VAZHDIMI I MASAVE PARANDALUESE DHE BESIMI SE JETA DO NORMALIZOHET PERSERI /
Shkruan:Dr. ALI LUSHNJA-Jacksonville-Florida/
Te dashur bashkeatdhetare .
Deshiroj te ndaj me Ju, disa informacione rreth Pandemise COVID-19 per ta perballuar dhe luftuar sa me lehte.
Perdorimi i Vaksinave Virale dhe Bakteriale kane luajtur dhe luajne nje rol te rendesishem ne luftimin e semundjeve infektive , te tilla si, vaksinat virale te : Poliomieliti, fruthi, lise, hepatitit B etj. dhe ato bakteriale si: Tetanozi, pertusi (kolla e mire), difteria etj.
Gjithmone kane ekzistuar kendveshtrime te kunderta njeresor ndaj vaksinave, por shumica kane menduar dhe mendojne se vaksinat kane qene nje arritje e madhe e shendetesise te shekullit te 20-te.
Vaksinat kunder COVID-19, me aplikimin e teknologjive te reja dhe te arritjeve te shkences ne ditet tona, po bejne te mundur qe dhe ky virus, edhe ne se bashkejeton me ne per disa vite , do te perballohen me me lehtesi sikurse semundjet e tjera virale. Vaksinat e COVID-19 , mundesojne mbrojtjen e individit dhe jane nje element I rendesishem i nderprerje se perhapjes te ketij virusi. Vaksinat anti-covid-19 te bera nga : Moderna Inc., Pfizer Inc- BioNTech SE, dhe AstraZeneca Plc administrohen me dy doza . Distancat e kohes nga berja e dozes se pare dhe kryerjes se dozes se dyte jane te ndryshme per secilen nga keto tre vaksina. Te gjithe individet , pasi te bejne dozen e pare ju caktohet data per te bere dozen e dyte. Duke u vaksinimit dhe u krijuar imuniteti i popullates ne pergjithesi arrihet qe rastet me COVID-19 te rrallohen. Vaksinat e perdorura aktualisht, ketu ne U.S.A. nuk permbajne virusin e gjalle Covid-19. Vaksinat mbartin material gjenetik (mARN) qe lejon sistemin tone imunitar te krijoje antitrupa qe do te luftojne virusin COVID-19. Vaksinat bashkepunojne me sistemin tone imunitar qe do te thote se trupi yne eshte gati te luftoje virusin ne rast se ne biem ne kontakt me te. Keto vaksina nuk shkaktojne infektim me COVID-19 . Sipas studimeve te fundit, vaksinat nuk krijojne imunitet te mjaftueshem me berjen e dozes se pare prandaj eshte e domosdoshme vaksinimi me dosen e dyte. Mendohet se imuniteti me perfundimin e kohes se dozes se pare per vaksinen Pfizer eshte 21 dite, dhe per vaksinen Moderna eshte 28 dite dhe arrin rreth 50 % mbrojte. Kur behet doza e dyte , pas 21 ditesh per vaksinen Pfizer , mbrojtja imunitare arrin pas 7 dite ne 95 %; per vaksinen Moderna, doza e dyte behet pas 28 ditesh dhe pas 14 dite mbrojta imunitare arrin 94.1 % . Nuk eshte ende e qarte se sa do te vazhdoje mbrojtja imunitare mbas kryerjes se vaksines, por kjo varet nga individi dhe eshte akoma heret te flitet. Ka mendime se mbrojta vazhdon per disa vite . Dihet se viruset krijojne mutacione. Ne se kjo ndodh, teknologjite e reja shkencore jane te afte te bejne vaksina te reja te Coronavirusit per t’u pershtatur lehtesisht ndaj varianteve te reja.
Elemente te tjere te rendesishem per te mos transmetuar infeksionin te individet e tjeret, si : mbajtja e maskave , distancimi social, higjena e duarve ,izolimi ne shtepi dhe zbatimi i te gjitha rregullave higjeno – sanitare , kane vlere te rendesishme per t’i dhene fund kesaj Pandemie Boterore.
Shpesh njerezit mendojne se mbas vaksinimit nuk eshte e nevojeshme te mbajne maske . Kjo nuk eshte teresisht e sakte. Maska eshte e nevojeshme te mbahet per te mos transmetuar virusin ke te tjeret. Edhe pse i vaksinuar nje person mund te jete mbartes i virusit dhe t’ua transmetoj te tjereve pa e kuptuar. Keto raste quhen mbartes asimptomatik, paraqiten pa shenja klinike te virust por duke qene mbartes virusi ekziston ende ne hunde dhe gjate kollitjes, teshtitjes dhe bisedave ne distance te afert mundeson perhapjen. Po ashtu duhet te kemi parasysh qe vaksiat e Covid-19 , nuk na mbrojne 100 % dhe se krijimi i varianteve te reja (mutacioneve), duhet to na bejne vigjilent deri sa studimet dhe analizat shkencore ne vitet ne vazhdim te percaktojne vijueshmerine dhe rezistencen e virusit.
Ne keto kushte te krijuara , ne duhet qe te ndryshojme deri diku mendimet tona rreth perballimet te situatave dytesore te krijuara nga virusi. Se pari te menduarit me pozitivitet dhe krijimi i besimin se cdo gje do kthehet gradualisht ne normalitet.
Per kete arsye duhet durim dhe edukim I vazhdueshem. Sipas CDC (Center for Diseas Control and Prevention) Qendra per kontrollin dhe Parandalimin e semundjeve ne USA keshillohet qe :
. Te shmangim kontaktet e aferta , dhe te mbajme distance ne 6 feet/2 metra larg nga njeri tjetrit .
. Te mbajme masken ne vendet publike . Maskat na krijojne mbrojtje te mire sidomos ne qendrat tregetare , ku eshte e veshtire te rruhet distancimi mbi 2 metra/6 feet me individe te tjere
. Te praktikojme higjene te mire si larja e duarve me sapun dhe uje te bollshem per te pakten 20-30 sekonda. Ne pamundesi te larjes se duarve me uje, te behet disinfektimi me disifektant me baze alkoholike me mbi 60%.
. Te mbulojme gojen dhe hundet me bryl ose peceta kur kollitemi ose teshtisim.
. Te bejme larje te kujdeseshme dhe te vecante te eneve , shtratit dhe gjithe sendet personal, ne qofte se kemi nje person te infektuar ne shtepi.
. Te pastrojme dhe dezinfektojme , cdo dite , siperfaqet qe prekim me shpesh.
. Te qendrojme ne shtepi ne qofte se jemi te semure . Te mos shkojme ne pune , shkolle dhe te shmangim frekuentimin e vendeve publike, me perjashtim te rasteve te marrjes se ndihmes mjekesore.
. Te shmangim perdorimin e transportit publik si trena, taxi, autobus nese kemi simptomat e virusit.
Me zbatimin e masave te larte permendura ne do te bejme te mundur qe COVID-19 dhe mutacionet e tij te zvogelohen dhe perballen me efikasitet.
Njerezit duhet te kene besim tek vetja e tyre dhe te shkenca mjekesore. Eshte e rendesishme qe te ulim nivelin e stresit, sepse stresi eshte po aq i rrezikeshem sa edhe vete Virusi. Stresi ul imunitetin, shkakton ankth dhe depresion.
. Stresi shkakton luhatje te forta te humorit ne cdo grup moshe.
. Krijon ndenjen e frikes, zemerimit, trishtimit, mpirjes ose zhgenjimit.
. Shkakton ndryshime ne oreks, energji, deshires dhe interesit per te bere dicka.
. Veshtireson gjumin e rregullt dhe krijon makthe (ankthe), dhimbje koke , dhimbje te trupit , problem te stomakut , etj .
Cfare duhet te bejme per te permiresuar shendetin mendor per te ndihmuar vehten , familjen dhe te tjeret? Ne duhet te ndjekim keto praktika te shendeteshme:
. Te shikojme emisione argetuese ne TV dhe shmangim lajmet dhe programe me karakter negativ.
. Te kryejme teknikat e kontrolluara te frymemarrjes, te bejme gjimnastike ose ushtrime ne kushtet e shtepise dhe daljet jashte shtepise si ecje ne park per 30 minuta kur respektohet distanca. Te bejme meditime te rregullta, ushtrime te Yoga, degjim muzike, ecje me biciklete, ushtrim te kopshtarise etj.
. Te rruajme higjenen e gjumit.
. Te perpiqemi te hame ushqime te shendeteshme, te evitojme pirjen e teperuar te alkoholit dhe duhanit .
. Te kryejme vaksinen kunder COVID-19 apo griprave sapo te na krijohet mundesia.
Te besojme se me zbatimin e masave te mesiperme dhe vullnetin e gjithesecilit do te arrihet mbrojtja ndaj kesaj Pandemie.
Te gjithe se bashku do ta fitojme kete beteje ndaj COVID-19 !
Doktor i Shkencave Mjekesore, Ali Lushnja .
Jacksonville, Florida 02 / 12 / 2021 .