MEHMET SHEHU, KY PËRBINDSH I KUQ, ËSHTË RASTI MË TIPIK I DENATYRIMIT TË PERSONALITETIT NJERZOR/
Bijtë e Stalinit, jemi ne/
Që derdhim gjakun anë e mbanë/
Që të valoi përmbi dhe/
Flamuri drapër e çekan! ?/
Nga Enver Lepenica/
- Praktika e falsifikimit të historisë, ka dështuar në arritjen e qëllimit./
Falsifikimi i historisë është i vjetër sa vetë bota dhe njeriu, po e vërteta gjithmonë ka triumfuar. Po ta dinin këtë gjë kaq të thjeshtë komunistët shqiptarë, nuk do të kishin marrë mundimin të fallsifikonin dhe mbulonin me harresë histrinë, siç vepruan dhe siç veprojnë edhe sot me Organizatën Balli Kombëtar.
Me hyrjen në skenën politike të Partisë Komuniste u anulluan dhe u falsifikuan të gjitha marrëveshjet politike, vula ju vu me prishjen e marrëveshjes së Mukjes, e pikërisht këtu e ka fillesën tragjedia vëllavrasëse e popullit shqiptar dhe veçanërisht e Ballit Kombëtar.
Pavarsisht se bota nxitonte drejt progresit, komunistët shqiptarë nxitonin të fshinin dhe të harronin historinë. Kështu u fshinë emra të njohur si At Gjergj Fishta, Mid`hat Frashëri, Faik Konica, Skënder Muço, Hysni Lepenica, emrat e tyre u ndaluan të ziheshin me gojë!
Ndërsa për Ballin Kombëtar u nxit dhe u propagandua ti visheshin cilësimet më të ulta: tradhëtar, kolaboracionist, vidhnin, rjepnin, vrisnin, hanin pula tej, etj.e ndermjet tyre edhe atdhetari dhe luftëtari i lirisë Bektash Bej Cakrani etj.
Kështu pra komunistët nuk shfaqen vetëm si kriminelë të pa shpirt por edhe injorant, sepse që kur u krijua bota fshirja nga historia nuk ka patur sukses dhe nuk i ka qëndruar kohës.
Po t`i kthejmë sytë nga antikiteti dhe Egjypti:
Faraoni Akhenaton, ia fshiu emrin kundështarit të tij Amon, emri të cilit gjëndej në të gjitha monumentet e Egjyptit.
Mbretëresha Hatshepust, u zhduk nga historia kur thjeshtri sajë Thutmose, mori fronin në shekullin e XV, para krishtit. Thutmose, hoqi imazhin e Mbretëreshës, prej monumenteve, reliefeve, statujave etj.
Në botën romake shkatërrimi i imazheve bëhej me dekret qeveritar. Maksimiani, ju nënshtrua këtij dekreti në vitin 311 pas Krishtit. Pas vrasjes së perandorit Kaligula në vitin 41 tempujt dhe imazhi tij u shkatërruan.
Ne epokën e mesjetës dhe Rilindjes Europiane, njerzit u dogjën të gjallë për t`u bërë hi dhe për tu harruar emri dhe vepra e tyre. Të njëjtën praktikë ndoqën nazistët, fashistët dhe komunistët, por një praktikë e tillë dështoi në arritjen e qëllimit.
Pavarësisht nga këta shembuj, komunistët nuk mësuan asgjë nga historia dhe praktika e imazheve të ndaluara, lulëzoi në epokën e komunizmit.
Ne ende sot i dimë emrat dhe veprat e atyre që u dogjën të gjallë në mesjetë, u dogjën të gjallë nga komunistët, u burgosën ose pushkatuan nga komunistët, ata nuk u hoqën nga analet e historisë.
Një prej këtij rasti është edhe Organizata e Ballit Kombëtar, që mbeti në kujtesën e popullit të tij.
- A duhet bërë lufta me matufët komunistë?
Në luftën me matufët komunist, ne nisemi nga parimi se nuk mund të lihet krimi të rindërtohet nga harresa e historisë, njëkohësisht liria vjen prej këtij denoncimi ndaj krimeve të komunistëve, dhe të komunistëve të ditëve tona në veçanti, të shërbëtorëve ose skllevërve të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.
Ka ardhur koha që ne shqiptarët duhet të kuptojmë se komunistët i bënin heronjtë nga hiçi ose i bënin heronj me dekret. Të tillë janë edhe disa heronj të popullit si Rexhep Kolli ishte zv/ministër i brëndshëm kriminel legjendar, po kështu Mehmet Shehu, Hysni Kapua, Marta dhe Prenda Tarazhi, dy kunata, spiunuan njerzit e familjes tek Sigurimi i Shtetit dhe ato gjetën vdekjen dhe për këtë shërbim u shpallën Heroina të Popullit.
Matufët komunistë akoma nuk e kuptojnë se kanë vdekur, si ideologji, si politikë, si filozofi dhe si publiçistë, sepse arsyeja e parë dhe e fundit se përse vdes një publiçist është mbarimi i motiveve morale për të ngritur zërin.
Shkrimtari Bashkim Shehu, djali terroristit Mehmet Shehu ka thënë për komunizmin se: “Arritja më e madhe e diktaturës komuniste është se i bëri njerzit të kuptojnë se sa e keqe është diktatura komuniste”. [1]
Komunistët vuajnë që të jenë të dashurit e popullit dhe të verbuar nga kjo vuajtje, ata janë të gatshëm ta flijojnë popullin në emër të famës së tyre politike dhe për të mbetur përjetë në pushtet siç bënë për gati 46 vjet.
Sot langojtë që kanë dalë nga sokaku i të marrëve të Gjirokastër, ku lindi dhe u rrit shoku Enver Hoxha, u janë dherdhur viktimave të tyre dhe Ballit Kombëtar duke lehur, shpifur dhe mbrojtur krimet e Mehmet Shehut.
Llogjika e tyre thotë se pushkatimi dhe therja me thikë e 67 fshatarëve myzeqarë më 1 tetor 1943 ishte krim, masakër, por nuk ishte krim!!! A mund të mnbrohen krimet e tyre me këtë arsyetim, pra edhe ishte edhe s’ishte?
Këto ditë komunistët kanë shpërthyer me lumë sharjesh, shpifjesh dhe mallkimesh kundër Orgamnizatës së Ballit Kombëtar, duke përdorur fjalorin që etrit e tyre kishin përdorur në gjyqet pa fund të viteve 1945 – 1949, kundër ballistëve që I shkuan në plumb dhe litar.
E veçanta e gjithë vrerë vjellësve komunist është mungesa e fakteve, ata gjykojnë edhe sot me mëndjen e kriminelëve Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu: Çdo kundështar është armiku jonë!
Matufët komunistë, po të lexonin, do ta gjenin përgjigjen për Ballin Kombëtar në dokuemtat e panumurta në arkivin e Shqipërisë, të Italisë, të Anglisë, të Jugosllavisë etj si dhe në gazetat e kohës.
Duke njohur natyrën e langojve komunist që janë bërë vetëm për të lehur, qëllimi këtij artikulli nuk është për tu mbyllur gojën atyre, por për të parashtruar faktet historike për Mehmet Shehun aq san a lejojnë kufijt e një artikulli, dhe gjykimi i mbetet popullit.
Vepra e Ballit Kombëtar qëndron mbi bazamentin e fortë atdhetar, që ka të bëjë me lirinë dhe shtetin shqiptar, prandaj ajo nuk tundet nga lehjet e langojve.
Pavarësisht nga të gjitha këto komunisti Qemal Klosi e dënoi me vdekje Bektash Bej Cakranin, një plak 74 vjeçar. Në Francë Komandanti Suprem i Mbrojtjes Filip Peten, tradhëtoi vëndin dhe ua dorzoi Francën Gjermanëve. Pas luftës ai u dënua me vdekje. Presidenti Sharl de Gol për shkak të moshës së madhe dhe kontributit të tij gjatë Luftës së Parë Botërore ja fali jetën, ndërsa komunistët nuk dinin të falnin.
Ka disa arsye që komunistët tmerrohen prej emrit famëmadh të Ballit Kombëtar:
E para se në krye të Ballit Kombëtar ishte Mid’hat bej Frashëri dhe sipas komunstëve bejlerët dhe agallarët janë armiq të popullit, gjakpirës paçka se ata kanë sakrifikuar tërë jetën për kombin, kanë sakrifikuar pasurinë e tyre, dhe ishin ata që e bënë Shqipërinë.
E dyta me daljen në dritë të emrit dhe veprës së Ballit Kombëtar dalin në shesh krimet çnjerzore që komunistët dhe në veçanti ata të Mallakstrës me në krye Mehmet Sehun, Hysni Kapon, Qemal Klosin e Bilbil Klosin kanë bërë ndaj fshtarëve të tyre.
E treta me ndriçimin e historisë së Ballit Kombëtar dalin në shesh krimet e hatashme e të lemerishme të komunistëve e në veçanti të atyre të Mallakastrës.
Një ndër krimet më të mëdha është denatyrimit i personalitetit njerzor duke e ndarë famijen, duke vënë të spiunojë gruan kundër burrit, vëllanë kundër vëllait, nipin kundër dajos, mbesën kundër tezes etj., siç do të paraqesim faktet këtu më poshte.
Mësimi i të vërtetës historike, shmangia e politikës përçarëse, është detyra e njerzëve të ditur, që rrit dashurinë për atdheun
- Mehmet Shehu si tradhëtar i popullit të tij.
Tradhëtia është krimi më i madh që mund të bëhet kundër atdheut. Shumë autorë tradhëtinë ndaj atdheut kur ajo bëhet nga njrës që kanë pushtet e quajnë tradhëti të lartë. Në historinë e njerzimit janë tipike pesë tradhëti: Juda që tradhëtoi Krishtin, Bruti vrau pabesisht Jul Cezarin, Peten, komandanti suprem që u dorzoi Gjermanëve Francën në vitin 1940, Kuisling, themelues i Partisë Fshiste Norvegjeze që formoi një qeveri bashkëpunuese me gjermanët, Arnold, gjenerali amerikan që tradhëtoi popullin e tij dhe u bashkuar me anglezët në vitin 1770.
Tradhëtia më e madhe e botës vlejti vetëm 30 monedha argjendi, me të cilat mund të blije në atë kohë vetëm dy dele. Këtë shumë i paguan Judës që të dorzonte Jezu Krishtin. Të nesërmen Juda Iskarioti u pendua, ua ktheu paratë priftërinjëve dhe i penduar vari veten.
Sot Juda është bërë sinonimi fjalës tradhëti.
Kjo është historia botërore, po të kthehemi në vëndin tonë tradhëtia që Mehmet Shehu bëri ndaj vendit të tij e kalon Judën, Brutin, Peten, Kuislingun, Arnoldin ose të gjith të marrë së bashku.
Tradhëtari Juda u pendua të nesërmen dhe vari veten. Mehmet Shehu nuk u prejt asnjherë gjatë jetës tij duke vrarë e prerë vëllezërit e tij shqiptarë, nuk u pendua asnjehërë për veprat e tij, edhe pas vdekjes ai i shkruante Enver Hoxhës vazhdoni udhen time!
- Mehmet Shehu, ishte një përbindsh i rracës njerzore.
Ai urdhëroi ekzekutimin dhe shfarosjen e trimave dhe nacionalistëve të Mallakstrës. Mizoria e tij ndaj mallakastërjotëve dhe popullit shqiptar i kaloi kufijtë e mendjes njerzore, që nga viti 1942, kjo bishë e egër nuk u ngop asnjëherë me gjak shqiptari të pafajshëm. Edhe bisha më egër e shqyen gjahun dhe rri e prehet, përbindshi Mehmet Shehu nuk u prejt asnjëherë deri sa dha shpirt nga shokët e tij komunistë, në vitin 1982, për krimet që kishte bërë.
Pabesinë Mehmet Shehu e kishte të trashëguar nga i ati, Shehu i Çorrushit, se ai për tu bashkuar e përfituar nga bashibozukët e Haxhi Qamilit, më 15 mars 1915, tradhëtoi krahinasit e tij Ismail Klosin, babanë e Qemal Klosit, Hajredin Fratarin, dhe Baki Gjirokastrën dhe ua dorzoi bashibozukëve të Haxhi Qamilit të cilët i pushkatuan pas një muaji në Berat.
Këtë të vërtetë të kobshme e gjejmë në kujtimet e Petrit Velajt, por na e vërteton edhe vetë shoku Enver Hoxha, i cili kur shkoi në Vlorë për të “shpartalluar” të ashtuquajturin prej tij Fraksionin e Vlorës, bujti edhe në shtëpinë e Shehut të Mallakastrës, babait të Mehmetit dhe veç të tjerave zhvilloi këtë bisedë me të:
“- More këta qena, {Bektash Bej Cakrani, Tefik Sfiri, Besim Belishova etj}, janë për t`u pushkatuar, – tha Shehu. Ah, kur s`ua shuajti rracën Haxhi Qamili.
-Pse e njihje Haxhi Qamilin? Mos ke qënë gjë me të ? – e pyeti Enver Hoxha.
-Me të kam qënë, – tha me krenari Shehu, – se ai ishte kundër bejlerëve dhe unë ata as nuk i shihja, e as nuk i shoh dot me sy.” [2]
Të njëjtën gjë pohon edhe Beqir Ajazi për kriminelin e Mallakastrës, babanë e Mehmet Shehut. Në një vizitë që Mehmet Shehu bëri në burgun e Tiranës i drejtohet Hafiz Sherfi Langut, duke i thënë se ti ke tradhëtuar atdheun dhe Hafizi ja priti Mehmet Shehut flakë për flakë:
“ Hajër… Në senen 1912, kur kam ardhë nga Shkupi për në Vlonë, ku do ngrifshim flamurin, kam bërë 12 ditë rrugë, nga Shkupi në Mallakastër dhe po në këmbë kam shkuar në Vlonë. Këtë rrugë e kam bërë i veshur si grua me çarçaf e me perçe, nga frika se, po të më zinte yt atë, Sheh Ismaili, që ishte komandant i turkomanëve, më varte më ndonjë degë përralli”. [3]
Një personalitet i shquar Ali Këlcyra konfirmon gjithashtu: “Udhëheqësit e rebelëve të Haxhi Qamilit u dënuan me vdekje me përjashtim të Shehut të Corrushit e disa shokëve të tij të cilët shpëtuan, falë ndërhyrjes së Sami Vrionit, dhëndërr i Esatit dhe guvernator i atëhershëm i Beratit…
Krimineli Mehmet Shehu, nuk nguroi që ta vriste shpëtimtarin e të atit, Sami Vrionin, kur iu paraqit rasti”.[4]
Në kalvarin e gjatë që kaluan mallakastriotët dhe populli shqiptar në burgun Shqipëri të kriminelëve Enver Hoxha, Mehmet Shehut, për nga egërsia e krimeve dhe sadizmi me të cilin ata i kryenin krimet ua kaluan së tepërmi edhe kampeve naziste, sipas dëshmive të vet atyre që i provuan.
Një oficer i Sigurimit të Shtetit ka deklaruar se: “Mehmeti… e dinte se si mund të bëhen njerzit të dëgjuar, duke vrarë dhe duke prerë me bajraktarizëm, mund të fitosh nam, prandaj Mehmeti ndoqi rrugën e kriminalitetit duke masakruar. Fjalën “të pushkatoj”, “të arrestoj”, ky njeri e kishte në majë të gjuhës. Toger Baba nga Kuçi i Vlorës, ishte thirrur nja dy herë nga gjeneral Koç Xoxe dhe i ishte qortuar për sjellje të ashpër ndaj popullit… Pasi doli nga Koçi shkoi tek Mehmeti dhe ky i thotë: “mos dëgjo se ç`thonë andej, vazhdo punën ti”. [5]
- Fillimi i rrugës kriminale.
Rrugën kriminale Mehmet Shehu e kishte projektuar që atë ditë që ai iu fut ideologjisë kriminale komuniste.
Në ndihmë të formimit të Mehmet Shehut, me një ideologjinë kriminale, veç të tjerave na vjen në ndihmë edhe dëshmia e intelektualit, historianit dhe publiçistit Kostë Çekrezi, i cili në vitin 1941, ka qënë i internuar në Francë së bashku me Mehmet Shehun, Skënder Luarasin, Hulsi Spahiun dhe Vangjel Dhimitriadhi. Kostë Çekrezi thotë se: “Shokët e mi të internimit Luarasi, Shehu dhe Spahiu, mendonin se Presidenti Rusvelt nuk ishte më i mirë se Musolini dhe Hitleri! Unë ju thoshja shokëve të mi në internim, besoni me të vërtetë se Stalini që mbahet në fuqi me anë masakrash mund të barazohet me Ruzveltin që ardhi në fuqi me votat e lira të popullit amerikan?
Me sy të zgurdulluar Mehmet Shehu u turr të më godiste me grusht tue bërtitur marrëzisht: “Mos e zër në gojë në një kohë Ruzveltin tënd me Stalinin tonë të madh?!” Se si do të kishte përfunduar kjo zënkë e papritur në mes tonë po të mos kishte hyrë në mes Skënder Luarasi, as ma merr mëndja…” [6]
Mehmet Shehu filloi ta ekzekutoi në praktikë ideologjinë kriminale, gjatë ditëve të Lëvizjes Antifashiste, sipas porosive të shokut Enver Hoxha, që ia jep në shtëpinë e tij kur kthehej nga Vlora ku kishte shkuar për të shpartalluar Fraksionin e Vlorës:
“… Edhe Bektash Cakranin e Tefik Sfirin, edhe Ali Këlcyrat e fajdexhinjtë e Gjirokastrës, të gjithë ç`janë armiq, t`i futim në një thes, t`u lidhim një gur të madh dhe t`i hedhim në Vjosë”. [7]
Këtë porosi të Enver Hoxhës zbatoi Mehmet Shehu edhe për Bektash Cakranin dhe Tefik Sfirin dhe dhjetra fshatarë të tij dhe në gjith Shqipërinë.
Kur flasim për krime të llahtarshme menjeherë na shkon mëndja tek Hitleri dhe Musolini, por Hitleri dhe Musolini nuk vranë bashkëkombasit e tyre siç vranë Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu.
Kjo egërsi e katilit Mehmet Shehu vinte nga fakti se ata kishin lindur komunist dhe ishin të bindur se Stalinizmi mund ta shpëtonte botën, dhe në këtë rrugë ata donin të merrnin pushtetin me çdo kusht. Këtë parim totalitar e kundështon edhe i biri i Mehmet Shehut, shkrimtari Bashkim Shehu: “Do të kishja dëshëruar një kompromis ndërmjet partizanëve, ballistëve, zogistëve dhe socialdemokratëve, madje mendoj se do ta dëshëroja edhe kur kjo të dukej e pamundur”.[8]
- Krimet e Mehmet Shehut nuk mund të numurohen
Krimet e Mehmet Shehut nuk mund të numurohen dhe të përshkruhen, por sa për të tërhequr vëmëndjen e lexuesit përmëndim sa vijon:
Në shtator të vitit 1943, pas kapitullimit të Italisë Fashiste, komandant i grupit të karabinierëve italianë kolonel Gamuçi, në krye të 120 karabinierëve, shkoi në shtabin komunist në Labinot ku ishte Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Ai deklaroi se dëshëronte në krye të 120 karabinierëve të luftonte në radhët e partizanëve kundër gjermanëve. Enver Hoxha i dha urdhër Kadri Hoxhës ta shoqëronte grupin e karabinierëve për në Orenj. Në rrugë e arriti Xhelal Staravecka, atë kohë komandant batalioni i Brigadës së Parë dhe kërkoi me urdhër të Mehmet Shehut t`ia dorzonte atij grupin e karabinierëve. Të 120 karabinierët me në krye kolonel Gamuçin u pushkatuan me qëllim që tu merrnin veshjet për partizanët dhe çdo gjë që ata kishin me vete. [9]
Krimineli Mehmet Shehu krenohet për krimin makabër duke i shkruar shefit të tij Enver Hoxhës: “Në Labinot na lajmëruan se në Orenjë ndodheshin rreth 130 karabinierë italianë… U këshilluam me shokun Baca {Ramdan Çitaku}… I ekzekutuam që të gjithë në mënyrë konspirative”.[10]
Më 9 tetor 1943, Mehmet Shehu shkoi në postën e xhandarmërisë në Priskë të Tiranës. Të gjithë xhandarët ju dorëzuan në besë. Mehmet Shehu i pyeti vetëm për emrat dhe i pushkatoi në vënd: Kapter Adil Nasufi nga Margëlliçi i Çamërisë, kishte vetëm 15 ditë në shërbim, Preng Marku nga Kaçinari, Zef Simoni nga Fishta, Preng Shkreli nga Malësia e Shkodrës, Pjetër Shkjalleshi nga Kthella, të pesë këta xhandarë të varfër kishin vetëm një vit në shërbim.
“Më 21 tetor 1943, Brigada partizane e komanduar prej Mehmet Shehut sulmoi çeten e Ballit Kombëtar dhe pas një lufte të tmerrshme në kodrën e Cen Hasanit dhe malit të Hajdarajt, mundi të kapë 63 robër. Sejcilit prej këtyre robërve Mehmet Shehu i bëri këtë pyetje: “A do të luftosh përsëri në radhët e Ballit apo do të luftosh në radhët tona?”. Prej 63 robërve, vetëm njeri pranoi të futej në Bridagën e tij. Të 62 të tjerët refuzuan kategorikisht dhe me krenari. Ata deklaruan se janë në Ballin Kombëtar pasi janë të bindur se Balli lufton për lirinë e Shqipërisë. Mehmet Shehu dha urdhër atëherë që të pushkatoheshin të 62 ballistat, kundër çdo rregulli dhe ndjenje njerzore dhe ç`është më e pabesueshme, i ndaloi ekzekutuesit t`u jepnin atë që quhet “colpo di grazia” me revolver, dhe pa u dalë shpirti, urdhëroi t`i thernin me thikë”. [11]
Edhe për këtë krim krimineli Mehmet Shehu krenohet kur i shkruan shefit të tij Enver Hoxhës: “Kemi bërë tre aksione kundër gjermanëve, ku edhe shpartalluam 400 bashibozukë të Isa Manastirlikut. Nga 172 robërit e Isait, 63 u pushkatuan në katundin e Hamit Matjanit”.[12]
„Në përroin e Shipkës të Voskopojës, Korçë, janë zbuluar kufomat e 185 vetave, luftëtarë të lirisë, të mbytur e të masakruar me një egërsi shtazore, që rrallë ka parë historia ! O klysha të Dushanit ! Po akoma keni sy e faqe për të quajtur vehten shqiptarë, duke e përdhosur këtë emër të shenjtë ? O barbarë të paemër, kjo është liri e popullit, që keni trumbetuar në të katër anët ? Kufomat e përroit të Shipkës buçasin „Hakmarrje, hakmarrje, kundër të huajve që na ndajnë!“, shkruan Besim Shtajka në revistën e Ballit Kombëtar „Robni o Liri“, faqe 14.
Në nëntor të vitit 1944, kur forcat partizane po futeshin në Tiranë, Mehmet Shehu urdhëroi që mauzoleumi i Nënës Mbretëreshë të hidhej në erë me dinamit. Hedhja në erë e mauzoleumit shënoi fillimin e një praktike të re, të paparë në historinë e shtetit shqiptar, atë të prishjes së varreve të „armiqve“ të vdekur, dhe të lënies pa varr të „armiqve“ të rinj. Numuri i varreve që u prishën gjatë 46 vjetëve të diktaturës komuniste është i madh, akoma më i madh është numuri i varreve të „armiqëve“ të pushkatuar apo të zhdukur, që humbën përgjithmonë!
Mbas të ashtuquajturit çlirim i Tiranës Mehmet Shehu nga data 1 deri më 17 dhjetor 1944, pushkatoi mbi 100 shqiptarë të pafajshëm.
Në fillim të vitit 1944, Blloku Kombëtar Indipendent me qëndër në Shkodër ngriti batalionin Vermoshi me ushtarë, (fshatarë) me pagesë nga Mirdita, që përbëhej nga tre kompani e sejcila kompani kishte tre toga. Në çdo togë kishte një efektiv xhandarës me 40 vetë dhe 10 ushtarë gjermanë me komandant major Dod Nikoll Ujka.
Nga data 15 prill deri më 15 shtator 1944, Batalioni u dërgua në Jug të Shqipërisë, për të siguruar shpinën e forcave gjermane gjatë tërheqies së tyre nga Greqia.
Mbasi Batalioni mbriti na fshatin Vajzë të Vlorës komandanti ngarkoi detyrat: Kompania e parë u dislokua në fshatin Dukaj Tepelenë, kompania e dytë në fshatin Sinanaj të Tepelenës dhe e treta në Sevaster të Vlorës…
Në mes të shtatorit 1944, komandanti major Dod Nikoll Ujka i dha urdhër kompanisë së parë në Dukaj që me të rënë nata të linte pozicionet dhe të marshonte në drejtim të kompanisë së dytë në Dukaj dhe prej andaj të dy kompanitë të marshonin drejt Sevasterit për t`u tërhequr.
Komandanti kompanisë së parë, kapiten i klasit parë Jusuf Dema, la pozicionet me ditë dhe filloi marshimin. Kjo lëvizje u dallua nga fshatarët të cilët lajmëruan komandën e Brigatës Parë që ndodhej dy kilometra larg. Mehmet Shehu me të marrë sinjalin sulmoi kompaninë e parë të Jusuf Demës. Jusufi e braktisi kompaninë dhe marshoi e u bashkua me kompaninë e dytë në Sinanaj. E mbetur pa komandë kompania e parë mendoi se do të ishte më mirë të kthehej në pozicionet e para në Dukaj dhe u kthye mbrapa. Kur ju afrua pozicioneve u gjend nën breshërinë e forcave të Brigadës së Parë të cilët i kishin zënë pozicionet e kompanisë së Jusuf Demës.
Në përfundim të kësaj përpjekje nga të dy kompanitë mbetën të vrarë pa mëshirë nga partizanët e Mehmet Shehut 70 xhandarë. Partizanët vranë pa mëshirë edhe kur xhandarët, fshatarët e varfër Mirditës ngrinin duart e dorzoheshin. U kapën rob, 27 xhandarë. Mehmet Shehu nuk u ngop me gjakun e derdhur të 70 shqiptarëve por edhe robrit pasi u fyen, poshtëruan dhe u xhveshën lakuriq duke ju grabitur, armatimin, paratë, veshmbathjen dhe të gjith sendet personale u vranë pa mëshirë buzë lunit Vjosë. Shfaqje më makabre s`mund të kishte dhe këtë shfaqje anti njerzore kundër vëllezërve të tij shqiptarë mund ta bënte vetëm nje komunist si Mehmet Shehu.
Nga kjo tragjedi, shqiptari Dod Nikoll Ujka u çmënd dhe u shtrua në çmendinën e Vlorës, ndërsa “sebi” Mehmet Shehu ngazëllehej dhe lumturohej !!![13]
Një nga tmerret e pabesueshme të Mehmet Shehut është vrasja e njerzëve që dorëzoheshin në besë, sepse ky Dragua i Kuq me emrin Mehmet Shehu nuk kishte besë dhe nuk e njihte besën shqiptare.
Në shtator të vitit 1944, Mehmet Shehu ishte komandant i Divizionit të Parë Sulmues. Në këtë kohë udhëheqësi i qëndresësë anti sërbe Preng Cali, dorzohet në besë, Mehmet Shehu i bëri një vrasje model që të trembte gjith reaksionarët e veriut!
Në krye të gjyqit ushtarak, me shkresën nr. 2890 dt. 6.9.1944, dënoi me vdekje Sherif dhe Zyber Lita të kapur në Kalanë e Dibrës.
Krimineli Shefqet Peçi, me shkresën nr. 3/5 datë 6.2.1945, i shkruan Mehmet Shehut “Gjyqi Ushtarak i Koorp- Armatës III, dënoi me vdekje 21 persona dhe presim aprovimin e ekzekutimit për 10 veta, në lidhje me Dedë Shabanin, Hasan Isufin, Gjon Martinin …”
Mehmet Shehu i përgjigjet: “Nga shqyrtimi që iu bëra proçeseve të 21 personave të dënuar me vdekje, konstatova se gjyqi është nxituar dhe disa prej tyre mund të mos pushkatoheshin…”
Pra këta kriminelë legjendarë flasin për njerzit sikur të jenë bagëti për t`i skartuar !
Në vitin 1945 gjeneral major Mehmet Shehu lëshoi këtë urdhër për Qarkun e Shkodrës: “ Në rast se … do të guxojnë të shtijnë me armë kundër partizanëve, atëhere … të sulmohen reaksionarët dhe nga ata që do të kapen me armë në dorë, të pushkatohen në vënd pa gjyq… Të gjith elemenët dezertorë, ose ata që arratisen t`u caktohet një afat për t`u dorzuar, pas këtij afati t`u digjen shtëpitë dhe t`u internohet familja… Ata që kapen pas këtij afati të pushkatohen pa gjyq… Reksionit i duhet bërë asgjesim i plotë… ”
A nuk kishin dhënë po këtë urdhër edhe nazistët gjermanë ? Ndryshimi qëndron se Mehmet Shehu vriste vëllezërit e tij, ndërsa gjermanët vrisnin njerëz të një kombësie tjetër.
Mehmet Shehut dhe Shefqet Peçit, më 24 shkurt 1945, raportojnë gjëndjen: “Të pushkatuar Lazër Pali nga Magulla. Tom Marku 27 vjeç nga Sheldia u pushkatua në konferencë, përpara popullit se nga 9 armë kishte treguar vetëm një ! Shtëpitë e djegura janë të Vat Gjonit nga Kiri, Prel Gjeloshi nga Xhami, Zef Markut, Lulash Gjonit, Marash Pjetrit, Shan Murati, sepse këta persona janë arratisur. Në Kelmend u dogjën 34 shtëpi dhe u pushkatuan 50 vetë… “
Komunisti Arif Hasko, nga Tërbaçi i shkruante Mehmet Shehut më 13.3.1945 se :
„Kanë dezertuar 30 vetë brënda muajt, por me pushkatimin e 6 dezertorëve janë prerë.Partizanët nuk kanë mbajtur qëndrimin e duhur në popull, duke i rrahur e torturuar … Dhe nga ana tjetër kanë djegur edhe shtëpi gjoja gabimisht… „ [14]
Gjatë një vizite që Mehmet Shehu bëri në burgun e Tiranës, ne vitin 1947, ka deklaruar se „ Kosmetin ( Kosovë e Metohi), jeton e lulëzon për bukuri në gjirin e marshallit Tito që e mban atë në pëllëmbë të dorës“. [15]
Komunisti Mark Dudi, 16 vjet deputet në Kuvëndin Popullor, ka deklaruar se në vitin 1949, pas vrasjes së komunistit Bardhok Biba që ishte nipi reaksionarit Gjon Markagjonit, Kryeministri i asaj kohe Mehmet Shehu, urdhëroi të pushkatoheshin 101 mirditore dhe të internoheshin 300 familje dhe më tej ai vazhdon: “Në një bisedë që kam bërë me Sul Manokun më ka thënë për ekzekutimin e 14 personave në Qaf Valmir, Mirditë, se për urdhërin e Mehmet Shehut ishja i shqetësuar dhe i kam kërkuar menjëherë takim Enver Hoxhës, i cili më priti. I tregova se Mehmet Shehu ka dhënë urdhër për të ekzekutuar 101 persona e për të internuar 300 familje mirditore. Ai mbasi më dëgjoi me shumë vëmëndje më tha: “Do ta ulim në 90 % këtë urdhër” Unë i thash se Mehmeti është atje e më vë edhe mua përpara pushkatimit. Ai e urdhëroi Mehmet Shehun të shkonte në kufirin grek ku zhvilloheshin luftime”.[16]
Sot dihet nga të gjith se të 14 mirditorët që u pushkatuan mbi varrin e Bardhok Bibës dhe mbi 100 familje të internuara nuk kishin asnjë lidhje dhe dijeni për vrasjen e Bardhok Bibës. Komunisti Bardhok Biba u vra thjesht për hakmarrje, vrasësi u arratis jasht shtetit dhe u kthye në Shqipëri në vitin 1993, veç të tjerëve këtë fakt e konfirmon në një libër edhe Lekë Melyshi, vëllai i heroit komunist Pal Melyshi.
Më 19 gusht 1951, organizata antikomuniste “Bashkimi Kombëtar” me anë të anëtarëve të sajë Hysen Llullës dhe Qazim Laçit organizoi aksionin e hedhjes se një sasie dinamiti ne legatën sovjetike, e cila nuk pati pasoja me përjashtim të thyerjes së disa xhamave të ambasadës.
Sigurimi i Shtetit nuk mundi të zbulonte se nga i erdhi kjo goditje, por pavarësisht se nuk kishte asnjë fakt Byroja Politike e Konitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, në bazë të listave të perpunimeve aktive 2A dhe të kontrolleve operative 2B, arrestoi 158 persona, përzgjodhi 22 prej tyre që nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen, të cilët i pushkatoi pa gjyq. Roli determinues për këtë vepër makabre që ja kalonte dhe Hitlerit dhe Stalinit ishte i Ministrit të Brëndshëm, kriminelit komunist Mehmet Shehu. Po citojme fjalën dhe propozimet e tij në mbledhjen e Byronë Politike, më 20 sjkurt 1945:
“Të arrestojmë rreth 100 ose 150 vetë , nga të cilët 10 ose 15 prej tyre t`i pushkatojmë, duke zgjedhur sigurisht nga ata më kryesorët, mbasi kanë dashur të organizojnë atentate të tjera. Kjo masë do të proçedohet edhe me një masë tjetër spastrimi nga Tirana, të familjeve reaksionare brenda një muaji. Ne duhet terrorit t`i përgjigjemi me terror dhe, këtë mund ta bëjme me plot ndërgjegje dhe me gjakftohtësi. Ne i kemi përgatitur listat e arrestimeve dhe, po të jeni edhe ju dakort, veprojmë që sonte. Qysh mbrëmë ne kemi marrë masa për ruajtjen e gjithë njerzëve të Legatës Sovjetike… Do të bëjmë pastrimin që të heqim familjet e dyshimta … Këto masa do t`i marrim kudo ku ka sovjetikë, që janë rreth 200 vetë prej tyre.
Të gjithë anëtarët e Byrosë, njëzëri: Të gjithë jemi dakort me këto masa.
Shoku Mehmet Shehu: Do të ishte mirë që ne, si Byro Politike, t`i bënim një telegram shokut Stalin…
Shoku Beqir Balluku: Po për çështjen e atyre që do të pushkatojmë, ne duhet të gjejmë edhe një motivacion…
Shoku Mehmet Shehu: Për këtë gjë duhet të flitet pak, edhe me gjykatën, edhe me prokurorinë ushtarake”.[17]
Mehmet Shehu mbeti deri në fund të jetës së tij i pa ngopur me vuajtjet mjerimet dhe poshtërimin që i bënte rracës tij shqiptare.
- Disa nga denoncimet pas vitit 1990
Pas vitit 1990, për këtë egërsirë me fytyrë njeriu është folur dhe shkruar gjatë. Sa për të tërhequr vëmëndjen e lexuesit po përmënd këto fakte:
Një oficer i lartë komunist, Lefter Hitaj tregon: “Në vitin 1976 erdhi në shkollën e partisë kryeminstri Mehmet Shehu për të na shpërndarë diplomat. Ai mbajti një fjalim të zjarrtë e ndërmjet të tjerave tha: “Partia jonë heroike, ka zbuluar dhe asgjesuar 12 grupe armiqësore, duke filluar që nga Anastas Lula e Sadik Premtja e deri tek armiqtë e fundit të partisë e të popullit, Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako, e Rrahman Përlaku, për të cilët vendimet e gjyqeve të popullit i dënuan: Beqir Ballukun 4 herë me pushkatim, Petrit Dumen tre herë me pushkatim, Hito Çakon 2 herë me pushkatim Rrahman Përllakun me 25 vjet burg, dhe këto vendime u ekzekutuan. Salla shpërtheu nga brohoritjet”.
Shikoni pra me sa zjarr dhe urrejtje flet Mehmet Shehu edhe për kë, për shokët e tij të komunist, dhe shikoni gjithashtu se ç`farë gëzimi dhe ngazëllimi përjetojnë komunistët e tjerë në sallë!
Dhe një vit pasi kishte shpartalluar “grupin armiqësor në ushtri” Mehmet Shehu, nuk lë rast pa shfrytëzuar për të goditur armiqtë e klasës.
Profesor doktor Nazmi Shtino, ekspert mjeko ligjor ka treguar rastin e dënimit të Kasëm Trebeshinës i cili ishte arrestuar dhe dënuar tre herë në vitin 1956, 1977 dhe 1980: “Në vitin 1977, pasi ishte arrestuar, na sollën për të bërë ekspertimin mjeko ligjor shkrimtarin e njohur Kasëm Trebeshina. Kasëmi fliste kundër sistemit dhe udhëheqësve të Partisë në një mënyrë të friksheme. Grupi i profesorëve të njohur të kohës si Dibra, Preza, Shtino etj arriti në përfundim se Kasëm Trebeshina duhej të konsiderohej i pa përgjegjshëm për shprehjet dhe deklarimet e tij.
Me të marrë vesh Mehmet Shehu urdhëroi të grisej raporti dhe profesorët të deklaronin në gjyq se Kasëm Trebeshina ishte një person i përgjegjshëm. Ashtu vepruam edhe ne dhe Kasëmi u dënua me 10 vjet burg”.
Mehmet Shehu, kishte dhe një arsye më shumë se komunistët e tjerë, që urrente “armikun e popullit” Kasëm Trebeshinën, sepse Fiqirete Sanxhaktari, gruaja e tij ishte kushërira e parë e Kasëm Trebeshinës, ishin fëmijë tezesh![18]
Në arkivat sekrete angleze Mehmet Shehu, përcaktohet si një serial killer, që vrau me dorën e tij mbi 200 vetë.
„Lindur në fshatin Çorrush të Mallakastrës, ai është i biri i Ismail Shehut dhe nipi Sheh Aliut, që të dy janë të njohur edhe si dy eksponentët famëkeq të rebelimit të 1914-1915 të udhëhequr nga Haxhi Qamili kundër qeverisë shqiptare të asaj kohe. Vetë Sheh Aliu, një krijesë e egër dhe e pa skrupullt, ka vrarë Hajredin Fratarin dhe Ismail Klosin, të dy të njohur dhe nacionalistë të krahunës së Mallakastrës.
Mehmet Shehu la kursin e tij ushtarak të papërfunduar dhe shkoi në Spanjë së bashku me shokun e tij Hulsi Spahiu. Atke ata të dy hynë në ushtrinë komuniste spanjolle për të marrë trajnim për tortura dhe vrasje.
Ja disa nga lista e gjatë e krimeve të tij në Shqipëri:
Ai u kthye në Shqipëri menjëherë pas pushtimit italian dhe grabiti Jonus Nuren me 400 napoleona flori, në fshatin Murtajas të Mallakastrës.
Më pas ai hyri ne Partine Komuniste. Pas betejës së Selenicës, kapën 63 italianë. Ai i torturoi dhe i vrau të gjithë ata me dorën e tij, duke u treguar rekrutëve të rinj komunistë, se si duhet të bëhen gjërat. Ne mesin e këtyre të burgosurve ishte kapiteni italian një shok i tij i vjetër nga Modena. Ai gjithashtu u ekzekutua, pasi u mbajt mysafir për një javë. Shpella e Kremenarit është dëshmitare e këtyre masakrave.
Në një përleshje në Lushnje midis komunistëve dhe jo komunistëve të kuqtë morën 64 të burgosur dhe të gjith u masakruan nga dora e Mehmet Shehut.
Në fshatin Velçan të Mokrës ai u nguli thikën për vdekje dy nipërve të Hasan Beut.
Ne fshatin Çorrush, ai torturoi dhe pastaj i dha fund kapitenit Idriz Dizdari.
Ne fshatin Çepan të Skraparit ai torturoi Seit Çepanin, i bili Asllan Bej Çepanit, duke i prerë me një sharrë të dy këmbët dhe duke e lënë të vdes në agoni.
Sot një krijesë e tillë mban një post të rëndësishëm në ushtri me gradën e gjeneral majorit”.[19]
Shkrimtari dhe publiçisti Skifter Këlliçi ka përshkruar me nota tragjike marshimin e rezervistëve të Repartit Ushtarak 1105, Tiranë, prej datës 29 janar deri më 6 shkurt 1979, në udhëtimin që bëri gjatë luftës Brigada e Parë, për të shpëtuar Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
Gjatë këtij marshimi ku nata kalohej në qiell të hapët, vdiqën ose ngrinë në borë katër rezervistë, ndërmjet tyre ai kujton Klement Bulgarecin, gazetar i TVSh-së, si dhe u smurën dëmtuan dhe u plagosën shumë të tjerë. Duke qënë se Reparti prej 1500 efektivash nuk ja kishte arritur qëllimit, erdhi në Vaqar vetë Mehmet Shehu. Me pompozitet si gjithnjë në vënd sa të shprehte hidhërimin e tij për humbjen e katër ushtarëve, në kohë paqie, ai na u drejtua me këto fjalë:
“Po përse nuk flisni more bythpambukët e Tiranës? Ata që ishin ndarë përgjithmonë nga ne, kryeministri … as i zuri fare në gojë sikur të kishin ngordhur qen … Pasi zbriti nga trubuna hodhi sytë nga komandanti i Brigadës së Lushnjes dhe i tha: “Mos pandehni se ju do të shpëtoni… Bëhuni ca trima, se kam pushkatuar nja 67 fshatarë nga ju që ishin të lidhur me Ballin… “ [20]
Aq sa ishte çnjerzor dhe imoral me vartësit e tij dhe popullin shqiptar aq ishte servil dhe zvaranik i pështirë, përpara “udhëheqësit legjendar” Enver Hoxha ky Mehmet Shehu. Ndërmjet shumë e shumë shembujve atë e shohim të tillë, në një letër që i dërgon Enver Hoxhës për Ismail Kadarenë ku i kërkon që Ismail Kadare të mos dënohet për poemën “Pashallarët e kuq” Kjo letër është tipike për nga shembulli përuljes dhe servilizmit në xhunglën e Komitetit Qëndror të Partisë Punës Shqipërisë. Mehmeti pasi “përkthen” mendimet e Enver Hoxhës duke akuzuar Ismail Kadarenë sepse nuk ndan ideologjinë armike nga mbartësit e sajë, e absolutizon burokratizmin, etj kërkon që Ismail Kadare të mos ndëshkohet sepse ka dhënë edhe vepra të mira, por letra përfundon me këto fjalë: “ Kështu mendoj, unë. Por mund edhe të gaboj në mendimin tim. Sidoqoftë unë jam dakort si të vendosni ju. 20.10.1975”. [21] Kjo është një letër e shkruar me dorë që edhe sekretarja e Enver Hoxhës të mos kishte dijeni për të.
Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo gjatë tërë jetës tyre kriminale kanë qënë në garën e krimit me Enver Hoxhën me Koçi Xoxen dhe Kadri hazbiun se kush mund të vriste, të masakronte dhe të burgoste më shumë shqiptarë!
Kështu, thotë studjuesi Albert Kotini, komunistët e Mehmet Shehut betimet e traditave shekullore shqiptare “për besë”, “për flamur”, “për atdhe”, e “për fe” u zëvëndësuan me betimin komunist “për ideal të partisë” !
- Denatyrimi i personalitetit njerëzor.
Fenomeni i denatyrimit të përsonalitetit njerëzor nën diktaturën komuniste, edhe është i pa studjuar nga psiko-analistët dhe historianët.
Në atë kohë denatyrimi i personalitetit njerzor ishte veti e sistemit dhe u shfaq jo vetëm në Shqipëri.
Kjo smundje e sistemit u shfaq në mënyrë të frikshme në të gjith Shqipërinë.
Shembullin e parë duhet ta jepte udhëheqia e lartë: Enver Hoxha pushkatori kunatin e tij Bahri Omarin.
Adil Çarçani, vrau gjatë luftës xhaxhanë e tij Daur Çarçanin.
Servet Pullumbi, profesori komunist dhe udhëheqësi i Partisë Socialiste kishte vëllan të dënuar për politikë…
Kastriot Kapaj, në historinë e Gjormit të Vlorës, tregon për 11 vëllezër të ndarë njeri partizan dhe tjetri ballist.
Gjenerali komunist Halim Xhelo, në vitin 1960 botoi kujtimet e tij dhe ndërmjet të tjerave shkruan: “I kam kërkuar shokut Besnik [Hysni Kapos] t’i heq lëkurën babit, ta vras, por ai nuk më ka lënë”
Në fshatin Tragjas mund të numurojmë mbi 10 familje të ndara, si psh. Udhëheqësi i Ballit Kombëtar Skënder Muço i kishte nipër komunistët dëshmorë Kastrit Muço dhe Maliq Muço.
Ballisti Hysni Alimerko, i dënuar me vdekje, vëllezërit e tij Eqeremin, Merkurin etj. dhe kushërinjtë e parë i kishte komunistët.
Ballisti Sefer Imeri, kishte një djalë komunist Xhemalin dhe një ballist.
Udhëheqësi i Ballit Kombëtar të Vlorës Tahir Hoxha i kishte të katër djemtë komunistë.
Djali i madh i Tahirit, Luteri, lidhi hallën e tij me litar pas një gorice dhe me urën e zjarrit në dorë dogji shtëpitë e tij sepse ishin shtëpitë e një ballisti.
Ballisti Selim Laçe i pushkatuar nga komunistët kishte dy vëllezër komunist: Habilin dhe Guçen etj.
Vëllanë e kolonelit komunist Mehmet Jaho, alias Luftar Bolena, Fuat Jaho e pushkatuan në vitin 1945 si komandant i Ballit Kpmbëtar.
Kushririn e parë të Heroi i Popullit Asim Aliko, kolonel i Sigurmit të Shtetit, Lahe Nuro Alikaj, komandant të Ballit Kombëtar e vranë në vitin 1946.
Heroi i Popullit Pal Melyshi, oficer i Sigurmit të Shtetit kishte babanë të arratisur në male që luftonte komunizmin.
Po kështu oficeri i lartë i Sigurimit të Shtetit Mark Dodani, xhaxhan e kishte në mal të arratisur që luftonte kundër komunistëve. Ai u vra në përpjekje me forcat e Sigurimit.
Heroi i Popullit Bardhok Biba ishte kushëri i parë i Gjon Marka Gjonit, kundështar i komunistëve.
Zenel Shehu, kapiten i Ahmet Zogut, kur erdhi në Shqipëri si desant e spiunoi nipi tij djali i motrës, Mexhiti dhe ai u pushkatua.
Not Qiricin nga Dukati i Vlorës, i arratisur e vrau djali i tezes me urdhër të Sigurmit të Shtetit, etj, etj.
[1] “Mapo”, dt.5.12.2010, f. 24
[2] Enver Hoxha “Kur lindi Partia”, Kujtime, Tiranë 1981, f. 425
[3] Beqir Ajazi “Nga shkaba me kurorë te drapëri me çekan”, Mokra, Tiranë 2000, f. 264
[4] Ali Këlcyra “Shkrime për Historinë e Shqipërisë”, Onufri, Tiranë 2012, f. 56
[5] “Mardhëniet shqiptaro- jugosllave 1945 – 1948” Dokumente, Tiranë 1996, f. 438, 448, 449
[6] Kostë Çekrezi “Plani i tretë i coptimit të Shqipërisë”, Virgjinia, SHBA, 1951, f. 17
[7] Enver Hoxha “Kur lindi Partia”, Kujtime, Tiranë 1981, f. 425
[8] “Mapo”, dt. 5.12.2010, f. 25
[9] Tomorr Aliko “Antologjia e krimit komunist”, Tiranë 2006, f.67
[10] Gazeta “Standard”, dt. 10.4.2012, f.19
[11] AQSH, F. Balli Kombëtar, V. 1943, D. 57, f.17
[12] Gazeta “Standard”, dt. 10.4.2012, f.19
[13] Lek Nikoll Melyshi “Krahina e Kthellës dhe Bajraktari Gjon Melyshi”, Tiranë 2008, f.297-300
[14] „Republika“, dt. 7.1.2011, f. 18
[15] Beqir Ajazi “Nga shkaba me kurorë te drapëri me çekan“, Mokra, Tiranë 2000, f.304
[16] Gazeta “Telegraf”, dt. 25.11.2010, f. 14
[17] Kastriot Dervishi në gazetën “55”, Tiranë, dt. 23.2.2013, f. 16-17
[18] “Gazeta Shqiptare”, dt. 12.6.2011, f. 28-29
[19] Cituar nga Prof. dr. Luan Malltezi, gazeta “Nacional”, dt. 11.9.2011, f.15
[20] Gazeta “Metropol”, dt. 10 – 11.6.2011, f.18-19
[21] Gazeta “Standard”, dt. 20.11.2011, f. 10-11, “Letra e dorës e Mehmet Shehut e shkruar mesnatën e vitit`75
për Enver Hoxhën”