Dy ditë pas ardhjes në fuqi të radikalëve të majtë dhe krijimit për herë të parë të një Ministrie të Emigracionit, ministrja plotësuese e këtij dikasteri, Tasia Xristodhulopoulou, (në foto) ka ripërsëritur premtimin e kësaj force politike për të dhënë nënshtetësi gjithë brezit të dytë të emigrantëve, apo fëmijëve të tyre të lindur në Greqi, por edhe atyre që kanë ardhur në moshë të vogël me familjet e tyre.
“Më duket se kemi dhënë shembuj konkretë, si gjatë periudhës së mëparshme, ashtu edhe në Parlament, kur kemi bërë shumë presion të jepej nënshtetësia te këta fëmijë. Ne kemi dhënë fjalën se menjëherë do të zëvendësojmë këtë padrejtësi të paparë me këta fëmijë, që kanë lindur këtu, që kanë mbaruar shkollat dhe nuk kanë njohur asnjë atdhe tjetër, transmeton TCH. Këta janë fëmijët e brezit të dytë të emigrantëve, ndërsa kemi dhe fëmijët e një brezi tjetër, ata që erdhën të vegjël këtu, nuk njohën asnjë atdhe tjetër dhe gjithashtu kanë mbaruar shkollat këtu e kanë mësuar vetëm gjuhën greke, dhe janë njësoj si fëmijët grekë. Këtu u rritën, këtu mësuan gjuhën, këtu janë shokët e tyre”, tha Tasia Xristodhulopoulou, ministre plotësuese e Emigracionit.
Xristodhulopoulou, që ka qenë prej vitesh në postin e përgjegjëses për të Drejtat e Njeriut, të Aleancës së radikalëve të majtë, ka deklaruar gjithashtu në lidhje me refugjatet nga Siria, veçanërisht me fëmijët e pashoqëruar nga zona e luftës, se Greqia do të ndjekë tani e tutje të gjitha konventat ndërkombëtare, që parashikojnë mikpritje e përkujdesje, të cilat nuk janë zbatuar kurrë.
DISA NDRYSHIME QE PRITET TE BEHEN NE LIGJIN E EMIGRACIONIT TE SHBA
Gazeta “Dielli”, me e vjetra e Botes shqiptare ne botim- ne sherbim te komunitetit/
Nga Ardian Gjoka – Avokat Emigracioni/
Me daten 21 May, 2013, komisioni i ligjeve te Senatit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes(SHBA) kaloi per votim ne Senat projektligjin per disa ndryshime ne ligjin e emigracionit. Shpresohet qe Senati ta hedhe ne votim ne fillim te muajit Qershor. Ne qofte se ky projektligj miratohet nga Senati atehere qe te behet ligj duhet te miratohet dhe nga Dhoma e Perfaqesuesve dhe te firmoset nga Presidenti.
Ky projektligj parashikon ndryshime te medha ne lidhje me legalizimin e personava qe nuk kane dokumenta dhe ne menyren e emigracionit ne SHBA ne te ardhmen. Keta jane disa nga ndryshimet:
Legalizimi i Personave qe Nuk Kane Dokumenta Te Rregullta:
Personat te cilet kane hyre para dates 31 Dhjetor, 2011 dhe qe nuk kane dokumenta te rregullta mund te marrin dukument emigrimi te perkohshem 6 vjecar, i cili eshte i rinovueshem. Personat te cilet jane detyruar te largohen nga SHBA, ne menyre vullnetare ose ne baze te vendimit te gjykates, ose ata persona qe kane hyre perseri ilegalisht mbas dates 31 Dhjetor te vitit 2011, mund te kerkojne falje dhe te kualifikohen per document provizor emigrimi nese provojne njeren nga keto kritere:
Jane bashkeshort ose femije e/i shtetasit Amerikan ose personit me Green Card;
Jane prind i femijes i cili eshte shtetas Amerikan ose ka Green Card;
Ka qene nen moshen 16 vjec kur ka hyre ne SHBA dhe ka mbaruar shkollen e mesme ne SHBA; ose
Ka qene nen 16 vjec kur ka hyre ne SHBA dhe ka qendruar ne SHBA te pakten tre vjet ne gjashte vitet e fundit.
Personat qe jane aktualisht ne gjyqe ose kane kundrejt tyre vendime per largim nga SHBA, kane te drejte te applikojne per kete dokument provizor emigrimi, dhe te kerkojne mbylljen e ceshtjes se deportimit ose prishjen e vendimit te deportimit qe mund te jete marre ndaj tyre me pare.
Cdo person permi 21 vjec dhe qe do te applikoje per dokument provizor emigrimi duhet te paguaje nje gjobe prej $1,000.00 sebashku me pagesen per hedhjen e kesaj kerkese e cila do te percaktohet me vone nga zyra e emigracionit.
Personat te cilet e marrin dokumentin provizor te emigrimit kane te drejte te punojne dhe te udhetojne jashte SHBA per nje periudhe me pak se 180 dite.
Bashkimet familjare:
Bashkeshortet dhe femijet nen 21 vjec te personit me Green Card konsiderohen njesoj sikur bashkeshortet dhe femijet e shtetasve Amerikane dhe mund te bashkohen me familjen pa pritur kohe te gjate.
Eliminohen bashkimet familjare mes shtetasit Amerikan dhe vellezerve dhe motrave te tij.
Eliminohen bashkimet familjare mes shtetasit Amerikan dhe femijeve te tij te martuar qe jane 31 vjec dhe me te vjeter.
Personat te cilet mund te humbin te drejten e bashkimit familjar pas miratimit te ketij projektligji, duhet qe te veprojne shpejte dhe te hedhin kerkesat per bashkim familjar perpara se ky ligj hyn ne fuqi.
Pritet te shkurtohet koha per bashkimet familjare si rrezultat i rritjes se numrit te vizave qe do te jepen per te gjitha llojet e bashkimit familjar.
Viza per Familjaret E Shtetasve Amerikane dhe Personave me Green Card.
Femijet e pamartur te shtetasve Amerikane dhe te personave me Green Card ose femijet e martuar te shtetasve Amerikane te cilet jane nen 31 vjec dhe qe kane kerkesen per bashkim familjar te miratuar kane te drejte te marrin ne ambasade vize V e cila i lejon ato qe te punojne gjate kohes qe jane ne Amerike.
Vellezerit dhe motrat e shtetasit Amerikane, ose femijet e martuar permbi 31 vjec te shtetasit Amerikan, kane te drejte te marrin vize V me te cilen mund te qendrojne ne SHBA jo me shume se 60 dite ne vit. Keta persona nuk jane te lejuar qe te punojne gjate vizites se tyre ne SHBA.
Shtetesia Amerikane per Personat e Moshuar
Personat qe jane me te vjeter se 65vjec dhe qe kane jetuar ne SHBA te pakten per 5 vite pasi ka marre Green Carten nuk e kane te nevojshme te japin testin e gjuhes angleze dhe te historise se SHBA.
Ndersa keta persona me pak te moshuar perjashtohen vetem nga testi i gjuhes angleze nese plotesojne keto kushte:
Jane me te vjeter se 60 vjec dhe qe kane jetuar per 10 vjet ne SHBA pasi kane marre Green Carten.
Jane me te vjeter se 55 vjec dhe qe kane jetuar per 15 vjet ne SHBA pasi kane marre Green Carten.
Jane me te vjeter se 50 vjec dhe qe kane jetuar per 20 vjet ne SHBA pasi kane marre Green Carten.
Keta jane disa nga ndryshimet qe priten te miratohen nga Kongresi i SHBA. Per informacine me te hollesishme ne lidhje me ndryshimet qe priten ti behen ligjit te emigracionit me kete projektligj si dhe per te diskutuar ceshtje specifike personale mund te kontaktoni zyren e avokatit Ardian Gjoka, Gjoka Law Firm, PLLC, nepermjet telefonit (904) 728-8749, e-mail ag@ag-legal.com ose mund te caktoni takim nepermjet websitit www.ag-legal.com . Konsulta e pare eshte falas.
SHBA: Diskutime për reformën e imigracionit
Një grup senatorësh amerikanë kanë filluar të shyqrtojnë një ndryshim masiv të ligjeve amerikane të imigracionit, një debat i ashpër që ka gjasa të zgjasë disa muaj dhe që pritet të jetë një nga çështjet kryesore të diskutuara nga Kongresi këtë vit.
Presidenti amerikan Barak Obama ka mbështetur një reformë të emigracionit që do të krijonte një mënyrë për të marrë shtetësinë amerikane për 11 milionë shtetas të huaj që jetojnë në SHBA pa dokumentacionin e duhur. Një grup ligjvënësish demokratë dhe republikanë kanë hartuar një paketë ndryshimesh që bëjnë thirrje për shtimin e sigurisë në kufi dhe për ndalim të punësimit për punëtorët që ndodhen në vend ilegalisht.
Por kjo reformë përballet me kundërshtim të fortë nga ligjvënës të tjerë, kryesisht republikanë konservatorë, të cilët nuk do të donin të lejonin emigrantët, që ata i konsiderojnë si shkelës të ligjit, të bëhen shtetas amerikanë.(VOA)