Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, zoti Eric Holder : ” Pas shqyrtimit të fakteve përkatëse, ligjet në fuqi dhe pretendimeve të bëra nga avokatët e të pandehurit, unë kam vendosur se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë dënimin me vdekje në këtë çështje. Natyra e të kryerit të aktit në fjalë dhe të deponimeve rezultante, janë të mjaftueshme për dhënjen e dëmit me vdekje në këtë vendim/
Nga BEQIR SINA, New York/
WASHINGTON D.C: Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se ka në plan të kërkojë dënimin me vdekje kundër Dzhokhar Tsarnaev , të pretenduar për vënjen e bombave në Maratonën e Bostonit. Kështu të paktën thotë sot shtypi amerikan, kur permend se Tsarnaev , 20 vjeç, dhe vëllai më i madh i tij Tamerlan Tsarnaev janë akuzuar për vendosjen e bombave më 15 prill 2013, gjatë përfundimit të vrapimit në Maratonën e Bostonit. Ata të dy mendohet se vendosën dy bomba artizanale të mbushura me eksploziv në afërsi të vijë-finishit – vend përfundimin e maratonës Boston – që vrau tre persona dhe plagosi qindra të tjerë.Njeri prej vëllezërve Tamerlan Tsarnaev, ai më i madhi, u tha se vdiq gjatë një kërkimi nga policia disa ditë pas sulmit , i fshehur në një motrbarkë dhe vëllai i vogël që gjendet aktualisht pas hekuave Dzhokhar Tsarnaev u kap disa orë më vonë, i plagosur .
Ai ka qenë në paraburgim që nga dita e arrestimit , megjithëse kaloi disa javë në spital në kushte arresti dhe është në pritje të gjykimit për akuza , duke përfshirë përdorimin e një arme të shkatërrimit në masë që rezulton në vdekje , bombardimin e një vend të përdorimit publik që rezulton në vdekje , shkatërrim me qëllim të pronës private që rezulton në vdekje , dhe konspiracion , ai ështëakuzuar gjithashtu për vrasjen e një oficeri të policisë në kampusin e Massachusetts Institute of Technology – MIT, gjatë kohës që policia ishte vënë në ndjekje të tij .
Sipas një deklarate nga Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, zoti Eric Holder ” Pas shqyrtimit të fakteve përkatëse, ligjet në fuqi dhe pretendimeve të bëra nga avokatët e të pandehurit , unë kam vendosur se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë dënimin me vdekje në këtë çështje . Natyra e të kryerit të aktit në fjalë dhe të deponimeve rezultante, janë të mjaftueshme për dhënjen e dëmit me vdekje në këtë vendim . ” ka deklaruar zoti Holder.
Gazeta më e madhe amerikane , njujorkezja The New York Times, shkruan sot se :”Po të dënohet , Tsarnaev, domosdoshmërisht do të dënohet me vdekje, mbasi ajo vëren se prokurorët federalë nuk do të tërheqin nga dënimin me vdekje, ashtu si dhe ka ndodhur edhe në rreth gjysmën e rasteve të tyre , zakonisht edhe në sajë të marrëveshjeve të pranimit të fajësisë .”
Shtypi thotë se Tsarnaev ka pranuar fajin për akuzat, por nuk janë të sigurtë sesa kjo do të ndikojë në marrjen e vendimit për dënimin me vdekje apo jo ? këtë nuk e di asnjeri deri në dhënjen e vendimit të Gjykatës Federale të SHBA .
Gazetarët amerikan kan mundur të kontaktojnë me nënën e dy fëmijëve që akuzohen për këtë akt, dhe thonë se “Kur i than asaj se Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, zoti Eric Holder ka kërkuar dënimin me vdekje , nëna e dy fëmijëve Tsarnaev , Zubeidat Tsarnaeva , u tha gazetarëve , ” Se si mund të ndjehet një nënë për këtë ? Ndjehem një asgjë…. . ”
Shtypi amerikan thekson se deri tani “Nuk ka datë të caktuar të gjykimit “.