*Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe organizatat e tjera politiko-shoqerore ne Amerike dhe Evrope, duhet publikisht dhe zyrtarisht te solidarizohen me veprimet e politikes se jashtme, gjegjesisht te Stejt Departmentit Amerikan lidhur me parandalimin e veprimeve te bandave udheheqese te Kosoves per shfuqizimin e ligjit te Gjykates speciale…/NGA ILIAZ KADRIU/ Çikago/
Nje interviste e sekretarit te shtetit Henry Kissinger udhehequr nga gazetari i famshem Ted Koppel me 1999 gjate bombardimeve te NATO-s me shtyri ti shkruaj keta rreshta. Ne te vertete, asaj kohe isha larguar perkohesisht nga qyteti i Chicago-s dhe isha ne jug te shtetit te Illinis-it ne qytetin e quajtur Danville. Isha vendosur ne hotelin Best Western dhe isha duke i percjellur lajmet e mbremjes, sidomos ata qe kishin te benin me situaten ne Kosove dhe bombardimet e pozicioneve ushtarake te ish serbosllavise se atehershme.