• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SUEDEZI

April 4, 2020 by dgreca

Nga Pëllumb Lamaj/*

Ishim kthyer nga galeria dhe të vënë në rresht para mencës sipas brigadave,prisnim të merrnim supën.Të burgosurit me urrdhër të policit nisën njeri pas tjetrit të ngjisnin shkallët për tek menca e ndërkohë u dëgjua britma e policit që ja bëri me shenjë të kthehej prapë në rresht një të burgosuri rreth të dyzetave, me një gavetë alumini në dorë, futur i gjithi nën një kapotë të vjetër e që peshonte jo më shumë se dyzet kile.

Është Danja – më tha me zë të ulët bashkëvuajtësi që qëndronte prapa meje – Suedezi siç e quajnë këtu me shaka.

E pashë në sy pa kuptuar aspak seç ç’fshihej pas asaj nofke.

Ka dhe të tjerë – vazhdoi bashkëvuajtësi. Kipe Kanadaja,Agron Amerika,Spahinjtë e Belgjikës, Astrit Francezi,Xhon Australiani e me rradhë …

Ndërkohë u dëgjua britma e policit të niseshim për në mencë.

Pasi të hamë supën do të tregoj historinë e Suedezit siç ma ka treguar,- më tha bashkëvuajtësi.

Ngjitëm shkallët,hymë në mencë,morëm supën dhe pasi mbaruam,zbritëm shkallët që të çonin drejtë banjove,lamë gavetat e lugët dhe zumë një qoshe të lirë e u ulëm.Bashkëvuajtësi drrodhi një cigare për veten e një për mua dhe pasi e ndezi ,e thithi fort,lëshoi një shtëllungë të gjatë tymi e psherëtiu ;

Mirë ne të zinjtë që s’na lënë ta shikojmë as në televizor atë botë,po ky mavria ç’pati që vajti në parajsë e u kthye këtu në ferr – e nisi të tund disa herë kokën.

Ndoshta është nga ata të tyre që i dërgon shteti – i thashë – se të rrezikosh jetën të marrësh atë vendim,të kalosh kufirin ku pak njerëz e kanë fat,të prekësh lirinë, të shikosh botën e lirë e të kthehësh,diçka nuk shkon….

Ja ç’më ka treguar një natë kur punonim në galeri – nisi t’me tregoi historine e suedizit, bashkëvuajtësi im:

  • Më kishin caktuar si topograf në zonën e kufirit e një ditë mu mbush mendja t’ja mbathja.Mora dhe një mikun tim Petritin që e kemi këtu dhe atë më tha duke qeshur, e pasi kaluam kufirin më në fund arritëm në Suedi. Gjatë gjithë kohës atje ,asnjëherë nuk u ndjeva i qetë dhe një ditë prej ditësh iu drejtova ambasadës shqiptare në Stokholm.Ua thashë arësyen përse kisha vajtur. Doja të kthehesha një orë e më parë në atdhe.Në fillim sekretari ambasadës më tha që hajde njëherë tjetër.Shkova përsëri e ai ma shtyu takimin.Më në fund kur pa këmbënguljen time,më futi brenda dhe pasi më dëgjoi deri në fund, më tha të shkoja pas një jave të merrja letrat.Ashtu bëra ditën e caktuar shkova morra letrat dhe pasi bëra gati valixhen me disa plaçka ,me tren përshkova Europën e mbrita më në fund në Beograd.Porosita hotel,bleva dhe një biletë avioni e pas dy ditësh,një mëngjes të bukur pasi bleva dy tre pako cigare marlboro e ca çokollata e dy tre banane ti kisha për rrugë,me një taksi u nisa drejt aeroportit.
    Rruges shofëri vuri muzikë shqip e unë instiktivisht i thashë;

Qenkeni shqiptar – po -më tha shoferi duke buzëqeshur.
Po ju zotëri nga vini ?

Nga Suedia – i thashë.

Me punë – pyeti shoferi ?

Jo – i thashë – jam arratisur para ca kohësh e tani po kthehem.

Shoferi në çast ndali makinën,më pa me keqardhje dhe me dhimbshuri m’u drejtua:

-Ku shkon, mor i zi, do të të fusin në burg e do të dërgojnë në Spaç gjithë jetën të nxjerrësh mineral më thonj. Unë e di ç’bëhet atje.Më ka treguar një i arratisur shqiptar para disa kohesh.

Mua s’më erdhi aspak mirë që ai më foli në këtë mënyrë dhe i thashë;

-Do të kthehem në atdheun tim.Tani jepi makinës.

Ai tundi për pak çaste kokën dhe i dha makinës me shpejtësi.
Arritëm në aeroport dhe i zgjata lekët.Ai tundi kokën në shenjë mospranimi dhe pastaj thyeu heshtjen;

Mos mor i zi,mos,ku po shkon,do më kujtosh,edhe këto bananet , çokollatat, cigaret e valixhen kanë për ti marrë.

Unë dola nga makina e u futa ne aeroport.Pas pak kohe u dëgjua zëri që lajmëronte linjën e Tiranës e në rresht me disa persona të kollarisur hipëm avionin e më në fund mbritëm në Rinas.Ishte pas dite dhe kish filluar të binte një shi i holl. Zbritëm shkallët e avionit një nga një .Hodha vështrimin majtas e djathtas dhe vura re që përball meje u nisën dy persona që qëndronin pranë një gazi 69.

Ramadan. M ? – më pyeti njeri prej tyre .
Po – i thashë.
Këtej – ma bëri me shenjë për nga gazi 69.

Vura re që të tjerët u nisën drejt godinës së aeroportit.
Diçka nuk shkon- thashë më vete.

Me valixhen në njerën dorë dhe trastën në dorën tjetër u nisa drejtë gazit 69 ku qëndronte një grua që herë më shikonte vëngër mua e herë valixhen.

Njeri prej tyre mori valixhen dhe trastën dhe i vuri prapa makinës e unë në mes tyre e gruaja para, u nisëm drejt Tiranës.Tirana më zgjoi kujtimet e moshës së universitetit e i zhytur në këto kujtime,mbritëm para një godine të madhe .Zbritëm,u futëm në një korridor të gjatë dhe njeri prej shoqëruesve pasi trokiti në një derë ,e hapi dhe ma bëri me shenjë të futem. U futem brenda e nderkohe para meje qëndronte një burr i gjatë me uniformë ushtarake e pasi më pa vëngër për pak çaste,hapi sirtarin e tavolinës,nxorri një palë hekura në formë fluture dhe mu drejtua ;

Në emer te popullit je i arrestuar per trradheti te lart ndaj atdheut dhe bertiti ;

Ktheji duart prapa ! 

Në çast ndjeva ftohtësirën e hekurave që më shtërngonin duart dhe i shoqëruar nga dy policë që u futën në dhomë,u nisëm drejt një korridori të errët dhe u gjendëm përpara një portë të madhe hekuri brenda secilës ,prisnin dy policë të tjerë.Përshkuam korridorin e errët për pak metra dhe njeri polic hapi një derë me një lloz hekuri dhe tjetri më shtyu brenda nga supet duke mbyllur derën me zhurrmë.
Një dhomë e vogël e errët ,me mure të pistë e më njolla gjaku e pështymë,dy batanije të vjetra të grisura e me erë myku,një pagure alumini që kundërmonte erë shurrë, do të ishte mikpritja e kthimit në atdhe. Në ato çaste dramatike u ndjeva krejtësisht i humbur .Pas pak e mblodha veten dhe nisa të lëviz lart e poshtë qelisë e më në fund s’durova dot dhe i rash fort derës.Polici hapi sportelin e vogël dhe bërtiti ;

Ç’dreqin ke që i bie derës apo do që të të vë hekurat e të të lidh këmbë e kokë.

Në çast u drrodha nga frika dhe i thashë ;

Të lutem kam dy pako me cigare mi sill po munde.

Ai më pa me habi,tundi kokën e pastaj më tha ;
Hajde pykë ,hajde,po a e di se ku je ? dhe përplasi me forcë sportelin.

Atë natë e kalova pothuajse pa gjumë ashtu ulur mbi bataniet e grisura që kundërmonin erë myku. Të nesërmen policët më shoqëruan me duar të lidhura në një zyrë që më vonë do ta mësoja se ishte dhoma e hetuesisë.Brenda priste një djalosh i kostumosur që mu prezantua si hetuesi im.

Po unë s’kam bërë gjë i thashë – bëra gabim që u arratisa e me vetëdije u ktheva përsëri.

Ç’farë ? – ulëriti si bish hetuesi – gabim ?

Ti ke kryer krimin më të lart,tradhëti ndaj atdheut – dhe iu drejtua policëve.

Merreni,qetheni e hiqjani këto rroba borgjezi !

Të lutem – i thashë pas pak.Më jepni të paktën pakot me cigare.

Ai jua bëri me shenjë policëve dhe ata më kapën prej krahu,më futën në një dhomë të vogël,më hoqën rrobat personale dhe më dhanë një kostum kaf doku të pistë ta vishja e pastaj direkt e në qeli.

Cigaret e mia – i bërtita policit . 

Ai tundi kokën ,qeshi me të madhe e mbylli derën e qelisë.

Nisa të endem lart e poshtë qelisë e pas pak u hap sporteli e polici më zgjati një cigare partizani dhe një shuk letre me flakë që mbante në dorën tjetër.

Hajde shpejtë se mbete dhe pa të – më bërtiti .

Ndeza cigaren dhe nisa të vija vërdallë qelisë e në çast nisën të me binin si daulle mbi kokë fjalët e sinqerta e vllazërore të shqiptarit të Kosovës kur më thoshte rrugës për në aeroport;

I shikon këto cigare,banane, çokollata,edhe këto kanë për të ti marrë o qyqar …… 

Më në fund kisha mbritur në atdhe !,,,

DITARI I BURGUT Spaç 1979

Filed Under: Histori, LETERSI Tagged With: Ditari i Burgut

“DITARI I BURGUT”

April 19, 2015 by dgreca

SHFLETOJ KRIJIMET DHE PERKTHIMET E BLLOKUT “DITARI I BURGUT” TE POETIT PELLUMB LAMAJ
Nga Eduard M. Dilo/
Nder duar kam nje tufe me krijimtari te poetit, skenaristit, shkrimtarit, perkthyesit Pellumb Lamaj. Vine shkrimet e tij shkruar thjesht, plot ndjenje, dashuri, sinqeritet, perkushtim e me mendim te qarte.
Jane vargje te poetit qe ja vrane endrren, ja pushkatuan rinine, por nuk e mposhten, ne shpirt ngeli i lire, me shpirt te bukur. Ai vjen ne krijime tamam poet rebel.
Aty i prangosur, aty mes bajonetave qe pikonin gjak shqiptari, aty ku dhe zogu kur hynte ne kampet e vdekjes shihej si provokator, aty ku dhe qeni shok i pa ndare me ata qe vuanin kur ju turr xhelatit qe do qellonte te burgosurit, u denua me varje(!).., u rrit dhe u burrerua poeti, aty u be Erudit, zoterues i me se pese gjuheve te huaja.
U be historian se mesoi shume nga ata Shqiptare te vertete te studjuar ne Perendim qe ishin teper te vendosur e qe vuanin patriotizmen e te qenit Shqiptar. Aty formoi karakterin, aty mesoi se si duhet te jete njeriu patriot, se si duhet te jete shqiptari i verete.
Vargjet, shkrimet e tij ne proze kane ngadhenjim mbi te keqen, kane realitet, kane ngjyrim, kane madheshti. Vargjet e tij jane vargje qe duhet te hyje ne letersine e vertete shqiptare e nxenesit te mesojne cfare do te thote dashuri per Atdhe, per Komb, per njerzit, cfare do te thote dhe diktature…!
Pellumbi nuk shkruan vetem poezi, por dhe tregime, skenare dokumentaresh, perkthime, esse… Nder to permendim “Duart e Nenes”, “Dashuri te vrara”, “Dy pika lote”, Kur ngordhi perbindeshi i kuq”, “Cfare del nga macja, do gjuajne minj”, “Fisnik lind, nuk behesh”, “Viti i Ri”, ” Statuja e Lirise”, ” Sot mbush njezete vjet”, ” Mekataret”, ” Mikroborgjezia katermbedhjete vjec”, “Kulaku”, “Ne emer te popullit”, “Renegatet”, “Larot e oborrit” etj.
Gjithashtu ka perkthime te ndryshme nga V. Hygo, Cabriele Anunzio, P. Shelly,Gerarrd De Nerval, Teodor Storn, Scaroni, Secheti, Leopardi, Fides, G. Ungareti, K Rosseti etj.
Vargjet e tij vertet mbartin dhimbje, por dhimbja esht per padrejtesite qe i jane bere Kombit, Atdheut tone nga klikat udheheqese, qe ende fatkeqesisht vazhdojne. Vargjet mbartin realitet te parashikuar aty mes telave me gjemba, ku nata ishte e gjate, e tmerreshme, e pa pare gjekundi…
Njollat e gjakut shperndare neper muret e qelive, klithmat e atyre qe torturoheshin, emrat e skalitur me dhembje neper muret plot lageshti e myk, qe kete djale ne moshen e njome, ne me te bukurun moshe e mbani te mberthyer me pranga, benin qe shpirti i tij i lire ne brendesi, te shperthente me keto vargje qe i ka te skalitur aq ndjeshem :

“Brenda kater muresh/Rrethuar nga terri/Zvarritem pa rreshur /S’po di nga lind dielli
Brenda kater muresh/Shtangur nga vetmia/ Hijet me rrethojne/Nxin e tere qelia
Brenda kater muresh/Kruspull nga te ftohtit/Pres te vije mesnata/Ti drejtohem ZOTIT
Brenda kater muresh/Dhe pse nate e thelle/ Me kot pres une ZOTIN/ Ai esht ne qiell…” -Qelia 1979
Ky abjent teper gijotines, nen driten e zbete, ku vec minjte qene shoqerues te perhershem, ku buka me myk me pak uje sa per te njomur buzen e zhuritur, ishte lejtmotivi nga ku do te fillonte shperthimi i fuqishem.
Ne ferrin spacian kur e cuan gjeti aty shume bashkevuajtes qe kishin mbi 25-30-te vjet denime te renda e te pa shprese se do te delnin gjalle.
“C’thote bota e qyteteruar, c’thote Perendimi?”-pyesnin gjithe interesim e nje fije shprese ata qe vuanin aty -une i veshtroja e veten e veshtroja. Nuk doja tju prishja endrren dhe tu vrisja ate pak shprese…
Dhe nje nate te acarte dimri, thelle ne zemer te malit, ne ate grope vdekjeje, ne galerine e zones se dyte, ne driten e zbete te kandilit une do te hidhja ne nje cope leter keto vargje”:
Eh Statuje Statuje e Lirise/Sa kurora rrine vyshkur mbi ball/Jehona dashurie qe kurre s’u dhuruan/Kafka martiresh mbetur pa varr
Eh Statuje, Statuje e Lirise/E vetmja shprese, i vetmi zjarr/E vetmja shprese ku shpresat udhe bejne/perzier me klithma., kulluar ne gjak.
Eh Statuje, Stauje e Lirise/E vetmja drite qe na mban gjall/Por dhe po ikem pa u takuar/Besome, do vine te te puthin vrasesit tane!(Statuja e Lirise-1979).
Vargje tejet te fuqishme, nje parashikim, qe kurre nuk do ta donim te ishte keshtu…
Vargjet jane tamam kushtrim per te zgjuar ndjenjen njerezore dhe kombetare per ta bere ashtu si duhet Memedhene.
Njeriu qe rritet me shpirt te lire, nuk mund te jete ndryshe, eshte i drejte per te drejten, eshte cmohues per mohimet, eshte fisnik e me shpirt te paster.
Te tille e kemi Poetin ne vargjet e shkruara ate kohe(1979). Ishte i qarte ne mendime, i pjekur para kohe nga vuajtjet qe kalonte mes vuajtjesh jeten e bukur rinore, kish kuptuar drejt e qartazi qellimin e barbareve te cilet mundoheshin ti lodhnin shpirterisht, menderisht, fizikisht qe nje dite te beheshin viktima dhe persekutoret e pa shpirt ta kishin te lehte per te mbyllur faqen e krimit e genocidit komunist gjysem shekullor te ushtruar aq barbarisht mbi shtresen me fisnike, intelektuale e patriotike te kombit.
Ai gjen force te enderroje e te shpalose aq cilter ndjenjat si bashkemoshatartet qe i la aty ne bankat shkollore ku e prangosen:
“Trishtimin flaka sot /Mbi telat me gjemba/Dhe syte e lodhur/Drejtuar nga qielli
Ne perhumbjen e nje reje rebele/Qe arratisej me shpejtesi/Drejt foleve te largeta/ Ravijezuan fytyren tende
E ne cast mitralozet e bajonetat/Drejtuar nga une/U shnderruan ne petale dashurie…
Valle pse je kaq larg/Sot esht dita e veres/E une trendafilin e kuq /Dot nuk ta sjell (1986).
Sa vargje te mrekullueshme ngjyer me dashurine, trazuar me dhimbjen aty mes telave gjembashe, ku zemra rinore, harron vuajtjet dhe dergon pershendetje dashurie per ate qe la ne vetmi te pa shprese.
Nje flamurtar i vertete me vargjet qe te hyjne ne shpirt e te bejne ti lexosh me endje. Gjen vargje qe jane shkruar per te renet, atyre qe ende nuk u dihen varret, ku tu vendosim nje lule. Vargje qe “te zgjonte te gjallet”, por “medet keta kishin vdekur me kohe,” edhe pse “u ra sirenave te zgjonte mangufaret” , “vec hijen e lagesht dallova ne sfond” -thote Poeti. Duke pare kete realitet tejet i zhgenjyer per te, vazhdon: ” I lodhur, i dermuar e leshova anijen/ Ne detin e trazuar me shqote e stuhi/ E cava dallget drejt ishullit te vetmuar/ Aty ku amazonat e zogjte cicerijne” – ” E po qe shkruar te kthehem nje dite/ Prane bregut ku nanfraget gelojne/ Nuk do tu bie me sirenave te zhurmeshme/ Do kthej kupa vere e velat do leshoj”.
I pa kompromis me te drejten e drejtesine per te drejten, ka bere paqe me veten, e nuk mund te zhbehet, te jete ndryshe…
“Kurre nuk u bera vegel e politikes/Edhe pse politika me kalbi ne burg
Esht strofka e horrave dhe intriges/ Konspiracioni me emrin kurve
Po lolot e oborrit valle cjane/ Poete, deputete qe kocka lepijne/ Gjithe jeten mbesin vec uturak/ Mjerane qe se prekin dot LIRINE! …”gjithe jeten time mbeta rebel/ nganjehere as vete nuk e di perse/ di vetem qe paqe bera me vehten/ dhe kurre nuk e nderroj kete fole”.
Vazhdoj ne cfletimin e faqeve, e ndalem tek kjo poezi tejet e fuqishme qe permban nje realitet te pa mohueshem:
“Gjithe jeten i kenduat perbindeshit/ Kur ngordhi e qate ne cdo varg
Tani si jashtqitje sllavokomunizmit/ S’ju mbetet gje tjeter vec te peshtyni lart
Te paret qe ngritet dy gishtat lart ishit ju/ Sekretare te partise, konsomolas te rinise
E peshtyte, me kembe e shkelet pacavuren e kuqe/ Dhe oh… u gdhite pishtare te demokracise!
Te paret qe ja mbathet ne Perendim ishit ju/ Birbo te kuq pa Fe dhe Atdhe…
…….. Ju qe gjithe jeten hapet vec varre/ E hija e vdekjes ju ndjek nga pas/ Mos harroni shkrepetimen qe zbret nga qielli/ Ahet dhe mjerimin e nje populli te pa fat”.
Shpresuam ne demokracine, ne ate demokraci qe vuajtem e enderruam per te, por vec zhgenjim muarem, vec trishtim e persekutim si me pare, se jane po ata qe kane qene, jane po ata qe cdo gje mund te jene, vec kurre demokrate e njerezore.
Nuk ka si te ndodhte ndryshe po te ishin pak njerezore, shtresen qe vuajti ate ferr dantesk duhet ti jepnin vendin qe meriton. Ata qe vuajten,keta njerez aq njerezore, fisnike e te drejte tek ZOTI, te duruar deri ne vetmohim, jo hakmarres e kriminele, duke dashur qe Atdhene dhe krejt Kombin ta shohin te perparuar, si proteste per padrejtesite qe vazhdojne, u vetflijuan si rasti i Heroit te Demokracise, Lirik Bejko, te cilit poeti bashkevuajtes burgjeve me te i ka gdhendur keto vargje lapidar:
“Ti ike vella i vuajtjeve ike fluturove lart/ Atje ku vetem Engjejt jetojne
I more me vete mjerimet e kesaj bote/ Tani vec Zotin ke mburoje
Ne greven e urise jane nguruar ata
Ata qe buza nuk u qeshi kurre/ Ndergjegje e Kombit, / Simbol i Lirise
Te vetmen pasuri kane nje Flamur”.
Cdo shkrim i tij, cdo varg qe jane vec shkrime e vargje shpirti permbajne ne vetvete anen njerezore te ketij njeriu zemer madh qe gjithcka per te eshte vec Atdheu, Shqiperia meme, vendi ku u rrit, vendi ku u burrerua mes prangave -shenjat e te cilave ja shohim ende-, jane shkrime qe e mbajten gjalle, e mbajten me shprese tek Liria, edhe kur nen hekurat e trashe , ne ato qeli te ngushta, plot tym e lageshti kalonte moshen me te bukur, moshen e endrrave, moshen e dashurise, moshen e lojrave me shoke e shoqe, moshen e prijuar nga gjithcka e te gjithckaje, rinine!
Poezia “KOSOVES MARTIRE”, qe poeti i vargezon me nje dashuri te mekuar ne familje, esht poezi kushtrim e ngadhengjim mbi vitet e kohet qe kalojme, e qe Kosova e martirizuar pret ti ngjitet trungut Ame…, esht kushtrim qe biri i Vlores ja con jehonen kreshpave e bjeshkeve te Kacanikut e Rugoves, qe ka ngel gjalle si ne legjenda Shote e Azem Galica. Xhem Gostivari, Shaban Pollozha etj.
“Njeqin vjet u pre pema e Lirise/ Po rrenjet e Kombit ishin te thella/ Ato njomeshin me gjak martiresh/ Filiza buronte Kosova nder breza/ ……
Njeqind vjet luftoi Kosova/ Jo nuk u dorezua Shqiptari/ Yllojne trojet e Shqiperise Etnike/ Te qofshim fale Familja Jashari/ Marshon e lire Kosova martire/ Syte e permallur kerkojne trungun nene/ Po troket ora e races Ilire/ Kush esht burre te ngrihet ne kembe”.
Si mund te kaloje ne heshtje e pa dhimbje tek poeti viti i mbrapshte “97 ku “revolucioni komunist”, mori persiper dhe shkatrroi krejt Shqiperine, duke i bere sabotim dhe ceshtjes te Kosoves martire ne te drejten e saj te mohuar.
Si mund te kaloje ne heshtje, shkaterrimi i Vlores vendit te Shejte te krejt Shqiptarise, vendit te “pelegrinazhit” shqiptarjan?
Ja si shkruan: ” Rete perpine Karaburunin/ Dhe u derdhen mbi Sazan/ Nis bucet Adriatiku/ Rrufete skuqin Kuz- Babane/….. “Ne Tirane ndare ne partira/ Bolshevike dhe renegate/ Tymi le ti dale Vlores/ Jane mesuar te qajne grate/ Eh moj kuceder e kuqe / Si nuk u ngope me gjak/ Edhe pjellen tende hengre/ Si ste plasi ai bark/.”
Urojme suksese te metejshme Poetit. Esht deshmija e gjalle e te mbijetuarve nga Spaci ferr, eshte percuesi i denje i amanetit te atyre qe nuk dihen ende ku u prehen kockat.
New York: Prill, 2015

Filed Under: LETERSI Tagged With: Ditari i Burgut, Eduard dilo, Pellumb Malaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT