• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

COVID-19 ELIMINON KAMPIONEN E KOSOVES

August 12, 2020 by dgreca

NGA ALBANO KOLONJARI- UEFA- Liga e Kampioneve. Covid-19 eleminon Driten.Kampionia e Kosove Drita i ka thene “lamtumiren” turit paraeliminator ne Ligen e Kampionve. Perballja Linfield-Drita nuk u zhvillua, pasi dy lojtare kosovare rezultuan pozitive me virusin Covid-19.  Edhe pse ekzistojne hapesira ne ligjet e reja te UEFA-s qe loja mund te zhvillohej  gjate javes, mjafton qe ekipi te kete 13 lojtare duke perfshire edhe nje portier, te cilet do te testojne negative per Covid-19 kjo gje nuk eshte marre parasysh. Pas konfirmimit te organit drejtues (UEFA)  qe ndeshja nuk do te luhet eshte vendosur qe  Linfield  te luaje ne raundin e pare kualifikues perballe Legia Varshaves javen e ardhshme. Dy ore perpara takimit Linfield-Drita, UEFA njoftoi qe dy lojtare kosovare kane rezultuar pozitive ne baze te rregullave te shtetit Zvicerian e gjithe skuadra eshte vendosur ne karantine. Lojtari i pare pozitiv u regjistrua diten e premte. Diten e hene u njoftua edhe per nje lojtar te dyte. Ne keto kushte diten e Marte, UEFA, njoftoi qe ndeshja nuk do te zhvillohet. Drita pritet ta humbase ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0.  Komisioni i Disiplines prane UEFA-s pritet te mblidhet diten e merkure, dhe te ndershkoje klubin kosovar per mos organizim dhe mirembajtje te ndeshjes. 

Filed Under: Featured Tagged With: albano kolonjari, COVID-19, Drita

Bisedë me Nënë Terezen në Vendlindjen e saj

September 2, 2016 by dgreca

Që nga takimi im i parë me Nënën Tereze, në Romë (1969), gjithmonë jam përpjekur ta ndjek atë besnikërisht nëpër rrugët e botës, për t’u begatuar me përvojat e jetës së saj. Madje, edhe pas gjithë këtyre vjetësh, unë nuk jam i sigurt se e njoh mirë, se e kuptoj, dhe mbi të gjitha, se mund të jem në gjendje ta përcjell. Çdo takim me të është diçka e re, një përvojë e thellë, një sfidë, një dëshirë për të qenë ndryshe… si ajo…

Në këto vitet e kaluara, isha me të ditë të tëra, duke e shikuar, duke e admiruar, duke folur dhe duke u lutur së bashku. E kam shoqëruar në vizitën në vendlindjen e saj dhe në Ipeshkvinë tonë (1970, 1978, 1980, 1982, 1986), pastaj në themelimin e shtëpisë së “Misionareve të Dashurisë” në Zagreb (1979), Shkup (1980).  Kam qenë më shumë se një herë me të në Romë, por mbi të gjitha unë kam kaluar ditë të mrekullueshme, për mua të paharrueshme, njëherë në Norvegji (Osllo 8-13 dhjetor 1979), bashkë me të vëllain e saj, Lazrin, me të mbesën Age Bojaxhiu, me ipeshkvin tonë shqiptar, Imzot Nikë Prela e të tjerë.

Në të gjitha këto takime unë kisha biseda të këndshme dhe të dobishme miqësore më Nënë Terezen, disa prej të cilave do t’ua sugjeroja këtu lexueseve, që të mund ta kuptojnë më mirë, ta ndjekin atë në ecjen e saj shpirtërore, të përpiqen ta imitojnë atë, të paktën deri diku, në jetën tonë të përditshme, nga që vetëm në këtë mënyrë ajo do të mund të jetë cytëse vendimtare për besimin tonë, për dashurinë tonë ndaj Zotit dhe ndaj afërmit tonë.

Nëna Tereze, Ti je e pranishme në pjesë të ndryshme të botës. Si ndiheni kur udhëtoni nëpër botë, duke parë dhe duke jetuar me vuajtjen njerëzore? A mund të na thuash diçka rreth punës suaj në mesin e të varfërve?

Nëna Tereze: “Po, kam përjetuar përvoja të ndryshme. Më kujtohet kur i tubova njerëzit që po vdisnin nga rrugët, pastaj puna me fëmijët e braktisur, me të gërbulur. Deri më tani ne jemi përkujdesur për 36 mijë njerëz para vdekjes, 16 mijë prej të cilëve kanë vdekur, por të paktën kanë vdekur në paqe. Njerëz nga mbarë bota vuajnë të shumtën nga vetmia, harresa, uria, sëmundjet…”.

Sa shtëpi rregulltare i keni nëpër tërë botën?

Nëna Tereze: Kemi 112 shtëpi të “Misionareve të Dashurisë” nëpër tërë botën… Ia kemi përkushtuar jetën Zotit dhe të varfërve. Në këto 27 vjet, kurrë nuk e kam refuzuar kë. Kemi mbi 46.000 të gërbulur, shumë shtëpi për ata që vdesin, shumë shkolla, spitale. Provania hyjnore na ndihmon vazhdimisht”.

 Kush janë ata që i gjejnë njerëzit rrugëve dhe që i sjellin tek ju?

Nëna Tereze: “Ne i kërkojmë kudo ngapak. Në disa raste, njerëzit të të njëjtit rajon na i sjellin, apo edhe policia, nga që tashmë të gjithë e dinë kush jemi, se ne punojmë për këta njerëz dhe se ne i presim me gjithë zemër. Nga dashuria, ne i quajmë këta njerëz tanët, madje edhe të tjerët i quajnë: njerëzit e Nënës Tereze”.

Numri i motrave, që punojnë me aq shumë njerëz duhet të jetë i madh? Sa motra i janë përkushtuar kësaj pune?

Nëna Tereze: “Tani kemi 1.450 “Motra Misionare të Dashurisë”, të cilat punojnë me më të varfërit e të varfërve. Ne nuk bëjmë dallim sa i përket racës, kombit, kastës, fesë, etj.

Ne shikojmë vetëm një gjë: se këta njerëz nuk kanë asgjë, se janë të sëmurë, të uritur, të etur; nga që Jezusi ka thënë: “Gjithmonë kam qenë i uritur, i sëmurë, i pashtëpi… dhe ju më ndihmuat”.

 A keni edhe ndonjë thirrje nga Jugosllavia?

Nëna Tereze: “Deri më tani kemi vetëm 5 motra dhe 2 vajza që po përgatitën për jetën rregulltare. Shpresoj se do të ketë edhe thirrje të reja, sepse në Kongregatën tonë ne kemi motra nga 35 vende të ndryshme…”.

Sipas mendimit Tuaj, cila është sëmundja më e rëndë e botës?

Nëna Tereze: “Sëmundja më e rëndë nuk është as gërbula, as kanceri, por vetmia, të jesh i injoruar dhe i harruar nga të gjithë. Ata njerëz, që nuk kanë dashuri, gëzim, kontakt njerëzor, vuajnë shumë. Mirëpo, numri i këtyre njerëzve është gjithnjë në rritje”.

Dëshira për t’iu pasur prapë në mesin tonë në Shkup përmes motrave tuaja po ndihet nga shumë njerëz. Çfarë mund të thoni për këtë?

 Nëna Tereze: “Kjo ka qenë dëshira ime e kahmotshme, për t’u kthyer tek populli im shqiptar, në qytetin tim të lindjes, në Ipeshkvinë tonë Shkup-Prizren, në mesin e popullit tim dhe motrave të mia. Po të ketë thirrje unë vullnetarisht do t’ua jepja motrat e mia”.

Kam dëgjuar se të gjithë Ju çmojnë shumë në Indi dhe kudo në botë. A është e vërtetë se Ju, si dhe motrat Tuaja, udhëtoni falas në Indi?

Nëna Tereze: “Në fillim të jetës sime “të re”, më duhej të udhëtoja shumë dhe kjo kushtonte tepër, prandaj kam shprehur dëshirën të jem e dobishme gjatë udhëtimit, të bëj ndonjë shërbim, për shembull si nikoqire në aeroplan, por ata refuzuan propozimin tim. Vendi ynë më ka dhënë mua dhe motrave të mia leje për të udhëtuar falas nëpër Indi. Unë jam i vetmi person në Indi që ka këtë leje, të them këtë privilegj”.

Është thënë dhe është shkruar se ju jeni kandidate për Çmimin Nobel për Paqe. Si do ta pranonit këtë mirënjohje?

Nëna Tereze: “Kjo do të ishte një gëzim i madh për mua, sepse ne kemi planifikuar të ndërtojmë 200 shtëpi për të varfëritë, për familjet e tyre. Nëse e marr, kjo do të ishte shumë mirë, por nëse jo prapë do të ishte njësoj”.

Si e ndieni veten në mesin e popullit tuaj, këtu në qytetin tuaj të lindjes, Shkup, pas kaq vitesh?

Nëna Tereze: “Jam shumë e lumtur që jam këtu për herë të dytë që nga largimi im për në misione. Kthimi im i parë ka qenë në vitin 1970. E kam shumë vështirë të kujtoj aq shumë njerëz. Punoj me mijëra njerëz, prandaj edhe nuk i mbaj dot në mend të gjithë. Ende më kujtohet qyteti im i lindjes, Shkupi, ndonëse ka ndryshuar shumë, famullia e Zemrës së Shenjtë, veprimtaria jonë në famulli. Më kujtohen sidomos aq shumë priftërinj të mirë, të cilët më kanë dhënë një edukim të mirë.

Mendoj në veçanti për familjen time, për babain tim të ndjerë, Kolën, dhe nënën time, Drane, që tani jeton me motrën time Age, në Tiranë, si dhe për vëllain tim, Lazrin, i cili jeton në Palermo.

Jam takuar shpesh me vëllain tim, ose në Romë, ose në Palermo, nga që atje, që nga vitit 1974, kemi një shtëpi për të moshuarit dhe të varfëritë”.

Nuk e kam parë nënën dhe motrën time që nga vitit 1928, që nga nisja ime për në misione në Zagreb…”.

Këtu fytyra e saj u  bë hijerëndë, madje edhe paksa e pikëlluar, nga që, siç më tha, ajo ishte përpjekur sa e sa herë përmes autoriteteve politike të merrte leje për të hyrë në Shqipëri dhe për ta marrë nënën dhe motrën, por kot. Autoritetet shqiptare nuk i dhanë kurrë leje për ta takuar të ëmën dhe motrën… Pas një pauze të shkurtër, ajo vazhdoi:

“Deri më tani, kemi arritur të kemi çdo gjë me dashuri dhe lutje, por jo edhe këtë. Ende ka kufij dhe pengesa, të cilat madje as dashuria nuk i arrin t’i tejkalojë. Vetëm Zoti e di arsyen pse nëna dhe motra ime duhet të vuajnë kështu. Pa dyshim, lutjet dhe sakrifica e tyre më ndihmojnë shumë në misionin tim. Çdo gjë për lavdin e madh të Zotit!”.

 Kur mendoni se mund të ktheheni në Shkup?

Nëna Tereze: “Vetëm Zoti e di, mbase me rastin e bekimit të katedrales së re, po të jem e ftuar, apo me rastin e hapjes së shtëpisë sonë…”.

Ju jeni murgeshë misionare. Ju keni shkuar në misione për të punuar për shpëtimin e shpirtrave. Tani Ju keni një lloj tjetër pune, një tjetër mision. Si e plotësoni thirrjen tuaj rregulltare?

Nëna Tereze: “Po, më pëlqen pyetja juaj. Ne jetojmë e punojmë për Zotin, përmes kushtimit tonë, kushteve tona rregulltare. Zoti është dashuri për të gjithë, Ati i të gjithëve, madje edhe vetë në bëjmë çmos për të qenë dëshmitare të kësaj dashurie për të gjithë, sidomos për njerëzit që vuajnë. Puna e tyre misionare është ajo e afrimit të njerëzve pranë Zotit, dashurisë, për të cilën ne bartim dëshminë në të gjitha veprimet tona. Thirrja jonë është shenjtëria, do të thotë të jemi dëshmitare të Zotit tek populli, tek të gjithë.

 (Intervistoi Don Lush GJERGJI, Shkup, 28.03.1978)-Revista DRITA

 

Filed Under: Featured, Interviste Tagged With: don Lush Gjergji, Drita, Nene Interviste, Shkup

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT