*Përfundon trajnimi për identifikimin dhe kapjen e makinave të vjedhura/
*Për disa ditë rresht specialistë amerikanë të EXBS trajnojnë efektiva të Policisë sonë Kufitare në portin e Durrësit/
Nga Shefqet Kërcelli/
Durres, 14 Prill 2017- U mbyll sot 14 prill 2017, në Portin e Durrësit, trajnimi i vecantë me efektiva të Policisë Kufitare të gjithë vendit për identifikimin dhe kapjen e automjeteve të vjedhura që hyjnë në doganat e postat tona kufitare. Gjatë kursit për ndalimin e mjeteve motorike të vjedhura u trajtuan cështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me rrugët hyrëse të automjeteve të vjedhura, kontrollin e dokumentacionit, denoncimin dhe reklamimin e këtyre automjeteve, bashkëpunimin me policitë homologe, grumbullimin dhe kryerjen e procedurave përkatëse, etj. Të gjitha këto cështje ju shpjeguan gjerësisht në teori dhe praktikë policëve tanë nga specialisti i EXBS në vendin tonë, zoti Christopher. Kështu pjesmarrësit u njohën me shënjat identifikuese të automjeteve të vjedhura, mënyrat se si kruhet vjedhja, mundësitë e kontrollit dhe treguesit kryesorë. Për këtë u pa konkretisht në terren identifikimi i makinave të vjedhura sipas markave kryesisht ato perëndimore si, Audi, VË, BMË, Mercedes, BUS, Kamiona bashkë me rimorkio, etj. Vlerat dhe rëndësinë këtij seminari ja shtuan mësimi i përdorimit të aparaturavë të vecanta “Autel” që përdoren në këto raste. Janë disa aparatura speciale të dhuruara nga Departamenti i Shtetit nëpërmjet programit EXBS, me vlerë rreth 22 mijë $, të cilat do rrisin efikasitetin e kontrollit në pikat kufitare dhe doganat tona, në korridoret kryesore të vendit. Këto ndihma të ardhura këto ditë për Policinë tonë Kufitare ku, futen dhe pajisej motorike, janë pjesë e programit për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve {EXPS}. Theksojmë se krahas programeve e projekteve të shumta të bashkëpunimit në të gjithë fushat të shtetin shqiptar me Departamentin e Shtetit të SHBA, nga viti 2003, ka filluar zbatimi i një programi të vecantë bashkëpunimi, i emërtuar shkurt EXBS, kryesisht Ministrinë e Brendshme, si rezultat i të cilit janë trajnuar qindra kuadro e specialistë të Policisë Kufitare, Doganës, Antikontrabandës, Policisë së porteve, aeroporteve, etj. Gjithashtu në vijimësi janë dhuruar paisje, aparatura, mjete për shtimin e kapaciteteve operacionale, sigurisë dhe monitorimin e kufijve tanë. Nga momenti i fillimit të këtij projekti deri tani, strukturat tona të kontrollit të kufijve detarë, tokësorë e ajrorë, kanë përfituar 3.5 milionë $ ndihma. Në fund pjesmarrës të ndryshëm vlerësuan rëndësinë e këtij seminari që i shërben direkt punës së tyre në terren, pozicionit që kanë dhe detyrave të përditëshme. Cështjet e trajtuara do rrisin nivelin e tyre profesional për diktimin e makinës së vjedhur bashkë me karakteristikat dhe kufizimin e këtij fenomeni në vendit tonë. Ndërkohë zoti Christopher falenderoi personelin e këtij seminari për vëmendjen, interesimin e tyre në përvetsimin e programit të kursit, pyetjet dhe diskutimet, duke shprehur besim se, seminari i arriti objektivat e tij. Gjithashtu specialisti i EXBS, theksoi se paketa e ndihmave për strukturat e Ministrisë së Brendshme, ka qenë e vazhdueshme, por duhet të shohim dhe mundësitë e kostos dhe efikasitetit të tyre. Ne kërkojmë që personeli i trajnuar nga pala shqiptare të mësojë e instruktojë për këto cështje, pjesën tjetër që nuk ka mundësi të vijë këtu. Pra, ju të jeni instruktorë për të tjerët, u shpreh zoti Christopher. Po ashtu dukë zhvilluar seminarin direkt në terren, afër vendosjes së policisë kufitare kursejmë kohë, lëvizje dhe kosto. Natyrisht programi I bashkëpunimit do të vazhdojë dhe në të ardhmen, në fushta më të nevojshme të organeve ligjzbatuese e të sigurisë në vendin tonë, përfundoi përfaqësuesi amerikan i EXBS.