• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hije & Siluetë, ekspozitë intriguese në galerinë “Nikolet Vasia”, Durrës

April 26, 2017 by dgreca

Intervistë për gazetën “Dielli” me piktoren e re durrsake Sara Tagani/

2 ekspozita1 Sara Tagani3 Ekspozite

Nga Shefqet Kërcelli/Tashmë në qytetin e Durrësit është krijuar një traditë e vecantë në artin e pikturës , ku piktorë të vjetër dhe të rinj, shpalosin punimet e tyre me tematikë e gjini të ndryshme. E vendosur në qendër  të qytetit, galeria “Nikolet Vasia”,  që mban emrin e piktorit të mirënjohur durrsak Nikolet Vasia, është bërë shtëpia e përbashkët e piktorëve shqiptarë nga gjithë trevat. Kjo ka ngjallur dhe interesin e artdashësve durrsakë të kësaj fushe, por dhe turistëve dhe vizitorëve të huaj. Në një mbasdite të zakonëshme po kaloja tek kjo ekspozitë. Nga jashtë më tërheq reklama që paralajmëronte një ekspozitë të re, “Hije&Siluetë”. Afrohem, shoh me kujdes pikturat e ekspozuara, ndërsa  në tryezën e pritjes qëndronte  zonja Rosita Tagani{Leka}, ishushtarake, ku kemi shërbyer për disa vite në Distriktin Detar të Durrësit. Po ju këtu?  Ja, vajza ime ka hapur këtë ekspozitë, ma ktheu. U gëzova dyfish, jo vetëm për faktin që një piktore e re shpalos talentin e saj, por dhe se është vajza e një ishkoleges sime. Pak më tej, takoj autoren e ekspozitës për tu informuar dicka më tepër lidhur me pikturat. Së bashku me Sarën shohim punimet e vendosura, plot 25, të cilat sic shprehet ajo, janë realizuar në periudha të ndryshme kohore në sajë të pasionit, përkushtimit e dashurisë për pikturën. Ekspozita do qëndrojë e hapur përgjatë një jave, dhe nga sa pamë, ka ngjallur interes tek artdashësit e qytetit bregdetar, të cilët janë të emancipuar dhe mirëpresin piktura me temën e nudos. Gjithsesi për ta kompletuar  përshkrimin tonë rreth ekspozitës, tematikës e vlerave që bart, i morëm këtë intervistë të shkurtër piktores së re, Sara, njëkohësisht studente e gjuhëve të huaja në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

Zonjusha Tagani, së pari, ju urojmë suksese në rrugën e bukur të  pikturës. Ju gjatë kësaj jave promovuat veten si piktore në një ekspozitë të emërtuar “Hije&siluetë”, cfarë nënkupton ky emërtim?

Sara Tagani: Fillimisht ju falenderoj për intervistën dhe faktin që u bëtë pjesë e ekspozitës sime. “Hije&Siluetë”, është përmbajtja e 25 tablove të paraqitura në këtë ekspozitë.

Gazeta Dielli-:-Si ju futët artit të pikturës, ishte një rastësi apo dëshirë e hershme?

Sara Tagani: Dashuria për pikturën ka marë jetë që në fëmijëri. Mund të them që nuk ishte rastësi, por dëshirë dhe trashëgëmi. E kam të trashëguar nga gjyshi im. Shpeshherë ja prekja telajot dhe penelat. Tek unë, talentin për pikturën e zbuloi ime më.
Dielli-:-Mësuam se ju jeni studente e gjuhëve të huaja në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në cfarë raporti është piktura juaj me studimet në shkencat sociale?

Sara Tagani: Krahas cdo rrugëtimi që kam nisur dhe do të vazhdoj në të ardhmen, pra, studimet universitare, piktura do ecë gjithmonë paralel me të!
Dielli-:- Trajtimi i kësaj teme në pikturë është fushë e preferuar për ju, apo sepse e ndjeni veten më të aftë?

Sara Tagani: Nudo është një nga fushat e preferuara të mija, e përcjellur me kujdes që në fillesat e krijimtarisë nga piktorja Shpresa Beqiri. Kjo temë njerëzore më ka impresionuar prej vitesh dhe për këtë arsye, detaj mbas detaji, punim mbas punimi u bë e mundur hapja e një ekspozite të tillë.

Dielli-:-Si ka qenë interesi i artdashësve durrsakë për ekspozitën tuaj, opinionet e tyre?

Sara Tagani: Jam shumë e lumtur që dhe për ekspozitën time të katërt ka pasur interes. Opinionet e komentet e tyre më kanë shtuar dëshirën e vullnetin për të punuar më shumë në këtë fushë, por dhe për të përmirësuar tablot e mija.

Dielli-:- Sa kohë keni që mereni me pikturë, kush ju ka inkurajuar që të ndiqni këtë rrugë të bukur?

Sara Tagani:  Pikturën e kam filluar në moshën 10 vjecare. Sic e përmenda dhe me lart ishte ime më, ajo që zbuloi artin tek unë. Mbështetja kryesore ka qenë nga familja dhe dy profesoret e mi, Shpresa Beqiri e Nikolet Vasia.
Dielli-:- A mund të na thoni dicka për planet tuaja në të ardhmen, do vazhdoni të merreni me pikturë krahas studimeve universitare?

Sara Tagani:  Padyshim! Piktura do jetë gjithmonë aty. Cdo detaj i përditshëm më ngacmon të trajtoj artin tim. Natyrisht që studimet universitare ndihmojnë në formimin tim akademik. Por, piktura eshtë ajo që më bën të ndjehem mirë dhe më plotëson shpirtërisht.

Suksese si studente dhe piktore e talentuar!

Faleminderit gazeta “Dielli”, ishte vërtet kënaqësi!

Filed Under: Interviste Tagged With: Durrës, ekspozite, Hije & Siluetë, Sara Tagani, Shefqet Kercelli

Çpo ndodh me gjetjet arkeologjike në Durrës?

March 9, 2017 by dgreca

Flet posacërisht për “Diell-in”, zoti Eduard Shehi, specialist i Arkeologjisë në Ministrinë e Kulturës dhe përfaqësues i saj për ndjekjen e këtyre punimeve në Durrës./Eduard Shehi

Intervistoi Shefqet Kërcelli/2-2Pyetje:-Zoti Eduard, ju kemi parë që gjatë këtyre ditëve keni qenë prezent në gërmimet që po bëhen në sheshin para Portit të Durrësit. Cfarë përfaqsojnë në të vërtetë gjetjet e reja arkeologjike në këtë shesh?3

Përgjigje:-Gjetjet arkeologjike i takojnë disa strukturave ndërtimore të cilat datohen në periudhën osmane. Me sa kemi zbuluar, fillimisht është ndërtuar një bastion mbrojtës, i shkëputur nga linjat e murit fortifikues, me qëllim mbrojtjen e skelës së qytetit.Më pas, kur funksioni mbrojtës kishte humbur për shkaqe natyrore, mbi të ishte ndërtuar një ndërtesë katër katëshe, që ka shërbyer për administratën osmane të kohës. Këtë funksion e ka pasur deri në fund të shekullit të XIX-të. Në vitin 1914, kjo ndërtesë ka qenë edhe “konaku” pritës i Princ Vidit.

Pyetje:-Si po menaxhohen nga Instituti juaj këto zbulime, cfarë pune konkrete keni bërë ju si specialistë?

Përgjigje:-Ne kemi për detyrë gërmimin dhe dokumentimin sa më të mirë të këtyre gjetjeve dhe këtë kemi bërë deri tani.

Pyetje:-A keni dhënë rekomandime për të ardhmen e këtyre gjetjeve, sa dhe si mund t’i shërbejnë ato pasurimit të fondit historiko-arkeologjik të qytetit të Durrësit?

Përgjigje:-Duke qenë se gërmimet janë ende në proces, është herët të flitet për rekomandime. Por, qyteti i Durrësit, është i gjithi mbi qytetin antik. Për rrjedhojë forma më e mirë është bashkëjetesa mes trashëgëmisë arkeologjike dhe zhvillimit modern.

Pyetje:-A mund të na thoni dicka se, si do të jetë ecuria e projektit “Veliera” mbas këtyre zbulimeve arkeologjike, si mund të integrohen ato për t’i shërbyer dhe turizmit në qytetin e Durrësit?

Përgjigje:-Forma dhe mënyra e integrimit është detyrë që i takon profesionistëve të fushës, arkitektëve dhe inxhinjerve të ndërtimit, jo arkeologëve. Detyra jonë si arkeologë përfundon me gërmimin, dokumentimin, identifikimin dhe datimin e gjetjeve.

-Faleminderit zoti Shehi dhe punë të mbarë në sektorin tuaj.

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Durrës, Eduard Shehi, gjetjet arkeologjike, Shefqet Kerkcelli

QENI I FIDELIT NË RRUGËN E DURRËSIT

December 6, 2016 by dgreca

ok
Nga Gëzim Llojdia/Aty nga muzgu i viteve ’80 ,fytyra e Tiranës  shquhej  një kryeqendër urbane modeste .Objekti qiellor për ne ishte 15 katëshi. Në rrugëtimin tonë të   përhershëm  nga Instituti në kryeqendër kalonin përpara një ambasade në rrugën e Durrësit. Ambasada ishte një soji bunker. Murre të lartë. Hekur dhe shurdhëri  e madhe. Aty në qoshe të rrugës së Durrësit ambasada kubane ishte shenjë e një shurdhërie të përhershme. Muret e saj nxinin në dimër. Heshtja mbërthyer në hekura. Çdo ditë, që ne shkonim në kryeqendër zbrisnim tek kryqëzimi i udhës dhe shkonim përpara ambasadës të Fidel Kastros. Një pllakë e bukur ku shkruhej ambasada kubane ne gjuhën kubaneze. Netëve kur ktheheshim në institut prisnim autobusët aty pranë ambasadës. Një hije e zezë  mbyllte krejt ndërtesën. Një e lehur qeni vinte nga ambientet brenda rezidencës diplomatike. E lehura  e atij  qeni  ndihej nëpër natë, në atë kryqëzim të rrugës së Durrësit.
 Një natë ne ishim tek kafe Flora. Kafe Flora ishte një ndër ambientet e cila kishte fituar emër edhe nga një këngë e ndaluar festivali. Ndër mënd më riavizohej vargu i parë :“Kafe Flora mbushur plotë…..Në të vërtet kjo kafene e vetmja,  që kishte nur  gjithë kohës ishte plotë.
Kur dolëm nga kafe Flora shkuam aty tek stacioni i përhershëm dhe ndjemë sërish të lehurat  qenit kubanez brenda rezidencës. Pyetja që na kishte vënë shpesh në mendime ishte se ajo ambasadë ishte aty formalisht. Kastrua nuk ishte i preferuar nga udhëheqësit komunist të Tiranës. Madje nga vitet ‘64 në Tiranë kishte ardhur  dora vetë Che udhëheqësi i revolucionit kubanë. Che ishte vrarë në nga vendet e Amerikës latine i rrethuar nga ushtria kandisur si mos më keq. Kisha lexuar rrëfimin e një mësueseje vetëm pas viteve ’90 për kohën kur Che u suall nga trupat qeveritarë në atë shkollë dhe më pas u ekzekutua. 
Aty nga viti 2008 në qytetin antik Amantia më erdhi nje amerikano kubanez . Ai ishte Dr në arkeologji dhe gjatë një serveri të kryer në këtë qytet sipër maleve të luginës . Në verë atje bënë vapë tmerrësisht. Denisi mbante një bluzë me  një foto të Che –s. E njeh këtë?  e pyetëm . Po është Che. Dr i arkeologjisë më tha se ishte larguar shpejt nga Kuba  atje ishte mjerim i madh .Në Karaibe njerëzia ashtu si në fillim viteve ’90 në Shqipëri flisnin vetëm për bëmat e shkuara të revolucionit. Kandili i Kastros i kishte mbetur vetëm pak  vajgur. Miti i tij në vendin tonë ishte shuar herët. Andej më sa më kujtohet eksportonim vetëm sheqer .Eksporti tjetër ishte pas viteve ’90 bluzat e stampuara me figurën e Che-së. Vetëm ai mund të eksportohej në bluza të zeza. Kur  e kam parë dokumentarin për vrasjen e Che-së dhe pamjen që ishte kandisur në atë farë feje  them se miti i ti,j as lindi pas vrasjes së tij. Libra dhe bluza vërshojnë shumë në vendet që kanë njohur revolucionet dhe kanë njohur diktaturat.Nuk mund të përjashtohej Shqipëria,kur Che e kishte vizituar fshehtas.
 Sidoqoftë Che ishte imazhi që mbetej pas një revolucioni të mbetur me shumë plagë, kanë vite që dhembin. Edhe shfaqja e kujtimeve në medien shqiptare për ardhjen në kryeqendrën shqiptare të Che-së më kujtonte atë vend të mbyllur, të strukur atë ambasadë fortesë në rrugën e Durrësit ku shkruhej ambasada kubaneze. Asnjëherë nuk arritëm të shikojmë fytyrat e diplomatëve të atij vendi kubanez . Ashtu si shteti i mbyllur atje në Karaibe pas revolucionit kundër Batistës , në kryeqendrën tonë në rrugën e Durrësit ndër vite jetoi edhe një ambasadë e një shteti .Ambasada e Kastros, që mbylli dyert në vitet ’90. Atje në rrugine Durrësit ,ambasada e Kastros nuk jeton më. Nëpër natë nuk dëgjohet më  lehura e atij qeni të huaj. Nuk ngordhi qeni. Iku ambasada e shtetit të Karaibeve. I vetmi  kujtim i largët, që ka mbetur është imazhi i asaj ambasade shurdhërie. Bluzat,librat  apo çakmakët me figurën e Chesë. Eksportohen në këtë vend. Dikur na ëmbëlsonin me sheqer kubanez të prodhuar nga kallam sheqeri i Karaibeve . Sot eksportojmë vetëm bluza, çakmak, libra  me të gjitha figura të Che-së. Çfarë mund të bëjë Che ? Asgjë . Llagëmi i ftohtë ku u kallë  pas dyzet vitesh e ka tretur gjithçka. Tashmë ka mbetur vetëm balta e ftohtë. Ajo shtrojerë tashmë ka hapur gojën. Pretë Kastron. I fundit nga revolucionarët e shekullit të njëzetë .
Shokët e tij kanë vite që e kanë ngrënë çairin.  Pas kësaj, çfarë do të bëhet në ishull ?
Vetëm Zoti e di se ç’udhë ka  . Ndërsa tek ne nëpër tregje do të shiten figura të Ches. Ndërsa atje tek rruga e Durrësit nuk ka më asnjë gjurmë .Ikin kohët. Gjurmë shumë pak.  

Filed Under: Komente Tagged With: Durrës, Qeni i fidelit, rrugeve

Durrës, takimi i Ministrave të jashtëm të Ballkanit

March 31, 2016 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/ Janë mbledhur në Durrës, më datën 30 mars 2016, Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky është takimi i katërt në kuadër të procesit që mori udhë në Berlin. Pjesë e kësaj nisme janë ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi. Gjithashtu në takim marin pjesë dhe Ministri i jashtëm  Norvegjisë, sekretari i shtetit të Francës për çështjet evropiane Harlem Desir dhe nënsekretari i shtetit në Ministrinë e Jashtme të Italisë, Vincenzo Amendola. Njëkohësisht, në takim marin pjesë edhe Ministri i jashtëm i Çekisë, Lubomir Zaoralek, pasi ai është edhe kryesuesi i radhës i Grupit të Vishegradit, si edhe Goran Svilanovic, Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Në Durrës, Serbia dhe Kosova nuk përfaqësohen me ministra, ndërkohë që mer pjesë edhe Komisioneri Hahn. Paraprakisht, në kuadër të këtij Ministeriali, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zhvilloi takime me homologun maqedonas Nikola Poposki, sekretarin francez të Shtetit, Harlem Desir dhe nënsekretarin italian për Punët e Jashtme, Vincenzo Amendola. Fillimisht ministri i jashtëm Ditmir Bushati, priti  pjesëmarrësit e këtij takimi në mjediset e Hotel “Palace”, në Durrës, Temë diskutimi në këtë takim të kryediplomatëve të rajonit janë projektet rajonale, sidomos ato në infrastrukturë dhe në energji. Këtu përfshihet ajo që njihet si “Autostrada e Kaltër”, projekt që nis në Kroaci, vijon në Bosnje, Mal të Zi dhe Shqipëri, duke lidhur gjithë bregdetin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu po diskutohet edhe për projektin tjetër madhor po në infrastrukturë, ai Nish-Prishtinë-Durrës. Një tjetër që projekt që ndodhet në tryezë është dhe projekti i linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni. Pra, gjatë  këtij takimi Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, po diskutojnë projektet e bashkëpunimit rajonal, para organizimit të samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Paris. Takimi i ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor mbyllet sot më datën 31 mars.

Filed Under: Rajon Tagged With: Durrës, Shefqet Kercelli, takimi i Ministrave të jashtëm, te Ballkanit

Durrës, kurorëzohen Miss & Mister Turizmi 2015

July 26, 2015 by dgreca

Irini Tepshi dhe Reidi Shehi morën kurorën e këtij eventi të rëndësishëm/
Me spektaklin veror të bukurisë Miss & Mrs Turizmi janë mbyllur dhe ditët e turizmit 2015 në qytetin bregdetar të Durrësit.. I zhvilluar në mjediset e brendshme të universitetit “Albania College”, ky spektakël veror i bukurisë rinore, solli surpriza të shumta në 10-vjetorin e tij.
Sfilata në pasarelë e konkurentëve e ndërthurur mjaft bukur me muzikën dhe veshjet e stilizuara me motive popullore, muzika e perzgjedhur e interpretuar nga këngëtarë të njohur, grupi i valleve dhe të ftuarit e shumte i dhane spektaklit ngjyra dhe larmi të vecantë. Për kurorën e Miss dhe Mrs Turizmi konkuruan 32 vajza dhe djem nga disa qytete të Shqipërisë. Juria e përbërë nga emra dhe personalitete të shquar në fusha të ndryshme të artit, kulturës, medias, sportit etj, vlerësuan me çmime të ndryshme disa prej konkurentëve në spektakël. Ndërkohë që konkurentët pjesmarrës të kësaj gare bukurie ekspozuan veshje dhe kostume popullore të krahinës apo trevës nga vinin.Gjithashtu gjatë ditëve të turizmit në ambiente të ndyshme të sheshit qëndror Durres, galerinë e arteve “Nikolet Vasia”, etj, u ekspozuan punime të ndryshme të artit e traditës popullore shqiptare, ushqime e gatime tradicionale, qylima me motive popullore, pra një larmi ekspozimesh nga mjeshtrat e mjeshtret shqiptarë. Nata finale e miss dhe mister turizmit 2015, mbylli dhe aktivitetet e zhvilluara në kuadrin e ditëve të turizmit 2015. Në fund juria vendosi për çmimin e madh të këtij spektakli, ku Miss Turizmi u shpall Irini Tepshi, ndërkohë Mrs Turizmi u shpall Reidi Shehi. Vajza dhe djali fitues të këtij spektakli, mbajnë njëkohësisht dhe kurorën e Miss & Mrs Durrësi 2015.
Sh.Kërcelli

Filed Under: Kulture Tagged With: Durrës, kurorëzohen Miss & Mister, Shefqet Kercelli, Turizmi 2015

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT