• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ILIA KARELI – NJË RAST QË DUHET LEXUAR THELLË

April 11, 2014 by dgreca

Përjetim/

Kudret Kume, alias Ilia Kareli iku si në tragjeditë e moçme greke, iku sa edhe tragjediani i të gjitha kohrave, Shekspiri, nuk do ta skenonte kaq egër. Iku duke lënë pas një shije të hidhur që në gojën e analistëve e poltikanëve ka mbirë e po shumohet djegëse si hithrat.
Një therje në fyt me një thikë artizanale burgu gardianit duke lënë jetimë dy fëmijë, nuk mund të kalohej lehtë, pa një vedetë tipike greke, vedetë e cila, më e fortë se ajo e maleve veriore të Shqipërisë, është e gjallë dhe vepron dhunëshëm në malet e Kretës.
Mbase nuk do të ndodhëte sikur vedeta të tilla kaq makabre (deri në shkulje zemre “për analizë” – unikale në botë, a thua se zemra ishte “kutia e zezë” e ngjarjes)  të ishin lexuar “vedetat e vogla”, të shumëta ndaj shqiptarëve në këto vite mërgimi.
Në burgjet greke flitet se janë të dënuar për kohë deri përjetë 2800 shqiptarë.
Në dhomat e paraburgimit, një ndër gazetat më të mëdha të Greqisë “Eleftherotipia”, këto ditë shkruante se në 169 raste dhune të egër asnjë ushtrues nuk është dënuar. Fajtor gjithnjë ka qenë i rrahuri dhe hero polici!
Sa e sa herë në mjetet e komunikimit masiv janë dhënë skena makabre të rrahjeve barbare të të pandehurve, kryesisht shqiptarë.
Për të vazhduar më tej me mijërat e fëmijëve të trafikuar, të humbur pa nam e pa nishan, të vajzave si mall “mishi të bardhë”, për “30 dibranët e 9 marsit 1996” që dikush këmbëngul se ata janë në një burg të sigurisë së lartë në ishullin e Korfuzit…
Për ta heshtet, për ta asnjë zë zyrtar shtetëror nuk është dëgjuar…
Për të vazhduar me rastin (rastet) unikal të kuadratit ushtarak me uniformë që parakalon para presidentit të republikës me këngë që shprehin rracizëm mesjetar drejtpërdrejt ndaj Shqipërisë e shqiptarëve.
Në mërgatën dhe për mërgatën shqiptare në Greqi, mërgatë që numron çerekun e shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë, ka probleme që do të thoja të pa shtruar për zgjidhje.
Në Athinë ka një ambasadë. Në Selanik dhe në Janinë ka konsullata. Të tria këto përfaqësi, bashkarisht nuk kanë më shumë veta se sa një minibashki e Tiranës, një drejtori në bashkinë e Tiranës apo një bashki e një qyteti provincial në Shqipëri. Një personel në këtë numur përballë një “Tirane” mërgimtarësh me komplekse të mëdha hallesh mund të them se është me “duar lart”.  Me këtë nuk dua të bëj thirrje që të shtohet numëri, por të vihen në lëvizje potencialet intelektuale, të vjetrat por më shumë të reja, potencialet intelektuale të djemëve dhe vajzave  shqiptare që mbarojnë universitetet greke, që njohin gjuhën, ligjet, psikologjinë, që mund të kthehen në vlerë për shtrimin dhe zgjidhjen e problemeve të shumëta të mërgimtarëve.
Ka shumë, por unë do të ndalem në njerin prej profesioneve të fituara me mund dhe djersë në universitetet e Greqisë, profesionin e juristit. Juristët e rinj shqiptarë, po nuk patën nënshtetësi greke, nuk mund ta ushtrojnë profesionin e tyre, nuk mund të marrin leje ushtrim profesioni. Edhe në rastet kur ata e marrin nënshtetësinë, e shumëta mund ta ushtrojnë profesionin e tyre si shegertë të ndonjë avokati grek, thjesht për të mbledhur informacion për klientin.
Do të dëshiroja që shteti shqiptar, Ministria e Drejtësisë, ta shihte me sy e ta mblidhëte këtë potencial të madh juridik në interes të emigrantit.
Një regjistrim në amzën e Ministrisë së Drejtësisë, një certifikim njohjeje të profesionit të tyre nga Ministria  greke e Drejtësisë, një organizim pjesë e një drejtorie jo të veçantë, do të zgjidhëte shumë probleme të karaketrit juridik, do të grumbullonte një informacion të madh për të dënuarit në veçanti.
Shpërblimin ata nuk do ta merrnin nga shteti por nga klienti, i cili me dëshirë do ta jepte për fjalën shqipe që i ofrohet dhe për pagesën modeste që do të jepte krahasuar me ato të avokatit grek.
Janë të njohura, të dokumentuara në sinkron me zë dhe figurë  në media rastet kur përkthyes që nuk dinin asnjë fjalë shqip kanë bërë përkthyesin në gjyqet kundër shqiptarëve. Dhe bëjnë.
Mërgata shqiptare në Greqi është jetime. Atë nuk e mbron kush kur polici i shkarravit apo i gris pasaportën në kufi, kur i vënë prangat dhe e sjellin në sallën e gjyqit, kur e rrahin dhe e torturojnë në qelitë e paraburgimit, kur afendikoi i mban pagën për muaj të tërë dhe edhe kur ndodh që ai e denoncon në gjyq, fajtorë ngelet ai kurse afendikoi i pafajshëm…
Mërgata shqiptare në Greqi është parë (dhe shihet) tek “xhepi”, tek postimet (remitancat) e parave që dikur ishin një miliard euro e tash kanë rënë 5-6 herë(!). Nuk ka ditë që në dritaret e vogla të kanaleve televizive të mos flitet për emigrantët dhe paratë e tyre të munguara në bankat shqiptare e në familjet e tyre.
Kudret Kume, alias Ilia Kareli iku. Nuk do të kishte ikur, nuk do të ishte bërë kriminel, nuk do të ishte shqyer nga inati shtazarak i një formacioni zyrtar sikur të kishte pas shtetin në krah, psikologun që do ti fliste me shqipen e nënës së tij, avokatin që shqip do ti tregonte hapësirën ligjore, të drejtat dhe detyrimet e tij.
Kudret Kume, alias Ilia Kareli, në veprimet dhe mosveprimet e tij duhet lexuar mirë. Në burgjet greke ka 2800 shqiptarë të cilët kanë nevojë të ndihmohen që të përballojnë vitet më të vështira të tyre. Ka edhe të pafajshëm që “për një viç e xu nata jashtë”.
Mërgimtarët shqiptarë në Greqi kanë nevojë ta mbështesin kokën në “jastëkun” e butë të shtetit për gjithëçka që lidhet me jetën e tyre; me drejtësinë, me shkollimin në gjuhën e nënës, me shkolla e qendra kulturore, me dokumentacionin e domozdoshëm të të qenit legal, me njohjen e patentave, njohjen e viteve të pensionit, me toponiminë e shkruar mbi pasaportat e fëmijëve nga administrata analfabete shqiptare…
Hallet e emigrantëve shqiptarë janë bërë tërkuzë lesh dhie që duhet këputur.

Abdurahim Ashiku

Athinë, 9 prill 2014

Filed Under: ESSE Tagged With: Abdurrahim Ashiku, DUHET LEXUAR THELLË, ILIA KARELI - NJË RAST QË

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT