Shkrimtaret Merita Bajraktari McCormack dhe Lindita Komani,dy kontributoret shqiptare në këtë aventurë festive të 150 vjetorit të botimit të parë librit të famshëm të anglezit Lewis Carroll/
Mbrëmja e së Mërkurës e 7 Tetorit 2015 në Cornell Club, në Manhattan, në 44 Street, mes Madison dhe Fifth Avenue, ishte e ngarkuar plot emocione. Së bashku me Merita Bajraktari McCormack dhe Lindita Komani, që ka ardhë enkas nga Tirana, dy kontributoret shqiptare në këtë aventurë festive të 150 vjetorit të botimit të parë librit të famshëm të anglezit Lewis Carroll,përjetuam një nga ato mbrëmje që mbeten gjatë në kujtesë.Një sallë e mbushur plot me shkrimtarë, përkthyes, gazetarë, editorë, botues, kuratorë, shpesh shpërthente në duartrokitje apo në të qeshura.Mr. Jon Lindseth, General Editor & Exhibition Co-Curator, dhe ligjeruesit e tjerë, sollën të dhëna interesante, statistika, për Lizën dhe botën e Çudirave, që për 150 vite jo vetëm ka pushtuar botën, por vazhdon të befasojë e intrigojë edhe sot, jo vetëm të vegjlit. Liza… arriti në Shqipëri në fundvitet e Lufëts së Dytë Botërore, por përkthyesit e saj të shkolluar në Perëndim u dënuan nga diktatura dhe së bashku me ta “u burogos dhe Liza” dhe fëmijët shqiptar për më shumë se dy dekada e gjysëm nuk u takuan dot me Lizën, në vitin 1964, u rihap dritarja e saj edhe për të veglit shqiptar, për t’u ndaluar sërish….
Në hartën e përbotshme që ka pushtuar Liza në botën e Çudirave, gjitëhsesi është dhe Shqipëria. Dhe ne shqiptarët që jemi aty duartrokasim sapo në ekran shfaqet harta e Globit dhe me një pikë të kuq është shënuar “Albania”, ku aventuarat e Lizës kanë qenë tepër të vecanta….. Dy shkrimtaret shqiptare, Merita Bajraktari McCormack dhe Lindita Komani, kanë meritën që në këtë përvjetor të 150-të të jetë e përfaqësuar edhe Shqipëria dhe ato janë pjesë edhe të punimeve që shfaqen në ekranin e madh.
Në fund të darkës dhe të prezantimit, z. Jon Lindseth, gjenë pak kohë(edhe pse është aq i kërkuar) t’u kushtojë pak kohë shqiptareve që e përfaqësuan Shqipërinë në këto veprimtari kushtuar 150 vjetorit të Lizës në Botën e Çudirave…madje dhe të pozojë për disa foto për Gazetën Dielli, e vetmja media shqiptaro-amerikane, e pranishme në këtë darkë madhështore.
Në fakt ky vit ka qenë viti i “Lizës në Botën e Çudirave në të gjithë Botën, por veprimtaritë për Amerikën e Veriut kulmuan këtu në New York nga 2 Tetori 2015 dhe do të vazhdojnë deri në 11 Tetor. Kryevepra e Lewis Carroll”Alice in Wonderland”, është nderuar ën Nju Jork në mënyrë madhështore, me ekspozita, panaire,promovime, eskursione, si në Centarl Park, shfaqje filmash etj.
Dielli së shpejti do të sjellë një reportazh të zgjeruar nga këto veprimtari.