• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KADETËT, MYSAFIRË TË KRYETARIT TË VATRËS, Z. ELMI BERISHA

June 22, 2020 by dgreca

DY KADETËT SHQIPTARË TË AKADEMISË USHATRAKE NË WEST POINT-NEW YORK, MYSAFIRË TË KRYETARIT TË VATRËS, Z. ELMI BERISHA/

– Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha shtroi drekë në nderim dhe respekt për të sapodiplomuarit Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, dy Kadetët Shqiptarë të Akademisë Ushatrake West Point, NY-, më e vjetra dhe më e famshmja në botë -/

Nga Dalip Greca/

              Shqiptarët, kudo ku jetojnë, në trojet etnike apo në mërgim, e kanë përjetuar me krenari lajmin e gëzuar të diplomimit të dy kadetëve shqiptarë nga Kosova; Arelena Shala dhe Ylli Dalldaku, në Akademinë 218 vjeçare të West Point në New York.

          Akademia federale 4 vjeçare në West Point mbart një histori interesante.Fillimisht West Point, u konceptua si një fortesë strategjike natyrale, gjatë Luftës së Revolucionit Amerikan, me pamje mbi lumin Hudson, 50 milje në veri të New York City. Fillimisht ishte Gjenerali George Washington, që e konstatoi faktin se West Point, me syrin e strategut të luftës, ishte një pozicion dominat lufte dhe aty vendosi komandën e tij më 1779, dhe britanikët nuk arritën asnjëherë të bëheshin zot të saj.

        Akademia e ka zanafillën historike që në fillim të viteve 1801-1802, kur Presidenti Thomas Jefferson projektoi akademinë e ardhshme, duke nënshkruar legjislacionin e nevojshmë për themelimin e Akademisë(1802), që, edhe sot pas 218 vitesh, vazhdon të mbartë historinë dhe famën.

Kampusi i Akademisë me ndërtesat e stilit Norman, të ndërtuara me granit  gri dhe zi, është edhe një destinacion turistik, me qendrën e vizitorëve dhe me muzeun më të vjetër të Ushtrisë të shteteve të Bashkauar të Amerikës.

         Kandidatët që synojnë këtë akademi duhet të aplikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në Akademi. Mësimet për kadetët financohen plotësisht nga Ushtria Amerikane, në këmbim të një detyrimi aktiv të shërbimit pas diplomimit. Rreth 1.300 kadetë hyjnë në Akademi çdo korrik, dhe arrijnë të diplomohen rreth 1000-1100.

Edhe pse sivjet momenti i diplomimit të 1100 kadetëve u krye në kushtet e Pandemisë,- parada në Parkun e kampusit, u krye me maska në fytyrë, por gjithsesi kadetët u ndjenë krenarë, aq më shumë se gëzimin e shtoi edhe Presidentit  Donald Trump.

…..Në drekën familjare që kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha, shtroi në restorantin e tij PATSY’S, që ndodhet në Wappingers Falls,jo larg Akedemisë West Point, kishte ftuar edhe ambasadoren e Republikës së Kosvës në Washington Vlora Çitaku me zëvendësen e saj, biznesmenin e njohur Jim Xhema, një ndër kontributorët e mëdhenj të Çështjes së Kosovës në Washington, por edhe një dhurues i përhershëm në Komunitet,-kirurgun e njohur dr. Rifat Latifi dhe nga media: Halil Mula nga TV 21, Adem Belliu-TV Kultura Shqiptare dhe Kryeredaktorin e Gazetës “Diellit” Dalip Greca etj.

Dy kadetët, të shoqëruar nga roja të sigurisë prej akademisë, arritën në restorant rreth orës dy të pasdites të së premte, 19 qershor 2020. Ata u pritën sipas traditave shqiptare dhe u nderuan nga mikpritësit. Z. Elmi Berisha me djemtë ka dalë para restorantit dhe i ka shoqëruar, duke i prezantuar me të pranishmit. Me nga një gotë shampanjë u është uruar mirëseardhja, ndërkohë që tavolina është e mbushur sipas traditës shqiptare. Ishte fillimisht Ambasadorja Vlora Çitaku, që ka shprehur krenarinë e të gjithë shqiptarëve për diplomimin suksesshëm të dy kadeteve shqiptarë prej Kosove, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, të parët e racës shqiptare, që u diplomuan në këtë akademi të famshme.- Na keni nderuar!-iu tha ajo!

Përmes emocionesh, duke iu drejtuar të dy kadeve, ambasadorja Çitaku, tha se shpirtërisht ajo dhe ambasada, kishin qenë pranë tyre dhe me ta, gjatë të katër viteve, kur ata përgatiteshin në Akademinë  West Point dhe përballonin programet e vështira.Ne, tha ambasadorja, jemi ndjerë krenarë që në kohën kur ju e fituat konkurimin e vështirë për t’u bërë pjesë të kësaj akademie. Me aftësitë tuaja, me inteligjencën tuaj, ju arritët që ta përballonit konkurencën e ashpër dhe shumë rigoroze. Përfundimi me sukses i akademisë prej të dy studentëve shqiptarë(ata u përfshin në 5 përqindshin e kadeteve më të mirë, që arritën rezultate shkëlqyeshëm), i kalon kufijtë e gëzimit dhe të krenarisë. Të gjithë , tha ambasadorja, ndjehemi krenarë për ju! Paçit suksese në Jetë!

         Një urim të veçantë u ka drejtuar kadetëve edhe biznesmeni Jim Xhema, duke i përgëzuar ata për përfaqësimin dinjitoz që i bënë Kosovës dhe Kombit Shqiptar,në akademinë  West Point.

Dr. Rifat Latifi, i  uroi dhe i përgëzoi kadetët për rezultate e shkëlqyera që arritën gjatë studimeve në akdeminë ushtarake, më të mirën në Botë, dhe i këshilloi ata, që edhe në jetë ta mbajnë lartë emrin e akademisë, ku u shkolluan.Ju ishit të parë shqiptarë që u diplomuat aty dhe kjo ka shumë rëndësi, por edhe në jetë ju duhet të jeni përherë në lartësinë e akademisë ku u diplomuat. Ju do te jëni Elita e ushtrisë së Kosovës!

Kryetari i Vatërs, z. Elmi Berisha, duke i uruar kadetët, tha se ndjehej krenar, dhe shpirtngrohtë, që ata ishin mysafirët e tij. Ju, tha ai, na keni nderuar dhe ne ndjehemi krenarë për Kosovën dhe mqiësinë me Shtete e Bashkuara të Amerikës. Pranimi juaj dhe diplomimi në Akademinë West Point, mbart shumë simbolika të lidhjeve të Kombit tonë me Popullin amerikan dhe këtë vend të bekuar. Ne shpresojmë shumë se diplomimi juaj në këtë akademi historike, do t’i shërbejë së ardhmes së Kosovës dhe forcimit të marrdhënieve të miqësisë së Kosovës me Amerikën. Kombi shqiptar përherë ka hedhur vështirimin drejt Amerikës për mbrojtje e ndihmë. Federata Vatra e ka bazuar luftën për mbrojtjen e Pavarërisë së Shqipërisë tek Washingtoni. Edhe presidenti historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, këtu e shihte shpëtimin e Kosovës….

Duke iu drejtuar Kadeteve, z. Berisha, u tha: Unë ju shoh, ju, si vazhdimësi të kontributit të djemve shqiptaro-amerikanëve, që nën emrin e Batalionit”Atlantiku” shkuan për të luftuar për lirinë e Kosovës. Madje edhe më larg në histori, ju shoh  ju, si vazhdimësi e djemëve të Vatrës që në uniforma ushtarake, të stërvitur për 4 vite në SHBA(1916-1920),në vitin 1920, lanë Amerikën dhe shkuan në Shqipëri, për të mbrojtë kufijtë jugorë nga fqinji, madje arritën deri në Luftën e Vlorës, së bashku me Bandën Kombëtare”VATRA”. Kjo është vazhdimësi historike…Ndjehemi sinqerisht krenarë për Ju!

Ju falenderoj shumë që sot na dhatë kënaqësinë që të ishit mysafirët tanë. Z. Berisha falenderoi ambasadoren Vlora Çitaku, z. Jim Xhema, Dr. Rifta Latifi, median, që ishin pjesë e kësaj dreke familjare.

Gjatë drekës u bisedua për të ardhmen e kadetëve në shërbim të Kosovës, për familjet e tyre, për rujatjen e miqësive të fituara gjatë katër viteve në Akademi, por edhe për një vizitë të mundshme të kadetëve në Vatër, nëse e lejojnë rrethat etj.

Arelena Shala e lindur në Prizren, ndjehej krenare jo vetëm pse ka pasë nderin të përfaqësojë Kosovën dhe Kombin shqiptar në akademinë presitigjioze, por edhe se është e para femër e racës shqiptare që diplomohet në Akademinë e famshme. Ajo u diplomua në fushën e inteligjencës gjeo-hapsinore. Ndërsa kadeti Ylli Dalladaku, i lindur në Ferizaj,u diplomua për inxhinieri dhe aeronautikë.

Në Akademinë West Point është duke studiuar dhe një tjetër kadet nga Shqipëria. Ai është Enea Hilaj, që u pranua në qershor 2018.

Urojmë që të tjerë studentë shqiptarë të konkurojnë dhe të fitojnë të drejtën për të studuar në akademinë  West Point në New York.

Filed Under: Emigracion, Featured Tagged With: Dr. Rifat Latifi, Dy kadetet, Elmi Berisha, Mysafire

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT