimtarit të njohur, bohemit,Tahir Desku, ish kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, autor i disa librave, gazetar i disa gazetave të kohës, kontribues në gazetat “Dielli” e ”Illyria” ne SHBA, ka ushtruar shume funksione te ndryshme në institucione kulturore të Kosovës. Poeti Desku jetoi disa vite në SHBA.U kthye në atdhe për t’u bërë pjesëtar i UÇK, reporter në vijë të parë të luftës. Në atdhe e gjeti vdekja në një aksident automobilistik.
Familja gjashtë anëtarëshe e Tahir Deskut ka pasur nevojë për një strehë banimi dhe kjo u arrit në sajë të angazhimit të zotit Mhill Velaj dhe Shqiptarëve të Amerikës dhe Kosovës që familja Desku sot të gëzojnë një banesë 60 metra katrore në zemër të Prishtinës. Shumë nga ata që e dëgjuan Mhill Velaj të endej nëpër komunitet duke u mbushur mendjen bashkadhetarëve se kjo nismë mund të realizohej, patën shprehur mosbesim se mund t’ia arrinte, por z. Velaj me qetësinë dhe vendosmërinë e tij arriti që t’i bindë se kjo ishte e mundshme. Ai u tregoi bashkadhetarëve faktin se kjo familje jetonte skajshmërisht keq dhe ishte e pa strehë.Si mund të lihej në atë gjendje familja e poetit që sakrifikuar gjatë Luftës?
Velaj nuk e akuzon askënd, as shokët e luftës as Shtetin e Kosovës se sic thotë ai janë të varfër për momentin.Mblodhi si bleta nektarin familje në familje dhe ia doli që të grumbullojë shumën e nevojshme për blerjen e një banese në Prishtinë, gjë që e gëzoje shumë familjen e të ndjerit Tahir Deskut. Shtëpia u ble në një zonë të mirë, në qendër të Prishtinës.Velaj i falenderon të gjithë ata që kontribuan me shuma të mëdha e shuma të vogla parash.Me rëndësi eshte fakti se u arrit qëllimi i caktuar.Pa bërë shumë zhurmë e bujë, me durim dhe ashtu heshturazi Velaj trokiti në zemrat e bashkatdhetarëve dhe ia arriti qëllimit.Edhe kur e kundërshtonin qëllimin e tij ai nuk ndalej, por vazhdonte trokiste tek të tjerët. Sot ndjehet i kënaqur që ka arritur të bëjë dicka për një familje që jetonte në kushte tepër të vështira. Këtu në SHBA ,Velaj falenderon të gjithë ata që kontribuan emër për emër. Një falenderim të vecantë ai ia drejton famullitarit të Kishës Zoja e Shkodres ne NY, Don Pjeter Popaj, i cili bëri të mundur që në Kishën Katolike shqiptare të bëhej një fushatë per t’i ardhur ne dnihme familjes Desku. Velaj falenderon të gjithë personat që e përkrahën. Ai informon gazetën Dielli se një pjesë të mirë të të hollave, gati një të tretën, i mblodhi në Kosovë . Bashkeshortja (e veja) e Tahir Deskut kishte kursyer 8000 Euro dhe u tregua e gatshme që t’ia dorzonte të gjitha z. Velaj, shumë së cilës ai i shtoi ndihmat që mblodhi. Mëhilli tërhoqi në këtë nismë edhe shumë të tjerë, të cilët u bënë pjesë të këtij aksioni humanitar. Në Klinë të Kosovës ai ngriti një komision, që i dhe ndihmë të konsiderueshme në nismën e e ndërmarrë. Të gjithë i falenderon që iu bashkëngjitën dhe e ndihmuan dhe nuk kursyen kohën dhe mundin. I falenderon të gjithe ata: Sejdi Raci,Kolë Prenaj,Aziz Desku e Miftar Krasniqi.
E pyetur ne telefon nga gazeta Dielli, zonja Hajrie Desku, se çfarë kishte për të thënë për ata që e bënë me shtëpi të re, ajo u shpreh ; I falenderoj nga zemra të gjithë ata që kontribuan në këtë aksion dhe e bënë të lumtur familjen time dhe sot falë Zotit dhe mirësisë të njerëzve me shpirt të mirë, e kemi një banesë në Prishtinë dhe më duket se po m’i lehtëson vuajtjet që kam përjetuar.Mëhill Velaj u gjet tamam si prind në familjen tonë dhe vërtetoi dhe njëherë se Tahir Desku nuk ka vdekur por jeton në zemrat e miqëve e dashamirëve të tij.
Ndërsa vajza e Tahir Deskut, 13 vjeçarja Fitore, u shpreh përmes telefonit: – Nuk gjejë fjalët e duhura për t’iu falenderuar të dashur bashkëkombas,miq të babait tim.Kurrë nuk do t’i harroi shokët e babait,unë sot jam fëmijë i lumtur si shokët e shoqet e mia,kam një kënd në banesë ku mund të fle, të luaj e të mësoj.
Arbëri, djali i vetëm i kësaj familjeje e shprehu mirënjohjen me këto fjalë; Tani jemi bindur se Zoti vonon po nuk harron, unë ndjehem i qet’, kam mundësi t’i vazhdoj studimet, miqtë e babait nuk do t’i harroj kurrë. Ndërsa, vajzat Ardiana,Valtrina dhe Mërgimja atë ditë kur telefonuam në familjen Desku kishin shkuar për vizitë në banesën e re, u shprehën për Gazetën DIELLI; Nipërit dhe mbesat e Tahirit do ta kenë një mundësi ma shumë për të ardhur në vizitë tek mamaja jonë, që na ka rritur dhe edukuar me shumë vështirësi.Njëherit falenderojmë me shpirt dhe babaine ndjerë, me të cilin mburremi me veprat e tij.
Një shembull i veçantë ky i Mëhill Velajt, që të fut në mendime për fisnikërinë e e shpirtit njerëzor, që nuk sheh vetëm jetën e vet, të njeriut që mendon për të tjerët që nuk mund ta jetojnë jetën normalisht nga që nuk i kanë kushtet, qoftë ato më elmentaret. Mëhill Velaj duhet ta ndjejë shpirtin ngrohtë për miresinë që bëri sepse i dha mundësi që të jetojë normalisht; gëzoi anëtarët e saj, dhe mori mirënjohjen e dhe ebkimin e tyre. Po sa familje të tilla ka në Kosovë e Shqipëri, Malësi e Luginë të Preshevës, në Maqedoni, kudo ku jeton gjaku ynë? Sa mirë do të ishte që ashtu si Mëhill Velaj t’ua paksonim pak nga pak vuajtjet! Ne shqiptarët duhet t’u ndihim bashkadhetarëve tane, sidomos atyre të Kosovës sepse ata kaluan një shekull vuajtjesh dhe Lufta për Liri, shumë nga ata ia ka lënë në varfëri. Po ata, të varfërit janë shumë. Do të thotë ndonjë që sheh vetëm hallet e jetën e vet. Po dhe ne jemi shumë këtu në Amerikë apo në Europë, sikur nga pak të dhurojmë, bëjmë mijëra dollarë. Humanizmi ynë duhet të orientohet e frymezohet nga trashëgimia që na la Nëna Jonë Terezë. Gjithë bota I mban në mendje mësimet e Shënjtëreshës sonë, Nënës së Përbotshme, me origjinë e gjak shqiptar. Si? Janë shumë? Po ju sjell ndër mend Nënën Terezë, kur e pyetën në praninë e qindra e mijëra njerëzve rrugëve të gërbulur e të përfshirë nga sëmundjet e shumta , ajo deklaroi ; Do t’i shërojmë të gjithë, Një e nga Një.
Andaj dhe ne të gjithë me shembullin e Mëhill Velaj dhe me ndihmën e njerëzve me zemër të madhe t’i shërojmë dhe familjë të tjera që kanë po të njëjtin fat si kjo familje e Bohemit Tahir Desku.(Korresp i Diellit)
Lista emerore e të gjithë Kontribuesve; Mëhill Velaj i ka ndarë në këtë mënyrë;
KONTRIBUT I ARTË;
Hajrie Desku,8000 euro
Sylejman Selimi ,2500 euro
Vëllezërit Bytyqi,3000 $
Hajdar Bajraktari,2000 euro
Familja “Pizza”,1500 $
Vezire e Ragip Krasniqi,1100 euro
Sejdi Raci, 1000 euro
Naim e Ardiana Musliu,1000 euro
Bujar Morina”Nora”,1000 euro
Lushe Gjuraj(motra e M.Velaj) 1100$
Burim Krasniqi,1100 $
Zef Balaj,1100 $
TE ARGJENTE;
Gjon Lleshaj, 1000 $
Dode Preçi Curanaj , 1000$
Halit Raci,1000$
Agim e Arianit Krasniqi ,1000$
Rrustem Gecaj,1000$
TE BRONZTE
“Benita” Kompani ,5oo$
“Ginza” Kline,500 $
Kole Cacaj,500$
Nike (Gjergji)Kalaj,500$
Luigj Shkreli,500$
Vuksan Vuksanaj,500$
Rame Shala,500$
Mark e Mhill Perlleshi,500$
Nikolle Vataj,500$
Hasan Racaj,500$
Nderim Balidemaj,5oo$
Imer Berisha,500$
Cene Krasniqi,500$
Syle Lajçi,500$
Shaqir Gashi,500$
Leon Gjonaj,500$
Xhevdet e Shefqet Ukaj,500$
Mark Gjonaj,500$
Martin Rrasi,500$
Tush Lleshaj,500$
NGA 300$
VESA TRAVEL,300$
Besim Malota,300$
“Agrobutrinti”Kline,300 euro
Islam Raci”Hotel”Ujevara”,300 euro
Gjeto Gjonlekaj,300 $
Leke Gojani,300$
Nga 25o$
Valdet Racaj,250$
Rasim Racaj,250$
Ismer Mjeku,250$
Muhamet Dautaj,250$
Nga 200$
Paloke Rudaj,200$
Ndoc Simolacaj,200$
Naim Krasniqi,200$
Vuksan Vataj,200$
Gjergj Dedevukaj,200$
Luan Berisha,200$
Pjeter Gashi,200$
Sinan Tafilaj,Kline,200 Euro
Flamur Mushkolaj,200 $
Pashk Berisha BKB,200$
Sylejman Gashi,Kline,150 euro
DHURUES ME NGA 100$,60$,50$,40$,30$ e 20$
Leke e Pashko Gojçaj
Zef Selca
Agim Thaqi
Shaqir Krasniqi
Viktor Curanaj
Selim Balidemaj
Hasan Berisha
Beqir Balidemaj
Sinan Kamberaj
Sylejman Gashi
Avdi Gjini
Pal e Margita Ndrecaj
Xheladin Shala
Mikel Mataj
Perparim Krasniqi
Mirvad Musaj
Anton Gjokaj
Fadil Lipaj
Leke e Gjon Duhanaj
Don Anton Kqiraj
Armens Shaba
Sami Gashi
Haxhi Gashi
Janez Krasniqi
Gjergj Karaqi
Mark Shkreli
Prend Ndoja
Fran Shala
Prel Sinishtaj
Zef P.Curanaj
Adnan Memeti
Brahim Desku, Kline
Baci Petroll,Kline
Bytyqi company,Kline
Avdi Abazi,Kline
Pren Prenaj,Kline
Pren Hicimi,Kline
Fidanishtja “Bytyqi”Kline
Zef Perndoca
Nail Spahiu
Bruno Selimaj
Memet Raci
Driton Gecaj
Selman Ukaj
Nikolle Juncaj
Gjon Sylaj
Preke Curanaj
Valmir Kuqi
Hil Popaj
Filip Uka
Fran Selca
Kristofer ?
Xhevdet Gashi
Halit Gjocaj
Isuf Nezaj
Sami Shaba
Faik Berisha
Anton Ulaj
Pashk Bytyqi
Preke Vataj
Syle Berisha Kline
Gjin Duhanaj,Kline
Gjoke Prenaj,Kline
Dr. Augustin Selmanaj,Kline
Muhamet Desku,Kline
Shefqet A.Desku,Kline
Dalip Greca
Agim Rexhaj
Ramiz Muja
Gjon Buçaj
Arben Berisha
Rame Osmanaj
Nikolle Curanaj
Nikolle Grishaj
Nikolle Gj. Curanaj
Kreshnik Smajlaj
Veton Gojani
Augustin Cutaj
Franush Kciraj
Vasel Shkreli
Gjelosh Vukaj
Rrok T.Selca
Kanto Elezaj
Ilir Shala
Fehmi Gashi
Llesh Smajlaj
Leke Rukaj
Vjeko Cotaj
Gjoke Gojçaj
Tome Gojçaj
Gjoke Selca
AKTORJA E NJOHUR FESTOI ME FLAMURIN KUQ E ZI NE TIMES SQUARE
Kjo ndoshta ishte dhe pika më kulminate e saj në pjesmarrjen në këtë festë gjatë prezantimit të saj publik në mes të Times Square, ajo ka pozuar duke mbajtur një një flamur shqiptar, duke u fotografuar edhe nga fotoreporteret Amerikan, televizionet, gazetat dhe revistat me prestigjoze në SHBA/
Nga BEQIR SINA, New York/
TIMES SQUARE NYC: Aktoria e njohur njujorkeze me origjinë shqiptare Drita D’Avanzo, e cila jeton në Staten Island – New York, një ishull ku jetojnë aktualisht edhe një numër i madh i emigrantëve shqiptarë e cila gjithsesi është një emër i njohur në televizionin amerikan, po tregonë veten gjithmonë e më shumë se është shqiptare. Dhe bukuroshja me origjinë shqiptare deklaron se ndjehet krenare për rrënjët e saj, sa që në Times Square – New York, ditën e mërkurë ajo u bashku me mijëra shqiptarë, për tu bërë pjesë e festimeve madhështore më 28 nëntor 2012, nuk dallonte nga mënyra se si festuan shqiptarët 100 vjetorine pavarësisë.Kjo ndoshta ishte dhe pika më kulmore e saj në pjesmarrjen në këtë festë, së bashku me shqiptarët gjatë prezantimit të saj publik në mes të sheshit Times Square, ajo ka pozuar duke mbajtur një flamur shqiptar, teksa qëndronte duke u fotografuar edhe nga fotoreporteret Amerikan, madje nga televizionet, gazetat dhe revistat me prestigjoze në SHBA.
Ndërsa ne patëm rastin që ta takojmë drejtpërdrejtë, ajo në mes të sheshit Times Square, kur Drita i u ishte bashkuar mijëra shqiptarëve, në ekstazin e tyre të gëzimit të “papërmbajtëshëm” duke festuar edhe ajo si shqiptare së bashku me djemtë e vajzat e veshuar kuqezi në këtë shesh, duke nadrë gëzimin së bashku dhe duke vallëzuar e kënduar me ta.
Duke folur posaqërishtë për gazetën kombëtare Bota sot, Drita, tha se :”Sot unë kam kam pasur privilegjin të ndjeki së bashku me mijëra shqiptarë në sheshin Times Square këtë festim madhështorë për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Jamë e lumturuar të shohë së bashku me ju rrënjët shqiptare dhe trashëgiminë e kombit tim edhe në këtë shesh të famshëm – përfitojë nga ky rast tua urojë të gjithë shqiptarëve “Gëzuar 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë!”
Më tej ajo vijojë duke thënë sipas saj se ky është një moment i paharrueshem për të treguar trashëgiminë time me bashkëkombasit mi shqiptarë, këtu në Amerikë dhe në mbarë botën, të cilët më kanë shërbyer si frymëzimin tim gjithë jetën andaj jam e lumtur që jam me gjak shqiptarë.Edhe një herë, na u drejtua ajo më lejo dhe përcille edhe tek të gjithë shqiptarët mesazhin tim “Gëzuar 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë!”, i tha gazetës tonë
Kjo bukuroshe e cila mban një emër puro shqiptarë Drita ka një famë të jashtëzakonshme sidomos për shkak të shout të popullarizuar “Mob Wives” Ajo ka deklaruar se së shpejti do të vizitojë Shqipërinë dhe ndoshta edhe Kosovën, pasi kjo ka qenë edhe një ëndërr e saj e kamotshme.