• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Spaçi, Simboli i Rezistencës Anti- Komuniste

May 21, 2017 by dgreca

Spaçi , Simboli i ndërgjegjes kombëtare, Simboli i Rezistencës Anti- Komuniste, në Shqipëri”/1 te perndjekurit( Mbresa nga dokumentari historik,: “Përkujtimi i revoltave të Spaçit dhe të Qafë- Barit” , në New York)/

Nga Violeta Mirakaj/Sa herë vjen fund maji… nuk mund të mos kujtosh Revoltën e Spaçit  që nisi më 21 maj 1973 dhe zgjati 3 ditë, si dhe Revoltën e Qafë – Barit, nisi më 20 maj 1984…. ditë që janë pjesë të historisë së vendit tone. Këtu në New York, me nismën e një grupi ish të burgosurish dhe të përndjekurish politik, në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare të Amerikës “Vatra” organizoi më 20 Maj 2017, Përkujtim të Revoltave të Spaçit dhe të Qafë – Barit. Kujtimet dhe plagët e shpirtit të tyre  i sollën këta heronj që mundën të mbijetojnë nga kampet famëkeqe të dënimit politik.

Dokumentari historik “ Spaçi, Simboli i Rezistencës Anti-Komuniste, në Shqipëri”, përjetësoi revoltën e Spaçit; u realizua nga Pëllumb Lamaj, një ish i burgosur politik, një përjetues i kalvarit  më të egër… Djaloshit  që i ndërpriten ëndrrat e rinisë , dhe jeta i mori një kthesë krejt ndryshe …    Shpirti e tij i ndjeshëm  do shprehet:- “Trishtimin flaka sot / mbi telat me gjemba/ dhe sytë e lodhur / drejtë qiellit/ në përhumbjen / e një reje rebele/ që arratisej me shpejtësi / drejtë foleve të panjohura / ravijëzuan fytyrën tënde / e në çast / mitralozat e bajonetat / drejtuar nga ne / u shndruan në petale dashurie / Vallë pse je kaq larg / sot që është Dita e Verës / e unë trëndafilin e kuq / dot nuk ta sjell…

Zëri i narratorit, në dokumentar, në emer të qindrave të burgosur politikë,kumbon …Në një vend ku skllavëria mbrohet nga ligji, i vetmi vend ku njeriu e ndjen veten të ndershëm, është Burgu… Spaç…Pamjet e vendit ku u mbajtën të izoluar, na dalin para sysh. Shtegëtimi i grupit të ish të burgosur politikë  që shkojnë drejt atij vendi të nëmur, drejt atij vendi ku kaluan shumë e shumë vite të rinisë së tyre tregojnë dhe theksojnë se e vërteta është për të vërtetën. E vërteta nuk fshihet kurrë. E vërteta nuk vdes. E vërteta nuk mohohet, ajo del ashtu siç  është. E vërteta mënjanohet përkohësisht. E vërteta ka thellësi, prandaj ajo ka dhe vështirësi për të thënë të vërtetën,për të vërtetuar  vetveten; thelbi i saj, substanca e saj nuk mohohet asnjeherë… Edhe se vendi ku dikur ishin  dhomat që torturoheshin, apo mbylleshin të burgosurit, personat të cilët rrebeloheshin, apo ishin futur në rrethin e kuq te inkuzicionit….janë sheshuar, ka vetëm gërmadhë…përsëri, nuk mund të shuhen kujtimet kobëzeza,  plagët fizike dhe shpirtërore të këtyre njerëzve. Nuk mund të harrohen ato ditë maji më 1973, ku të burgosurit shpalosën në tarracën e burgut një flamur të kuq vetëm me shqiponjën dykrenare, duke kënduar dhe hedhur parrulla kundër diktaturës, derisa u shtyp me gjak. Katër të burgosurit Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Hajro Pashai u pushkatuan, 8 të tjerë u ridënuan me 25 vjet burg , dhe 70 te tjerë u arrestuan dhe u rigjykuan.  Nuk mund të harrohet 20 maji 1984, që pas shumë vitesh torturash çnjerëzore të dënuarit shpërthyen në revolta. Rreth 500 të burgosur politikë ishin të dënuar me mbi 25 vite burg, shfrytëzoheshin egërsisht dhe punonin nëpër galeritë e minierës me tri turne… Nuk duhet dhe nuk mund të harrohen masakrimi, ato skena makabre, një kamp i rrethuar nga forca te shumta ushtarake, të plagosur që keqtrajtohen…apo Sandër Sokolin, të tërhequr zvarrë në mes të kampit, të shtrirë mbi një dru, dhe trupi i tij këputet në mes….skena si në kampet e nazizmit të përshkruara me ngjyra të forta si te romani i E. Remark, “Shkëndijat e jetës”. A mund të harrohen skenat e pushkatimit të Tom Ndoi dhe Sokol Sokolit, apo të gjithë të dënuarit të lidhur, pa rroba dhe me orë të tëra jashtë… të cilët dhe i ridënuan.  Të githa këto erdhën nëpërmjet kujtimeve të pranishëm të mbijetuar si dhe nga dokumentari; dhe treguan se gjersa ka jetë, ka edhe shpresë; gjersa ka shpresë, le të shpresojmë. Shpresa dhe jeta janë bashkë. Atdheu për ta nuk ishte iluzion, por më e madhja aspiratë; prandaj ata me revoltën dhe veprimet e tyre treguan se ishin ndërgjegjja e kombit dhe se i burgosën i sakatuan rrënjët e demokracisë dhe të lirisë nuk ishin shuar… Vendi ku i kryqëzoi ishte dhe vendi që i ringjalli….Perëndimi në atë kohë i vlerësoi revoltat dhe arriti t’i quajë Dallëndyshet e para të lirisë të kampit socialist.

    Dokumentari është dëshmi e vuajtjeve, dhimbjeve,  e sakrificave të tyre, por edhe dëshmi e qendresës e shpresës, e besimit se gjithmonë njeriu është më i fortë se fatkeqësia e tij, se edhe në situata pa rrugëdalje,mbetet e hapur dritarja e shpresës se njeriu që nuk thyhet shpirtërisht mund të gjejë një mundësi shpëtimi tregon dhe rrolin e sakrificat që kanë treguar familjarët e të burgosurve…Nëna, fëmijë dhe gra kanë përjetuar dhe ato kalvarin e vështirësive për t’u gjendur pranë njerëzve të tyre  për t’u ardhur në ndihmë me ushqime duke grumbulluar dhe hequr me të keq nga goja e tyre, si edhe me tesha…vështirësi për të shkuar deri te telat me gjemba…vështirësi duke ecur me orë të tëra në këmbë…. dhe kjo ishte një dhimbje tjetër për shpirtrat e burgosur….dhe sot i kujtojnë me respekt e nderim

Dokumentari është një dëshmi e gjallë okulare e këtyre njerëzve që guxuan, e këtyre njerëzve që mbartnin një histori familjare patriotike, e këtyre njerëzve që me faj apo pa faj ishin të destinuar, është dëshmi e vuajtjeve, dhimbjeve, sakrificave të tyre për të mbijetuar. Pikërisht ashtu si citon dhe vetë i burgosuri artist :- Atje ku ndjenja e lirisë është më e madhe, lindin Martirët dhe një shoqëri që nuk i respekton e nderon  ATA është e destinuar të vuaj në përjetësi… dhe sipas Dostojevskit : “ Nëse doni të njihni shkallën e qytetërimit të një shoqërie vizitoni nga afër burgjet e saj.”

Lekë Mirakaj, një nga ish të burgosurit politike, dhe i internuar familjarisht, si kujton ca çaste të vështira të jetës në burg, thotë :-Vitet e burgut  plagë të thella në shpirtin tonë janë; i harrova dhimbjet fizike që na shkaktuan,por kurrësesi s’mund të harroj dhe të fal ndarjen nga familja, por kurrë nuk mund të harroj pamundësinë për t’ju gjendur pranë 3 fëmijëve të mi, e madhja 14 , e dyta 11 dhe i vogli 5 vjeç…u ndërpre një lidhje midis prindit dhe fëmijes, në moshën më të domozdoshme, të formimit, edukimit dashurisë dhe lidhjes reciproke; u mungova atyre, më munguan mua…dhe kjo është një dramë , dhe kjo është një plagë e pashërueshme….mungojnë ….

Askush nuk kthehet më, po ashtu siç nuk kthehet kurrë më një orë e jetuar më parë…  

Eduard M. Dilo: fjala e tij eshtë në poezi e krijuar : “ Të Mbijetuarëve të Spaçit e Qaf’Barit”  Ju jini Ata që mbijetuat/ Nga ajo kasaphane/ Me emër “lumturi”/ Ju jini Ata që mbartni/ ato shenja plot dhimbje/ të asaj jete skllavëri/….    Në duart tuaja/ Gjurmë kanë lënë prangat/ Telat me gjemba gjithashtu/ Në zemrat tuaja ende/  të dërmuara/ Është dhimbja për shokët/  aty /Dhimbja për ata / që s’u dihen varret/ Dhimbja për rininë e mbyllur/  në kafaz/ Për kohën që errësira/ ju mbiu në sy./ ….Ju jini Ata që sfiduat kohën/ Ata jini ju që mbijetuat/ nga ai ferr/ jini ju  Heroj të pa shpallur/ Kombëtarë./ Që sfiduat diktaturën më të /egër në rruzull/ Kohën enveriane, ferr/- bunkier!

“Revolta e Qafë –Barit– Në Spaç”, kushtuar martirëve të atij burgu ferr, (pjesëtar që për fat kanë mbijetuar e janë këtu sot dëshmitarë midis nesh), të cilët duke mos përfillur vdekjen, u përleshën me dhembë, të gjakosur, të leckosur, të gjymtuar, të pa ngrënë, vetëm me shpresë te Liria. Ata heronj të vërtetë dolën mbi diktaturën, e tmerruan atë dhe në ato vite i dhanë një drithërimë të fortë asaj makine vdektare!

Etja për jetë,/ Si etja për ujë që buzët plasarit/ Më e madhe etja për Liri/ Në atë grykë mali/ Në ato shkrepa pa diell/ Në ata kafaze vetëm hekur/ e pllaga gjaku/ Me emrin e tmerrshëm qeli/ Në minierën plot tym,/ pasiguri/ Punojmë të skeletosur,/kromi që nxjerrim erën e/ gjakut tonë merr/  preke me dorë mineralin,/ Rënkimet tona /do të dëgjosh në të/ Janë vuajtje, kaluar jetës/ mesjetare/ të drobitur, leckosur, /pa bukë, /ujë ajrosje../pa asgjë/ Aty rreze malit, në luginën/ pa diell/ Shokët u zhdukën nji nga/ nji/ Rënkojnë varret pa emër,/ Mbushur plot eshtra /Shqiptari/ Rënkimi ndihet kudo…/ Ah ç’do të thotë rënkim/ varri

Historia e martirëve duhet të kujtohet dhe të vlerësohet ky është  një apel për klasën politike si dhe gjithe jetën shqiptare…. Historia duhet të shkruhet dhe të kujtohet , dhe të tregohet se sado të vështira dhe të egra të jenë sistemet….ndërgjegja e kombit gjithmonë ka pasë dhe do ketë heronjtë e saj. Një komb qe s’respekton dhe që nuk njeh historinë e kombit të vet nuk mund të ketë përparim…Idetë e mëdha formohen në shpirtra të mëdhenj dhe janë këta shpirtra që e çojnë shoqërinë përpara

Filed Under: Vatra Tagged With: dokumentari per Spacin, Violeta Mirakaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT