• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DR. HALIM BEGEJA, AVOKATI, SPORTISTI, KOMANDANTI I BATALIONIT “BESNIK ÇANO”

June 22, 2019 by dgreca

Dr. HALIM ALI BEGEJA- (1916-1977)- Universiteti i Montpelliese, France dhe i Sienes, Itali, Fakulteti i Jurisprudences/

Nga Maksim Begeja/

 Lindi me 6-2-1916, në një familje të hershme qytetare e intelektuale tiranase. I ati i tij, jurist i njohur, ndikoi së tepërmi në formimin e të birit. 

Halimi, arsimin e mesëm që e nisi në gjimnazin e Tiranës, e përfundoi në atë të Shkodrës, në vitin 1938.

 Përveç mësimeve, ai kishte si pasion jashtëshkollor, futbollin. 

Konstrukti fizik, shpejtësia, vullneti dhe prirja e lojtarit të mirfilltë sulmues, i plotësuar edhe me intelektin, ishin karakteristikat kryesore me të cilat që në moshën 15-vjeçare e bënë atë pjestar aktiv dhe të padiskutueshëm në formacionin e ekipit të madh të futbollit, SK “Tirana”. 

Në përbërje të kësaj skuadre, bashke me A. Karapicin, S. Stermasin, E. Hajnalin, J. Dashin, R. Lushtën, Naim Kryeziun, H. Korçën, V. Kajanën e sa të tjerë. 

Ai fitoi tre tituj kampion të Shqipërisë. Vlerat futbollistike të Halimit janë evidentuar dhe vlerësuar me shkallë të lartë nga specialistë dhe gazetarë të kohës, vendas dhe të huaj.

Nga shtypi i kohës është vlerësuar si një nga ikonat e futbollit shqiptar.

Ai gëzonte shokët e skuadrës dhe sportdashësit tiranas jo vetëm me aftësitë e tij si golshënues i dalluar dhe me veprimet e sakta tekniko-taktike, por edhe me sjelljen e tij të kulturuar. 

Halimi ishte “zjarrfikësi” i çdo mosmarrëveshje mes skuadrave apo mes tyre dhe gjyqtarit. 

Për vlerat cilësore të lojës së tij, flasin të gjitha ndeshjet ndërkombetare të zhvilluara nga ai, në përbërje të SK “Tirana”, megjithëse të karakterit miqësor, siç ishin ato me Malin e Zi, Dubrovnikun, Kotorin, Manastirin, Barin e Italisë, Iraklisin dhe Kavallën e Greqisë etj…

Pika kulmore e karrierës së tij sportive ishte 12 marsi i vitit 1936, dita kur, në moshën e tij 20 vjeçare, u përurua ekipi i parë kombëtar shqiptar i futbollit me Halimin si pjesëtar i patundur i asaj njëmbëdhjetësheje. 

Trajneri i parë që krijoi këtë skuadër, hungarezi Samu Singer, është shprehur me mjaft vlerësime për “gjimnazistin Begeja”, siç e quante ai dhe për rolin e tij në krahun e majtë të sulmit në ekipin kombëtar. 

Për të gjitha këto, ai është protagonist edhe në librin e dytë të serialit tonë “TIRANA PERSONALITETE”.

Me suportin financiar të familjes së tij, Halimi shkoi në Francë për të kryer studimet e larta në Fakultetin e Jurisprudencës të Universitetit të Montpeliesë. 

Duke evidentuar karakterin e tij të fortë, zgjuarsinë dhe dëshirën për dije, megjithëse, përsa kohe që qëndroi atje, këtë detyrë e përballoi me rezultate mjaft të mira, ai nuk arriti t’i përfundojë këto studime. 

I bindur pas nacionalizmës, Halimi, tërë jeten, ja kushtoi çeshtjes madhore të ribërjes së Shqipërisë. 

E për këtë shkak, në vitin 1942, u detyrua t’i ndërpresë studimet edhe pse ishte në vitin e fundit te tyre. 

Si shumë studentë të tjerë shqiptarë, të edukuar me frymën patriotike, edhe ai kthehet në Atdhe.

Kundërvënja ndaj pushtimit fashist bëri që ta internojnë në Siena të Italisë, ku vazhdon edhe studimet në Universitetin e Sienës, për të përfunduar vitin e fundit të fakultetit të Drejtësisë. 

Ai arrin që t`a  përfundojë atë dhe  të dipllomohet si avokat.

Pjesëmarrjen e tij në jetën politike të vendit, në përbërje të rinisë balliste, ai e shprehu në disa forma; ndër të cilat edhe si anëtar i delegacioneve të partisë së vet në konferencën e Pezës dhe në mbledhjet e Mukjes, të Tapizes etj… 

Në krahun tjetër, ky angazhim politik, u shtri edhe në aktivitetet sportive. Pa u shkëputur prej tyre; perkundrazi, Halimi i pa ato si një mundësi për shfaqjen dhe ngritjen e luftës kundër fashizmit dhe, në këtë sens, ai ishte nga më të gjallët. 

Ka qenë nga nismëtaret për rimëkëmbjen dhe gjallërimin e SK “Tiranes” pas pushtimit italian. 

Per këtë, u zgjodh edhe këshilltar i komitetit drejtues definitiv sportiv. Me rolin e tij aktiv, megjithëse në kushtet e këtij pushtimi, ai ndikoi ndjeshëm në rifillimin e aktiviteteve sportive të këtij klubi, madje në nivel kombëtar, edhe të klubeve të tjera të vendit.

Në luftën kundër pushtuesit, Halimi ka marrë pjesë edhe në veprimet luftarake në zonën për rreth Tiranës e Krujës. 

Në qershor të vitit 1944, shkon vullnetarisht në Kosovë si komandant i batalionit “Besnik Çano”, për të luftuar kundër komunistëve sllavë.

Në mbarim të luftës së dytë boterore, me 23 nëntor 1944, bashkë me nacionalistë të tjerë, përmes Tivarit, ai u largua nga Shqiperia për në Itali dhe pastaj në Amerikë. 

Si emigrant politik, duke kryer një veprimtari të madhe, ai mbeti gjithnjë një antikomunist i vendosur. Halim Begeja ishte anëtar themelues i komitetit “Shqipëria e Lire” dhe sekretar i këtij komiteti. 

Gjithashtu ai u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Ballit Kombetar dhe se bashku me V. Andonin, H. Maçin, N. Peshkëpine e të tjerë botuan për disa dekada gazeten “Flamuri” të Ballit Kombëtar. Me këtë frymë vazhdoi veprimtarinë e tij kudo që ishte, në Europe dhe në ShBA.

Nuk arriti të kthehet kurrë në Shqipëri sepse me 17 janar të vitit 1977 ai vdiq në New York. 

Në vitin 1995 dekorohet nga Presidenti i republikës me medaljen “Per veprimtari patriotike” me motivacionin: “Eshtë shquar në veprimtarinë e tij anti komuniste për një Shqipëri të lirë dhe demokratike”.

Filed Under: Histori Tagged With: Dr. Halim begeja-Maksim Begeja

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT