• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DREJTORESHA E ZERIT TE AMERIKES PO VIZITON BALLKANIN

September 18, 2017 by dgreca

Uashington – Drejtoresha e Zërit të Amerikës Amanda Bennett është duke bërë një turne në pesë vende të Ballkanit, ku do të flasë mbi rolin e Zërit të Amerikës dhe ndikimit dhe efektivitetit të programeve të tij për rajonin./

VOA

Drejtoresha Bennet do të takohet me përfaqësues të mediave partnere të Zërit të Amerikës, gazetarë vendas dhe zyrtarë qeveritarë në Serbi (18-19 shtator), Bosnje Hercegovinë (20-23 shtator), Mal të Zi (24-26 shtator), Shqipëri (26-28 shtator) dhe Kosovë (28-30 shtator). Drejtoresha Bennett shoqërohet në këtë turne nga Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Divizionit të Euroazisë, Alen Mlatisuma, Redaktor Përgjegjës për Internetin në Divizionin e Euroazisë, Dzeilana Pecanin, Shefe e Shërbimit Boshnjak të Zërit të Amerikës dhe Arben Xhixho, Shef i Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës.

Dr. Biberaj tha se vizita e drejtores Bennett është e para në Ballkan e një drejtori të Zërit të Amerikës. Gjatë vizitës në pesë vende të Ballkanit, drejtoresha Bennett do të shpjegojë se si po i përgjigjet Zëri i Amerikës sfidave  të sotme me të cilat ndeshet media, si dhe ndryshimit të panoramës mediatike. Sipas Dr. Biberaj, drejtoresha Bennett do të theksojë se misioni i Zërit të Amerikës nuk ka ndryshuar që nga dita e transmetimit të pare, para 75 vjetësh – të tregojë të vërtetën, të jetë i saktë dhe i balancuar dhe të njohë audiencat me Amerikën.

Dr. Biberaj thotë se “në një botë ku besimi tek media po bie, Zëri i Amerikës vazhdon të luajë një rol jetik, si një prej burimeve më të besuara të lajmeve. Zëri i Amerikës ofron alternativën e njoftimit të bazuar në fakte, përballë propogandës, shërben si një mjet ku mund të gjesh alternativat që ofron opozita, si dhe debatin publik, duke nxitur zhvillimin e shoqërive të lira e të drejta.”

Shërbimet e Ballkanit të Zërit të Amerikës ofrojnë programe cilësore, në platforma të ndryshme, dhe kanë një ndikim dhe ndjekje të lartë në rajon, duke ofuar lajme dhe informacion të paanshëm dhe të besueshëm, që shtypi i politizuar vendas nuk është gjithmonë në gjendje ta japë.

Zëri i Amerikës ndiqet nga 12% në Serbi, 13.4% në Bosnje Hercegovinë, 26.5% në Mal të Zi, 60.5% në Shqipëri dhe 64% në Kosovë.

1 drejtoresha

Amanda Bennett, Drejtore e Zërit të Amerikës

Amanda Bennett, është autore librash, fituese e çmimit Pulitzer dhe ka punuar në gazetarinë hulumtuese. U emërua drejtore e Zërit të Amerikës në mars 2016. Gjatë vitit 2013 ka qenë kryeredaktore e rrjetit të lajmeve Bloomberg News, ku krijoi dhe drejtoi një ekip global gazetarësh dhe redaktorësh hulumtues. Ka qenë bashkë-themeluese e projektit të rrjetit Bloomberg News për Gratë. Nga qershori 2003 deri në nëntor 2006 ka punuar si redaktore e gazetës The Philadelphia Inquirer, ndërsa para kësaj, redaktore e Herald-Leader në Leksington të Kentakit. Ka qenë gjithashtu tre vjet kryeredaktore projektesh për gazetën The Oregonian në Portland. Pas diplomimit në Harvard College, Bennett ka punuar si korrespondente e gazetës Wall Street Journal për më shumë se 20 vjet. Ajo ka patur aty role të ndryshme, si: reportere për industrinë e automobilëve në Detroit në fund të viteve 70 dhe në fillim të viteve 80, reportere për Pentagonin dhe Departamentin e Shtetit, korrespondente dhe kryeredaktore e zyrës në Pekin, korrespondente kombëtare për ekonominë dhe, më në fund, shefe e zyrës së kësaj gazete në Atlanta deri në vitin 1998, kur kaloi me gazetën The Oregonian.Bennett fitoi, së bashku me kolegët e saj të gazetës Wall Street Journal, çmimin Pulitzer të vitit 1997 për raportim mbi tema të vendit. Në vitin 2001 drejtoi një ekip të gazetës The Oregonian, që fitoi çmimin Pulitzer për shërbimin publik. Projektet e ekipeve për gazetarinë hulumtuese, ku ajo bënte pjesë në Bloomberg News, kanë fituar ndere të shumta, si: çmimin Loeb, Polk, Barlett & Steele, çmimin Headliners Award, çmimin Society of American Business Editors and Writers Award dhe çmimin Overseas Press Club.Bennett ka qenë anëtare e bordit të çmimeve Pulitzer nga viti 2003 deri në 2011 dhe ka shërbyer si bashkëkryesuese e Bordit Pulitzer në vitin 2010. Ajo ka shërbyer gjithashtu në bordet e çmimeve Loeb, të Shoqatës Amerikane të Redaktorëve të Lajmeve, të Fondit për Gazetari Hulumtuese, të bordit të këshilltarëve për shtypin në Universitetin Temple, të bordit të drejtorëve të rrjetit jofitmprurës të lajmeve Axis Philly dhe të Muzeut Rosenbach, një muze librash të rrallë në Filadelfia.Ajo është autore e gjashtë librave si In Memoriam (1998), bashkë-autore me Terence B. Foley; The Man Who Stayed Behind (1993), bashkë-autore me Sidney Rittenberg; Death of the Organization Man (1991) dhe The Quiet Room (1996), bashkë-autore me Lori Schiller. The Cost of Hope, një libër me kujtime për betejën që ajo dhe bashkëshorti i saj i ndjerë, Foley, bënë kundër kancerit të veshkave, u botua në qershor 2012 nga Random House.Së bashku me bashkëshortin, Donald Graham, ajo është themeluese e fondacionit TheDream.US, që ofron bursa universitare për fëmijët e emigrantëve pa dokumente.

Filed Under: Kronike Tagged With: Amanda Bennett, Dr. Elez Biberaj, Drejtoresha e Zërit të Amerikës, vizite ne Ballkan

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT